Kerko Mesazhet ketu

Showing posts with label Vula e Dyte. Show all posts
Showing posts with label Vula e Dyte. Show all posts

Wednesday, 23 May 2012

Vula e Dytë: Lufta e III-të Botërore

E Mërkurë, 16 Maj 2012, në 03:10

Bija Ime tejet e dashur, Unë duhet të të informoj se një Luftë e Tretë Botërore është gati për t'u shpalosur në botë. 
Lotët e mi rrjedhin këtë mëngjes siç ti mund ta shikosh.*

Vula e Dytë është gati për t'u shpalosur ashtu siç i është parathënë Gjon Ungjilltarit në Librin e Zbulesës. 

Do të fillojë në Evropë.

Sistemi juaj bankar do të jetë shkaku dhe Gjermania, akoma edhe një herë, do të jetë e përfshirë në këtë tragjedi ashtu siç ishte në dy rastet e shkuara.

Kur ajo të fillojë, rrënimi do të përshijë ekonominë dhe katastrofa do të përfshijë Greqinë, me shumë reperkusione në Francë. 

Lindja e Mesme do të përfshihet gjithashtu, me Izraelin dhe Iranin në luftë dhe Siria do të luajë një rol serioz në rënien e Egjiptit.

Bija Ime Unë të zgjoj për ta treguar këtë, jo për të trembur ty, por për të kërkuar shumë lutje për Evropën në këtë kohë.

Për shkak të luftës dhe mungesës së parave, shumë prej të mbjellave do të humbasin dhe kjo do të çojë në hapjen e Vulës së Tretë, e cila do të thotë zi buke.

Ja përse Unë tani iu bëj thirrje të gjithë fëmijëve të Hyjit që të përpiqen për të grumbulluar rezerva ushqimesh të thata ose që nuk prishen për të ushqyer familjet e tyre. Është e rëndësishme që t'i rrisni vetë prodhimet tuaja nëse është e mundur.

Mbajeni mend, sidoqoftë, se lutja mund të shmangë shumë nga kjo vuajtje.

Efekti i kësaj lufte do të jetë se Kisha Ime Katolike në Tokë do të zhytet brenda një kishe të vetme botërore, në emër të bashkimit.

Ky bashkim, apo paqe e rreme, do të bëhet një realitet pasi që antikrishti të shfaqet për të krijuar një paqe të rreme dhe të ashtuquajturin fund të luftës. 

Ky pakt paqeje do të përfshijë botën Perëndimore, derisa Kina dhe Rusia të përfshihen në çështjet botërore.

Ato do të paraqesin një kërcënim ndaj ‘Bishës me Dhjetë Brirë’, Evropës, dhe do t'i mposhtin ata duke futur komunizmin.

‘Dragoi i Kuq’, Kina, ka fituar tashmë një pozicion të rëndësishëm në botë për shkak të kontrollit të tyre mbi financat botërore.

Dragoi i Kuq dhe ‘Ariu’, që është Rusia, nuk e duan Hyjin.

Ato janë duke u drejtuar nga antikrishti, i cili është nga Lindja, dhe që fshihet prapa dyerve të mbyllura. 

Kur këto profeci të shpalosen, e gjithë bota do të besojë në këto Mesazhe. Atëherë nuk do të ketë më dyshime.

Ju lutem të recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës, sepse do të ndihmojë në dobësimin e ndikimit që këto ngjarje do të kenë. 

Lutja e Kryqëzatës (54) Lutje drejtuar Atit për të dobësuar ndikimin e Luftës së Tretë Botërore

O Ati Qiellor, në Emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, i Cili vuajti aq shumë për mëkatet e njerëzimit, të lutemi na ndihmo në këto kohë të vështira që po kalojmë.

Na ndihmo t'i shpëtojmë persekutimit që po planifikohet nga udhëheqës lakmitarë dhe nga ata që duan të shkatërrojnë Kishat e Tua dhe fëmijët e Tu.

Atë i Dashur, ne të lutemi Ty të na ndihmosh të ushqejmë familjet tona dhe të shpëtosh jetët e atyre që do të jenë të detyruar në një luftë kundër vullnetit të tyre.

Ne të duam Ty, Atë i dashur.
Ne të lutemi Ty të na ndihmosh në kohën kur do të kemi nevojë. 
Na shpëto nga mbërthimi i antikrishtit.
Na ndihmo t'i shpëtojmë shenjës së tij, shenjës së bishës, duke refuzuar që ta pranojmë atë.

Ndihmoji ata që të duan Ty të qëndrojnë të vërtetë ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë në çdo kohë, që Ti të mund të hedhësh mbi ne Hiret për të mbijetuar me trup dhe me shpirt. Amen.

Bija Ime, Unë e kuptoj se ky lajm mund të vijë si një tronditje por kujto që lutjet dhe Lutja e Kryqëzatës (33) e Vulës së Hyjit të Gjallë do t'i mbrojë ndjekësit e Mi, Kisha Ime e Mbetur. Ju, bijtë e Mi, do të mbijetoni edhe pse nuk do të jetë e lehtë.

Ju do të ngacmoheni sepse jeni t
ë Krishterë, por ju kurrë nuk do të më mohoni apo të më refuzoni Mua. 

Për këtë juve do t'ju jepen Dhurata. Dhurata Ime e Vulës së Hyjit të Gjallë do t'ju bëjë të padukshëm ndaj armiqve tuaj.

Recitojeni atë çdo ditë që tani e tutje. Mbajeni atë përpara jush në shtëpitë tuaja dhe bekojeni atë nga një prift. 

Fillojini përgatitjet tuaja sa më parë sepse dita e goditjes në Evropë nuk është larg.

Jezusi juaj

*Shënim: Kur Maria po e shkruante këtë Mesazh, një lot i lagur rrodhi nga fotoja e Jezusit përballë saj.

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/05/16/second-seal-world-war-3/

Sunday, 25 March 2012

Koha që Vula e Dytë të hapet, ndërsa luftërat do të shtohen

E Shtunë, 10 Mars 2012, në 15.30

Bija ime fort e dashur, është koha që Vula e Dytë të hapet, ndërsa luftërat do të shtohen dhe përhapen. 
Engjëlli i errët i hakmarrjes del nga një burim, bija Ime, dhe këto luftëra janë të gjitha të lidhura. Ato nuk ndodhën për shkak të trazirave rajonale. Ato ishin planifikuar nga Perëndimi.

Këto luftëra ishin ndezur, qëllimisht, për të kontrolluar, dhe shumë nga këto kombe janë përshkruar si djallëzore, duke përhapur gënjeshtra rreth udhëheqësve të tyre politikë.

Fëmijë këto luftëra janë organizuar me djallëzi, të gjitha në të njëjtën kohë, me qëllimin për t’i hequr udhëheqësit njërin pas tjetrit.

Do të paraqiten zgjidhje paqësore dhe do të duartrokiten, por ato do të jenë të rreme.

Ju, fëmijët e Mi, jeni duke u mashtruar.

Zhurma e luftës është vetëm kaq – zhurmë. Por si fillojnë zhurmat? Kush i fillon ato dhe pse?

Pse mendoni ju që kaq shumë vende ngatërrohen në këto luftëra në të njëjtën kohë?

Kjo nuk ishte një rastësi.

Ka një plan që po organizohet nga antikrishti për t’i kontrolluar dhe sunduar këto vende të cilat kanë burime të pasura.

Sapo t’i marrin nën kontroll këto vende, ata do të bëhen shumë të fuqishëm.

Kur këto luftëra të shtohen dhe të bëhen të lodhshme, atëherë antikrishti do ta bëjë veten të njohur, si ndërmjetësuesi paqësor.

Shumë pak prej juve po ju tregohet e Vërteta, për shkak të kontrollit që antikrishti dhe organizatat e tij, mbajnë në botën e komunikimit.

Lutuni tani ndërsa luftërat do të shtohen, për t’i bërë planet e tyre të pafuqishme.

Dijeni se Izraeli, kaq i influencuar nga Perëndimi, do të refuzohet dhe tradhtohet nga SHBA, atëherë kur ata më pak e presin këtë.

Do të jetë atëherë që, holokausti për të cilin Unë flas, do të ndodhë.

Lutuni, lutuni, lutuni për popullin e Izraelit, të cilët do të vazhdojnë të vuajnë për mëkatet e tyre, deri në Ardhjen Time të Dytë.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/10/time-for-the-second-seal-to-open-as-wars-will-increase/

Thursday, 22 March 2012

Hyji Atë: Vula Ime e Mbrojtjes është parathënë, për kohën kur Vula e Dytë të jetë thyer

E Enjte, 8 Mars 2012, në 15:52

Bija Ime më e dashur, bota e ka pritur këtë moment për dymijë vjet.
Disa me frikë në zemër, të tjerët me pritje dhe çudi, se kur do të vinte ky moment dhe tani ai ka ardhur.

Kjo është koha kur Unë e dërgoj profetin Tim të kohëve të fundit, ty Maria, për ta treguar përfundimisht Librin e së Vërtetës, i cili zbulon përmbajtjen e Librit të Zbulesës.

Unë jam Hyji, për të cilin të gjithë fëmijët e Mi po thërrasin në këto kohë të tmerrshme. Jam Unë, të cilin, ata, fëmijët e Mi të shqetësuar, duhet ta thërrasin tani.

Unë e mbledh familjen Time së bashku, në këtë kohë, që ne të mund të bashkohemi në betejën finale për ta vrarë dragoin, i cili e ka munduar Tokën për kaq gjatë.

Fëmijë mos kini frikë. Asnjë dëm nuk do t’iu vijë atyre që e mbajnë Vulën Time, Vulën e Hyjit të Gjallë. 
Satani dhe engjëjt e tij të rënë, të cilët po e infektojnë botën në këtë kohë, nuk e kanë autoritet mbi ata që e kanë Shenjën e Hyjit të Gjallë.

Ju duhet të më dëgjoni Mua, fëmijë, dhe ta pranoni Vulën Time, sepse ajo do të mbrojë jo vetëm jetën tuaj por edhe shpirtrat tuaj. Recitojeni Lutjen për ta marrë Vulën Time çdo ditë*. (Shiko fundin e këtij Mesazhi.)

Bëni të mundur që çdo pjesëtar i familjes suaj dhe të dashurit tuaj ta kuptojnë rëndësinë e Vulës Sime.

Dashuria juaj për Mua, Atin tuaj Qiellor, do të jetë Hiri juaj shpëtues dhe do t'ju japë forcën që ju duhet. Vula Ime e Mbrojtjes është parathënë, për kohën kur Vula e Dytë të jetë thyer.

Kalorësi i kalit të kuq është engjëlli i zi hakmarrës, i cili do t’i vrasë fëmijët e Mi në shumë luftëra që do të vijnë. Por ai do t’i kalojë ata fëmijët e Mi që e kanë Vulën në ballë.

Përgatituni tani, sepse këto luftëra tashmë po ndodhin dhe më shumë të tjera po planifikohen në çdo skaj të Tokës dhe, në veçanti, në Lindjen e Mesme dhe në ato toka ku Biri Im i çmuar, Jezu Krishti, eci gjatë Kohës së Tij në Tokë.

Ati juaj i Dashur
Hyji më i Larti

* Lutja e Vulës së Mbrojtjes drejtuar Hyjit Atë (dhënë fillimisht Marias së Mëshirës Hyjnore më 20 Shkurt 2012)

Recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës (33) që ta dëshmoni Vulën Time dhe ta pranoni atë me dashuri, gëzim dhe mirënjohje.

O Hyji im, Ati im i Dashur, unë e pranoj me dashuri dhe mirënjohje Vulën Tënde Hyjnore të Mbrojtjes. 

Hyjnia Jote e mbështjell trupin dhe shpirtin tim përjetësisht. Unë përkulem në falënderim të përulur dhe e ofroj dashurinë dhe besnikërinë time të thellë tek Ti, Ati im i Dashur.

Unë të lutem Ty të më mbrosh mua dhe të dashurit e mi me këtë Vulë të veçantë dhe unë e kushtoj jetën time në shërbimin Tënd, në shekuj të shekujve. Unë të dua Ty, Atë i Dashur. Unë të ngushëlloj Ty në këto kohë, Atë i Dashur. 

Unë të ofroj Ty Trupin, Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd fort të Dashur, në shpërblim për mëkatet e botës dhe për shpëtimin e gjithë fëmijëve të Tu. Amen.

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/08/my-seal-of-protection-is-foretold-as-the-second-seal-is-broken/