Saturday, 9 July 2016

NJOFTIME

Njoftim për botimin e librit "Kryqëzata e Lutjes" dhe "Libri i së Vërtetës"- Volumi I

Të dashur miq! Ju njoftojmë se libri "Kryqëzata e Lutjes" është i vlefshëm për t'u porositur online nga faqja elektronike Orante.pl.

Ndërkohë mund t'i lexoni Lutjet si më poshtë:

Litanitë dhe lutjet e tjera, mund t'i gjeni në këtë blog - Kryqëzata e Lutjes 'Jezusi për Njerëzimin'

Për Shqipëri dhe Kosovë

Për të porositur volumin e parë të "Libri i së Vërtetës" dhe librin "Kryqëzata e Lutjes" mund të kontaktoni

 Helios Fistani


Vula e Hyjit të Gjallë


Lutje e bekuar dhe falas

Nëse dëshironi kopje të bekuara të kësaj Lutje të Vulës së Hyjit të Gjallë, mund të kontaktoni:

Helios Fistani, Gabriel Nikola                                                                        

_________________________________________________

Medalja e Shpëtimit


Të gjithë shqiptarët që jetojnë në vënde të ndryshme të botës, mund ta porosisin Medaljen e Shpëtimit, nga faqja elektronike Christo Gifts, ku mundësia e shpërndarjes është më e lehtë:
https://americas.christogifts.com/en/16-medals-jewelery


Për ata që jetojnë në Shqipëri, kontaktoni Helios Fistani.


Për më shumë informacion mbi Medaljen e Shpëtimit, mund të lexoni këtu:

http://paralajmerimi.blogspot.al/p/medalja-e-shp.html

_________________________________________________

Faqe të këtij Misioni në gjuhë të tjera

http://Internetgebetskreis.com 
https://messaggidagesucristo.wordpress.com     ... etj.

Faqja e parë e këtij Misioni, që aktualisht është mbyllur ka qenë http://www.thewarningsecondcoming.com. Sidoqoftë kjo faqe është arkivuar gjatë kohës së veprimtarisë së saj dhe gjendet në këtë link:

http://web.archive.org/web/20150315014112/http://www.thewarningsecondcoming.com/

Friday, 1 July 2016

Pa Veprën Time të Mëshirës kombet do ta shkatërronin njëri tjetrin

E Shtunë, 31 Dhjetor 2011, në 12:00

(Pjesë e marrë nga mesazhi privat i shfaqur Marias së Mëshirës Hyjnore i cili përfshin Kryqëzatën e Lutjes 16 që njerëzit t’i pranojnë hiret e dhëna atyre nga Jezusi gjatë Paralajmërimit dhe një premtim për të shpallur Fjalën e Tij më të Shenjtë në botë.)

Bija Ime, Paralajmërimi do të vërtetoj tek të gjithë vërtetësinë e këtyre Mesazheve të Mia të Shenjta për botën. Ti kurrë nuk duhet t’i dyshosh ato. Asnjë prej tyre nuk është njollosur në asnjë mënyrë.

Pregatituni për Paralajmërimin dhe i tregoni familjes dhe fëmijëve tuaj të thonë një lutje të vogël për të kërkuar falje për mëkatet e tyre.

Unë do t’ju jap një Kryqëzatë Lutje të veçantë tani për botën për t’i ndihmuar shpirtrat. Qëndroni të fortë gjatë Veprës së Madhe të Mëshirës që Unë tani i dhuroj botës.

O Jezusi im, më bëj të fortë gjatë kësaj prove të Mëshirës Tënde të madhe. Më jep hiret e nevojshme për t’u bërë i vogël në Sytë e Tu. Hapi sytë e mi ndaj të Vërtetës së Premtimit Tënd për Shpëtimin e Përjetshëm. M’i fal mëkatet e mia dhe më trego Dashurinë dhe Dorën e Miqësisë Tënde. Më pushto në krahët e Familjes së Shenjtë, që ne të gjithë të bëhemi një përsëri. Unë të dua Ty, Jezus, dhe premtoj se nga kjo ditë e tutje unë do ta shpall Fjalën Tënde të Shenjtë pa frikë në zemër dhe me pastërtinë e shpirtit, përherë e përgjithmonë. Amen.

Kurrë të mos keni frikë nga kjo Vepër e madhe e Mëshirës Sime, e cila duhet të ndodhi, se përndryshe kombet do të shkatërronin njëri tjetrin.

Shumë nga njerëzimi do të kthehen, por beteja për shpirtra tani do të intensifikohet.

Jezusi juaj i dashur
Shpenguesi i gjithë Njerëzimit

Mesazhi ne anglisht: