Kerko Mesazhet ketu

Thursday 26 February 2015

Nëna e Shpëtimit: Kurajo, bijtë e mi, gjithçka është në Duart e Birit tim

E Martë, 17 Shkurt 2015, në 17:00

Bijtë e mi të dashur juve ju janë dhënë Lutjet, Dhuratat dhe mburoja për të marshuar përpara në pregatitjen për Ardhjen e Dytë të Birit tim të shtrenjtë, Jezu Krishtit.

Ushtria e Tij e Mbetur është formuar dhe ajo do të vazhdoj të rritet nëpër botë me qëllim që shpirtrat të mund të shpëtojnë. Do të jetë gjatë periudhave që do të vijojnë që Kisha e Mbetur e Hyjit në çdo cep të botës do ta ruaj të Vërtetën e Fjalës së Tij të Shenjtë. Te Bekuar me favorin e Shpirtit të Shenjtë Ushtria e Mbetur, përmes lutjes dhe sakrificës së tyre, do ta zbusi zemërimin e Hyjit kur Dita e Madhe e Zotit të zbresi mbi tokë.

Ju kurrë nuk duhet ta harroni se Hyji e do gjithsecilin dhe për shkak të kundërshtimit, që do të tregohet ndaj fëmijve të Hyjit, ju nuk do ta keni të lehtë të qëndroni besnikë ndaj Fjalës.

Ushtria e Mbetur e Hyjit, pavarësisht nga besimi apo kombësia, do të bashkohet në ditët që do të vijnë kur çdo përmëndje e Fjalës së Shenjtë do të ndalohet. Hyji do të komunikoj me ju përmes këtij Misioni kur të keni nevojë për ngushëllim dhe kështu Ai të hedhi mbi ju Hiret që kërkohen për ta ruajtur besimin tuaj.

Kurajo, bijtë e mi të dashur, gjithçka është në Duart e Birit tim, I Cili do të kërkoj çdo shpirt, përfshi edhe më zemërgurët mes jush. Dashuria ime për të gjithë ju është e pafund dhe unë dëshiroj që ju ta përdorni çdo Dhuratë, që ju është dhënë përmes Ungjillit të Shenjtë dhe përmes këtyre Mesazheve, për shpëtimin e shpirtrave.

Hyji kurrë nuk do ta braktisi Ushtrinë e Tij të Mbetur dhe do të jetë përmes grupeve tuaja të lutjeve dhe të gjitha grupeve të tjera të lutjeve, që kanë dalë prej komunikimit tim me botën, përmes misioneve të tjera, që shpirtrat mund dhe do të shpëtojnë.

Ngushëlloheni njëri tjetrin në periudhat e trazirave shpirtërore dhe Hyji do t’ju udhëzoj në çdo hap të udhës. Unë, Nëna e Shpëtimit, do të mbetem mbrojtësja juaj dhe unë do t’i përgjigjem çdo kërkese që ju më bëni mua. 

Unë do të qëndroj krah jush deri në Ditën kur Biri im të kthehet për të daklaruar Mbretërinë e Tij mbi tokë.

Ju faleminderit për përgjigjen me besim, shpresë dhe mirëbesim, ndaj thirrjes sime dhe të Birit tim.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2015/02/17/mother-of-salvation-courage-my-dear-children-all-is-in-the-hands-of-my-son/

Tuesday 24 February 2015

Misioni Im për të shpëtuar njerëzimin pothuajse ka përfunduar

E Premte, 13 Shkurt 2015, në 18:00

Bija Ime fort e dashur, sipas Fuqisë së Trinisë së Shenjtë të Bekuar, Unë deklaroj se Unë ju kam dhënë të Vërtetën. Unë i kam mbushur zemrat dhe shpirtrat tuaj me Dhuratat e premtuara njerëzimit përmes Librit të së Vërtetës.

Tani merreni Dhuratën Time të së Vërtetës së bashku me të gjitha Dhuratat e tjera, të dhëna juve përmes këtij Misioni, dhe pranojini ato me mirënjohje. Jetojeni Fjalën e Hyjit. Pranojini këto Mesazhe dhe e jetoni jetën tuaj sipas tyre.

Misioni Im për të shpëtuar njerëzimin pothuajse ka përfunduar. Ushtria Ime e Mbetur është formuar. Juve ju janë dhënë Dhuratat e Vulës së Hyjit të Gjallë, Medalja e Shpëtimit dhe Kryqëzata e Lutjeve. Ato do të jenë mburoja juaj kundër kundërshtarit Tim.
 

Unë do të flas me ju vetëm me raste dhe përmes Ushtrisë Sime të Mbetur që tani e tutje. Ju jeni gati të merrni mburojën për të luftuar për ta mbajtur të gjallë Fjalën Time në një vënd të shkretuar.

Plani Im është për të siguruar që të gjithë ju ta shpërndani Fjalën Time dhe të meditoni për çfarë Unë ju kam dhënë. Unë kurrë nuk do ta braktis Misionin Tim final, sepse kjo është e pamundur. Kini durim dhe besoni tek Unë plotësisht. Këto Mesazhe do t’ju sjellin ngushëllim dhe lehtësim të madh në ditët e trazirave të mëdha shpirtërore. Të jeni mirënjohës për Mëshirën Time.

Shpirti I Shenjtë do t’ju udhëzoj dhe mbroj dhe Unë do t’ju jap ngushëllimin që ju nevojitet për t’i bërë ballë vështirësive që do t’ju duhet të hasni në kohët përpara.

Faleminderit të vegjlit e Mi që e pranuat Ndërhyrjen Time. Tani varet nga ju për ta përhapur të Vërtetën. Unë ju dua, ju dëshiroj dhe mezi pres Ditën e Madhe të Zotit kur Unë do ta bashkoj botën dhe do t’ju çoj në Mbretërinë Time të Re në tokë.


Unë ju Bekoj dhe ju jap guxim, mënçuri dhe dije dhe Hiret për të vazhduar Punën Time në tokë.

Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari dhe Shpenguesi i gjithë njerëzimit


Friday 20 February 2015

Lutja e tmerron të ligun

E Enjte, 12 Shkurt 2015, në 18:00

Bija Ime fort e dashur, Unë i kërkoj të gjithë t
ë Krishterëve në çdo pjesë të botës ta shtojnë kohën që ata kalojnë në lutje për forcën për ta mposhtur mëkatin, e cila po e mbyt botën dhe po sjell vuajtje dhe çdo lloj mundimi në fillimet e saj.

Mëkati mund të shkatërrohet me anë të lutjes. Lutja është arma më e fuqishme kundër të ligut dhe sa më shumë ju ktheheni tek Unë, Jezusi juaj, aq më shumë Unë mund ta mposht kundërshtarin Tim. Ndërsa Unë nuk bëj ndonjë kërkesë për ju, që ta rëndoj zemrën tuaj, Unë vetëm kërkoj që ju të më thërrisni Mua për t’i ndihmuar mëkatarët t’i shmangen ligësisë, e cila mund të lindi brënda zemrave të tyre në çdo moment.

Fuqia e Satanit është në një pikë kur ata pa asnjë fe apo besim në Zot, manipulohen lehtë. Ai i nxit dhe i tundon ata në çdo rast. Njeriu, në sytë e Satanit, është një reflekt pasqyre e Hyjit, I Cili e krijoi njeriun në Imazhin e Tij. Satani e urren çdo qënie të vetme njerëzore me një intensitet që ta merr frymën. Është vetëm njeriu që është vigjëlent ndaj taktikave të tij që mund ta shikoj të Vërtetën kur djalli merr shumë forma. Vetëm njeriu që është i hapur ndaj Fjalës së Hyjit – i cili e do dhe e njeh Atë – mund ta largoj influencën e mashtruesit përmes fuqisë së lutjes.

Lutja e tmerron të ligun dhe e dobëson mbërthimin që ai mban mbi njerëzimin. Lutja është më e fuqishme se një shpatë që është përdorur në betejë, sepse ajo krysisht nuk e lëndon armikun por e shkatërron atë.

Jezusi juaj


Unë mund t’ju zbuloj ju vetëm kaq shumë para se Unë t’i veçoj delet nga dhitë

E Mërkurë, 11 Shkurt 2015, në 15:16

Bija Ime fort e dashur, sa shumë pështynë në Fytyrën Time, më shanë Mua dhe më mohuan Mua gjatë Kohës Sime në tokë dhe ata vazhdojnë të bëjnë kështu deri në këtë ditë.

Çdo Dhuratë, që ju dha njerëzimit përmes lajmëtarëve, vizionarëve dhe profetëve nga Hyji u refuzua nga shumica. Së shpëjti, Flaka e Të Vërtetës do të jetë e vështirë për t’u gjetur për njeriun, edhe pse ata mund ta kërkojnë atë. Armiqtë e Mi do të gëzojnë dhe do të festojnë ndërsa Dëshmitarët e Mi në tokë rrëzohen përtokë dhe shkelen me këmbë. Oh sa mosmirnjohës janë zemrat e ftohta të njerëzve, dhe sa pak dashuri ata kanë për Mua.

Ndëshkimi Im është i pashmangshëm dhe Unë do t’i veçoj ata, dashuria e të cilëve për Mua mbetet e gjallë, nga shpirtrat që më refuzojnë Mua. Ndërhyrja Ime do të jetë e shpejtë dhe mjerë njeriu që më mallkon Mua, sepse Unë do ta shkëpus atë nga Gjiri i Zemrës Sime të Shenjtë, dhe ai do të ngelet duke ecur mes bishave që enden nëpër tokë duke kërkuar shpirtrat për të cilët ata kanë etje me qëllim që t’i shkatërrojnë ata.

Sot Zoti juaj ka folur dhe sot është dita kur ndryshimet, ashtu si janë parathënë, do të fillojnë. Mëshira Ime do t’ju tregohet në vërshime të mëdha por pas asaj ju do të zgjidhni vetë fatin tuaj. Ata që e kanë lejuar urrejtjen t’i infektoj shpirtrat e tyre do të më refuzojnë Mua plotësisht. Ata me shpirtrat e vakët nuk do t’i kenë Hiret për të qëndruar besnikë ndaj Meje dhe ata, gjithashtu, do të më refuzojnë Mua.

Unë ju kam dhënë Fjalën, Të Vërtetën, dhe shumë më kanë mallkuar Mua për shkak të saj. Ka vetëm kaq shumë që Unë mund t’ju jap para Ditës së Madhe. Tani, merrni çfarë Unë ju kam dhënë dhe mbajeni mënd çdo Fjalë, sepse Koha Ime është afër dhe Unë mund t’ju zbuloj ju vetëm kaq shumë para se Unë t’i veçoj delet nga dhitë.

Ata prej jush që më mallkojnë Mua do të mallkohen. Ata që besojnë tek Unë do të kenë Jetën e Përjetshme. Vuani në Emrin Tim dhe Unë do t’ju lartësoj në Mbretërinë Time që do të vij.

Dita e Ringjalljes së Parë është duke ardhur dhe ata që nuk do të më pranojnë Mua do të flaken tutje përjetësisht. Zemërimi Im është i madh në këtë kohë dhe po të shikonit zymtësinë dhe shpirtrat e errët të atyre me zemrat e vakta do t’ju bëj të qani. Për fat të keq, shumica e shpirtrave janë në errësirë dhe po ta shikonit ju këtë do të vdisnit nga tronditja, e tillë është gjëndja e shpirtrave të njerëzimit.

Jezusi juaj

Tuesday 17 February 2015

Nëna e Shpëtimit: Lutuni për mbrojtjen e Kishës së Birit tim në tokë

E Martë, 10 Shkurt 2015, në 14:36

Bijtë e mi të dashur, është e rëndësishme që ju të gjithë t'i recitoni Lutjet e Kryq
ëzatës dhe Rruzaren Time Më Të Shenjtë si pjesë e lutjeve tuaja ditore. Ju mund të zgjidhni cilëndo lutje që ju vendosni, pa qënë nevoja për çdo Lutje, por ato që janë sipas dëshirës suaj. Rruzarja Ime Më e Shenjtë duhet të recitohet përditë kundër influencës së të ligut.

Lutja ju sjell më pranë Hyjit dhe i mbron shpirtrat e të gjithë atyre që kërkojnë ndihmën e Birit tim kundër fuqisë së mashtruesit. Lutja është arma më e madhe kundër të ligut dhe ju kurrë nuk duhet ta nënvlerësoni fuqinë që ajo jep.

Lutuni për mbrojtjen e Kishës së Birit tim në tokë dhe i kërkoni Birit tim të dhuroj Mëshirë tek çdo kush që përpiqet ta kryqëzoj atë. Kjo Kishë – Trupi dhe Tempulli i Birit tim – është udha përmes së cilës e gjithë lavdia do t’i jepet Hyjit. Mësimet, Fjala dhe Eukaristia e Shenjtë, që është Trupi dhe Gjaku i Birit tim, Jezu Krishtit, ishin Dhurata të dhëna njerëzimit për shpëtimin e shpirtrave. Ju duhet ta mbani të Vërtetën dhe të pregatiteni për ta pranuar Mëshirën e Birit tim.

Unë ju bëj thirrje të luteni për shpirtrat që e hedhin poshtë të Vërtetën dhe t’i luteni Birit tim të hedhi Mëshirën e Tij mbi shpirtrat e tyre. Biri Im është Jeta. E gjithë Jeta vjen prej Tij. Refuzojeni Birin Tim dhe ju nuk do ta ruani jetën në Mbretërinë e Tij që do të vij.

Biri im më ka kërkuar mua të kërkoj lutjet tuaja për shpirtrat e atyre që do ta refuzojnë Atë. Ai do t’i dëgjoj lutjet që ju ofroni për të gjithë të dashurit tuaj dhe për ata që nuk do të jenë në gjëndje ta pranojnë Dritën kur ajo të shkëlqej si një rreze dhe të mbuloj njerëzimin.

Shpirtrat që janë të ndriçuar me dashuri dhe përulësi të mjaftueshme për të pranuar Birin tim, do të gëzojnë. Ata me errësirë në shpirtrat e tyre do ta shmangin Dritën, pasi do ta kenë të dhimbshme të shikojnë të Vërtetën. Lutuni me gjithë zemrën tuaj për shpirtrat që kanë më shumë nevojë për Mëshirën e Birit tim tani dhe çdo ditë që tani e tutje.

Pa lutjet tuaja shumë do të jenë të humbur dhe ata do të kenë etje përjetësisht për shoqërinë e Birit tim, por Ai nuk do të gjendet askund.

Unë largohem nga ju me dashurinë time, mbrojtjen time dhe paqen time. Ju lutem t’i përgjigjeni thirrjes sime për shpëtimin e shpirtrave.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Monday 16 February 2015

Shpirti djallëzor është më i fuqishëm se vullneti i njeriut

E Dielë, 8 Shkurt 2015, në 20:31

Bija Ime fort e dashur, ndërsa Shpirti i Shenjtë depërton përmes këtyre Mesazheve, Fjala Ime, ashtu si ishte gjatë Kohës Sime në tokë, përhapet si vetëtimë. Shpejtësia me të cilën Shpirti i Shenjtë përhapet është përtej njohurisë së njeriut mortor. Dhe, ndërsa Fryma e Shenjtë, përmes Fuqisë së Hyjit, i pushton shpirtrat e të gjithë atyre me përulësi në zemrat e tyre, shpirti djallëzor do të ndjeki, ngado që ai është i Pranishëm.

Shpirti djallëzor është më i fuqishëm se vullneti i njeriut, por është i pafuqishëm kundrejt fëmijve të Hyjit, të cilët e vënë gjithë besimin e tyre tek Ai. Shpirti djallëzor gjithmonë do të ketë një motiv dhe ai është të mashtroj. Satani, mashtruesi i madh, do të përdori krenarinë brënda shpirtit për ta bindur njeriun se arsyetimi i tij me të meta mund të diktoj se çfarë është e drejtë apo e gabuar. Viktima do të besoj se ai është në kontroll të vetë fatit të tij dhe prandaj besimi i tij, sado pak që ai mund të ketë, është dytësor.

Liria e ndërgjegjes mund t’i çoj shpirtrat e dobët të refuzojnë Ekzistencën e Hyjit. Shpirtrat e tjerë, që e pranojnë Ekzistencën e Hyjit, do të lejojnë opinionet e tyre personale të diktojnë interpretimet e tyre se Kush është Zoti dhe si Zoti i përgjigjet mëkatarëve. Në secilën prej tyre, ata do ta refuzojnë Autoritetin e Hyjit në favor të 
çfarë ata duan të besojnë. Krenaria e tyre do të çoj në rënien e tyre.

Djalli është shumë dinak dhe do t’ju thotë shpirtrave të tillë ‘bëni çfarë ju thotë ndërgjegjia’ dhe i bind ata t’i japin përparësi mbi Fjalën e Hyjit. Oh sa lehtë është manipuluar njeriu që, për shkak të mëkatit, bie pre e mashtrimi të tillë. Ejani, ju them Unë, kush jeni ju të vendosni se dini më shumë për Mua se çfarë Unë ju kam mësuar? Mësimet e Mia janë të qarta, të sakta dhe kurrë nuk ndryshojnë. Nëse ju nuk mund të besoni në Fjalën e Hyjit atëherë ju nuk mund ta doni Atë me të vërtetë. Është sipas vullnetit tuaj të lirë që ju zgjidhni se çfarë të besoni. Por njeriu që e shtrëmbëron Fjalën e Hyjit, për t’ju përshtatur opinionit të tij vetjak mbi Fjalën Time dhe për t’ju përshtatur nevojave të tij personale, është njeriu që do t’i dorëzohet tundimit të djallit.


Kudo që Fjala Ime mb
ështetet, djalli do të vij vërdallë duke pritur të pushtoj shpirtrat që i vlerësojnë pikpamjet dhe opinionet e veta mbi Fjalën e Hyjit. Çdo njeri që qëndron i palëkundur ndaj të Vërtetës do të përballet me sprova të tmerrshme nga mashtruesi, që kurrë nuk do t’i ndaloj përpjekjet e tij për ta gënjyer atë. Prandaj, ngado që Shpirti i Shenjtë i shtrin Krahët e Tij, shpirti djallëzor do ta ndjeki hap pas hapi. I pamëshirshëm, i acaruar dhe i vendosur ai do të mundoj ata shpirtra që janë të bekuar me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë.

Ju nuk do ta gjeni shpirtin djall
ëzor duke u munduar të ngacmoj shpirtrat që tashmë i ka fituar, sepse nuk ka më nevojë për ata. Një njeri që më do Mua dhe e ndjek Fjalën e Hyjit është më i ekspozuar sepse ai është çmimi më i kërkuar. Megjithatë, ju kurrë nuk duhet të besoni se jeni mjaft të fortë për t’i bërë ballë sulmeve të tilla mbi besimin tuaj, sepse secili prej jush është një mëkatar. Dhe si mëkatarë, nëse nuk e pastroni shpirtin tuaj rregullisht përmes pajtimit, edhe ju gjithashtu, do të më tradhëtoni Mua sepse përndryshe nuk do të jeni mjaft të fortë t’i bëni vetë ballë presionit për të më mohuar Mua.

Kurrë mos harroni për çfarë Unë ju paralajmërova. Ju jeni në mes të betejës më të madhe shpirtërore e të gjitha kohëve. Vetëm më i afti, më i forti dhe më i pastri në shpirt do t’i mbijetoj asaj.

Jezusi juaj

Sunday 15 February 2015

Unë Jam i vetmi ngushëllimi juaj i vërtetë në një botë që është kundër Meje

E Shtunë, 7 Shkurt 2015, në 21:37

Bija Ime fort e dashur, përpjekja Ime për t’ju sjellë paqe të gjithë fëmijve të Hyjit, dhe për të sjellë çdo person në lavdinë e Qiellit dhe Tokës së Re, po intensifikohet. Unë do të luftoj deri në fund për ta shpëtuar njerëzimin nga ligësia, që është shkaktuar mbi ata nga kundërshtari Im.

Unë kërkoj që të gjithë ju që më doni Mua dhe e mb
ështesni Fjalën Time të qëndroni të fortë përballë urrejtjes që do t’ju duhet të dëshmoni kundër Fjalës Sime të Shenjtë. Nëse ju e refuzoni Fjalën Time atëherë ju më refuzoni Mua. Ju do të keni dështuar të kuptoni kuptimin e Vdekjes Sime në Kryq.

Të bëni një jetë me Mua kërkohet guxim dhe qëndrueshmëri e madhe, sepse ju kurrë nuk do të liheni të qetë kur e pohoni hapur besimin tuaj tek Unë.

Unë Jam i vetmi ngushëllim i juaj i vërtetë në një botë që është kundër Meje. Unë Jam shpëtimi juaj në kohët e ujrave të trazuar. Unë Jam vetë Jeta dhe të gjitha gjërat që janë të mira vijnë nga Unë. I ligu në çdo lloj forme nuk mund të vij nga Unë sepse kjo është e pamundur. Deri kur bota ta pranoj se Satani ekziston ata kurrë nuk do ta pranojnë Ekzistencën e Hyjit.

Satani dhe çdo ëngjëll i rënë i flakur nga Qielli nga Ati Im i dashur krijon urrejtje në shpirtrat e atyre që e lejojnë mëkatin t’i mbysi. Është përmes mëkatit të krenarisë që të gjithë mëkatet e tjera dalin. Krenaria ishte rënia e Luciferit. Krenaria është mëkati me anë të së cilit njeriu e radhit veten me të ligun. Krenaria do të jetë rënia e njerëzimit.

Të më doni Mua ju duhet ta bëni atë pa kushte dhe kjo nuk është një arritje e lehtë. Të më doni Mua do të thotë t’i përmbaheni Fjalës së Hyjtit. Nëse ju devijoni nga kjo, dashuria juaj për Mua do të dobësohet deri kur, gradualisht, ju do të jetoni sipas rregullave tuaja.

Jezusi juaj

Friday 13 February 2015

Së shpejti qiejt do të hapen dhe Zjarri i Shpirtit të Shenjtë do të bjer mbi ju

E Mërkurë, 4 Shkurt 2015, në 20:06

Bija Ime fort e dashur, urrejtja kundrejt të gjitha gjërave të mira që vijnë nga Hyji, përfshi Fjalën e Tij të Shenjtë, është intensive në këtë kohë. Dashuria në zemrat e njerëzve, e cila është natyrisht e pranishme në shpirtin e çdo fëmije të lindur në botë, është bërë e ftohtë në zemrat e njerëzimit.

Bamirësia dhe dashuria për njëri tjetrin është zhdukur dhe, ashtu si është parathënë, njeriu do të kthehet kundër vëllait, motrës, babait, nënës dhe fqinjit të tij ndërsa beteja finale për shpirtrat arrin kulmin. I miri, i dobëti dhe i përuluri do të shkelen me këmbë dhe ata me ligësi dhe pa dashuri në shpirtrat e tyre, do të ngacmojnë ata që guxojnë të flasin të Vërtetën.

Ati Im, sipas Urdhërit të Shenjtë të së Cilit Unë i flas botës, më ka udhëzuar Mua të njoftoj këtë paralajmërim. Pregatituni të përballeni me Mua sepse së shpejti qiejt do të hapen dhe Zjarri i Shpirtit të Shenjtë do të bjer mbi ju. Ata me zemër të butë dhe shpirtrat e të cilëve janë të mbushur me dashuri për të tjerët do të shpërblehen me Dhuratat që Unë do të sjell me Vete në atë ditë. 

Të tjerëve Unë ju them këtë. Për çdo akt, fjalë apo veprim të lig ju jeni fajtor dhe për dhimbjen që ju i keni shkaktuar të tjerëve, ju do të përjetoni dhimbjen e mëkateve tuaja ashtu si ato shihen përmes Syve të Mi. 

Për arsyen se shumë do të jenë të tronditur kur të shikojnë gjëndjen e shpirtrave të tyre Unë ju kërkoj të mos keni frikë. Thjesht besoni në Mëshirën Time të Madhe. Unë po vij jo për t’ju ndëshkuar apo gjykuar ju por për të zgjuar brënda jush dashurinë që ju e keni humbur për Mua.

Ejani të gjithë ju koha për Ndërhyrjen e Hyjit është afër dhe ata që e pregatisin shpirtin e tyre, përmes aktit të pajtimit dhe Rrëfimit, do të kursehen nga dhimbja e pastrimit.

Jezusi juaj

Enoha and Elijah nuk do të jenë të pranishëm në formë njerëzore

E Enjte, 29 Janar 2015, në 21:30

Bija Ime fort e dashur, do të jenë Katolikët e Romës dhe Hebrenjt
ë ata që do të hasin kundërshtimin më të madh në kohët që do të vijnë. Ata do të pësojnë diskriminim, kundërshtim dhe urrejtje ndërsa braktisja e mbyt njerëzimin. Zërat e tyre do të heshten ndërsa fallcitetet mbërthejnë mëndjet e fëmijve të Hyjit kur i ligu e mashtron botën të refuzoj Fjalën e Hyjit.

Këta dy dëshmitarë do të vazhdojnë të shpallin të Vërtetën përmes atyre mes jush që janë mjaft të fortë për të përhapur Zjarrin e Shpirtit të Shenjtë deri kur Dita e Madhe e Zotit të zbres
ë mbi njerëzimin. Shpirti i Enohas dhe Elijas do t’i vërshoj shpirtrat e tyre dhe ata do të shkaktojnë zemërim kur të dëshmojnë për Hyjin, të Vërtetën dhe Jetën, të cilën miliarda do ta refuzojnë. Ashtu si është parathënë, këta dy dëshmitarë do të kundërshtohen dhe do të luftohen por mjerë njeriu që përpiqet t’i shkatërroj ata sepse Hyji do t’i ndërshkoj armiqtë e Tij për t’i lejuar këta të dy të mbajnë gjallë flakën e Dashurisë së Tij në një botë, e cila do të mbulohet me errësirën e braktisjes.

Enoha dhe Elijah nuk do të jenë të pranishëm në formë njerëzore por dijeni këtë. Ata do të jenë të pranishëm në shpirtin e këtyre dy dëshmitarëve dhe do të jetë përmes vuajtjes së tyre që Hyji do t’i shpengoj ata që janë të verbuar ndaj të Vërtetës.

Kurrë mos kini frikë nga e Vërteta, trëmbuni vetëm nga ata që janë të mbushur me urrejtje të tillë për Mua, Jezu Krishtin, sapse ata do ta ulin veten ndaj çdo vepër djall
ëzore për t’i heshtur këta dy dëshmitarë. Por, ata nuk do të kenë asnjë efekt sepse Zjarri i Shpirtit të Shenjtë do të dali prej gojëve të tyre si një shpatë dhe do t'i shpoj zemrat e atyre që kanë nevojën më të madhe për Mëshirën e Hyjit. Pastaj, kur koha të vij, këto dy fetë do të ndalohen dhe ata që guxojnë t’i praktikojnë ato hapur do të akuzohen për kryerjen e një krimi. Të djegur deri në themele Tempujt do të kthehen në grumbuj hiri dhe bota do të kënaqet në shkatërrimin e Besimtarit të Hyjit dhe do të festoj vdekjen e tyre.

Pas kësaj, tingulli i Zërit të Hyjit do të dëgjohet në çdo skaj të botës dhe nga hiri do të ngrihet Fillimi i Ri, Jeruzalemi i Ri një botë e re e pastër pa mëkat.

Jezusi juaj

Wednesday 11 February 2015

Bibla e Shenjtë do të bëhet pothuajse e pamundur të gjendet

E Mërkurë, 28 Janar 2015, në 17:00

Bija Ime e dashur, Unë jam flakur tutje në shkretëtirë dhe ndjehem i lënduar në Hidhërimin Tim me mënyrën në të cilën Krishtërimi është duke u përbuzur në botë.

Zëri Im është veçse një përshpërimë mes ulërimit të bishës dhe atyre që më përbuzin Mua. Këto zëra të pakënaqur do të shumëfishohen dhe do ta mbysin Fjalën, e cila doli nga Jeta Ime. Heretikët, paganët, vizionarët dhe profetët e rremë, tradhëtarët dhe dashamirësit e arit të shkrirë do të ngrihen të bashkuar për t’u rebeluar kundër Meje. Ata që ecin në Gjurmët e Mia do të shtypen dhe do të rëndohen me peshën e Kryqit Tim dhe do t’ju duhet t’i ngjiten një mali të thepisur nëse do të mbajnë të shtrenjtë gjithçka që ju mësua atyre nga Unë.

Bibla e Shenjtë do të bëhet pothuajse e pamundur të gjendet p
ërpara se të zhduket. Çdo përpjekje për ta mohuar Zotin do të bëhet deri kur Fjala të zëvendësohet nga doktrina e errësirës. Ata prej jush që besojnë tek Unë, Jezusi juaj, kurrë nuk duhet të dorëzohen ndaj asgjëje që nuk vjen nga Unë. Vetëm Unë ju ruaj kundër lëndimit dhe është vetëm përmes Meje që ju do të gjeni Shpëtimin e Përjetshëm.

Bëni kujdes nga lutjet e rreme që mund t’ju paraqiten sepse ato nuk do të jenë të frymëzuara nga Shpirti i Shenjtë dhe duhet të shmangen. Një fjalë e vogël, një frazë e vogël apo një heqje e thjesht
ë, aty këtu, mund ta kthej një lutje në fallcitet. I ligu është një vrasës i heshtur i shpirtit dhe nuk është e lehtë të identifikohet kur është i maskuar si e Vërteta. Është koha t'i çrrënjosni barërat e këqija nga kopshti tuaj dhe të qëndroni të vërtetë ndaj gjithçkaje që Unë ju mësova sepse gjithçka tjetër është e papërshtatshme dhe mund t’ju bëj të humbisni besimin tuaj.

Besimi tek Unë dhe besimi në Premtimin Tim për të ardhur përsëri, në Lavdi të Madhe, nuk duhet lënë mënjanë në favor të profetëve të rremë, magjistarëve, paganëve dhe heretikëve. Armiqtë e Mi janë duke punuar fortë për t’ju mashtruar dhe shumë prej tyre janë plotësisht të vetëdijshëm se Kush Unë Jam por ata duan që ju të më refuzoni Mua, me çdo kusht. Ju duhet të mbeteni si një fëmij i vogël dhe i besueshëm kur të më thërrisni Mua dhe Unë do t’ju udhëheq përgjatë Udhës drejt Mbretërisë Sime. Unë do t’ju mbroj të gjithëve ju që besoni plotësisht në Dashurinë Time dhe Vullnetin Tim të Shenjtë. Vetëm atëherë mundem Unë të ndërhyj për t’i zhdukur armiqtë e Mi dhe të përhap të Vërtetën me qëllim që bota e re që vjen të mund të banohet nga çdo fëmij i Hyjit.

Besimi, feja, shpresa dhe dashuria janë të rëndësishme nëse e gjeni forcën për të qëndruar Krah Meje. Dashuria për Mua, pa kushte, do t’ju japi Hire të mëdha përgjatë udhëtimit tuaj drejt Mbretërisë Sime të Lavdishme – bota që nuk do të ketë fund.

Jezusi juaj i dashur


Sunday 8 February 2015

Ju ose më doni Mua sipas Fjalës Sime ose nuk më doni aspak

E Martë, 27 Janar 2015, në 14:35

Bija Ime fort e dashur, arsyeja nuk luan asnjë rol në mëndjen e atyre që do ta refuzojnë me forcë Fjalën e Shenjtë të Hyjit përfshi ata që në një farë mënyre janë kundër Meje dhe ata që nuk qëndrojnë plotësisht besnikë ndaj Fjalës. Ju vetëm mund të thoni se jeni nga Unë si një trup – jo pjesë të trupit tuaj. Ju nuk mund të thoni se më doni Mua vetëm me një pjesën tuaj. Ju ose më doni Mua sipas Fjalës Sime ose nuk më doni aspak.

Kur ju më tradhëtoni Mua ju do ta bëni këtë duke i justifikuar arsyet kur t’i pranoni gënjeshtrat për Kush Unë Jam, Çfarë Unë Jam dhe Çfarë Unë thashë. Ashtu si bënë paraardhësit tuaj më parë, ju do të më flakni Mua tutje dhe do të bëni akuza të rreme kundër Meje.

Ju do ta përdorni Fjalën Time sipas interpretimeve tuaja dhe pastaj do t’i akuzoni të drejtët të mos jenë bamirës. Ju do të më godisni Mua me tradhëtinë tuaj ndaj Trupit Tim dhe do të shkaktoni dhimbje dhe vuajtje të tmerrshme mbi ata që ju i akuzoni për herezi në Emrin Tim të Shenjtë.

Arsyeja do të lihet mënjanë ndërsa ju bëni çdo justifikim për të ndjekur një udhë në drejtim të kundërt me atë që është gdhëndur për ju nga Vdekja Ime në Kryq.

Satani është akuzuesi i madh i fëmijve të Hyjit dhe, kur është i pranishëm në shpirtrat e atyre që ai infekton, do të bëj çdo akuzë kundër fëmijve të Hyjit me qëllim që ta diskretitoj Fjalën Time. Ai do t’ju mashtroj për t’ju bërë të paditur ndaj Dashurisë që Hyji e ka për ju. 

Ai do të shkatërroj çdo grimcë besimi që ju keni nëse i jepeni atij. Ai do ta shfrytëzoj vullnetin tuaj të lirë – një e drejtë e dhënë nga Hyji – dhe do t’ju bëj të besoni se ju mund të bëni një jetë pa Hyjin.

Jezusi juaj

Friday 6 February 2015

Hyji Atë: Unë do ta përqafoj çdo person, racë, besim dhe fe

E Dielë, 25 Janar 2015, në 15:45

Bija Ime më e dashur, Ndërhyrja Ime për t'i hapur sytë e fëmijve të Mi ndaj Dashurisë së Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit, po afrohet.

Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi dhe Unë do ta thërras çdo burrë, grua dhe fëmij mbi moshën 7 vjeç, në Dritën e Mëshirës së Birit Tim. Pregatituni për Ndërhyrjen Time sepse ajo është më shpejt se ju mendoni dhe të jeni mirënjohës për këtë Dhuratë të Madhe. Beteja shpirtërore që ju po dëshmoni në botë është duke u shfaqur në tokë dhe beteja do të ngrihet midis armiqve të Mi, që përpiqen të heshtin të gjithë ata që refuzojnë të jepen pas fallciteteve dhe atyre që e tradhëtojnë Birin Tim.

Kur Dora e Drejtësisë Sime të bjerë ajo do të vër në provë besimin e të gjithë atyre që thonë se janë për Birin Tim, dhe vetëm ata që dëshirojnë të ndjekin Kryqin do të mbeten mjaft të fortë për të shpallur të Vërtetën. Së shpejti perdja do të bjerë dhe pamja e plotë e trashëgimisë suaj do t’ju bëhet e ditur. Armiqtë e Mi, për pjesën më të madhe, do ta refuzojnë këtë Ndërhyrje dhe ata do të luftojnë deri në fund për ta mohuar Jezu Krishtin.

Unë do ta përqafoj çdo person, racë, besim dhe fe në Dritën e Birit Tim dhe shumë do ta shikojnë Atë. Si rezultat kjo do të thotë se shumë do të kthehen në besim dhe do të kërkojnë të drejtën për të patur jetën e përjetshme në Lavdinë e Mbretërisë së Birit Tim në tokë.

Unë kam premtuar se Biri Im do ta zër Vëndin e Tij mbi Fronin e Tij dhe kjo do të kryhet. Ata që nuk duan të bëhen pjesë e Mbretërisë së Tij do ta bëjnë zgjedhjen e tyre bazuar në vullnetin e lirë që Unë i kam dhënë secilit prej jush. 

Unë, Ati juaj i dashur, Krijuesi i gjithçkaje që është dhe do të jetë, ju lutem që të mos e çoni dëm të drejtën tuaj të lindjes. Nëse ju e bëni, ju do të gllabëroheni nga Satani që është po aq i pamëshirshëm sa edhe gënjeshtar, mashtrues dhe akuzues. Juve po ju jepet një Dhuratë që asnjë brezi para jush nuk i është dhënë dhe ju duhet të luteni që t’ju jepen Hiret për ta pranuar Mirësinë Time.

Ejani në Dritë sepse nëse nuk vini, ju do të verboheni nga errësira përjetësisht. Kjo do ta copëtonte Zemrën Time më dysh dhe Unë nuk dëshiroj të humbas asnjë nga ju.

Unë ju Bekoj. Unë ju udhëzoj përmes këtij Misioni të Shenjtë, që ju është dhënë nga Trinia e Shenjtë e Bekuar ashtu si është parathënë.

Ati juaj i dashur
Hyji Më i Larti

Tuesday 3 February 2015

Nëna e Shpëtimit: influenca e botës jofetare është e ngjajshme me atë të një përmbytje të madhe

E Dielë, 25 Janar 2015, në 14:40

Bijtë e mi të dashur Dhurata e Dijes vjen prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë dhe ajo nuk jepet lehtë. Ajo duhet të fitohet. Ajo i jepet vetëm atyre që janë të bashkuar me Krishtin dhe që janë të çliruar nga të gjitha shpërqëndrimet e tundimeve të vëna para tyre nga i ligu. I ligu nuk mund t’i mashtroj ata që janë të bekuar me këtë Dhuratë.

Mjerë njeriu që është i mashtruar sepse ai do ta lejoj veten të shkoj drejt fallciteteve. Mashtrimi vjen nga vetë Satani dhe ata që ai infekton. Kushdo që nuk e pranon Ekzistencën e Jezu Krishtit do ta ketë pothuajse të pamundur t’i bëj ballë tymit të Satanit, që e verbon secilin prej jush që jeni fajtorë për mëkatin e krenarisë, për t’ju gllabëruar. 

Çdo shërbëtor i shenjtë i Hyjit që largohet nga e Vërteta do të çoj të gjithë ata, që kërkojnë udhëzime prej tij, në gabim. Për këtë ai do të vuaj një ndëshkim të madh në Ditën e Gjykimit.

Influenca e botës jofetare është e ngjajshme me atë të një përmbytje të madhe dhe shpirtrat që e lejojnë atë t’i ndryshoj mendimet apo opinionet e tyre për Fjalën e Hyjit do të mbyten. Mashtrimi është një vegël e të ligut dhe fokusi i tij kryesor është të shkatërroj Kishën e Birit tim në tokë duke i joshur ata nga brënda saj. Hapini sytë tuaj ndaj ndryshimeve të reja, që do të futen dhe që do të mallkojnë Emrin e Hyjit.

Ju kurrë nuk duhet të lejoni fallcitetet të influencojnë në çfarë Biri im ju mësoi sepse Biri im kurrë nuk devijoi nga Fjala e Tij e Shkruajtur, as edhe kurrë nuk do ta bëj këtë. E Vërteta do t’ju ruaj gjatë sprovave që shtrihen përpara, dhe që do ta fshikullojn
ë Kishën e Birit tim në tokë. 

Ju duhet të pregatiteni për këto kohë sepse ato janë pothuajse afër. 

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Monday 2 February 2015

Hyji është i Gjithëpranishëm – Ai është kudo

E Enjte, 22 Janar 2015, në 20:20

Bija Ime e dashur braktisja ka mbërthyer botën dhe po i përhap kthetrat e saj tek çdo fe, që më pranon Mua, Jezu Krishtin, si dhe ata që e pranojnë Atin Tim të dashur.

Ata që e përhapin braktisjen e bëjnë atë në një mënyrë që nuk është e dukshme dhe mashtruesit me kujdes i ushqejnë shpirtrat të pranojnë një doktrinë të rreme. 

Kjo do të çoj dy të tretën e të Krishterëve drejt braktisjes ku ata nuk do të jenë më të mënçur. Çdo Ligj i Hyjit do të thyhet dhe do të paraqitet të jetë në përputhje me botën moderne. Kaq bindës do të jenë armiqtë e Mi, sa të dashur dhe të përulur në paraqitje, sa do të bindin madje dhe ndjekësit e Mi më të besueshën dhe më besnikë se këto ndryshime janë të pranueshme në Sytë e Hyjit. 

Kur një i Krishter
ë largohet nga e Vërteta, ai është fajtor për pranimin e gënjeshtrave. Menjëherë pas saj ai do të pranoj doktrinën e rreme dhe me pas do të largohet nga Besimi shumë shpejt. Kur koha të jetë e duhur njeriu i mallkimit do t’i bindi të gjithë të Krishterët që e refuzojnë Fjalën e Vërtetë të Hyjit të bashkohen me fenë e re mbarë botërore. Dhe kështu do të jetë se si Kisha Ime do të kryqëzohet. Por, Drita e Hyjit do të bjer mbi të Krishterët dhe Hebrenjtë dhe nga gojët e tyre, të frymëzuar nga Enoha dhe Elijah, ata do të predikojnë Fjalën e Hyjit. 

Këto do të jenë dy fetë që do të jenë në shënjestër nga armiqtë e Mi dhe të persekutuar, të trajtuar ashpër para se të ndalohen të praktikojnë fenë e tyre në vënde publike. Gradualisht ata do t’i marrin kishat dhe tempujt e tyre. Por, të mbuluar me Zjarrin e Shpirtit të Shenjtë, ata do të përhapin Fjalën e Hyjit. Ata do të gjejnë kurajon dhe forcën të qëndrojnë besnikë ndaj Hyjit. 

Priftërinjtë besnikë ndaj të Vërtetës do të vazhdojnë me Sakrificën ditore të ofruar në Emrin Tim dhe në mënyrën që duhej të ishte. Duke i ndjekur ata do të jenë pjesa e mbetur në çdo shtet të cilët do të reagojnë kundrejt Shpirtit të Zjarrit. Fuqia e Hyjit kurrë nuk duhet nënvlerësuar. Ai do t’i udhëheqi të Vetët në marshimin e tyre drejt fitores. Ai do të zhduki çdo shkurre që e bllokon udhën e tyre. Ai do t’i mbuloj ata me Rrethin e Mbrojtjes së Tij Hyjnore dhe do t’i mbushi shpirtrat e tyre me mënçuri dhe të Vërtetën.

Hyji është i Gjithëpranishëm – Ai është kudo dhe Ai sheh gjithçka. Fuqia e Satanit është e frikshme por ai nuk është i gjithëpranishëm. Ai mund ta përhapi influencën e tij përmes shpirtrave që ai dhe bashkpunëtorët e tij arrijnë të mashtrojnë. Fuqia e Hyjit mund të shumëfishohet në çdo pjesë të vetme të botës në çast. Çdo veprim, i mirë, i keq apo indiferent, ndodh përmes vullnetit të lirë të njeriut, i cili ndikohet ose nga Shpirti i Shenjtë ose nga shpirti djall
ëzor

Fuqia e Hyjit do të mbizotëroj dhe në Ditën e Madhe të Zotit, armiqtë e Tij do të jenë të pafuqishëm dhe përmes Dorës së Atit Tim, ata do të flaken në humnerë. Ndëshkimi më i madh do të bjer mbi shërbëtorët e shenjtë të Hyjit që predikojnë fallcitete. Për arsyen se ata ishin t
ë bekuar me të Vërtetën, por e refuzuan atë në favor të largimit të qëllimshëm të shpirtrave nga Fjala e Hyjit, i tyre do të jetë mëkati më i madh nga të gjitha dhe për këtë ata nuk do ta shohin kurrë Fytyrën e Hyjit. 

Jezusi juaj