Kerko Mesazhet ketu

Showing posts with label Ndryshimet. Show all posts
Showing posts with label Ndryshimet. Show all posts

Sunday, 23 November 2014

Paganët, të cilët i shmangen të Vërtetës, do të hyjnë në Shtëpinë Time

E Shtunë, 15 Nëntor 2014, në 10:22

Bija Ime fort e dashur, le të bëhet e ditur se kushdo që e refuzon Librin e Zbulesës e mohon Fjalën e Hyjit. E Vërteta përmbahet në të dhe nëse dikush heq prej saj, i mohon profecitë e parathëna, apo në një farë mënyre shton në të, do të hidhet tutje në shkretëtirë.

E Vërteta ju çon drejt shpëtimit, dhe udha drejt Parajsës së Re ju sjell tek Unë. Është vetëm nëpërmjet Meje, Jezu Krishtit, Birit të Njeriut që shpëtimi mund t’i jepet njeriut. Unë Jam Udha dhe Drita. Është vetëm nëpërmjet Meje dhe pranimit tuaj se Kush Unë Jam, që do të jeni në gjëndje të shikoni Dritën e Hyjit. Nuk ka udhë tjetër. Ndiqni çdo udhë tjetër që ju zgjedhni, por asnjëra nuk do t’ju çoj tek Hyji.

Nëse ju jeni për Mua ju duhet ta nderoni vëllain dhe motrën tuaj me dashuri, mirësi dhe durim. Ju nuk duhet t’i gjykoni të tjerët për shkak të besimit të tyre fetar. Ju duhet t’i doni ata ashtu si Unë i dua ata. Kjo nuk do të thotë se ju duhet t’i përqafoni besimet e tyre, apo të tregoni nderime për ata, sepse nëse e bëni atëherë ju më mohoni Mua. Ju nuk mund t’i shërbeni dy zotërive. Ju kurrë nuk duhet të më fyeni Mua duke treguar besnikëri ndaj zotave të rremë të vendosur para Meje.

Ditën që ju i bëni nderime zotave të rremë nën Çatinë Time do të jetë dita që Unë do të sulmoj Tempullin Tim dhe do të shkatërroj gjithçka brënda tij. Sa i vakët është besimi i disa shërbëtorëve të Mi që përpiqen të krijojnë përshtypje në publik dhe të kërkojnë adhurim. Sa pak respekt tregohet ndaj Meje në Vetë Shtëpinë Time, kur gjithçka që Unë ju dhashë është hedhur mënjanë me indiferencë deri kur, gradualisht, asgjë e Imja nuk do të mbetet brënda Kishës Sime.

Ju, ndjekësit e Mi të dashur dhe shërbëtorët e shenjtë që qëndroni besnik ndaj Fjalës, do të keni një barrë të rëndë. Do t’ju duhet të vuani dhimbjen dhe turpin kur të dëshmoni sakrilegjet, herezitë dhe prakikat e kultit. Kur shumë nga këto dhunime të Trupit Tim të Shenjtë do të fshihen me dinakëri, ata me dijen e vërtetë do të tronditen, por do të jenë të pafuqishëm, kur të ndodhin këto gjëra. I tillë do të jetë mashtrimi, që do të kumboj nga çdo e çarë, sa do të duhet një ushtri me 2 mijë burra t’i ndaloj këta mashtrues të shkaktojnë dëm.

Këta mashtrues udhëhiqen nga ata që nuk vijnë nga Unë. Ata e kanë infiltruar Trupin Tim, përmes mënyrave djallëzore dhe do të jetë dashur një kohë e gjatë para se ata më në fund dhe plotësisht e marrin Kishën Time. Së shpejti veprimet e tyre do të shihen për çfarë janë prej atyre që janë të bekuar me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.

Paganët, të cilët i shmangen të Vërtetës, do të hyjnë në Shtëpinë Time ku do të jenë të mirëpritur me krahë hapur. Juve do t’ju thuhet se duhet të tregoni dashuri për të gjithë fëmijët e Hyjit, të heshtni ata që mund t’i kundërshtojnë ata. 

Fare pak njerëz do të më mbrojnë Mua, Jezu Krishtin, dhe ata që do të guxojnë t’i kundërshtojnë këto ceremoni blasfemuese, që do të mbahen në të njëjtët altarë të përdorur për të mbajtur Eukaristinë Time Më Të Shenjtë, do të heshten.

Armiqtë e Mi mund ta zënë Shtëpinë Time por jo Kishën Time sepse të gjithë t
ë Krishterët nëpër botë formojnë Kishën Time. Besimtarët, që përbëhen nga ata që do të refuzojnë ta mohojnë Fjalën e Hyjit dhe ata që kurrë nuk do të pranojnë ndonjë ndërhyrje në Fjalën e Shenjtë të Hyjit, do ta mbajnë Kishën Time në tokë. Asgjë nuk do ta mposhti atë. 

Monday, 10 November 2014

Asgjë nuk mund të vij prej asgjëje

E Shtunë, 1 Nëntor 2014, në 13:35

Bija Ime fort e dashur, bëj kujdes nga ata që e mohojnë Hyjninë e Atit Tim. Ai, dhe vetëm Ai, e krijoi botën – gjithçka erdhi prej Tij. Asgjë nuk mund të vij prej asgjëje. Gjithçka që është, dhe q
ë do të jetë, vjen nga Ati Im i Përjetshëm.

Fjala nuk mund të thyhet, dhe nëse, apo kur thyhet,
është për të mos pranuar ndonjë gjë që është në kundërshtim me të Vërtetën. Ju jetoni në një kohë kur e gjithë evidenca e ekzistencës së Hyjit, dhe gjithçka që Ai krijoi, do të mohohet. Gjithçka që Ai e mban të shtrenjtë do të shkatërrohet. Krijimi i Tij është duke u copëtuar prej atyre që e mohojnë Atë. Jeta, e cila vjen prej Atij, është duke u shkatërruar dhe e Vërteta, të cilën Ai jua dha fëmijve të Tij përmes Librit të Tij të Shenjtë, që përmban Testamentin e Vjetër dhe të Ri, është duke u vënë tani në pyetje. Së shpejti, shumë prej asaj çfarë Fjala thotë do të konsiderohet të jetë e pavërtetë.

Sa pak ju e doni Atë i Cili është Ati juaj i Përjetshëm dhe sa pak ju e vlerësoni vet
ë fatin tuaj, sepse udha që ju zgjidhni është përzgjedhur me kujdes për t’ju përshtatur vetëm arrogancës dhe vetë-kënaqësisë suaj. Njeriu që është i fiksuar pas intelektit, njohurisë dhe kotësisë së tij do të vazhdoj të përpiqet të gjej një udhë drejt Hyjit, por sipas modelit të vet. Kjo do ta çoj atë në udhë të gabuar dhe ai do të përfundoj të bëj një jetë mashtrimi. Kur ju endeni nëpër këtë jetë në kërkim të kuptimit të ekzistencës suaj, ju kurrë nuk do ta gjeni atë nëse nuk e pranoni të Vërtetën e Krijimit.

Hyji, Ati Im i Përjetshëm, ju krijoi ju. Deri kur ta pranoni këtë ju do të vazhdoni të adhuroni zota të rremë dhe paganizmi juaj do t’ju bëj të bini në gjunj
ë të dëshpëruar. Koha ka ardhur kur ju do të pranoni gjithçka që vërteton se Ati Im nuk ekziston.

Juve ju është dhënë e Vërteta. Pranojeni atë. Më lejoni Mua t’ju udhëheq për dore tek Ati Im që të mund t’ju sjell Shpëtimin e Përjetshëm. Gjithçka tjetër përveç të Vërtetës do t’ju çoj në udhën e ferrit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/11/01/nothing-can-come-from-nothing-2/

Sunday, 14 September 2014

Satani ka uri për shpirtra, oreksi i tij është i pangopur dhe vullneti i tij i pamëshirshëm

E Enjte, 4 Shtator 2014, në 23:03

Bija Ime fort e dashur, të gjitha profecitë e parath
ëna kaq shumë kohë më parë, dhe të dhëna profetëve të Hyjit, lajmëtarëve dhe vizionarëve, përmes shfaqjeve publike si dhe ato private, tani do të shpalosen.

Njeriu skeptik do ta vër në pyetje vërtetësinë e Fjalës së Hyjit por kur ai të dëshmoj gjithçka që u profetizua në Librin e Zbulesës, ai do të bëhet i heshtur, sepse, kur këto ngjarje ta mbërthejnë njerëzimin, i vetmi ngushëllim që ai do të gjej është nëse ai më kërkon Mua. Kur zemra juaj ësht
ë me plot trishtim, për shkak të veprave djallëzore që do të kryhen nga njerëzit e liq kundër fëmijve të Hyjit, ju do të derdhni lotë hidhërimi. 

Atëherë ju do ta shikoni se sa larg i ligu mund të përhapet brënda shpirtrave të atyre zemrat e të cilëve janë prej guri. Kur të shikoni se sa pak vlerë dhe respek këta armiq të Hyjit kanë për jetën njerëzore, ju përfundimisht do ta kuptoni se sa shumë fuqi i ligu ushtron mbi njerëzimin. Në orët e tij të fundit, Satani i cili e tregon veten tek shpirtrat që ai i mbush me metodat e tij të kalbura, do t’i tregoj botës se sa intensive është urrejtja e tij për racën njerëzore. 

Për çdo justifikim i dhënë nga njeriu për të justifikuar lig
ësinë, keqbërësit e veprave djallëzore do ta ekspozojnë urrejtjen që ata kanë brënda zemrave të tyre për fëmijët e Hyjit. Ata do të kryejnë ligësi të shëmtuara në Emër të Hyjit dhe nuk do të kenë aspak dashuri në zemrat e tyre. Ata mbjellin urrejtje dhe shumë prej tyre nuk e kuptojnë përse urrejtja e tyre për të tjerët është kaq intensive. Ndërsa shumë njerëz nuk besojnë në ekzistencën e djallit, ju duhet ta dini tani se ai është i paaftë t’i rezistoj ekspozimit të tij përmes atyre që ai infekton. Fryma e tij përhapet deri kur ai pushton çdo komb, çdo shpirt të dobët, dhe udhëheqësit e fuqishëm, dashuria e të cilëve për ambicjen do t’i ekspozoj ata ndaj influencës së tij. 

Ju së shpejti do të shikoni vepra djall
ëzore të ndodhin në çdo pjesë të shoqërisë suaj, në shumë kombe dhe në mënyra të ndryshme. Satani ka etje për shpritra, oreksi i tij është i pangopur dhe vullneti i tij i pamëshirshëm. Kur urrejtja e tij të shfaqet në të vërtetë brënda shpirtrave, ata njerëz nuk do të jenë në gjëndje t’i fshehin veprimet e tyre. Vetëm në këto situata mundet që shumë prej jush ta shikojnë me të vërtetë të ligun për çfarë ai është dhe ajo është përmes veprimeve të shpirtrave të tillë të gjorë që e kanë nënshtruar vetveten tek vullneti i tij. 

Ju kurrë nuk duhet të jeni mospërfillës kur veprimet dhe sjelljet djall
ëzore, përfshi luftrat dhe trazirat, të shpërthejnë në botë. Kjo është atëherë kur lutjet tuaja kërkohen më tepër

Friday, 11 July 2014

Nëna e Shpëtimit: Së shpejti do të bëhet e paligjshme të deklaroni se ju ndiqni Jezu Krishtin

E Mërkurë, 2 Korrik 2014, në 16:40

Bijtë e mi, nëse njerëzimi do të mund të dëshmonte Madhështinë e Birit tim, I Cili qëndron i ulur mbi Fronin Qiellor, në krahun e djathtë të Atit Të Përjetshëm, ata do t'i ulnin kokat poshtë me turp dhe me pendesë.

Biri im i dashur, Jezu Krishti, adhurohet, nderohet dhe mbulohet me dashuri të madhe nga ëngjëjt dhe shenjtorët ne Qiell. Në Tokë ka fare pak respekt që tregohet ndaj Atij I Cili pësoi një vdekje të tmerrshme për të shpëtuar racën njerëzore nga mëkati. Sa loton Qielli në këtë kohë në histori, pasi çdo përpjekje për ta pastruar Tokën nga çdo shenjë që përfaqëson Birin tim është duke u bërë ngado. Të pakënaqur me ndalimin e shfaqjeve publike të Kryqeve Më Të Shenjta, së shpejti do të bëhet e paligjshme të deklaroni se ju ndiqni Jezu Krishtin.

Fare pak tolerancë do të tregohet ndaj të Krishterëve që qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës dhe që ndjekin udhën drejt Hyjit. Madje dhe ata shërbëtorë të shenjtë që deklarojnë se i shërbejnë Jezu Krishtit do të jenë tepër të dobët për ta mbrojtur Krishtërimin dhe ata do ta lejojnë veten të detyrohen p
ër t'i pranuar këto ligje. Në shumë raste tradhëtarët mes tyre do të mundësojnë heqjen e Kryqit dhe të Vërtetën e Krishtërimit.

Me kalimin e kohës, ata të gjithë do të adhurojnë një doktrinë të rreme, së bashku me fetë e tjera që nuk do të vijnë nga Hyji. Për shkak se ata do të zgjedhin udhën e gabuar, sipas vullnetit të tyre të lirë, kjo do të thotë se ata do të refuzojnë të pranojnë Mëshirën e Hyjit dhe do ta dënojnë veten drejt errësirës.

Ju kurrë nuk duhet ta tradhëtoni Birin tim për asnjë arsye, sepse Ai është Udha e të Vërtetës dhe vetëm Ai mund t’ju sjelli Shpëtimin e Përjetshëm.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/02/mother-of-salvation-it-will-soon-become-unlawful-to-declare-that-you-follow-jesus-christ/

Friday, 4 July 2014

Nëna e Shpëtimit: Kisha e Vërtetë do të bëhet Kisha e Mbetur

E Shtunë, 28 Qershor 2014, në 15:03

Bija Ime e dashur, mashtrimi më i madh, që do të bjerë mbi njerëzimin, do të vij nga brënda Kishës së Birit tim në Tokë dhe do të nxitet nga armiqtë e Tij, të cilët e kanë infiltruar atë me mënyra djallëzore. Satani do të futet në Kishën e Birit tim dhe shenjat do të shihen qartë nga ata që e kanë Shpirtin e Hyjit të mbjellë fortë në shpirtrat e tyre.

Besimi i shërbëtorëve të shenjtë të Birit tim do të thyhet, pasi shumë do të ndjehen të detyruar ta braktisin Atë përmes akteve sakrilegje. Shumë shërbëtorëve të shkretë fatkeqë do t’ju kërkohet të bëjnë një betim të ri dhe ata do të jenë tepër të frikësuar për t’u larguar, edhe pse shumë do ta dinë, thellë në zemrat e tyre, se ajo është e gabuar.

Shumë rregulla të reja do të futen në Kishën e Birit tim në Tokë, kur mijëra të sapo-ardhur do të bëjnë betim në Kishë dhe ata nuk do të jenë të vërtetë, sepse ata nuk do ta kenë Shpirtin e Vërtetë të Krishtit brënda zemrave të tyre. Ata do të futen në Kishë dhe do të dëshmojnë për një fe të re mbarë botërore, e cila nuk do të nderoj Birin tim, Jezu Krishtin. Jo vetëm që ata nuk do t’i shërbejnë Atij, detyra e tyre do të jetë t’i shërbejnë nevojave të humanizmit, e cila në themel të saj, do ta mohoj Ekzistencën e Gjëndjes Supernatyrale të Hyjit dhe për gjithçka që Ai qëndron.

Klerikët, që dikur i premtuan jetën e tyre Hyjit, do të tërhiqen drejt këtij mashtrimi të madh dhe si pasojë do ta humbasin Besimin e Vërtetë. Ata nuk do të promovojnë rëndësinë e shpëtimit të shpirtrave, e cila u bë e mundur prej vdekjes së Birit tim në Kryq. Kryqi është në qëndër të Krishtërimit. Ka vetëm një Kryq dhe do të jetë përmes Kryqit që shenjat e para të dukshme të tradhëtisë ndaj Birit tim do të shihen. Lloje të reja të kryqeve do të futen të cilat do ta shpërfillin Shenjën e Kryqit dhe çfarë ajo do të thotë në zemrat e njerëzve.

Jo-besimtarët, të cilët deri tani, nuk kanë patur interes në Krishtërim, do të tërhiqen drejt të ashtu-quajturës kishë e re mbarë botërore. Së bashku me të gjitha fetë e tjera, të cilat nuk dalin nga e Vërteta, ata do të tallin dhe përçmojnë fëmijët e Hyjit, të cilët do të qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës së Hyjit.

Kisha e Vërtetë do të bëhet Kisha e Mbetur dhe kjo Ushtri do të bashkohet në mbarë botën për t’u bërë shenjtorë të ditëve të fundit dhe ata do të fuqizohen nga Shpirti I Shenjtë me qëllim që ta ruajnë të Vërtetën. Ata do të pështyhen; do të tallen dhe do të akuzohen se janë radikalë, ashtu si Biri im, Jezu Krishti, u akuzua për herezi kur Ai erdhi në Tokë për të predikuar të Vërtetën.

Do të kërkohet guxim i pamasë për të qëndruar besnikë ndaj Fjalës së Hyjit, sepse ju do të akuzoheni për keqbërje. Krimi juaj ata, armiqtë e Hyjit, do të thonë është se ju përhapni të pavërteta rreth kësaj paturpësie. Gjithçka, që vjen nga Hyji, do të deklarohet të jetë një gënjeshtër, ndërsa e vërteta, që ata do të thonë se përfaqësohet nga feja e re mbarë botërore, do të jetë një gënjeshtër.

Megjithatë, Shpirti I Shenjtë do t’i mbuloj ata që vazhdojnë të përhapin Ungjillin e Shenjtë dhe Biri im do t’ju mbuloj dhe do t'ju mbroj ju. E ardhmja e shpëtimit të racës njerëzore dhe e drejta e Jetës së Përjetshme, e premtuar tek çdo burrë, grua dhe fëmij, do të qëndroj mbi supet tuaja. Do të jetë Kisha e Mbetur, ajo që do ta mbaj Dritën e Hyjit të ndezur në një botë, e cila do të jetë zhytur në errësirë.

Shumë prej jush do të sfidohen dhe gënjeshtrat do të mbillen brënda zemrave tuaja, nga shpirti i lig, për t’ju larguar nga e Vërteta. Për fat të keq, shumë nga ju do ta kenë tepër të vështirë të qëndrojnë të vërtetë ndaj besimit tuaj dhe do të tundoheni t’i ktheni shpinën Birit tim.

Për të siguruar se do të qëndroni të fortë, të guximshëm, të qetë dhe në paqe, ndërsa e merrni Kryqin e Birit tim mbi supet tuaja, ju duhet të recitoni këtë Kryqëzatë Lutje. Për shumë prej jush që e keni të vështirë ta pranoni se këto gjëra kanë për të ardhur, do të vij një ditë kur ju do ta recitoni këtë, Kryqëzatë Lutje (158) tre herë në ditë, sepse presionet që do të hidhen mbi ju për të mohuar Birin tim, do të jenë të parezistueshme.

Lutja e Kryqëzatës (158) Më mbro nga feja për mbarë botën:

I dashur Jezus, më mbro nga ligësia e fesë së re për mbarë botën, e cila nuk vjen prej Teje. Më ruaj në udhëtimin tim drejt lirisë përgjatë Udhës drejt Mbretërisë Tënde të Shenjtë.

Më mbaj të bashkuar me Ty, kur të jem i munduar dhe i detyruar të gëlltis gënjeshtrat që përhapen nga armiqtë e Tu për të shkatërruar shpirtrat.

Më ndihmo t’i bëj ballë persekutimit; të qëndroj i vendosur ndaj Fjalës së Vërtetë të Hyjit kundër doktrinave të rreme dhe sakrilegjeve të tjera, që mund të detyrohem t’i pranoj.

Përmes Dhuratës së vullnetit tim të lirë, më merr brenda Fushës së Mbretërisë Tënde, për të më mundësuar që të ngrihem dhe ta shpall të Vërtetën, kur ajo të deklarohet të jetë një gënjeshtër.

Kurrë mos më lër të lëkundem, të hezitoj, apo të largohem nga frika përballë persekutimit. Më ndihmo të qëndroj i vendosur dhe i palëkundur ndaj të Vërtetës, për sa kohë të jetoj. Amen.

Shko, bija ime, dhe pranoje se këto gjëra do të ndodhin, por dije se nëse qëndron besnike ndaj Birit tim, ti do të ndihmosh në shpëtimin e këtyre shpirtrave të cilët do të jenë zhytur në gabim.

Thursday, 12 June 2014

Besimi i klerikëve do të shkelet nga armiku më i madh i Hyjit që ka ecur ndonjëherë në Tokë - antikrishti

E Shtunë, 7 Qershor 2014, në 20:00

Bija Ime fort e dashur, Shpirti i të Vërtetës, që mbizotëron përmes Kishës Sime në Tokë, duhet të vazhdoj, të ushqehet dhe të mbrohet, nga ata shërbëtorët e Mi të shenjtë të cilëve Unë i besova kujdesin e të gjithë fëmijve të Hyjit.

Priftërinjtë në Kishën Time së shpejti do të përballen me sfida, që do të thotë se shumë do ta kenë shumë të vështirë ta mbrojnë Fjalën Time.

Gjithçka që nuk është nga Unë do t’ju paraqitet atyre nga tradhëtarët mes tyre.

Sa Unë dëshiroj t’i sjell atyre ngushëllim dhe si Unë do të bëj gjithçka në Fuqinë Time për t’i mbushur shpirtrat e tyre me Zjarrin e Shpirtit të Shenjtë. Unë do ta bëj këtë me qëllim që ata të qëndrojnë gati, të qetë dhe në asnjë dyshim, kur t’ju kërkohet të marrin pjesë në doktrinën, e cila nuk do të jetë nga Unë. Ata, si mbrojtësit e Fjalës Sime, duhet të jenë të pregatitur të qëndrojnë besnikë ndaj Meje.

Por ata do të binden të ndjekin një interpretim të ri të Fjalës Sime dhe kjo do të çoj në gabim të rëndë. Nëse ata i çojnë shpirtrat e pafajshëm dhe ata që janë të përkushtuar ndaj Meje në gabim dhe në kryerjen e blasfemisë, do të jenë fajtorë për mbështetjen e doktrinave të Ferrit. Për këtë, ata do ta dinë se si do të jetë të ndjejnë Zemërimin e Atit Tim.

Priftërinjtë që janë të Mitë do t’ju duhet t’i rinovojnë betimet e tyre të dashurisë, bamirësisë dhe pastërtisë, nëse duan të qëndrojnë në Gjëndjen e Hirit, me qëllim që të më shërbejnë Mua ashtu si janë përkushtuar ta bëjnë në Emrin Tim.
Për fat të keq, fuqia e të ligut, që do të sundoj kundër tyre, do të jetë e tillë sa shumë do ta kenë tepër të vështirë për t’i bërë ballë presionit të ushtruar mbi ata.

Të tjerët do ta përkrahin doktrinën e re dhe do të bëhen pjesë e priftërinjve të rinj për një botë që do të deklarohet së shpejti – ku ata nuk do t’i shërbejnë më Hyjit të Trinisë. Atëherë ata do të çojnë shumë shpirtra në braktisje.

Vetëm pak do të mbeten besnikë ndaj Meje dhe ata do të ngushëllojnë ata të Krishterë të cilët kurrë nuk do të devijojnë nga e Vërteta. Ata që më tradhëtojnë Mua do të bëhen vetë viktimat e antikrishtit dhe ushtrisë së tij, që do t’i persekutojnë ata në mënyra, që do të thotë se nëse nuk bëjnë marrëveshje me bishën, do të flaken si kriminelë dhe do të akuzohen për krime të ngjajshme me tradhëtinë.

Besimtarët do të ngushëllojnë njëri tjetrin dhe prej Hirit Tim atyre do t’ju jepen Dhuratat nga Hyji, të nevojshme për t’i mbrojtur ata kundër persekutimit, përfshi Vulën e Hyjit të Gjallë, e cila do t’i mundësoj ata ta kapërcejnë kundërshtimin që do të hasin kur Krishtërimi të brutalizohet. Ata që janë për Mua dhe në Mua do të ndjejnë kurajo të madhe në zemrat e tyre, sepse do të jenë në gjëndje ta dallojnë Shpirtin e te Vërtetës nga shpiri djallëzor. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, besimi i klerikëve do të shkelet nga armiku më i madh i Hyjit që ka ecur ndonjëherë në Tokë – antikrishti. Ai do t’i joshi ata dhe do t’i tërheqi drejt një rrjete të mëdhe mashtrimi dhe dëshpërimi. Influenca e tij mbi ata do të jetë si një errësirë e madhe, që do të bjer mbi ata dhe do ta shuaj Dritën e shpirtrave të tyre dhe shumë, pas kësaj, do t’i shesin shpirtrat e tyre tek Satani .

Të gjitha këto ngjarje duket sikur do të jenë një zhurmë e madhe, si gjëmimet e bubullimës, por bisha nuk vepron në këtë mënyrë. Jo, misioni i tij do të shihet si një ungjillizim i madh i botës, që do të shfaqet në shumë mënyra. Ai do të duket të jetë kaq tërheqës, sa nuk do të jenë vetëm ata shërbëtorët e shenjë, ndriçuesit e Hyjit, të zgjedhur për ta udhëhequr popullin e Tij në Tokë drejt shenjtërimit, të cilët do të bien viktimë ndaj mashtrimit. Armiqtë e Hyjit do ta mbështesin gjithashtu lëvizjen e re ungjilltare, e cila do të deklarohet në faza dhe jo me trumpeta të mëdha, sepse kjo do të krijonte shumë dyshime.

Kushtetuta të reja do të futen të cilat do të duken ta përmirësojnë jetën e të vërfërve të botës. Pastaj bashkimi i shteteve do të krijohet përmes bankave, bizneseve, marrëveshjeve të tyre si miq në rastin e luftrave të ardhme, politikave dhe përfundimisht, feja. Fazat tashmë kanë filluar dhe plani është kordinuar për më tepër se 7 vjet dhe në hollësira të mëdha.

Ajo që Unë ju kërkoj është që të qëndroni gati dhe të luteni për të gjithë priftërinjtë e Mi, që t’i ruajnë Hiret, që Unë hedh mbi ata për të më shërbyer Mua dhe të mund ta ruajnë Besimin e Vërtetë.

Vetëm e Vërteta është e përjetshme.

Vetëm e Vërteta e Fjalës Sime do ta ruaj jetën – jetën e shpirtit, si dhe jetën e kësaj Toke.

Gënjeshtrat, e paraqitura si e Vërteta, vijnë nga Satani, që është i dënuar përjetësisht. Ata që e ndjekin atë, që i zbatojnë mënyrat e tij dhe bëhen shërbëtorë të tij, do të zhyten në errësirë dhe do ta vënë veten në rrezik të madh.

Vetëm e Vërteta do t’ju shpëtoj. Unë Jam e Vërteta. Më ndiqni vetëm Mua, sepse asgjë tjetër nuk mund t’ju sjelli dashuri, paqe, gëzim apo lumturi të përjetshme. Vetëm duke më ndjekur Mua dhe Fjalën Time të Shenjtë – ashtu si Unë ja dhashë botës, ku nuk 
është ndryshuar – ju mund të shpëtoheni.

Monday, 9 June 2014

Nëna e Shpëtimit: Numri 1 do të përdoret si një simbol në librin e ri

E Premte, 6 Qershor 2014, në 23:15

Bija ime e dashur, botës së shpejti do t’i paraqitet, prej armiqve të Birit tim, një libër i keq, i cili do të ketë numrin 1 të gdhëndur brënda kapakut të vet në ngjyrë të kuqe dhe të zezë me kokën e bricjapit të fshehur brënda vizatimit të vet.

Tek ata që nuk janë më të ditur, ky libër do të deklarohet të jetë një botim i rëndësishëm, i cili do të bashkoj botën. Ai do të duket të jetë burimi më i madh në sjelljen e bashkimit të botës dhe do të inkurajoj të gjithë ata që e lexojnë atë të përshtaten ndaj një mënyre të re të së menduarit; një mënyre të re të besimit në vetvete; të qënurit i mirë ndaj vetvetes; që të mund të bashkoheni, në një, me të tjerët që ndjekin këtë udhë drejt lartësimit të vetvetes.

Ky libër do të bëhet një doktrinë për t’i bashkuar të gjitha kombet; të gjitha besimet fetare; të gjitha politikat; të gjitha rregullat dhe pikpamjet ekonomike. Ai do të përdoret për të krijuar një shoqëri të re mbarë botërore, ku mungojnë fetë që e nderojnë Birin tim, Jezu Krishtin. Ai do të jetë pjesë e programit të shkollave dhe gjithë qeveritë do të inkurajohen ta adaptojnë filozofinë e tij, si pjesë e kushtetutës së vëndeve të tyre.

Numri 1 do të përdoret si një simbol në librin e ri dhe njerëzit do të mbajnë emblema, me qëllim që ta deklarojnë publikisht besnikërinë e tyre ndaj kësaj aleance mbarë botërore. Gjithçka do të jetë gati, që kur antikrishti të ngrihet, libri do të duket të luaj një rol në diktaturën e tij. Libri do të aprovoj çdo doktrinë të rreme; çdo fallcitet në Sytë e Hyjit; të pavërteta dhe një filozofi të rrezikshme, që do t’i çoj të gjithë ata që e pranojnë përmbajtjen e tij në gabim të rëndë. Aftësia e njerëzve për të dalluar të drejtën nga e gabuara do të dobësohet për shkak të tij. Moraliteti i tyre do të vihet në pyetje dhe paganizmi, i maskuar si një fe që i mirëpret të gjithë, do të ndërthuret me dinakëri në çdo paragraf.

Shumë njerëz do të duan ta blejnë këtë libër, sepse do të deklarohet të jetë një zbulim kaq mahnitës në botën e politikës. Ai do të bëhet një libër, që promovon një formë të komunizmit, por që do të shihet si diçka me një spiritualitet unik, që do të preki zemrat e shumë vetave. Ai do të jetë gjithçka që është në kundërshtim me Fjalën e Vërtetë të Hyjit. Ai do të jetë një libër, që do të filloj ungjillizimin e botës të besoj në rëndësinë e humanizmit. Ai do ta lartësoj njerëzimin; inteligjencën e njeriut; progresin e njeriut; fuqinë e madhe shkencore të njeriut dhe rëndësinë mbi kontrollin e të gjitha vëndeve në të njëjtën mënyrë.

Gjithçka është planifikuar për të siguruar që antikrishti të jetë i mirëpritur mes festimeve të mëdha. Por, mos u gënjeni, ky libër do të jetë pregatitur nga ai që do ta deklaroj veten mbreti i botës. Dhe të gjithë njerëzit do të jenë të gëzuar për një botë të re; një fillim të ri dhe një udhëheqës të ri. Më pas, ai do të mirëpritet në Kishën e Birit tim me librin e herezisë. Dhe kur ai të ulet në fronin në tempullin e ri, të gjithë do ta trajtojnë atë si Krishti. Menjëherë pas kësaj, ai do të gënjej botën të besoj se ai është Biri im, Jezu Krishti.

Kjo do të jetë koha e shumë lotëve – lotë, që do të rrjedhin nga Qielli për shkak të mashtrimit, që do të përfshij kaq shumë njerëz. Të gjitha këto pregatitje kanë filluar dhe kështu edhe Hyji pregatitet të luftoj për ata që bien nën influencën e antikrishtit. Pregatituni mirë, fëmij të dashur, sepse do t’ju duhet çdo ndihmë nga Qielli për t’ju ndihmuar të rezistoni gjatë kohëve që do të vijnë.

Ecni përpara me shpresë, sepse ajo periudhë do të jetë e shkurtër, pasi Hyji nuk do ta lejoj bishën të zotëroj për më shumë nga se është e nevojshme, sipas Shkrimit të Shenjtë. Besoni, shpresoni dhe të jeni mirënjohës që ju jepet e Vërteta tani, sepse kështu do të jeni në gjëndje të pregatiteni. Jepini gjithmonë falenderime Hyjit për Mëshira të tilla, sepse Ai është kaq Bujar që sa më shumë ju e thërrisni Atë, përmes Birit të Tij të dashur, aq më shumë Ai do ta dobësoj ndikimin e sprovave të tilla.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/06/mother-of-salvation-the-figure-one-will-be-used-as-a-symbol-in-the-new-book/

Saturday, 31 May 2014

Hyji Atë: Lutja Besoj, e cila pranon se Kush Jam Unë, do të ndryshohet

E Hënë, 26 Maj 2014, në 16:22

Bija Ime më e dashur, koha do të vij kur Lutja Besoj, e cila pranon se Kush Jam Unë, do të ndryshohet si një alternativë për të nderuar zotat e rremë.

Kur feja mbarë botërore të shfaqet, ajo do të bëhet me kujdes, për të mos dhënë përshtypjen se Unë, Ati I Përjetshëm, nuk Jam duke u nderuar më. Nëse Unë nuk Jam nderuar atëherë kjo lutje e re do të bëhet një paturpësi dhe kurrë të mos recitohet, nëse fëmijët e Mi duan të qëndrojnë me Mua dhe që dëshirojnë Jetën e Përjetshme. Shumë më mirë nëse qëndroni të heshtur sesa të shqiptoni një fjalë të blasfemisë, që do të futet në të gjitha kishat ngado, të cilat më nderojnë Mua, Atin tuaj dhe që e pranojnë Birin Tim, Jezu Krishtin, Shpëtimtarin tuaj.

Fjalët, që adhurojnë Emrin Tim dhe atë të Birit Tim, do të shtrëmbërohen dhe shprehjet, që i referohen Birit Tim, do të përfshijnë terma të tilla si “Jezusi i Dritës”. Kjo lutje e re do të theksoj superioritetin e njeriut, përgjegjësinë e tij për të siguruar mirëqënien e vëllait të tij dhe për të mirëpritur, si një të vetme, të gjitha fetë për të nderuar Hyjin.

Të gjitha referencat ndaj Birit Tim, sipas mënyrës në të cilën Ai duhet adhuruar, do të zëvendësohen nga ky titull i ri që ata do t’i japin Atij. Botës do t’i thuhet të nderoj bukurinë e Tokës; mrekullitë e botës të krijuara nga një Zot I Cili është Një për të gjithë dhe I Cili pranon çdo lloj adhurimi. Kjo do të jetë koha kur bota do të bashkohet në një botë, si një fe pagane. Për arsyen se shumë shprehje fetare do ta ngatërrojnë këtë lutje të re, do të jenë ata që janë të bekuar me dijen të cilët do ta kuptojnë në të vërtetë se çfarë po ndodh.

Sa të kota do të jenë përpjekjet e tyre, sepse ata që e sjellin këtë errësirë mbi fëmijët e Mi do të vuajnë për refuzimin e tyre ndaj Krijuesit të tyre. Dhe kur kjo lutje të pranohet, një paturpësi tjetër do të kryhet – futja e Fjalës së rishkruar, e cila nuk do të përmbaj asnjë përveçse fryte të kalbura.

Me kalimin e kohës, një simbol i veçantë, që do të përfaqësoj zotin e ri të krijuar nga njeriu, do të krijohet, prandaj do të duket tek ata që do ju kërkohet ta mbajnë atë se janë duke bërë një gjë të mirë duke treguar solidaritet ndaj njëri tjetrit. Të gjitha këto gjëra, do t’ju thuhet atyre, janë për të mirën e të gjithëve, ku detyra juaj e parë është të kërkoni përsosmërinë e njeriut. Kjo, do t’ju thonë ata, është e rëndësishme para se ju të përballeni me Zotin. Ju nuk mund të bëni Vullnetin e Zotit nëse nuk kërkoni drejtësi për të çliruar njerëzimin nga prangat e persekutimit fetar, varfërisë dhe luftrave. Fokusi do të jetë mbi të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me Krijimin Tim – Tokën; kombet; popujt dhe udhëheqësit politikë. Të gjitha do të lidhen së bashku si një e vetme me qëllim që t’i shërbehet Zotit më mirë, do të thonë ata. Gjithçkaje që ata do t’i shërbejnë do të jetë mbreti i gënjeshtrave, i cili do t’i shkaktoj të gjitha këto gjëra. Dhe, ndërsa bota do ti brohorasi këto përparësi në dukje themeltare në çështjet globale, humanizmi do të detyrohet drejt paganizmit. Paganizmi do të sjelli me vete një errësirë të tmerrshme të shpirtit. Pastaj, për gjithçka që është ngritur kundër Meje, Unë do t’i replikoj paturpësitë e tyre – mbi Tokën që ata ecin; ujin që ata pijnë; malet që ata ngjiten; detet që ata përshkojnë dhe shiun, që ushqen të mbjellat e tyre.

Beteja mes të fortëve, krenarëve dhe të ligut mes njerëzimit dhe Meje, Atit të tyre të Përjetshëm, Krijuesit të tyre, do të jetë një betejë e luftuar fortë.

Ati juaj I Përjetshëm
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/26/god-the-father-the-credo-prayer-which-acknowledges-who-i-am-will-be-changed/

Saturday, 24 May 2014

Ata do ta përdorin Shtëpinë Time për të nderuar zotat paganë si një shenjë respekti, për të cilën botës do t’i thuhet është veçse e drejtë

E Dielë, 18 Maj 2014, në 19:15

Bija Ime fort e dashur, të gjitha profecitë e dhëna ty do të fillojnë tani të derdhen – nga një pikë e nga një pikë, deri sa të gjitha do të vërshojnë me shpejtësi ashtu si uji rrjedh nga çezma. Incidentet, veprimet dhe sjelljet, që kanë lidhje me Kishën Time në Tokë, së shpejti do të dëshmohen nga ju. Ata që bëjnë deklarata përçmuese rreth Fjalës Sime të Shenjtë do të heshten, kaq të tronditur do të jenë nga ngjarjet që do të vijnë.

Gjithçka që vjen nga Unë vjen nga Ati Im. Kur Ati Im i dikton detajet e ngjarjeve të ardhshme, si pjesë e Misionit të Tij për të shpëtuar shpirtrat, të jeni të sigurtë se ato do të ndodhin. Ndërsa epoka e re e reformave radikale në Kishën Time fillon, shumë grupe jo-
Krishtere do të përkrahen.

Dhe, ndërsa Unë i mirëpres të gjithë shpirtrat, Unë kurrë nuk do ta lejoj Fjalën Time – mbi të cilën Kisha Ime është ndërtuar – të flaket tutje. Ata që nuk më pranojnë Mua, sepse nuk besojnë në Kush Jam Unë, do të jenë të mirëpritur në Shtëpinë Time. Atyre do t’ju tregohet çdo mikpritje; do të trajtohen me nderim të madh; do t’ju jepen dhurata dhe prapë ata do të refuzojnë ta pranojnë Zotin e tyre. Pastaj, me kalimin e kohës, ata do ta përdorin Shtëpinë Time për të nderuar zotat paganë si një shenjë respekti, për të cilën botës do t’i thuhet është veçse e drejtë.

Të Krishterëve do t’ju thuhet se Hyji do të presi prej tyre që t’i mirëpresin jo-besimtarët në Kishë. Se disa praktika, të cilat më nderojnë Mua, do të duhet të përshtaten me qëllim që të mos shkaktojnë fyerje ndaj këtyre vizitorëve. Së shpejti, Shtëpia Ime, nuk do të më përkasi më Mua, sepse do të ketë fare pak diskutime mbi Fjalën Time të Shenjtë të Vërtetë.

Fjalët e reja, të cilat ata do t’ju thonë se dalin nga Buzët e Mia, do të përdoren nga Kisha Ime në Tokë për të mirëpritur të panjohurit në Shtëpinë Time. Dhe, ndërsa Unë rri i ulur me qetësi në një qoshe, ata do të shkaktojnë trazira në Shtëpinë Time; do të heqin gjërat e çmuara dhe të gjitha simbolet, që janë të shoqëruara me Mua, Nënën Time të dashur dhe Udhën e Kryqit. Shtëpia Ime do të zhvishet nga të gjitha ato që Unë i mbaj të shtrenjta dhe mashtruesit do të zënë banëse atje.

Ajo do të bëhet një vënd i ceremonive përkujtimore të çuditshme; i lutjeve të reja dhe të çuditshme dhe libri i ri do të zëvendësoj të vjetrin. Kjo do të vazhdoj deri sa Unë të Jem detyruar të largohem nga Shtëpia Ime, pasi ajo do të jetë e padenjë për Praninë Time të Shenjtë. Të gjithë ndjekësit e Mi të pafajshëm, do të shikojnë vetëm çfarë ata besojnë të jetë një përpjekje për të modernizuar fenë Katolike.

Së shpejti Unë nuk do ta kem më çelësin e Shtëpisë Sime, sepse ata do ta heqin edhe këtë gjithashtu. Atëherë Unë do ta bëj Shtëpinë Time vetëm në zemrat e shërbëtorëve të Mi të shenjtë besnikë, ndjekësve të Mi të dashur dhe atyre zemrat e të cilëve do të jenë të hapura ndaj Meje.

Shtëpia Ime është e juaja. Shtëpia Ime është për këdo.

Por kur Unë i mirëpres paganët në Shtëpinë Time, kjo nuk ju jep atyre të drejtën t’i detyrojnë fëmijët e Hyjit t’i pranojnë zakonet e tyre apo të lejojnë ceremonitë e tyre të ndodhin në Shtëpinë e Zotit.

Ju kurrë nuk duhet ta lejoni Besimin tuaj të përdoret në këtë mënyrë apo të kompromentohet, me qëllim që t’i lejoj paganët ta njollosin Shtëpinë Time.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/18/they-will-use-my-home-to-honour-pagan-gods-as-a-mark-of-respect-which-the-world-will-be-told-is-only-fair/

Thursday, 1 May 2014

Nëna e Shpëtimit: Ditët që çojnë në ardhjen e antikrishtit do të jenë ditë të festimeve të mëdha

E Dielë, 27 Prill 2014, në 23:20

Fëmijët e mi të dashur, pranojeni Dritën e Hyjit të bjer mbi ju, ndërsa planet për të pregatitur botën për Ardhjen e Dytë të Birit tim, Jezu Krishtit, të kenë përfunduar. Të gjitha gjërat tani do të jenë sipas Vullnetit të Shenjtë të Hyjit dhe unë kërkoj që ju ta përdorni lutjen si mburojën tuaj më të madhe, ndërsa beteja për fëmijët e Hyjit do të intensifikohet.

Ndryshe nga luftrat e mëparshme, beteja për shpirtrat do të jetë shumë e ngatërruar, sepse armiku do të merret si mik, ndërsa Kisha e vërtetë e Krishtit do të deklarohet të jetë armiku.

Sa të fortë do t’ju duhet të jeni, nëse ju do të bëheni një ushtar i Krishter
ë i vërtetë. Ju kurrë nuk duhet të përuleni ndaj presionit për të shprehur blasfemitë, në të cilat do t’ju kërkohet të merrni pjesë, në publik dhe para altarëve të Birit tim. Kur të shikoni njerëz të lartësohen në pozita me pushtet, në Tempujt e Birit tim, dhe që ju kërkojnë t’u përuleni me nderim para tyre, por që nuk gjendet asnjë shenjë e Kryqit, atëherë vraponi, sepse do të çoheni në gabim. Ju do ta dini se koha që antikrishti të hyj në Kishën e Birit tim ka ardhur, kur tabernakullat janë ndryshuar dhe, në shumë raste, të zëvendësuara me versionin prej druri.

Fëmijë, ju lutem të jeni të vetëdijshëm se shumë nga ju do t’i kthejnë shpinën të Vërtetës, sepse ju do ta keni pothuajse të pamundur ta pranoni të Vërtetën. Ditët që çojnë në ardhjen e antikrishtit do të jenë ditë të festimeve të mëdha, në shumë kisha, të gjitha besimeve t
ë Krishtere dhe të tjera.

Të gjitha rregullat do të kenë ndryshuar; Liturgjia do të jetë rikrijuar; Sakramentet do të jenë përpunuar; deri kur përfundimisht, Mesha nuk do të festohet më sipas Doktrinës së Shenjtë.

Atëherë dhe në ditën kur antikrishti të ulet me krenari në fronin e tij, Prania e Birit tim nuk do të jetë më. Që nga ajo ditë, do të jetë e vështirë për ata që e duan Birin tim të qëndrojnë besnikë ndaj Tij, ashtu si duhet, sepse çdo ligësi do të tregohet para jush. Kur te rrethoheni nga shume shperqendrime dhe kur të konsiderohet nj
ë fyerje për ta dyshuar hierarkinë e re, ju do të tundoheni të hiqni dorë dhe ta pranoni fenë mbarë botërore, nga frika se mos humbisni miqtë dhe familjen.

Ushtria e Hyjit – Ushtria e Mbetur – do të rritet dhe do të përhapet dhe Kryq
ëzata e Lutjeve do t’ju japi forcë të madhe të gjithëve. Biri im do të ndërhyj dhe do t’ju kaloj përmes sfidave, që do të dalin përpara dhe ju do ta dini se do të jetë Fuqia e Tij që do t’ju japi guximin dhe këmbnguljen. Sepse vetëm më të fortët mes jush do të qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës së Shenjtë të Hyjit, por edhe nëse Ushtria e Mbetur është veçse një copëz e vogël në krahasim me ushtrinë e bishës, Hyji do ta mbushi atë me fuqinë e luanit. Ai do të forcoj të dobëtin dhe do t’ju japi atyre Hire të mëdha. Ai do ta dobësoj fuqinë e atyre që do t’i përkushtohen antikrishtit. 

Të gjitha këto ngjarje do të duken të frikshme, por, në të vërtetë, këto ngjarje do të duken tek shumë si një epokë e re e bashkimit dhe e paqes në botë. Njerëzit do ta aprovojnë kishën e re mbarë botërore dhe do të thonë: “çfarë mrekullie e madhe është krijuar nga Zoti.” Ata do të kenë admirim të madh për njerëzit, si nga brënda kishës dhe nga jashtë saj, që e kanë sjellë këtë bashkim të tillë. Lavdërime dhe nderime të mëdha do të hidhen me bollëk mbi këta njerëz dhe më pas ata do të salutohen me himne të larta, si dhe me një shenjë të veçantë vlerësimi, në çdo mbledhje publike.

Do të ketë dëfrime, festime dhe ceremoni nderi, ku heretikët do të nderohen me tituj të lartë. Ju do të shikoni pasuri të mëdha, bashkim mes besimeve të ndryshme dhe njerëzit e nderuar do të trajtohen si shenjtorë të gjallë – të gjithë përveç njërit. Atij që unë i referohem është antikrishti dhe ata do të besojnë se ai është Jezu Krishti.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/04/27/mother-of-salvation-the-days-leading-up-to-the-arrival-of-the-antichrist-will-be-days-of-great-celebrations/

Sunday, 20 April 2014

Ka vetëm një udhë drejt Hyjit dhe ajo është nëpërmjet Meje, Jezu Krishtit. Nuk ka rrugë tjetër

E Premte, 18 Prill 2014, në 23:24

Bija Ime fort e dashur, bota do të ngrihet përsëri nga hiri, prej masakrës. Unë, premtoj, se do ta fshij epidemin
ë e antikrishtit nga faqja e Dheut. Unë do t’i shkatërroj armiqtë e Hyjit dhe ata përgjegjës për sjelljen e mizorisë, padrejtësisë dhe vuajtjes tek fëmijët e Hyjit.

I ligu, që ka mbërthyer zemrat e njerëzve sot, në çdo pjesë të botës, merr forma të ndryshme. Në formën e vet brutale, njerëzit janë torturuar, vrarë dhe ndëshkuar rëndë. Pastaj në mënyra të tjera, njerëzit duhet të durojnë vështirësi të mëdha, përfshi mungesën e ushqimit, mungesën e shtëpisë dhe varfërinë e tmerrshme, ndërsa liderat e tyre përlajnë çdo të drejtë që është e tyre. 

Më pas janë ligjet e padrejta, që favorizojnë të fuqishmit, i bëjnë njerëz të pasur akoma më të pasur dhe njerëzit e varfër akoma më të varfër, ndërsa fare pak mëshirë apo dashuri tregohet ndaj atyre në nevojë të madhe. Më në fund, është persekutimi i të Krishterëve – ndjekësve të Mi – në gjithë botën. Ata janë përbuzur, më shumë se ndokush tjetër, dhe vuajnë tmerrësisht në Emrin Tim. 

Të Krishterët urrehen nga ndjekësit e të ligut, që i përdor agjentët e tij për t’i heshtur ata në mënyra të ndryshme. Shumë nga planet e tyre përfshijnë censurimin apo të drejtën për ta deklaruar, hapur, besnikërinë e tyre ndaj Meje. Dhe ndërsa qeveritë, sot, do të mbrojnë me vendosmëri të drejtat e çdo besimi tjetër apo të drejtat civile, ata nuk do të përkulen para të drejtave të Krishterëve.

T
ë Krishterët shumë shpejt do të ndalohen të praktikojnë besimin e tyre në vëndet publike, në shkolla, në kolegje, deri përfundimisht në Tempujt e Zotit. Ju mund të thoni – sigurisht kjo është e pamundur – të ndalohen të Krishterët të praktikojnë besimin e tyre, në vetë kishat e tyre? Kjo do të ndodhi në mënyrën më dinake, ku miliona do të mashtrohen, pa i kushtuar shumë vëmëndje, kur çdo detaj i vetëm i Fjalës, ashtu si është tani, do të ndryshoj, por kjo do të kaloj me qetësi. 

Vetëm ata që kushtojnë vëmëndje do t’i shikojnë ndryshimet dhe, pas një far kohe, do të bëhet e pranueshme për t’i hapur të gjitha kishat e Krishtere të mirëpresin të gjitha besimet, përfshi ata që nuk besojnë tek Unë. Megjithatë, jo të gjithë ata që i ndjekin fetë, që nuk e adhurojnë Zotin e Trinisë, do të detyrohen në kishën e re mbarë botërore. Jo. Do të jenë të Krishterët, të cilët do të bëhen të adhurojnë paganizmin, që do t’ju prezantohet me kujdes si një kishë e re dhe e cila do të përqafoj një formë të re ‘bashkësie’ - një kishë për këdo – ku Unë, Jezu Krishti, nuk do të shfaqem.

Që nga ky vit, Kryqet e Mia do të fillojnë të zhduken dhe ndërsa Kishat e Mia, dhe ata që thonë se më shërbejnë Mua, flasin për rëndësinë e humanizmit, ju nuk do të dëgjoni të flitet për rëndësinë e dorëzimit tek Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari juaj. Prandaj, ju nuk do të jeni të pregatitur për Shpëtimin e Përjetshëm. Rëndësia për ndjekjen e udhës Sime tek Ati Im nuk do të përmëndet, as edhe rëndësia e Sakramenteve të Shenjta nuk do të diskutohet. 

Përkundrazi, juve do t’ju tregohet mbi rëndësinë e kujdesit të nevojave dhe mirqënies së të tjerëve, që do të përdoret si një zëvëndësues për të më Adhuruar Mua. Unë Jam Kisha. Trupi Im është Kisha Ime, por më vonë, Unë do të hiqem plotësisht mënjanë. Kokat tuaja do të mbushen me gënjeshtra. Juve do t’ju tregohet çdo lloj udhe, që është e nevojshme për t’ju sjellë më pranë Hyjit. Por çdo udhë që do t’ju thuhet të ecni, do të jetë në drejtim të kundërt.

Dijeni tani, se ka vetëm një të Vërtetë. Ka vetëm një udhë tek Hyji dhe ajo është nëpërmjet Meje, Jezu Krishtit. Nuk ka anjë udhë tjetër.

Jezusi juaj

Sunday, 13 April 2014

Peshkopi Im më i nderuar do të jetë subjekti i një padrejtësie të tmerrshme

E Enjte, 10 Prill, 2014, në 17:22

Bija Ime fort e dashur, sa më thyhet Zemra Ime për shkak të gjëndjes së vështirë të shërbëtorëve të Mi të shenjtë dhe sprovave të vështira që ata do të duhet të hasin nga armiqtë e Mi. Peshkopi Im më i nderuar do të jetë subjekt i një padrejtësie të tmerrshme. Më pas, kur ai të jetë demonizuar, shumë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë do të qortohen, nëse do të guxojnë të shprehin ankesa kundër ligjeve të reja, të cilat nuk janë nga Unë dhe që ata do t’i d
ëshmojnë të futen në Kishat e Mia.

Shumë shërbëtorë të shenjtë do të zhduken dhe do të burgosen kundër vullnetit të tyre. Të tjerët, që do të guxojnë t’ja mbathin nga armiku, do të ndiqen dhe prandaj atyre ju duhet të planifikojnë për ato ditë që vijnë, me shumë kujdes. Nuk do të zgjasi shumë pas kësaj që portreti i antikrishtit do të varet në çdo altar, ndërsa çdo shenjë e Fytyrës Sime, Kryqit Tim, shenjtorëve dhe Sakramenteve do të zhduken pa lënë gjurmë. 

Kjo diktaturë do të jetë si ato, që ju keni dëshmuar më parë, në vëndet ku njerëzit janë shkelur me këmbë. Adhuruesve në këtë, fe të re mbarë botërore, do t’ju kërkohet të parulen para imazhit të antikrishtit. Ata adhurues do ta bekojnë veten përpara kësaj paturpësie, por nuk do të jetë Shenja e Kryqit që ata do të bëjnë – do të jetë sipas një shenje me dorë. 

Të gjithë ata që i përkulen bishës do të bëhen skllevërit e tij dhe do të kthehen nga ata që refuzojnë ta adhurojnë atë. Ata do të tradhëtojnë madje dhe pjestarë në familjet e tyre dhe do t’i dorëzojnë ata për ndëshkim, e tillë do të jetë fuqia që bisha do të ushtroj mbi ata.

Unë do t’i dhuroj secilit prej jush, dhe në veçanti shërbëtorëve të Mi të shenjtë, një formë mbrojtje kundër fuqisë së bishës dhe Unë do t’ju udhëzoj në çdo hap të udhës , përgjatë kësaj rruge të trishtueshme. Unë do t’ju dërgoj shërbëtorë të Mi trima, peshkopë besnikë, priftërinj dhe shërbëtorë të tjerë të shenjtë - të gjithë nga Unë – të cilët do të vazhdojnë të më shërbejnë Mua. Ata do të jenë të bekuar me Dhurata, të cilat do t’ju ndihmojnë të qëndroni në Mua dhe për Mua, që të jeni në gjëndje të duroni këtë shtypje, deri në ditën kur Unë të vij për të shpëtuar njerëzit e Mi dhe t’i marr ata në Mbretërinë Time. 

Mos ju trëmbni këtyre kohëve, sepse ato nuk do të jenë të vështira nëse ju e pranoni Dorën Time të Mëshirës dhe të mësoni të besoni tek Unë, plotësisht. Unë ju Bekoj sot, në Emër të Atit Tim dhe i dhuroj secilit prej jush Forcën, Kurajon dhe Qëndrueshmërinë Time, sepse ju do të keni nevojë për këto, nëse do të qëndroni të Krishterë të vërtëtë, benikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë.

Jezusi juaj

Thursday, 10 April 2014

Ju do t’i njihni këta tradhëtarë nga gjestet e tyre simbolike, të cilat e fyejnë Hyjninë Time

E Martë, 8 Prill 2014, në 20:20

Bija Ime fort e dashur, ata që janë armiqtë e Mi nuk janë ata që nuk besojnë tek Unë. Jo, janë ata që e dinë mirë se Kush Jam Unë, por që më urrejnë Mua. Jo të gjithë e kuptojnë përse më urrejnë Mua, por ata mund të ndahen në dy kampe.

Grupi i parë nuk e pëlqen të Vërtetën. Ata kënaqen të marrin pjesë në ndjekjen e mëkateve, të justifikojnë çdo punë apo veprim të lig, dhe të shijojnë vetëm joshjen e tyre, në kurriz të nevojave të të tjerëve. Ata duan t’ja dinë vetëm për veten e tyre dhe imitojnë çdo tipar të djallit. 

Më pas, janë ata që më njohin se Kush Jam Unë dhe Çfarë Jam Unë, por që plotësisht më refuzojnë Mua, në favor të Satanit, nën magjepsjen e të cilit ata kanë rënë në grackë. Këta janë njerëzit që do të bëjnë, jo vetëm gjithçka që është në kundërshtim me çfarë Unë ju mësova atyre, por që gjithmonë do të më fyejnë Mua, në çdo rast.

Ashtu si adhurimi satanik përfshin simbole, këta tradhëtarët e Mi do të më përqeshin Mua, duke vendosur simbole kaq të ndyra të djallit para Meje. Për çdo ritual që ata marrin pjesë, për të adhuruar Satanin, ata do ta dhunojnë Kryqin Tim dhe gjithçka që ka të bëj me Mundimet e Mia. Ju do t’i njihni këta tradhëtarë nga gjestet e tyre simbolike, të cilat e fyejnë Hyjninë Time. Shumë shpejt, ata prej jush me sytë për ta parë të Vërtetën do të jenë në gjëndje të dallojnë midis atyre që me të vërtetë më shërbejnë Mua dhe atyre që nuk më shërbejnë.

Ata shërbëtorët e shenjtë që janë besnik ndaj Meje, do të më nderojnë Mua gjatë Javës së Shenjtë, me gjestet e tyre të përulura, duke përfshirë shtrirjen përtokë para Kryqit Tim të Shenjtë dhe duke vënë buzët e tyre me një puthje të vulosur mbi Këmbët e Mia. Fokusi i tyre do të jetë gjithçka rreth Meje, Jezu Krishtit, vdekjes Sime në Kryq dhe Premtimit Tim për ta shpenguar njeriun nga mëkati. 

Por dijeni këtë. Që nga Java e Shenjtë, këtë vit, të çarat do të shfaqen dhe kuptimi i Kryqëzimit Tim do të shtrëmbërohet. Interpretime të reja do të paraqiten para besimtarëve dhe gënjeshtra do të rrjedhin prej gojëve të armiqve të Mi. Mundimi Im do të vihet në lojë në një mënyrë të lehtë dhe nuk do të jetë menjëherë e dukshme. Por kur fokusi largohet nga vdekja Ime në Kryq dhe kur gjeste të çuditshme të ndodhin në Kishat e Mia, ju do ta dini se ky është fillimi i copëtimit të Kishës Sime në Tokë.

Kur Satani e sulmon njerëzimin, fokusi i tij fillestar do të jetë gjithmonë mbi familjen, sepse familja përfaqëson gjithçka që është e Atit Tim. Ai do të shkatërroj martesa, do të ndryshoj kuptimin se çfarë është martesa, do të inkurajoj abortin, do t’i joshi njerëzit të kryejnë vetë-vrasje dhe ai do t’i ndaj dhe do t’i prishi familjet. Më pas ai do të shkatërroj dhe do të prishi Familjen Time – Kishën Time në Tokë, sepse kjo është çfarë ai u betua se do të më bënte Mua në orën e fundit. Ai tashmë ka filluar ta copëtoj Kishën Time dhe ai nuk do të ndaloj, deri kur ajo të ketë rënë copë copë tek Këmbët e Mia. Ati Im e ka lejuar një shkatërrues, në formën e antikrishtit, për ta bërë këtë, por vetëm deri aty sa ai mund të shkoj. Kisha Ime është Familja Ime dhe, ndërsa një shumicë e madhe e fëmijve të Hyjit do të largohen për të ndjekur një kishë të rreme të rindërtuar, shumë prapë do të kapen pas Meje dhe prandaj Kisha Ime – Trupi Im – nuk mund të vdesi.

Ju lutem të mos më braktisni Mua, ndjekësit e Mi të dashur. Ju nuk duhet të dorëzoheni ndaj kësaj dinakërie. Nëse ju më doni Mua, ju duhet ta kujtoni veten për gjithçka që Unë ju mësova. 

Mos pranoni asgjë të re, për sa i përket Fjalës Sime të Shenjtë. 

Unë kurrë nuk do ta pranoj një fjalë që nuk doli nga Buzët e Mia të Shenjta. As edhe ju. 

Ju ose jeni për Mua ose kundër Meje. 

Pranoni çdo interpretim të ri të Fjalës Sime që është e përmbajtur në Shkrimet e Shenjta, dhe ju do të më tradhëtoni Mua. Kur ta bëni këtë, ju do të përtypni një doktrinë fare të re, që do ta shkatërroj shpirtin tuaj.

Unë ju dua dhe nëse ju me të vërtetë më doni Mua ju gjithmonë do të qëndroni besnikë ndaj Fjalës Sime, e cila kurrë nuk do të ndryshoj.

Kushdo që thotë se ai vjen në Emrin Tim – le të jetë ai një shërbëtor i shenjtë, një udhëheqës në Kishën Time apo një profet – dhe e deklaron Fjalën Time të jetë një gënjeshtër, nuk është nga Unë.

Jezusi juaj


Wednesday, 9 April 2014

Ata që përpiqen ta mbështesin Fjalën, brënda Kishave të Mia, do të heshten me dëbim

E Hënë, 7 Prill 2014, 19:15

Bija Ime fort e dashur, farat janë mbjellë dhe çdo detaj i planit, për të pregatitur botën për antikrishtin, është përfunduar. Çdo ndryshim, që ju do të dëshmoni në botën e politikës dhe të Kishës Sime në Tokë janë të lidhura – ashtu si është edhe çdo veprim i kryer mes shteteve – ashtu si është çdo ligj që kundërshton Ligjet e Hyjit. Nuk është rastësi që ligje të tilla po futen, nëpër botë, me një shpejtësi të tillë si ato janë tani, sepse ato janë orkestruar me kujdes.

Njoftime të reja, të papritura, për sa i përket krijimit të lidhjeve mes Shtetit dhe Kishës, ku ligjet e tyre bëhen të ndërthurura, do të dalin mes jush. Ata që përpiqen ta mbështesin Fjalën, brënda Kishave të Mia, do të heshten me dëbim. Asnjë mëshirë nuk do të tregohet ndaj atyre që përpiqen ta mbrojnë Kishën Time, sepse armiqtë e Mi do ta deklarojnë të kundërtën të jetë e vërtetë. Ju, ndjekësit e Mi, do të deklaroheni heretikë që nuk i bindeni rregullave të reja, që do të krijohen së shpejti nga Kisha Ime. Juve do t’ju thuhet se Kisha Ime nuk mund të bëj gabim dhe prandaj, edhe pse ju e mbështesni të Vërtetën, do të izoloheni. Kisha Ime kurrë nuk do të gaboj. Liderat e Mi të zgjedhur kurrë nuk do të gabojnë, por kur mashtruesi të marri pushtetin, ju nuk duhet ta ndiqni atë, kur ai e deklaron të Vërtetën të jetë një gënjeshtër.

Ju do ta dini, përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, kur ajo ditë të agoj. Dhe, në atë ditë, ju duhet të më ndiqni Mua, Jezusin tuaj. Lutuni për Guximin Tim, që Unë të mund t’ju ruaj, sepse do t’ju duhen nerva çeliku për të qëndruar besnikë ndaj Meje, kur bota do të detyrohet të bjer, në dorëzim të plotë të vullnetit të lirë, para antikrishtit.

Jezusi juaj


Plani Im final për të mbledhur Kishën Time në Strehën Time është gati për t’u zbuluar

E Shtunë, 5 Prill 2014, në 18:15

Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj t’i jap kurajo dhe forcë secilit prej jush, që i është dhënë Dhurata e dijes për ta njohur Zërin Tim, kur Unë i flas botës përmes këtyre Mesazheve

Ndërsa ju, Ushtria Ime e Mbetur, marshoni përpara, të bashkuar me Kishën Time në Tokë, ju shpejt do të shikoni shumë njerëz të largohen nga Sakramentet e Shenjta. Kjo do të jetë shqetësuese për ju dhe më pas do të kthehet në torturë, sepse ato shumë shpejt do të dhunohen dhe nuk do të jenë më të njëjtat Sakramente, që Unë i dhashë botës. Ju kurrë nuk duhet të harxhoni kohë, nëse besoni në të vërtetë se Unë Jam duke folur me ju. Shkoni – mblidhuni priftërinjtë e Mi dhe ata që i përgjigjen Thirrjes Sime. Atëherë pregatituni për vitet që do të vijnë, që të mund të ushqeni grigjën Time me Ushqimin e Jetës, kur nuk do të ketë mbetur asnjë shenjë e Pranisë Sime.

Kur gjithçka që është nga Unë dhe nga Kush Unë Jam të hiqet nga Kishat e Mia, e gjitha që do të mbetet do të vij nga gjithçka që Unë nuk Jam. Djalli i mishëruar do të hyj në Kishën Time dhe ai do ta infektoj këdo që përulet para tij dhe e adhuron atë. Ai do t’i pushtoj shpirtrat përjetësisht dhe ju duhet të qëndroni në gadishmëri gjatë gjithë kohës, për ato kohë që do të vijojnë. Mos e lini veten të ekspozuar ndaj herezisë, që do ta pushtoj Kishën Time si nga brënda dhe nga jashtë saj. Ju jeni duke u pregatitur tani, prandaj ju duhet të ndiqni gjithçka që Unë ju tregoj, që të mund ta shpëtoni Kishën Time, me aq sa të mundeni, nga armiqtë e Mi.

Plani Im final për ta mbledhur Kishën Time në Strehën Time është gati për t’u zbuluar. Kur Unë t’ju udhëzoj, ju do të keni nevojë për forcë dhe këmbngulje të madhe, sepse armiku juaj do të jetë antikrishti – dhe ushtria e tij, për fat të keq, do të jetë më e madhe se e Imja në numër. Dhe prandaj, kjo do të jetë e frikshme për ju – por dijeni këtë. Ajo nuk do të ketë Fuqinë e Hyjit nga prapa dhe kurrë nuk do t’ju mundi, ndërsa qëndroni besnikë ndaj Fjalës Sime.

Shkoni në paqe dhe prisni udhëzimet e Mia.

Jezusi juaj

Tuesday, 8 April 2014

Ata do të çojnë miliona Katolikë në gabim të rëndë dhe Kishat e Mia do ta humbasin Shenjtërinë e tyre

E Premte, 4 Prill 2014, në 23:20

Bija Ime fort e dashur, profecitë nuk i zbulohen njeriut, nga Hyji, për të shkaktuar bujë. Ato jepen për ta pregatitur njerëzimin për të ardhmen e tyre në Mbretërinë Time, me qëllim që ata të jenë të paralajmëruar për rreziqet e mundshme ndaj shpirtrave të tyre. Çdo Ndërhyrje sipas Urdhërit të Atit Tim, në jetën tuaj, është për të mirën tuaj dhe të shpirtrave të tjerë.

Profecitë e Mia, të dhëna ty, bija ime, me të vërtetë kanë filluar. Mashtruesit e kanë marrë kontrollin, nga brënda, dhe ata do të vazhdojnë ta gënjejnë botën p
ër të besuar se një doktrinë e re – ku ndryshimet ndaj Doktrinës së Shenjtë ekzistuese, e caktuar nga Hyji, janë kryer – mund të ndryshohet për t’ju përshtatur jetës së gjithë njerëzimit dhe të gjitha feve. 

Ruhuni nga fjala “e përgjithshme” apo nga ndonjë përpjekje për ta marrë Kishën Time në Tokë dhe për t’ja hequr Hyjninë e saj.

Ai që nd
ërhyn me Liturgjinë nuk është një shërbëtor i vërtetë i Imi dhe prapë, kjo është pikërisht çfarë do të ndodhi. Dhe çfarë do të bëjnë shërbëtorët e Mi të shenjtë? Ata do të ulin kokat, do të ngrenë krahët në lavdërim të lavdishëm për doktrinën e re të rreme dhe do të mohojnë Gjithçka që Unë i dhashë botës. Dashuria e tyre për çështjet materiale; dëshirat e tyre për t’u admiruar dhe ambicjet e tyre kryelarta do t’i zhveshin ata nga betimet e tyre. Ata do të bëhen tradhëtarë dhe do të më kthejnë Mua shpinën. Ata do të çojnë miliona Katolikë në gabim të rëndë dhe Kishat e Mia do ta humbasin Shenjtërinë e tyre. Menjëherë pas kësaj, ndërsa thelbi i Kishës Sime të jetë dhunuar, ata do të mbledhin të gjitha besimet e tjera të Krishtere dhe do të hartojnë sekte të reja të përgjithshme, që do të çojnë në deklaratën publike, e cila do ta mohoj ekzistencën e Ferrit. 

Më pas, duke ecur mbrapsh, pikërisht në drejtim të kundër ndaj të Vërtetës, të gjithë besimtarëve do t’ju thuhet se mëkati është një çështje personale dhe se, për shkak të mëkatit origjinal, është e pamundur të shmanget. Prandaj, do t’ju thuhet se nuk është diçka për t’u shqetësuar. Vetë mëkati do të përcaktohet ndryshe. Kur kjo të ndodhi, gjithë kuptimi i moralitetit do të marri fund. Kur morali të mos konsiderohet më të jetë i rëndësishëm, atëherë mëkati do të shfrenohet. Mëkati do të përhapet, do të rritet, deri kur shoqëria të bier dhe për ata që do të qëndrojnë besnikë ndaj Kishës Sime – Kishës së Vërtetë – ajo do të jetë një shenjë tmerri për t’u dëshmuar.

Njerëzit do të mburren për mëkatin, duke e shpalosur hapur mungesën e tyre të moralitetit dhe feja e re mbarë bot
ërore do të diktoj se mëkati kurrë nuk do t’ju bllokoj apo dëmtoj ju, në Sytë e Hyjit. Një zot që ata do t’i referohen është Satani, por ata kurrë nuk do t’ja u thonë ju këtë. Për të më talluar Mua, ata do t’ju paraqesin antikrishtin, që do të pritet me entusiazëm, sepse ai do të duartrokitet nga profeti i rremë dhe do të adhurohet prej tij. Antikrishti do të bëj gjithçka që kundërshton Mësimet e Mia, por ai do ta bëj atë me joshje dhe me magjepsje. Miliona do ta adhurojnë atë. Ai do të jetë gjithçka që Unë nuk Jam. Ai do të gënjej kaq shumë, sa do të jetë e lehtë për atë t’i çoj fëmijët e Hyjit në herezi dhe në dëshpërim të tmerrshëm.

Unë Jam duke ju pregatitur të gjithëve ju për këtë ditë. Është shumë e vështirë për shumë prej jush të dëgjoni këtë lajm, por është e Vërteta. E Vërteta do t’i çliroj shpirtrat tuaj nga vdekja. Luftojeni të Vërtetën dhe asnjë e mirë nuk do të vij prej kësaj – vetëm dëshpërim. Pengojini të tjerët të qëndrojnë besnikë ndaj Kishës Sime, duke i inkurajuar ata të ndjekin herezinë, që do lëshohet mbi botën nga brënda Kishës Sime, ju do t’ju hidheni luanëve. Ata që shkatërrojnë shpirtrat e të tjerëve, me anë të forcës, do të hasin ndëshkimin më të madh prej Dor
ës Sime.

Pranojeni të Vërtetën dhe pregatituni. Më ndiqni Mua dhe Un
ë do t’ju udhëheq të sigurtë drejt Mbretërisë Sime. Ndiqeni bishën dhe ai do t’ju çoj ju dhe ata që ju sillni me vete në flakët e Ferrit përjetësisht.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/04/04/they-will-lead-millions-of-catholics-into-grave-error-and-my-churches-will-lose-their-sanctity/

Sunday, 16 February 2014

Nëna e Shpëtimit: Së shpejti, lutja “Të Falemi Mari” nuk do të dëgjohet nga brënda apo jashtë Kishës së Birit tim

E Mërkurë, 12 Shkurt 2014, ora 22:45

Bija ime, ashtu si Imazhi i Birit tim, Fjala e Tij dhe Premtimi i Tij për të ardhur përsëri do të shpërfillen dhe pastaj do të zhduken, po ashtu do të jetë edhe çdo referim për mua, Nënën tuaj të dashur.

Së shpejti, lutja “Të Falemi Mari” nuk do të dëgjohet nga brënda apo jashtë Kishës së Birit tim. Shumë mosmiratime do të tregohen ndaj atyre që vizitojnë Faltoret e mia të shenjta dhe grupet Mariane do të kritikohen për shumë arsye, e gjithë kjo pa asnjë shkak. Çdo pranim në lidhje me vërtetësinë e shfaqjeve që kan
ë të bëjnë me mua, Të Bekuarën Virgjërën Mari, Nëna e Hyjit, nuk do të dëgjohen. 

Të gjitha referencat për mua do të shikohen me mosaprovim nga një guaskë e re e riorganizuar e Kishës së Birit tim në Tokë. Përkushtimet ndaj meje do të ndalohen në shumë kisha, sipas regjimit të ri të caktuar që do të futet në të ardhmen. Unë do të harrohem dhe pastaj do të përbuzem, nga ata që do të pohojnë se përfaqësojnë një kishë të re moderne, e gjithë-përfshirëse, e cila nuk do të ketë asnjë ngjajshmëri me Kishën e krijuar mbi Shkëmb, nga apostulli i dashur i Birit tim, Pjetri.

Kur të shikoni gjithë përkushtimet ndaj meje, Nënës së Shenjtë të Hyjit, të trajtohen në këtë mënyrë ju lutem të jeni të vetëdijshëm se këto rregulla të reja do të jenë sipas urdhërit të të ligut. I ligu më urren mua, po aq shumë sa është i friksuar nga unë. Ai e di se përkushtimi ndaj meje, prej shpirtrave, i mban larg metodat e tij djallëzore dhe se recitimi i Rruzares sime Më Të Shenjtë e fshikullon dhe e bën atë të pafuqishëm. Këto ditë që vijnë do të duhet të durohen nga ata që më duan mua dhe do të vij një kohë kur lidhja e Kishës me Faltoret e mia do të ndërpritet. Kur kjo të ndodhi, ju do ta dini se kjo do të jetë për t’i ndarë fëmijët e Hyjit nga influenca ime, e cila në këto kohë do të jetë e nevojshme, nëse unë do t’ju ndihmoj të shkonit drejt Birit tim.

Roli im është t’ju pregatis për Ditën e Madhe të Ardhjes së Dytë të Birit tim. Unë kam për qëllim të vazhdoj t’i bëj thirrje fëmijve të mi, deri kur ajo Ditë të vij. Unë vetëm dëshiroj t’i sjell shpirtrat para Birit tim, me qëllim që Ai t’ju japi atyre Shpëtimin e Përjetshëm. Është gjithçka për shpëtimin e shpirtave, por çdo përpjekje do të bëhet nga i ligu për të penguar që kjo të ndodhi.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Sunday, 19 January 2014

Kur Kisha Ime e mbështet Fjalën e Hyjit, ju duhet të qëndroni të bindur ndaj Kishës Sime

E Martë, 14 Janar 2014, ora 16:53

Bija Ime fort e dashur, kur shërbëtorët e Mi, ndjekësit e Mi dhe të gjithë ata që pohojnë se janë nga Unë, që thonë se më duan Mua, kjo do të thotë dy gjëra. Ata më duan Mua sepse e pranojnë Fjalën Time dhe ata më nderojnë Mua duke e pranuar të Vërtetën.

Kur ju më doni Mua, ju duhet të qëndroni besnikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë. Kjo do të thotë të jeni të bindur ndaj Fjalës Sime në të gjitha gjërat që kanë lidhje me të Vërtetën. Kur ju e shpallni të Vërtetën e Fjalës Sime, si shërbëtorët e Mi të shenjtë, ju duhet të qëndroni të bindur ndaj Fjalës së Hyjit.

Kur Kisha Ime e mbështet Fjalën e Hyjit, ju duhet të qëndroni të bindur ndaj Kishës Sime. Por, kur të vij dita që ata me autoritet në Kishën Time të mos e deklarojnë më të Vërtetën, atëherë ju duhet të qëndroni të bindur vetëm ndaj Meje. Sepse Unë Jam Kisha. Pa Mua, Jezusin tuaj, nuk ka Kishë.

Kur Fjala Ime ësht
ë ndryshuar dhe pastaj është modifikuar, ajo nuk do të jetë më Fjala Ime. Ju mund të jeni të bindur vetëm ndaj Fjalës së Vërtetë të Hyjit. Nëse ju ndiqni një doktrinë të re të rreme, që do të zëvendësoj Fjalën Time të Shenjtë në kishat e Mia në gjithë botën, atëherë ata përgjegjës për këtë blasfemi do të më mohojnë Mua. Vetëm qëndroni të bindur ndaj atyre që shpallin Fjalën e Hyjit, sepse nëse nuk është Fjala Ime atëherë – ajo nuk është nga Hyji.

Fjala e Hyjit është e Shenjtë. Ajo kurrë nuk mund të ndryshoj nga askush. Bindja ndaj Kishës Sime është e rëndësishme. Bindja ndaj Fjalës së Hyjit është ajo që vendos nëse ju jeni një i Krishter
ë. Ditën kur ju e zëvendësoni Fjalën e Hyjit me një zëvendësues të rremë, është dita që ju do të kundërshtoni Fjalën e Hyjit.

Ju mund të qëndroni të bindur në Sytë e Mi, në Kishën Time në Tokë, vetëm nëse mbështetet e Vërteta. Ju kurrë nuk duhet të keni frikë të shpallni të Vërtetën, sepse vetëm e Vërteta ju çliron.

Jezusi juaj

Tuesday, 7 January 2014

Nëna e Shpëtimit: E Vërteta do të shtrëmbërohet dhe Fjala e Hyjit do të tregohet në të kundërt

E Mërkurë, 1 Janar 2014, ora 13:44

Bija ime, të lutem t’i inkurajosh të gjithë fëmijët e Hyjit që të rezistojnë p
ërgjatë sprovave, që do të vijnë. Sa shumë sfida do të hasin të gjithë të Krishterët, të cilëve do t’ju duhet të dëshmojnë braktisjen djallëzore që do të parakaloj para tyre nga ata prej të cilëve kërkojnë udhëzime, për të bërë një jetë të plotë të Krishtere.

Ata që do të zgjidhen së shpejti, në nivelet më të larta të Kishës së Birit tim në Tokë, nuk do të jenë nga Hyji. Ata nuk do t’i shërbejnë Birit tim dhe do të ndryshojnë shumë doktrina dhe ligje brënda Kishës. Kaq shpejt do t’i sjellin ata ndryshime të tilla, me shumë libra të rinj, broshura dhe letra që do të futen, sa ju atëherë do ta dini se punë të tilla kanë marrë vite për t’u pregatitur. Nuk do të ishte e mundur të futen ndryshime të tilla radikale në kaq shumë formate, po të mos ishte kështu. Kjo do të jetë një nga shenjat e para ku ju mund të siguroheni se kjo doktrinë e shtrëmbëruar, e sapo futur, do të ketë q
ënë krijuar me kujdes të madh.

Shumë njerëz nuk do t’i dallojnë këto ndryshime në Kishë dhe ata që do t’i dallojnë, do t’i mbështesin ato, sepse ata do të zbusin fajin që ata do të ndjejnë për shkak të mëkateve të tyre. Më në fund ata do të lehtësohen, sepse tani kjo do të thotë se ata do të jenë në gjëndje të shpallin hapur aprovimin e tyre për të gjitha gjërat që e fyejnë Hyjin. Sepse, nëse Kisha e deklaron mëkatin të jetë një gjë e natyrshme dhe pjesë e natyrës njerëzore, atëherë kjo do të thotë, me siguri se mëkati nuk është më i rëndësishëm. Pastaj, duke e deklaruar rëndësinë për t’u kujdesur për të varfarit dhe të uritur e botës, ata do ta konsiderojnë veten të jenë të shenjtë në Sytë e Hyjit.

Kur Biri im mohohet publikisht dhe kur Fjala e Tij shtrëmbërohet, kujdes i madh do të tregohet në veprat e mëdha publike të bamirësisë. Kjo do ta devijoj vëmëndjen nga realiteti. Ajo do të krijoj devijim dhe përfundimisht Fjala e Vërtetë e Hyjit nuk do të diskutohet më. Kur të gjitha besimet të sillen nën një çati dhe ku pikpamjet e paganëve të trajtohen me respekt të madh, atëherë njerëzit do të kenë frikë të ngrihen dhe të deklarojnë të Vërtetën. Kur dhe nëse ata guxojnë ta bëjnë këtë, ata do të akuzohen për blasfemi.

Dita po afrohet shpejt kur ta deklaroni veten i Krishterë i vërtetë dhe kur t’i kujtoni njerëzit për Fjalën e Hyjit, atëherë do të akuzoheni për herezi. E Vërteta do të shtrëmbërohet dhe Fjala e Hyjit do të tregohet në të kundërt. Asgjë nuk do të jetë me rregull. Asgjë nuk do të ketë kuptim në rregullat e reja që shpejt do të futen në Kishën e Birit tim. Është e rëndësishme se pavarësisht se sa të papëlqyer mund të bëheni, ju gjithmonë duhet të qëndroni besnikë ndaj Fjalës së Hyjit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Thursday, 2 January 2014

Nëna e Shpëtimit: Ky imitim i ri dhe i turpshëm i Fjalës së Hyjit do t’i bëj shumë të besojnë se ai është thjesht një version i përpunuar modern i Testamentit të Ri

E Hënë, 23 Dhjetor 2013, ora 18:36

Bija ime, errësira do të bjer kaq papritur mbi Kishën e Birit tim, sa shumë do të heshtin menjëherë, kaq të tronditur do të jenë. Biri im, Jezu Krishti Mbret, nuk do të deklarohet më të jetë Mbret. Në vënd të Tij do të jenë zotat e lartësuar paganë dhe të gjitha fetë, përfshi ata që nuk vijnë nga Hyji dhe të gjithë do të z
ënë vënd në Kishën e Birit tim në Tokë.

Për botën deklarimi i ri i të ashtu-quajtur Krishtërim do të duket të jetë një lajm i mirë. Bota do të gëzoj, sepse shumë do ta mirëpresin çfarë ata do të shikojnë të jetë tolerancë e madhe për çdo lloj veprimi, që deri atëherë ishte konsideruar të ishte një mëkat në Sytë e Hyjit.

Kur Biri im eci në Tokë, Farizenjtë e refuzuan të Vërtetën. Ata besonin vetëm në atë që ju përshtatej atyre dhe ata besonin në shumë fallcitete. Ata nuk do t’i pranonin Krahët e Shtrirë të Birit tim, ndërsa Ai e shpallte Fjalën e Shenjtë të Hyjit. Koha ka ardhur, përsëri, për ata që pohojnë se e dinë të Vërtetën ta mohojnë Birin tim. 

Me këtë, unë dua të them Fjalën e Tij të Shenjtë ashtu si është deklaruar në Ungjillin Më Të Shenjtë. Së shpëjti, Libri Më i Shenjtë do të hiqet dhe një zëvëndësues i ri blasfemues do të deklarohet tek të gjithë, brënda Kishës së Birit tim dhe jashtë saj. Shumë do të mashtrohen.

Kaq dinakë janë armiqtë e Birit tim sa ky imitim i ri dhe i turpshëm i Fjalës së Hyjit do t’i bëj shumë të besojnë se ai është thjesht një version modern i përpunuar i Testamentit të Ri. Fjala e Birit tim do të përdoret dhe do të ndryshohet p
ër të thënë diçka të re – diçka që Ai kurrë nuk e tha. I ligu, përmes armiqve të Birit tim, gjithmonë do ta mashtroj botën duke e përdorur të Vërtetën si një bazë për gënjeshtra. Ata gjithmonë do të sulmojnë çfarë është e Vërtetë duke punuar me të Vërtetën, me qëllim që të poshtërojnë Fjalën e Birit tim. 

Ata do të fillojnë në fillim me Fjalën e Tij dhe do ta shkatërrojnë atë – në fillim duke e vënë në lojë dhe pastaj duke e hequr atë, në favor të herezisë. Pastaj ata do të sulmojnë Trupin e Tij. Fjala u bë Njeri në formën e Birit tim. Ata e kryqëzuan Birin tim më parë dhe tani, kur Ai vjen përsëri për të ripërtërirë Tokën, ata do ta shkatërrojnë Eukaristinë e Shenjtë. Të gjithë ata me besim duhet të rezistojnë gjatë këtyre dhimbjeve të tmerrshme të lindjes, sepse kur ajo të marri fund Biri i Njeriut do të ngrihet dhe do të vij për të deklaruar Mbretërinë e Tij në Tokë. Ata që e duan Birin tim duhet ta nderojnë Atë gjatë gjithë kohës dhe kurrë të mos e mohojnë Atë.

Ju duhet të jeni të pregatitur të jetoni sipas të Vërtetës dhe kurrë të mos dorëzoheni të pranoni gënjeshtrat, që do të përhapen në gjithë botën dhe, së shpejti do të deklarohet, feja e re mbar
ë botërore. Kur të shikoni këto gjëra të ndodhin, të jeni të sigurtë se koha do të jetë afër për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit të Vetëm të Vërtetë – Jezu Krishtit, Mbreti i njerëzimit. 

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit