Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 29 June 2014

Mos i shkëpusni lidhjet me ata që ju urrejnë për shkakun Tim

E Mërkurë, 25 Qershor 2014, në 23:37

Bija Ime e dashur, nuk është aspak nevoja për njerëzit t’i ndalojnë gjithë aktivitetet e tyre ditore normale kur ata premtojnë besnikëri ndaj Meje. Unë nuk Jam një Zot që ju urdhëroj të bini tek Këmbët e Mia, në dëm të përgjegjësive tuaja ditore. Unë nuk krekosem; të qëndroj me madhështi, me një qëndrim krenar, për të sunduar rracën njerëzore, as dhe nuk komandoj çdo lëvizje tuajën apo të përpiqem t’ju shtyj të më serviloseni Mua. Unë nuk Jam i tillë, sepse Unë erdha si një shërbëtor i përulur për ta çliruar njeriun nga prangat e djallit.

Unë erdha për t’ju shpëtuar dhe Unë vij përsëri për të kompletuar Planin Tim të Shpëtimit. Unë Jam këtu për t’ju shërbyer. Unë vij për t’ju sjellë tek Unë dhe ndërsa Unë kënaqem në dashurinë tuaj për Mua dhe në kohën që ju më përkushtoni Mua, qëllimi Im është që ta bëj këtë në një mënyrë që nuk ju shkakton ju shqetësim të panevojshëm. Ndërsa Unë e mirëpres kohën që ju më jepni Mua dhe lutjet që ju ofroni, ju prapë duhet ta jetoni jetën juaj me qëllim që të ushqeni dhe të mbathni veten dhe familjen tuaj. Gjithçka që Unë kërkoj është që ju ta jetoni jetën ashtu si është e nevojshme me qëllim që të më shërbeni Mua. Dhe ndërsa lidhja juaj me Mua thellohet, ju do të ndjeni një dëshirë shtytëse për të folur me Mua përmes mendimeve dhe fjalëve tuaja.

Unë kërkoj që ju t’i trajtoni të tjerët me respektin që më tregoni Mua. Mos argumentoni apo të nevrikoseni me të tjerët për Mua. Megjithatë, kurrë mos i justifikoni veprimet apo fjalët e atyre që më fyejnë Mua – thjesht lutuni për ata. Ndërsa dashuria juaj për Mua rritet, lidhja juaj me Mua do të bëhet më intime. Kur kjo të ndodhi, ajo do të jetë koha kur ju do të tërhiqni mbi veten tuaj zemërimin e atyre besimi i të cilëve është i dobët. Priteni këtë të ndodhi dhe mos u alarmoni apo të shqetësoheni, sepse kur jeni të bashkuar me Mua, atëherë ju do të urreheni për këtë. Kini durim me këta njerëz. Të jeni të dashur. Të jeni të sjellshëm. Mos u mundoni të argumentoni, sepse asgjë që ju thoni nuk do të sjelli ndonjë ndryshim. Përkundrazi, tregojuni atyre kuptimin e Krishtërimit duke ju përgjigjur urrejtjes me dashuri.

Mos i shkëpusni lidhjet me ata që ju urrejnë për shkakun Tim. Përkundrazi, ju lutem të luteni për ata. Ju duhet të përpiqeni të ruani një balancë në jetën tuaj kur ju jeni të bashkuar me Mua. Ndërsa Unë e dëshiroj shoqërinë tuaj, Unë gjithashtu dëshiroj që ju t’i doni ata që kanë nevojë për Mua, por që nuk mund të më shikojnë Mua; të cilët nuk mund ta gjejnë në zemrat e tyre të më pranojnë Mua apo që nuk kanë asnjë koncept se çfarë do të thotë Jeta e Përjetshme. Detyra juaj është ndaj Meje dhe Dëshira Ime është që ju ta përdorni kohën tuaj me mënçuri për t’i dashur këta shpirtra. Përmes fjalëve, punëve, veprave dhe lutjeve tuaja, ju mund dhe do të m’i sillni Mua këta shpirtra.

Jezusi juaj

Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/25/do-not-cut-off-ties-with-those-who-hate-you-because-of-me/

Më krahasoni Mua me një nënë e cila duhet të ndahet nga fëmija e saj në lindje

E Hënë, 23 Qershor 2014, në 01:45

Bija Ime e dashur, Unë të sjell ty dhe të gjithë ndjekësve të Mi të dashur Bekime të mëdha sot. Zemra Ime shpërthen nga dashuria për ju të gjithë. Unë e kuptoj se udhëtimi yt për të më shërbyer Mua mund të jetë shumë i vështirë herë pas here, por Unë dëshiroj të bëj të ditur se Unë Jam duke të udhëzuar ty në çdo sekondë. Nuk ka asnjë sprovë me të cilën ti do të përballesh që nuk mund të kapërcehet. Megjithatë, nëse ti ndjehesh e pashpresë dhe e frikësuar, nuk duhet të dorëzohesh dhe kur ti beson tek Unë gjithçka do të duket më e lehtë.

Më krahasoni Mua me një nënë e cila duhet të ndahet nga fëmija e saj në lindje dhe që kurrë nuk mund ta shikoj këtë fëmij ndonjëherë gjatë jetës së saj. Nëna kurrë nuk do ta harroj ata fëmij dhe e kalon çdo ditë duke u djegur për trupin dhe gjakun e saj me shpresën se ajo do të ribashkohet me foshjen e saj në një periudhë. Çdo ditë ai fëmij është në mëndjen e saj; ajo lutet për mirëqënien e tij apo të saj dhe ndjen një dhimbje të përhershme, thellë brënda zemrës, për humbjen e saj. Asgjë nuk mund ta kënaqi atë ndonjëherë, deri kur ajo ta përqafoj atë fëmij edhe njëherë në krahët e saj. Ajo ka durim të madh, shpresë të madhe dhe një dëshirë të thellë për të ardhur ballë për ballë me fëmijën që ajo e nxorri nga barku i saj dhe që nuk do të merakoset për vitet ndërmjet. Gjithçka që ka rëndësi për atë është se ajo dhe fëmija e saj bëhen të plotë përsëri – njëra e ndërthurur me tjetrën.

Unë Jam si çdo prind që i është dashur të duroj dhimbje të tillë. Për Mua, pritja është shqetësuese. Por dhimbja e humbjes, si fëmija i shumë humbur i cili refuzon të kthehet tek prindi, është më e madhja nga të gjitha. Dhimbja që Unë ndjej, kur Unë Jam refuzuar nga fëmijët e Hyjit është një torturë e vazhdueshme për Mua. Unë do të bëj gjithçka për t’i tërhequr këta shpirtra në Gjirin Tim. Unë do të përdor shpirtrat e tjerë – vëllezrit dhe motrat e tyre, të cilët duan të më ngushëllojnë Mua – në përpjekjen Time për t’i zgjuar shpirtrat e tyre të përgjumur. Unë kam nevojë për ndjekësit e Mi të dashur, vëllezërit dhe motrat e këtyre fëmijve të humbur të Hyjit, të shpërndahen nëpër botë dhe të bashkojnë familjen Time.

Ne duhet të bashkohemi kundër shpirtit të errësirës, që do ta bëj pothuajse të pamundur për këta shpirtra ta kuptojnë të Vërtetën e lindjes së tyre. Këtyre njerëzve ju duhet treguar e drejta e lindjes së tyre; trashëgimia e tyre dhe Shpëtimi i tyre i Përjetshëm. Sepse koha është afër kur gjithë e Vërteta do të zbulohet. Me ndihmën tuaj, ndjekësit e Mi të dashur, ata do të vijnë tek Unë, do të kthehen në familjen Time, ku ne të gjithë do të bashkohemi, përfundimisht, në një. Ashtu si duhej të ishte.

Unë ju dua të gjithëve ju me një dashamirësi të thellë dhe Unë gëzohem kur ju përgjigjeni me dashuri në zemrën tuaj ndaj Thirrjes Sime.

Jezusi juaj


Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/23/compare-me-to-a-mother-who-has-to-separate-from-her-child-at-birth/

Thursday, 26 June 2014

Nëna e Shpëtimit: Për t’i shërbyer me të vërtetë Birit tim, ju duhet ta doni Atë në fillim. Për ta dashur Birin tim ju duhet ta njihni Atë në fillim

E Shtunë, 21 Qershor 2014, në 15:40

Bija ime e dashur, vetë jeta ime në Tokë u jetua përmes Birit tim, Jezu Krishtit. Shpirti im u krijua në Qiell nga Ati im, Hyji Më I Larti, dhe lindja ime ishte një Dhuratë e jashtëzakonshme për njerëzimin. Unë u dërgova nga Hyji me qëllimin e vetëm për të sjellë në botë Mesian e shumëpritur. Lindja e Birit tim ishte e Mbrekullueshme dhe që nga momenti që Ai mori Frymën e Tij të parë dëshira ime e vetme ishte që t’i shërbeja çdo nevoje të Tij.

Unë e adhuroja Birin tim dhe e trajtoja Atë me nderim të madh. Karakteri i Tij i bukur Hyjnor u bë shpejt i dukshëm brënda tre muajve të lindjes së Tij. Buzëqeshja e Tij ishte rrezatuese dhe madje si i ri që Ai ishte; Sytë e Tij ngjyrë blu depërtues kishin një thellësi dhe pjekuri të jashtëzakonshme. Unë e dija se isha atje për t’i shërbyer Atij në çdo mënyrë, por Ai më tregoi mua Dashuri të madhe në një moshë fare të hershme. Kjo Dashuri nuk ishte thjeshtë dashuria që një fëmij e ka për nënën e tij – ajo ishte shumë më e madhe se kjo. Ai më qetësonte mua; ma ledhatonte fytyrën kur unë shqetësohesha për rreziqet, që ne, dhe bashkëshorti im, Shën Jozefi, do të na duhej të kalonim.

Pas eksodid për në Egjipt, unë e pata të vështirë të qetësohesha dhe qëndroja vigjëlent ndaj çdo kërcënimi të mundshëm apo rreziku, gjë që do të thoshte se unë flija pak orë gjatë natës. Madje para se Biri im ta shfaqte Veten e Tij, ishte shumë e qartë për mua rreziqet me të cilat Ai do të përballej në të ardhmen. Duart e Tij, gjithmonë zgjateshin ndaj njerëzve në dashuri dhe miqësi. Si një djalosh, ai tërhoqi shumë, edhe pse ata nuk e kishin idenë se Kush Ai ishte. Ai gjithashtu tërhoqi kritika të panevojshme nga miqtë dhe njerëzit që Ai i njihte. Ai ngacmohej dhe tallej dhe unë lëndohesha gjithashtu nga shumë. Prania e Hyjit tërhoqi të mirët si dhe ata me shpirtrat e errët në familjen tonë të vogël që nga dita që Biri im lindi. Dashuria ime për Atë ishte shumë e fuqishme. Unë e doja Atë për Kush Ai ishte, por unë gjithashtu e doja Atë si një Nënë dhe kjo dashuri vazhdon deri në këtë ditë.

Unë isha tepër mbrojtëse ndaj Birit tim dhe kur unë e humba Atë në udhëtimin e kthimit nga Jeruzalemi unë u trëmba. Ndjenja e humbjes u ndje në çdo pjesë timen dhe nuk mund të pushoja deri sa ta gjeja Atë. Në atë ditë, kur unë e gjeta Atë duke folur dhe duke predikuar tek të moshurit në Tempull, unë e kuptova se që nga ajo ditë e tutje unë duhej vetëm t’i shërbeja Atij dhe t’i bindesha çdo Dëshire të Tij.

Për t’i shërbyer me të vërtetë Birit tim, ju duhet ta doni Atë në fillim. Për ta dashur Birin tim, ju duhet ta njihni Atë në fillim. Ta njihni Birin tim do të thotë ta studjoni Fjalën e Tij dhe ta kuptoni çfarë Ai ju tha dishepujve të Tij gjatë Kohës së Tij në Tokë. Është vetëm përmes Fjalës së Tij që ju mund ta njihni Jezu Krishtin. Nëse ju e pranoni Fjalën e Tij të Shenjtë, atëherë ju mund t’i shërbeni Atij. Ju nuk mund t’i shërbeni Atij nëse nuk e nderoni Fjalën e Tij apo të bëni gjithçka që Ai ju ka mësuar. Bindja ndaj Fjalës së Hyjit është kryesore nëse dëshironi të jetoni si i Krishterë i vërtetë. Nëse ju e predikoni Fjalën e Tij atëherë ju duhet të praktikoni çfarë Biri im predikoi – ta doni njëri tjetrin, t’u bëni të tjerëve çfarë ju do të prisnit të bëhej ndaj jush; ta nderoni Hyjin, përmes Sakramenteve të Shenjta, ashtu si Ai ju mësoi.

Ju kurrë nuk duhet t’i urdhëroni Hyjit dëshirën tuaj për ta ndryshuar Fjalën e Tij, sepse ju nuk e keni këtë të drejtë. Përulja ndaj Birit tim mund të arrihet vetëm nëse qëndroni të bindur ndaj Mësimeve të Tij. Shkoni në paqe për ta dashur dhe për t’i shërbyer Hyjit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit


Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/21/mother-of-salvation-to-serve-my-son-truly-you-must-love-him-first-to-love-my-son-you-must-know-him-first/

Wednesday, 25 June 2014

Nëna e Shpëtimit: Këto Mbrekulli do të ndodhin në një periudhë prej tre vjetësh

E Enjte, 19 Qershor 2014, në 13:48

Bija ime, Mbrekullitë e urdhëruara nga Ati im I Përjetshëm do të bëhen të njohura së shpejti në të gjitha pjesët e Tokës. Këto Mbrekulli do të kundërshtojnë gjithë arsyen njerëzore, njohurinë dhe eksperiencën shkencore. Toka, djelli dhe hëna do të reagojnë duke shfaqur spektakle shumë të pazakonta dhe shumë do ta dinë se ato mund të jenë bërë të mundshme vetëm nga Dora e Hyjit. Këto Mbrekulli do të ndodhin në një periudhë prej tre vjetësh dhe ato do të ndodhin për një arsye. Ato janë për të ndihmuar në ndezjen e besimit të njerëzimit që ata ta kuptojnë se gjithçka është e kontrolluar nga Dora e Hyjit.

Kur veprat dhe punët e këqija janë kryer nga njeriu, ato mund të ndalohen nga Hyji. Beteja midis të ligut dhe Hyjit është e vështirë për t’u kuptuar nga njerëzit. Kur padrejtësitë ndodhin, ato lejohen për arsye të ndryshme, por qëllimi kryesor vjen nga nevoja për pastrim. Kjo mund të duket e padrejtë, por kjo nuk është për t’u kuptuar nga njeriu, deri kur t’ju jepet Dhurata e Njohurisë, e cila vjen nga Shpirti I Shenjtë. Kur shpirtrat janë pastruar atëherë ata fillojnë ta kuptojnë mënyrën se si punon Hyji për t’i sjellë fëmijët e Tij në një gjëndje ku ata mund ta njohin Atë.

Mbrekullitë për të cilat unë flas do të përfshijnë Veprat e mëdha të Hyjit, të cilat do të përfshijnë tragjeditë që do të shmangen dhe që duken të jenë të pamundura nga pikpamja shkencore. Ato do të përfshijnë gjithashtu shenja të mëdha në qiell; lëvizjen e Tokës dhe ngjyrat e shoqëruara me natyrën.

Vetë përfshirja ime me këto Mbrekulli do të duket përmes shenjave që unë do të vendos tek vëndet e shfaqjeve të mia nëpër botë. Mos ju trëmbni këtyre Mbrekullive, sepse ato janë një Dhuratë nga Hyji. Të jeni mirënjohës për Mëshirën e Tij, sepse nuk ka asnjë detyrë tepër të madhe që Ai nuk do ta ndërrmarrë për të siguruar që raca njerëzore të mund të zgjohet për ta pranuar Atë. Ky është Vullneti I Hyjit, sepse Ai e do secilin prej jush.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit


Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/19/mother-of-salvation-these-miracles-will-happen-over-a-period-of-three-years/

Nëna e Shpëtimit: Për çdo hap që ju merrni për t’u afruar me Birin tim të Shtrenjtë, ju do të bëni dy hapa mbrapsht

E Mërkurë, 18 Qershor 2014, në 14:51

Bijtë e mi, më ndiqni mua, Nënën e Shpëtimit, dhe merreni dorën time ndërsa ju drejtoj përgjatë udhës të së Vërtetës të Birit tim. Do të jetë përmes ndërhyrjes sime që shumë nga ju do të gjejnë guximin të ecin në këtë udhë me gjëmba dhe të shtruar me gurë drejt Shpëtimit të Përjetshëm.

Fëmijë të dashur, për ta njihur Birin tim me të vërtetë, kërkohet këmbngulje e madhe. Ju duhet ta hapni mëndjen tuaj, zemrën dhe shpirtin tuaj, pa asnjë shenjë dyshimi apo krenarie, përpara se të jeni të aftë të shikoni. Kur e Vërteta t’ju zbulohet brënda zemrave tuaja, ju duhet të kapeni pas saj, sepse ajo do të jetë mjeti me të cilën ju do të çliroheni.

Për çdo hap që ju merrni për t’u afruar me Birin tim të Shtrenjtë, ju do të bëni dy hapa mbrapsht, për shkak të mënyrës me të cilën i ligu do t’ju ngacmoj. 

Ai kurrë nuk do të pushoj së provuari dhe për t’ju larguar nga Krishti, sepse ai e ka bërë atë misionin e tij të turpshëm për t’ju tërhequr në drejtim të kundërt. Prandaj kur ju të rrëzoheni përgjatë udhëtimit tuaj ju duhet të ngriheni përsëri dhe t’ja filloni nga fillimi. Për çdo herë që ju bëni një hap mbrapsht, dijeni se gjithçka që influencon Satani gjithmonë do të jetë mbrapsht – në kundërshtim me gjithçka që Biri im i dhuroi racës njerëzore.

Prandaj do t'ju kërkohet durim i madh, por menjëherë sa ju e keni kapërcyer çdo pengesë, ju do të ecni më shpejt përgjatë udhës drejt Birit tim. 

Çdo pengesë, kur është kapërcyer, do t’ju bëj më të fortë në besimin tuaj. Dhe kur besimi juaj të bëhet i fortë, asgjë nuk do të qëndroj në udhën tuaj për t’u bërë dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit.

Shkoni në paqe, fëmijë të dashur, dhe më lejoni mua, Nënën e Shpëtimit, t’ju ndihmoj të bëheni më të fortë në dashurinë tuaj për Jezu Krishtin, sepse pa Atë ju kurrë nuk do të gjeni paqen dhe ngushëllimin që kërkoni në këtë jetë apo përtej.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/18/mother-of-salvation-for-every-step-you-take-to-come-closer-to-my-precious-son-you-will-take-two-steps-backwards/

Tuesday, 24 June 2014

Bota ka etje për të Vërtetën e Fjalës Sime

E Martë, 17 Qershor 2014, në 22:23

Bija Ime e dashur, Ushtria Ime e Mbetur është mbledhur në numër të madh dhe është përhapur në çdo pjesë të botës. Ata të Mitë më njohin Mua dhe me Forcën e Shpirtit të Shenjtë, Unë e kam treguar Veten Time nëpërmjet Fuqisë së Fjalëve të Mia të përmbajtura në këto Mesazhe të Shenjta.

Fjala Ime do t’i tërheqi ata tashmë të bekuar me Shpirtin e Shenjtë drejt Meje shpejt. Për këta shpirtra nuk ka asnjë dyshim. Shpirti I Shenjtë, përmes Fjalëve të Mia, do të tërheqi edhe më ngurruesit dhe ndërsa ata mund të jenë të pasigurtë nëse jam Unë, Jezu Krishti, në të vërtetë, I Cili ju drejtohet atyre për t’ju përgjigjur Thirrjes Sime, ata do të vijnë drejt Meje me hezitim. Gradualisht, ata do të më mbështesin Mua plotësisht. Pastaj janë ata që besojnë tek Unë, por që nuk e pranojnë se Unë Jam duke i thirrur ata. Edhe ata, gjithashtu, me kalimin e kohës, do t’i përgjigjen Thirrjes Sime. Por çfarë është Thirrja Ime? A është ajo thjeshtë për ta vërtetuar Veten Time? Jo, sepse kjo është e panevojshme. Thirrja Ime është për t’ju mbledhur për t’ju pregatitur, që të gjithë të Krishterët të më ndihmojnë Mua në përpjekjen Time për të shpëtuar njerëzimin. Është nëpërmjet dishepujve të Mi të dashur që Unë mund të bëj shumë të ndodhi .

Misioni Im është të shpëtoj shpirtrat dhe Unë do ta bëj këtë përmes përdorimit të vullnetit të lirë të njeriut. Vullneti I Hyjit është të japi jetë dhe t’i sjelli të gjithë fëmijët e Hyjit nën Mbrojtjen e Tij. Përmes Vullnetit Hyjnor të Hyjit, të gjithë shpirtrat mund të shpëtojnë, por udha tek Shpëtimi I Përjetshëm shtrihet në vullnetin e lirë, e dhënë njeriut, nga Hyji. Do të jetë përmes vullnetit tuaj të lirë që secili prej jush do të zgjedhi të ardhmen e tij. Ju nuk do të detyroheni ta pranoni Mëshirën e Hyjit, por do t’ju kërkohet të më ndiqni Mua. Unë kurrë nuk do t’ju urdhëroj ta bëni këtë, sepse ajo është e drejta juaj – e drejta e vullnetit tuaj të lirë – që ju të vendosni vetë se çfarë doni të bëni. 

Disa njerëz do të zgjedhin me mënçuri, sepse ata e dinë se çfarë Unë ofroj, udhën e të Vërtetës – Udhën drejt Jetës së Përjetshme. Disa njerëz nuk do të zgjedhin me mënçuri dhe do të ndjekin udhën e gabuar. Ata do ta bëjnë këtë sepse nuk kanë arritur të kuptojnë të Vërtetën, Fjalën e Hyjit. Ata do ta kenë lejuar joshjen e kënaqësive të mëdha materiale, dëshirat dhe kënaqësitë t’i rrëmbejnë ata nga Unë. Ata nuk besojnë në jetën pas vdekjes dhe nuk ndjejnë asnjë keqardhje për mëkatet e kryera në përmbushje të dëshirave të tyre vetjake. Por, nëse atyre ju tregohet e Vërteta dhe inkurajohen nga të tjerët të dëgjojnë Fjalën e Hyjit dhe Premtimin Tim për të ardhmen, ata mund të ndryshojnë. Përmes Dhuratës së Kthimit në Besim, ata mund të banojnë në Mbretërinë Time. 

Për këtë arsye, Thirrja Ime është për të inkurajuar të gjithë shpirtrat të kërkojnë të Vërtetën. Përmes vullnetit të tyre të lirë – dhe ajo duhet të jetë sipas vetë zgjedhjes së tyre – ata do të më lejojnë Mua, Jezusin e tyre të dashur, t’i shpëtoj ata. Unë i bëj thirrje të gjithë të Krishterëve tani të marrin mburojën dhe të marshojnë përpara për të më ndihmuar Mua t’i mbledh ata shpirtra që janë të shpërndarë dhe të humbur. Me ndihmën tuaj, Unë mund t’i inkurajoj të gjithë shpirtrat e çdo besimi, rrace dhe ngjyre të vijnë tek Unë. Kur ju i arrini ata, Unë do t’ju mbuloj me Dhurata të mëdha të Shpirtit të Shenjtë që të keni sukses dhe të më sillni Mua shpirtrat e humbur të cilët i dëshiroj çdo sekondë. 

Vullneti I Hyjit është për të shpëtuar këdo. Por është përmes vullnetit të lirë të njeriut, i cili zgjedh të vij në Krahët e Mi, sipas zgjedhjes së tij të lirë, që Vullneti Hyjnor I Hyjit do të përmbushet ashtu si duhet. Shkoni, të gjithë ju, dhe mësoni të Vërtetën e Ungjillit të Shenjtë. Bota ka etje për të Vërtetën e Fjalës Sime. Fjala Ime nuk mësohet më në mënyrën e duhur. Njerëzve ju duhet dhënë e Vërteta – për atë Unë dhashë Jetën Time. Pa pranimin e të Vërtetës – Fjala Ime e Shenjtë – ju nuk mund të zgjidhni udhën e duhur drejt Shpëtimit të Përjetshëm.

Prandaj dhe Unë vij tani, për t’ju sjellë të Vërtetën. Për t’ju bërë ju të kuptoni, të jeni të pregatitur, gati dhe në pritje për Ditën e Madhe pa frikë, ankth apo shqetësim në zemrat tuaja. Kur ju më pranoni Mua dhe besoni tek Unë plotësisht ju do të jeni të qetë.

Jezusi juaj


Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/17/the-world-is-starved-of-the-truth-of-my-word/

Monday, 23 June 2014

Dyert janë hapur për të lejuar paganët të njollosin Kishën Time

E Hënë, 16 Qershor 2014, në 17:27

Bija Ime e dashur, për ata mes jush që nuk dëshirojnë që Unë të komunikoj me ty, atëherë ta dinë këtë. Vullneti juaj i lirë do të thotë se ju jeni të lirë të zgjidhni nëse e pranoni apo jo çfarë Unë them dhe çfarë Unë dëshiroj. Nëse të besoni apo të mos besoni – kjo është zgjedhja juaj dhe, çfarë do që ju vendosni, Unë kurrë nuk do t’ju Gjykoj për shkak të kësaj.

Por ju kurrë nuk duhet t’i gjykoni të tjerët në Emrin Tim. Me këtë Unë dua të them të gjykoni ata që më refuzojnë Mua, si dhe ata që e pranojnë Ndërhyrjen Time. Asnjë mes jush nuk e ka të drejtën të deklaroj një person tjetër të jetë djallëzor apo fajtor për keqbërje. Ata prej jush që gjykojnë ashpër – ata njerëz që ju besoni ta kenë gabim, të jenë fajtor për keqbërje apo herezi – nuk e kanë këtë të drejtë. Ju duhet të qëndroni në heshtje dhe të luteni për ata që ju besoni të jenë të lënduar. 

Vetëm Unë, Jezu Krishti, e kam Fuqinë ta Gjykoj njerëzimin.
Kur ju poshtëroni një person tjetër në Emrin Tim të Shenjtë, ju jeni fajtor për mëkatin dhe Unë do ta mbaj këtë kundër jush. Kur ju i lëndoni të tjerët me gjuhën tuaj, Unë do t’ju hesht. Kur ju dëmtoni emrin e një personi tjetër, vetë emri juaj do të vihet në pyetje nga të tjerët. Hipokrizia më shkakton Mua neveri dhe kur ju jeni fajtor për shpifje, e kryer kjo në Emrin Tim, atëherë ju sillni një turp të madh, jo vetëm mbi veten tuaj, por edhe mbi Emrin Tim të Shenjtë.

Çdo njeri që shkakton dhimbje mbi një person tjetër dhe e pohon hapur se flet në Emrin e Hyjit, mashtron vetëm veten e tij. Ata që ndëshkojnë të tjerët dhe thonë se janë thjeshtë duke zbatuar urdhërat e tyre, për arsye të dedikimit dhe përkushtimit të tyre ndaj Hyjit, nuk janë nga Unë. Turp të keni, sepse ju nuk më njihni Mua. Dhe ndërsa ju luftoni ndërmes jush – të Krishterë kundër të Krishterë – paganët mes jush janë duke e zabtuar Kishën Time. Armiku punon me shumë zgjuarsi. Plani i tij dinak është të krijoj grindje nga brënda Kishës Sime dhe ndërsa besnikëria e vërtetë ndaj Meje dobësohet, dyert janë hapur për të lejuar paganët t’i njollosin Kishat e Mia dhe Eukaristinë e Shenjtë. 

Turp mbi ata prej jush që e dinë të Vërtetën – Fjalën Time të Shenjtë të dhënë juve në Shkrimet më të Shenjta. Çdo sakrificë u krye për ju; profetët e Hyjit të dërguar tek ju u dhunuan, u persekutuan dhe u vranë; vizionarët, lajmëtarët dhe shenjtorët – të gjithë u nderuan, vetëm pas vdekjes së tyre, por u goditën nga ju kur ata përçonin Fjalën Time dhe më pas Vetë Sakrifica Ime – kur ju më kryqëzuat Mua. Tani çfarë bëni ju? Ju i lejoni ata që adhurojnë zota të rremë t’i bëjnë atyre nderime mbi Altarët e Mi, të cilat janë për të më nderuar Mua. A do t’ju lejonin juve këta paganë të bëni të njëjtën në tempujt e tyre?

Historia po përsëritet. Paganët e morën Kishën e Atit Tim dhe ata u flakën tutje. Kur ju e njollosni Kishën Time dhe Trupin Tim, ju nuk jeni më të denjë të më shërbeni Mua dhe Unë do të flak tutje çdo shërbëtor të shenjtë Timin i cili më tradhëton Mua në këtë mënyrë. Mëkatet tuaja janë më të zeza se të atyre që ju i shërbeni në Emrin Tim, sepse ju do të mbartni me vete shpirtrat që ju i largoni nga Unë. Është koha për ju të zgjidhni. Ju ose më pranoni Mua, Jezu Krishtin, ashtu si Unë Jam dhe jo çfarë ju doni që Unë të jem ose më mohoni Mua. Nuk ka rrugë të mesme.

Jezusi juaj


Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/16/the-doors-have-been-opened-to-allow-the-heathen-to-desecrate-my-church/

Saturday, 21 June 2014

Unë Jam I Butë, I Dashur dhe I Duruar

E Djelë, 15 Qershor 2014, në 14:25

Bija Ime e dashur, Plani Im për të shpenguar njerëzimin dhe për të shfaqur Mbretërinë Time të Re po ecën me sukses, ashtu si është profetizuar. Unë do t’i sjell botës një Dhuratë të madhe dhe për ata që do ta shohin këtë si të pakapërcyeshme dhe të frikshme, ta dinë këtë.

Unë Jam I Butë, I Dashur dhe I Duruar dhe gjithçka do të kryhet sipas Vullnetit të Shenjtë të Atit Tim, I Cili nuk dëshiron të sjelli dhimbje dhe ankth tek ndonjë nga fëmijët e Tij, pavarësisht se sa të errët janë shpirtrat e tyre. Po të ishte kështu, Ai do ta kishte shkatërruar botën dhe do të merrte vetëm të zgjedhurit në Parajsën e Re. Dhe prandaj Ati Im priti dhe priti, deri kur popullsia e botës ishte në numrin e vet më të madh. Ai e ka filluar pjesën finale të Planit të Tij për të shpëtuar njerëzimin, me qëllim që një numër i madh të mund të shpëtojnë menjëherë.

Ky Plan nuk duhet patur frikë apo të kundërshtohet, sepse çmimi final është ai që do t’ju sjelli të gjithëve ju lavdinë më të madhe. Ju nuk duhet ta kundërshtoni atë; ju nuk duhet ta tallni apo ta shpërfillni atë, sepse ju do të pendoheni për këtë vendim përjetësisht. Le të mos ndërhyj asnjë njeri me Vullnetin e Hyjit. 

Me qëllim që të shpëtoj shumicën, Ati Im nuk do të hezitoj të ndëshkoj ata që qëndrojnë në Udhën e Tij për të shpëtuar biljona shpirtra. Edhe pse çdo shpirt është i shtrenjtë për Atë dhe ndërsa Ai do të ndërhyj në çdo mënyrë për t’i bërë shpirtrat të kuptojnë, Ai do t’i shkatërroj ata që janë përgjegjës për mohimin e miljona shpirtrave ndaj Atij. Të mos keni asnjë dyshim se ata do të vuajnë për këtë dhe le të dihet se ju do t’i njihni këta shpirtra nga veprimet e tyre dhe pastaj nga ndëshkimi i tyre. Ndëshkimi i tyre do të filloj në Tokë në këtë kohë, me shpresën se ata do ta shikojnë të Vërtetën. Nëse ata nuk e arrijnë këtë, Ati Im do t’i largoj.

Fuqia e Hyjit po shfaqet në Tokë në këtë kohë dhe ju do ta shikoni se si këto grupe do të shfaqen në betejën për shpirtrat. Ato do të përfshijnë ata që me të vërtetë më shërbejnë Mua; ata që nuk më njohin Mua dhe ata që më njohin, por që zgjedhin t’i shërbejnë një zotërie të ndryshëm jo nga Unë. Të vetmit fitues do të jenë ata që, prej Mëshirës së Hyjit, do t’ju jepen Çelësat e Mbretërisë së Hyjit.

Jezusi juaj

Friday, 20 June 2014

Unë do t’i shëmb tempujt e këtyre sekteve dhe do t’i ndaloj ata në veprat e tyre të ndyra kundër fëmijëve të Hyjit

E Djelë, 15 Qershor 2014, në 09:30

Bija Ime e dashur, shkalla në të cilën Unë Jam shpërfillur, refuzuar dhe urryer është përtej imagjinatës së shumë njerëzve.

Ka grupe dhe sekte që janë dedikuar të adhurojnë Satanin dhe që kryejnë ligësi të tmerrshme nën drejtimin e atij që më urren Mua. Mëkatarët e gjorë që janë të përfshirë i kanë shitur shpirtrat e tyre tek djalli dhe nga jashtë ata janë një burim argëtimi, por më dëgjoni Mua tani. Ata kanë vetëm një zotëri dhe ky zotëri ka fuqi të madhe mbi ata sepse ata i kanë dhënë atij dhuratën e vullnetit të tyre të lirë. Dhe ashtu si Satani e përçmon rracën njerëzore, ai i përdor këta shpirtra, edhe pse ata nuk e kuptojnë në të vërtetë këtë fakt. Urrejtja e tyre për Mua është po aq intensive sa është edhe kundrejt atyre që më shërbejnë Mua, Jezu Krishtin.

Beteja finale për shpirtrat do të luftohet në çdo pjesë të botës dhe do të jenë këto grupe, që do të luftojnë shumë fort për t’i larguar njerëzit nga Unë dhe nga Shpëtimi final që Unë i sjell fëmijve të Hyjit. Për arsyen se Unë i dua të gjithë – përfshi ata që kanë sakrifikuar jetën e tyre dhe të drejtën e tyre të Shpëtimit të Përjetshëm për premtimet boshe të mbretit të gënjeshtrave, detyra Ime është të kapërcej të gjitha pengesat për t’i arritur ata, që Unë të mund t’i shpëtoj ata.

Unë do t’i shëmb tempujt e këtyre sekteve dhe do t’i ndaloj ata në veprat e tyre të ndyra kundër fëmijëve të Hyjit. Ata që janë çliruar nga këto burgje të urrejtjes, Unë premtoj, se do të më gjejnë Mua duke pritur. Sepse çdo shpirt i vetëm që vjen tek Unë duke kërkuar paqe, nga këto grupe – Unë do të kthej në besim, dhjetë fishin e numrit të tyre. Unë do ta mposht djallin dhe Unë do t’i kthej fëmijët e Hyjit, pavarësisht se çfarë kanë bërë, nga buza e humnerës së Ferrit.

Kurrë mos kini frikë nga fuqia e shpirtit të lig, kur besoni tek Unë plotësisht. Fuqia Ime, Fuqia e Hyjit, Fillimi dhe Mbarimi, kurrë nuk do të shkatërrohen. Por, nëse ndonjë njeri që përpiqet të shkatërroj Fuqinë e Hyjit, duke i ditur pasojat, dhe që i refuzon të gjitha përpjekjet nga Unë për ta shpëtuar shpirtin e tij – ai do të vuaj përjetësisht.

Jezusi juaj


Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/15/i-will-tear-down-the-temples-of-these-sects-and-stop-them-in-their-vile-acts-against-gods-children/

Thursday, 19 June 2014

Ju kurrë nuk duhet të adhuroni ndonjë zot tjetër, përveç Hyjit të Trinisë

E Shtunë, 14 Qershor 2014, në 12:40

Bija Ime e dashur, ka vetëm një Zot – Hyji Atë, Zoti Bir dhe Zoti I Shpirtit të Shenjtë – të gjithë Personat në Një. Ato nuk janë tre njësi të ndara, sepse Ne jemi Një – Hyji Atë, Krijuesi I Gjithçkaje; Zoti Bir, ashtu si Ai u shfaq të jetonte mes jush dhe Zoti I Shpirtit të Shenjtë, i dhënë njerëzimit si Dhuratë me të cilën e Vërteta i mbush zemrat tuaja me dije, jetën e re dhe Fuqinë e Dashurisë Sime.

Kur ju vinin tek Unë, ju vini tek Ati Im. Kur Shpirti I Shenjtë ju thërret, Ai vjen nga Ati. Gjithçka vjen nga Hyji. Ju kurrë nuk duhet të adhuroni ndonjë zot tjetër, përveç Hyjit të Trinisë. Por, dijeni këtë. Për të njohur Atin, ju duhet të pranoni Zotin Bir, sepse pa Mua, Jezu Krishtin, ju nuk mund ta njihni Atin.

Hyji i do të gjithë fëmijët e Tij, por fëmijët e Tij nuk e duan Atë ashtu si duhet. Kjo nuk ka problem, sepse nëpërmjet Meje ata do të bëhen pjesë e Mbretërisë Sime të Re në Tokë. Pastaj vijnë ata që ndjekin të ligun dhe që, me dije, i japin atij dhuratën e vullnetit të tyre të lirë. Atëherë ata nuk do të kenë më kontroll mbi veprimet e tyre, sepse shpirtrat e liq brënda tyre do t’i përdorin ata për të rekrutuar shpirtra të tjerë të dobët. Këta shpirtra nuk e adhurojnë Hyjin – përkundrazi ata adhurojnë Satanin. 

Unë ju bëj thirrje të më ndihmoni Mua të shpëtoj këta shpirtra të gjorë fatkeqë, sepse ata nuk mund ta shpëtojnë më shpirtin e tyre përmes zgjedhjes së tyre të lirë. Unë dëshiroj, që përmes lutjeve tuaja, ju të lypni për çlirimin e shpirtrave në skllavëri, që edhe ata të kthehen tek Unë. 

Lutja e Kryqëzatës (157) Për shpirtrat në skllavëri:

O Jezus i dashur, çliroji ata shpirtra që janë skllevër të hyjnive të rremë dhe të Satanit. Na ndihmo ne, përmes lutjeve tona, t’iu sjellim atyre lehtësim nga dhimbja e zaptimit. 

Hapi portat e burgut të tyre dhe tregoju atyre Udhën drejt Mbretërisë së Hyjit, para se të merren peng nga Satani në humnerën e Ferrit. 

Ne të lutemi Ty, Jezus, t’i mbulosh këto shpirtra me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, që të kërkojnë të Vërtetën dhe ndihmoji ata të gjejnë guximin për t’i kthyer shpinën kurtheve dhe ligësive të djallit. Amen.
Problemi i ndeshur nga shpirtrat, të cilët adhurojnë zotat e rremë, është se ata e lënë veten të hapur ndaj shpirtit të lig, i cili kërkon vetëm një grimcë të vogël të vullnetit të tyre të lirë për t’i infektuar.
Zotat e rremë i çojnë shpirtrat në rrezik të tmerrshëm. Rreziku më i madh që ata hasin është se ata besojnë se praktika të tilla janë normale, të shëndetshme për shpirtin dhe një mjet për të gjetur paqe dhe qetësi në jetën e tyre. Gjithçka që ata do të gjejnë është dhimbja dhe hidhërimi.

Bëni kujdes nga rreziqet e ndjekjes së kultit dhe të praktikave të epokës së re, sepse ato nuk janë nga Unë. Do të jetë vetëm duke më ndjekur Mua, Jezu Krishtin, që ju mund të keni Jetën e Përjetshme. E kundërta e jetës është vdekja. Vdekja e trupit nuk do të thotë fundi i egzistëncës suaj. Egzistenca juaj është përjetësisht. Jeta e Përjetshme vjen vetëm përmes Meje. Vdekja e përjetshme vjen nga Satani. 

Ajo do të jetë Dita Më e Madhe që kur Hyji krijoi Adamin dhe Evën

E Premte, 13 Qershor 2014, në 22:20

Bija Ime e dashur, Koha Ime është shumë afër dhe për këtë arsye, është e rëndësishme që çdo person i vetëm në botë të pregatitet, sikur ata do të merreshin nga kjo jetë në çdo moment. Mos e shpërfillni Thirrjen Time, sepse ata që nuk arrijnë të pregatiten për Ditën e Madhe do të mbeten në dëshpërim të madh.

Në Ditën e Ardhjes Sime të Dytë, e cila do të paraprihet nga Paralajmërimi, ku Unë do t’i vërtetoj botës se Kush Unë Jam, ju duhet të jeni gati. Unë vij për të gjithë ju për t’ju sjellë në Parajsën e përkryer të re dhe të lavdishme. Unë nuk dëshiroj të përjashtoj asnjë. Secili prej jush është një fëmij i dashur i Hyjit. Ata që nuk janë të vetëdijshëm për atësinë e tyre do ta dinë, menjëherë, se Kush Unë Jam. Sepse ajo do të dali nga një instikt njerëzor i rrënjosur thellë, ashtu si një fëmijë i ndarë nga prindi i tij i natyrshëm do ta njohi mishin dhe gjakun e vet, edhe nëse do të duhet një jetë e tërë për t’i bashkuar me njëri tjetrin. 

Ajo do të ndjehet e natyrshme dhe, për ata që kanë një zemër të ngrohtë, momenti final do të mbushet me një dashuri gazmore. Ju nuk keni pse të keni frikë.

Për ata që zgjedhin të besojnë në zotat e rremë dhe që nuk e njohin Hyjin e Trinisë, ju nuk do të më pranoni Mua me lehtësi, sepse ju gjithmonë më keni refuzuar Mua. Prapë, Unë do t’ju tërheq drejt Meje dhe do t’ju pushtoj. Fuqia e Hyjit do të bjer mbi ju, përmes Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë, dhe ju do ta keni të vështirë të më ktheni Mua shpinën. Prandaj të gjithë ata që më shikojnë Mua, përfshi ata që më refuzojnë Mua në këtë jetë, shumë prej jush do ta kuptojnë të Vërtetën në atë moment. Ju do të më lejoni Mua t’ju sjell në Krahët e Mi të Shenjtë.

Unë do t’ju ngre të gjithëve ju, në çast, sa hap e mbyll sytë, në Mbretërinë Time të Re. Dhe pastaj do të nis fillimi dhe mbarimi. Ata shpirtra që e adhuruan bishën dhe që e dhanë veten në trup, në mëndje dhe në shpirt tek Satani, dhe që u bënë agjentët e tij të vullnetshëm, nuk do të kenë se nga të kthehen, ku të fshihen dhe do të mbeten pa asnjë ndihmë, sepse Satani do t’i ketë braktisur ata. Sepse deri atëherë, Satani do të jetë hedhur në humnerë dhe fuqia e tij do të marri fund përfundimisht në atë pikë. Tek ata shpirtra, Unë ju them këtë. Madje edhe në atë fazë Unë do t’ju tregoj Mëshirë. Ju duhet të më thërrisni Mua dhe të thoni:

“Jezus, më ndihmo. Jezus, më fal për të gjitha mëkatet e mia.”
dhe Unë do t’ju ngre, edhe ju gjithashtu, në Parajsën Time të Re.

Unë do të shpëtoj çdo shpirt që më thërret Mua pikërisht para se qiejt të mbyllen; malet të rrëzohen dhe deti ta vërshoj Tokën dhe pastaj Qiejt do të zhduken së bashku me Tokën e vjetër. Lartë do të ngrihet Parajsa Ime e Re, Qielli dhe Toka e Re, ashtu si u krijua për Adamin dhe Evën, dhe të gjithë do të gëzojnë. Sepse ajo do të jetë Dita Më e Madhe që kur Hyji krijoi Adamin dhe Evën. Kurrë mos e humbisni shpresën dhe i kujtoni Fjalët e Mia për ju tani.

Mëshira Ime është kaq e Madhe sa edhe ata që i kanë shitur shpirtrat e tyre tek djalli do të shpëtojnë, nëse ata dëshirojnë, duke më thirrur Mua në Ditën Finale. Edhe ata gjithashtu mund të jetojnë Jetën e Përjetshme të lavdisë së madhe, me të gjithë fëmijët e Hyjit. Kjo Parajsë e Re është trashëgimia juaj e drejtë. Mos e çoni atë dëm për premtimet e rreme dhe boshe të Satanit. 

Unë ju dua të gjithëve ju. Gjithmonë mbajeni Dashurinë Time të kyçur brënda zemrave tuaja dhe Unë gjithmonë do t’ju mbroj nga i ligu.

Jezusi juaj

Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/13/that-will-be-the-greatest-day-since-god-created-adam-and-eve/

Wednesday, 18 June 2014

Hyji Atë: Fuqia e Trinisë së Bekuar është përtej ndërhyrjes së njeriut

E Mërkurë, 11 Qershor 2014, në 12:25

Bija Ime më e dashur, Dëshira Ime është që secili prej jush t’i përgjigjet Thirrjes së Trinisë Më Të Shenjtë në këtë kohë. Fuqia e Trinisë së Bekuar është përtej ndërhyrjes së njeriut dhe me Hirin e Dashurisë Sime, Unë arrij tek njerëzimi për të deklaruar të Vërtetën.

Mos kini frikë nga Ati juaj, sepse Unë Jam i juaji dhe ju jeni të Mitë. I gjithë Pushteti është në Duart e Mia dhe Unë bëj përjashtime të mëdha me qëllim që të bashkoj botën. Shumë shpirtra janë mospërfillës ndaj Meje. Ata më shmangen Mua, e mohojnë Egzistencën Time dhe e fyejnë Hyjninë Time duke vendosur zota të rremë, të bërë me flori të shkrirë, para Meje. Gjithçka që është bërë prej argjili do të zëvendësohet nga një egzistencë e ripërtërirë. Asgjë në këtë Tokë nuk është e përjetshme. Gjithçka kthehet në pluhur. Gjithçka që është e përjetshme nuk është e botës suaj. Unë e krijova njeriun në Shëmbëlltyrën Time.

Unë fryva jetë dhe juve ju dha frymë dhe Jam Unë Ai që e merr atë. Gjithçka fillon dhe mbaron me Mua dhe asnjë njeri nuk mund dhe nuk do të diktoj se si Unë do t’i bashkoj fëmijët e Mi. Kjo detyrë është e Imja – jo e juaja. Planet e Mia për të shpëtuar shpirtrat – të mirët, të këqinjtë dhe të padenjët, nuk do të shkatërrohen. Do të dëmtohen, ndoshta, por kurrë nuk do të shkatërrohen, sepse gjithçka që Unë them do të bëhet dhe gjithçka që Unë dëshiroj do të kryhet.

Unë e njoh secilin prej jush, sepse keni lindur prej Dashurisë Sime. Sido që të jenë rrethanat tuaja, ato janë krijuar prej Providencës Hyjnore dhe ka një arsye për gjithçka. 

Ata prej jush që nuk më njohin Mua – edhe ju jeni të Mitë gjithashtu, sepse Unë ju krijova. 

Ju nuk u zhvilluat nga qëniet e gjalla. Të besoni këtë, është të mashtroni veten dhe kjo, e ngulitur në zemrat tuaja nga mashtruesi, ju shërben si një mjet për të më mohuar Mua. Duke më mohuar Mua, Atin tuaj të Përjetshëm, ju mohoni Shpëtimin e Përjetshëm. Dhe duke mohuar të Vërtetën e Egzistencës Sime, ju do ta largoni veten nga një egzistencë e lavdisë së përjetshme.

E gjithë Mëshira është e Imja. Unë e hedh Mëshirën Time me bollëk mbi ata zemrat e të cilëve janë të pastra; të cilët kanë dashuri në shpirtrat e tyre sepse më kanë lejuar Mua të hyj tek ata. Pengesa kryesore për të marrë Jetën e Përjetshme është krenaria e njerëzimit. Krenaria është pengesa e vetme më e madhe për ta bashkuar veten me Mua. Ju mund të më njihni Mua, nëpërmjet Birit Tim; ta kuptoni Fjalën Time, por ju nuk e zbatoni çfarë ju është mësuar. Dashuria vjen nga Unë. Kur ka krenari në shpirt, dashuria vdes brënda saj dhe ajo zëvendësohet me urrejtje. Krenaria vjen nga Satani dhe është e neveritshme për Mua, ashtu si edhe e dhimbshme.

Më lejoni Mua t’ju dua duke e pranuar Fjalën Time dhe Dhuratat që Unë i dhashë botës përmes Sakrificës më të madhe të vdekjes së Birit Tim në Kryq. Unë ju dhashë jetë. Unë ju dhashë Veten Time, përmes Shfaqjes së Birit Tim. Unë e ula Veten Time, në përulësi para jush, me qëllim që ta mposhtja mëkatin e krenarisë. Unë ju mësova ju me anë të profetëve. Unë ju dhashë Dhuratën e vullnetit të lirë por ju e abuzuat atë për të kënaqur joshjet dhe dëshirat tuaja vetjake. Dhurata e vullnetit të lirë ka një qëllim të dyfishtë – për t’ju dhënë ju lirinë të zgjidhni, për të mos ardhur tek Unë nga frika, por prej dashurisë dhe për të mundur fuqinë e djallit. Është vullneti juaj i lirë që Satani e lakmon më shumë nga të gjitha dhe ai do të përdori çdo mashtrim për t’ju bërë t’ja dorëzoni atij. Kur shpirtrat e kryejnë këtë, përmes mëkatit të krenarisë, praktikave të epokës së re dhe kultin, ata bëhen skllevër të të ligut. Atëherë ai do të shfaqi, brënda shpirtrave që i dorëzojnë atij vullnetin e tyre të lirë, çdo njërën nga cilësitë e tij. 

Ju do t’i njihni ata nga sjellja e tyre. Por një shënjë që vullneti i tyre i lirë i është dhënë të ligut është kur këta shpirtra vazhdimisht kërkojnë ta tallin publikisht Birin Tim, Jezu Krishtin, dhe Nënën e Tij, Virgjërën e Papërlyme Mari, Nënën e Botës. Satani i përçmon të dy ata. 

Përkundrazi, nëse ju e përdorni vullnetin e lirë që Unë ju dhurova, për të mirën e shpirtit tuaj dhe që ta doni njëri tjetrin, kjo është një mjet i fuqishëm për të dobësuar fuqinë e Satanit. Por, janë ata shpirtra të cilët më japin Mua, përmes Birit Tim, Jezu Krishtit, dhuratën e vullnetit të tyre të lirë, që japin dhuratën më të fuqishme nga të gjitha. Do të jetë përmes këtyre shpirtrave që Unë do ta mposht të ligun dhe mjeti me të cilën Unë mund të shpëtoj shpirtrat e atyre që e kanë shkëputur veten plotësisht nga Unë. 

Ai është Premtimi Im. Unë do të shpëtoj shpirtrat e rasteve më të pashpresë për arsye të sakrificave të atyrë që më japin Mua këtë dhuratë të vullnetit të tyre të lirë, përmes Birit Tim, Jezu Krishtit.

Ati juaj I Përjetshëm
Hyji Më I Larti


Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/11/god-the-father-the-power-of-the-blessed-trinity-is-beyond-the-interference-of-man-2/

Monday, 16 June 2014

Pa Dritën Time nuk ka asgjë përveçse errësirës së shpirtit. As paqe. As dashuri. As shpresë. As Jetë

E Martë, 10 Qershor 2014, në 12:05

Bija Ime e dashur, njerëzit mund të pyesin se përse është e rëndësishme që Sakrifica e Meshës së Shenjtë të ruhet me çdo kusht? Mesha është pika kryesore e Pranisë Sime – Pranisë Sime të Vërtetë në botë. Prania Ime i sjell të dyja Jetën dhe Dritën. Ajo do të sjelli Jetë tek shpirti dhe e mbush atë me një Hir të vetëm. Ajo do të sjelli me vete Dritë – Dritën Time – e cila është më e fuqishme se djelli. Një rreze e Dritës Sime është e mjaftueshme për të ndriçuar një dhomë që është në errësirë. Për aq kohë sa Eukaristia Ime e Shenjtë është mbajtur në lavdi të madhe mbi altarët e Kishave të Mia, do të ketë jetë. Pa atë do të ketë errësirë. Kur Unë nuk Jam i Pranishëm, nuk ka aspak Dritë. Pa Dritën Time nuk ka asgjë përveçse errësirës së shpirtit. As paqe. As dashuri. As shpresë. As Jetë.

Çfarëdo lloj rregullash të reja që do të imponohen mbi ju në emër të ungjillizimit dhe modernizmit, në Emrin Tim, dijeni se nëse Eukaristia Ime nuk do të nderohet më, ashtu si Ajo duhet dhe ashtu si Ajo është caktuar të jetë, të jeni të sigurtë se nuk do të jetë gjatë kur Ajo e tëra do të zhduket. 

Në ditën që kjo të ndodhi do të ketë një errësirë, që do të bjer mbi Tokën. Ju nuk do ta shikoni atë, por ju do ta ndjeni atë në zemrat e ftohta të njerëzve, sepse deri atëherë njerëzimi do të ketë ndryshuar. Kur Prania Ime të dobësohet, portat e Ferrit do të hapen dhe antikrishti do të zër Vëndin Tim në Kishën Time. Do të jetë ai që nuk vjen nga Unë, i cili do të ulet në fronin që me të drejtë është i Imi. Dhe do të jetë para tij që Kisha Ime do të gjunjëzohet tek këmbët e tij. Kjo do të jetë tradhëtia më e madhe ndaj Meje, Jezusit tuaj, që kur Judas më dorëzoi Mua tek armiqtë e Mi për t’u kryqëzuar.

Do të jetë Kisha Ime, ajo që do të persekutohet në fillim dhe ata që janë me besim të dobët do t’i bëjnë nderime bishës. Do të jenë këta njerëz që pohojnë se përfaqësojnë Kishën Time – ata që do të më kryqëzojnë Mua, edhe njëherë. Kur mashtruesi të deklaroj se ai jam Unë, ora do të filloj të bjerë dhe pastaj me një zhurmë shurdhuese të qiellit që hapet dhe kërcitjes së bubullimës, Kthimi Im do të lajmërohet. Atëherë bota do ta kuptoj të Vërtetën e Premtimit Tim për t’u Kthyer për të marrë përfundimisht Mbretërinë Time, dhe për të sjellë bashkimin tek Kisha Ime, Kisha Ime e Vërtetë – ata që mbeten besnikë ndaj Meje, përmes gjithë sprovave dhe mundimeve.

Asgjë nuk mund ta mposhti Kishën Time, sepse nën Udhëheqjen dhe drejtimin Tim, Ajo do të mbetet e padepërtueshme kundrejt bishës dhe të gjithë atyre tradhëtarëve që do të më kenë tradhëtuar Mua për fitimet e tyre vetjake.

Dëgjojeni tani Premtimin Tim. Gjithçka që Unë ju thashë se do të ndodhte, do të ndodhi. Gjithçka që Unë ju premtova, do të përmbushet. Gjithçka që është e Imja është e juaja. Ju të gjithë më përkisni Mua. Qëndroni pas Meje për jetën e shtrenjtë, sepse pa Mbrojtjen Time, ju do të bini në gabim dhe kjo do ta thyej Zemrën Time. Kurrë mos më braktisni Mua, për atë që ju urren. Unë kurrë nuk do t’ju braktis, sepse Unë jua dua shumë. Unë ju sjell drejt Meje dhe ju prapë tërhiqeni. Përse? Nga se kini frikë? A nuk e dini se jeni nga Unë dhe se kjo është e drejta e lindjes suaj natyrore? Mbështetuni tek Unë, ndjekësit e Mi të dashur, sepse së shpejti ju do të ndjeheni të humbur dhe nuk do të dini se nga të ktheheni. Dhe Unë do të jem duke pritur, për t’ju sjellë ju Dashurinë Time dhe për t’ju ofruar ngushëllim.

Ejani. Mos u trëmbni nga Unë. Unë vij vetëm me dashuri për t’ju sjellë Paqen Time.

Drita Ime ju bën të shikoni.

Dashuria Ime ju sjell shpresë.

Zemra Ime ju sjell ngushëllim.
Duart e Mia ju shërojnë.

Sytë e Mi ju shikojnë.

Plagët e Mia ju tërheqin.

Trupi Im ju ushqen.
Dhimbja Ime është e juaja.

Dhimbja juaj është e Imja.

Mëshira Ime do t’ju shpëtoj.

Fjala Ime është udha juaj drejt Mbretërisë Sime.

Jezusi juaj


Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/10/without-my-light-there-is-nothing-but-darkness-of-the-soul-no-peace-no-love-no-hope-no-life/

Friday, 13 June 2014

Dashuria është e vetmja mënyrë për të mposhtur urrejtjen. Urrejtja nuk mund ta mposhti Dashurinë nëse ajo vjen nga Hyji

E Hënë, 9 Qershor 2014, në 21:42

Bija Ime e dashur, sa dëshiroj Unë të arrij tek ata që e kanë humbur besimin dhe ata që nuk besojnë më tek Unë, ashtu si dhe të paditurit. Këto Mesazhe janë për botën – jo vetëm për të zgjedhurit, të cilët më përshëndesin Mua me çdo nderim dhe shpirtrat e të cilëve janë të mbushur me dashuri për Mua. Unë e dua gjithsecilin, por Unë mbështetem tek besimtarët për të shpërndarë Fjalën e Zotit, për të ndezur brënda atyre zemrave të mbyllura të ngurta flakën e Dashurisë Sime.

Nëse ju me doni Mua, ju do të bëni ndaj të tjerëve gjithë veprat e mira që Unë ju mësova. Ju do t’i trajtoni të tjerët, ashtu si Unë ju kam dashur. Ju do të jeni të duruar me ata që ju përçmojnë se mbani stemën e Krishtërimit. Ju do të mbështesni të dobëtit; do t’ju mësoni atyre Dashurinë Time në gjithçka që ju thoni dhe bëni. Të jeni i Krishterë do të thotë ta mbështesni Fjalën Time në çdo mënyrë.

Ju kurrë nuk duhet të harroni se Dashuria Ime është Hyjnore. Hyjnia Ime është përtej censurave dhe se Fuqia e Shpirit të Shenjtë është e pamposhtur kur është I Pranishëm në çdo Vepër që është e Imja. Veprat e Mia janë të fuqishme dhe do të rriten dhe shpërndahen si një shpërthim i fortë i erës me një shpejtësi që është përtej imagjinatës suaj. 

Prandaj kur Unë e shfaq Veten Time me Fjalën Time – Mesazhet e Mia ndaj botës – nëse ju më mbështesni Mua, Unë do t’ju tregoj Mëshirë të madhe tek të gjithë ata që e pranojnë Kupën Time me dëshirë. Kur ju i pranoni Dhuratat që Unë ju jap dhe i përdorni ato, ashtu si Unë dëshiroj për ju, për të mirën e të tjerëve, atëherë mbrekulli të mëdha kthimit në besim do të ndodhin. Dashuria Ime, kur ju e pranoni atë nga Unë, do të përhapet tek të tjerët. Kur të tjerët e marrin dashurinë tuaj, edhe ata gjithashtu do ta kuptojnë se nga vjen ajo. 

Dashuria Ime, kur futet brënda shpirtrave tuaj, përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, do t’ju sjelli në gjunjë para Meje, duke derdhur lotë gëzimi. Mos harroni; ju do ta njihni Dashurinë e Zotit menjëherë sa ajo ta përshkoj zemrën tuaj prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Pastaj ju do ta kuptoni Fuqinë e Dashurisë sepse Unë Jam Dashuria. 

Unë Jam Fuqia, prej së cilës çdo djall, çdo ëngjëll i rënë dhe vetë Satani bien në tokë në agoni, sepse ata nuk kanë asnjë fuqi mbi Mua.

Kur ju e lejoni Dashurinë Time t’i mbushi shpirtrat tuaj, edhe ju gjithashtu do ta keni fuqinë, brënda jush, për të mundur çdo lloj ligësie në botë. Dashuria Ime e shkatërron fuqinë e Satanit dhe të gjithë djajve të tij. Dashuria Ime do të jetë arma juaj kundër ligësisë, që do t’ju duhet të hasni sepse flisni në Emrin Tim. Pranojeni Dashurinë Time dhe gjithmonë t’i doni armiqtë e Mi. Mos i urreni armiqtë e Mi, sepse kjo është pikërisht çfarë i ligu kërkon nga ju të bëni, me qëllim që ai të mund të përhapi urrejtje. Dashuria, kur përhapet, mbjell dashuri brënda të tjerëve ashtu si urrejtja mbjell dyshim, frikë dhe zemërim. Dashuria është e vetmja mënyrë për të mposhtur urrejtjen. Urrejtja nuk mund ta mposhti Dashurinë nëse ajo vjen nga Hyji.

Unë dëshiroj t’ju jap këtë Kryqëzatë Lutje për t’ju mbrojtur nga urrejtja. 

Lutja e Kryqëzatës (156) Mbrojtje nga urrejtja

I dashur Jezus, më dhuro Dashurinë Tënde dhe hape zemrën time për ta pranuar Dashurinë Tënde me mirënjohje. Me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, le të ndriçojë mbi mua Dashuria Jote, që të bëhem një rreze e Mëshirës Tënde. 

Më rretho me Dashurinë Tënde dhe lejo që dashuria ime për Ty të dobësojë çdo lloj urrejtjeje, që unë e ndesh kur e përhap lajmin e Fjalës Tënde. Vërshoje Mëshirën Tënde përmbi ne dhe fali ata që të refuzojnë Ty, të fyejnë Ty dhe që janë mospërfillës ndaj Hyjnisë Tënde dhe jepua atyre Dhuratën e Dashurisë. 

Le të ndriçojë Dashuria Jote në kohë pasigurie, besimi të dobët, në kohë sprovash dhe vuajtjesh dhe me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë më ndihmo ta sjell të Vërtetën tek ata që kanë më tepër nevojë për Ndihmën Tënde. Amen.

Ndjekësit e Mi të dashur, ju do të keni nevojë për Mbrojtjen Time më shumë se ndonjëherë ndërsa ky Mision rritet. Dashuria Ime gjithmonë do t’ju mbuloj dhe Unë do ta shfaq Veten Time tek ju përmes Fjalës Sime, Hirit të Shpirtit të Shenjtë dhe përmes kthimit në besim, përmes lutjes, që ky Mision I Shpëtimit do t’i sjelli botës. 

Kurrë mos e dyshoni Hyjninë Time apo Fuqinë e Hyjit, sepse pa Mua ju jeni asgjë.

Jezusi juaj

Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/09/love-is-the-only-way-to-defeat-hatred-hatred-cannot-defeat-love-if-it-comes-from-god/

Thursday, 12 June 2014

Nëna e Shpëtimit: Unë i kërkoj atyre që i ndjekin këto Mesazhe të luten për këtë Mision

E Djelë, 8 Qershor 2014, në 14:45

Bija ime, a munden unë t'ju kërkoj atyre që i ndjekin këto Mesazhe të luten për këtë Mision? 

Lutjet tuaja kërkohen me qëllim që kjo Punë të mbrohet nga të gjitha kurthet djallëzore dhe veprat e të ligut, përmes atyre që i shërbejnë dhe e nderojnë atë. Kurrë më parë Lutjet tuaja nuk janë dashur sa janë tani në këtë kohë. Puna e të ligut kundër këtij Misioni të Shpëtimit është intensive dhe urrejtja e tij është rritur. Nëse ju nuk i kërkoni Hyjit ta dobësoj urrejtjen dhe influencën e tij mbi njerëzimin, veprat e tij do të përparojnë dhe do të shkatërrojnë shpirtra, shpresa e vetme e të cilëve për shpëtim do të jetë përmes Dhuratave, që Hyji i jep fëmijve të Tij.

Unë ju kërkoj, fëmij të dashur, të luteni për të gjithë ata që e përkushtojnë jetën e tyre ndaj Thirrjes së Zotit dhe për këtë Mision. Kjo Lutje është për t’u thënë për të gjithë profetët e Zotit, vizionarët dhe shërbëtorët e shenjtë, që ata të vazhdojnë t’i shërbejnë Atij ndërsa Ai përmbush Besëlidhjen Finale.

Lutja e Kryqëzatës (155) Për Mbrojtjen e Misionit të Shpëtimit:

O Nëna më e dashur e Shpëtimit, dëgjoje thirrjen tonë për mbrojtjen e Misionit të Shpëtimit dhe për mbrojtjen e fëmijëve të Hyjit. Ne lutemi për ata që e kundërshtojnë Vullnetin e Hyjit në këtë moment të madh në histori. Ne kërkojmë që t’i mbrosh të gjithë ata që i përgjigjen thirrjes tënde dhe Fjalës së Hyjit, për të shpëtuar secilin nga armiqtë e Hyjit. Të lutemi, ndihmo të çlirosh ato shpirtra që bien pre e mashtrimit të djallit dhe hapi sytë e tyre ndaj të Vërtetës. 

O Nëna e Shpëtimit, na ndihmo ne mëkatarët e gjorë të bëhemi të denjë për të marrë Hirin e këmbënguljes në kohën tonë të vuajtjes, në Emër të Birit tënd të dashur, Jezu Krishtit. 

Mbroje këtë Mision nga e keqja. Mbroji fëmijët e tu nga persekutimi. Na mbulo të gjithë ne me Mantelin tënd Më të Shenjtë dhe na favorizo me Dhuratën e ruajtjes së Besimit tonë, çdo herë që ne kundërshtohemi sepse flasim të Vërtetën, sepse përcjellim Fjalën e Shenjtë të Hyjit, përgjatë gjithë ditëve tona, tani e përgjithmonë. Amen.

Fëmijët e mi të dashur, ju duhet t’i paraqesni Lutjet tuaj çdo ditë tek Biri im, për mbrojtjen e këtij Misioni kundër urrejtjes së Satanit. Kur ju e bëni këtë, çdo Bekim do t’ju jepet. 

Për ata që kanë mundësi, ju lutem të ofroni Mesha, sa shpesh të mundeni, për profeten e Zotit Maria e Mëshirës Hyjnore dhe për të gjithë shërbëtorët e Zotit, që nëpërmjet Mëshirës së Zotit, të gjithë shpirtrat të bashkohen me Atë në Mbretërinë e Tij, përgjithmonë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/08/mother-of-salvation-i-ask-those-who-follow-these-messages-to-pray-for-this-mission/

Besimi i klerikëve do të shkelet nga armiku më i madh i Hyjit që ka ecur ndonjëherë në Tokë - antikrishti

E Shtunë, 7 Qershor 2014, në 20:00

Bija Ime e dashur, Shpirti i të Vërtetës, që mbizotëron përmes Kishës Sime në Tokë, duhet të vazhdoj, të ushqehet dhe të mbrohet, nga ata shërbëtorët e Mi të shenjtë të cilëve Unë i besova kujdesin e të gjithë fëmijve të Zotit.

Priftërinjtë në Kishën Time së shpejti do të përballen me sfida, që do të thotë se shumë do ta kenë shumë të vështirë ta mbrojnë Fjalën Time. 

Gjithçka që nuk është nga Unë do t’ju paraqitet atyre nga tradhëtarët mes tyre.

Sa Unë dëshiroj t’i sjell atyre ngushëllim dhe si Unë do të bëj gjithçka në Fuqinë Time për t’i mbushur shpirtrat e tyre me Zjarrin e Shpirtit të Shenjtë. Unë do ta bëj këtë me qëllim që ata të qëndrojnë gati, të qetë dhe në asnjë dyshim, kur t’ju kërkohet të marrin pjesë në doktrinën, e cila nuk do të jetë nga Unë. Ata, si mbrojtësit e Fjalës Sime, duhet të jenë të pregatitur të qëndrojnë besnikë ndaj Meje. 

Por ata do të binden të ndjekin një interpretim të ri të Fjalës Sime dhe kjo do të çoj në gabim të rëndë. Nëse ata i çojnë shpirtrat e pafajshëm dhe ata që janë të përkushtuar ndaj Meje në gabim dhe në kryerjen e blasfemisë, do të jenë fajtorë për mbështetjen e doktrinave të Ferrit. Për këtë, ata do ta dinë se si do të jetë të ndjejnë Zemërimin e Atit Tim.

Priftërinjtë që janë të Mirë do t’ju duhet t’i rinovojnë betimet e tyre të dashurisë, bamirësisë dhe pastërtisë, nëse duan të qëndrojnë në Gjëndjen e Hirit, me qëllim që të më shërbejnë Mua ashtu si janë përkushtuar ta bëjnë në Emrin Tim. Për fat të keq, fuqia e të ligut, që do të sundoj kundër tyre, do të jetë e tillë sa shumë do ta kenë tepër të vështirë për t’i bërë ballë presionit të ushtruar mbi ata. 

Të tjerët do ta përkrahin doktrinën e re dhe do të bëhen pjesë e priftërinjve të rinj për një botë që do të deklarohet së shpejti – ku ata nuk do t’i shërbejnë më Zotit të Trinisë. Atëherë ata do të çojnë shumë shpirtra në braktisje. 

Vetëm pak do të mbeten besnikë ndaj Meje dhe ata do të ngushëllojnë ata të Krishterë të cilët kurrë nuk do të devijojnë nga e Vërteta. Ata që më tradhëtojnë Mua do të bëhen vetë viktimat e antikrishtit dhe ushtrisë së tij, që do t’i persekutojnë ata në mënyra, që do të thotë se nëse nuk bëjnë marrëveshje me bishën, do të flaken si kriminelë dhe do të akuzohen për krime të ngjajshme me tradhëtinë. 

Besimtarët do të ngushëllojnë njëri tjetrin dhe prej Hirit Tim atyre do t’ju jepen Dhuratat nga Hyji, të nevojshme për t’i mbrojtur ata kundër persekutimit, përfshi Vulën e Zotit të Gjallë, e cila do t’i mundësoj ata ta kapërcejnë kundërshtimin që do të hasin kur Krishtërimi të brutalizohet. Ata që janë për Mua dhe në Mua do të ndjejnë kurajo të madhe në zemrat e tyre, sepse do të jenë në gjëndje ta dallojnë Shpirtin e te Vërtetës nga shpiri i të ligut. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, besimi i klerikëve do të shkelet nga armiku më i madh i Hyjit që ka ecur ndonjëherë në Tokë – antikrishti. Ai do t’i joshi ata dhe do t’i tërheqi drejt një rrjete të mëdhe mashtrimi dhe dëshpërimi. Influenca e tij mbi ata do të jetë si një errësirë e madhe, që do të bjer mbi ata dhe do ta shuaj Dritën e shpirtrave të tyre dhe shumë, pas kësaj, do t’i shesin shpirtrat e tyre tek Satani . 

Të gjitha këto ngjarje duket sikur do të jenë një zhurmë e madhe, si gjëmimet e bubullimës, por bisha nuk vepron në këtë mënyrë. Jo, misioni i tij do të shihet si një ungjillizim i madh i botës, që do të shfaqet në shumë mënyra. Ai do të duket të jetë kaq tërheqës, sa nuk do të jenë vetëm ata shërbëtorët e shenjë, ndriçuesit e Zotit, të zgjedhur për ta udhëhequr popullin e Tij në Tokë drejt shenjtërimit, të cilët do të bien viktimë ndaj mashtrimit. Armiqtë e Hyjit do ta mbështesin gjithashtu lëvizjen e re evangjeliste, e cila do të deklarohet në faza dhe jo me trumpeta të mëdha, sepse kjo do të krijonte shumë dyshime. 

Kushtetuta të reja do të futen të cilat do të duken ta përmirësojnë jetën e të vërfërve të botës. Pastaj bashkimi i shteteve do të krijohet përmes bankave, bizneseve, marrëveshjeve të tyre si miq në rastin e luftrave të ardhme, politikave dhe përfundimisht, feja. Fazat tashmë kanë filluar dhe plani është kordinuar për më tepër se 7 vjet dhe në hollësira të mëdha.

Ajo që Unë ju kërkoj është që të qëndroni gati dhe të luteni për të gjithë priftërinjtë e Mi, që t’i ruajnë Hiret, që Unë hedh mbi ata për të më shërbyer Mua dhe të mund ta ruajnë Besimin e Vërtetë.

Vetëm e Vërteta është e përjetshme.

Vetëm e Vërteta e Fjalës Sime do ta ruaj jetën – jetën e shpirtit, si dhe jetën e kësaj Toke.

Gënjeshtrat, e paraqitura si e Vërteta, vijnë nga Satani, që është i dënuar përjetësisht. Ata që e ndjekin atë, që i zbatojnë mënyrat e tij dhe bëhen shërbëtorë të tij, do të zhyten në errësirë dhe do ta vënë veten në rrezik të madh.

Vetëm e Vërteta do t’ju shpëtoj. Unë Jam e Vërteta. Më ndiqni vetëm Mua, sepse asgjë tjetër nuk mund t’ju sjelli dashuri, paqe, gëzim apo lumturi të përjetshme. Vetëm duke më ndjekur Mua dhe Fjalën Time të Shenjtë – ashtu si Unë ja dhashë botës, ku nuk ka pandryshuar – ju mundeni të shpëtoni.

Jezusi juaj


Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/07/the-faith-of-the-clergy-will-be-trampled-upon-by-the-greatest-enemy-of-the-god-ever-to-walk-the-earth-the-antichrist/

Monday, 9 June 2014

Nëna e Shpëtimit: Numri 1 do të përdoret si një simbol në librin e ri

E Premte, 6 Qershor 2014, në 23:15

Bija ime e dashur, botës së shpejti do t’i paraqitet, prej armiqve të Birit tim, një libër i keq, i cili do të ketë numrin 1 të gdhëndur brënda kapakut të vet në ngjyrë të kuqe dhe të zezë me kokën e bricjapit të fshehur brënda vizatimit të vet.

Tek ata që nuk janë më të ditur, ky libër do të deklarohet të jetë një botim i rëndësishëm, i cili do të bashkoj botën. Ai do të duket të jetë burimi më i madh në sjelljen e bashkimit të botës dhe do të inkurajoj të gjithë ata që e lexojnë atë të përshtaten ndaj një mënyre të re të së menduarit; një mënyrë të re të besimit në vetvete; të qënurit i mirë ndaj vetvetes; që të mund të bashkoheni, në një, me të tjerët që ndjekin këtë udhë drejt lartësimit të vetvetes.

Ky libër do të bëhet një doktrinë për t’i bashkuar të gjitha kombet; të gjitha besimet fetare; të gjitha politikat; të gjitha rregullat dhe pikpamjet ekonomike. Ai do të përdoret për të krijuar një shoqëri të re për një botë, ku mungojnë fetë që e nderojnë Birin tim, Jezu Krishtin. Ai do të jetë pjesë e programit të shkollave dhe gjithë qeveritë do të inkurajohen ta adaptojnë filozofinë e tij, si pjesë e kushtetutës së vëndeve të tyre.

Numri 1 do të përdoret si një simbol në librin e ri dhe njerëzit do të mbajnë emblema, me qëllim që ta deklarojnë publikisht besnikërinë e tyre ndaj kësaj aleance për një botë. Gjithçka do të jetë gati, që kur antikrishti të ngrihet, libri do të duket të luaj një rol në diktaturën e tij. Libri do të aprovoj çdo doktrinë të rreme; çdo fallcitet në Sytë e Zotit; të pavërteta dhe një filozofi të rrezikshme, që do t’i çoj të gjithë ata që e pranojnë përmbajtjen e tij në gabim të rëndë. Aftësia e njerëzve për të dalluar të drejtën nga e gabuara do të dobësohet për shkak të tij. Moraliteti i tyre do të vihet në pyetje dhe paganizmi, i maskuar si një fe që i mirëpret të gjithë, do të ndërthuret me dinakëri në çdo paragraf.

Shumë njerëz do të duan ta blejnë këtë libër, sepse do të deklarohet të jetë një zbulim kaq mahnitës në botën e politikës. Ai do të bëhet një libër, që promovon një formë të komunizmit, por që do të shihet si diçka me një spiritualitet unik, që do të preki zemrat e shumë vetave. Ai do të jetë gjithçka që është në kundërshtim me Fjalën e Vërtetë të Zotit. Ai do të jetë një libër, që do të filloj ungjillizimin e botës të besoj në rëndësinë e humanizmit. Ai do ta lartësoj njerëzimin; inteligjencën e njeriut; progresin e njeriut; fuqinë e madhe shkencore të njeriut dhe rëndësinë mbi kontrollin e të gjitha vëndeve në të njëjtën mënyrë.

Gjithçka është planifikuar për të siguruar që antikrishti të jetë i mirëpritur mes festimeve të mëdha. Por, mos u gënjeni, ky libër do të jetë pregatitur nga ai që do ta deklaroj veten mbreti i botës. Dhe të gjithë njerëzit do të jenë të gëzuar për një botë të re; një fillim të ri dhe një udhëheqës të ri. Më pas, ai do të mirëpritet në Kishën e Birit tim me librin e herezisë. Dhe kur ai të ulet në fronin në tempullin e ri, të gjithë do ta trajtojnë atë si Krishti. Menjëherë pas kësaj, ai do të gënjej botën të besoj se ai është Biri im, Jezu Krishti.

Kjo do të jetë koha e shumë lotëve – lotë, që do të rrjedhin nga Qielli për shkak të mashtrimit, që do të përfshij kaq shumë njerëz. Të gjitha këto pregatitje kanë filluar dhe kështu edhe Zoti pregatitet të luftoj për ata që bien nën influencën e antikrishtit. Pregatituni mirë, fëmij të dashur, sepse do t’ju duhet çdo ndihmë nga Qielli për t’ju ndihmuar të rezistoni gjatë kohëve që do të vijnë.

Ecni përpara me shpresë, sepse ajo periudhë do të jetë e shkurtër, pasi Zoti nuk do ta lejoj bishën të zotëroj për më shumë nga se është e nevojshme, sipas Shkrimit të Shenjtë. Besoni, shpresoni dhe të jeni mirënjohës që ju jepet e Vërteta tani, sepse kështu do të jeni në gjëndje të pregatiteni. Jepini gjithmonë falenderime Zotit për Mëshira të tilla, sepse Ai është kaq Bujar që sa më shumë ju e thërrisni Atë, përmes Birit të Tij të dashur, aq më shumë Ai do ta dobësoj ndikimin e sprovave të tilla.

Saturday, 7 June 2014

Nëna e Shpëtimit: Dita e Festës së Nënës së Shpëtimit, do të jetë dita e fundit akorduar për mua, Nënës së Zotit

E Mërkurë, 4 Qershor 2014, në 14:13

Fëmijët e mi të dashur, shpëtimi mund të dhurohet nga Biri im, Jezu Krishti, vetëm tek shpirtrat që e pranojnë Mëshirën e Tij Hyjnore.
Megjithatë, Medalja e Shpëtimit është një Dhuratë e jashtëzakonshme nga Qielli e dhënë botës prej Dashurisë së madhe që Biri im ka për të gjithë fëmijët e Zotit. Përmes fuqisë që më është dhënë mua, sipas urdhërit të Atit tim të Përjetshëm, kjo Medalje do të jetë përgjegjëse për shpëtimin e biljona shpirtrave. Kjo është bërë e mundur sepse kur një shpirt e pranon këtë Medalje me një zemër të hapur, ajo do të çoj në kthimin në besim. 

Roli im si Bashkë-Shpëtimtare, duke ndihmuar Birin tim në planin e Tij të madh për të bashkuar gjithsecilin dhe për t’ju sjellë atyre Jetën e Përjetshme, është vendosur. Si Nëna e Shpëtimit, e gjithë fuqia që më është caktuar mua për t’i shtypur kokën gjarpërit do të thotë se fuqia e tij do të dobësohet shpejt. Prandaj dhe ai, i ligu, e përçmon këtë Medalje dhe ai do të përdori çdo shpirt që ai infekton, të bërtasin me të shara dhe ta luftoj atë. 

Ju duhet ta shpërfillni shpirtin e të ligut gjatë gjithë kohës dhe të luteni tek unë, Nëna juaj e dashur, në këtë ditë të veçantë, në vitet që vijnë, për Hire të veçanta. Unë e deklaroj këtë ditë, 4 Qershor 2014, si Ditën e Festës së Nënës së Shpëtimit. Në këtë ditë, kur ju ta recitoni këtë lutje, unë do të ndërhyj në emër të gjithë shpirtrave për Dhuratën e Shpëtimit, sidomos për ata që janë në errësirën e madhe shpirtërore të shpirtit.

Lutja e Kryqëzatës (154) Lutja për Ditën e Festës së Nënës së Shpëtimit

O Nëna e Shpëtimit, unë i vendos sot para teje në këtë ditë, 4 Qershor, Dita e Festës së Nënës së Shpëtimit, shpirtrat e mëposhtëm: (emërojini emrat ...) 

Të lutem më jep mua dhe të gjithë atyre që të nderojnë ty, Nënë e dashur, dhe që e shpërndajnë Medaljen e Shpëtimit, çdo mbrojtje nga i ligu dhe nga të gjithë ata që e refuzojnë Mëshirën e Birit tënd të dashur, Jezu Krishtit, dhe të gjitha Dhuratat që Ai i fal njerëzimit. 

Lutu, Nënë e dashur, që të gjithë shpirtrave t’iu jepet Dhurata e Shpëtimit të Përjetshëm. Amen.

Fëmijë, kujtoni çfarë unë ju kam thënë, gjithmonë të më thërrisni mua, Nënën tuaj, për t’ju ardhur në ndihmë në kohët e nevojës së madhe. Unë gjithmonë do të ndërhyj, në emrin tuaj, për t’ju sjellë paqe dhe ngushëllim gjatë gjithë kohës në përpjekjen tuaj për t’u afruar me Birin tim.

Sot, Dita e Festës së Nënës së Shpëtimit, do të jetë dita e fundit akorduar për mua, Nënën e Zotit. Gëzoni sepse të gjithë ëngjëjt dhe shenjtorët bashkohen në këtë kohë, për arsye të shpirtrave që do të jenë tani të mbrojtur nga i ligu dhe fati i të cilëve do të jetë me Birin tim.

Nëna juaj e Dashur
Nënë e Shpëtimit

Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/04/mother-of-salvation-the-feast-day-of-the-mother-of-salvation-will-be-the-last-day-accorded-to-me-the-mother-of-god/

Friday, 6 June 2014

Unë i premtova Atit Tim se Unë do të ndjek çdo shpirt për të cilin Unë sakrifikova Jetën Time. Dhe Unë do ta bëj

E Martë, 3 Qershor 2014, në 18:22

Bija Ime e dashur, është Qëllimi Im të sjell kthimin në besim tek çdo shtet në botë dhe ta bëj këtë shpejt. Dashuria Ime për të gjithë ju është kaq e madhe sa, madje në rastet kur paqartësia mbretëron në zemrat e atyre që nuk më njohin Mua, Unë do të ndërhyj në mënyra, që janë të panjohura nga njerëzimi deri tani.

Paqja Ime do t’i jepet çdo shpirti që e shikon Dritën e të Vërtetës. Dashuria Ime do t’i sjelli atyre një qetësi të shpirtit, të cilën shpirtra të tillë kurrë nuk e kanë njohur në të vërtetë. Shpirti i të Vërtetës do të jetë Dhurata Ime për botën dhe për njerëzimin, që nuk më pranojnë Mua. Vetëm atëherë, njeriu mund të jetë i hapur ndaj Ndërhyrjes Hyjnore, e cila është sipas Urdhërit të Atit Tim të dashur, me qëllim që Ai të mund të përqafoj secilin nga fëmijët e Tij.

Dashuria e Zotit shpejt do të dëshmohet nga shpirtrat e shkretë – shpirtrat që mbeten vendosmërisht të mbyllur ndaj influencës së Shpirtit të Shenjtë. Flaka e Shpirtit të Shenjtë, si një shpatë, do t’i përshkoj zemrat e tyre dhe do të hedhi mbi ato një kuptim të brëndshëm se sa i shtrenjtë është çdo shpirt në Sytë e Zotit.

Shpirti i të Vërtetës do t’i zgjoj shpirtrat e atyre që më mohojnë Mua, që hedhin baltë mbi ata që besojnë tek Unë, dhe ata që besojnë në pathyeshmërinë e tyre. Ajo do të preki zemrat e kryelartëve, krenarëve, arrogantëve, si dhe të paditurve, mëkatarëve të ngurtësuar që kanë urrejtje në zemrat e tyre, si dhe të ultëve. 

Askush nuk do të përjashtohet nga kjo Mbrekulli e madhe. Unë i premtova Atit Tim se Unë do të ndjek çdo shpirt për të cilin Unë sakrifikova Jetën Time. Dhe Unë do ta bëj. Sepse për çfarë të mire ishte vdekja Ime nëse do të thoshte se as edhe një mëkatar nuk mund të shpëtonte? 

Unë vij së shpejti për t’ju pregatitur të gjithëve ju për Shpëtimin Tim. Gëzohuni, sepse Koha Ime është afër.

Shkoni, ndjekësit e Mi të dashur, dhe qëndroni në dashuri, shpresë dhe pritje për Mëshirën Time të Madhe. 

Unë do ta përmbush Premtimin Tim tek secili prej jush dhe ju do të vilni shpërblimet e Mbretërisë Sime nëse ju do ta pranoni, me përulësi, derdhjen Time të madhe të Dashurisë.

Jezusi juaj


Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/03/i-promised-my-father-that-i-would-pursue-every-soul-for-whom-i-sacrificed-my-life-and-i-will/

Nëna e Shpëtimit: Kjo Dhuratë e Mbrojtjes për fëmijët është urdhëruar nga Ati im i dashur

E Shtunë, 31 Maj 2014, në 16:20

Bija ime e dashur, unë dëshiroj t’i bëj thirrje prindërve të fëmijve dhe të të rinjve, në gjithë botën, t’i dedikojnë ata tek Zemra ime e Papërlyme.

Biri im i Shtrenjtë, Jezu Krishti, dëshiron që unë ta bëj këtë, pasi Ai do t’i mbuloj ata me Gjakun e Tij të Çmuar dhe kështu t’i ruaj ata. Ai kërkon nga ju, fëmij të dashur, ta bëni këtë sepse Ai do të dhuroj Hire të mëdha mbi ata. Kjo Dhuratë e Mbrojtjes për fëmijët është urdhëruar nga Ati im i dashur. Përmes Birit të Tij, Jezu Krishtit, Ai premton Hire të mëdha dhe ata fëmijë që janë paraqitur tek unë do të mbrohen nga influenca e shpirtit të keq.

Biri im do të bëj gjithçka që kërkohet për t’i bashkuar të gjitha familjet në Parajsën e Tij të Re dhe duke i dedikuar fëmijët tuaj tek unë, Nëna e Shpëtimit, Mbrojtja e madhe do t’i jepet çdo familje emrat e fëmijve të cilët më janë ofruar mua.

Dashuria ime për fëmijët e Zotit është shumë e veçantë, sepse unë jam Nëna e të gjithë fëmijve të Zotit. Do të jetë përmes meje, Nënës së Shpëtimit, që shpirtrat e dedikuar tek unë, do të shpëtojnë pëmes Mëshirës së Birit tim. Këta shpirtra nuk do të tundohen nga mashtruesi, që do të shfaqet në botë nga antikrishti.

Ju duhet ta recitoni këtë Lutje një herë në javë, para fotografisë sime, Nënës suaj të dashur, dhe ta bekoni veten me Ujë të Bekuar para se ta recitoni atë.

Lutja e Kryqëzatës 153 Dhurata e Mbrojtjes për fëmijët

O Nëna e Hyjit, Nëna e Shpëtimit, unë të kërkoj t’i shenjtërosh shpirtrat e këtyre fëmijëve (renditini ata këtu ...) dhe t'i paraqesësh ata tek Biri yt i dashur.

Lutu që Jezusi, përmes Pushtetit të Gjakut të Tij të Çmuar, t'i mbulojë dhe t'i mbrojë këto shpirtra të vegjël me çdo lloj mbrojtje nga i ligu. 

Unë të kërkoj ty, Nënë e dashur, që ta mbrosh familjen time në kohët e vështirësive të mëdha dhe që Biri yt ta konsiderojë favorshëm kërkesën time për ta bashkuar në një familjen time me Krishtin dhe të na dhurojë Shpëtimin e Përjetshëm. Amen.

Shkoni dhe të jeni mirënjohës për Dashurinë që Zoti e ka për fëmijët e Tij. Mëshirë e madhe dhe Bekime do të përcaktohen për çdo fëmij apo të ri emrin e të cilit ju e paraqesni tek unë për t’u shenjtëruar tek Biri im.


Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit


Mesazhi në anglisht:

Wednesday, 4 June 2014

Dashuria Ime kurrë nuk zbehet; kurrë nuk dobësohet; kurrë nuk vdes. Pavarësisht se çfarë ju keni bërë

E Shtunë, 31 Maj 2014, në 08:20

Bija Ime e dashur, Dashuria Ime ndizet si një furrë për secilin nga ju. Ajo ka qënë e ndezur në një nivel akoma më të madh për shkak të influencës së të ligut, që është kryer mbi njerëzimin. Çdo lloj mashtrimi i errëson shpirtrat në këtë kohë në histori, për shkak të influencës së djallit në botë, ndërsa beteja finale për shpirtrat vazhdon.

Çdo burrë, grua dhe fëmij mbi moshën shtatë vjeç do ta ketë të vështirë të dalloj midis të drejtës dhe të gabuarës. Shumë do t’i pranojnë veprat e liga dhe do të thonë se janë të justifikuar të bëjnë kështu. Ata që i pranojnë, si të mira, fjalët, punët dhe veprat djallëzore, të mbjella brënda zemrave të tyre nga mashtruesi, nuk do të ndjejnë aspak pendesë.

Çdo shpirt, pavarësisht nga besimi, rraca, ngjyra apo rrethanat e tyre, do të enden të çorjentuar se çfarë është e drejtë në Sytë e Zotit dhe çfarë deklarohet të jetë e gabuar. Dhe, ndërsa masat, të gabuara, do ta pranojnë mëkatin në çdo lloj maske, asnjë farë kënaqësie nuk do të kenë ata që më tradhëtojnë Mua në shpirtrat e tyre. Ata që nuk devijojnë nga e Vërteta e gjithçkaje që vjen nga Unë do të quhen të djallëzuar. Por kur ata kalojnë kohë në Shoqërinë Time, nuk do të merakosen, sepse Unë do të fus brënda tyre një paqe të brëndshme, e cila nuk do të lëkundet. 

Unë ju premtoj të gjithëve ju, përfshi ata që janë të dobët dhe që dorëzohen ndaj gënjeshtrave të mbjella brënda tyre nga Satani, se Unë kurrë nuk do të heq dorë për ju. Unë do t’ju tërheq; do t’ju mbush me Dashurinë Time, kurdoherë që ju më lejoni Mua t’ju tërheq drejt Meje. Dashuria Ime kurrë nuk zbehet; kurrë nuk dobësohet; kurrë nuk vdes. Pavarësisht se çfarë ju keni bërë. Por, bëni kujdes, është shpirti juaj, që është çmimi final dhe i ligu kurrë nuk do të heqi dorë nga përpjekjet e tij për t’ju fituar.

Dashuria Ime është kaq e fuqishme sa madje dhe kur ju më tradhëtoni Mua, brënda ndërgjegjes suaj, Unë do të siguroj që ju të jeni të vetëdijshëm për gabimin tuaj. Prandaj dhe ju do të ndjeni një ndjesi humbje për çfarë keni bërë në emër të drejtësisë, që ju e dini në zemrën tuaj është e gabuar – ju nuk do të ndjeni veçse dëshpërim. Është atëherë kur ju duhet të më thërrisni Mua, Jezusin tuaj, me këtë Lutje për t’ju ndihmuar në orën tuaj të dëshpërimit. 

Lutja e Kryqëzatës 152 Më ndihmo në orën time të dobësisë

I dashur Jezus, më ndihmo në orën time të dobësisë. 

Më çliro nga mëkati dhe hapi sytë e mi, zemrën dhe shpirtin tim ndaj mashtrimit të djallit dhe udhëve të tij të liga. 

Më mbush me Dashurinë Tënde kur unë ndjej urrejtje në zemrën time. 

Më mbush me Paqen Tënde kur ndjej hidhërim. 

Më mbush me Forcën Tënde kur jam i dobët. 

Më shpëto nga burgu në të cilin gjendem, që të mund të jem i lirë dhe të mbahem i sigurt në Krahët e Tu të Shenjtë. Amen.

Dashuria Ime është e përjetshme. Shpirti juaj është i përjetshëm. Mbretëria Ime është e përjetshme dhe e tillë është edhe mbretëria e të ligut.

Kur ju jeni fajtorë për mëkatin e tmerrshëm, ju duhet të luftoni në çdo sekondë të vetme për ta larguar veten nga rreziku dhe të përpiqeni për të qëndruar besnikë ndaj Meje gjatë gjithë kohës. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është ta doni njëri tjetrin ashtu si Unë ju dua juve. Gjithçka që ju largon nga dashuria për njëri tjetrin nuk vjen nga Unë.

Jezusi juaj


Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/31/my-love-never-wilts-never-falters-never-dies-no-matter-what-you-have-done/

Tuesday, 3 June 2014

Kur një njeri më tradhëton Mua, ai mëkaton kundër Meje

E Enjte, 29 Maj 2014, në 00:45

Bija Ime e dashur, kur Apostujt e Mi erdhën tek Unë, duke qarë e duke derdhur lotë dëshpërimi për shkak të mënyrës që u trajtuan me mizori në Emrin Tim të Shenjtë, Unë ju thashë këtë.

Kurrë mos ju trëmbni refuzimit në Emrin Tim.

Kurrë mos u frikësoni nga ulërimat e të ligut, që bërtet përmes gojëve të atyre që i shërbejnë atij.

Kurrë mos u trëmbni kur të mbaheni përgjegjës në Emrin Tim. Por kur të tradhëtoheni, prej atyre të afërt me ju, dijeni se jam Unë që ata e kanë goditur me pëllëmbë në Fytyrë.

Kur një njeri më tradhëton Mua, ai mëkaton kundër Meje. Kur ai tradhëton profetët e Zotit, ai tradhëton Zotin e Trinisë, dhe për këtë ai do të vuaj së tepërmi.


Kur Ndërhyrja nga Zoti I Trinisë është refuzuar nga shpirtrat, të cilët kundërshtojnë Fuqinë më të madhe nga Qielli, atyre ju duhet të durojnë shqetësime brënda ndërgjegjes së tyre. Ky shqetësim kurrë nuk t’ju largohet atyre, përderisa t’i pajtojnë shpirtrat e tyre tek Unë, Jezusi i tyre. Të më rëfuzojnë Mua, kur shpirti e di se jam Unë, Jezu Krishti, I Cili flas, është i pakendshem. Por, të mohoni Zotin e Trinisë, duke e penguar Ndërhyrjen e Zotit, në detyrën e Tij për të shpëtuar shpirtra, kjo do të çoj në një ndëshkim të shpejtë nga Ati Im.

Njerëzimi mund ta kritikoj, ta vër në pyetje dhe ta analizoj Fjalën Time, si po jepet tani, por kur ata guxojnë të provojne dhe të më pengojnë Mua të shpëtoj shpirtrat duke e tradhëtuar Besimin Tim dhe duke e kundërshtuar Mëshirën Time atëherë atyre nuk do t’ju tregohet aspak Mëshirë.

Jezusi juaj

Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/05/29/when-a-man-betrays-me-he-sins-against-me/

Ju do të jeni po aq fajtor sa dhe ata që ishin përgjegjës për dorëzimin Tim tek egzekutuesit e Mi

E Mërkurë, 28 Maj 2014, në 08:40

Bija Ime e dashur, Premtimi Im për të ardhur përsëri do të përmbushet. Asgjë nuk mund ta pengoj Ardhjen Time të Dytë, por prapë ata që më njohin se Kush Jam Unë dhe që punojnë për kundërshtarët e Mi me zemër të hapur dhe të gatshme besojnë se ata mund të shkatërrojnë shpirtra para kësaj Dite të Madhe.

Kundërshtarët e Mi, ta dini këtë. Unë ju njoh ju. Unë mund t’i shikoj shpirtrat tuaj. Unë mund ta shikoj se çfarë ligësie banon brënda zemrave tuaja. Unë mund të shikoj gjithashtu edhe të mirën, që ndodhet për krah saj brënda jush. Më dëgjoni Mua, ndërsa Unë ju zbuloj të Vërtetën e asaj që do të vij.

Nëse ju më doni Mua, do të inkurajoheni të mos e bëni këtë.

Nëse ju besoni në Mesimet e Mia, do t’ju kërkohet të besoni në një alternativë të re të rreme.

Nëse ju besoni se Unë Jam duke komunikuar me ju, përmes këtyre Mesazheve, ju do të bindeni nga i ligu se këto Fjalë nuk vijnë nga Unë. Prandaj, ju do të tundoheni të më tradhëtoni Mua dhe ju do ta bëni këtë duke persekutuar shërbëtorët e Mi, të cilët e mbështesin këtë Mision. Ju do të bëheni tradhëtarët e këtij Misioni dhe, si të tillë, ju do të jeni po aq fajtor sa edhe ata që ishin përgjegjës për dorëzimin Tim tek egzekutuesit e Mi.

Nëse ju nuk më dëgjoni Mua, atëherë kjo varet nga ju dhe Unë nuk do t’ju mbaj përgjegjës, sepse Unë kurrë nuk do ta detyroj Vullnetin Tim mbi ju. Është më mirë për ju të më shpërfillni Mua dhe të ndiqni Mësimet e Mia, sesa të shkaktoni vuajtje mbi të tjerët.

Tani që Plani Im për të shpëtuar biljona shpirtra ka filluar, dijeni se Unë do të ngrihem mbi vullnetin e njerëzve që më kundërshtojnë Mua. Asgjë – asnjë fjalë – asnjë veprim – asnjë punë – asnjë ligësi e ndonjë lloji - nuk mund të më ndalojnë Mua në përpjekjen Time për të shpëtuar njerëzimin. Ata që pengojnë udhën e Zotit do të jenë të pafuqishëm dhe, në fund, do të shtrihen me fytyrë përtokë të dëshpëruar para Meje në Ditën që Unë vij për të gjykuar.

Jezusi juaj


Mesazhi në anglisht: