Kerko Mesazhet ketu

Friday 28 February 2014

Ju, Dy Dëshmitarët e Mi në Tokë, duhet të qëndroni të palëkundur

E Hënë, 24 Shkurt 2014, ora 16:00

Bija Ime fort e dashur, armiqtë e Mi nuk ndodhen brenda hierarkisë së feve të rreme. Shumë shpirtra të tillë nuk dinë më tepër dhe ata do të më pranojnë Mua kur Unë ta tregoj Veten Time tek ata. Janë ata që do të planifikojnë braktisjen më të madhe, nga brënda radhëve të Vetë Kishës Sime në Tokë, që janë më të rrezikshmit nga të gjithë.

Jo të gjithë, që vijnë të veshur si shërbëtorët e Mi, janë nga Unë, por dijeni këtë. Ora Ime është afër dhe pikërisht para Ardhjes Sime të Dytë, ndëshkimi i përçarjes do të bier dhe do ta pushtoj Kishën Time në Tokë. Ashtu si ata ujqër të veshur si dele, duke e gënjyer botën të besoj se Shtëpia e Hyjit pranon çdo besim, përfshi ata që më mohojnë Mua, Jezu Krishtin, ata do t’ju bindin se kjo paturpësi do të jetë ungjillizimi më i madh që bota do të ketë parë ndonjëherë. Dhe në prag të saj do të kryhet Zemërimi i Hyjit. Ndërsa bota dhe gjithë fetë e saj do të fundosen në këtë kishë të re, të rreme, udha do të shtrohet prej atyre për të pregatitur njeriun e shkatërrimit.

Ndërkohë që ata prej jush që do të qëndrojnë vigjëlentë ndaj Paralajmërimit Tim dhe ata që me këmbngulje mbeten besnikë ndaj Fjalës Sime do të vuajnë, Unë gjithashtu do t’ju jap fuqinë për të duruar këtë ngjarje të dhimbshme. Ata mashtruesa, që janë futur në Kishën Time, do të kenë mashtruar shumë dhe do të vazhdojnë të mashtrojnë miliona, përfshi të gjitha fetë e Krishtere, si edhe ata që nuk më nderojnë aspak Mua. Të gjithë këta mashtrues do të përhapin herezi dhe më pas, ata do të formojnë një fe për botën. Asnjë fe tjetër nuk do të tolerohet, përveç se doktrinës së re të rreme – doktrina nga Ferri. T
ë Krishterët dhe Hebrenjtë do të jenë dy fetë prej të cilëve do të formohet Kisha e Mbetur.

Kur Profecitë e Mia të sjellin lotë në sytë tuaj, dijeni se për arsyen se Unë ju bekoj, përmes këtij Misioni, me nerva çeliku dhe një vendosmëri të hekurt, ju do të mbeteni besnikë ndaj Meje, Jezusit tuaj.

Ju, Dy Dëshmitarët e Mi në Tokë, duhet të qëndroni të palëkundur. I rezistoni çdo tundimi për t’u larguar nga Unë dhe ruajeni dashurinë tuaj për Mua gjatë gjithë kohës. Kisha Ime e Mbetur do të formohet, si nga jashtë këtij Misioni, ashtu dhe nga brënda. Ata prej jush që e refuzojnë këtë Mision tani, por që me të vërtetë më duan Mua, ju gjithashtu do të silleni në Ushtrinë Time të Mbetur në Tokë. Në ditën që kjo të ndodhi, ju do ta kuptoni se Libri i të Vërtetës ishte, me të vërtetë, një Dhuratë nga Qielli për t’ju ndihmuar në udhëtimin tuaj final drejt Mbretërisë Sime dhe Jetës së Përjetshme. Vetëm atëherë ju do të gëzoni dhe do të jeni të patrëmbur, sepse do të keni gjithë mirëbesimin që ju nevojitet për t’i sjellë lavdinë Hyjit.

Jezusi juaj

Wednesday 26 February 2014

Nëna e Shpëtimit: Të gjitha referencat ndaj Ferrit janë hequr dhe njeriu është gënjyer drejt një ndjenje të rreme sigurie

E Dielë, 23 Shkurt 2014, ora 16:28

Medalja e Shpëtimit
Bija ime, për aq kohë sa 
sundimi i Satanit ekziston, në Tokë, e Vërteta gjithmonë do të jetë e shtypur. Që nga vdekja e Birit tim në Kryq, çdo përpjekje për të përhapur Fjalën e Tij është penguar. Dhe që kur u përhap Krishtërimi, shumë plasaritje u shfaqën dhe Doktrina e urdhëruar nga Biri im, Jezu Krishti, përmes dishepujve të Tij, u përpunua. 

E Vërteta gjithmonë është ngacmuar, po pavarësisht nga kjo, Fjala e Hyjit akoma mbetet e gjallë në botë dhe Prania e Birit tim, nëpërmjet Eukaristisë së Shenjtë, është ruajtur.

E Vërteta, në lidhje me ekzistencën e Satanit dhe realitetin e Ferrit, janë ndaluar për shumë dekada dhe kjo ka patur një efekt të dëmshëm mbi shpëtimin e njerëzimit. Të gjitha referencat ndaj Ferrit janë hequr dhe njeriu është gënjyer drejt një ndjenje të rreme sigurie. Prandaj tani, sot, fare pak njerëz besojnë në ekzistencën e djallit apo të humnerës së Ferrit. Kjo gënjeshtër ka qënë fshikullimi i njerëzimit dhe, si rezultat, shumë shiprtra kanë humbur, sepse Ferri është mohuar. Mëkati mortor nuk konsiderohet më të jetë një realitet dhe prandaj asnjë përpjekje nuk është bërë për ta shmangur atë. Ata që i shërbejnë Birit tim, Jezu Krishtit, në Kishat e Tij e kanë për detyrë t’i pregatisin shpirtrat, që ata të jenë të denjë të hyjnë në Mbretërinë e Qiellit.

Ferri mund të shmanget, duke i kuptuar pasojat e mëkatit mortor, dhe prapë asnjë fjalë e saj nuk është përmëndur.
Shpirtrat kanë humbur sepse ata nuk janë udhëzuar si duhet se si ta shmangin mëkatin dhe të kërkojnë falje. Për t’u bërë i denjë për të hyrë në Mbretërinë e Birit tim, ju duhet ta kaloni kohën duke e jetuar jetën tuaj, sipas Fjalës së Hyjit. Ju lutem të mos e shpërfillni të Vërtetën, sepse nëse e bëni këtë, ju do të jeni të humbur.

Lutuni, lutuni, lutuni që njerëzimi ta pranoj ekzistencën e Satanit, sepse deri kur ta bëjnë këtë, ata kurrë nuk do ta pranojnë në të vërtetë Premtimin e Birit tim për Shpengim.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Kur vullneti i një njeriu përplaset me Vullnetin e Hyjit, dhimbje e madhe durohet nga të dyja palët

E Dielë, 23 Shkurt 2014, ora 16:03

Bija Ime fort e dashur, kur vullneti i një njeriu përplaset me Vullnetin e Hyjit, dhimbje e madhe durohet nga të dy palët. Njeriut i është dhënë Dhurata e vullnetit të lirë nga Ati Im dhe, prandaj, ai është i lirë të bëj çfarëdo zgjedhjesh ai dëshiron në jetë dhe Hyji kurrë nuk do të ndërhyj në këtë Dhuratë nga Qielli. Megjithatë, për ata që dëshirojnë të më shërbejnë Mua plotësisht, me qëllimin për të më ndihmuar Mua të shpëtoj shpirtrat e të tjerëve, dhe që ma dorëzojnë Mua vullnetin e tyre të lirë, do të jetë një udhëtim shumë i vështirë për ata.

Kur ju më falni Mua vullnetin tuaj të lirë, për të bërë çfarë është e nevojshme në shpëtimin e shpirtrave, vuajtja që ju do të duroni do të jetë shumë e ashpër. Pasi vullneti juaj nuk do t’ju përkasi më juve, natyra njerëzore duke qënë ashtu si është, do të thotë se një konflikt do të krijohet, midis vullnetit të lirë të njeriut dhe Vullnetit të Hyjit. Shumë njerëz, që më duan Mua dhe që kërkojnë ta zbatojnë Vullnetin e Hyjit në jetën e tyre, gjithmonë do të mundohen. Me qëllim që të përmbushi Vullnetin e Hyjit, shpirti duhet t’i braktisi të gjitha ndjenjat e krenarisë dhe nevojën për të kënaqur dëshirat e veta personale. Ju mund t’i shërbeni me të vërtetë vetëm Hyjit, nëse ju besoni tek Ai plotësisht dhe i ofroni të gjitha sprovat dhe vuajtjet tuaja tek Ai, për të mirën e të gjithëve.

Kur njerëzit mirëdashës, që i shërbejnë Hyjit dhe përpiqen ta jetojnë jetën e tyre ashtu si Ai i udhëzon, bien prej Hirit t
ë Zotit, ata ndjejnë turp. Të tmerruar që e kanë braktisur Hyjin dhe e kanë fyer Atë përmes egoizmit, ndjenjës së vetë-rëndësisë apo arrogancës, atëherë ata e fshehin fytyrën e tyre nga Drita e Hyjit. Kur ndriçohen nga e Vërteta, këta shpirtra, papritur dhe pa paralajmëruar, mund të fillojnë ta dyshojnë besimin e tyre. Një moment ata e duan Hyjin me gjithë zemrën e tyre dhe e ofrojnë veten plotësisht në kujdesin e Tij dhe momentin tjetër ata e shkëpusin veten nga Burimi i Dritës. Është atëherë, kur personi, duke përdorur arsyen njerëzore, i tregon Hyjit se çfarë është ai i pregatitur të bëj, që t’i shërbej Hyjit, dhe kjo do të jetë zakonisht sipas termave të tij. Po, shpirti mund t’i thotë Hyjit: “unë do të shërbej Ty, por me kushtin që Ti të më dhurosh mua këtë favor dhe atë tjetër.” A nuk e dini se ju nuk mund t’i shërbeni dy zotërive, sepse ka vetëm Një Hyj dhe Ai është në Kontroll. Hyji është Zotëria e gjithçkaje që është dhe që do të jetë. Njeriu është atje për t’i shërbyer Hyjit, por prapë Hyji do të bëj gjithçka që Ai mundet për t'i dhënë ngushëllim fëmijëve të Tij.

Kur ju shikoni se po filloni ta dyshoni Hyjin apo të humbisni besimin në Dashurinë e Tij apo Premtimin e Tij, atëherë ju duhet të recitoni këtë Lutje t
ë Kryqëzatës, që do të njihet si Lutja e Rikthimit.

Lutja e Kryqëzatës (137) 
Lutja e Rikthimit

O Hyj i Gjithëpushtetshëm, O Hyji Më i Larti, shiko përmbi mua, shërbëtorin Tënd të përulur, me dashuri dhe keqardhje në Zemrën Tënde. Më rikthe në Dritën Tënde. 

Më ngrit përsëri lart në Favorin Tënd. Më mbush me Hirin, që të mund ta ofroj veten time tek Ti në shërbim të përulët dhe sipas Vullnetit Tënd Më Të Shenjtë. 

Më pastro nga mëkati i krenarisë dhe nga çdo gjë që të fyen Ty dhe më ndihmo të të dua Ty me një dëshirë të thellë dhe të qëndrueshme për të shërbyer Ty në të gjitha ditët e mia në shekuj të shekujve. Amen.

Ju lutem të mos harroni se është shumë e lehtë të ktheni shpinën ndaj Hyjit dhe duhet vetëm një njeri për ta hedhur dyshimin në shpirtin tuaj mbi Mirësinë e Hyjit dhe Mëshirën e Tij të Madhe për të gjithë fëmijët e Tij.

Kërkohet guxim dhe qëndrueshmëri e madhe për të qëndruar besnikë ndaj Fjalës së Hyjit, por pa kërkuar Hiret për t’i shërbyer Atij si duhet, ju nuk do të jeni në gjëndje ta bëni këtë vetë.

Jezusi juaj

Tuesday 25 February 2014

Shumë nga ju që thonë se tani më duan Mua, do të më tradhëtojnë Mua ashtu si bëri Juda

E Shtunë, 22 Shkurt 2014, ora 18:35

Bija Ime fort e dashur, prej dhimbjes do të vij gëzimi, prej dëshpërimit do të vij shpresa dhe prej persekutimit do të vij liria, nëse gjithçka do të më dorëzohet Mua në besim të plotë dhe për Lavdinë e Hyjit.

Çdo krijesë në Qiell, në Tokë dhe nën Tokë do të gjunjëzohen para Zotit – të gjithë, pa përjashtim. Por njeriu, i dobët dhe i rrëzuar, nuk i jep Lavdi Hyjit – madje edhe më i përkushtuari dhe i shenjti – kur ai nuk arrin të dorëzohet plotësisht para Atit Tim, nëpërmjet Meje, Birit të Tij të vetëm, Jezu Krishtit. Për aq koh
ë sa shpirti djallëzor ekziston në botë, njeriu nuk është i denjë të qëndroj para Meje. Ju nuk mund të gjunjëzoheni para Meje, ku jeni të mbushur me krenari. Unë nuk mund t’ju dëgjoj, kur ju më largoheni Mua, si tiranët ju bëheni, kur Satani e mbush mëndjen tuaj me mëkatet e shqisave. Vetëm ata që vijnë para Meje të pastër, që janë pajtuar me Mua, mund të bashkohen me të vërtetë me Mua.

Kur ju ecni si mbretër dhe i jepni urdhra të tjerëve, kur uleni mbi fronet e botës, ju kurrë nuk mund të jeni shërbëtorët e Mi. Kur ju me të vërtetë më shërbeni Mua, pavarësisht se cili është roli juaj, ju gjithmonë do të flisni të Vërtetën. Ju gjithmonë do ta dini se kur të shpallni Fjalën Time të Vërtetë, Ajo gjithmonë do t’ju sjelli shumë kundërshtime. Së shpejti, Fjala e Vërtetë nuk do të flitet më, nga ata që e përshkojnë Kishën Time në nivelet më të larta, duke pretenduar se më duan Mua por që, në të vërtetë, ata më urrejnë Mua. Prandaj, në mënyrë që ju, besimtarë të qëndroni në Mua dhe me Mua, do t’ju duhet shumë kurajo.

Sa shumë prej jush e kanë këtë kurajo? Sa shumë prej jush do të jenë në gjëndje të durojnë persekutimin, që do të shkaktohet kur ju të shpallni të Vërtetën? 

Prandaj, është me një zemër të rënduar, që Unë duhet t’ju informoj se shumë prej jush, që thonë tani se më duan Mua, do të më tradhëtojnë Mua – ashtu si bëri Juda. Sepse kur Fjala Ime e Shenjtë të ndryshoj, dhe të bëhet një enë e zbrazët dhe pafryt, shumë prej jush do ta pranojnë këtë doktrinë të rreme. Sa shumë prej jush do ta refuzojnë këtë Mision dhe do të kthejnë shpinën ndaj Kupës Sime të Shpëtimit.

Ju duhet të recitoni këtë Lutje t
ë Kryqëzatës për t’ju ndihmuar të qëndroni besnikë ndaj Fjalës Sime.

Lutja e Kryqëzatës (136) Për të mbajtur Fjalën Tënde

Më i dashuri Jezus, më ndihmo ta dëgjoj Fjalën Tënde. 
Ta jetoj Fjalën Tënde. 
Ta flas Fjalën Tënde.
Ta përcjell Fjalën Tënde. 
Më jep forcën për të mbrojtur të Vërtetën, madje edhe kur të përndiqem pse e bëj këtë. Më ndihmo ta mbaj Fjalën Tënde të gjallë, kur ajo të mbytet nga armiqtë e Tu. Më lejo ta ndjej Kurajën Tënde kur të jem i ligështuar. Më mbush me Forcën Tënde kur të jem i pafuqishëm.
Më dhuro Hirin për të qëndruar me dinjitet, kur portat e Ferrit të mbizotërojnë kundër meje, pse i qëndroj besnik Vullnetit Tënd Më Të Shenjtë. Amen.

Çdo djall nga Ferri e mallkon këtë Mision, i Imi i fundit në Tokë. Do të kërkohet qëndrueshmëri e madhe, kurajo e pabesueshme dhe një dashuri e thellë për Mua, Jezusin tuaj, për të qëndruar besnikë ndaj Meje. Më i dobëti do të rr
ëzohet në fillim. Ai që është i vakët do ta ndjeki më pas dhe pastaj vetëm ata që qëndrojnë të pastër në zemër dhe të patrembur do të mbeten në këmbë.

Jezusi juaj

Monday 24 February 2014

Kur Hyji e lejon persekutimin e të Krishterëve dhe të Hebrenjve, ajo është për arsye të mirë

E Premte, 21 Shkurt 2014, ora 18:00

Bija Ime fort e dashur, njeriu është një krijesë e brisht
ë dhe e dobët, por ai është një fëmij i Hyjit. Për arsye të ndjenjës së brymosur thellë të vetë-mbrojtjes, njeriu do të bëj gjithçka që i duhet për të mbijetuar. Në kohët e vuajtjes së madhe fizike pjesët e mbetura të forcës brënda tij do të bëhen më të theksuara. Forcë e madhe do të shihet zakonisht tek të dobëtit, të uriturit, të lënduarit fizikisht, të persekutuarit dhe ata që vuajnë në duart e extremistëve. Do të jetë më i dobëti mes jush, që do të bëhet më i forti dhe ata që mendojnë se janë më të fortët do të bëhen më të dobëtit.

Unë Jam duke i ndarë të dobëtit, të butët, të përulurit dhe të drejtët, nga ata që e lartësojnë veten dhe që shërbejnë me hipokrizi ndaj Mësimeve të Mia, por që i mallkojnë të tjerët me zemrat e tyre. Unë Jam tani duke veçuar grurin nga byku dhe për shkak të kësaj, besimi i çdo njeriu do të vihet në test, deri kur ai apo ajo shkojnë deri atje ku nuk mban më. Unë përfshij të gjithë ata që nuk besojnë në Zot, ata që e refuzojnë Hyjin e Vërtetë dhe ata që i kanë dhënë zemrat e tyre tek armiku Im – i ligu. Çdo shpirti do t’i jepet status i barabart
ë para Meje dhe çdo Hir do t’ju dhurohet atyre që nuk më mbështesin Mua në këtë kohë.

Bota do të vihet në test sipas shkallës së dashurisë që çdo person e ka për të tjerët, e cila është një reflektim i vërtetë dhe madhësia e dashurisë së tyre për Hyjin. Koha juaj është e kufizuar dhe për t’ju bërë të aftë të duroni këtë udhëtim të pendesës, ju duhet ta pranoni se profetët e Hyjit thjesht deklarojnë Vullnetin e Tij, vetëm që ju të bëheni të Tijët në trup dhe n
ë shpirt. Mos i rezistoni Dorës së Hyjit. Gëzohuni, sepse sprovat, që janë lejuar nga Ati Im, do të sjellin një bashkim të madh të Dy Dëshmitarëve të Tij në Tokë – të Krishterët dhe Hebrenjtë – dhe prej këtyre të dyve do të krijohet një kthim i madh në besim. Kur Hyji e lejon persekutimin e të Krishterëve dhe të Hebrenjve, ajo është për arsye të mirë. Për shkak të çfarë atyre do t'ju duhet të durojnë, shumë kthime në besim do të jenë si resultat i saj dhe miliarda njerëz do ta shikojnë Lavdinë e Hyjit, me një mëndje të kthjellët, ku asnjë ngatërresë nuk do ta prishi gëzimin e tyre, kur më në fund ta njohin të Vërtetën.

Koha që e Vërteta të duket për çfarë është, përfshi të mirën dhe të keqen, është afër. Dhe pastaj asgjë nuk do t’ju lëndoj ju përsëri. Nuk do të ketë më ndarje nga Hyji. Dashuria përfundimisht do t’i mposhti të gjitha. Dashuria është Hyji dhe Mbretëria e Tij është e përjetshme. Nuk do të ketë më urrejtje, sepse ajo do të ketë vdekur.

Jezusi juaj

Sunday 23 February 2014

Tërmetet do të jenë e një shkalle të tillë sa ato do të ndjehen nëpër shumë vënde, në të njëjtën kohë

E Enjte, 20 Shkurt 2014, ora 18:39

Bija Ime fort e dashur, kur koha të vij për Mua që ta tregoj Veten, në Ardhjen Time të Dytë, ju nuk do ta njihni më botën, sepse ajo do të ketë ndryshuar kaq shumë.

Shpejtësia me të cilën njerëzimi do të bier në thellësitë e mëkatit do t’ju trondisi. Çdo mëkat i ndyrë i trupit do të jetë i dukshëm dhe shumë do të duhet t’i shikojnë këto mëkate të kryhen në vënde publike. Fare pak turp do të tregohet nga fajtorët të cilët, si luanët në valën e të ushqyerit, do të fundosen në thellësitë më të ulëta të imoralitetit, e paparë kjo që nga ditët e Sodomës dhe Gomorrës. I tillë do të jetë infektimi i njerëzimit, i sjellë prej të ligut, sa vrasjet do të kryhen ngado dhe vetëvrasjet do të dalin jashtë kontrollit. Ndërsa Satani i gllabëron shpirtrat, ai do të sigurojë që çdo Ligj i caktuar nga Ati Im do të thyhet. Zemra të ftohta, shpirtra të dëshpëruar dhe mania pas zotave të rremë dhe shpirtrave djall
ëzor, do të zëvendësojnë dashurinë, që akoma ekziston në këtë kohë në botë.

Emri Im do të përdoret për të shprehur gjëra të turpshme dhe ata do të mallkojnë njëri tjetrin në zemrat e tyre. Bija Ime, e Vërteta mund të jetë e padurueshme disa herë, por drejtësia do të bier, nga Ati Im, mbi ato vënde që e përdhosin Fjalën e Tij. Të gjitha ndëshkimet e dërguara nga Ati Im do të ndodhin para Ardhjes Sime të Dytë. Qytetet do të zhduken, vëndet do të përfshihen nga dallgët e Zemërimit të Atit Tim dhe tërmetet do të jenë të një shkalle të tillë, sa ato do të ndjehen nëpër shumë vënde, në të njëjtën kohë.

Bija Ime, ty tashmë të është dhënë informacioni për këto qytete, që do të vuajnë shumë. Ju duhet të më ofroni Mua lotët tuaja, në shpërblim për mëkatet e atyre fati i të cilëve qëndron në errësirë. Pa vuajtjet tuaja, Unë nuk mund bëj çfarë kërkohet për t’i shpëtuar këta shpirtra. Prandaj ju lutem, të jeni bujarë me dhimbjen tuaj dhe Unë do të tregoj Mëshirë, për ata të cilët ju i vendosni para Meje.

Malet do të fundosen, liqenet do të bashkohen me detet dhe tokat do të zvogëlohen në një të tretë. Reshjet, që do të përputhen me Lotët e Mia të Brengës, për shkak të urrejtjes në zemrat e njerëzve, do të jenë të vazhdueshme, deri kur Lotët e Mia të thahen, përmes pajtimit të mëkatarëve, që do të kthehen.

Medalja e Shpetimit
Dijeni tani, se Dhuratat e dhëna botës nga Nëna Ime, nëpër shekuj, duhet të përdoren për t’u mbrojtur. Dijeni gjithashtu, se Medalja e Shpëtimit – më e fuqishme se ndonjë tjetër – do të jetë mbrojtja juaj kundër joshjes së antikrishtit. Çdo përpjekje do të bëhet për të ndaluar Medaljen e Shpëtimit, por asgjë nuk do të ndaloj Fuqitë e shoqëruara me këtë Dhuratë.

Ndjekësit e Mi të dashur, ju duhet të përqëndroheni në lutje këto ditë dhe vendoseni gjithë besimin tuaj tek Unë, sepse ata që janë të Mitë do të mbrohen dhe ju do të jeni arsyeja Ime për të treguar Mëshirë ndaj të munduarve dhe paganëve. Ju kurrë nuk duhet të ligështoheni apo të dorëzoheni, sepse nëse e bëni këtë, ju do ta keni këtë udhë drejt Meje të pamundur për ta gjetur pa Dritën Time, e cila do të nevojitet në çdo hap të udhës, nëse ju doni që ta kryeni këtë udhëtim.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/02/20/earthquakes-will-be-of-such-magnitude-that-they-will-be-felt-across-multiple-countries-at-the-same-time/

Saturday 22 February 2014

Kur Unë të vij të gjykoj, bota do të dridhet

E Martë, 18 Shkurt 2014, ora 18:09

Bija Ime fort e dashur, kur kjo betejë për shpirtrat të intensifikohet, shumë njerëz do të fillojnë ta dyshojnë Ekzistencën Time, në rastin e parë, para se të më refuzojnë Mua plotësisht. Një zëvëndësues i ri, i rremë do të krijohet për Mua, në mëndjen e botës. Emri Im do të përdoret me guxim, por fjalët që ata do të më bashkangjisin Mua nuk do të jenë prej Meje. Ata do të deklarojnë se Hyji nuk i lejon mëkatet e njeriut ta errësojnë Gjykimin e Tij. Por, Hyji do ta shp
ërfilli mëkatin, pasi ai ka pak pasoja, sepse njeriu është i dobët dhe gjithmonë do të mëkatoj, pa marrë parasysh se çfarë. Do t'ju thuhet se Jezusi e fal këdo, sepse Mëshira e Tij e tejkalon Gjykimin e Tij

Kjo do të jetë një gënjeshtër, por shumë njerëz do ta besojnë atë dhe nuk do të ndjejnë asgjë detyrim, të çfarë do lloji, për ta shmangur mëkatin apo për të kërkuar falje, sepse deri atëherë ata do të besojnë se mëkati nuk ekziston në të vërtetë. Pikërisht këta shpirtra janë ata që kanë më shumë nevojë për lutje. Asnjë njeri të mos e ngatërroj Mëshirën Time me Gjykimin Tim, sepse ato janë dy gjëra të ndryshme.

Mëshira Ime do të tregohet vetëm tek të gjithë ata që tregojnë pendesë për mëkatet e tyre. Ajo nuk do të tregohet tek ata që qëndrojnë krenarë para Meje, ku asnjë përpjekje nuk është bërë nga ana e tyre për të kërkuar Faljen Time. Kur Unë të vij të gjykoj, bota do të dridhet. Dhe kur Mëshira Ime të jetë konsumuar, Drejtësia Ime do të bier si një sëpatë. Unë do të ndëshkoj të liqtë, që janë të pandreqshëm.

Njeriu kurrë nuk duhet, as edhe për një moment, ta shpërfilli Premtimin Tim. Unë do të vij për të mbledhur të gjithë fëmijët e Hyjit, por për fat të keq shumë prej tyre kurrë nuk do të hyjnë në Parajsën Time, sepse ata do të më kenë mohuar Mua, Ekzistencën Time dhe ekzistencën e mëkatit.

Jezusi juaj

Merrni një shpirt – një jetë – nga Unë dhe vetë jeta juaj – Shpëtimi i Përjetshëm – nuk do të jetë më e drejta juaj

E Hënë, 17 Shkurt 2014, ora 00:15

Unë ju dua Fëmijë
Kthehuni tek Unë
Bija Ime fort e dashur, kur koha të vij, për Ditën Finale të Gjykimit, shumë shpirtra do të më kenë mohuar Mua dhe do të ketë shumë frikë në zemrat e tyre. Sepse, atëherë, e Vërteta do të jetë si një liqen i pastër kristal, pa anjë njollë. Kaq e pastër do të jetë e Vërteta, sa do të jetë sikur ata po shikonin në pasqyrë. Dhe çfarë do të shohin ata? 

Ata do të shohin Fytyrën Time, Hidhërimin Tim, Dashurinë Time, Keqardhjen Time, Zemërimin Tim dhe pastaj, ata do të dëshmojnë Gjykimin Tim, sepse atëherë nuk do të ketë me kthim mbrapa.

Koha e dhënë njerëzimit për t’u shpenguar është tani. Unë e kam akorduar këtë kohë në të cilën t’ju pregatis të gjithëve ju. Përdoreni atë me mënçuri dhe ju do të shikoni Lavdinë e Hyjit. Shpërdorojeni atë dhe ju kurrë nuk do ta shikoni Dritën apo Lavdinë e Mbretërisë Sime. Përkundrazi, do t’ju duhet të duroni ndarjen e përjetshme nga Unë. Shoqëria juaj e vetme do të jetë një tufë ujqërish – djajë të zemëruar – në humnerë – e cila është banesa e bishës. Të gjithë ata që do t’i dorëzohen ligësisë, pavarësisht nga shkalla, do të largohen sa vjen e më shumë nga Unë – sa më shumë ju të mohoni Fjalën e Hyjit.

Kjo kohë i është dhënë njerëzimit, që ata të pregatiten ashtu si duhet. Misioni Im është që ta heq perden nga sytë tuaj, dhe kështu Unë mund t’ju tregoj se çfarë duhet të bëni, për t’u mirëpritur nga Unë në Parajsën Time të Re.

Ky Mision mund të jetë mundësia juaj e vetme për t’ju bërë të aftë të rrëmbeni Dorën Time, para se të zhyteni në një humnerë të madhe të mashtrimit. Satani ka deklaruar se ai do të vazhdoj të vjedhi shpirtrat e atyre që më Duan Mua. Fokusi i tij i vetëm, në këtë kohë, është që të tërheqi larg Meje – ata që me të vërtetë më duan Mua. Prandaj, ai do të vendosi çdo dyshim, çdo gënjeshtër dhe blasfemi tek ata shpirtra që e jetojnë jetën sipas të Vërtetës. Përmes influencës së tij, këta njerëz do të më braktisin Mua. Satani me krenari më përqesh Mua, tani dhe çdo herë që Unë e humbas një shpirt tek ai, ai betohet se kurrë nuk do të ndaloj së ndërhyri në çdo Mision në Tokë, që është i bekuar nga Unë për të shpëtuar shpirtrat.

Ju kurrë nuk duhet të angazhoheni apo të më mbroni Mua kundër armiqve të Mi. Kurrë mos e hiqni nga sytë Biblën Më Të Shenjtë. Mos lejoni njeri ta ndryshoj atë. Shpërfillini ata që përpiqen t’ju bindin se Hyji do të lejonte ndonjë përpjekje për të ndryshuar një fjalë të vetme, një profeci të vetme, një Urdhërim të vetëm, sepse ky është mëkati më i rëndë. Kurrë mos e thyeni Urdhërimin e Parë. Askush nuk mund ta vendosi veten e vet mbi Hyjin.

Kushdo që mes jush mëkaton, ai duhet të kthehet tek Unë, vazhdimisht. Kurrë të mos ju vij turp të vraponi tek Unë. Mos e lejoni veten të mbusheni me urrejte të çdo lloji. Është mëkati juaj për të cilin Unë kam neveri – dhe prapë Unë e fal atë. Unë ju dua dhe do të vazhdoj t’ju dua. Është për arsyen se Unë ju dua që Unë e kam akorduar këtë kohë për t’ju bashkuar të gjithëve ju. Mos e lejoni djallin t’ju ndaj nga vëllezërit dhe motrat tuaja. Mos dëgjoni asgjë apo askënd që përpiqet t’ju largoj nga Puna Ime – Ky Mision i Shpëtimit.

Besnikëria juaj ndaj Meje është e rëndësishme, sepse jeni ju, Ushtria Ime e Mbetur, që do të jeni të dobishëm në shpëtimin e pjesës tjetër të botës që do të pësonin të njëjtin fat si ata që refuzuan të dëgjonin Noan. Kushdo, që është përgjegjës për marrjen e një shpirti të vetëm nga Unë do të vuaj për këtë. Zemërimi Im është më i rëndë, kur, të pakënaqur të përqëndroheni në gjëndjen e vetë shpirtit tuaj, ju qëllimisht përpiqeni të merrni një tjetër me vete dhe larg nga Dashuria Ime dhe Mbretëria Ime.

Ju jeni paralajmëruar për pasojat më parë. Tani, Unë ju kujtoj përsëri. Merrni një shpirt – një jetë – nga Unë dhe vetë jeta juaj – Shpëtimi i Përjetshëm – nuk do të jetë më e drejta juaj.

Jezusi juaj

Friday 21 February 2014

Asgjë e mirë nuk mund të vij prej urrejtjes, sepse ajo vjen vetëm nga Satani

E Shtunë, 16 Shkurt 2014, ora 15:47

Bija Ime fort e dashur, kur urrejtja hyn tek shpirtrat, ata duhet ta luftojnë me çdo forcë të qënies së tyre për ta zhdukur atë. Nëse nuk bëjnë kët
ë, atëherë ajo do ta pushtoj shpirtin në fjalë dhe do të vazhdoj ta gërryej atë deri sa ta ketë konsumuar plotësisht.

Djalli shkakton mosbesim, ankth, çoroditje, frikë dhe më pas ai nuk do të pushoj, derisa shpirti që ai ka vënë në shënjestër, mbushet plot me urrejtje për veten e tij dhe për të tjerët. Urrejtja tek një shpirt sjell përçarje mes çdo personi me të cilin ai shpirt bie në kontakt. Shpirti i infektuar do të përdori çdo taktikë apo hile për t’i inkurajuar të tjerët të angazhohen me atë, deri kur shpirti tjet
ër të infektohet gjithashtu dhe kështu, ky motiv vazhdon. 

Urrejtja përhapet si një virus dhe rritet sepse ajo e mbërthen dhe e pushton shpirtin, deri sa ai shpirt të ndjehet i detyruar ta ushqej këtë urrejtje mes të tjerëve. Në këtë mënyrë kryhet vrasja, për shkak të urrejtjes që njeriu ndjen për një tjetër. Urrejtja ushqehet nga gënjeshtra dhe të pavërteta dhe ajo vazhdon të rritet deri kur ajo pushton kaq shumë shpirtra sa vetëm ligësia mund të dali prej saj. Asgjë e mirë nuk mund të vij prej urrejtjes, sepse ajo vjen vetëm nga Satani.

Satani është një gënjeshtar dhe mbjell farat e dyshimit tek ata shpirtra që nuk e ruajnë veten. Ai përdor mëkatin e krenarisë, çdo herë, për të krijuar urrejtje brënda shpirtit, kundër një personi tjetër. Ai krijon grindje mes fëmijve të Hyjit, të cilët, për shkak të mëkatit origjinal, janë të dobët dhe nëse ata nuk janë ndjekës të Mi t
ë vërtetë dhe t’i përmbahen Fjalës së Atit Tim, ata do të bien viktimë ndaj mashtrimit.

Nënshtrohuni, pra, Hyjit!
Kundërshtoni djallit
dhe do të largohet prej jush!
Jakobit 4:7
Kurrë mos guxoni ta deklaroni veten një fëmij i Hyjit, nga njëra anë, dhe pastaj nga ana tjetër e cop
ëtoni një person tjetër më dysh. Kurrë mos të thoni se jeni i mbushur me Shpirtin e Shenjtë nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, thoni se një tjetër shpirt është një shërbëtor i djallit. Kurrë mos e gjykoni një person tjetër nga çfarë ju besoni të jetë një mëkat kur ju, vetë, e keni shtrembëruar Imazhin Tim. Kurrë mos e vendosni veten tuaj përmbi Mua dhe të thoni se jeni më të ditur se Unë, kur ju jeni duke ndjekur udhëzime prej Satanit. Ata, me sytë që i pasqyrojnë të Mitë, shohin gjithçka dhe ata duhet të luten për shpirtra të tillë, që edhe atyre t’ju jepet Hiri për t’u shkëputur nga kthetrat e bishës.

Udha Ime përpara po bëhet më e vështirë. Vetëm atyre që ju është dhuruar guximi, i dhënë atyre prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, do të jenë të aftë t’i ngjiten asaj. Për fat të keq, shumë do të bien përgjatë rrugës, për kënaqësinë kjo e të ligut.

Gjëmbat e këtij Misioni mund ta copëtojnë mishin tuaj dhe ngacmimet e egra të urrejtjes mund ta shpojnë zemrën tuaj, por Unë Jam Ai i Cili ecën para jush dhe, prandaj, Jam Ai i Cili e merr goditjen e urrejtjes. Gjithmonë ta kujtoni, se sulmet mbi këtë Mision janë sulmet kundër Meje. Urrejtja kundër këtij Misioni, është urrejtja kundër Meje, Jezu Krishtit. 

Ju nuk mund të thoni se më doni Mua nga njëra anë dhe pastaj deklaroni urrejtjen për Mua në mënyra të ndryshme. Ju jeni ose për Mua ose kundër Meje. Ju ose më besoni Mua, ose jo. Nëse ju besoni tek Unë, ju kurrë nuk duhet ta persekutoni një shpirt tjetër, sepse nëse e bëni këtë, ju do të largoheni nga Unë prej armikut Tim dhe nuk keni asnjë të drejtë të deklaroni se jeni nga Unë.

Jezusi juaj

Wednesday 19 February 2014

Nëna e Shpëtimit: Antikrishti do të përdori të ashtu-quajturën stigmata të tij si një mjet për ta bindur botën se ai është Jezu Krishti

E Shtunë, 15 Shkurt 2014, ora 17:14

Bija ime, kur mashtrimi t’i mbërthej shpirtrat nën influencën e antikrishtit, njerëzit do të gënjehen nga shumë akte, punë dhe fjalë që do të dalin prej tij. I ëmbël dhe ngushëllues dhe me një sjellje të qetë, ai do të justifikoj me konfidencë çdo mëkat kundër Hyjit. Madje dhe mëkati më i shëmtuar kundër njerëzimit do të justifikohet me lehtësi sikur të mos kishte asnj
ë pasojë.

Ai do të bindi shumë se marrja e jetës është për të mirën e të tjerëve dhe një pjesë e rëndësishme e të drejtave të njeriut. Blasfemitë, që do të dalin prej gojës së tij, do të duken të drejta dhe të përshtatshme. Ai do të justifikoj gjithçka duke cituar nga Shkrimi i Shenjtë, mbrapsh. 

Ata që do të varen pas çdo fjale të tij nuk do të dinë mjaftueshëm rreth Fjalës së Hyjit për të qënë të aftë ta kundërshtojnë atë. Pastaj ai do të japi përshtypjen se ai lutet vazhdimisht dhe do të deklaroj se ka dhunti shpirtërore.

Antikrishti do të kërkoj shoqërinë e atyre që shihen të bëjnë pun
ë të mëdha bamirësie dhe do të ftoj ata që duken të jenë të shenjtë në Sytë e Hyjit.

Me kalimin e kohës, njerëzit do të kthehen tek çfarë ata besojnë të jetë një fe e vërtetë tolerante mbarë botërore, në të cilën antikrishti do të luaj një rol të madh. Pastaj, ai do të përdori çdo fuqi djallëzore, e dhënë atij prej Satanit, për të bindur botën se ai e ka stigmatën*, e shoqëruar kjo me shenjtorët. 

Antikrishti do ta përdori të ashtu-quajturën stigmata të tij si një mjet për të bindur botën se ai është Jezu Krishti dhe se ai ka ardhur për të shpëtuar botën. Pastaj, ai do të thotë se po lajmëron Ardhjen e Dytë dhe ata që bien në këmbët e tij, për ta adhuruar, do të përfshihen së bashku me atë nga Ëngjëlli i Zotit, i cili do t’i flaki ata në liqenin e zjarrit.

Nëna juaj
Nëna e Shpëtimit

*(Kuptimi Stigmata: është një term i përdorur nga anëtarët e besimit të Krishterë për të përshkruar shenja të trupit, plagë, apo ndjesitë e dhimbjes tek vëndet që korrespondojnë me plagët e  kryqëzimit të Jezu Krishtit, të tilla si duart, kyçet e duarve këmbët. Një individ që i mbart plagët e Stigmatës referohet si një Stigmatist apo një Stigmatik

Termi e ka origjinën nga fjalia në fund të Letrës së Shën Palit drejtuar Galatasve ku ai thotë, "unë mbart në trupin tim shenjat e Jezusit." Galatasve 6:17)

Tuesday 18 February 2014

Vuani në heshtje kur të mundoheni, të pësoni forma të ndyra mizorie, të përgojoheni, të abuzoheni apo të talleni në Emrin Tim

E Premte, 14 Shkurt 2014, ora 22:00

Bija Ime fort e dashur, kur një njeri thotë se ai është i ditur mbi shkencën, atij i duhet ta v
ërtetoj këtë, me qëllim që ju ta besoni atë. Kur një mësues thotë se ai di shumë gjëra, ju do ta kuptoni se sa i mirë është ai nëse ju mund të mësoni prej tij. Kur një njeri i Zotit thotë se ai di gjithçka rreth Hyjit, ai mund ta japi këtë informacion dhe ju do të jeni të ditur. Por, kur një njeri i Zotit thotë se është i frymëzuar nga Shpirti I Shenjtë, ju do ta njihni atë vetëm prej fryteve që ai jep dhe jo prej njohurive që ai shpreh.

Kur Shpirti I Shenjtë është në Punë kjo do të japi shumë fryte, që do të paraqiten si më poshtë: 

Njerëzit që janë të tërhequr drejt Shpirtit të Shenjtë do të afrohen më pranë me Hyjin. Ata do t’i duan të tjerët me një forcë më të madhe se më parë. Ata do ta ndajnë dashurinë e tyre. Pastaj, ata do të duan të kalojnë më shumë kohë në lutje, dhe në veçanti, ku ata do të luten për shpirtrat e të tjerëve, sesa për qëllimet e tyre.

Dashuria e Hyjit do të bëhet më e thellë dhe më personale. Dhe, ndërsa ata e lejojnë Shpirtin e Shenjtë t’i pushtoj, ata do të ndjejnë një dëshirë urgjente për ta dorëzuar veten e tyre plotësisht tek Vullneti i Hyjit. Ata që janë të frymëzuar nga Shpirti I Shenjtë nuk do të tregojnë urrejtje për ata që i përbuzin. Përkundrazi, ata do të përpiqen, përmes lutjes, të më kërkojnë Mua ta shpëtoj atë shpirt.

Dashuria e Hyjit mund ta depërtoj shpirtin vetëm prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Shpirti gjithmonë do të ndjej paqe dhe qetësi, pavarësisht nga vuajtja që në mënyrë të pa-evitueshme do t’ju duhet të durojnë, sa më të afërt ata bëhen për Mua, Jezusin e tyre.

Unë nuk i ndaj njerëzit. Unë i tërheq të bekuarit – ata me mjaft dashuri, të lindur nga një ndjenjë e thellë e përulësisë për Hyjin – në Zemrën Time të Shenjtë. Kur ata banojnë brënda Meje, dëshira e tyre e vetme është që të më sjellin Mua shpirtra. Kur ata me të vërtetë bëhen të Mitë, të bashkuar me Mua, ata do të jenë tema e urrejtjes. Urrejtja e treguar ndaj tyre nuk do të ketë rëndësi për ata, sepse ata nuk do të më braktisin Mua, nëse dashuria e tyre për Mua është mjaft e fortë. 

Ata mund të rrëzohen, herë pas here, sepse do të jenë shënjestra e tiranisë. Ata do ta ndjejnë dhimbjen e refuzimit – ashtu si Unë e ndjej. Ata do të tallen, qortohen dhe do të quhen të marrë – ashtu si Isha Unë. Ata do të ndjejnë një barrë të rëndë për shkak të mënyrës që do të përbuzen – ashtu si Isha Unë.

Njohuritë dhe mënçuria e tyre, e dhënë atyre nga Shpirti I Shenjtë – do të kundërshtohen egërsisht dhe prapë, çfarë ata thonë në Emrin Tim, do të mbetet e gdhëndur në kujtesën e të gjithë atyre me të cilët ata vijnë në kontakt.

Prandaj, dishepujt e Mi të dashur, mendoni për Mua, ndërsa Unë eci mes jush. Ju mund të mos më shikoni Mua, të më prekni Mua apo të vështroni Dritën e Fytyrës Sime, por dijeni se Unë Jam me ju, ashtu si Unë Isha kur Un
ë ecja në Tokë me dishepujt e Mi të dashur. Unë nuk kërkoj inteligjentët, të diturit apo më të lartët e shoqërisë – edhe pse Unë i mirëpres ata dhe i përqafoj, ashtu si Unë bëj me të gjithë fëmijët e Hyjit. 

Unë nuk kërkoj miratimin e të mësuarit, të lartësuarit mes jush, liderat e vëndeve apo kishave tuaja. Unë nuk kërkoj vulën e miratimit, që njeriu me kaq zell e dëshiron. Përkundrazi, Unë kërkoj të butët, të përulurit dhe ata që kujdesen vetëm për mirëqënien e të tjerëve, mbi nevojat e tyre vetjake. Këta janë shpirtrat që janë të bekuar nga Dora Ime. Dashuria e tyre për të tjerët pasqyron Vetë Dashurinë Time. Ata e pranojnë vuajtjen ashtu si Unë dhe ajo është me pak rëndësi për ata. Këta njerëz janë shtylla e Krishtërimit dhe Shpirti I Shenjtë është i gdhëndur në shpirtrat e tyre, për të mirën e të gjithë fëmijve të Hyjit.

Kurrë të mos ju vij turp për Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Vuani në heshtje kur të mundoheni, të pësoni forma të ndyra mizorie, të përgojoheni, të abuzoheni apo të talleni në Emrin Tim, sepse kur ju qëndroni me kokën e ulur, djalli dhe të gjithë ata shpirtra fatkeqë që ai përdor për t’ju torturuar, do të dështojnë në përpjekjet e tyre për t’ju larguar nga Unë.

Ngrihuni në këmbë dhe deklaroni besnikërinë tuaj ndaj Meje me një lehtësi në zemër dhe me pastërtinë e shpirtit dhe Unë do t’ju bekoj me Dhuratën e Paqes dhe Qetësisë.

Jezusi juaj

Nëna e Shpëtimit: Kjo është koha kur shpirtrat do të duhet të durojnë dhimbjen e Purgatorit në Tokë

E Enjte, 13 Shkurt 2014, ora 13:43

Fëmija im i dashur, përse shqetësohesh për vështirësitë me të cilat duhet të përballesh përditë në këtë Mision? A nuk e di se e Gjithë Fuqia shtrihet në Duart e Atit Tim, Hyjit Më Të Lartit?

Kur pastrimi përfundimtar të durohet nga njerëzimi, ai mund të mos jetë i këndshëm, por pa atë shpirtrat nuk do të ishin pastruar. Kjo është koha kur shpirtrat do të duhet të durojnë dhimbjen e Purgatorit në Tokë. Vetëm ata që janë të pastruar dhe me shpirtra të pastër mund të hyjnë në Parajsën e Re e cila është Mbretëria e Hyjit.

Prandaj në vënd që të trëmbeni, unë ju këshilloj ta pranoni Ndërhyrjen e Hyjit në botë. Dorëzojuni ndaj asaj çka duhet të jetë, çka duhet të ndodhi dhe çfarëdo veprimesh kërkohen për t’ju mbrojtur të gjithëve ju nga ligësia dhe padrejtësitë, që do të bien mbi racën njerëzore nga ata besnikëria e vetme e të cilëve është ndaj vetes së tyre dhe atyre që janë agjentë të Satanit.

Është dëshira e Birit tim që të bashkoj në fillim të gjithë ata shpirtra të pafajshëm që nuk besojnë në Zot. Biri im e di se ata që e duan Hyjin, por që mund të mos e pranojnë Atë, do të kthehen tek Ai me kalimin e kohës. Ai ka besim tek ata që me të vërtetë e duan Atë, por që e refuzojnë Ndërhyrjen e Tij përmes këtyre Mesazheve Hyjnore, se edhe ata gjithashtu do të vijnë duke vrapuar drejt Tij. 

Janë ata që nuk e njohin Atë dhe ata që refuzojnë ta pranojnë se Kush Ai Është, që Ai shqetësohet më shumë. Prandaj gjithmonë ta kujtosh se këta shpirtra të humbur do të jenë shpirtrat e parë, që Biri im i dëshiron më tepër. Këta janë njerëzit që e lëndojnë Atë më shumë; që i shkaktojnë Atij dhimbje dhe vuajtje të tmerrshme dhe që ishin shkaku i Lotëve të Tij të Gjakut, kur Ai duronte Agoninë në Kopësht.

Ndëshkimet janë dërguar, jo kryesisht si dënime për mëkatet e njerëzimit, por si një mjet për ta bërë njerëzimin më të vetëdijshëm dhe për ta sjellë në gjunjë me përulësi. Kur njeriu të pastrohet nga arroganca e tij, nga besimi në madhështinë e tij dhe në besimin e gabuar se fuqia e tij është më e madhe se e Hyjit, vetëm atëherë përmes një pastrimi të tillë mund të bëhet ai i denjë të qëndroj para Hyjit.

Një person që është në mëkat mortor dhe që refuzon të tregoj keqardhje kurrë nuk do të jetë në gjëndje të duroj dhimbjen e Dritës së Hyjit. Prandaj, ajo është një Vepër e Mëshirës që Hyji ndërhyn, me qëllim që ta pregatisi atë shpirt, që edhe ai të mund të marri pjesë në Lavdinë e Hyjit. Është prej Dashurisë së Hyjit dhe Bujarisë së Tij, që Ai do t’i lejoj këto kohë të vështira, që tashmë kanë filluar, të ndodhin. Jo sepse Ai dëshiron thjesht t'i ndëshkoj fëmijët e Tij për ligësinë e tyre, por për të siguruar që ata të bëhen të vlefshëm për Jetën e Përjetshme.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Monday 17 February 2014

Ata bëjnë premtime boshe në atë çka do të thotë Ardhja Ime e Dytë

E Mërkurë, 12 Shkurt 2014, ora 23:00

Bija Ime fort e dashur, sa gjatë mendoi njeriu se Unë do të prisja para se Unë të komunikoja përsëri me atë para Ardhjes Sime të Dytë? A mendoi ai se Unë do ta bëja këtë një vit përpara? Një muaj përpara? Një javë përpara? Apo ai besonte se Unë nuk do ta paralajmëroja atë fare?

Para lindjes Sime, botës ju premtua një Mesia. Ati Im foli përmes profetëve, që njerëzimit t’i jepej shpresë, mënçuri dhe Hiri për ta pranuar Fjalën e Hyjit, me qëllim që ata të ishin gati për ardhjen Time. A dëgjuan ata? Shumë dëgjuan dhe u pregatitën për Kohën Time. Për fat të keq, kur Unë u linda ata nuk ishin gati. Më vonë, Gjon Ungjilltari ju dha atyre Fjalën dhe i paralajmëroi ata të pregatiteshin. A ishin ata gati? Jo, sepse nuk e besuan atë. Dhe prapë shumë shpëtuan, sepse përmes vdekjes Sime në Kryq, e shkaktuar prej mospranimit të tyre për Mua, Unë i shpengova ata në Sytë e Atit Tim.

Sa shumë luftuan kundër Misionit Tim atëherë dhe prapë aq shumë më ndoqën Mua. Tani bota është duke u pregatitur përsëri për arsye të Dashurisë së Atit Tim për të gjithë fëmijët e Tij. Këtë herë, do të jetë më e vështirë. Pavarësisht nga gjithë njohuritë e tyre për Mua, ata prapë do të refuzojnë ta pranojnë se Hyji është duke ndërhyrë dhe duke i pregatitur ata përmes profetes së Tij. Prandaj sa më larg ata e largojnë veten nga Hyji, aq më pak do ta njohin Premtimin Tim. Ata bëjnë premtime boshe në atë çka do të thotë Ardhja Ime e Dytë, sepse shumë prej tyre nuk dinë asgjë fare rreth saj.

Këtë herë atyre do t’ju lihet pak mundësi, veçse të shohin shenjat, të cilat ata do t’i dëshmojnë, sepse Unë do t’i zbuloj të gjitha. Kur Unë them se diçka do të ndodhi dhe kur ajo të ndodhi, ata prapë do ta mohojnë se profecia erdhi prej Fjalëve të shqiptuara nga Buzët e Mia. Kur ata të shikojnë Tokën të rrotullohet, të tundet dhe ndëshkime të tjera që do të bien mbi ata, ata prapë do të argumentojnë se ka një arsye shkencore për atë.

Kur braktisja e madhe të pushtoj botën dhe të shtypi Krishtërimin, në favor të paganizmit, a do të thonë ata se kjo është një gjë e mirë? Përgjigja është po. Prandaj, ndërsa Prania Ime nderohet më pak nga shumë veta, çfarë mundësie ka bota kundër Satanit? Prandaj dhe Ati Im po ju pregatit tani, sepse Ai kurrë nuk heq dorë në pregatitjen e fëmijve të Tij për Mëshirën e Tij të Madhe.

Pregatitja e njerëzimit do të vazhdoj dhe botës do t’i jepet e Vërteta, me qëllim që ta shpëtoj njeriun nga shkatërrimi përfundimtar. Koha Ime është afër dhe mbarë njerëzimi duhet ta gjej kohën që i nevojitet për të shpëtuar shpirtat e tyre. Koha kurrë nuk duhet harxhuar kot kur ju jeni duke u pregatitur për të më mirëpritur Mua. Ju kurrë nuk duhet ta refuzoni Fjalën e dhënë një profeti të Hyjit. Nëse e bëni këtë, ju më godisni Mua, Jezusin tuaj, me shuplakë në Fytyrë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Sunday 16 February 2014

Nëna e Shpëtimit: Së shpejti, lutja “Të Falemi Mari” nuk do të dëgjohet nga brënda apo jashtë Kishës së Birit tim

E Mërkurë, 12 Shkurt 2014, ora 22:45

Bija ime, ashtu si Imazhi i Birit tim, Fjala e Tij dhe Premtimi i Tij për të ardhur përsëri do të shpërfillen dhe pastaj do të zhduken, po ashtu do të jetë edhe çdo referim për mua, Nënën tuaj të dashur.

Së shpejti, lutja “Të Falemi Mari” nuk do të dëgjohet nga brënda apo jashtë Kishës së Birit tim. Shumë mosmiratime do të tregohen ndaj atyre që vizitojnë Faltoret e mia të shenjta dhe grupet Mariane do të kritikohen për shumë arsye, e gjithë kjo pa asnjë shkak. Çdo pranim në lidhje me vërtetësinë e shfaqjeve që kan
ë të bëjnë me mua, Të Bekuarën Virgjërën Mari, Nëna e Hyjit, nuk do të dëgjohen. 

Të gjitha referencat për mua do të shikohen me mosaprovim nga një guaskë e re e riorganizuar e Kishës së Birit tim në Tokë. Përkushtimet ndaj meje do të ndalohen në shumë kisha, sipas regjimit të ri të caktuar që do të futet në të ardhmen. Unë do të harrohem dhe pastaj do të përbuzem, nga ata që do të pohojnë se përfaqësojnë një kishë të re moderne, e gjithë-përfshirëse, e cila nuk do të ketë asnjë ngjajshmëri me Kishën e krijuar mbi Shkëmb, nga apostulli i dashur i Birit tim, Pjetri.

Kur të shikoni gjithë përkushtimet ndaj meje, Nënës së Shenjtë të Hyjit, të trajtohen në këtë mënyrë ju lutem të jeni të vetëdijshëm se këto rregulla të reja do të jenë sipas urdhërit të të ligut. I ligu më urren mua, po aq shumë sa është i friksuar nga unë. Ai e di se përkushtimi ndaj meje, prej shpirtrave, i mban larg metodat e tij djallëzore dhe se recitimi i Rruzares sime Më Të Shenjtë e fshikullon dhe e bën atë të pafuqishëm. Këto ditë që vijnë do të duhet të durohen nga ata që më duan mua dhe do të vij një kohë kur lidhja e Kishës me Faltoret e mia do të ndërpritet. Kur kjo të ndodhi, ju do ta dini se kjo do të jetë për t’i ndarë fëmijët e Hyjit nga influenca ime, e cila në këto kohë do të jetë e nevojshme, nëse unë do t’ju ndihmoj të shkonit drejt Birit tim.

Roli im është t’ju pregatis për Ditën e Madhe të Ardhjes së Dytë të Birit tim. Unë kam për qëllim të vazhdoj t’i bëj thirrje fëmijve të mi, deri kur ajo Ditë të vij. Unë vetëm dëshiroj t’i sjell shpirtrat para Birit tim, me qëllim që Ai t’ju japi atyre Shpëtimin e Përjetshëm. Është gjithçka për shpëtimin e shpirtave, por çdo përpjekje do të bëhet nga i ligu për të penguar që kjo të ndodhi.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Më në fund, Hebrenjve do t’ju tregohet prova e Besëlidhjes së Atit Tim

E Martë, 11 Shkurt 2014, ora 23:41

Bija Ime fort e dashur, sa është rritur ky Mision dhe sa shpejt do të zhvillohet tani, ndërsa Unë pregatitem për ardhjen e Kohës Sime.

Unë e kam filluar planin tjetër për t’i bërë të vetëdijshëm të gjithë fëmijët e Hyjit për botën e madhe të re, e cila ju pret dhe kjo pregatitje do të jetë me faza. Faza e parë është pastrimi. Kjo do të thotë trazira, ndryshime klimaterike, rrëmuja dhe një braktisje e tmerrshme, që do ta përfshij Tokën. Këto të gjitha do të ndodhin në të njëjtën kohë. Pastaj, Kisha Ime do të rrëzohet dhe vetëm Kisha e Mbetur do ta mbahet pas t
ë Vërtetës dhe do të dëshmoj Fjalën Time të Shenjtë.

Unë do të mbledh njerëz nga çdo skaj i botës – të çdo besimi t
ë Krishterë, si fillim. Pastaj Unë do t’i tërheq të tjerët drejt Meje. Më në fund, Hebrenjve do t’ju tregohet prova e Besëlidhjes së Atit Tim dhe ata do të sillen në Mbretërinë e Hyjit, ashtu si është parathënë.

Shumë zëra tani e mbysin Zërin Tim, por prapë do të jetë vetëm Zëri Im që ata do të vënë re, sepse Gjuha Ime është si një shpatë dhe Prania Ime si dy vetëtima të bashkuara. Kur Unë e bëj të ndjehet Prania Ime, ajo do të jetë në shtëpitë më të përulëta dhe do të ndahet me shpirtra të mirë – të butë, si dhe të mënçur. Unë do ta bëj të ditur Praninë Time mes paganëve dhe, për të parën herë, ata do ta vënë në pyetje përjetësinë e tyre për të ardhmen dhe do të fillojnë t’i hapin zemrat e tyre ndaj Meje. Ju e shikoni, asnjë shpirt nuk do të mbetet pa u prekur. Disa nuk do të më mirëpresin Mua, por ata do ta dinë se Unë Jam atje.

Koha Ime për ta bërë Praninë Time të ndjehet, prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, është shumë afër. Unë dëshiroj që ju t’i shpengoni shpirtrat tuaj para Meje dhe të jeni gati të më pranoni Mua, sepse ju nuk do ta dini kohën apo orën. Një gjë Unë do t’ju them se ajo do të jetë e papritur.

Jezusi juaj i dashur

Saturday 15 February 2014

A nuk e dini se, pasi të ndodhi Ardhja Ime e Dytë, shpirti juaj do të ekzistoj përjetësisht

E Hënë, 10 Shkurt 2014, ora 15:43

Bija Ime fort e dashur, Koha Ime është afër dhe Qielli është duke u pregatitur për gostinë e madhe, kur Qielli të bashkohet me Tokën për t’u bërë një.

Shumë pregatitje janë duke u zhvilluar dhe Ati Im i dashur planifikon të sjelli shumë Dhurata tek ata që nuk e njohin Atë. Të gjithë ëngjëjt dhe shenjtorët janë bashkuar së bashku në lutje për të gjithë shpirtrat, me shpresën se të gjithë njerëzve, në veçanti atyre që janë të paditur për ekzistencën e Qiellit dhe të Ferrit, t’ju jepet e Vërteta.

Kur shpirtrave t'ju tregohet Fjala e Hyjit, ata jo gjithmonë e mirëpresin atë. Përkundrazi, ata i shmangen Fjalës, kur ajo është e vetmja mënyrë e tyre për shpëtim. Përse është njeriu kaq kokfortë dhe synon të besoj vetëm në çfarë ai d
ëshiron dhe vetëm në atë që e kënaq egoizmin e tij? Përse njeriu nuk arrin të shikoj lidhjen mes mëkatit në jetën e tij dhe ndjenjën e pakënaqësisë që ai ndjen, e shkaktuar nga pamundësia të pranoj se ai është askush? Është vetëm prej Dashurisë së Atit Tim për botën dhe të gjithë fëmijët e Tij, që njeriut i janë dhënë kaq shumë mundësira për t’u bërë i plotë. Prapë, ai do të dëshironte të jetonte gjysmën e jetës, ku Hyji është vendosur vetëm në disa pjesë dhe ku i përshtaten vetë atij.

Unë, Jezu Krishti, do t’i hap mëndjet e atyre që nuk e njohin Fjalën e Hyjit në këto Mesazhe, së shpejti. Unë do t’i tërheq zemrat e tyre dhe do t’i mbush ata me një dëshirë për të Vërtetën. Kur ju të mbusheni me fallcitete, t
ë treguara me të pavërteta dhe t’ju ushqehen gënjeshtra rreth mëkatit dhe si ai shihet në Sytë e Hyjit – Unë do të qëndroj si një pengesë për t’ju mbrojtur. Unë do të bezdis shumë, sepse Unë nuk heq dorë lehtë kur njeriu e shpërfill Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Unë do të bëhem si një gjëmb në anën tuaj – si djegia e alkolit, kur hidhet mbi një plagë të hapur. Fare pak do të jenë në gjëndje të më shpërfillin Mua, por jo të gjithë do ta pranojnë Dhuratën Time Finale të Shpëtimit të Përjetshëm.

Për fat të keq, shumë do ta refuzojnë Thirrjen Time Finale dhe në të kundërt do të ndjekin bishën dhe kjo do të thotë se ata do të bëhen të humbur përjetësisht. A nuk e dini se, pasi të ndodhi Ardhja Ime e Dytë, shpirti juaj do të egzistoj përjetësisht?

Ju duhet të zgjidhni Jetën e Përjetshme me Mua ose mallkimin e përjetshëm me djallin. Nuk ka asgjë ndërmjet. Çdo njeri do ta zgjedhi udhën e zgjedhjes së vet.

Jezusi juaj

Friday 14 February 2014

Hyji Atë: Nuk ka asgjë që Unë nuk do të bëja për fëmijët e Mi. Asnjë sakrificë nuk është tepër e lartë

E Dielë, 9 Shkurt 2014, ora 19:00

Bija Ime fort e dashur, nuk ka asgjë që Unë nuk do të bëja për fëmijët e Mi. Asnjë sakrificë nuk është tepër e lartë.

Unë e ul Veten Time me qëllim që ta vendos Zemrën Time tek këmbët e tyre dhe prapë ata vazhdojnë ta shkelin atë. Unë e përul Veten Time duke ju bërë atyre thirrje përmes këtyre Mesazheve dhe ata më tallin dhe më përqeshin Mua.

Unë i lejova ata ta godisnin me kamzhik dhe ta vrisnin Birin Tim dhe ata e nënvlerësojnë Sakrificën e Madhe që Unë bëra për ata, për t’ju dhënë jetë dhe liri nga skllavëria prej të ligut.

Unë ju lutem atyre t’i ndryshojnë sjelljet e tyre dhe ata më shpërfillin Mua. Unë dërgova shpirtra të zgjedhur për të folur me ata dhe për të shpallur Fjalën Time dhe ata i pështyjnë në fytyrë.

Unë dërgova ndëshkime mbi ata dhe ata nuk mësuan prej tyre. Përkundrazi, ata deklaruan se ato ishin kryesisht një ndryshim fati dhe nuk kishin të bënin fare me Mua.

Unë ju dërgoj atyre Dashurinë Time, përmes Dhuratave të mbrekullueshme të dhëna vizionarëve, parashikuesve, shenjtorëve dhe profetëve dhe vetëm pak prej tyre i përdorën ato. 

Kushtojini vëmëndje Fjalëve të Mia tani, Libri i të Vërtetës është Dhurata më e madhe e dhënë botës nga Unë, që kur Unë dërgova Birin Tim të vetëm për t’ju shpenguar.
Unë e dhuroj këtë Dhuratë të Çmuar me qëllim që ajo t’i hapi zemrat tuaja, t’i çliroj shpirtrat tuaj nga lidhja që ato kanë me tundimet e djallit dhe për t’ju ndihmuar të pregatiteni për Mbretërinë Time.

Ndërhyrja Ime e Fuqishme në këtë kohë do të thotë se shpjetësia me të cilën Fjala Ime do të përhapet, që sot e tutje, do të trondisi dhe habisi shumë veta. Kur të dëgjoni Fjalën Time, të flitet në çdo gjuhë, kur është përfshirë fare pak organizim nga dora e njeriut, juve do t’ju jepet prova e Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë.

Unë do të bëj të sigurtë që Puna Ime vazhdon. Unë do t’i shkel të gjithë ata që përpiqen të ndalojnë Dorën Time. Unë do t’i shtyj tutje ata që janë të udhëzuar nga shpirti i keq dhe do ta shurdhoj tingullin e zërave të tyre të turpshëm.

Unë, me goditjen e Dorës Sime, do të hesht ata që përpiqen të më ndalojnë Mua, kur Unë vetëm dëshiroj të shpëtoj çdo shpirt të vetëm. Unë Jam i vendosur të mos lejoj që kjo Punë të shpërfillet, sepse menjëherë sa Unë e jap Autoritetin Tim drejt një Misioni, të tillë si ky, ju mund të jeni të sigurtë se fuqia e njeriut është asgjë në krahasim me atë.

Qetësohuni, fëmij të dashur, dhe besoni tek Unë, Atin tuaj të dashur. Dashuria Ime është kaq e madhe sa nuk mund të dobësohet, pavarësisht se sa rëndë ju keni mëkatuar. Unë Jam duke i lejuar këto sprova, vuajtje dhe plane djallëzore për të fshirë të gjitha gjurmët e Birit Tim, por vetëm për një kohë të shkurtër.

Kurrë mos u trëmbni nga Planet e Mia, sepse ato e kanë një qëllim dhe ai është që të fshij gjithë ligësinë dhe t’ju sjelli të gjithëve ju një jetë të Lavdisë, sipas Vullnetit Tim të Shenjtë. Ju keni shumë për të pritur përpara. Gjithçka që Unë ju kërkoj është që të luteni dhe të ndiqni gjithçka që Unë ju kam dhënë, në këtë kohë, përmes Misionit Tim të Shenjtë për t’ju sjellë të gjithëve ju Dhuratën e çmuar përfundimtare që Unë e kam krijuar për ju në Qiellin e Ri dhe Tokën e Re - Parajsën Time të Re – ashtu si duhej të ishte kur Unë krijova Adamin dhe Evën.

Gjithmontë ta kujtoni Dashurinë Time për të gjithë ju, kur ndjeheni të dobët dhe të pambrojtur, sepse ajo është aq e madhe sa është përtej imagjinatës suaj.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

Thursday 13 February 2014

Nëna e Shpëtimit: Ati Im do ta shkundi botën si fizikisht ashtu dhe shpirtërisht

E Shtunë, 8 Shkurt 2014, ora 16:00

Bija ime e dashur, ashtu si Shpirti i Shenjtë, një Dhuratë nga Hyji, zbriti mbi apostujt e Birit tim, po ashtu Ai do të hidhet mbi të gjithë ata që e duan Birin tim në këto kohë.

Ati Im ka shumë plane, të cilat Ai do t’i zbatoj, për të shpëtuar çdo fëmij të Tij të vetëm. Këto plane mbulojnë shumë ngjarje të mbrekullueshme, duke përfshirë hedhjen e Hirit të veçantë, zbulimet e treguara juve përmes këtyre Mesazheve, për të bërë të sigurtë që fëmijët e Hyjit nuk shkojnë në udhë të gabuar, si dhe shumë ndërhyrje të tjera. Disa nga këto ndërhyrje do të jenë në formën e ndëshkimeve ekologjike. Kur ato të bëhen kaq të vazhdueshme, njeriu nuk do të jetë më në gjëndje të thotë se përmbytjet, tërmetet, tsunami, vullkanet dhe stuhitë shkaktohen prej neglizhencës së njeriut për Tokën.

Hyji është në kontroll të Tokës, sepse Ai e krijoi atë. Ai do ta vendosi fatin e saj – askush tjetër – sepse i gjithë Pushteti i takon Atij.

Ati im do ta shkundi botën si fizikisht ashtu dhe shpirtërisht, ndërsa planet dhe veprat djallëzore të të ligut lulëzojnë në çdo shtet. Çdo vepër fyese kundrejt Hyjit do të kundër-përgjigjet me dënimet e Tij, të cilat do të sjellin një ndëshkim të papërballueshëm. Mëkati i njeriut do të luftohet furishëm nga Ati im dhe njeriu kurrë nuk duhet ta nënvlerësoj Fuqinë e Hyjit.

Dashuria e Hyjit kurrë nuk duhet të merret si e q
ënë. Ai kurrë nuk duhet parë sikur të ishte i dobët, vetëm pse Dashuria e Tij për fëmijët e Tij është e pafund. Mëshira e Tij është e madhe dhe të gjithë ata që e duan Hyjin do të shpëtojnë gjatë ndëshkimeve, që do të lëshohen mbi njerëzimin, kur Hyji të jetë hedhur tutje, në favor të zotave të rremë dhe të dashurisë për vetveten që ka njerëzimi.

Lutuni, lutuni, lutuni sepse të gjitha gjërat e parath
ëna, në pregatitje për Ardhjen e Dytë të Birit tim, do të fillojnë tani. Ngjarjet do të jenë të shpejta dhe ushtria e Satanait do t’i sulmoj Kishat e Birit tim me hapa të matur, me qëllim që fare pak njerëz t’i vënë re. Më pas ata nuk do të duan t’ja dinë, sepse jo më gjatë se kjo, ata do të kenë kaq shumë të mashtruar dhe nën kthetrat e tyre, sa nuk do t’ju duhet më t’i fshehin qëllimet e tyre të vërteta.

Ju, fëmijët e mi të dashur, duhet të pregatiteni tani, të qëndroni të qetë, të bëni gjithçka që ju është udhëzuar ta bëni dhe të luteni. Qëndroni të bashkuar. Silleni të Vërtetën tek shpirtra të tjerë, lutuni fortë për kthimin e atyre që nuk besojnë në Zot dhe për të gjithë ata që e fyejnë kujtimin e Birit tim, Jezu Krishtit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Tuesday 11 February 2014

Unë kurrë nuk do t’i shpërfill ata që janë të vetmuar, të trishtuar, të frikësuar dhe të pasigurtë nëse Hyji Ekziston apo jo

E Premte, 7 Shkurt 2014, ora 23:38

Bija Ime fort e dashur, ndërsa Mesazhet e Mia përhapen dhe nxisin nevojën për të inkurajuar shumë veta të kthehen tek Unë, shumë mbrekulli do të dëshmohen.

Jo-besimtarët, ata të çdo besimi dhe ata që e kanë larguar veten nga Unë për shkak të jetës të tyre mëkatare, do të kthehen në besim. Këtë, Unë ja u premtoj. Njerëzit që i kanë sytë e mbyllura do t’i hapin ato. Ata me urrejtje në zemrat e tyre do të derdhin lotë gëzimi kur pesha e barrës së tyre të hiqet. Njeriu që nuk më njeh Mua fare do të më njohi. Sa shumë do të vijnë dhe do të më kërkojnë Mua dhe Prania e Shpirtit të Shenjtë do të ndjehet nga shumë, kur ata përfundimisht ta pranojnë se Unë kam ndërhyrë për t’i shpëtuar ata nga gjithë të këqijat.

Bija Ime, të lutem t’i qetësosh të gjithë ata që ndjehen të trishtuar për mënyrën në të cilën Ekzistenca Ime në botë po mohohet. Tregoju atyre se, edhe pse çdo gjurmë e Imja do të fshihet, me Hirin e Hyjit, Unë do të vazhdoj të ndriçoj shpirtrat e atyre që më thërrasin Mua. Unë kurrë nuk do t’i braktis të Mitë. Unë kurrë nuk do t’i shpërfill ata që janë të vetmuar, të trishtuar, të frikësuar dhe të pasigurtë nëse Hyji Ekziston apo jo. 

Por thjeshtë duke e lënë krenarinë e tyre mënjanë dhe duke më kërkuar Mua një shenjë të Pranisë Sime, Unë do t’ju përgjigjem atyre. Kurrë më parë Unë nuk kam ndërhyrë tek kaq shumë, sa e bëj tani. Është prej Dëshirës Sime për të shpëtuar gjithë njerëzimin, që Unë do t’i përshkoj zemrat e atyre që, deri tani, më kanë mohuar Mua, kur dhe nëse ata më thërrasin Mua.

Unë pres përgjigjen tuaj. Unë pres për dashurinë dhe gëzimin, me të cilat Unë do t’i mbush zemrat dhe shpirtrat tuaj, në momentin e bashkimit, sepse kjo është edhe ëmbëlsia e kthimit tuaj. Kjo do të jetë koha kur ju e hapni shpirtin tuaj dhe e lejoni Dritën e Hyjit t’ju sjelli Dhuratën më të madhe që ju mund ta imagjinoni ndonjëherë – Dhuratën e Jetës së Përjetshme.

Jezusi juaj