Kerko Mesazhet ketu

Thursday 30 October 2014

Dora e Hyjit do të përdori diellin për ta paralajmëruar botën

E Premte, 24 Tetor 2014, në 22:50

Bija Ime fort e dashur, dielli është një nga shenjat më të mëdha kur ndërhyrja hyjnore është gati për t’u shfaqur. Kur të shikoni ndryshimet në diell; kur ai të duket më i madh; të shkëlqej më gjatë dhe jashtë stinës; dijeni se koha po afrohet për Ardhjen Time të Dytë.

Dora e Hyjit do të përdori diellin për ta lajmëruar botën se aktiviteti i tij është i pazakont
ë. Shkencëtarët do të jenë të paaftë të japin një arsye për lëvizjet e papritura në diell dhe për sjelljen e pazakontë të këtij ylli, që ju sjell dritë. Pa dritën e diellit toka do të ishte e zhytur në errësirë. Prandaj, ndërsa mëkatet e njeriut shtohen, dhe mëkati mbështetet thjeshtë si pjesë e natyrës njerëzore, toka do të mbulohet me shpirtin e errësirës. 

Ndërsa mëkati e mbështjell botën, dielli gradualisht do ta humbasi shkëlqimin e tij dhe do të bëhet i zymtë. Ndërsa njeriu e humbet ndjenjën e tij të dashurisë për të tjerët dhe bëhet i pandjeshëm ndaj dhimbjes që ai shkakton mbi të tjerët, për shkak të mëkatit, bota do të bëhet më e errët – e errët në shpirt, e errët nga dita në ditë.

Unë do të vazhdoj t’i udhëheq fëmijët e Hyjit deri në këtë kohë. Unë do t’ju tregoj udhën drejt Mbretërisë Sime dhe ju do ta shikoni Dritën Time. Asgjë nuk do t’ju pengoj përgjatë udhës sepse ju do të shikoni qartë se si i ligu sjell me vete një errësirë të tmerrshme.

Dielli do të zhduket deri kur përfundimisht, asnjë dritë nuk do ta mbuloj tokën për tre ditë. E vetmja dritë do të jetë ajo që vjen nga e Vërteta. Dhe, në ditën e katërt, qiejt do të shpërthejnë dhe drita – si ajo që ju kurrë nuk do ta kishit besuar të ishe e mundur do të derdhet nga Qielli. Atëherë Unë do të shihem nga çdo njeri në çdo vënd, në të njëjtën kohë, në gjithë Lavdinë Time, kur Unë të vij për të rivendosur Mbretërinë e premtuar tek Unë nga Ati Im.

Kurrë mos kini frikë nga pregatitja që kërkohet që secili prej jush të jetë gati për të më takuar Mua. Ju duhet t
ë siguroni që të jeni të pregatitur mirë për Mua sepse ajo do të jetë dita kur Unë do t’ju dorëzoj Çelësat e Mbretërisë Sime dhe do të ketë festime të mëdha. I ligu nuk do të egzistoj më në Botën Time të Re që do të vij, dhe të drejtët do të bashkohen me Mua dhe të gjithë ëngjëjt dhe shenjtorët. 

Ju duhet ta shikoni këtë mision sikur të jeni në një udhëtim. Çdo pjesë e udhëtimit tuaj ju sjell zbulime të reja – mënyra me të cilat ju do të mësoni se çfarë kërkohet për t’ju pregatitur për fazën tjetër. Ndërsa i ngjiteni çdo pengese ju do të bëheni më të fortë. Madje edhe më i dobëti mes jush do ta kryej këtë udhëtim, sepse Unë do t’ju udhëheq në çdo hap që ju merrni dhe shpejt ajo do të kryhet.

Gëzohuni, sepse Mbretëria Ime ju pret dhe koha do t
ë jetë e shkurtër. 

Wednesday 29 October 2014

Oh sa arrogant është njeriu që tallet me Ekzistencën Time

E Enjte, 23 Tetor 2014, në 15:14

Bija Ime fort e dashur, për çdo pun
ë të mirë dhe vepër bamirësie, forcat e të ligut dobësohen. Për çdo lutje dhe vuajtje, e ofruar për shpirtrat e atyre në errësirë, veprat e liga dhe urrejtja zhduken. Dijeni se veprat e mira, që dalin nga çdo person i prekur prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, e shkatërrojnë influencën e Satanit në botë.

Ngrihuni, të gjithë ju që e keni pranuar të Vërtetën e përmbajtur në Librin e Zbulesës dhe lutuni për shpëtimin e të gjithë fëmijve të Hyjit. Kërkoni, kërkoni, kërkoni dhe Unë do t’ju përgjigjem kur ju luteni për ata që ju i njihni të cilët kanë për qëllim shkatërrimin e gjithë besimit tek Unë, Jezu Krishti.

Oh sa arrogant është njeriu që tallet me Ekzistencën Time, Hyjninë Time dhe Premtimin Tim për të ardhur përsëri. Sa të mbyllura janë mëndjet e tyre ndaj Dashurisë që Unë mbaj në Zemrën Time për të gjithë mëkatarët, përfshi ata që më tradhëtojnë Mua. Sa lehtë gënjehen ata që nuk e kanë Shpirtin e Shenjtë. Mjerë ata që ngrihen kundër Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë, I Cili është forca e jetës për të gjitha gjërat, që dalin prej Meje. Sa të etur jeni ju që më mohoni Mua. Uji kurrë nuk do t’ja u shuaj etjen dhe një ditë do të vij kur ju do të më luteni Mua për Burimin e Jetës. Deri kur ajo ditë të vij, nëse ju nuk kërkoni të pini nga Unë, ju nuk do të keni jetë.

Ejani – më kërkoni Mua t’ju ndriçoj mëndjet. Lejoheni zjarrin e Shpirit të Shenjtë ta vërshoj shpirtin tuaj. Nëse ju vini tek Unë, me besim të plotë dhe përulësi, Unë do t’ju mbush me Praninë Time dhe kur ju më pranoni Mua, Unë do t’ju jap jetën që ju e dëshironi. Vetëm atëherë paqja do të mbretëroj në zemrën tuaj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/23/oh-how-arrogant-is-the-man-who-scoffs-at-my-existence/

Tuesday 28 October 2014

Pranojeni të Vërtetën, që ju është dhënë në Librin e Zbulesës

E Martë, 21 Tetor 2014, në 23:40

Bija Ime fort e dashur, kur profecitë ju dhanë fëmijve të Hyjit, që nga fillimi, ato krijuan frikë në zemrat e njerëzve. Kjo ishte për shkak të dyshimeve që ekzistonin në mëndjet e atyre që nuk besonin në Zot dhe rehatinë që njeriu ndjente në rrethanat e tij natyrore në tokë. Ishte më e lehtë të pranonin një jetë jo t
ë përkryer sesa të besonin në Atë që ekzistonte në supernatyrale.

Hyji nuk i dërgoi profetët e Tij për t’i trëmbur fëmijët e Tij. Ai i dërgoi ata për t’i paralajmëruar për rreziqet e krijimit të një humnere të thellë mes njeriut dhe Hyjit. Nëse ajo humnerë bëhej mjaft e gjërë, sa pjesa më e madhe e shpirtrave e refuzonin Hyjin, atëherë Ai gjithmonë do të ndërhynte për t’i shpëtuar ata. Hyji gjithmonë ka ndërhyrë përmes profetëve të Tij dhe ishte përmes profetëve të Tij që Hyji ishte në gjëndje t’i edukonte fëmijët e Tij sipas mënyrave të Zotit. 

Pa profetët e Hyjit njeriut kurrë nuk do t’i jepej e Vërteta. Çfarë Hyji i jep popullit të Tij, përmes Fjalës së shkruar, le të mos e shkatërroj asnjë njeri.

Njeriu nuk është i denjë ta ndryshoj Fjalën e Hyjit, edhe as nuk është i aftë ta ndryshoj kuptimin e Fjalës, si dhe nuk e ka të drejtën ta bëj këtë. Nëse një njeri e merr Fjalën e Hyjit dhe qëllimisht e keq-interpreton atë, për të lënduar të tjerët, atëherë ky është një mëkat i rëndë. Ka patur shumë që u përpoqën ta ndryshonin kuptimin e Fjalës por dështuan. Por, ka nga ata që krijuan versione të Fjalës, të cilat ndryshonin nga e Vërteta e plotë, dhe njerëzit nuk ishin më të mënçur. Unë nuk i mbaj këta shpirtra përgjegjës sepse ata e përdorën Fjalën vetëm për t’i dhënë lavdi Hyjit.

Kur Unë erdha të predikoj të Vërtetën, më kishin frikë. Të gjithë profetët para Meje i kishin gjithashtu frikë. Ata, ashtu si dhe Unë, u urryen për sjelljen e të Vërtetës tek njerëzimi, përmes Fjalës së folur. Libri i Zbulesës, i dhënë Gjon Ungjilltarit prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, është shpërfillur nga Kishat e Mia t
ë Krishtere. Ai diskutohet rrallë, dhe shumë në Kishat e Mia e konsiderojnë si të papërshtatshëm. 

Koha ka ardhur tani që e Vërteta të flitet përfundimisht dhe që njeriu të bëj një zgjedhje. Pranojeni të Vërtetën, që ju është dhënë në Librin e Zbulesës, dhe pregatituni me qëllim që gjithçka të jetë gati dhe e kënaqshme për Mua në Ditën e Madhe. Ose shpërfilleni Fjalën dhe Premtimin Tim për të ardhur përsëri. Bëni një vesh shurdh ndaj Thirrjeve të Mia por, dijeni, Unë do të vij si një hajdut natën dhe vetëm ata që më mirëpresin Mua dhe e pranojnë Mëshirën Time do të jenë të Mitë.

Unë ju paralajmëroj vet
ëm sepse ju dua. Po të mos ishte për Dashurinë Time, Unë do ta flakja racën njerëzore në shkretëtirë, kaq mosmirnjohës janë shpirtrat e tyre. 

Monday 27 October 2014

Nëna e Shpëtimit: Të bekuar janë ata që do t’ju jepen çelësat e Parajsës

E Dielë, 19 Tetor 2014, në 20:40

Bija Ime e dashur, unë jam Nëna juaj, Mbretëresha e Qiellit. Unë ju mbuloj të gjithëve ju që më thërrisni mua të ndërhyj në emrin tuaj, për t’i kërkuar Birit tim t’ju mbroj, me hire të veçanta. I gjithë Qielli lutet për njerëzimin në këtë kohë, me qëllim që tranzicioni në botën e re pa fund, të jetë i lehtë. Është dëshira më e madhe e Birit tim për të kapur zemrat e çdo mëkatari. Për të hequr pluhurin e çorroditjes, që i ka mbuluar shpirtrat e tyre. Për të sjellë, madje dhe ata me zemrat e ngurta, në Mëshirën e Tij të Madhe.

Biri im kurrë nuk dorëzohet në përpjekjen e Tij për të prekur zemrat e gjithsecilit. Ai kurrë nuk kërkon hakmarrje mbi ata që e fyejnë Atë dhe Ai kurrë nuk e favorizon një shpirt mbi një tjetër. Ai e do gjithsecilin, madje edhe armiqtë e Tij më të mëdhenj, dhe kjo gjithmonë do të jetë kështu. Ju kurrë nuk duhet ta shmangni Birin tim nëse keni vuajtur në këtë jetë; nëse keni humbur një të dashurin tuaj në rrethana tragjike; apo nëse jeni viktimë e padrejtësive të tmerrshme. Hyji është Autori i Jetës. Ai e jep atë dhe Ai e merr atë. Është vetëm kur një shpirt, i mbushur me shpirtra djall
ëzor, e vret një tjetër që Hyji do ta bëj atë shpirt ta paguaj shtrenjtë.

Për aq kohë sa mëkati ekziston, ligësia do të mbetet në tokë. Do të jetë vetëm kur mëkati të jetë zhdukur, që ligësia do të zhduket. Fëmijë, unë ju kërkoj të jeni të duruar. Unë ju kërkoj ta kaloni kohën tuaj në lutje sa m
ë shumë të mundeni. Unë ju kërkoj të vazhdoni të recitoni Ruzaren Më Të Shenjtë për mbrojtjen e familjeve tuaja, kombeve tuaja dhe vëndeve tuaja.

Kurrë më parë Ruzarja ime nuk do të jetë kaq e fuqishme sa është në këto kohë, dhe ju do të merrni hire të mëdha kur e recitoni atë, sidomos me zë të lartë, dhe në grupe.


Të gjitha Planet e Hyjit janë në vënd për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit. Unë kërkoj që, përmes lutjeve tuaja, ju do të ndihmoni në pregatitjen e udhës që të gjithë mëkatarët të kërkojnë pendesë, që ata të gëzojnë jetën e përjetshme në botën që vjen, e cila është pa fund. Të bekuar janë ata që do t’ju jepen çelësat e Parajsës.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/19/mother-of-salvation-blessed-are-those-who-will-be-given-the-keys-of-paradise/

Të mallkuar janë ata që më mallkojnë Mua

E Shtunë, 18 Tetor 2014, në 14:20

Bija Ime fort e dashur, i ligu i ka mbërthyer zemrat e shumë atyre që besojnë tek Unë, për shkak të mundësisë që ata i japin atij për t’u futur lehtë në shpirtrat e tyre.

Satani i tundon shpirtrat përmes shqisave, ashtu si edhe përmes mëkatit të krenarisë. Ata që besojnë se inteligjenca e tyre, dhe njohuria e tyre për Fjalën e Shenjtë të Hyjit, ju jep atyre të drejtën të gjykojnë të tjerët, në Emrin Tim, më fyejnë Mua rëndë. Të mbushur me krenari, narcisizmi i tyre do të thotë se ata besojnë se e kanë të drejtën të qortojnë të tjerët dhe të hedhin vrer mbi Emrin Tim. 

Bëni kujdes prej atyre që mallkojnë të tjerët dhe pastaj thonë se janë nga Unë, sepse ata flasin me një gjuhë të ligë. Në ditën kur Unë të vij, këta shpirtra do të struken nga frika dhe do t’i mbulojnë sytë nga Drita Ime, e cila do t’i verboj ata.

Gjithmonë besoni në Mëshirën Time, sepse Unë gjithmonë do t’i fal ata që vijnë para Meje me pendesë të vërtetë në shpirtrat e tyre për gjithçka që ata thanë, bënë dhe kryen, të cilat më ofenduan Mua. Megjithatë, druajeni Drejtësinë Time sepse ajo do të jetë e frikshme. Unë nuk kërkoj ndjesë për këtë. Dijeni se krenari dhe i forti, të cil
ët m’i kanë humbur Mua shpirtrat që Unë i dëshiroj, përmes influencës së keqe që ata kanë ushtruar mbi të tjerët, do të vuajnë. Ata do të dridhen nga frika para Fronit Tim, por prapë ata do të debatojnë me Mua dhe do të mbrojnë mënyrat e tyre djallëzore, në besimin e gabuar, se Unë do t’i dëgjoj ata. 

Të mallkuar janë ata që më mallkojnë Mua. Të bekuar janë ata që e jetojnë jetën në dashuri për të tjerët dhe që i ndjekin Mësimet e Mia, madje edhe kur kjo ju shkakton atyre dhimbje. Unë do ta lartësoj të drejtin, por do ta shtyp të ligun që i kthen shpinën Fjalës së Hyjit. Kushdo që shkakton dhimbje mbi të tjerët, dhe sidomos në Emrin Tim, do të duhet të përgjigjet tek Unë në Ditën Finale.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/18/cursed-are-those-who-curse-me/

Friday 24 October 2014

Nëna e Shpëtimit: Shumë do të zhvishen nga titujt e tyre

E Premte, 17 Tetor 2014, në 15:30

Bijtë e mi të dashur, lu lutem të luteni për shërbëtorët e shenjtë besnikë të Birit tim ndërsa ngjarjet e m
ëpasme të ndodhin. Shumë do të zhvishen nga titujt e tyre dhe do të braktisen, të turpëruar. Rrëmuja dhe çoroditja do të përhapet brënda Kishës së Birit tim por tradhëtarët do të ngrihen në numër të madh dhe shumë do t’i ndjekin ata. Kishat e tjera të Krishtere do të bashkohen me kishën e re të ndryshuar, dhe pastaj gjithçka do të bëhet gati për ngritjen e një feje të re globale. 

Kjo formë e re e kishës, si fillim, do të duket si një fllad i freskët për shumë që dëshirojnë ndryshim. Pastaj, do të bëhet e qartë se ajo i shërben vetëm atyre që i duan Ligjet e Hyjit të ndryshuara për t’ju përshtatur jetëve të tyre mëkatare. Kjo kishë do ta humbasi tërë Besimin. Ajo do të ketë gjithë pamjen e një kishe të re, të ripërtërirë të Hyjit por çdo simbol, që mendohet se e lavdëron Birin tim, nuk do të jetë aspak e këtij lloji.

Pastaj, kur të piqet koha, kisha e re mbar
ë botërore do të deklarohet dhe ajo do të shihet si një institucion i madh humanitar. Ajo do të lidhet kryesisht me botën e politikës dhe biznesit. Më pas ata që kurrë nuk i përkisnin ndonjë besimi do të bashkohen me të. Sa do të gëzojnë ata, sepse çdo mëkat do të falet, dhe sa shumë njerëz do të lehtësohen, sepse do të jenë në gjëndje ta jetojnë jetën ashtu si zgjedhin. Nuk do të merakosen më se e fyejnë Hyjin, sepse nuk do ta shikojnë mëkatin si diçka shqetësuese. 

Kisha e re, me qëllim që të tregoj merita, do të promovoj veprat humanitare dhe bamirësitë dhe e mbarë bota do ta duartrokasi. Menjëherë pas kësaj, nuk do të bëhet më dallim mes asaj dhe aleancave politike globale dhe organizatave të biznesit, të përkushtuara ndaj bamirësisë.

Ndërkohë, Kisha e vërtetë e Birit tim, ashtu si u ndërtua prej Atij, do të mbetet e gjallë por e dobësuar. E vogël në numër, kisha e mbetur, kurrë nuk do të dorëzohet madje edhe kur Antikrishti të marri kontrollin.

Lutuni, lutuni, lutuni që shërbëtorët e shenjtë të Birit tim ta kapërcejnë frikën dhe të ngrihen për të deklaruar të Vërtetën, madje edhe kur zërat e tyre mbyten nga ata që e tradhëtojnë Birin tim.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/17/mother-of-salvation-many-will-be-stripped-of-their-titles/

Uria shpirtërore e lë shpirtin të zbrazët, të mjerueshëm dhe të humbur

E Enjte, 16 Tetor 2014, në 19:10

Bija Ime fort e dashur, uria për ushqim që e ushqen trupin është një vuajtje e tmerrshme. Por, uria shpirtërore e lë shpirtin të zbrazët, të mjerueshëm dhe të humbur. Kur një shpirt e largon veten nga Unë, ai do të endet dhe do të kërkoj çdo lloj përmbushje. Ai do të shkoj deri në fund të botës, duke kërkuar për qetësinë dhe lehtësimin shpirtëror, por asgjë nuk mund ta mbushi këtë boshllëk, vetëm Unë. Ai mund të gjej lehtësim të përkohshëm në të gjitha ndjekjet materialiste të argëtimit, por kurrë nuk do të gjej paqen që Unë mund të sjell.

Kur Unë e ushqej shpirtin e një personi me Hirin Tim, ata do të mbushen me Dashurinë dhe Praninë Time. Edhe pse Prania Ime, brënda shpirtit, do të sjelli mbi vete helmin e shpirtrave të liq, që do të bëjnë gjithçka të munden për ta shqetësuar atë, shpirti nuk do t’ja dijë. Dashuria Ime është gjithçka që ju duhet për t’u ndjerë të kënaqur, dhe Paqja Ime, që ju mbush, nuk është prej kësaj bote. Ajo vjen me Bekime të mëdha dhe shpirtrat, që e ruajnë këtë paqe, kurrë nuk do ta lënë atë të iki aq lehtë, kur ata ta kenë përjetuar.

Kur një person shkon deri aty sa të më mohoj Mua, ai po mashtron vetëm veten e tij. Të më mohoni Mua është vetë zgjedhja juaj. Përse atëherë shfaqni urrejtje për Mua, kur ju nuk besoni se Unë ekzistoj? Unë ju bëj thirrje atyre prej jush, që janë të goditur me beteja shpirtërore, ta dëgjojnë Zërin Tim kur Unë ju thërras tani. Nëse ju më mohoni Mua, atëherë qëndroni të heshtur. Mos më mohoni Mua dhe pastaj më shani Mua, sepse nëse e bëni këtë, ju kundërshtoni veten tuaj. Ju nuk mund ta urreni diçka, që nuk ekziston. Nëse ju ndjeni urrejte të çdo lloji, a nuk e dini se kjo vjen nga një burim, ashtu si vjen dhe dashuria? Dashuria vjen nga Hyji. Urrejtja vjen nga Satani. 

Ditën kur ju ta kuptoni se djalli shumohet dhe infekton, ndërsa përdridhet si një gjarpër, ju do ta shikoni se ai është një qënie reale. Vetëm atëherë ju do ta pranoni përfundimisht ekzistencën e djallit. Arsyeja që ai, Satani, është kaq dinak është se ai nuk ka përfitim ta shfaqi veten e tij. Po të ndodhte kjo, ju do ta kishit të pamundur të mos besonit në Zot.

Hapini sytë dhe shikojeni të ligun për çfarë është. Dijeni se duke më mohuar Mua, i ligu do t’ju përdori për të ndezur urrejtje kundër atyre që më duan Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/16/hunger-of-the-spirit-leaves-the-soul-empty-miserable-and-lost/

Wednesday 22 October 2014

Çelësat e Mbretërisë Sime, për botën që vjen, janë pregatitur

E Martë, 14 Tetor 2014, në 18:15

Bija Ime fort e dashur, gjithçka që Unë i zbulova botës, përmes këtyre mesazheve, do të përmbushen. Shumë prej atyre që i njohin këto mesazhe, për fat të keq, do të vazhdojnë ta shtypin Fjalën Time. Të tjerët, që nuk marrin pjesë në këto mesazhe do ta kundërshtojnë Fjalën Time, të dhënë atyre në Ungjillin e Shenjtë.

Unë i bëj thirrje të gjithë atyre që ecin me Mua mbi këtë tokë, dhe ju kërkoj atyre të besojnë tek Unë. Jetoni sipas Fjalës Sime dhe ju nuk do të vdisni. Jetojeni jetën, sipas të Vërtetës, dhe Unë do të hedh Hire të mëdha mbi ju dhe mbi ata, emrat e të cilëve ju i vendosni para Meje. Ndërsa bota zhytet në errësirë – ndërsa luftrat shpërthejnë ngado, dhe kur sëmundja dhe uria ta mbërthej njerëzimin – Ndërhyrja Ime do të dëshmohet. 

Unë i mbroj të gjithë ata që e përkushtojnë veten e tyre tek Zemra Ime e Shenjtë. Unë i  lartësoj ata zemrat e të cilëve janë të rënduara, dhe Unë do të sjell paqe dhe një qetësi të shpirtit tek ata që m’i kërkojnë Mua këto Dhurata. 

Vetëm Unë, Jezu Krishti, mund ta ngre barrën tuaj. Vetëm Unë mund t’i mposht armiqtë tuaj dhe ata, që abuzojnë pushtet dhe influencë për t’ju shkatërruar për përfitimet e tyre vetjake. Vetëm ju, ndjekësit e Mi të dashur, mund të më sillni Mua shpirtrat e atyre që më refuzojnë Mua, që më shpërfillin Mua dhe që më mohojnë Mua. Shumë prej tyre kurrë nuk do të vijnë tek Unë, edhe pse Unë i mirëpres ata në Mëshirën Time.

Ju duhet të vazhdoni të përdorni lutjet që ju janë dhënë. Qëndroni pranë Meje sepse kur e bëni këtë, do t’ju jepet çdo mbrojte nga i ligu. Ju duhet të jeni të fortë, të guximshëm dhe të qëndroni të qetë sepse Unë kurrë nuk do të largohem nga ju. Unë do të eci me ju dhe do t’ju mbaj. Unë do t’ju ngushëlloj. Unë do të fshih çdo lotë, dhe së shpejti, Unë do t’ju mbështjell ju dhe të dashurit tuaj në Krahët e Mi të Dashur.

Çelësat e Mbretërisë Sime, për botën që vjen, janë pregatitur dhe janë caktuar për të gjithë ata emrat e të cilëvë janë në Librin e të Gjallëve. Por, Mëshira Ime është kaq e madhe sa Unë do të mirëpres, në Parajsën Time të Re, ata emrat e të cilëve nuk janë përfshirë nëse ju m’i sillni Mua këta shpirtra, përmes lutjeve tuaja.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/14/the-keys-of-my-kingdom-of-the-world-to-come-have-been-prepared/

Tuesday 21 October 2014

Unë po vij për ata që janë më tepër të padenjë për Mëshirën Time, si fillim

E Dielë, 12 Tetor 2014, në 21:20

Bija Ime fort e dashur, Unë Jam Mbrojtësi i të gjithë fëmijve të Hyjit – për secilin prej jush, pavarësisht nga seksi, mosha apo besimi juaj. Unë Jam Mbrojtësi i Kishës Sime në tokë dhe asnjë njeri nuk do ta mposhti at
ë. Ajo do të mbetet e pathyeshme, edhe pse shumë do të më kenë braktisur Mua.

Ata që më tradhëtojnë Mua, që e ndryshojnë Fjalën e Hyjit, nuk mund të thonë se janë prej Kish
ës Sime, sepse Unë nuk mund të mbroj një kishë që nuk flet të Vërtetën. Testi i vërtetë për besimin tuaj ka filluar dhe, së shpejti, ju do të jeni të hutuar dhe nuk do të dini se nga të ktheheni. Të jeni të sigurtë, se edhe pse i mëshirshëm Unë Jam, Unë kurrë nuk do të rri dhe të lejoj tradhëtarët ta shkatërrojnë Trupin Tim. Ata do të shkojnë deri diku përpara se forca gjëmuese e Dorës së Hyjit do të dëgjohet.

Ju duhet të përqëndroheni tek Unë dhe pranojeni se Vështirësitë janë intensifikuar, dhe se të gjitha gjërat e parath
ëna duhet të dëshmohen. Vetëm kur profecitë, e dhëna botës që nga Fillimi, të bëhen të qarta, njeriu do ta kuptoj plotësisht se Koha Ime është pothuajse afër. Ju kurrë nuk duhet të trëmbeni nga Unë, sepse Dashuria dhe Mëshira Ime është e gjërë. Trëmbuni vetëm nga ata që nuk vijnë nga Unë, sepse është shpirti i keq që i drejton ata të bëjnë gjëra të tmerrshme. Vetëm me lutje, ju mund të ndihmoni në shlyerjen e mëkateve të tyre, dhe përmes një vepre kaq bujare, ju mund ta shuani tymin e Satanit. 

Flakët e i tij e pushtojnë botën në këtë kohë, por për të qënë të aftë ta dalloni praninë e tij është më e vështirë, se sa mund ta imagjinoni. Influenca e tij është gjithmonë e fshehur pas një paraqitje të jashtme të preokupimit; veprave humanitare dhe është prezantuar në mënyrën më të papritur, por të respektueshme. Njeriu që është i bekuar me Dhuratën e mënçurisë do ta kuptoj se si punon Satani. Ai do t’i dalloj punët e tij, pavarësisht se sa të mbuluara me kujdes ato i janë paraqitur botës, e cila është e verbër ndaj të Vërtetës. 

Së shpejti, Zëri Im do të zgjoj brënda zemrave të njerëzve, natyrën e tyre shpirtërore; një ndjenjë se kush ata janë; të kuptuarin se kujt ata i përkasin; dhe një njohuri për Jetën e Përjetshme që Unë do t’ju sjell atyre. Dijeni se kur ky zgjim të filloj, Fuqia e Hyjit do të ndjehet, kur Drejtësia e Hyjit t
ë ngrihet prej hirit, dhe kur një rreze Drite e kthen jetën në fushën e zbrazët, e cila është lënë në një gjëndje të tharë, nga i ligu. 

Zëri Im do të dëgjohet dhe shumë do të tronditen kur ajo ditë të filloj.
Ai do të gjëmoj si bubullimë dhe çdo njeri i drejtë do të bjer në gjunj, për ta lavdëruar Zotin. Unë po vij për ata që janë më tepër të padenjë për Mëshirën Time, si fillim. Ata duhet të jenë të fundit, për shkak të mënyrës se si më trajtuan Mua. Dhe prapë, ata do të ftohen të parët në Mbretërinë Time. Të drejtët do të vijnë të fundit. Të liqtë do të lihen prapa.

Asnjë gur nuk do të lihet pa u kthyer, deri në sekondën e fundit, dhe ata që bërtasin për Mëshirën Time do t’ju jepet. Ata që më mallkojn
ë Mua do të jenë të mallkuar. 

Sunday 19 October 2014

Hyji Atë: Toka do të pastrohet, ashtu si dhe fëmijët e Mi do të pastrohen nga të gjitha ligësitë

E Dielë, 12 Tetor 2014, në 18:40

Bija Ime më e dashur, shumë ndryshime do të ndodhin ndërsa koha për Ardhjen e Dytë të Birit Tim të Dashur, Jezu Krishtit, po afron.

Mos kini frikë, fëmijët e Mi, sepse këto gjëra duhet të ndodhin me qëllim që fëmijët e Mi të pastrohen, dhe k
ështu ata mund të gëzojnë, kur të vij Dita që bota pa fund të filloj. Premtimet e Mia gjithmonë janë përmbushur dhe gjithçka do të përfundoj mirë.

Unë dëshiroj që ju të lypni Mëshirë, për çdo shpirt të vetëm të gjallë në botë, me qëllim që raca njerëzore të mund të bashkohet, si një e vetme, në Sytë e Mi. Së shpejti, urrejtja, ligësia dhe padrejtësitë në botë do të kenë një fund të papritur, dhe Drita e Mbretërisë Sime do të ndriçoj mbi ju. Paqja do të mbretëroj dhe dashuria do ta mbushi tokën, ndërsa Parajsa e Re do të zbulohet në gjithë mrekullinë e saj. Drejtësia Ime do ta zhduki gjithë ligësinë, dhe ata që kapen pas djallit, pavarësisht nga Ndërhyrja Ime, do të flaken tutje. Pastaj, asnjë lot nuk do të derdhet dhe pjesa finale e Besëlidhjes Sime do të përmbushet.

Ngrihuni, fëmijët e Mi, lartësojini zemrat tuaja me shpresë dhe besim. Unë do të ndërhyj në shumë mënyra për t’i penguar veprat e liga, tradhëtitë mashtruese dhe herezinë për të mos ju shkatërruar ju.

Koha Ime ka aguar dhe armiqtë e Mi do të goditen ndërsa Unë përpiqem që ta vë gjithçka në rregull, për të qënë të gjitha gati. Toka do të pastrohet, ashtu si dhe fëmijët e Mi do të pastrohen nga të gjitha ligësitë, dhe Unë do t’i ngre të butët, të përulurit dhe ata me zemra të buta, të zënë vëndet e tyre në Qiellin e Ri dhe Tokën e Re.

Kurrë mos e humbisni shpresën, sepse e gjithë Fuqia është e Imja. Ejani tek Unë, të vegjëlit e Mi, dhe ngushëllohuni nga Dashuria Ime e pakushtëzuar për ju. Besoni tek Unë dhe e gjithë lavdia do të jetë e juaja.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/12/god-the-father-the-land-will-be-purified-just-as-my-children-will-be-cleansed-of-all-iniquities/

Providenca Hyjnore gjithmonë do të triumfoj

E Shtunë, 11 Tetor 2014, në 20:30

Bija Ime fort e dashur, le të mos e nënvlerësoj asnjë Fuqinë e Hyjit në të gjitha gjërat, që mund të zhvillohen në këto kohë. Fuqia e Hyjit është e pafund dhe asnjë njeri nuk mund ta mposhti Hyjninë apo Vullnetin e Hyjit. Asnjë armik i Imi nuk mund të mburret se është më i madh se Hyji, I Cili mundet, që vetëm me një frymë, të lëshoj Drejtësinë e Tij mbi botën. Ndërsa Hyji është i duruar, i arsyeshëm, i drejtë dhe plot me Dashuri të pakushtëzuar për të gjithë fëmijët e Tij, përfshi edhe të liqtë mes tyre, Ai do të hakmerret kundër ligësisë së njeriut, e shkaktuar nga influenca e keqe e djallit.

Të mallkuar janë ata që ngrihen kundër Hyjit në kundërshtim me Fjalën e Shenjtë. Ata do të ndëshkohen në Kohën e Hyjit, kur t’ju jetë dhënë çdo mundësi për të ndryshuar mënyrat e tyre. Ata që adhurojnë djallin dhe bishën do të goditen nga vetëtima, ashtu si ishte kur Luciferri u hodh në humnerën skëterr, si një goditje e vetëtimës.

Kur armiqtë e Mi lëndojnë të tjerët; provojnë t’i vrasin dhe t’i sakatojnë ata, me qëllim që të fitojnë fuqi mbi të dobëtit, ata do të pësojnë një ndëshkim të tmerrshëm. Kur genocidi, i çdo lloji, është kryer mbi të pafajshmit nga adhuruesit e djallit, ata do të digjen në Ferr dhe do të ndalohen pikërisht atëherë kur ata besojnë se kanë arritur sukses.

Providenca Hyjnore gjithmonë do të triumfoj, sepse nuk ka asnjë Fuqi më të Plotfuqishme se Ai I Cili e krijoi gjithçka nga asgjë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/11/divine-providence-will-always-prevail/

Saturday 18 October 2014

Dashuria Ime për njerëzimin është e pafund

E Shtunë, 11 Tetor 2014, në 01:00

Bija Ime fort e dashur, Dashuria Ime për njerëzimin është e pafund. Dashuria Ime është intensive dhe mbrojtëse. Ajo është e pastër, dhe Unë nuk i vë re shumë gabime për arsye të dashurisë Sime të thellë për mëkatarët.

Unë i mbaj shpirtrat brënda Dhembshurisë Sime dhe nuk ka asgjë që Unë nuk do të bëj për t’i shpëtuar ata, me qëllim që të bashkoj secilin prej tyre në një me Mua. Megjithatë, lotët e Mia derdhen rrëke në këtë kohë, për shkak të mënyrës se si fëmijët e Hyjit po lëndohen, abuzohen, torturohen, poshtërohen, fshikullohen dhe vriten nga armiqtë e Atij I Cili e krijoi botën. 

Ata që shkaktojnë vuajtje të tillë janë nën influencën e plotë të shpirtave djallëzor, të cilët i helmojnë mëndjet e tyre me gënjeshtra, urrejtje dhe një nënvlerësim për jetën njerëzore. As edhe për një minutë nuk mundet një njeri të thotë ndonjëherë se është duke kryer një vepër në Emër të Hyjit kur ai vret një tjetër qënie njerëzore. Ata që krijojnë luftra dhe shkaktojnë genocid, të çdo forme, dhe që thonë se janë duke punuar për Lavdinë e Hyjit, mashtrojnë jo vetëm veten e tyre por edhe ata që rekrutojnë për të kryer qëllimet e tyre të liga. 

Dashuria Ime është kaq e fuqishme sa nëse ju luteni për këta shpirtra të gjorë të humbur, që besojnë se duke vrarë të tjerët në Emër të Hyjit, është një gjë e mirë, e cila do t’ju sjelli atyre nderim, Unë do t’ju tregoj atyre Mëshirën Time, duke zgjuar brënda tyre, Shpirtin e të Vërtetës. Mos i lini zemrat tuaja të rëndohen. Por dijeni se ndërsa këto vepra shumë të ndyra, që kryhen nga ata që shkatërrojnë jetë janë të frikshme, në Drejtësinë Time Hyjnore, Unë do t’i jap fund këtyre tmerreve.

Unë do t’ju ngre të gjithëve ju, që keni zemër të ngrohtë dhe të butë, në çast, në Zemrën Time të Shenjtë dhe do t’ju shpëtoj, e tillë është Dashuria Ime për ju. Ndjekësit e Mi të dashur juve nuk do t’ju duhet të duroni dhimbjen e vdekjes fizike. Këtë Unë e premtoj, nëse ju më ndihmoni Mua, përmes lutjeve tuaja, për të shpëtuar shpirtrat e atyre që kanë më shumë nevojë për Faljen Time dhe Mëshirën Time.

Më ndihmoni Mua në këtë përpjekje të madhe dhe së shpejti gjithçka do të shkëlqej me dritësi dhe me Lavdinë e Mbretërisë Sime të Re. Këtu, ju do të jetoni përherë pa asnjë shqetësim në botë. Dashuria për Mua, Atin Tim të Përjetshëm, familjen dhe miqtë tuaj do të mbretërojnë nëpër botë, e cila nuk do të ketë fund.

Shkoni në paqe duke më dashur dhe më shërbyer Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/11/my-love-for-humanity-is-infinite/

Nëna e Shpëtimit: Së shpejti vdekja nuk do të ketë më fuqi mbi njeriun

E Premte, 10 Tetor 2014, në 13:10

Bijtë e mi të dashur, Kryqëzimi i Birit tim ishte domethënës, në shumë mënyra. Jo vet
ëm që ishte prej duarve të ushtarëve Romakë që Ai u vra por edhe me urdhër të atyre që pohonin të ishin ndjekësit e përkushtuar të Fjalës së Hyjit.

Fshikullimi i Tij me kamzhik, persekutimi dhe vdekja u kryen sipas udhëzimeve të atyre që udhëhiqnin besimtarët në Tempullin e Hyjit. Ata e hodhën poshtë gjithçka që e dinin të ishte e Vërteta, sepse refuzuan të pranonin se Biri im, Jezu Krishti, ishte Mesia. Çdo Ligj, i diktuar nga Hyji, u thye nd
ërsa ata kënaqeshin me ekzekutimin e Birit tim.

Para ardhjes së Ditës së Zotit ata do ta kryejnë përsëri Kryqëzimin e Tij. Ata do ta fshikullojn
ë Atë me kamzhik, përmes tradhëtisë së tyre ndaj Fjalës së Tij të Shenjtë. Ata do të persekutojnë ata që qëndrojnë besnikë ndaj Tij dhe, pastaj, ata do ta poshtërojnë Trupin e Tij. Por ata nuk do të arrijnë ta vrasin Atë, sepse Trupi i Tij – Kisha e Tij – nuk mund të vdesi dhe ajo do të qëndroj në këmbë, edhe pse në gjëndje të brishtë, deri në fund.

Në këtë kohë, ju duhet të kujtoni se e gjithë jeta vjen nga Hyji. Vdekja nuk ka aspak fuqi mbi Hyjin. Jeta, kur jepet, kurrë nuk mund të vdesi. Së shpejti vdekja nuk do të ketë asnjë fuqi mbi njeriun dhe pëmes Ringjalljes së Birit tim, njeriu do të ketë gjithashtu Jetën e Përjetshme të trupit dhe të shpirtit. Ata që besojnë në Krisht dhe qëndrojnë besnikë ndaj Tij do të kenë jetë. Vetëm ata që e refuzojnë Atë plotësisht nuk do ta kenë.

Gëzohuni duke e ditur se një jetë e lavdishme ju pret të gjithëve ju, që i përmbaheni Fjalës së Shenjtë të Hyjit, sepse vdekja kurrë nuk do t’ju shkatërroj.

Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/10/mother-of-salvation-death-will-soon-have-no-power-over-man/

Thursday 16 October 2014

Mbajeni mënd se pas Ardhjes së Dytë, Purgatori nuk do të ekzistoj

E Enjte, 9 Tetor 2014, në 20:40

Bija Ime fort e dashur, sa etje kam Unë për dashurinë e njeriut dhe sa të etur janë ata për Mua. Por, ndarja që e largon njeriun nga Unë, Dhuruesin e Jetës, është armiku më i madh i racës njerëzore.

Satani, mënyrat mashtruese, dinake të të cilit do të thotë se ai krijon p
ërçarje të mëdhe në botë. Ajo, që ai është i fshehur, i jep atij fuqi të madhe mbi shpirtrat e njerëzve. Influenca e tij djallëzore krijon dyshime mbi Ekzistencën Time tek ata me pak besim. Ai i bind të tjerët, që nuk besojnë tek Unë, se njeriu është përgjegjës për çfarëdo lloj zgjedhje që ai bën. 

Influenca e tij qetësuese, ndërsa ai e tundon njeriun, i bind ata tek të cilët ai pranohet se e gabuara është e drejtë dhe e drejta është e gabuar. Ai e paraqet dashurinë si epsh; urrejtjen si një formë dëshire; dhe lakminë dhe xhelozinë si një mënyrë për të justifikuar shkatërrimin e jetës së një personi tjetër.

Çdo ide, çdo dëshirë, çdo etje dhe mall që ai e mbjell në shpirtrat e njerëzve, i çon ata në mëkat. Kaq shumë infektim mes njerëzimit, në këtë kohë, do të thotë se dashuria e pastër, e cila vjen nga Hyji, është zëvendësuar me joshjen. Gjithçka që del nga gjarpëri, do të paraqitet brënda zemrave të mëkatarëve sikur të jetë një gjë e mirë. Mëkati, gjithmonë është justifikuar nga mëkatarët që i jepen djallit. Mëkati, me t’u justifikuar, më pas do të lavdërohet deri kur t’i përngjaj një vepre të madhe – e denjë për t’u vlerësuar.

Mjerë njeriu që guxon t’i sfidoj ata që e lavdërojnë mëkatin. Mëkatari që e mbështet mëkatin, me gëzim të madh, do t’i influencoj të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Sot, influenca e djallit mund të shihet ngado. Nëse dikur, veprat mëkatare ishin të fshehura me kujdes, tani ata nuk kanë aspak turp t’ja dëshmojnë ato botës. Gjithçka që është e neveritshme për Mua po mbështetet me gëzim të madh. E gabuara po paraqitet të jetë e drejtë dhe gjithçka që është e drejtë, sipas Ligjeve të Hyjit, konsiderohet të jetë e gabuar. Kur djalli është në punë, gjithçka do të paraqitet mbrapsh dhe në kundërshtim të plotë me atë, që vjen nga Unë. Dijeni se kur Fjala Ime të deklarohet të jetë e gabuar atëherë influenca e të ligut e ka arritur kulmin.

Mbajeni mënd se pas Ardhjes së Dytë, Purgatori nuk do të ekzistoj. Qielli dhe toka do të bëhen një dhe Ferri do të bëhet banesa për ata, që e adhurojnë djallin, dhe gjithçka që vjen prej tij. Zemërimi i mënyrave të tij djallëzore dhe të liga i kanë infektuar si ata që besojnë tek Unë, dhe ata që më refuzojnë Mua. Asnjë nuk është i sigurtë.

Lutja, ndjekësit e Mi të dashur, është mbrojtja juaj. Mbajeni Fjalën Time dhe lutuni, jo për veten tuaj, por për ata që kanë bërë marrëveshje me të ligun. Ata kanë nevojë për lutjet tuaja, në mëngjes, ditën dhe natën.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/09/remember-that-after-the-second-coming-purgatory-will-not-exist/

Tuesday 14 October 2014

Unë ju jap tani, Lutjen e fundit të Kryqëzatës

E Mërkurë, 8 Tetor 2014, në 21:10

Bija Ime fort e dashur, Zemra Ime është kaq e thyer në këtë kohë. Tradhëtarët e kanë shpuar Brinjën Time dhe toka tani po mbulohet me një v
ërshim të Hidhërimit Tim, që është kaq intensiv, sa Unë nuk mund të ngushëllohem.

Unë pyes tani, kush mes shërbëtorëve të Mi të shenjtë do të jetë mjaft i fortë ta mbështesi të Vërtetën?

Unë ju jap tani, Lutjen e fundit t
ë Kryqëzatës. Ajo është për priftërinjtë. Unë kërkoj që shërbëtorët e Mi të shenjtë ta recitojnë atë çdo ditë.

Lutja e Kryqëzatës (170) Për të mbështetur Fjalën e Shenjtë të Zotit 

O Zot i dashur, Jezu Krishti im i dashur, më mbaj. 

Më mbro. 

Më mbaj mua në Dritën e Fytyrës Tënde, ndërsa persekutimi im intensifikohet, kur mëkati im i vetëm është se mbështes të Vërtetën, Fjalën e Shenjtë të Hyjit. 

Më ndihmo të gjej kurajën për të të shërbyer Ty me besnikëri në çdo kohë.

Më jep Kurajën Tënde dhe Forcën Tënde, ndërsa luftoj për të mbrojtur Mësimet e Tua kundër opozitës së egër. 

Kurrë mos më braktis, Jezus, në kohën kur unë kam nevojë dhe më siguro me gjithçka që më duhet për të vazhduar të të shërbej Ty, 

përmes dhënies së Sakramenteve të Shenjta dhe të Trupit e Gjakut Tënd të Çmuar, përmes Sakrificës së Shenjtë të Meshës. 

Më beko, Jezus. 
Ec me mua. 
Pusho tek unë. 
Qëndro me mua. 

Kisha Ime, Kisha Ime e Vërtetë, do të hiqet zvarrë

E Mërkurë, 8 Tetor 2014, në 20:45

Bija Ime fort e dashur, Kisha Ime do të rrëzohet dhe ata që qëndrojnë besnik ndaj Ligjeve të Hyjit do të vuajnë shumë për shkak të kësaj.

Kisha Ime, Kisha Ime e Vërtetë, do të hiqet zvarrë ndërsa çdo fyerje mbi Hyjninë Time dhe Ligjet e Mia, të vendosura nga Ati Im I Përjetshëm, do të hidhet mbi atë. Të kyçur brënda portave të një burgu të artë, shumë nga shërbëtorët e Mi do të detyrohen të gëlltisin herezi. Jo vetëm kjo, por ata do të bëhen që ta predikojnë atë dhe t’i bindin të pafajshmit, se Fjala e ri-shkruar e Hyjit, është e pranueshme në botën e sotme.

Zemërimi I Atit Tim, në këtë kohë, ka provokuar indinjatë sepse, shumë shpejt, Kisha – pasi t
ë ketë ndryshuar përtej njohjes – do të pregatisi rituale të reja, rregulla dhe praktika të reja, që kështu asgjë nuk do t’i përngjasi Kishës së ndërtuar nga Unë.

Të gjitha këto gjëra janë lejuar nga Ati Im, me qëllim që Satani ta testoj besimin e atyre që janë prej Meje. Mjerë ata që më tradhëtojnë Mua sepse ata do të marrin me vete, shpirtrat e atyre emrat e të cilëve janë ruajtur për Mua. Unë do të luftoj për këta shpirtra. Unë do t’i ndëshkoj ata armiqtë e Mi sepse, përmes mashtrimit dhe dinakërisë së tyre, ata i joshin shpirtrat dhe i largojnë ata prej Meje. Për këto mëkate, ata do të jenë të humbur për Mua.

Kisha Ime doli nga Mishi Im. Unë ju dhashë Trupin Tim në vdekje dhe kjo u bë Kisha Ime. Tani ajo do të dhunohet dhe Trupi Im do të kruqëzohet përsëri. Asnjë grimcë turpi nuk do të ndjejnë armiqtë e Mi, sepse ambicjet e tyre kryeneçe dhe vetë-kënaqësia nuk kanë aspak të bëjnë me Mua.

Sa lehtë gënjehen ata me besim të dobët. Sa lehtë do të gënjehen ata shpirtra me një besim të fortë, sepse do të kenë frikë ta mbrojnë të Vërtetën. Do të jetë vetëm kisha e mbetur, dhe ata me besnikëri të vërtetë ndaj Fjalës Sime, që do të qëndrojnë besnikë ndaj Kishës Sime. Dhe do të jetë për shkak të atyre që Kisha Ime kurrë nuk do të vdesi.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/08/my-church-my-true-church-will-crawl-on-its-belly/

Saturday 11 October 2014

Kur dashuria dobësohet, prania e Hyjit dobësohet në jetën tuaj

E Mërkurë, 8 Tetor 2014, në 20:25

Bija Ime fort e dashur, sa të ftohta 
janë bërë zemrat e njerëzve. Sa pak ata duan t’ja dinë për nevojat e të tjerëve apo për Dhuratën e jetës. Ata i kanë lejuar zemrat e tyre të fëlliqen sepse nuk e kanë më kapacitetin që dashuria e vërtetë të mbretëroj brënda shpirtrave të tyre. Kur dashuria dobësohet, dhe kur bamirësia për nevojat e njëri tjetrit të bëhet e rrallë, atëherë asgjë tjetër veç padrejtësi do të ketë.

Kur dashuria dobësohet, prania e Hyjit dobësohet në jetën tuaj. Për ata që mund të më kenë dashur Mua dikur, dhe që nuk besojnë më tek Unë, zemrat e tyre do të bëhen të ngurta. Kur ju i ktheni shpinën dashurisë për njëri tjetrin, ju do të bëheni të shkretë dhe të trazuar. Mungesa juaj e dashurisë do t’ju çoj të pranoni çdo lloj praktike, që është e neveritshme për Mua. Gjithçka që Unë p
ërfaqësoj, do të shpërfillet nga ju. E gjithë jeta, e dhënë njerëzimit, prej Fuqisë së Hyjit, do të ngacmohet, dhe në shumë raste do të shkatërrohet nga ju. Respekti juaj për Ligjet e Hyjit dhe jetën njerëzore nuk do të kenë më kuptim. Përkushtimi juaj ndaj të gjitha gjërave të botës, dhe të mirat materiale që ato japin, do t’ju lënë të pakënaqur.

Kur ju e ngurtësoni zemrën tuaj kundrejt Hyjit, njerëzimi vuan shumë. Kur fuqia e djallit e zëvendëson dashurinë që bota dikur e kishte për Mua, Jezu Krishtin, dijeni se koha është pothuajse afër.

Hiqni dorë nga kokfortësia dhe nga ndjekja e dalldisur e kënaqësive. Mos u përpiqni t’i ndryshoni Ligjet e Hyjit për t’ju përshtatur jetëve tuaja mëkatare. 

Kërkoni, kërkoni, kërkoni Ndërhyrjen Time, që Unë t’ju tregoj Udhën. Nëse ju nuk ktheheni drejt udhës së Jetës së Përjetshme, e cila u gdhënd për çdo fëmij të Hyjit, atëherë ju kurrë nuk mund të jeni pjesë e Mbretërisë Sime.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/08/when-love-diminishes-god-is-diminished-in-your-lives/

Friday 10 October 2014

Nëna e Shpëtimit: Ligjet e Hyjit shumë shpejt do të përmbysen nga miliona

E Hënë, 6 Tetor 2014, në 13:55

Bijtë e mi të dashur, 10 Urdhërimet e vendosura nga Hyji kurrë nuk mund të ri-shkruhen, sepse ky do të ishte një sakriligj. 

Njeriu kurrë nuk mund ta modifikoj Fjalën dhe dita do të vij kur Zemërimi i Hyjit do të zbres mbi njerëzimin, kur 10 Urdhërimet të konsiderohen nga njeriu të jenë me të meta. Kur kjo të ndodhi, dijeni se Fjala e Hyjit nuk do të nderohet më dhe se njerëzimi do të çohet drejt një gabimi të rëndë.

Asnjë njeriu, asnjë shërbëtori të të shenjë, nuk i është dhënë autoriteti t’i përmbysi 10 Urdhërimet apo Fjalën e Hyjit. Asnjë justifikim nuk mund të bëhet ndonjëherë për të mohuar të Vërtetën e Fjalës së Hyjit. Ligjet e Hyjit shumë shpejt do të përmbysen nga miliona njerëz. Pastaj, të gjithë ata që do ta besojnë mashtrimin, i cili do të krijohet si rezultat i kësaj, do të verbohen nga errësira. Shpirti i Shenjtë kurrë nuk mund t’i ndriçoj ata që e mohojnë Fjalën apo që e pranojnë mëkatin. Kur Shpirti i Shenjtë nuk është më i pranishëm, dhe kur Fjala është ndryshuar, për t’ju përshtatur nevojave egoiste te njeriut, atëherë çdo ligj i ri nuk do të ketë kuptim në Sytë e Hyjit.

Armiqtë e Hyjit do të lëvizin shpejt për ta përmbysur të Vërtetën dhe Kisha e Birit Tim do të ndahet më dysh. Ata që me besnikëri e mbrojnë të Vërtetën do të shahen pse e flasin atë. Ata që shprehin blasfemi dhe i deklarojnë këto të jenë e Vërteta do të duartrokiten. Shpirti djall
ëzor do të pushoj në zemrat e të gënjyerve dhe shumë shpirtra do të jenë të humbur. Ata nuk do të jenë në gjëndje të paraqiten para Birit tim dhe ta deklarojnë veten të jenë të plotë, sepse ata refuzojnë ta pranojnë të Vërtetën e dhënë atyre përmes Mëshirës së Hyjit.

Do të deklarohet së shpejti se Hyji është i Mëshirshëm drejt të gjithë mëkatarëve, pavarësisht se çfarë ata bëjnë për ta fyer Atë. Kjo është e vërtetë, por kur ata e fyejnë Atë, duke paraqitur para Atij çdo paturpësi dhe herezi dhe pastaj të deklarojnë se këto janë të pranueshme për Hyjin, Ai do të largohet prej tyre me indinjatë.

Njeriu do të jetë kaq i mbushur me dëshirat e veta, për t’ju përshtatur jetës së tij mëkatare, sa ai do t’i deklaroj veprat e paligjshme sikur të jen
ë të dëshiruara në Sytë e Hyjit. Kjo do të çoj në gënjeshtra. Dhe, kur ata të guxojnë t’i paraqesin ato përpara altarëve të Hyjit, këta shpirtra do të flaken jashtë. Nëse ju e lejoni veten të bini në gabim të rëndë, ju do t’i vini shpirtrat tuaj në rrezik të madh.

Unë kërkoj që ju t’i recitoni 10 Urdhërimet sa më shpesh të mundeni. Duke bërë kështu, ju do ta dini se çfarë kërkohet nga ju me qëllim që me
 të vërtetë t’i shërbeni Hyjit.

Thursday 9 October 2014

Vaksinimi global për të cilin Unë ju tregova në 2010 do të dëshmohet së shpejti

E Premte, 3 Tetor 2014, në 15:10

Bija Ime fort e dashur, dëgjojeni tani me kujdes Premtimin Tim. Unë do të vij përsëri për të lajmëruar një fillim të ri, një botë të re pa fund. Të gjithë ata që e pranojnë Hirin e Hyjit, kur Unë e hedh Mëshirën Time mbi mbarë botën, do të jenë pjesë e Mbretërisë Sime.

Unë i kam dhënë njerëzimit çdo shenjë, çdo paralajmërim dhe çdo Hir për t’i pregatitur shpirtrat e tyre. Disa e kanë dëgjuar Fjalën e Hyjit, ashtu si është deklaruar në Ungjillin e Shenjtë, dhe i kanë kushtuar vëmëndje. Të tjerët e kanë dëgjuar dhe e kanë parë të Vërtetën por refuzojnë ta pranojnë atë. Do të vij një ditë shumë shpejt kur e Vërteta e plotë dhe prova se Kush Unë Jam do të zbulohet dhe mëkatarëve do t’ju jepet kohë e barabartë për të marrë vendimin e tyre, sipas vullnetit të tyre të lirë. 

Asnjë prej jush nuk do të detyrohet të pranojë Mëshirën Time sepse vetëm ju mund ta merrni atë vendim. Të tjerët do të refuzojnë të bëjnë dëshmi ndaj të Vërtetës, madje edhe kur do ta shikojnë atë qartë. Për fat të keq, ata do të humbasin. Të tjerët do të marrin pak kohë para se të betohen për besnikëri ndaj Meje, por ajo kohë, pasi të ndodhi Paralajmërimi, do të jetë e shkurtër.

Unë vij për t’ju treguar tani për ngjarjet të cilat do t’ju zbulojnë shenjat e këtyre kohëve dhe të Pranisë Sime në këtë Mision. Stuhitë do të shihen në shumë vënde dhe ato do të zgjasin me javë. Vaksinimi global për të cilin Unë ju tregova në 2010 do të dëshmohet së shpejti. Dora e Hyjit, në Drejtësinë e Tij Hyjnore, do të shihet kur Ai i lejon tundimet e vendosura para atyre që i shërbejnë Atij në Kishën Time. Kur këto dhe të gjitha profecitë e tjera të japin fryte, Unë do të jem duke pritur. Dhe pastaj do të vij Paralajmërimi. Ai do të vij së shpejti, para Ditës së Madhe kur Premtimi Im për të ardhur përsëri do të përmbushet përfundimisht.

Ju duhet të besoni në Mirësinë Time, Dashurinë Time dhe Mëshirën Time. Nëse besoni, ju do të jeni mjaft të fortë për t’u përballur me çdo sprovë dhe fyerje që do të bjer mbi ju në Emrin Tim si dhe hirin për të qëndruar besnik ndaj Fjalës Sime të Shenjtë.

Qëndroni në paqe dhe në shpresë, sepse Dashuria Ime për ju, dhe dashuria juaj për Mua, do ta shkatërroj të ligun që ka marrë shpirtrat e atyre që janë shkëputur nga Unë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/03/the-global-vaccination-i-told-you-about-in-2010-will-soon-be-witnessed/

Tuesday 7 October 2014

Uleni mburojën tuaj, sepse ajo do të bëhet copë e thërrime

E Enjte, 2 Tetor 2014, në 23:15

Bija Ime fort e dashur, armiqtë e Mi mund ta përbuzin Fjalën Time – të Vërtetën – por dita do të vij kur ata do t’i varin kokat prej turpit dhe pendes
ës kur ata të qëndrojnë përpara Meje.

Në ditët e Nohas, ai dhe ata të zgjedhur p
ër ta ndihmuar atë të pregatitej për Drejtësinë e Hyjit, u tallën. Ata u përçmuan, u persekutuan dhe çdo përpjekje u bë për të diskredituar udhëzimet e dhëna Nohas nga Hyji. I bindur deri në fund, Noha lypte mëshirë për shpirtrat e tyre. Ai ju lutej atyre të strehoheshin me atë por ai shpërfillej. Dhe kështu do të jetë deri në Ditën e Madhe të Hyjit. Vetëm një pjesë e mbetur do të jetë gati për të më përshëndetur Mua së bashku me të gjithë ata, që do të kërkojnë në zemrat e tyre ta pranojnë Mëshirën Time, gjatë Paralajmërimit.

Unë i kërkoj të gjithë atyre që besojnë tek Unë, dhe n
ë Premtimin Tim për të ardhur përsëri në lavdi të madhe, të luten për ata që e përbuzin këtë mision sepse atyre ju është dhënë Dhurata e të Vërtetës por që zgjedhin të ma përplasin Mua në Fytyrë. Të gjithë ata me zemra të ngrohta dhe të dhimbshme, dhe me një butësi të shpirtit, do të sillen në Krahët e Mi, pavarësisht se çfarë besimi apo feje ata ndjekin, sepse ata janë të Mitë. Atyre që nuk e dinë Fjalën e Hyjit do t’ju tregohet mëshirë e madhe dhe ata që do të kthehen gjatë Paralajmërimit do të banojnë gjithashtu në Krahët e Mi. Unë do të arrij tek të gjithë shpirtrat, zemrat e të cilëve janë të ngrohta dhe që tregojnë dashuri dhe mëshirë ndaj vëllezërve dhe motrave të tyre.

Beteja më e madhe do të jetë kur Unë të arrij tek arroganti dhe krenari, të cilëve ju mungon dashuria e vërtetë dhe nuk e kan
ë shpirtin bujar. Është për këta shpirtra që Unë kërkoj lutjet tuaja. Por, do të jetë për ata që i kanë shitur shpirtrat e tyre tek djalli, me dijeni të plotë se çfarë kanë bërë, që Unë ju kërkoj të lypni Mëshirën Time më tepër. Ata nuk do të vijnë tek Unë, sipas dëshirës së tyre, dhe prandaj do të jetë vetëm përmes vuajtjeve të shpirtrave të zgjedhur, të cilët më janë përkushtuar Mua, dhe vetë ofertat tuaja, që ata mund të shpëtojnë. Ju lutem ta recitoni këtë lutje për të shpëtuar të gjithë mëkatarët.

Lutja e Kryqëzatës (169) Për Shpëtimin e atyre që refuzojnë Krishtin

Më i dashuri Jezus, për hir të Dhembshurisë dhe Mëshirës Tënde, 

unë të lutem Ty për Shpëtimin e atyre që të kanë refuzuar Ty; 

që e mohojnë Ekzistencën Tënde; 

që qëllimisht e kundërshtojnë Fjalën Tënde të Shenjtë dhe që zemrat e tyre të hidhëruara ua kanë helmuar shpirtrat kundër Dritës dhe të Vërtetës së Hyjnisë Tënde. 

Ki Mëshirë mbi të gjithë mëkatarët. 

Fali ata që blasfemojnë kundër Trinisë së Shenjtë dhe

Më ndihmo mua, në mënyrën time, dhe me anë të sakrificave të mia personale, t’i pushtoj brenda Krahëve të Tu të Dashur këta mëkatarë që kanë më shumë nevojë për Mëshirën Tënde. 

Unë të jap Ty premtimin tim, që përmes mendimeve të mia, veprave të mia dhe fjalës së folur, të të shërbej Ty sa më mirë të mundem në Misionin Tënd të Shpëtimit. 

Amen.

Shkoni të gjithë ju dhe mblidhuni në lutje, sepse Drejtësia e Hyjit do të shihet së shpejti që e gjithë bota ta dëshmoj. Është për shkak të ligësisë së njeriut, veprimeve të tij inatçore dhe urrejtjes së tij për bashkëkohësit e tij që Hyji do ta ndaloj atë nga shkat
ërrimi, që është duke u orkestruar në çdo mënyrë kundër racës njerëzore. 

Uleni mburojën tuaj, sepse ajo do të bëhet copë e thërrime prej Dor
ës së Atit Tim të Përjetshëm. Kundërshtojeni Hyjin dhe ju do të vuani për këtë. Por kur ju përpiqeni ta lëndoni njerëzimin në shkallë të madhe përmes abuzimit të pushtetit, ju do të ndaloheni papritur. Ju nuk do të keni aspak kohë të kërkoni Mëshirën e Hyjit. 

Monday 6 October 2014

Ju ose i shërbeni Hyjit, ose jepeni pas marrëzisë së njerëzve

E Mërkurë, 1 Tetor 2014, në 21:15

Bija Ime fort e dashur, tradhëtia ndaj Meje, Jezu Krishtit, Biri i Njeriut, është e shfrenuar mes atyre që thonë se më shërbejnë Mua. Madje edhe ata që thonë se janë shërbëtorët e Mi besnikë më kanë braktisur Mua dhe besimi i tyre është veçse një shkëndijë e asaj çfarë ishte më parë. Çfarë filloi me një dashuri dhe një dhembshuri për Mua, është reduktuar në një grimcë e asaj çfarë ishte më parë dhe kjo është shkaktuar prej shumë gjërave.

Kaq shumë përçmin për Kishën Time ndodhi për shkak të shpirtrave të rrëzuar nga brënda saj të cilët ishin çuar në mëkat të rëndë. Shumë shërbëtorë të Mitë të shenjtë të pafajshëm vuajtën për shkak të mëkateve të të tjerëve, dhe kjo ju solli atyre turp të madh. 

Më pas, kur Ligjet e Hyjit u hodhën mënjanë dhe rrallë përmëndeshin, shumë harruan se Urdhërimet e Hyjit duhet të mbaheshin me çdo kusht. Nëse shërbëtorët e Mi të shenjtë ndalonin predikimin e të Vërtetës, dhe e shpërfillnin rëndësinë e të folurit mbi ekzistencën e mëkatit, atëherë si fëmijët e Hyjit mund të ishin më të ditur? Shërbëtorët e Mi të shenjtë e kanë për detyrë morale ta mbajnë Fjalën e Hyjit dhe t’i paralajmërojnë fëmijët e Hyjit rreth rrezikut të mëkatit. Por këtë, ata kanë vendosur të mos e bëjnë. Shumë kanë frikë të predikojnë të Vërtetën nga frika se persekutohen prej atyre që do t’i fajësojnë ata për mëkatet e të tjerëve. 

Gjatë kohës Sime në tokë Unë kurrë nuk hezitova të predikoja rreth ndëshkimit, që njeriu do ta p
ësoj nëse nuk e kërkon faljen e Hyjit për mëkatet e tij. Frika e ndëshkimit prej Hyjit nuk duhet të jetë arsyeja për ta evituar mëkatin, por vetëm që ju, mëkatar, mund të shpëtoheni. Mëkati është diçka me të cilën ju duhet të jetoni por kurrë nuk duhet ta pranoni atë. Ju duhet ta luftoni atë sepse Unë dëshiroj t’i shpëtoj shpirtrat tuaj. Përse nuk do të dëshiroja Unë t’i shpëtoja shpirtrat tuaj, me çfarëdo kushti? A nuk vuajta Unë për ju dhe pësova një vdekje të dhimbshme në Kryq me qëllim që ju të mund të shpengoheni në Sytë e Hyjit? Përse atëherë shërbëtorët e Mi të shenjtë nuk predikojnë rreth domosdoshmërisë absolute për të kërkuar jetën e përjetshme? Nëse ju nuk e kërkoni Jetën e Përjetshme, atëherë ju nuk do ta gjeni atë. 

Është detyra e të gjithë atyre që më shërbejnë Mua të ndihmojnë në shpëtimin e njeriut nga mallkimi i përjetshëm. E Vërtëta ka q
ënë e fshehur për kaq gjatë sa shumë shpirtra, për shkak të vetëkënaqësisë së tyre, kanë qënë të humbur për Mua. Dijeni se Unë do t’i dërgoj Ëngjëjt e Mi në ditën e fundit dhe se njerëzimi do të ndahet në dy gjysma – ata që kanë kryer ligësira dhe ata që janë të Mitë. Unë ju kërkoj, shërbëtorët e Mi të shënjtë, të tregoni të Vërtetën sepse nëse nuk e bëni, atëherë ju do të më humbisni Mua shumë shpirtra dhe për këtë Unë kurrë nuk do t’ju fal. 

Ju ose i shërbeni Hyjit ose jepeni pas marrëzisë së njerëzve.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/01/you-either-serve-god-or-give-in-to-the-folly-of-men/

Saturday 4 October 2014

Hyji Atë: Dashuria Ime do ta mposhti të ligun dhe urrejtjen

E Hënë, 29 Shtator 2014, në 20:50

Bija Ime më e dashur, Dashuria Ime, kur pranohet nga ju mund të japi fryte të mëdha. Por kur ajo refuzohet nga njeriu kjo çon në një tokë të tharë. Pa Dashurinë Time nuk ka jetë, as gëzim, as paqe. Kur Dashuria Ime ndjehet nga njeriu, ajo krijon mrekulli të mëdha, magjepsje dhe një ndjenjë mirënjohje të thellë në shpirtin e personit, të cilit i është dhuruar kjo Dhuratë.

Bijtë e Mi të dashur, kur ju përjetoni dashuri në çdo form për një tjetër qënie njerëzore, kjo është Dashuria Ime që ju ndjeni. Ajo mund të vij vetëm nga Unë sepse Unë Jam Dashuri. Dashuria është një Dhuratë dhe ju duhet ta rrëmbeni atë kur e ndjeni t’ju trazoj brënda zemrës suaj. Ata që e pranojnë Dashurinë Time, dijeni se Unë do t’ju mbush më shumë me Dhurat
ën Time kur ju e ndani atë me ata, të cilëve nuk ju është dhuruar ky favor.

Dashuria Ime do ta mposhti të ligun dhe urrejtjen. Dashuria e fshin urrejtjen, pasi i ligu, gjëmbi në krah të njeriut, është i paaftë për atë. Kur ju thoni se më doni Mua, atëherë ju duhet të luftoni shumë fortë për ta penguar urrejtjen, e çdo lloji, ta njollosi shpirtin tuaj. Nëse ju më doni Mua, ju do t’i falni armiqtë tuaj sepse ju do t’i shikoni ata ashtu si Unë i shoh ata. Kjo kërkon këmbngulje nga ana juaj dhe disiplinë, të cilat do t’ju ndalojnë të lëndoni një person tjetër, gojarisht apo fizikisht.

Kur ju e lejoni Dashurinë Time të vërshoj nëpër venat tuaj, ju do të ndjeni paqe të plotë dhe liri. Kjo është sepse ju nuk do t
ë ndjeni aspak keqdashje, as zemërim, as hakmarrje, apo inat kundër një tjetër fëmij i Imi. Kjo është Dhurata e Dashurisë Sime në formën e saj më të pastër. Pranojeni atë nga Unë duke recituar këtë lutje.

Lutja e Kryqëzatës (168)Për Dhuratën e Dashurisë së Hyjit

O më i dashuri Atë, O Ati i Përjetshëm, Hyji Më i Larti,

Më bëj mua të denjë për Dashurinë Tënde. Të lutem të më falësh për lëndimin e të tjerëve dhe për ndonjë keqbërje, që mund të ketë shkaktuar vuajtje tek ndonjë nga fëmijët e Tu. Hape zemrën time që të mirëpres Ty në shpirtin tim dhe më pastro nga ndonjë urrejtje që mund të ndjej kundër ndonjë personi tjetër. 

Më ndihmo t’i fal armiqtë e mi dhe të mbjell farat e Dashurisë Tënde ngado që shkoj dhe midis atyre që i takoj çdo ditë. 

Më jep, Atë i dashur, Dhuratat e këmbënguljes dhe besimit, që të mund ta ruaj Fjalën Tënde të Shenjtë dhe kështu ta mbaj të gjallë, në një botë të errësuar, Flakën e Dashurisë dhe Mëshirës Tënde të Madhe. 

Amen.

Fëmijë, ju lutem
ngushëllohuni në dijen se Unë ju dua të gjithëve, pavarësisht se kush ju jeni, çfarëdo mëkatesh ju keni kryer dhe nëse më shani Mua apo jo. Dashuria Ime për ju është e pakushtëzuar. 

Megjithatë, Unë duhet t’i veçoj ata që po përpiqen t’i verbojnë fëmijët e Mi ndaj të vërtetës së shpëtimit të tyre, prej atyre që janë të Mitë. Nëse Unë nuk do të ndërhyja, shumë do të kishin humbur p
ër Mua dhe Unë nuk jam i pregatitur t’i sakrifikoj shpirtrat për ata, që, pavarësisht nga çdo përpjekje nga Ana Ime, do të më refuzojnë Mua në ditën finale. 

Unë kërkoj që ju ta vini gjithë besimin tuaj tek Unë dhe ta mbani Vulën Time të Mbrojtjes, në çdo formë, pranë vetes suaj. Lufta ka filluar tashmë dhe Unë do të bëj drejtësi duke dënuar ata që përpiqen t’i shkatërrojnë fëmijët e Mi.

Kurrë mos harroni se Kush Unë Jam. Unë Jam Fillimi dhe Mbarimi. Të gjithë që vijnë tek Unë do të gjejnë Jetën e Përjetshme. Më lejoni Mua t’ju çoj drejt sigurisë dhe drejt një jete të lavdishme të bashkuar me Vullnetin Tim. Unë do ta zbuloj Parajsën e Re në Kohën Time dhe Unë dëshiroj që ju të tregoni durim. Jetojeni jetën tuaj në harmoni me të tjerët. Kujdesuni për familjet tuaja si më parë. Ejani tek Unë në kishat tuaja si më parë. Por, gjithmonë të kujtoni se e Vërteta, Fjala e Vërtetë e Hyjit, kurrë nuk mund të ndryshoj sepse Unë Jam e Vërteta. Unë kurrë nuk mund të ndryshoj, sepse kjo nuk mund të ndodhi kurrë.

Unë ju dua. Unë ju bekoj. Unë ju mbroj.

Ati juaj I Dashur
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/29/god-the-father-my-love-will-conquer-evil-and-hatred/

Friday 3 October 2014

Kapuni pas të Vërtetës gjatë gjithë kohës, sepse pa atë, ju do të gënjeheni

E Dielë, 28 Shtator 2014, në 18:15

Bija Ime fort e dashur, Fjala e Hyjit, ashtu si e vendosur prej Tij, dhe Fjala e diktuar Apostujve të Mi të Shenjtë, ishte themeli mbi të cilin
u ndërtua Trupi Im Mistik, Kisha. 

Fjala e Përjetshme është themeli mbi të cilin Kisha qëndron. Nuk është e kundërta. Fjala e Hyjit është e Përjetshme – ajo është e gdhendur në gurë. Ajo është themeli i së Vërtetës. Themeli i Kishës Sime nuk mund të l
ëkundet por, struktura, që është e vendosur mbi të, mund të ndryshohet dhe të modifikohet. Megjithatë, nëse ndërtesa ndryshon, atëherë themeli nuk mund ta mbaj atë nëse ajo devijon prej strukturës së ndërtesës për të cilën ishte  krijuar.

Fjala e Hyjit kurrë nuk mund të modifikohet sepse ajo kurrë nuk mund të ndryshoj. Sepse si është e mundur? Hyji nuk shprehu një gjë për të thënë diçka tjetër. Kisha duhet t’i p
ërmbahet Fjalës së Hyjit. Fjala e Hyjit nuk varet prej atyre anëtarëve të Kishës Sime të cilët mund të ndjehen ndryshe.
Guxoni ta manipuloni Fjalën dhe ju do të më tradhëtoni Mua, Jezu Krishtin. Unë Jam Kisha. Trupi Im është Kisha dhe gjithçka që del nga Unë është e shenjtë. Sepse për aq kohë sa e Vërteta është e mb
ështetur prej jush, shërbëtorët e Mi të shenjtë, ju mund të më përfaqësoni Mua. Për aq kohë sa ju më besoni dhe më nderoni Mua, dhe siguroni që proçedurat e duhura janë vendosur brënda Kishës Sime, atëherë ju mund të thoni se jeni të Mitë.

Kur Hyji e deklaroi Ungjillin, sipas Fuqis
ë së Shpirtit të Shenjtë, Fjala mund të ketë qënë e prezantuar duke u përdorur shprehje të ndryshme por, sidoqoftë, ajo mbeti e njëjtë. Kur Hyji foli përmes profetëve dhe atyre apostujve të Mi, të bekuar me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, gjuha ishte e pastër, e thjeshtë dhe me autoritet. E njëjta është e vërtetë edhe sot kur Hyji i flet profetëve të Tij. Gjuha është e pastër dhe e thjeshtë dhe jepet me autoritet, sepse ajo vjen prej Hyjit. Fjalët e folura prej Meje, Shpenguesi juaj, janë të vërteta ndaj Fjalës Sime të Shenjtë e përmbajtur në shkrimet, sepse ato vijnë nga e njëjta Dorë. Megjithatë, kushdo që ju jep një version të ri të së Vërtetës, që është e vështirë për t’u kuptuar, e rëndë për t’u ndjekur dhe e paqartë, bëni kujdes. Kur e Vërteta është shtrëmbëruar, një doktrinë e rreme do të dali prej saj. Ajo do të ketë plot të çara, e palogjikshme dhe pikërisht e kundërta e Fjalës së Shenjtë të Hyjit.

Kur t’ju tregohet se Hyji do ta pranoj mëkatin prej Mëshirës së Tij dijeni se kjo është një gënjeshtër. Hyji do ta pranoj shpirtin e penduar, por kurrë mëkatin, sepse kjo është e pamundur.

Kapuni pas të Vërtetës gjatë gjithë kohës, sepse pa atë, ju do të gënjeheni.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/28/cling-to-the-truth-at-all-times-for-without-it-you-will-be-living-a-lie/

Wednesday 1 October 2014

Nëna e Shpëtimit: Mëkati është një fakt. Ai ekziston, dhe do të vazhdoj të ekzistoj deri në Ardhjen e Dytë të Krishtit

E Shtunë, 27 Shtator 2014, në 19:20

Bijtë e mi të dashur, sa zemërthyer
jam unë gjatë këtyre kohëve të tmerrshme, kur njeriu është ngritur për ta kundërshtuar Hyjin në sa shumë mënyra.

Ligjet e Hyjit janë shpërfillur në mbarë botën sepse mëkati nuk pranohet më të jetë i gabuar. Përkundrazi, ai justifikohet në çdo rast me qëllim që njeriu të mos e bëj më dallimin mes të drejtës dhe të gabuarës. Kur ju e mbështesni mëkatin, në të gjitha format e veta, dhe e daklaroni atë të jetë pa pasoja, atëherë ju kurrë nuk do të jeni të kënaqur. Mëkati, kur shihet thjesht si një gabim njerëzor, do të çoj në mëkat më të rëndë dhe më serioz deri kur, përfundimisht, do të çoj në errësirën e shpirtit dhe ndarjen nga Zoti. Kjo do të lër një boshllëk në shpirtin tuaj, e cila do të sjelli një formë pakënaqësie, prej s
ë cilës është e vështirë të shkëputeni.

Errësira vjen prej shpirtit djall
ëzor. Drita vjen prej Hyjit. Mëkati sjell errësirë dhe, nëse ju nuk e dalloni mëkatin, dhe të kërkoni falje, ai do të rritet dhe do të keqësohet deri sa ta mbysi shpirtin. Asgjë në këtë botë nuk do t’i sjellë shpirtit lehtësimin që kërkon, dhe as nuk do të mundet. Vetëm pajtimi mes shpirtit dhe Hyjit mund ta çliroj atë nga ky mbërthim.

Mëkati është një fakt. Ai ekziston, dhe do të vazhdoj të ekzistoj deri në Ardhjen e Dytë të Krishtit. Fëmijët e Hyjit, që i kuptojnë 10 Urdhërimet, të caktuara prej Atij, do ta dinë se njeriu duhet t’i kërkoj Hyjit falje për çdo herë që ai mëkaton. Nuk ka rëndësi nëse ai e kërkon Hyjin dhe i lyp Faljen e Tij vazhdimisht, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të qëndruar i bashkuar me Atë. Në këtë mënyrë, ju do të merrni shumë Hire dhe do të rriteni dhe banoni në Dritën e Hyjit.

Njeriu duhet ta pranoj dobësinë e tij për shkak të ekzistencës së mëkatit. Ai duhet ta pranoj se si mëkati mund ta ndaj atë prej Hyjit. Kur ai nuk e pranon këtë fakt atëherë ai po thotë se është i barabartë me Hyjin. Pa besimin në ekzistencën e mëkatit njeriu nuk mund t’i shërbej Hyjit. Është pikërisht atëherë kur ndarja mes shpirtit dhe Krijuesit të tij bëhet më e madhe deri kur nuk do të ketë më komunikim mes njeriut dhe Hyjit.

Është dëshira e Satanit për t'i kapur shpirtrat dhe për ta penguar shpëtimin e tyre. Nëse njeriu nuk e pranon rëndësinë e njohjes së Ligjeve të Hyjit, ai do ta mohoj Atë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/27/mother-of-salvation-sin-is-a-fact-it-exists-and-will-continue-to-exist-until-the-second-coming-of-christ/