Kerko Mesazhet ketu

Monday 29 February 2016

Pasojat e Paralajmërimit

E Enjte, 29 Shtator 2011, në 20:45

Bija Ime fort e dashur, ndërsa Paralajmërimi sa vjen e afrohet të lutem t’iu kërkosh ndjekësve të Mi të dashur që të luten dhe të gëzojnë me mirënjohje, për Mëshirën e madhe që Ati Im i Përjetshëm ia ka dhuruar njerëzimit.

Do të jetë prej kësaj Vepre të Lavdishme të Dashurisë së Pastër që më shumë prej njerëzimit do të mund të shpëtohet, për ta shijuar Epokën e Paqes mbi Tokë. Të jeni mirënjohës që ju po jetoni në këto kohë, sepse miliona prej jush do të shpëtohen, të cilët përndryshe nuk do të kishin hyrë kurrë në Portat e Parajsës.

Përgatitjet kanë përfunduar. Përgatisni shtëpitë tuaja me qirinj të bekuar dhe me një rezervë uji dhe ushqimesh që të mund të zgjasin për dy javë. Pasojat do të jenë të vështira por ju nuk duhet të frikësoheni. 

Në të kundërt lehtësohuni, sepse vuajtja duhet të ofrohet si falënderim për jetën e përjetshme, e cila tani po iu sigurohet shpirtrave të Mi të shtrenjtë që e përqafojnë këtë Dhuratë të madhe.

Qëndroni në paqe. Kini besim tek Unë, sepse ta mbani mend, Unë Jam Shpëtimtari juaj dhe iu ofroj atyre shpirtrave besnikë mbrojtje në çdo moment. Unë eci me ju. Unë ju udhëheq. Unë ju mbaj për dore me Dashuri të butë. Ju jeni të Mitë dhe Unë kurrë nuk do t’ju lë që të largoheni nga Zemra Ime e Shenjtë. Ju, ndjekësit e Mi, jeni të rrethuar me hiret që ju nevojiten për t’i mbijetuar Paralajmërimit.

Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari dhe Shpenguesi i gjithë Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/09/29/aftermath-of-the-warning/

Sunday 28 February 2016

Hyji Atë: Ditët e Satanit janë pothuajse në përfundim mbi këtë Tokë

E Enjte, 29 Shtator 2011, në 20:15

Unë Jam Alfa dhe Omega. Unë Jam Hyji Atë.

Bija Ime fort e dashur, koha po afron që bota ta dëshmojë Mëshirën që do t’i tregohet njerëzimit nga Biri Im i shtrenjtë, Jezu Krishti.

Shumë forca djallëzore gëlojnë tek ata shpirtra të humbur që i kushtojnë besnikëri mashtruesit, Satanit. Edhe ata gjithashtu janë të përgatitur për Paralajmërimin dhe me arrogancë besojnë se pushteti i premtuar atyre nga Satani do t’i çojë ata tek një parajsë e re botërore e krijuar prej tyre. Kjo është gënjeshtra më e madhe e kryer nga Satani ndaj të cilës ata janë dorëzuar. 

Errësira e shpirtit të tyre do të thotë se zemrat e tyre nuk do të tregojnë asnjë mëshirë ndaj atyre që besojnë tek Unë, Hyji Krijuesi i të gjitha gjërave. Megjithatë fuqia që ata ushtrojnë, është më e dobët tani.

Ditët e Satanit janë pothuajse në përfundim mbi këtë Tokë. Por ai, Satani, nuk do të pushojë derisa ai të ketë vënë në grackë miliona prej këtyre shpirtrave të çorientuar dhe të gënjyer. Lutu për ta, bija Ime, sepse ata enden kot. Ata janë të shkëputur dhe përmes panikut të tyre, ata do të përpiqen me gjithçka të munden për t’i kontrolluar fëmijët e Mi nëpërmjet pronave të tyre materiale.

Dëgjoni tani Fjalën Time. Njerëzimi nuk ka asnjë fuqi. E vetmja fuqi do të jetë përmes lutjes, mburoja kundrejt këtyre njerëzve të ligj. 

Ata, në mëkat mortor, më kanë fyer Mua dhe Krijimin Tim të çmuar dhe për këtë ata do të vuajnë. Kaq shumë ngjarje do të shpalosen tani përpara syve të një bote mosbesuese. Kaq shumë nga fëmijët e Mi do të jenë të hutuar dhe të tronditur thellë kur ata të ndjejnë vuajtjet e Purgatorit dhe Ferrit.

Të gjithë mëkatarët, gjatë dhe pas Paralajmërimit, do të përjetojnë atë që ata do të përjetonin po të humbnin jetën e tyre. Ata në mëkat do të vuajnë të njëjtin pastrim përcëllues si ata shpirtra në Purgator, të cilët presin të hyjnë në Mbretërinë Time të Lavdishme. Ata në mëkat mortor do të përjetojnë dëshpërimin dhe errësirën e thellë të zjarreve të Ferrit. Kjo vuajtje nuk do të zgjasë shumë gjatë dhe pastaj ata do ta ri-shijojnë botën që e kishin përjetuar para Paralajmërimit, përsëri. 

Kjo botë do të jetë shumë e ndryshme nga ajo më parë. Sepse më në fund, sytë e tyre do të hapen ndaj të Vërtetës së Parajsës, Ferrit dhe Purgatorit. Atyre pastaj do t’iu duhet që të zgjedhin se cilën udhë dëshirojnë të ndjekin. Ti do të mendoje, bija Ime, se ata do të ndjekin udhën drejt Dashurisë dhe Dhembshurisë Sime Hyjnore, por kjo gjë nuk do të ndodhë me aq shumë mëkatarë të ngurtë. Kaq të infektuar do të jenë ata nga premtimet e rreme dhe boshe të bëra atyre nga mashtruesi saqë ata do të kthehen prapa për të ndjekur drejtimin e tij. Ata do të luftojnë, do të përpiqen dhe përmes ndikimit të djajve të lëshuar nga Satani, të çliruar nga thellësitë e Ferrit, do të bëjnë që shpirtrat e tyre të tërhiqen brenda planit të tij djallëzor për dominim global.

Kjo është një thirrje urgjente për t’ju nxitur të gjithëve që të kërkoni shpengim, nga zemrat tuaja, për jetët tuaja të paudha. Ju e keni kohën për ta bërë këtë, por bëjeni atë shpejt.

Përgatituni për të kërkuar Mëshirë. Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi. 

Ngjarja Madhështore është për të mirën e të gjithë fëmijëve të Mi. Prandaj në vend të frikës, lejojeni Dashurinë Time që t’ju mbështjelli, që t’ju forcojë. Në këtë mënyrë ju do t’i bëni ballë vuajtjeve që gjenden përpara.

Ati juaj i dashur i Përjetshëm
Hyji Më i Larti

Saturday 27 February 2016

Reflektim mbi Kryqëzimin Tim

E Hënë, 26 Shtator 2011, në 23:45


Bija Ime fort e dashur, sonte, për të parën herë, Unë të dhashë një reflektim mbi Kryqëzimin Tim, që ty të çuditi. Megjithatë ajo që Unë të zbulova ty është me rëndësi tepër të madhe.

Shumë besimtarë të vakët mendojnë se kur Unë u kryqëzova, në njëfarë mënyre, për shkak se Unë Jam Biri i Atit Tim, Unë nuk e vuajta dhimbjen fizike që njeriu do ta vuante. Ata janë gjithashtu të mendimit se për arsye të statusit Tim Hyjnor, Unë nuk isha i frikësuar, dhe as nuk mund të frikësohesha, për shkak të forcës që Unë mora nga Ati Im.

E Vërteta është krejt ndryshe. Unë u ndjeva shumë i vetmuar dhe i frikësuar. Koha Ime në kopsht ishte tmerruese, për shkak të natyrës Sime njerëzore. Mbajeni mend, se Unë erdha me trup prej mishi. Unë kisha të njëjtat ndjesi të dhimbjes dhe të dëshpërimit, ashtu si çdo njeri. Shumë njerëz nuk e kuptojnë këtë.

Unë u ndjeva i braktisur nga Ati Im i Përjetshëm dhe u konsiderova me të lehtë në disa aspekte nga apostujt e Mi, të cilët nuk bënë asgjë për të më ngushëlluar Mua gjatë këtyre orëve të tmerrshme.

Kur Unë u ballafaqova me ekzekutuesit e Mi, Unë dridhesha nga frika dhe me zor mund t’iu përgjigjesha akuzave të tyre. Unë u ndjeva ashtu si çdo qenie njerëzore do të ndjehej gjatë përballjes me një ekzekutim të dhunshëm. Dinjiteti Im mbeti i paprekur për arsye të Sakrificës që Unë e dija se duhet ta bëja për njerëzimin. Një paradoks ky, e di, por Unë gjithashtu ndjeva Dashuri dhe Gëzim në Zemrën Time gjatë kësaj vuajtjeje. Sepse Unë e dija se vdekja Ime do t’ju shpëtonte ju, fëmijët e Mi, përjetësisht. Megjithatë, Unë tani dua që ju ta pyesni veten se sa mund të shpëtohen nga vdekja Ime në Kryq. Kush dëshiron të shpëtohet dhe a e kuptojnë ata me të vërtetë rëndësinë.

Për shkak të vdekjes Sime, ata mund të hyjnë tani në Parajsë. A e dinë ata gjithashtu se kjo do të jetë sipas vetë zgjedhjes së tyre dhe përmes vullnetit të tyre të lirë që iu është dhënë? Besimi në Hyjin Atë duhet të jetë përparësia juaj. Ejani tek Unë në fillim dhe Unë do t’ju çoj tek Ai. 

Përmbajuni Mësimeve të Mia të dhëna përmes Biblës së Shenjtë. Duajeni fqinjin tuaj. Mbajeni besimin tuaj të thjeshtë. Mbani një pikëpamje të balancuar të besimit tuaj. Të më doni Mua. Lutuni tek Unë. Të më adhuroni Mua. Më lejoni Mua t’ju dua me Zemrën Time të butë, që Prania Ime Hyjnore të mund t’i vërshojë shpirtrat tuaj të vegjël të çmuar. Unë Jam i juaji. Ju jeni të Mitë, fëmijë. Është kaq e thjeshtë.

Sa më shumë të luteni, aq më të afërt do të bëheni. Më pranë zemra juaj do të ndërthuret në Timen.

Jezusi juaj
Shpëtimtari i Njerëzimit

Unë tani kam dërguar profetët e Mi në botë

E Diel, 25 Shtator 2011, në 11:45

Bija Ime fort e dashur, se si t’i bindësh të rinjtë dhe ata që janë të kapur pas një stili jetese të zënë dhe pa kuptim, kjo është sfida që Unë ta paraqes ty. Puna jote është të përdorësh çdo lloj mjeti të komunikimit modern të vlefshëm për të bindur një shoqëri të re, moderne për të Vërtetën e Ekzistencës Sime. 

Unë premtoj se të gjithë atyre fëmijëve të rinj që iu jepet e Vërteta, përmes këtyre mjeteve, do ta ndjejnë Praninë Time sapo ata t’i lexojnë Mesazhet e Mia. Përhap dhe konverto tani, bija Ime, në çdo skaj të botës. Ky është roli për të cilin ti ke qenë zgjedhur.

Duke e përhapur Fjalën Time vazhdimisht, më shumë njerëz mund të arrihen. Përdore Internetin dhe median. Ndjekësit e Mi të përfshirë, me kalimin e kohës, do ta përhapin të Vërtetën kudo.

Ky Mision vetëm sapo ka filluar. Themelet janë hedhur. Tani sipas kohës së përkryer të Atit Tim bota do t’i kushtojë vëmendje tani këtyre Mesazheve hyjnore.

Unë premtova se do të kthehesha. Për ta shtruar udhën Unë tani kam dërguar profetët e Mi në botë, përfshirë ty, bija Ime. Shumë tani po i përgjigjen thirrjes Sime në çdo vend në botë, edhe pse zërat e tyre janë të vegjël. Me kalimin e kohës, edhe ata gjithashtu do të dëgjohen, dhe kështu ata mund ta shpallin Lavdinë Time për të lajmëruar kthimin Tim.

Duhet njëfarë kohe përpara se ky kthim i lavdishëm të ndodhë. Deri atëherë përgatituni, fëmijët e Mi. Paralajmërimi do të kthejë në besim miliona, por është vetëm fillimi. Periudha pas tij duhet dhe do të shpenzohet duke i ushqyer shpirtrat për të siguruar që ata të jenë të përgatitur siç duhet, në mënyrë që ata të jenë të denjë për të hyrë në Parajsën e Re mbi Tokë të Atit Tim.

Ju duhet të duroni shumë, fëmijë, por oh sa shumë për të shpresuar përpara kur t’ju jepet hyrja për në këtë Epokë të Re të mrekullueshme të Paqes, gëzimit dhe lumturisë mbi Tokë. Këmbëngulje kërkohet tani. Kurajë dhe vendosmëri do t’iu jepet atyre që e thërrasin Shpirtin e Shenjtë. Ju atëherë, ushtria Ime, do t’i ngritni lart shpirtrat e atyre që largohen nga Unë. Mos lejoni asnjë nga këta shpirtra që të largohen, të humbur, në shkretëtirë. Lutuni për ta. Tregoni ndaj tyre dashuri dhe mirëkuptim. Kurrë mos iu thoni atyre se janë të dënuar apo t’i akuzoni për mëkat, sepse kjo është një fyerje e rëndë në Sytë e Mi. Në vend të kësaj, jini të vendosur por të mirësjellshëm. Thjesht tregojuni atyre të Vërtetën. Do të jetë në dorë të tyre pastaj.

Ju nuk mundeni, fëmijë, t’i fitoni të gjithë shpirtrat. Ju vetëm mund të bëni më të mirën tuaj.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/09/25/i-have-now-sent-my-prophets-into-the-world/

Shpjegojani tmerrin e Ferrit atyre që janë të verbër ndaj ekzistencës së Satanit

E Shtunë, 24 Shtator 2011, në 22:15

Bija Ime fort e dashur, përse njeriu këmbëngul për ta mohuar ekzistencën e Ferrit? Shumë nga fëmijët e Mi, të cilët e konsiderojnë veten të jenë modernë në pikëpamjet e tyre, publikisht e mohojnë ekzistencën e Ferrit, ndërsa e deklarojnë besimin e tyre në Hyjin Atin e Përjetshëm. 

Ata i çorientojnë fëmijët e Mi kur përdorin justifikimin se Hyji është Përherë Mëshirëplotë. Duke i bindur fëmijët e Mi se të gjithë do të shkojnë në Qiell, ata pa dashur bëhen përgjegjës për ata që ndjekin doktrinën e tyre të gabuar.

Satani ekziston po ashtu edhe Ferri. 

Ferri është një vend ku Satani i merr ata shpirtra që tregojnë besnikëri ndaj tij mbi Tokë. Këta janë shpirtrat që i shtyjnë mënjanë të gjitha mendimet e Hyjit dhe inkurajojnë pranimin e veprave të liga në botë. Në disa raste njerëzit mund edhe t’ia shesin shpirtrat e tyre Satanit, në shkëmbim për një jetë pasurie, fame dhe pushteti. Shumë njerëz në industrinë e muzikës e kanë bërë këtë ndër vite. Pak konsideratë i jepet mënyrës se si bëhet besnikëria e tyre, shumë shpesh përmes inaugurimeve në grup të kryera përmes praktikave okulte.

Nga ana tjetër janë ata që jetojnë ato çfarë ata i konsiderojnë të jenë thjesht jetë të shkujdesura, plot hare, ku ata vazhdimisht kërkojnë vet-kënaqje. Ata janë thjesht disa prej shpirtrave, të cilët, në mbërritjen tek portat e Ferrit, mbesin të tronditur dhe tundin kokat e tyre në mosbesim për fatin që i pret ata. Ata nuk arrijnë ta pranojnë se ky terror që ata përballin është përgatitur nga ata vetë. Liria që iu pat dhënë atyre mbi Tokë ishte abuzuar në favor të çdo gjëje që e fyen Hyjin.

Fëmijët e Mi, ju lutem t’ia shpjegoni tmerrin e Ferrit atyre që janë të verbër ndaj ekzistencës së Satanit. Nuk ka rëndësi nëse ata qeshin dhe hedhin abuzime mbi ju. Është detyra juaj t’i paralajmëroni ata për fatin e tmerrshëm që e pret cilindo shpirt të gjorë që përfundon atje.

Ateistëve, të cilët në shtratin e vdekjes, besojnë se vuajtja e tyre do të përfundojë me frymën e tyre të fundit, më dëgjoni Mua tani. Për ata prej jush që e mohojnë Ekzistencën e Hyjit në këtë Tokë, megjithëse e Vërteta ju ka qenë zbuluar gjatë jetës suaj, vuajtja juaj në zjarret e Ferrit do të jetë vetëm fillimi i mallkimit të përjetshëm. Ju, shpirtrat e Mi të gjorë që kryeni mëkat të rëndë përmes vullnetit tuaj të lirë, po më refuzoni Mua. Përkundrazi, ju po zgjidhni Satanin. Ai ju pret ju pas vdekjes. Unë nuk do të gjendem askund. Sepse, në atë kohë do të jetë tepër vonë për t’ju treguar Mëshirën Time.

Lutuni, lutuni, të gjithë ju, që së bashku ne të mund t’i shpëtojmë këta shpirtra. Satani nuk duhet lejuar që t’i vjedhë shpirtrat e tyre. Më ndihmoni Mua t’i shpëtoj ata ndërsa janë akoma gjallë mbi Tokë.

Jezusi juaj i dashur

Friday 26 February 2016

Hyji Atë: Antikrishti dhe një Monedhë e Re Botërore

E Premte, 23 Shtator 2011, në 21:30

Bija Ime, ndërsa bota mund t’i trembet Paralajmërimit, ata duhet ta pranojnë se profecitë e përmbajtura në Librin e Zbulesës janë përmbi ne. Shteti i shenjtë i Kishës është tani në rrezik, ashtu siç është edhe Shteti i Izraelit. Profecitë do të shpalosen, ndërsa bota do të kontrollohet nga antikrishti, i cili do të përpiqet që t’ju kontrollojë përmes një Monedhe të Re Botërore. Kur dhe nëse do të jeni të kontrolluar në këtë mënyrë, ju do të jeni të kontrolluar në çdo aspekt tjetër.

Paralajmërimi do t’i vërë një fre kësaj dhe të tjera mizorive djallëzore që po planifikohen nga forcat botërore, të cilat janë përtej të kuptuarit të fëmijëve të Mi kudo në botë. Si gurë shahu të pafajshëm në një lojë jo të krijuar prej jush, ju do të mbroheni nga Dora Ime e Drejtësisë.

Ngrihuni, fëmijët e Mi, dhe e luftoni këtë varg ligësish përmes lutjes. Kontrolli dhe persekutimi global që po planifikohet, pikërisht në këtë moment, mund të parandalohen përmes lutjes. Jo të gjithë prej jush munden apo do të shpëtohen, i tillë është mbërthimi i antikrishtit që do të mbajë mbi ju.

Fëmijët e Mi, Satani nuk do të fitojë kurrë. Atij nuk i është dhënë pushteti dhe ndërsa mbërthimi i tij të fillojë të dobësohet, tani ai do të tërheqë me vete sa më shumë shpirtra të mundet brenda gropave të Ferrit bashkë me të. Unë derdh lot me dhimbje të thellë për Krijimin Tim të bukur dhe për ata shpirtra të Mi të shtrenjtë. Oh sikur ata vetëm ta dëgjonin të Vërtetën.

Vlerësimi shkencor është budallallëk, sepse asnjë shkencë nuk do ta zëvendësojë realitetin e Mbretërisë Sime Hyjnore. Asnjë person mbi Tokë nuk mund ta kuptojë bukurinë dhe mrekullinë që ju pret të gjithëve, sepse ajo është e papërshkrueshme në terma njerëzore.  

Së shpejti ju do t’i kuptoni planet që Unë kam për ta shpëtuar botën nga duart e mashtruesit.

Unë ju dua të gjithëve dhe do t’i mbroj ndjekësit e Mi në çdo fazë gjatë ndonjë persekutimi të planifikuar.

Shikoni drejt Meje. Hapini krahët tuaj dhe më lejoni Mua t’ju mbaj dhe t’ju mbroj që të gjithëve.

Fëmijët e Mi të cilët besojnë tek Unë nuk kanë asgjë për t’u frikësuar.

Krijuesi juaj i dashur
Hyji Më i Larti
Hyji Atë

Tuesday 23 February 2016

Dhimbje për humbjen e fëmijëve të Mi që nuk duan t’ia dinë fare për Mua

E Enjte, 22 Shtator 2011, në 21:30

Bija Ime fort e dashur, përgatite familjen tënde për 
Paralajmërimin. Kërkoju fëmijëve të Mi kudo që të kërkojnë falje për mëkatet e tyre. Kërkesa e tyre duhet të jetë nga zemra. Përndryshe ata do të vuajnë dhimbjen djegëse të Purgatorit gjatë Ndriçimit të Mëshirës Sime Hyjnore, kur Unë do të ballafaqohem me secilin dhe çdonjërin prej jush.

Pastrimi që po vjen do të lërë një përshtypje aq zgjatëse dhe të paharrueshme mbi shpirtrat tuaj saqë ju do të mbeteni në Gjirin e Zemrës Sime në përjetësi.

Për ata prej jush që më njohin dhe më duan Mua, ju lutem përgatituni tani për Dhuratën Time më të madhe. Siguroni qirinj të bekuar dhe Ujë të Shenjtë dhe qëndroni gati që ju të mund të bashkoheni në lutje me shenjtorët në Qiell për të ndihmuar që të shpengoni shpirtrat e të gjithë fëmijëve të Mi rreth e qark botës.

Për herë të parë në jetët tuaja, ju do të jeni me të vërtetë vetëm në Shoqërinë Time. Pa asnjë tingull ju do të dëshmoni Kryqëzimin Tim dhe për jo-besimtarët, ata atëherë më në fund do ta kuptojnë të Vërtetën e vuajtjes Sime për njerëzimin.

Ju, fëmijët e Mi, do ta kuptoni dhe do ta mirëprisni Dhuratën Time të madhe të Mëshirës dhe do t’ju jepet një forcë e njohur vetëm prej shenjtorëve në Qiell. Kjo forcë do të krijojë shtyllën kurrizore të ushtrisë Sime të re mbi Tokë në kohën më pas. Kjo ushtri e madhe do të shpëtojë miliona shpirtra të tjerë nga kthetrat e ushtrisë së udhëhequr nga antikrishti. Lutja tani do të shpëtojë dhe ndihmojë të kthejë në besim miliona gjatë kësaj kohe kritike që nga Krijimi i njerëzimit.

Më lejoni Mua t’ju përqafoj, fëmijë, sa më herët. Më lejoni Mua t’jua jap kurajën dhe forcën për të më sjellë Mua më shumë shpirtra. Unë kam nevojë për dashurinë tuaj. Plagët e Mia janë të hapura. Hidhërimi Im është në kulm për humbjen e aq shumë prej fëmijëve të Mi, që nuk duan t’ia dinë fare për Mua.  Unë ndjehem i braktisur dhe i vetëm. Më ndihmoni Mua, fëmijë, që t’i shpëtoj ata në kohë. 

Ndërsa Vepra Ime e madhe e Mëshirës do të sjellë Dritën Hyjnore brenda botës në një shkallë që do t’ju lërë pa frymë, ajo gjithashtu do të jetë një periudhë hidhërimi për ata që nuk do të jenë në gjendje për t’i bërë ballë tronditjes.

Ju lutem që të mos alarmoheni. Unë vij me Dashuri dhe Dhembshuri të madhe për ju të gjithë. Është për arsyen se Unë ju dua, që Unë tani po ndërhyj për t’ju shpëtuar nga veprat e liga që po ndërmerren nga fuqitë botërore, që duan ta pakësojnë popullsinë e botës. Ata duan ta bëjnë këtë përmes kontrollit. Unë nuk do t’i lejoj ata që ta bëjnë këtë. Ati Im është duke pritur. Nëse njeriu i pranon mëkatet për të cilat ai është fajtor, atëherë bota do të bëhet një vend i paqes dhe dashurisë. Nëse ai nuk i kushton vëmendje mësimit të marrë nga Paralajmërimi, ai nuk do të shpëtohet. Kjo do të ndodhë kur Dora e Atit Tim do të bjerë.

Unë Jam Jezu Krishti
Mbreti dhe Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit

Virgjëra Mari: Lutuni për mbrojtjen time kudo nëpër botë

E Enjte, 22 Shtator 2011, në 21:00

Fëmija im, ti duhet t’iu kërkosh fëmijëve të mi që të më luten mua, me qëllim që unë të mund t’i mbuloj ata me Mantelin tim Më të Shenjtë në këto kohë. Puna e mashtruesit është duke u rritur dhe duke u përhapur si zjarr i pakontrolluar, kontrolli i lig që ju shikoni kudo rreth jush është duke u drejtuar nga ai dhe ushtria e tij e djajve. Ata shkaktojnë shumë vuajtje dhe dhimbje në botë. 

Lutja e Rruzares Sime Më të Shenjtë do ta ndalojë atë të shkaktojë dëmin që ai synon të sjellë mbi këtë botë.

Lutuni, fëmijët e mi, kudo që të jeni, për mbrojtjen time të veçantë kundër të ligut.

Lutuni për ta lehtësuar vuajtjen e Birit tim të dashur, i Cili ka shumë nevojë për ngushëllimin tuaj. Ai ka nevojë për lutjet tuaja, fëmijë, ndërsa bëhet gati për ta shpëtuar njerëzimin nga jetët e tyre mëkatare dhe të mbrapshta, akoma edhe një herë.

Lutuni tani siç nuk jeni lutur kurrë më parë.

Nëna juaj e Bekuar
Mbretëresha e Paqes

Monday 22 February 2016

Tregimi i fatit nuk vjen nga Unë

E Mërkurë, 21 Shtator 2011, në 23:30

Bija Ime, ky udhëtim për ty po përshkallëzohet. Ti je gati më tepër nga sa mund ta dish. Mos ki frikë, sepse Misioni yt do të ndihmojë të shpëtojë një pjesë të madhe të njerëzimit. Roli yt ka qenë profetizuar dhe po orkestrohet në Qiell. 

Ti je një instrument. Unë Jam Zotëria yt.

Ti do të kesh sukses në këtë detyrë më të shenjtë, sepse nuk mund dhe nuk do të dështojë. Ti mund të ndjehesh herë pas here, shumë e demoralizuar, e vetmuar, dhe pa kurajo. Pranoje këtë. Vuajtja jote po më dhuron Mua shpirtra të çmuar në momentin e vdekjes së tyre. Këta shpirtra tani luten për ty. Gëzohu, sepse po të shihje dashurinë që ata reflektojnë për ty, ti do të qaje me gëzim.

Shenjtorët e Mi në Qiell të drejtojnë dhe të mbrojnë nga i ligu dhe, prandaj, të janë dhuruar shumë falje, të cilat të habisin dhe të gëzojnë ty. Kurrë mos hezito në këtë Punë. Ky është një nga Misionet më të mëdha të Punës Sime mbi Tokë. Qëndro e fortë, trime dhe me besim, por ruaje përulësinë me çdo kusht. Skena është ngritur tani. Ngjarjet për të cilat Unë fola tani do të shpalosen. Ndërsa kjo ndodh, po ashtu dhe besimi yt do të kthehet. Sepse ti do t’i kesh të gjitha provat që të nevojiten. Po, Satani e ka ndërprerë këtë Punë në pak raste. Unë e kam lejuar këtë sepse kjo siguron që ti të mbetesh e përulur në çdo kohë.

Mos publiko data. Mos pyet se si do të dalë e ardhmja për njerëz që ta kërkojnë. 

Tregimi i fatit nuk vjen nga Unë. E vetmja e ardhme që Unë zbuloj është e lidhur me mirëqenien shpirtërore të fëmijëve të Mi. Të jesh mirënjohëse që të është dhënë kjo Dhuratë tejet e veçantë. Edhe pse ti kurrë nuk e dëshirove atë vullnetarisht, ti ishe brumosur për këtë Punë që nga frymëmarrja jote e parë dhe ti do ta përmbushësh Fjalën Time Më të Shenjtë deri në frymëmarrjen tënde të fundit.

Ec përpara në Emrin Tim dhe më ndihmo Mua të shpëtoj shpirtrat e gjithë njerëzimit, me dashuri dhe gëzim në zemrën tënde.

Unë të dua, bija Ime e çmuar. Unë gëzoj në dashurinë tënde të përzemërt për Mua dhe Nënën Time të dashur.

Jezusi juaj

Sunday 21 February 2016

Dyshimet ju bëjnë më të fortë në dashurinë tuaj për Mua

E Mërkurë, 21 Shtator 2011, në 22:00

Unë vij në Emër të Jezusit, i Cili erdhi me trup dhe qe bërë njeri.

Bija Ime e dashur, ti tani je kaq pranë Zemrës Sime, por mund të ndjehesh kaq larg. Herë pas here ti mendon se je ndarë nga Unë, kur në fakt, ti vetëm je afruar më shumë në bashkim me Mua.

Kaq të fortë tani, bija Ime, Unë Jam duke e forcuar besimin tënd, që ti të mund të vazhdosh ta shpallësh Fjalën Time tek njerëzimi. Ky është një Mision shumë i rëndësishëm. Për shkak të djajve të lëshuar me miliona nga Satani në këto kohë, ata po të sulmojnë në çdo cep. Të parët njerëz që ata do të përdorin do të jenë besimtarët, të cilët do të vihen në radhë për të të hedhur ty gurin e parë.

Ndërsa Vepra Ime madhështore e Mëshirës për njerëzimin sa vjen e afrohet, po ashtu dhe djajtë do të përpiqen ta bllokojnë të Vërtetën dhe t’i pengojnë njerëzit, njerëzit e mirë, të shpenzojnë kohën që Unë e dua prej tyre për t’i shpëtuar shpirtrat e fëmijëve të Mi pa aspak besim. Mos i lejo fyerjet mizore, të cilat po marrin vrull, për të ta larguar vëmendjen nga Puna Ime.

Dëgjojeni tani profecinë Time. Për çdo njeri që pendohet në këtë kohë, tre shpirtra më tepër mund të shpëtohen për njeri. Mendojeni këtë kështu. Bekimet e hedhura mbi njeriun që kërkon falje do t’iu jepen familjeve të këtyre njerëzve. Çdo shpirt që më lutet Mua tani dhe më kërkon Mua që t’ia shpëtoj familjen e tyre dhe miqtë më të afërt do ta marrë Mëshirën Time me bollëk.

Lutja është shpëtimi juaj, fëmijët e Mi. Sa më shumë të luteni, aq më shumë Unë do t’jua hap zemrat dhe do t’jua zbuloj të Vërtetën Time. Favorizimet e Mia tani janë zgjeruar në një mënyrë të padëshmuar mbi këtë Tokë më parë. Megjithatë, Unë nuk mund t’i hedh këto hire të fuqishme nëse ju nuk i kërkoni ato.

Bija Ime, ta dish se një përndjekje, që do të habisë, do të shihet tani në një sulm në rritje mbi këto Mesazhe hyjnore. Shpërfilli ato. Mbylli sytë tuaj. Bllokoji veshët tuaj. Në të kundërt, lutu që shpirtra të tillë të mund të shohin ndriçim.

Dyshimet, bija Ime, janë sprova të përjetuara, jo vetëm nga ti, por nga ndjekësit e Mi të dashur. Edhe pse ato mund të jenë shqetësuese, ato janë të lejuara nga Unë për t’ju bërë të gjithëve më të fortë në dashurinë tuaj për Mua.

Qetësohuni tani, fëmijët e Mi. Pranojeni Fjalën Time. Jetoni jetët tuaja ashtu si Unë e pres prej jush. Vendosni familjet tuaja të parat, përpara çdo gjëje. Ato kurrë nuk duhet të neglizhohen për hatrin Tim. Lutuni tani me mirëbesim të qetë dhe të jeni të sigurt se profecitë e Mia do të shpalosen me Urdhrin e Atit Tim të Përjetshëm. Ato do të ndodhin sipas kohës së përkryer të parashtruar nga Ati Im.

Kurrë mos harroni, fëmijët e Mi, se shumë sekrete të dhëna vizionarëve dhe lajmëtarëve të Mi, që parashikojnë ngjarje të ardhshme që do të vijnë, janë lehtësuar përmes lutjes. Shumë, shumë shkatërrime ekologjike janë evituar prej përkushtimit të treguar ndaj Nënës Sime të Bekuar. 

Të përkushtuarit e saj kanë evituar shumë tërmete, përmbytje dhe tsunami për shkak të lutjeve të tyre. Lutja mund të jetë shumë të fuqishme. 

Lutjet dhe vuajtja e një personi mund të shpëtojnë një komb. Ta mbani mend këtë.

Unë i dua të gjithë, fëmijët e Mi. Fuqia për të shpëtuar njëri tjetrin shtrihet në duart tuaja, fëmijë. Mos harroni se çfarë Unë kam thënë më parë. Lutja është mburoja juaj kundër të ligut në këtë botë. Lutja mund të dobësojë shkatërrime globale. Vazhdoni të luteni për paqe në botën tuaj. Lutuni, gjithashtu, për një kalim të lehtë për në Parajsën e Re mbi Tokë, e cila i pret të gjithë fëmijët e Mi që kërkojnë shpengim.

Jezusi juaj i dashur

Saturday 20 February 2016

Kurorëza e Mëshirës Hyjnore

E Merkure, 21 Shtator 2011

Kuror
ëza e Mëshirës Hyjnore recitohet duke përdorur Rruaza të Ruzares të zakonshme me 5 dekadat e mistereve. Kurorëza fillon me dy lutje fillestare të marra nga Ditari i Shën Faustinës dhe pason me lutjen mbyllëse.

Zoti kërkon që kjo kurorëz të lutet në orën 3 të ditës. 

Si të themi lutjen:

1. Bëj Shënjën e Kryqit
Në emër të Atit, dhe të Birit, dhe të Shpirtit Të Shenjtë. Amen.

2. Lutja e Orës 3 (marrë nga ditari i Shën Faustinës)
Ju dhatë frymën e fundit, Jesus, por burimi I jetës vërshoi për shpirtrat, dhe oqeani I mëshirës u hap për gjithë botën. O Burim I Jetës, Mëshirë Hyjnore e pamasë, pushtoje gjithë botën dhe zbrazu mbi ne. Gjak dhe Ujë, që dole nga Zemra e Jesusit si një burim Mëshire për ne, unë besoj tek Ty!

3. Ati Ynë
Ati Ynë, Që je në qiell;
U shenjtëroftë emri Yt;
Ardhtë mbretëria Jote;
U bëftë vullnesa Jote si në qiell ashtu dhe në tokë;
Bukën tonë të përditshme na jep sot;
Dhe na i fal mëkatet tona ashtu si i falim ne fajtorët tanë;
Dhe mos na lër të biem në tundim;
Por na liro nga i keqi;
Amen.

4. Të falemi Mari
Të falemi Mari, hirëplotë, e Zoti me ty;
E bekuar je mbi të gjitha gratë;
Dhe I bekuar është fryti I barkut tënd, Jesus;
Shenjta Mari, Nëna e Hyjit;
Lutu për ne mëkatarët;
Tash e në fill të vdekjes sonë;
Amen.

5. Besimi i Apostujve
Besoj në Zotin, Atin e Gjithpushtetshëm;
Krijuesin e Qiellit e të Tokës;
E në Jesu Krishtin, Birin e Tij një të vetmin, Zotin Tonë;
I Cili u zu për virtyt të Shpirtit Shenjtë;
U lind prej Virgjërës Mari;
Pësoi mundimet nën Poncin Pilat;
U vu në kryq, vdiq e u varros;
Zbriti në Ferr;
Të tretën ditë u ngjall së vdekuri;
U ngjit në Qiell;
Rri në të djathtë të Hyjit, Atit të Gjithpushtetshëm;
Andej do të vij për të gjykuar të gjallë e të vdekur;
Besoj në Shpirtin e Shenjtë,
Kishën e Shenjtë Katolike,
Shoqërinë e Shenjtorëve,
Faljen e mëkateve,
Ringjalljen e korpit,
Dhe jetën e pasosur, 
Amen.

6. Ati i Përjetshëm
Atë i Përjetshëm, të ofroj Trupin dhe Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd të Dashur, Zotit Tonë, Jesu Krisht, për shlyerjen e mëkateve tona dhe të gjithë botës.

7. Në 10 kokrrat e vogla të secilit mister
Për hir të Mundimeve të Tij të dhimbshme, ki mëshirë për ne dhe për mbarë botën.

8. Përsërit për pjesën tjetër të mistereve
Duke thënë “Ati I Përjetshëm” në 5 kokrrat e mëdha dhe 10 “Për hir të Mundimeve të Tij të dhimbshme” në kokrrat e vogla.

9. Përfundo me Hyj I Shenjtë (Përsërite 3 herë)
Hyj I Shenjtë, Hyj I Shenjtë I Gjithpushtethshëm, Hyj I Shenjtë I Pavdeshkëm, ki mëshirë për ne dhe për mbarë botën.

10. Lutja mbyllëse
O Zot I Përjetshëm, me një mëshirë të pafund dhe thesar I dhembshurisë së pashtershme, me mirësi na mbro dhe shtoje mëshirën Tënde ndaj nesh, që në momente të vështira të mos dëshpërohemi apo të bëhemi të brengosur por me confidencë të madhe ti nënshtrohemi vullnetit Tënd të shenjtë, e cila është Dashuria dhe Mëshira vetë.

11. Lutje pas Kurorës së Mëshirës Hyjnore
Më mbush tani, O Zot, me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë për ta çuar Fjalën Tënde Më Të Shenjtë ndër mëkatarë që më duhet t’i ndihmoj të shpëtohen në Emrin Tënd. Më ndihmo t’i mbuloj ata, përmes lutjeve të mia, me Gjakun Tënd të Çmuar, që të tërhiqen tek Zemra Jote e Shenjtë. Më jep Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë që këto shpirtra të gjorë të mund të gëzojnë në Parajsën Tënde të Re. Amen.

Ngjarja më e rëndësishme që nga Ringjallja Ime

E Hënë, 19 Shtator 2011, në 20:15

Bija Ime fort e dashur, është qëllimi Im që të sjell çdo burrë, grua dhe fëmijë brenda Parajsës Sime të Re mbi Tokë, sepse po qe se edhe një shpirt do të lihej pas, kjo do ta thyente Zemrën Time. Ja përse numri i lajmëtarëve që Unë tani i dërgoj në botë është rritur. Kjo është me qëllim që ata të mund ta përhapin Fjalën Time të Shenjtë për të inkurajuar kthimin në besim.

Unë nuk i dërgoj lajmëtarët për të frikësuar fëmijët e Mi. Përkundrazi, roli i lajmëtarëve të Mi është për të përgatitur çdo person mbi këtë Tokë, që ata të jenë gati dhe të denjë për të jetuar në këtë Parajsë të Re.

Fëmijët e Mi, kohët në të cilat ju po jetoni nuk janë të këndshme. Ligji dhe rregulli janë shembur. Lakmia ka bërë që stabiliteti juaj financiar t’ju vidhet. Vet-lavdia dhe dhënia pas ambicieve kanë bërë që Besimi juaj gjithashtu t’ju hiqet tutje.

Si një shtëpi ku nuk ka asnjë kontroll prindëror

Ju, fëmijët e Mi, jeni si në një shtëpi ku nuk ka asnjë kontroll prindëror. Ashtu si fëmijëve të përkëdhelur, ju janë dhënë të gjitha rehatitë materiale që i dëshironi pa iu dashur që t’i fitoni ato. Ju është dhënë ushqim, për të cilin nuk ju duhet të punoni. Gjithçka që nuk ju kënaq zëvendësohet me një tjetër gjë të re, një tjetër stimulues. Megjithatë, asgjë nuk ju kënaq për një kohë të gjatë. Pastaj grindjet ndodhin midis fëmijëve, ku secili kërkon ta kontrollojë tjetrin për të pasur të drejtë për vete. Luftëra fizike munden atëherë shpërthejnë. Por asnjëri nuk është në kontroll dhe kështu ata lëndojnë njëri tjetrin, nganjëherë me pasoja të rënda.

Ja se si Unë e shikoj botën. Fëmijët e Mi janë të pakënaqur, ju mungon ngushëllimi shpirtëror, por refuzojnë të udhëhiqen nga Kisha Ime. Kisha Ime sot nuk mund të kontrollojë një popull të tillë pa rregulla që nuk e sheh përkushtimin ndaj Meje të jetë aq stimulues sa kënaqësitë e trupit.

Lufta po e shkatërron njerëzimin dhe rënia shpirtërore ka krijuar një zbrazëti në botë, që pjesa më e madhe e juaj, tani, ia ndjen efektet në zemrat tuaja. Asgjë nuk është ashtu si duket. Lavdia materiale shkëlqen nga jashtë, me dritën e saj që i tërheq ata që kanë etje për rehati, por nuk ka asgjë tjetër përveçse errësirë prapa saj.

Unë Jam Drita që mungon në jetët tuaja të vetmuara, të ngatërruara dhe disi të frikshme. Ja përse koha është afër për Mua që të ndërhyj dhe të marr kontrollin. Ju, fëmijët e Mi, duhet ta mirëprisni këtë dhe të përgatiteni për Mëshirën Time të madhe.

Ju duhet të luteni për vëllezërit dhe motrat tuaja dhe të prisni krahë-hapur për ta mirëpritur ndërhyrjen Time. Jini pozitivë. Qëndroni me shpresë. Kini besim se madje edhe mëkatarët më të ngurtë do të lehtësohen gjatë ndodhjes së kësaj Ngjarjeje Madhështore, më e rëndësishmja që nga Ringjallja Ime.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti