Sunday, 30 June 2013

E Vërteta do t’ju çliroj. Gënjeshtrat do t’ju shkatërrojnë

E Dielë, 23 Qershor 2013

Bija Ime e dashur, sa më thyhet Zemra Ime për vuajtjet e shërbëtorëve të Mi të dashur e të gjorë, të cilët tani po fillojnë të shikojnë rrëmujën, që po ju tregohet nga brënda Kishës Sime. Atyre, Unë ju them këtë. Qëndroni dhe bëni çfarë duhet të bëni për të më shërbyer Mua, nën çatinë e Kishës Sime. Qëndroni të vendosur ndaj Mësimeve të Mia. Mos pranoni shpjegime të reja dhe të ashtu-quajtura teologjike, se Kush Jam Unë; çfarë unë bëra për njerëzimin apo se si Unë do të kthehem për të deklaruar të gjithë fëmijët e Zotit, që e pranojnë Mëshirën Time. Besoni vetëm tek Fjala Ime e Shenjtë, e dhënë ju përmes apostujve të Mi dhe në Biblën Më Të Shenjtë. Gjithçka që ndryshon nga Sakramentet e Shenjta apo çfarë ju është thënë rreth domosdoshmërisë së shpëtimit – mos e pranoni atë.

Unë Jam e Vërteta. Juve ju është dhënë e Vërteta. Vetëm e Vërteta mund t’i shpëtoj shpirtrat tuaj nga dënimi. E Vërteta do t’ju çliroj. Gënjeshtrat do t’ju shkatërrojnë. Unë solemnisht i premtoj secilit prej jush, shërbëtorët e Mi të shenjtë e të çmuar, Hire të jashtëzakonshme, për t’ju ruajtur përballë persekutimit, pasi besimi juaj do të vihet në provë deri në kufi, nëse e thoni këtë lutje.

Fushata e Lutjes (110) Që Priftërinjtë të mbeten të vërtetë ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë

O Jezusi im më i dashur, unë të lutem Ty të më mbash të fortë dhe të guximshëm, me qëllim që të mund të mbroj të Vërtetën në Emrin Tënd Më Të Shenjtë.

Më jep mua Hirin që më duhet – unë të lutem – për të pohuar Fjalën Tënde të Shenjtë gjatë gjithë kohës.

Më bëj të aftë t’i bëj ballë presioneve për të shpallur të pavërteta, kur unë e di në shpirt se ato të fyejnë Ty.

Më ndihmo të mbetem i vërtetë ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë, deri në ditën që unë të vdes. Amin.

Shërbëtorëve të Mi të shenjtë, Unë kam edhe një fjalë tjetër paralajmëruese për t’ju dhënë juve.

Ju duhet ta mbroni Dhuratën e Rrëfimit dhe dijeni se vetëm ata që kërkojnë shpengim për mëkatet e tyre dhe më pranojnë Mua, Jezu Krishtin, si çelësin drejt shpëtimit të tyre, do të bashkohen me Mua në Parajsë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:



Friday, 28 June 2013

Hyji Atë: Kur Biri Im të konsiderohet se është një mëkatar, dijeni se kjo është blasfemia më e madhe

E Dielë, 23 Qershor 2013

Bija Ime e dashur, si do të reagonte një prind nëse do e dinte se fëmija e tyre do të përballej me vdekjen? A nuk do të luftonin ata deri në kockë për t’i shpëtuar ata nga të gjitha të ligat? Pikërisht për këtë Unë tani ndërhyj në botë duke e udhëzuar Birin Tim të tregoj të Vërtetën, me qëllim që të shpëtoj jetën e fëmijve të Mi.

Janë gjërat e vogla në jetë, ato që kanë një ndikim në shkallë globale. Një bletë sjellja e të cilës ndryshon dhe atje ku poleni nuk mund të krijohet do të ketë një efekt direkt mbi jetën që egziston në Tokë. Është përmes Kishës së Birit Tim në Tokë që jeta e shpirtit mund të mbahet. Pa të Vërtetën, Kisha e Birit Tim nuk mund ta ruaj jetën. Prandaj, nëse gënjeshtrat i përshkojnë nga brënda muret e Kishës, pa ndërhyrjen Time, kjo do të ndikoj në jetën e shpirtit.

Do të jetë atëherë kur Kisha të kthehet kundër Atij Që e krijoi, që jeta do të shkatërrohet. Ky infektim do të ketë një ndikim direkt mbi mbarë botën, përfshi ata që nuk besojnë në jetën e përjetshme. Ajo do të ketë efekt madje edhe tek ata në fetë e tjera, të cilat nuk vijnë nga Unë. Kur gënjeshtrat infektojnë Trupin Mistik të Birit Tim, Jezu Krishtit, në Tokë, ato do të shkaktojnë sëmundje. Sëmundja, nëse nuk trajtohet, do të çoj në vdekje. Prandaj, si Zoti, Ati i gjithë Krijimit, Unë nuk do të qëndroj duarlidhur dhe të lejoj armiqtë e Mi të shkatërrojnë shpirtrat e fëmijve të Mi.

Kur ju të përballeni me gënjeshtra, ato do të vijnë duke dalë nga gojët e mashtruesve në një përzjerje të ngatërruar të fjalëve pa kuptim. Gënjeshtrat, të cilat tashmë kanë filluar, janë  zbatuar në një gjuhë të shprehur me përulësi, por ato maskojnë gënjeshtrat më të mëdha kundër doktrinës së Vërtetë të Kishës. Njohini ato për çfarë janë – të dërguara për t’ju shtyrë ju të kryeni mëkat. Kur Biri Im të konsiderohet se është një mëkatar, dijeni se kjo është blasfemia më e madhe, sepse kjo është e pamundur.

Unë e dërgova Birin Tim, si një njeri me trup dhe si të gjithë ju, me një përjashtim. Ai lindi pa mëkat, dhe prandaj ishte i paaftë për të. Kushdo që e përdor të Vërtetën dhe pastaj e manipulon atë, me qëllim që të fusin një kuptim të ri në Kryqëzimin e Birit Tim të dashur, është  një gënjeshtar. Ai nuk vjen nga Unë dhe është një armik i Birit Tim.

Vështroni tani, fëmijët e Mi të vegjël, kur bisha dhe djajtë që ai ka dërguar për t’ju larguar ju nga Unë, vërtiten rreth jush. Ju duhet të jeni të fortë. Ju gjithmonë duhet ta dini se Biri Im ju dha të Vërtetën kur Ai erdhi në Tokë dhe kur Ai vdiq për mëkatet tuaja. Ai sakrifikoi Trupin e Tij për t’ju shpenguar ju, por Ai kurrë nuk u bë një mëkatar, sepse Ai nuk është një prej jush.
Ju duhet të mbeteni të vërtetë ndaj Fjalës Sime dhe Mësimeve të Birit Tim. Nëse nuk qëndroni, atëherë ju do të tundoheni të pranoni gënjeshtra, që do t’ju sjellin veçse vuajtje të përjetshme.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti


Mesazhi origjinal ne anglisht:


Wednesday, 26 June 2013

Gënjeshtra më e madhe është se Satani mund të parashikoj të ardhmen, por kjo kurrë nuk mund të ndodhi

E Premte, 21 Qershor 2013

Bija Ime e dashur, ndërsa paganizmi vazhdon të përhapet si një virus nëpër botë, njeriu fillon ta lartësoj veten si Zoti. Shumë sekte që nuk e pranojnë Egzistencën e Zotit të Vërtetë, në të kundërt nderojnë bishën në tempujt e tyre. Këta shpirtra të gjorë, dashuria e të cilëve për vetveten, e cila lind prej një ambicje të ashpër, kanë ngritur tempuj, që e nderojnë hapur Satanin. Tek shumë vëzhgues të jashtëm, këto tempuj duken si kishat, që nderojnë Zotin, por mos u gënjeni. Qëllimi i tyre i vetëm është të nderojnë bishën, e cila ju premton atyre jetën e përjetshme. Ai i premton atyre se duke i bërë nderime dashurisë për vetveten, e cila e zëvendëson dashurinë e Zotit, do të fitojnë një parajsë të përjetshme të kënaqësisë.

Premtimet e bëra atyre nga bisha, e cila komunikon me ata qartë, janë krijuar për t’i mashtruar ata të besojnë një gënjeshtër. Se nëse ata vënë para altarit të bishës – profetin e rremë që ata adhurojnë në vënd të Atit Tim të dashur – kërkesat e tyre për kënaqësitë e botës dhe vetë-kënaqsia e tyre do të shpërblehet. Nëse ata vënë nevojat e tyre së pari, para të tjerëve, ata besojnë se do të fuqizohen me pasuri të madhe, kontroll dhe liri.

Këta njerëz janë inkurajuar të vendosin veten e tyre para Zotit dhe të kërkojnë forcë të tillë sa të jenë të aftë të mposhtin Mbretërinë Hyjnore të Zotit. Për fat të keq ata do të bëjnë çfarë të munden për të arritur ambicjen e tyre për pasuri dhe kontroll mbi të tjerët me anë të lakmisë. Ata do të shkatërrojnë jetën e të tjerëve. Ata do të vrasin me qëllim që të arrijnë qëllimet e tyre dhe ata do të shajnë Zotin çdo ditë.

Kur ata të fyejnë Zotin ata do të mbajnë mesha të zeza, shumë prej të cilave po mbahen fshehtas dhe ndiqen nga njerëz të fuqishëm, përfshi ata që thonë se i shërbejnë Zotit në kishat e Tij. Ceremonitë e tyre satanike janë të zakonshme dhe ata janë krenar për veprimet e tyre. Ata me krenari i deklarojnë ndërtesat e tyre të jenë tempuj, sepse aspak turp nuk kanë në shpirtrat e tyre. Këto tempuj janë ngritur për t’i bërë nderime Satanit, jo Zotit, por do t’ju bëjnë ju të besoni ndryshe. 

Ata do të ndëshkohen nga Unë për krimet e tyre kundër njerëzimit dhe fjalët fyese kundër Zotit, ndaj të cilit ata janë fajtor. Shumë prej tyre e fyejnë Atin Tim duke përdorur terma që janë të vetme për Atë. Ati Im tha: “Unë Jam Fillimi.” “Unë jam” përdoret për të treguar dashurinë e tyre për vetveten dhe ata do të imitojnë çdo vepër të shenjtë, veprim dhe përsërisin fjalët, që i janë dhënë botës nga Zoti, me qëllim që ta përçmojnë Atë.

Tempujt e tyre, gjatë Ndëshkimit të Madh, do të thyen copë copë nga Zoti dhe ata do të mbeten të tharë dhe të boshatisur pa asnjë lloj fuqie mbi fëmijët e Zotit. Megjithatë, ashtu si të gjithë fëmijve të Zotit, atyre do t’ju jepet mudësia të refuzojnë Satanin para Ditës së Madhe. Disa do ta pranojnë Dorën Time të Mëshirës, por shumë do ta refuzojnë atë, sepse ata besojnë në gënjeshtrat djallëzore, të cilat janë gdhëndur mbi shpirtrat e tyre nga bisha.

Ata besojnë se duke e kontrolluar botën, duke i zgjeruar njohuritë e tyre mbi universin, e kontrollojnë jetën duke e zgjatur jetën njerëzore dhe duke e pakësuar popullsinë globale, se ata do të bëhen si Zoti.

Satani është shumë i kujdesshëm se si ai i zapton shpirtrat e tyre. Ai ju tregon atyre vizione të mëdha të të ardhmes, që ai ju thotë se i përket atyre. 
Ai ju tregon atyre për ngjarje të mëdha, që do të ndodhin në të ardhmen, që janë të tyret për tu marrë. Të gjitha janë gënjeshtra. Asnjë prej atyre që ai ju tregon atyre nuk është e vërtetë. Satani ka shumë fuqira, që ju dhanë atij prej Zotit, si Luciferri, një nga ëngjëjt më të fuqishëm në hierarkinë e Atit Tim. Ai ju tregon ndjekësve të tij imazhe të bukura prej një të ardhme të lavdishme, që ai thotë se do të jetë e tyre nëse ata i dorëzojnë shpirtrat e tyre tek ai. Ata besojnë në premtimet e tij për të ardhmen.

Gënjeshtra më e madhe është se Satani mund të parashikoj të ardhmen, por kjo kurrë nuk mund të ndodhi. Profecia mund të vij vetëm nga Zoti. Askujt nuk i është dhënë kjo Dhuratë, e cila mund të rrjedhi vetëm prej Buzëve të Zotit. Satani nuk mund të parashikoj ngjarje të së ardhmes, detajet e të cilave mund t’ju jepen vetëm profetëve të Zotit. Nëse ju besoni në premtimet e Satanit, jeta juaj bëhet një gënjeshtër dhe Jeta e Përjetshme nuk mund të jetë e juaja, vetëm po të pranoni të Vërtetën.

Zoti ju ka premuar Jetën e Përjetshme. Premtimi Im për të ardhur përsëri dhe për t’ju sjellë në Parajsë është e Vërtetë. Mos e fyeni Zotin duke refuzuar të Vërtetën.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Tuesday, 25 June 2013

Unë Jam Dashuri. Unë Jam Zot. Ato janë gjëja e vetme dhe e njëjtë

E Mërkurë, 19 Qershor 2013

Bija Ime e dashur, dëshira Ime për të formuar bërthamën e Ushtrisë Sime në Tokë po përmbushet në këtë kohë. Nga lisa të vegjël, ata do të shpërndahen dhe do të rriten dhe përhapen ngado.

Bija Ime, themeli është pjesa e rëndësishme. Ashtu si një foshnje, që është i formuar në bark, duhet kohë dhe vëmëndje e kujdesshme për të siguruar mirëqënien e fëmijës, që merr ushqim nga placenta. Ai do të rritet ngadalë, por në mënyrë të përkryer, deri përfundimisht të dali nga barku dhe të jetë gati të jetojë jetën e krijuar për të nga Ati Im.

Lindja e Ushtrisë Sime të Mbetur do të jetë e njëjtë. Do të marri pregatitje të mëdha para se të jetë gati për të zënë vëndin e vet në botë, por themeli i saj është i fortë dhe shpirtrat, që janë blloku ndërtues, do të ndërthuren në një për të ndërtuar një Ushtri të pathyeshme. Pastaj kjo Ushtri do të shpërndahet dhe rritet ngado, menjëherë, dhe me një forcë të tillë, sa do të jetë e vështirë të shpërfillet. Ata brënda Ushtrisë Sime të Mbetur do të jenë të çliruar nga egoizmi, krenaria apo nevoja për tu mbështetur në vlerësimin shkencor të Fjalës Sime, e cila do të kërkohet prej tyre për të vërtetuar të Vërtetën e Zotit.

Shkenca është një Dhuratë nga Zoti, por shkenca nuk mund të shpjegoj Misterin e Zotit. Prandaj ata që kanë nevojë për mbështetjen e shpegimeve llogike, se si Unë komunikoj me fëmijët e Zotit në Tokë, në këtë kohë, do të jenë të zhgënjyer. Nuk ka asnjë përgjigje që mund t’i kënaqi ata.

Një nga Dhuratat më të mëdha të dhëna njeriut është Dashuria. Dashuria nuk mund të shpjegohet apo vërtetohet sipas shkencës, sepse ajo vjen nga Shpirti I Zotit. Ajo është e pranishme tek të gjithë ju. Ju e ndjeni atë. Ajo është lidhja që e mban njerëzimin së bashku, gjë që fuqia e të ligut nuk do të arrij ta nënvlerësoj.

Unë Jam Dashuri. Unë Jam Zot. Ato janë gjëja e vetme dhe e njëjtë. Pa dashuri, ju nuk mund të keni jetë. Dashuria do t’ju bashkoj, do t’ju mbaj të fortë, do t’ju mbaj të bashkuar. Dashuria do t’ju ndihmoj t’i sillni shpirtrat tek Unë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:



Zoti Egziston tek çdo person i vetëm i lindur në këtë botë, pavarësisht nga besimi i tyre apo besimi i prindërve të tyre

E Shtunë, 15 Qershor 2013

Unë Jam Jezusi juaj i dashur, I Cili punon përmes shpirtit tuaj. Madje edhe kur ju më shpërfillni Mua, Unë Jam këtu. Unë punoj përmes shpirtit tuaj, sepse ju ma dhatë atë Mua, dhe prandaj, ju gjithmonë do të vuani për Mua dhe me Mua.

Sot, bija Ime, Unë i bëj thirrje të gjithë atyre që thonë se nuk besojnë në Zot. Nëse ju nuk besoni në Zot, Unë tani duhet t’ju shpjegoj se si ju do ta kuptoni se Zoti me të vërtetë Egziston. Zoti egziston tek çdo person i vetëm i lindur në botë, pavarësisht nga besimi i tyre apo besimi i prindërve të tyre. Zoti sjell me çdo formë të jetës një ndjenjë admirimi dhe mbrekullie, të cilat kurrë nuk dështojnë të krijojnë ndjenjën e dashurisë të thellë brënda një shpirti për një Krijesë tjetër të Zotit.

Gjithsecili prej jush është një Krijesë e Zotit. Ky është një fakt. Disa prej jush kanë lindur me bukuri të madhe. Disa kanë lindur me difekte. Të tjerët kanë lindur me të meta të tmerrshme. Prapë të gjithë kanë lindur sepse Zoti e lejon atë.

Shumë prej jush do ta justifikojnë parandalimin e jetës tek fëmijët e Zotit, të cilët janë me të meta. Disa prej jush do të vrasin fëmijët e Zotit brënda në bark dhe pastaj e justifikojnë atë, shumë prej të cilave do të jenë për arsye egoiste. Për këtë, ju do të dënoheni, nëse nuk më kërkoni Mua t’ju fal. Ju do të faleni, por vetëm nëse ju me të vërtetë pendoheni për çfarë keni bërë për të fyer Atin Tim.

Disa prej jush kanë lindur me të meta, që shkaktojnë trauma në jetën tuaj. E rëndë kjo mund të jetë, por ju është dhënë kjo vuajtje për të shpëtuar të tjerët, që në të kundërt do të ndalonin së egzistuari. Ju e shikoni, ata shpirtra që e çnderojnë Atin Tim dhe që kurrë nuk do të kërkonin falje për mëkatet e tyre do të përfundojnë në flakët e Ferrit, përjetësisht. 
Vuajtja juaj do të ndihmoj për t’i shpëtuar ata, sepse ata nuk munden dhe nuk do ta shpëtonin veten. Ju e zgjidhni këtë vuajtje para se ju të keni lindur. Ju mund ta pranoni këtë tani ose ndoshta më vonë, por ju jeni të sigurtë në Mbretërinë Time sepse Lavdia do të jetë e juaja përjetësisht.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Monday, 24 June 2013

Do të jetë nga brënda Perandorisë Rromake që paturpësia e madhe do të ngrihet kundër Meje

E Shtunë, 15 Qershor 2013

Bija Ime e dashur, ashtu si Unë eca i vetëm gjatë udhës së ngadaltë dhe të dhimbshme për në majë të Malit Kalvarit, po ashtu do të eci edhe Ushtria Ime e Mbetur.

Kur Unë ecja në këtë kodër torturuese, Unë isha i rrethuar nga qindra ushtarë rromakë që i bllokonin ata përgjatë udhës që donin të më jepnin Mua ngushëllim. Ndërsa nuk do të kishte qënë e nevojshme për një numër kaq të madh ushtarësh të ruanin një njeri të vetëm, prania e tyre ishte për të treguar një numër gjërash. Ata donin t’i tregonin ndjekësve të Mi dhe kujdo që përpiqej të përhapte të Vërtetën e Mësimeve të Mia, se kush është në kontroll. Kjo vepër agresioni ishte për të kërcënuar dhe terrorizuar ata që guxonin të tregonin besnikëri ndaj Meje.

Çifutët më mohuan Mua dhe pastaj më tradhëtuan. Rromakët më kryqëzuan Mua dhe ishte në Rromë që apostulli Im i Dashur Piteri u udhëzua të formoj Kishën Time në Tokë, sepse Unë dëshirova që Kisha Ime të formohej mes atyre që më persekutuan Mua.

Ndërsa Ardhja Ime e Dytë do të ndodhi së shpejti dhe kur Misioni Im Final për tu kthyer përsëri, për t’i sjellë njerëzimit shpëtimin final që Unë i premtova, të shfaqet, historia do të përsëritet. Çifutët akoma do të më mohojnë, deri kur Paralajmërimi të ndodhi. Armiqtë e Zotit do të ngrihen kundër Meje, ngado. Ata që më duan Mua dhe ata që thonë se më përfaqësojnë Mua do të më tradhëtojnë Mua.

Do të jetë nga brënda Perandorisë Rromake që paturpërsia e madhe do të ngrihet kundër Meje. Babilonia, shtëpia e Perandorisë Rromake dhe ku janë vendosur kombet që e kanë braktisur Zotin në favor të zotave të rremë, do të jetë froni nga i cili të gjitha gënjeshtrat do të derdhen.

Bisha me 10 brirë është Evropa dhe në Rromë një ushtri do të ngrihet kundër Meje. Ata do të jenë përgjegjës, përsëri, për kryqëzimin para Ditës së Madhe. Ata do të shkaktojnë fyrjen finale, kur të kryqëzojnë dhe të shkatërrojnë Trupin Tim Mistik në Tokë. Trupi Im është Kisha Ime. Ata që ndahen nga Trupi Im, duke zgjedhur të ndjekin një doktrinë tjetër, do të më shkatërrojnë Mua dhe prapë do të kenë guximin të ngrihen dhe të thonë se ata vijnë nga Unë.

Në atë ditë kur feja për Një Botë të Re të bëhet e njohur, e cila do të autorizohet nga sekte brënda Kishës Katolike, ashtu si është parashikuar, qiejt do të errësohen dhe një bubullimë e madhe do të bier mbi Tokën. Do të jetë ashtu si ishte në sekondin që Unë dhashë frymë Time të fundit në Kryq, kur Zemërimi i Atit Tim ra mbi Kodrën e Kalvarit. Kur kjo të ndodhi dhe shenja që Kisha Ime e Vetme e Vërtetë është hequr dhe një paturpësi pagane e rreme e ka zëvendësuar atë, ju duhet ta dini këtë. Kjo është koha kur ndëshkimet do të vërshojnë mbi rracën njerëzore, ngado.

Çdo shënjë do t’ju jepet nga Qielli për të paralajmëruar ata që mbajnë anën e profetit të rremë dhe së shpejti bashkpunëtori i tij, antikrishti, se ditët e tyre do të jenë të numëruara. Atyre do t’ju tregohet se si do të jetë të përjetojnë Zemërimin e Atit Tim. Shumë peshkopë dhe priftërinj do ta kuptojnë të Vërtetën në atë fazë dhe do të luftojnë kundër kësaj ligësie. Ata nuk do të më braktisin Mua dhe do të vazhdojnë të udhëheqin Kishën Time të Vërtetë në Tokë. Për fat të keq, shumë nuk do ta kenë guximin ta bëjnë këtë dhe ata do të jenë si qengjat në therrtore, por ata do të ngushëllohen kur ta dinë se Unë kurrë nuk do t’i braktis ata. Unë do t’ju dërgoj atyre shumë ndihmë dhe Ushtria Ime e Mbetur do të ngrihet dhe do të përhapi Ungjillin, ku do të kenë qënë të shtyrë mënjanë, ngado. Ata do të predikojnë në çdo cep të botës dhe do të jenë të patrembur. Dashuria e tyre për Mua do ta mposhti punën e antikrishtit. Bindja e tyre ndaj Meje dhe përgjigja e tyre ndaj Fushatave të Mia të Lutjeve do të shpëtojnë biljona shpirtra.

Dhe pastaj, Plani Im do të kryhet.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Sunday, 23 June 2013

Zoti nuk pret që ju ta kaloni kohën tuaj duke lënë pas dore çështjet ditore apo kohën që ju kaloni me familjen dhe miqtë

E Premte, 14 Qershor 2013

Bija Ime e dashur, kur një njeri fillon të besoj në pathyeshmërinë e tij, ai është i humbur.

Kaq shumë njerëz, që nuk e pranojnë se jeta në Tokë është veçse një pjesë e vogël e udhëtimit të tyre shpirtëror drejt Mbretërisë Sime, po harxhojnë kot kaq shumë kohë të çmuar. Koha që Unë i referohem është ajo e dhënë ju nga Zoti, në të cilën ju duhet të jetoni sipas Urdhërimeve të Tij, sikur do të arrinit Jetën e Përjetshme. Nëse ju nuk e pranoni Zotin, atëherë ju e shkëpusni veten tuaj prej Tij. Kur ju e bëni këtë, jeta juaj do të ndërpritet, dhe kështu në vënd të Dhuratës së Jetës së Përjetshme, jeta juaj do të mbaroj kur ju të vdisni në këtë jetë. Ju nuk duhet ta shpenzoni kot kohën e dhënë ju në këtë jetë duke e kaluar atë duke ndjekur gjëra të padobishme, që do të jenë veçse pluhur, me kalimin e kohës.

Zoti nuk pret që ju ta kaloni kohën duke lënë pas dore çështjet e ditës apo kohën që ju kaloni me familjen dhe miqtë. Nuk do të thotë se, nëse ju i shijoni frytet e jetës në Tokë, ju nuk mund t’i përmbaheni udhëve të Zotit. Ju keni mundësi.

Bija Ime, Unë dëshiroj ta bëj të ditur se ka shumë paqartësira për sa i përket dëshirave të Mia për njerëzimin kur Unë i dëshiroj ata të ndjekin Mësimet e Mia.

Të qeshurit është mirë. Shoqëria është e rëndësishme. Shijimi i një jetë të kënaqshme është e mirë, kur ju tregoni përulësi dhe e lavdëroni Zotin dhe pastaj ofroni falenderime madje dhe për kënaqësitë më të vogla. Çdo dhuratë që ju merrni në këtë jetë, për të mirën e të tjerëve, mund të vij vetëm nga Zoti. Si i përdorni ju këto Dhurata do të jetë e rëndësishme në shpëtimin e shpirtit tuaj, kur Dhuratat e dhëna nga Zoti ndahen me të tjerët. 

Disave ju janë dhënë talente të mëdha, por të gjithë shpirtrat kanë lindur me Dhurata. Ato kanë si qëllim që t’ju ndihmojnë ju të ndihmoni të tjerët. Ata të lindur me një talent për biznes, e kanë një detyrë të sigurojnë që kjo është vënë në përdorim të mirë, për të mirën e të tjerëve. Të tjerët do t’i përdorin Dhuratat e tyre për tu kujdesur për fqinjin dhe për të sjellë gëzim në jetën e njerëzve të tjerë. Dhe pastaj janë shpirtrat që vuajnë. Vuajtja e tyre është gjithashtu një Dhuratë, sepse ata do të ndihmojnë në shpëtimin e shpirtrave të tjerë, dhe duke e bërë këtë, do të fitojnë Dhuratën më të madhe nga të gjitha – Jetën e Përjetshme.

Jeta është dhënë nga Zoti, për një arsye. Ajo është për t’i dhënë Lavdi Zotit dhe për të inkurajuar fëmijët e Tij të bashkohen më Atë, përfundimisht, kur jeta do të ndryshoj. Fëmijët e Zotit po pregatiten për këtë ndryshim, kur më në fund, Jeta e Përjetshme e lavdishme e premtuar Adamit dhe Evës do të bëhet e tyre.

Është e rëndësishme të përpiqeni dhe të tregoni aq shumë dashuri dhe dhembshuri ndaj njëri tjetrit sa do të prisnit të trajtoheshit nga Unë, kur Unë të vij të Gjykoj. Çdo ditë ju duhet ta pyesni veten, për çdo veprim që kryeni, a do ta kënaqte kjo Zotin? A po bëj aq sa duhet për të ndjekur Urdhërimet e Zotit? A po thyej Ligjet e Zotit, dhe nëse është kështu, cilat do të jenë pasojat?

Shpërfillini nevojat e të tjerëve dhe nevojat tuaja do të shpërfillen. Lëndoni ndonjë fëmijë të Zotit me qëllim të caktuar dhe ju do të vuani. Vrisni ndonjë nga fëmijët e Zotit dhe ju nuk do të keni jetë. Jeta në tokë, edhe pse mund të sjelli shumë dashuri, gëzim dhe shpresë, është e mbushur me sprova. Çdo sprovë duhet të përballet dhe ju duhet të pranoni se ajo është pjesë e planit të Zotit në pastrimin e fëmijve të Tij.

Kur ju e jetoni jetën tuaj pa e njohur Zotin, ju e jetoni jetën për t’ju përshtatur dëshirave tuaja vetjake. Kur ju nuk vendosni parime, të krijuara nga Zoti, ju do të humbisni udhën tuaj. Nëse ju endeni shumë larg sa nuk mund ta gjeni udhën e kthimit, atëherë ju duhet të luteni për Hirin e Zotit për t’ju ndihmuar.

Çdo kërkesë e vetme e bërë Zotit, nëse është për të mirën e shpirtit tuaj dhe për nevojat e ayre që ju i doni, gjithmonë do të përgjigjet.

Jezusi juaj


Mesazhi origjinal ne anglisht:


Friday, 21 June 2013

Kurrë mos e bëni këtë, sepse është ai mëkat që, me hipokrizinë e vet, më indinjon Mua

E Mërkurë, 12 Qershor 2013

Bija Ime e dashur, ndërsa Unë përpiqem me gjithë Fuqinë Time të ndez shpirtrat e besimtarëve, së pari dhe për më tepër, në këto Mesazhet e Mia të Shenjta për botën, Unë duhet të paralajmëroj përsëri ata që flasin keq për Fjalën Time të Shenjtë. Kur Unë kërkoj shpirtrat e atyre të vakët në besim, përse duhet që ata prej jush që pohojnë se flasin në Emrin Tim, e kritikojnë të Vërtetën, kur ju është dhënë nga Qengji I Zotit përmes këtyre Mesazheve?

Cili njeri do t’ju fliste në këtë mënyrë, në Emrin Tim të Shenjtë dhe të guxonte të qëndronte para jush? As edhe një. Vetëm prej Fuqisë së Zotit, Fjala Ime mund të bëhet e njohur tek ju në gjuhë të thjeshtë.

Njeriu do të vazhdoj të mëkatoj, ashtu si ai kryen mëkate, që janë të njëjta mes ju të gjithëve në botë apo si ato që janë të një natyre të rëndë. Ju jeni të gjithë mëkatarë.

Një mëkatar kurrë nuk mund të kritikoj një tjetër në Emrin Tim, vetëm po të jetë sipas Autoritetit Tim, përmes Veprës së Rrëfimit, e cila ju çliron nga mëkati, për një kohë të shkurtër. Asnjë mëkatar nuk mund të kritikoj një mëkatar tjetër në Emrin Tim, sepse kjo nuk është e drejta e tyre. Kur ju kritikoni një mëkatar tjetër, madje nëse është fajtor për një veprim më serioz kundër Zotit, ju do të bëheni po aq të nxirë në shpirt sa ai person që ju e kritikoni hapur në Emrin Tim.

A nuk e dini se ju më shkaktoni Mua Dhimbje dhe hidhërim, kur ju lëndoni njëri tjetrin? A nuk më keni kuptuar Mua fare? A nuk e mësuat përse Unë vdiqa për ju? Ata prej jush që akoma nuk e kuptojnë të Vërtetën, ju duhet të dëgjoni tani. Unë nuk ju kritikoj për mëkatet tuaja, sepse Unë ju dua dhe Unë do t’ju fal për çdo mëkat, pavarësisht se sa i tmerrshëm mund të jetë. Por kur ju e deklaroni veten tuaj, në Emrin Tim, të jeni të barabartë me Mua dhe të gjykoni një mëkatar tjetër duke përdorur Emrin Tim, Unë do t’ju dënoj ju gjithashtu.

Asnjë nga ju, pavarësisht se Unë ju dua, nuk mund të gjykoj një tjetër. Vetëm Mua, Jezu Krishtit, më është dhënë Autoriteti nga Ati Im të Gjykoj njerëzimin – askujt tjetër. Nëse ju e kryeni këtë mëkat, do t’ju duhet të përballeni me Gjykimin Tim. Kurrë mos e bëni këtë, sepse është ai mëkat që, me hipokrizinë e vet, më indinjon Mua.

Koha është pothuajse afër që njerëzimi të dëshmoj të Vërtetën. Jo shumë, përfshi ata që pohojnë besnikëri ndaj Meje, nuk do t’i përgjigjen Thirrjes Sime, deri kur Ati Im të hedhi shumë ndëshkime. Kaq të verbuar jeni ju ndaj të Vërtetës së Jetës së Përjetshme, kaq rezistues jeni për të dëgjuar Fjalën e Zotit, saqë e vetmja mënyrë që ju mund të dëgjoni është kur ndëshkimet bien mbi ju.

Kur të parat (ndëshkimet) e atyre të shumtave të bien mbi ju, shumë do të thonë se ato janë katastrofa natyrore, por kur ato të vërshojnë mbi ju aq shpejt, dhe kur ju nuk keni askund se ku të vraponi, vetëm atëherë ju do ta dini se është Dora e Zotit, që bie mbi ju.

Ati Im do ta tundi gjithë botën. Ata prej jush që dyshojnë se Ai Egziston, do ta dinë se këto ngjarje nuk mund të shoqërohen vetëm me natyrën. Ata prej jush që besojnë tek Unë, por që I përqeshin këto Mesazhe Hyjnore, do të përtypni fjalët tuaja dhe do të doni të prisni gjuhën tuaj, sepse do ta kuptoni menjëherë, se sa më fyejnë Mua fjalët tuaja të liga. Jo vetëm që ju e mallkoni Zotin, por ju pengoni këtë Mision Hyjnor të shpëtoj shpirtrat.

Për çdo shpirt që ju më mohoni Mua, ju do të vuani përjetësisht. Kur ju qëndroni të pabindur ndaj Fytyrës së Zotit, ju nuk do të lejoheni ta bëni këtë. Kujtoni, se pavarësisht se Unë ju dua, Unë do të ndërhyj, nëse ju përpiqeni të sabotoni Veprën e Zotit në këtë Mision Final për të shpëtuar njerëzimin.

Koha që Libri i të Vërtetës t’i jepet botës po ndodh tani. Nëse ju më ndiqni Mua, por që nuk më pranoni Mua tani, kur Unë ju Thërres, mos u shqetësoni, sepse Unë nuk do t’ju Gjykoj ju. Por nëse ju përpiqeni të më ndaloni Mua të shpëtoj fëmijët e Zotit, Unë do t’ju godas.
Jezusi juaj

Shpëtimtari i Njerëzimit


Mesazhi origjinal ne anglisht:


Wednesday, 19 June 2013

Ju nuk duhet të frikësoheni, sepse çfarë Unë Premtoj është e juaja dhe është Trashëgimia juaj

E Hënë, 10 Qershor 2013

Bija Ime e dashur, botës duhet t’i tregohet se Koha Ime për tu kthyer është afër. Koha Ime tashmë ka filluar, ndërsa Unë përpiqem ta kthej njerëzimin drejt Meje, para Ditës Sime të Madhe.

Unë Jam duke ju pregatitur të gjithëve ju në këtë kohë, edhe pse shumë do të bëjnë një vesh të shurdhët. Unë e bëj këtë me dashuri, për secilin prej jush që Unë e dua, për secilin prej jush për të cilët Unë dhashë Trupin Tim. Ju do të dëshmoni Ndërhyrjen Time, kur Unë të hap sytë e njerëzimit dhe që do të dëshmohet qartë.

Mbrekulli do të ndodhin kur Misioni Im të pranohet. Prania Ime do të ndjehet dhe Unë do ta bëj Veten Time të njohur përmes Veprave të Mëshirës së Madhe. Ky plan është për tu nxitur ju të ktheheni, të ktheni ata që nuk besojnë më se Unë Egzistoj, drejt Shpëtimit Tim të Lavdishëm.

Unë Jam Mbreti, I Cili do të Mbretëroj mbi Parajsën e Re e premtuar tek Unë nga Ati Im. Ata që nuk më njohin Mua, më dëgjoni Mua tani. Ju jeni të Mitë. Unë ju sjell Jetë, jo si ju e njihni në këtë Tokë, por Jetën e Përjetshme.
Ju nuk duhet të trëmbeni, sepse çfarë Unë premtoj është e juaja dhe është Trashëgimia juaj.

Kjo Mbretëri është për të cilën ju keni lindur, që Zoti, Ati Im i dashur, të mund të ri-krijoj botën, ashtu si ishte në fillim. Ai është Fillimi, sepse Ai e krijoi atë. Ai është Fundi, sepse kur Dita e Madhe të vij nuk do të ketë më vuajtje, sepse Fillimi i Ri – Jeta e Përjetshme – do t’ju paraqitet atyre që e pranojnë Dashurinë e Zotit. Ju duhet të bëheni më të besueshëm, më pak cinikë dhe të pranoni Dhuratën e Madhe të Jetës, e cila mund të vij vetëm prej një Zoti të përkryer.

Vetëm Zoti mund të krijoj një mbrekulli të tillë – Dhuratën e Jetës.

Vetëm Zoti mund t’ju japi Jetën e Përjetshme, ku vdekja do të mposhtet, bashkë me të dhe i gjithë i ligu.

Ju duhet ta prisni të ardhmen me shpresë. Ju duhet të përpiqeni t’i dëgjoni këto Mesazhe, sepse ato do të jenë shpëtimi që ju duhet, kur ditët që vijojnë do të bëhen më të errëta.

Është Dëshira Ime që asnjë prej jush të mos merakoset, të ndjehet i shqetësuar, i frikësuar dhe i trishtuar, sepse Dita Ime e Lavdishme do të thotë se Unë do të fshij çdo lot, dhimbje, trishtim dhe vuajtje nga ju dhe do t’ju pastroj me Lavdinë Time të Madhe.

Ju do të përjetoni lumturinë e pastër të përhershme, më në fund. Gjithçka që ju e keni imagjinuar të jetë prej Qiellit, do të jetë e juaja.

Nëse ju nuk mund të më përgjigjeni Mua tani, për shkak të mungesës së besimit, Unë do t’ju ndihmoj nëse ju më thërrisni Mua. Më kërkoni Mua Dhuratën e Besimit përmes kësaj Fushate Lutje.

Fushata e Lutjes (109) për Dhuratën e Besimit

O Jezusi im më i dashur,
Më ndihmo të besoj tek Ty.
Të besoj në Premtimin Tënd për të ardhur përsëri.
Të pranoj të Vërtetën e Ardhjes Tënde të Dytë.
Të besoj në Premtimin e Hyjit Atë kur Ai tha se Ai do të jepte Ty Mbretërinë Tënde.
Më ndihmo të besoj në Mësimet e Tua, në
Planin Tënd për të shpëtuar botën.
Më ndihmo të pranoj, me Hire, Dhuratat e Tua.
Më ndihmo të besoj tek Ty, që ta humb frikën dhe të mund ta lejoj Dashurinë Tënde të vërshoj zemrën dhe shpirtin tim.
Amin.

Oh, sa Unë dëshiroj t’ju ngushëlloj, të heq frikën, shqetësimet dhe preokupimet. Sa Unë dëshiroj ta bëj kalimin sa më padhimbje të jetë e mundur, dhe kështu ju nuk duhet të vuani nga dora e bishës, puna e të cilit do të shihet përmes armiqve të Zotit.  

Nëse ju besoni tek Unë plotësisht dhe e dorëzoni veten tuaj tek Mëshira Ime, Unë solemnisht ju premtoj se Mëshira Ime do ta shkurtoj kohën kur vuajtja njerëzore do të rritet për shkak të ligësisë së atyre që duan të shkaktojnë vuajtjen tuaj.

Unë betohem se Ndërhyrja Ime, përmes mbrekullive, do të zgjoj ata më shumë në nevojë për ndihmë – një ndërgjegjësim i të Vërtetës. Kur e Vërteta e Zotit, pranohet nga ata që me të vërtetë nuk e kuptojnë Premtimin Tim për të ardhur përsëri, por që e pranojnë atë, brënda zemrave të tyre, atëherë vuajtja do të pakësohet dhe Unë do të tregoj Mëshirë ndaj biljona shpirtrave.

Megjithatë, besimi juaj tek Unë do t’ju ndihmoj të shikoni të Vërtetën. Kur ju e pranoni të Vërtetën, ju pranoni Çelësat e Mbretërisë Sime të Re.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:



Tuesday, 18 June 2013

Kur Jeruzalemi i Ri të zbresi në botë përmes gjëmimit të trumpetave, dritat do ta mbushin qiellin dhe gjithçka do të jetë në heshtje.

E Dielë, 9 Qershor 2013

Bija Ime e dashur, dhimbja që ti duron fizikisht në këtë kohë është për të shpëtuar shpirtrat, që janë kaq të larguar nga Unë, se nëse ti nuk do e ofroje këtë tek Unë si një sakrificë, ata do të ishin përgjithmonë të humbur për Mua. Gjithmonë kujtoje se sa shumë më lëndohem dhe më thyet Zemra kur Unë humbas madje edhe një shpirt të vetëm.

Dashuria Ime për njerëzimin mbetet e pacënuar, sepse asgjë nuk do të më ndaloj Mua të dua secilin nga shpirtrat e shtrenjtë. Unë i dua ata kaq shumë sa Dhuratat që Unë të kam dhënë ty, bija Ime, për t’i parë të gjithë fëmijët e Zotit, ashtu si Ai i shikon, me pastërtinë e zemrës, kurrë nuk do të mbaroj. Prandaj dhe ti vuan kaq shumë, bija Ime e vogël. Nuk është prej atyre zemërimi i të cilëve të fyen ty, por është për shkakun e atyre shpirtrave që janë në errësirë të tmerrshme dhe fati i të cilëve më tmerron, që ti i duron këto mundime të reja fizike.

Të lutem kuptoje se kur ti bëhesh e paduruar dhe e shqetësuar, për shkak të këtyre sprovave të dhimbshme, ato nuk janë asgjë në krahasim me vuajtjen e thellë që pësojnë ata shpirtra që do të merren nga bisha. Nuk do të thotë asgjë po të krahasohet me shpirtrat që duhet të durojnë dhimbjen e vuajtjes në Purgator. Sa pak do të thotë kjo për ju kur ta shikoni se si Unë do t’i nxjerr ata shpirtra, që në të kundërt nuk do të ishin në gjëndje të shpëtonin veten, nga mbërthimi djallëzor i bishës.

Bija Ime, pavarësisht se sa e dhimbshme është kjo vuajtje, nuk do të ketë rëndësi kur Unë të bashkoj fëmijët e Zotit, kur Parajsa më e Lavdishme do të zbresi në Ditën e Madhe. Kur Jeruzalemi i Ri të zbresi në botë përmes gjëmimit të trumpetave, dritat do ta mbushin qiellin dhe gjithçka do të jetë në heshtje para tingullit të ëngjëjve, kënga e të cilëve do të arrij çdo shpirt para momentit final. Kjo do të jetë ora e fundit kur Unë të vij për të Gjykuar të gjallë e të vdekur.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Monday, 17 June 2013

Mania e fëmijve të Mi për të mirat materiale dhe lakmia e pasurive personale i ndan ata nga Zoti

E Shtunë, 8 Qershor 2013

Bija Ime e dashur, ndërsa njerëzimi zhytet më thellë në mëkat, ata vazhdojnë të kërkojnë për gjëra materiale, që ata besojnë se do ta lehtësojnë dhimbjen e thellë që ata ndjejnë përbrënda, sepse asgjë nuk mund t’i ngushëlloj ata kur janë kaq të larguar nga Unë. As edhe për një moment ata nuk mendojnë për Mua, kaq të mbërthyer janë në ndjekjen e të mirave materiale – gjëra të padobishme – që nuk sjellin asgjë tjetër, veçse një dëshirë për më shumë e më shumë.

Pastaj janë ata dashuria e të cilëve për joshjet e botës do të thotë se ata bëhen lakmiqar. Ata kërkojnë gjëra më të mëdha dhe ato që ata besojnë se janë pronësi më të vlefshme. Gradualisht ata ndërtojnë vënde adhurimi për veten e tyre. Atëherë ata zhyten në dëshpërim, sepse sa më shumë pasuri dhe luks kërkojnë, aq më të ngatërruar dhe çorjentuar do të bëhen. Ata do të humbasin interes ndaj njerëzve të tjerë dhe shpejt do të bëhen të izoluar, ndërsa bëhen të mbërthyer në një rrjet merimange, të ngritur nga shpirtrat e këqinj për t’i vënë në kurth dhe për t’i shkatërruar shpirtrat e tyre.

Mania e fëmijve të Mi për të mirat materiale dhe lakminë e pasurive personale i ndan ata nga Zoti. Dashuria juaj për pasuri e shkatërron dashurinë tuaj për fqinjin tuaj. Ju do të bëheni egoistë deri tek pika sa ju nuk do t’ja dini për fatkeqësitë e të tjerëve. Në këtë mënyrë ju e thyeni Fjalën e Zotit.

Ju duhet t’i ndaloni ndjekjet tuaj ndaj pasurive. Pastaj ju do të bëheni më të pastër në zemër. Por lejoni këtë mëkat djallëzor t’ja u mjergulloj mëndjen dhe ju kurrë nuk do të jeni të pastër në shpirt, dhe si rrjedhojë të padenjë për të ardhur para Meje. Ata që janë të varfër kanë më pak për t’i tunduar të ndahen nga Unë. Ata që janë të pasur janë të varfër në atë që kanë shumë për të mësuar para se ta përulin veten e tyre në Sytë e Mi.

Kur do të mësoni se kur njeriu i vendos kënaqësitë e botës para Meje, ai nuk do të jetë në gjëndje të pregatisi shpirtin e tij për të hyrë në Parajsën Time të Re?

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Sunday, 16 June 2013

Unë do të krijoj mbrekulli në mbarë botën për të vërtetuar tek skeptikët se jam Unë, Jezu Krishti, që e ka dërguar profeten Time për t’ju pregatitur të gjithë ju për Ardhjen Time të Dytë

E Premte, 7 Qershor 2013

Bija Ime e dashur, të gjithë ata që e njohin të Vërtetën dhe që i pranojnë profecitë e përmbajtura në Librin e Atit Tim, duhet ta pranojnë se Ai i ka dhuruar botës Mëshirën më të madhe.

Tani që koha po afron për Ardhjen Time të Dytë, ata që e njohin Zërin Tim dhe që më dëgjojnë Mua, duhet ta përkushtojnë kohën e tyre për të siguruar që e përhapin Fjalën Time dhe luten për shpëtimin e të gjithë vëllezërve dhe motrave të tyre.

Dishepujt e Mi të dashur, Hiret e Mia po hidhen mbi ju dhe duhet të qëndroni të bindur kur i ndihmoni të tjerët të pregatiten për Ardhjen Time të Dytë. Madje edhe kur ata bërtasin gjëra të turpshme ndaj jush, ju duhet të qëndroni të qetë. Ky Mision do të jetë nga më të përgojuarit që nga Kryqëzimi Im, por dijeni se ky është Misioni që do të shpëtoj biljona shpirtra.

Kjo është koha Ime. Është koha që më është dhënë Mua nga Ati Im i dashur, ashtu si është aprovuar. Është koha për Mbretërimin Tim kur Qielli i Ri dhe Toka e Re do të bashkohen në një. Ashtu si Vullneti i Atit Tim është kryer në Qiell, po ashtu do të kryehet edhe në Tokë. Të gjitha do të bëhen një. 
Urrejtja, vuajtja dhe fuqia e të ligut do të ndalojnë. Çdo përpjekje që ju bëni tani për të shpëtuar shpirtrat tuaj dhe lutjet tuaja për të shpëtuar të tjerët do të vlejnë, pavarësisht se sa e vështirë është. Lërini ata të ulërijnë tek ju, t’ju godasin, t’ju abuzojnë, t’ju quajnë gënjeshtarë dhe t’ju trajtojnë me egërsi. Sa më shumë të vuani, aq më shumë shpirtra do të sillni tek Unë.

Unë e kam gdhëndur këtë udhë dhe ajo mbrohet nga të gjithë ëngjëjt në Qiell. Çdo shpirt i keq do të shkaktoj rrëmujë, do të krijoj pengesa dhe do të përpiqen t’ju ndalojnë të ecni drejt Meje, por do të jetë e kotë. Ata nuk mund të më ndalojnë Mua të arrij tek ju apo t’ju sjell më pranë. Do të ketë biljona prej jush. Ata që refuzojnë të pregatiten tani do ta bëjnë këtë në kohë. Ju nuk duhet t’i lejoni ata t’ju ngadalësojnë, sepse koha është e shkurtër.

Secilit prej jush në Ushtrinë Time të Mbetur do t’i jepen Hire të veçanta dhe Unë do të krijoj mbrekulli në mbarë botën për të vërtetuar tek skeptikët se jam Unë, Jezu Krishti, që e kam dërguar profeten Time për t’ju pregatitur të gjithëve ju për Ardhjen Time të Dytë.

Jezusi juaj


Mesazhi origjinal ne anglisht:

Saturday, 15 June 2013

Gënjeshtrat, shumë shpesh, vijnë të zbukuruara si gjëra të mira

E Enjte, 6 Qershor 2013

Bija Ime e dashur, sa dëshiroj që dashuria të shumfishohej në botë, sepse atëherë njeriu do ta donte me te vërtetë fqinjin e tij, ashtu si Ati Im urdhëron dhe nuk do të kishte më luftra.

Luftrat janë rezultat i mungesës së besimit në Një Zot të Vërtetë. Ato shkaktohen nga frika, urrejtja dhe krenaria, të gjitha këto janë të nxitura prej fuqisë së Satanit. Ndërsa më shumë njerëz po largohen nga Zoti dhe refuzojnë nevojën për të pregatitur shpirtrat e tyre për një jetë të përjetësisë së lavdishme, ata do të bëjnë shumë gabim. Kur nuk mund ta shikojnë të Vërtetën, ata do të shtyhen të besojnë në gënjeshtra. Gënjeshtrat, shumë shpesh, vijnë të zbukuruara si gjëra të mira. Ato maskohen si veprime të dëshirueshme, vepra të drejta, kënaqësi, dhe si alternativa ndaj asaj që është e natyrshme.

I ligu rrallë do të shihet si i tillë, sepse Satani nuk e planifikon kështu mashtrimin e tij mbi njerëzimin. Ai, i ligu, veprat e të cilit shihen brënda fjalëve, punëve dhe veprave të shpirtrave të dobët, është i kujdesshëm që kurrë të mos e zbuloj veten. Ai, përmes shpirtrave të gjorë që infekton, paraqitet si i dashur dhe i këndshëm dhe gjithmonë do të shfaqi që pamje të jashtme tërheqëse. Dinak, ai do t’i tërheqi njerëzit të kryejnë vepra të liga përmes tundimit dhe ai do ta bëj këtë duke sulmuar dobësitë e tyre më të dukshme. Ndërsa ai normalisht josh me anë të shqisave, ai gjithashtu do të tërheqi ata që kërkojnë të Vërtetën në besimin e tyre. Kjo do të jetë kur ai, Satani, do t’i fusi shpirtrat në kurth, kur ata ta pranojnë të ligën sikur të jetë e mirë.

Do të jetë më vonë, kur ata do të ndjehen në siklet dhe të shqetësuar se do të kuptojnë se diçka nuk është e drejtë. Por atëherë, urrejtja dhe një mospërfillje për fqinjin e tyre do të jetë shfaqur brënda shpirtrave të tyre. Pastaj, ata do të besojnë se ato veprime, që ata fillojnë, në Emër të Zotit, por që e fyejnë Zotin, janë për Lavdinë e Zotit.

Kur lufta krijohet në Emër të Zotit, nuk është zakonisht Zoti ai që ushtritë e botës i bëjnë nderime. Kur ata vrasin kombe dhe thonë se nderojnë Zotin, ata e largojnë veten nga Zoti dhe mbajnë anën e bishës.

Bisha po planifikon shkatërrimin e njerëzimit në dy mënyra, në këtë moment. Në rastin e parë, ai po shkatërron jetën përmes abortit, vrasjes dhe luftës. Në rastin e dytë, ai po sulmon Kishën Time në Tokë me qëllim që të gjitha kishat, që më nderojnë Mua, Jezu Krishtin dhe Atin Tim të dashur, të shkatërrohen. Në këtë mënyrë ai do të vjedhi shpirtrat dhe do t’i pengoj ata të ndjekin të Vërtetën dhe të trashëgojnë Mbretërinë Time.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Friday, 14 June 2013

Pjesa tjetër e shërbëtorëve të Mi të shenjtë do të betohen për besnikëri ndaj fesë së re për një botë

E Mërkurë, 5 Qershor 2013

Bija Ime e dashur, më shumë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë, më në fund, po i përgjigjen Thirrjes Sime, edhe pse duke e bërë këtë do të thotë një udhëtim shumë i vetmuar për ata.

Detyra e tyre është ndaj eprorëve të tyre, sepse Unë i kam dhënë Kishës Sime në Tokë autoritetin të deklaroj veten mbi të gjithë fëmijët e Zotit. Ata, shërbëtorët e Mi të shenjtë, duhet t’i përmbahen të gjitha udhëzimeve të dhëna atyre nga Kisha Ime, deri në ditën kur Sakramentet e Mia të ndryshojnë, atëherë, detyra e tyre do të jetë ndaj Meje.

Atyre shërbëtorëve të Mi të shenjtë që nuk besojnë në profecitë e parashikuara, ku Kisha Ime në Tokë do të shkatërrohet nga brënda, ju duhet të luteni, që Unë t’ju mbaj të fortë dhe besnikë ndaj Mësimeve të Mia, deri kur dita e errësirës do të zhduki Praninë Time në Tabernakullat e Shenjta nëpër botë. Sepse kur kjo të ndodhi, detyra juaj e vetme do të jetë ndaj Meje, Jezu Krishti.

Mos i lini zemrat tuaja të shqetësohen, sepse kur ju shpallni vetëm të Vërtetën e Mësimeve të Mia dhe t’i administroni Sakramentet në mënyrën që jeni mësuar, ky do të jetë Hiri juaj i shpëtimit. Nëse, dhe kur, ju do të udhëzoheni të refuzoni të Vërtetën e Kishës Sime në Tokë, atëherë kjo do të jetë koha kur ju duhet të dalloni ndryshimin.
Kjo ditë nuk ka ardhur akoma, por kur t’ju kërkohet nga ata në radhët më të larta të hiqni Eukaristinë e Shenjtë, ju do ta dini atëherë se ju është dhënë e Vërteta.
Kur t’ju kërkohet të pranoni disa doktrina, para se të vij ajo ditë, të cilën ju do ta dini në zemrat tuaja se kurrë nuk do të falen nga Unë, ju do të kuptoni realitetin e tmerrshëm të shkatërrimit, me të cilën Kisha do të përballet. 

Do të jenë vetëm trimat dhe guximtarët mes jush, ata që do të ngrihen për të Vërtetën kur ata të përpiqen për t’ju bërë ju të pranoni gënjeshtrat pagane, ata që do të mbeten besnikë ndaj Meje. Ju do të vazhdoni të administroni Sakramentet e Pagëzimit, Kungimit të Shenjtë, Rrëfimit, Konfirmimit, Martesës dhe Bekimin e të sëmurëve.

Pjesa tjetër e shërbëtorëve të Mi të shenjtë do të betohen për besnikëri ndaj fesë së re për një botë. Do të jetë atëherë kur ju do të ndaheni në dy pjesë – ata që ndjekin të Vërtetën dhe ata që do të pranojnë ligjet, të cilat do të çojnë vetëm në një gjë – adhurimin e zotave të rremë dhe tolerimin e mëkatit.

Shumë prej jush nuk do të më nderojnë më Mua. Nëse ju nuk qëndroni besnikë ndaj Meje dhe e ushqeni tufën Time me gënjeshtra, shumë do të jenë të humbur për Mua. Por, kur këto shpirtra ta kuptojnë se janë mashtruar, Unë do të tregoj Mëshirë të madhe. Megjithatë, ju që jeni pregatitur për të kuptuar Mësimet e Mia, për të nderuar Fjalën Time të Shenjtë dhe të administroni Sakramentet Më Të Shenjta, do të më tradhëtoni Mua.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: