Kerko Mesazhet ketu

Showing posts with label Liderat Europjane. Show all posts
Showing posts with label Liderat Europjane. Show all posts

Monday, 2 November 2015

Mesazh Paralajmërimi për Udhëheqësit e Botës

E Mërkurë, 25 Maj 2011, në 22:00

Bija Ime, vendet në gjithë botën po ziejnë përbrenda me trazira, si në aspektin e urrejtjes së treguar nga njeriu tek njeriu, ashtu edhe për katastrofat ekologjike në vijim. Kjo është kur natyra mëmë do të lëshojë të papriturën së shpejti, për t’i treguar njeriut se ai nuk është në kontroll të çdo gjëje, pavarësisht nga siguria e tij arrogante.

Njeriu ka shumë mësime për të mësuar. Përpjekjet e vazhdueshme për të fituar pushtet në nivelet më të larta prej atyre në autoritet po ndikojnë mbi njeriun e zakonshëm të cilit i duhet të varet nga ata udhëheqës qeveritarë dhe punëdhënës për t’u kujdesur për nevojat e tij. Ndihma që i duhet njeriut do të dalë në pah vetëm kur ata udhëheqës të qeverisin me dashuri të vërtetë në zemrat e tyre për popujt e tyre. Për fat të keq, lakmia dhe joshja për pushtet do të thonë se, në të vërtetë, ky nuk është qëllimi i shumë udhëheqësve të botës sot.

Hyji Atë nuk do t’i tolerojë më gjatë sjelljet tuaja mëkatare 

Paralajmërimi Im ndaj atyre udhëheqësve në mbarë botën, kushdo që të jeni, është ky. Shkaktoni veprime të padrejta dhe vështirësi mbi popujt tuaj dhe Dora e Atit Tim të Përjetshëm do të bjerë rrufeshëm mbi ato shtete dhe vende në të cilat ju banoni. Ai nuk do t’i tolerojë më gjatë sjelljet tuaja mëkatare. Fshihuni nëse doni, por kjo do të jetë e kotë. Armët tuaja shkatërruese do të shkatërrohen. Trajtimi që ju i bëni qytetarëve tuaj do të krijojë një situatë ku, nëse e pëlqeni apo jo, ju do të duhet t’i jepni llogari Hyjit Atit të Përjetshëm. Duhet t’i përmbaheni përgjegjësive tuaja morale, sepse më në fund do të gjykoheni sipas veprimeve tuaja.  

Udhëhiqeni popullin tuaj me dashuri, dinjitet dhe respekt, për të mirën e tyre fizike dhe morale. Mohojani popullit tuaj të drejtën e lirisë së fesë, apo bëni diktaturë të çdo lloji, që i detyron ata të ndalojnë apo t’i kufizojnë praktikat e tyre fetare në emër të bashkimit politik, dhe ju atëherë jeni të dënuar, jo vetëm që do të vuani për veprimet tuaja, por gjykimi do të jetë i ashpër. Çdonjëri prej jush, që betohet tek populli i vet, në Emër të Hyjit Atit të Përjetshëm, dhe orkestron ligje të reja të padrejta, që do ia mohojnë atyre të drejtën e ushqimit, strehimit dhe lirisë fetare, do të përballet me Zemërimin dhe Dorën e Hyjit Atë.

Bota po vuan tani në çdo shtet për shkak të diktaturave, megjithëse jo në vendet ku ju do të prisnit që të ndodhte. Bota gjithashtu po vuan nga vështirësitë financiare, të cilat e bëjnë më të dobët të pambrojturin. Unë tani iu them atyre udhëheqësve që e kanë ndonjë ndjenjë të detyrës së Krishterë, që të luftojnë për të drejtën për t’i lejuar Mësimet e Mia që të influencojnë në vendim-marrjet tuaja, të cilat do të kenë një ndikim direkt mbi fëmijët e Mi kudo.

Për ata prej jush, duke intriguar në korridoret e pushtetit për të shtypur një shumicë shtetesh në një mënyrë të kontrolluar, që do të përfshijë komb pas kombi, dhe do të çojë drejt vështirësive gjithandej, ta dini se veprimet tuaja do të ndëshkohen. Sepse Hyji Ati i Përjetshëm, ka qenë i duruar deri tani me shpresën se ju do ta shikonit kotësinë e udhëve tuaja. Në të kundërt, ju keni shtyrë përpara si një grup elitar, që e konsideron veten më të rëndësishëm se pjesa tjetër e racës njerëzore. Ta dini se veprimet tuaja do të përfundojnë në shkatërrim. Besnikëria juaj ndaj pasurisë, dominimit dhe lakmisë, do t’ju lërë jo vetëm të zhveshur dhe të pambrojtur, por në një gjendje më të keqe se ata që ju abuzoni përmes keqpërdorimit të pushtetit.

Koha ka ardhur për betejën për ta hequr qafe të ligun dhe sundimin e Satanit nga bota. Hyji Atë tani do të lëshojë shumë tërmete, tsunami, dhe përmbytje në përpjekjen për t’ju bërë që të zgjoheni. Intrigat tuaja për të rrëzuar udhëheqësit e botës, ata në fuqi të grupeve fetare, dhe për të futur masa kontrolluese, duke përfshirë një Monedhë për të Gjithë Botën, nuk do të shpërfillen. 

Ndërsa ju i dëshmoni tani këto ngjarje të shpalosen, ju do ta keni të pamundur t’i shpërfillni. Këto ngjarje do ta tronditin dehjen tuaj të verbër ndaj pushtetit. Ju do të zgjoheni ndaj gabimeve të metodave tuaja. Dhe kur ta bëni këtë, Unë do të jem duke qëndruar – duke pritur. Ju do të vraponi tek Unë dhe do të kërkoni, jo vetëm falje, por ju do ta përdorni dashurinë tuaj për Mua për t’u korrigjuar. Ju, fëmijët e Mi, që keni një dashuri të thellë të nëndheshme për Mua, jeni shpresa Ime më e madhe në mposhtjen e të ligut dhe korrupsionit të padrejtë politik në botë tani. 

Lutuni për hiret për t’ju ndihmuar që të ktheheni tek Unë.

Katastrofa klimatike të pa dëshmuara që nga ditët e Noehit 

Lutja, ashtu si e kam thënë më parë, do të ndihmojë në zbutjen e shkatërrimeve në botë, ndërsa ajo po shkon drejt një vargu katastrofash të lidhura me klimën, të padëshmuara kurrë ndonjëherë nga njeriu që nga ditët e Noehit. Bota, ashtu si ju e njihni, do të vuajë aq shumë ngjarje, të gjitha përnjëherësh, saqë kaosi dhe rrëmuja do të jenë të zakonshme.

Përse do ta lejoni këtë që të ndodhë? Unë u flas atyre me influencë të madhe politike dhe financiare, që janë të pavetëdijshëm për çfarë po ndodh prapa dyerve të mbyllura. Kjo është mundësia juaj e fundit, e dhënë juve prej ndjenjës së dashurisë dhe dhembshurisë ndaj njeriut kudo, për t’u kthyer tani dhe për t’i dhënë fund udhëve tuaja të liga – ose përndryshe do të përballeni me pasojat.

Gjykatësi juaj i Drejtë
Jezu Krishti, Mbreti i Mëshirës

Tuesday, 21 February 2012

Vendet Evropiane do të bien në diktaturë, jo më mirë se në ditët e Hitlerit

E Shtunë, 18 Shkurt 2012, në 16:00 

Bija Ime fort e dashur, synimi Im është që të mbroj sa më shumë nga ndjekësit e Mi, ndërsa Dora e Atit Tim do të bjerë së shpejti për ta ndëshkuar njerëzimin për ligësitë e tyre, dhe për të ndaluar çdo veprim të tmerrshëm që mund të kryhet nga ata mëkatarë të cilët duan të shkatërrojnë shumë kombe.

Të gjithë ju do të jeni të mbrojtur, por përgjegjësia juaj është ndaj të tjerëve.

Vështroni tani, ndërsa vendet Evropiane të bien në diktaturë, jo më mirë se në ditët e Hitlerit.

Planet tashmë janë bërë gati nga grupi botëror për të marrë nën kontroll çdo shtet në Evropë.

Babilonia do të rrëzohet ashtu siç është parathënë.

Ariu dhe Dragoi i Kuq do të shkojnë në luftë ashtu siç është profetizuar.

Roma do të bëhet selia e pushtetit dhe e sundimit të lig.

Italia do të shkërmoqet.

Greqia do të jetë përshpejtuesja, e cila do të japi justifikimin për ta rrëzuar Babiloninë.

Gjithçka tani do t’i zbulohet botës.

Lutja mund t’i lehtësojë mundimet e bijve të Mi të shkretë, të cilët do të detyrohen të lypin për bukën e gojës.

Ata do të trajtohen si fëmijë, por do të shkelen me këmbë, kur të skllavërohen nga grupi botëror, që punon në bashkëpunim me udhëheqës Evropianë. 

Ata janë tradhtarë, të gjithë ata, jo vetëm ndaj atyre që ata u shërbejnë, por edhe ndaj Hyjit, Atit Tim të Gjithëpushtetshëm.

Emri i Tij urrehet nga ky grup, të cilët e kanë ndaluar nderimin ndaj Tij në vendet e tyre.

Për këtë arsye ata do të vuajnë. Ata do të ndëshkohen dhe do t’iu ndalohet ta realizojnë misionin e tyre keqbërës. Zemërimi i Atit Tim të Dashur ka arritur tani lartësi të pa-arritura më parë, në një kohë kur ngritja e Dragoit të madh të Kuq është gati për të ndodhur.

Ka kaq shumë shkatërrim, fëmijë, kaq shumë epsh për pushtet dhe kontroll, kaq shumë urrejtje për Mua, Shpëtimtarin e tyre Hyjnor.

Katër lajmëtarët e Satanit kanë zbritur dhe po punojnë tani brenda këtyre grupeve.

Këta udhëheqës të ligj dhe të fuqishëm po kontrollohen nga anti-krishti, i cili është tani shumë aktiv. Anti-krishti drejton një organizatë shumë të madhe.

Kaq dinakë janë ata saqë vetëm pak njerëz e kuptojnë se çfarë ata me të vërtetë po bëjnë.

Fëmijët e mi, ata do përpiqen që të marrin kontrollin dhe planet e tyre do të duken se po shpalosen.

Por pikërisht është atëherë kur, Ati Im, do të ndërhyjë.

Mjerë ata që do të përballen me Zemërimin e Atit Tim.

Atyre as nuk do t’iu jepet mundësia të dridhen para Tij, nëse ata nuk pendohen menjëherë.

Shumë pak prej jush, fëmijë, po e mësojnë të Vërtetën sepse shumë prej këtyre njerëzve kontrollojnë lajmet që ju i besoni të jenë e vërteta.

Ju nuk keni asnjë mjet tjetër për të njohur se çfarë po ndodh në botë.

Sepse ato që ju i konsideroni si organizata të përgjegjshme, që kujdesen për kombet, janë, në të vërtetë, vetë grupet e drejtuara prej anti-krishtit.

Kombet që ju i konsideroni si të liga, po viktimizohen dhe po përdoren si gurë loje me qëllim që ato të duken të liga përpara botës së jashtme.

Ju nuk duhet të besoni gjithmonë atë çfarë ju paraqitet në emër të drejtësisë.

Lutuni fort për të gjithë vëllezërit dhe motrat tuaja që do të shkelen nga këta njerëz.

Lutuni që Paralajmërimi ta vonojë veprimin e tyre dhe lutuni për ta zbutur efektin e planit që po orkestrohet për t’jua hequr të drejtat ndaj parave tuaja, ushqimit tuaj dhe të drejtën tuaj për të praktikuar Krishtërimin dhe fetë e tjera, që e nderojnë Atin Tim.

Jezu Krishti juaj i dashur
Shpëtimtari i Njerëzimit

Sunday, 19 February 2012

Grupi i lig po kryen gënjeshtrën më të madhe për të marrë kontrollin e shteteve

E Enjte, 16 Shkurt 2012, në 20:00 

Bija Ime fort e dashur, ti duhet t’iu tregosh fëmijëve të Mi, të gjithë atyre ndjekësve të Mi, që të lidhen dhe të formojnë një zinxhir mbrojtjeje në lutje. Duke u bashkuar si vëllezër dhe motra në lutje për ata bij të humbur, që enden, duke kërkuar dashuri për Mua, por që nuk mund të gjejnë paqe në shpirtrat e tyre, ju mund t’i shpëtoni ata.

Ata kanë nevojë që ju të luteni për ata,sepse Paralajmërimi nuk do t’i kthejë dot në besim këta shpirtra të varfër.

Ju, ndjekësit e Mi besnikë më sillni Mua ngushëllimin që më duhet kur Unë shikoj dhimbjen dhe vështirësitë e tmerrshme, që po durohen nga bijtë e Mi në pothuajse çdo skaj të botës.

Ky grup i lig, i përbërë nga disa elita dhe disa nga më të fuqishmit e botës, po kryen gënjeshtrën më të madhe përmes komplotit të tyre të paramenduar për të marrë kontrollin e vendeve në Lindjen e Mesme, Evropë dhe SHBA.

Plani i tyre po zbulohet para syve tuaj. A nuk mund ta shikoni? Këtij plani iu deshën dekada për t'u zhvilluar.

Çdonjërit nga bijtë e Mi i duhet të qëndrojë syhapur gjatë gjithë kohës.

Mos i lejoni ata t’ju marrin vendet tuaja. Ngrihuni ndaj tyre. Paraja është arma e tyre e mashtrimit. Shkatërrimi i sistemeve tuaja bankare ishte i qëllimshëm. Tani ata po lëvizin për të përfunduar fazën tjetër të planit të tyre.

Ju, fëmijë, mund ta ndaloni këtë përparim nëpërmjet lutjeve tuaja.

Tashmë Ati Im po vendos pengesa në rrugën e tyre.

Ndjekësit e Mi janë të përhapur në shumë vende. Tani ju duhet të bashkoheni në lutje për të ndaluar udhëheqësit Evropianë, disa prej të cilëve janë të prirur për të sjellë vuajtje të tmerrshme mbi njerëz të pafajshëm, me mënyrat e tyre të liga.

Unë ju kërkoj me ngulm që të thoni këtë 
Lutje të Kryqëzatës (31) për t’i ndaluar ata.

O Jezusi im, lër që lutja ime të thërrasë Shpirtin Tënd të Shenjtë që të zbresë mbi ata udhëheqës të shtyrë nga epshi, lakmia, koprracia dhe krenaria, që të ndalojnë persekutimin e fëmijëve të Tu të pafajshëm. 
Unë të lutem Ty të ndalosh varfërinë, urinë dhe luftërat që po i gëlltisin fëmijët e Tu dhe unë lutem që udhëheqësit Evropianë t’i hapin zemrat e tyre ndaj të Vërtetës së Dashurisë Tënde. Amen.

Bija Ime, zinxhiri i lutjes do të përhapet gjerë e gjatë dhe fuqia e Shpirtit të Shenjtë do të ndihmojë në ndalimin e këtyre njerëzve, të cilët e kanë fuqinë për ta ndaluar vuajtjen, dhe t’i ndalojnë veprimet e tyre.

Përhapeni Fjalën Time me qëllim që të përhapet kthimin në besim.

Koha Ime për të ardhur që të Mbretëroj është afër. Kështu që nuk do të ketë mjaft kohë për t’i shpëtuar të gjithë shpirtrat.

Bëni gjithçka të mundeni për Mua, Jezusin tuaj, i Cili ju do dhe kujdeset për ju të gjithë.

Ne duhet të punojmë së bashku, fëmijë, për hir të gjithë njerëzimit, në betejën tonë për ta ndaluar anti-krishtin dhe planin e tij mizor të mashtrimit.

Shpresë, dashuri dhe lutje, fëmijë, kjo është çfarë Unë pres nga ju.

Unë ju falënderoj për gjithë besnikërinë dhe bindjen tuaj.

Ju nuk keni parë, prapë ju keni besuar. Sapo e dëgjuat Zërin Tim, përmes këtyre Mesazheve, ju Më njohët Mua. Ju ishit në gjendje ta bënit këtë për shkak të Shpirtit të Shenjtë, i cili mbretëron në shpirtrat tuaj.

Ju duhet ta bashkë-ndani këtë Dhuratë të madhe në mënyrë që ju të mund t’i sillni të gjithë të dashurit tuaj me vete brenda Parajsës Sime të Re mbi Tokë.

Unë e dua secilin dhe çdonjërin prej jush. Ju Më sillni Mua kaq shumë ngushëllim dhe gëzim.

Jezusi juaj i dashur