E Djelë, 28 Dhjetor
2014, në 18:30
Bija Ime e dashur, dhimbja më e madhe e
vuajtjeve është ajo, që egziston brënda Ligjeve të kombeve tuaja, të cilat kundërshtojnë
Ligjet e Zotit në çdo lloj mënyre, si të dukshme dhe të padukshme. Sepse çdo Ligj i Zotit, i thyer nga ata që
drejtojnë kombet tuaja, tani është zëvendësuar
nga një vrasës i heshtur i shpirtit. Çdo keqbërje do t’ju paraqitet të jetë një
gjë e mirë. Sa më i ndyrë veprimi, aq më shumë do të duartrokitet. Nuk do t’ju
lihet vënd atyre që shpallin të Vërtetën – Fjalën e Vërtetë të Zotit – për ta
folur. Zërat e tyre do të shpërfillen për pjesën më të madhe. Por kur ata të dëgjohen,
do të dënohen se janë të liq.
Koha ka ardhur me të vërtetë që e Vërteta të
përmbyset dhe të paraqitet se është një gënjeshtër. Fjala tani do të
konsiderohet nga pjesa më e madhe të jetë një trillim – një gënjeshtër. Megjithatë,
Ligjet e Zotit ëshë vështirë të shpërfillen dhe kështu do të jetë kur ata që
drejtojnë kombët tuaja do t’ju kërkohet të përgjigjen për veprimet e tyre të
liga, do të deklarojnë se Fjala e Zotit është e gabuar dhe e vjetëruar.
Dinakëria e djallit do të
thotë se, për të siguruar që ligësia e tij të pranohet, çdo veprim dhe detyrë
morale do të deklarohet të jetë e panjerëzishme dhe kundër lirisë publike. Por,
për ata që janë të bekuar me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, prapë do të jenë në
gjëndje të dallojnë mes të drejtës dhe të gabuarës. Kurrë më parë, që nga ditët
e Noes, bota nuk ka qënë e mbuluar me kaq mashtrim. Kurrë më parë njeriu nuk ka
mëkatuar si ai bën tani. Dhe, ashtu si në ditët e Noes, vetë-kënaqësia e
njeriut ka arritur kufinj të tillë sa ai beson se e ka fuqinë mbi fatin e tij, deri
këtu shkon egoizmi i tij.
Mëkati sot, përkrahet me
kënaqësi dhe publikohet të jetë një e drejtë publike dhe prandaj pritet nga ju
që ta respektoni atë. Nëse ju nuk tregoni respekt ndaj veprimeve mëkatare atëherë
do ta shikoni se do të jeni fajtor të një krimi. Krimi juaj do të jetë se ju
mbani Fjalën e Zotit dhe për këtë do të bëheni të vuani.
Sa lehtë gënjehet njeriu nga plani global për
të zhdukur çdo formë të fajit për veprimet mëkatare, të cilat janë duke u
shkruajtur në ligjet e vëndeve tuaja. Të gjitha këto gjëra janë parathënë dhe
shumë shpejt as edhe një vepër keqbërëse përfshi vrasjen, vdekjen e vullnetshme
dhe abortin nuk do të konsiderohen të jenë të gabuara. Një kohë do të vij kur genocidi
në një shkallë të madhe, do të ndjeki futjen e ligjeve të tilla, të cila do të
jenë krijuar për të bërë ligjore vrasjen e atyre që pësojnë paaftësi dhe kushte
të tjera fizike.
Ligjet djallëzore, të mbrojtura në vëndet
tuaja, do të çojnë në ligje më të mëdha, të cilat do t’ja u heqin juve gjithë
fuqinë. Ju i keni dhënë autoritetin atyre që më mohojnë Mua – të cilët i përbuzin
Ligjet e Zotit – dhe për shkak të kësaj ata do të tregojnë vepra më të liga, që
do të shkaktojnë vuajtje të paimagjinueshme. Çfarë mund të duken të jenë ligjet
e vëndit që promovojnë të drejtat publike dhe njerëzore, do të çojnë në një
formë të diktaturës, e cila do ta bëj të qënurit Kristjan të jetë një fyerje.
Mbrojeni Fjalën Time. Flisni Fjalën Time. Mos
bini në grackën e mbështetjes së ndonjë fushate globale për të drejtat publike,
e cila është krijuar për ta konvertuar botën në një fe të një bote të re. Shërbëtorët
e Mi të shenjtë, Unë ju bëj thirrje ta shpallni Fjalën e Zotit dhe t’i mohoni
veprat djallëzore, që kanë mbërthyer pothuajse çdo komb që e mohon Fjalën e
Zotit.
Është shumë e lehtë për të bërë thirrje për përhapjen
e të drejtave të njeriut por kërkohet një shërbëtori Im trim për t’u ngritur
dhe deklaruar se veprat – që janë të neveritshme për Zotin – janë kundër Meje. Sepse,
për ta bërë këtë do të tërhiqte kritikë të madhe dhe do t’ju bënte të papëlqyer.
Kujtoni çfarë Unë ju thashë – njeriu që me të
vërtetë më shërben Mua, me ndershmëri, kurrë nuk do të ketë frikë të flasi të Vërtetën
dhe ai kurrë nuk do të kërkoj të bëhet i njohur. Qëllimi i tij i vetëm do të
jetë shpëtimi i shpirtrave.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: