Kerko Mesazhet ketu

Thursday 12 October 2017

Jezusi zbulon Indulgjencën Plenare për Shfajësim të Plotë

E Martë, 31 Janar 2012, në 21:30

(Ky Mesazh iu dha Marias së Mëshirës Hyjnore pas një ore e gjysëm gjatë Adhurimit të Eukaristisë).

Bija Ime fort e dashur, sa gëzohem për dashurinë që tregohet ndaj Meje, nga ndjekësit e Mi të shtrenjtë, dashuria e të cilëve është e ndërthurur kaq pranë me Zemrën Time të Shenjtë.

Unë kënaqem me fëmijët e Mi besnikë, dashuria e të cilëve për Mua më sjell Mua kaq gëzim në mes të Dhimbjes Sime. Ata janë drita që më sjell Mua forcën e nevojshme për të udhëhequr Ushtrinë Time. Këta, fëmijët e Mi të zgjedhur, besojnë se ka qenë vetëm besimi i tyre që i ka sjellë ata tek Unë.

Çfarë ata nuk e kuptojnë, është se Shpirti Im i Shenjtë zbriti përmbi ata, veçanërisht mbi ata me zemër të hapur, që ata të mund t’i bashkoheshin Kishës Sime të Mbetur mbi Tokë.

Ata, ndjekësit e Mi të dashur, që tregojnë bindje, vullnet të vendosur dhe dashuri të pastër në shpirtrat e tyre, do të jenë themeli mbi të cilin Unë tani do ta rindërtoj Kishën Time mbi Tokë. Ushtrisë Sime, përmes dashurisë së tyre për Mua, do t’i jepen Hire shumë të veçanta tani.

Unë iu dhuroj atyre këtë Indulgjencë Plenare për t'iu mundësuar që të mbajnë pishtarin Tim të zjarrtë, në mënyrë që të mund të përhapin kthimin në besim. Kjo Dhuratë nga Unë do t'i mundësojë ata që ta përhapin të Vërtetën e Fjalës Sime të Shenjtë, që ajo t’i prekë zemrat ngado që ata të shkojnë. 

Ata duhet të thonë këtë lutje për shtatë ditë të njëpasnjëshme dhe atyre do t’iu jepet Dhurata e Shfajësimit të Plotë dhe Fuqia e Shpirtit të Shenjtë.

Lutja e Kryqëzatës (24)Dhuratë për Faljen e Plotë të mëkateve 

O Jezusi im, Ti je Drita e Tokës. Ti je Flaka që i prek të gjithë shpirtrat. Mëshira dhe Dashuria Jote nuk njohin kufi. Ne nuk jemi të denjë për Sakrificën që Ti bëre me vdekjen Tënde në Kryq, dhe prapë ne e dimë se Dashuria Jote për ne është më e madhe se dashuria që ne mbajmë për Ty.

Na dhuro, O Zot, Dhuratën e përulësisë, që ne ta meritojmë Mbretërinë Tënde të Re. Na mbush me Shpirtin e Shenjtë, që ne të mund të marshojmë përpara dhe të udhëheqim Ushtrinë Tënde për të shpallur të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë dhe të përgatisim vëllezërit dhe motrat tona për Lavdinë e Ardhjes Tënde të Dytë në Tokë.

Ne të nderojmë Ty. Ne të Lavdërojmë Ty. Ne të ofrojmë veten tonë, shqetësimet tona dhe vuajtjet tona si një dhuratë për Ty, për të shpëtuar shpirtrat. Ne të duam Ty, Jezus. Ki Mëshirë për të gjithë fëmijët e Tu, kudo që të jenë. Amen.

Shkoni përpara në paqe, ndjekësit e Mi të dashur, dhe mbajeni mend se dashuria juaj për Mua e ndez Zemrën Time dhe i sjell gëzim të madh Atit Tim të Përjetshëm, Nënës Sime të Bekuar, engjëjve dhe gjithë shenjtërve në Qiell. 

Unë ju dua të gjithëve. Unë pres momentin kur Unë ta përqafoj secilin dhe çdonjërin prej jush në Krahët e Mi, në mënyrë që ju të mund të gjeni paqen, dashurinë dhe gëzimin që ju i keni pritur gjatë gjithë jetës suaj mbi tokë.

Jezu Krishti juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/31/jesus-reveals-plenary-indulgence-for-total-absolution/

Virgjëra Mari kërkon ditë lutjeje dhe agjërimi për t’u përgatitur për Paralajmërimin

E Hënë, 30 Janar 2012, në 13:00

Ky Mesazh ishte mar
ë nga Maria e Mëshirës Hyjnore, pas dy të shfaqurash të veçanta të Virgjërës Mari – njëra, që ndodhi në mesnatën e 29 Janarit dhe e dyta të Hënën më 30 Janar 2012, në 13:00, gjatë të cilës Nëna Virgjër u shfaq shumë e trishtuar gjatë gjithë kohës.

Fëmija im, ndërsa Biri im vjen tani për ta mbuluar mbarë botën me Rrezet e Tij të Mëshirës, është me Zemër të rënduar që unë duhet të të them se shumë njerëz do të vdesin gjatë Paralajmërimit.

Lutu, lutu, lutu për shpirtrat e tyre.

Ti, fëmija im duhet t’iu kërkosh të gjithë ndjekësve të këtyre Mesazheve Hyjnore që ta caktojnë ditën e nesërme, të Martën 31 Janar 2012 si një ditë të veçantë lutjeje. Në këtë ditë, ju duhet të recitoni Rruzaren Më të Shenjtë dhe Lutjen e Mëshirës Hyjnore.

Kur të jetë e mundur, çdonjëri duhet të përpiqet dhe të agjërojë gjatë kësaj dite. Në këtë mënyrë më shumë shpirtra, sidomos ata në makat mortor në kohën e vdekjes, mund të shpëtohen prej Mëshirës së Birit tim të dashur, Jezu Krishtit.

Unë derdh lot trishtimi për këta njerëz të gjorë që nuk e kanë fare idenë se sa shumë dhimbje dhe mundim i shkaktojnë mëkatet e tyre Birit tim.

Gëzimi për Dhuratën, që Biri im tani i sjell botës, është i përzier me trishtimin për ata që nuk do mund të shpëtohen, sipas vetë zgjedhjes së tyre. Gënjeshtrat, që do të dalin dhe përhapen në mbarë botën, nga shpirtrat e errët, pasi të ndodhë Paralajmërimi, duhet të ndalohen përmes lutjeve tuaja.

Lutuni që askush të mos e mohojë Mëshirën Hyjnore të Birit tim gjatë ose pas Paralajmërimit. 

Sepse çdo shpirt i humbur ndaj të tilla gënjeshtrave, është një shpirt që do të mbërthehet nga i ligu. Përhapeni kthimin në besim ngado, fëmijë. Pranojeni se unë jam Bashkë-Shpenguesja dhe Ndërmjetësja, duke punuar afër me Birit tim të dashur, Jezu Krishtit, për t'i shpëtuar të gjithë shpirtrat nga shkatërrimi i përjetshëm.

Dashuria ime për ju, fëmijë, është shumë e fortë. Unë lyp Mëshirë për secilin shpirt, çdo sekondë të ditës, duke iu lutur Atit Tim për mëshirë.

Por, fëmijë, ju duhet të ndihmoni duke u bashkuar me mua në lutje dhe sakrifica për t’i ndihmuar të gjithë fëmijët e Hyjit të hyjnë në portat e Parajsës së Re.

Nëna juaj Qiellore
Nëna e Shpëtimit

Mëshira Ime Hyjnore duhet të kuptohet ashtu siç iu qe zbuluar Shën Faustinës

E Diel, 29 Janar 2012, në 21:18

Unë, Jezusi juaj, dëshiroj të informoj botën se Mëshira Ime Hyjnore duhet të kuptohet ashtu siç iu zbulua bijës Sime Helena, Shën Faustina.

Ky mister do të zbulohet ndërsa të gjithë do ta dëshmojnë manifestimin përfundimtar të Rrezeve të Mia të Mëshirës për shpëtimin e njerëzimit.

Ata që të tallin ty bija Ime dhe thonë se ky mister tashmë i është zbuluar botës, duhet të dinë këtë.

Sa njerëz në botë sot dinë rreth Premtimit Tim të Mëshirës Hyjnore? Fare pak, përfshirë edhe ti, bija Ime.

A nuk e dinin ndjekësit e Mi se Unë do të kthehesha për ta përgatitur botën për këtë Ngjarje të Madhe?

Unë gjithmonë i përgatis fëmijët e Mi për ngjarje të tilla. Ati Im i Përjetshëm dërgon profetë në botë me një qëllim, për t’ju dhënë paralajmërimin e mjaftueshëm që shpirtrat të mos gjenden të papërgatitur. Gëzojeni këtë Dhuratë të profecisë. Mos e refuzoni atë.

Kurrë mos mendoni se ju dini gjithçka rreth Udhëve të Mia sepse, ndërsa ju mund të më doni Mua, ju jo gjithmonë më njihni Mua apo i kuptoni Udhët e Mia.

Për secilin prej jush që i tallni profetët e Mi dijeni se nuk janë ata që ju i tallni, por Mua. Ata janë thjesht instrumentet.

Ju, fëmijët e Mi, nuk duhet kurrë të supozoni se ju me të vërtetë më njihni Mua, sepse po të më njihnit, ju nuk do të më mohonit Mua. Akoma edhe sot, ashtu siç bënë dishepujt e Mi, kur Unë eca midis tyre, ju prapë e mohoni se jam Unë ai që po ju sjell drejt Meje.

Ju e zgjatni njërën dorë tek Unë me të majtën dhe më bini shuplakë me të djathtën.

A nuk më dëgjoni Mua tek ju flas tani? Nëse nuk më dëgjoni, atëherë uluni me qetësi dhe lutuni tek Unë që t’ua mbush zemrën tuaj të dërrmuar me Zjarrin e Shpirtit Tim të Shenjtë.

Unë ju dua dhe nëse do të më pranoni Mua brenda zemrës suaj, pa mburojën tuaj prej çeliku, që më bllokon Mua, Unë do t’ju bëj të lirë.

Kur t’i hapni sytë dhe të shikoni se jam Unë, Shpëtimtari juaj Hyjnor, që po flas me ju, atëherë më ndiqni Mua në udhën drejt Parajsës së Re, me dashuri dhe gëzim në zemrën tuaj.

Mos e lejoni të ligun që të mbjellë dyshime në mendjen tuaj. Lutuni që ju të mund të jeni mjaft të fortë, të përulët në mendje dhe shpirt, për të vrapuar në Krahët e Mi.

Vetëm kur ju të vini tek Unë, si një fëmijë, do të gjeni me të vërtetë paqe në shpirtin tuaj. Kjo është e vetmja mënyrë për të më lejuar Mua brenda zemrës suaj.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/29/my-divine-mercy-is-to-be-realised-as-revealed-to-st-faustina/

Virgjëra Mari: Lutuni për Papa Benediktin me gjithë zemër

E Shtunë, 28 Janar 2012, në 21:00

Fëmija im, fuqia e Satanit po dobësohet dita ditës ndërsa Shpirti i Shenjtë vazhdon të përhapë krahët e Tij përmbi të gjithë fëmijët e Hyjit.

Besimi dhe dashuria e Hyjit po rritet kudo për shkak të lutjeve dhe Hireve të veçanta të dhëna fëmijëve të mi nga Ati Im, Hyji Më i Larti. Konvertimi po shtohet. Shumë nga fëmijët e mi mund të mos jenë në dijeni për këtë por ju do ta shikoni këtë nëse i hapni sytë tuaj.

Të lutem, fëmija im, ti duhet të lutesh për Papa Benediktin me gjithë zemrën tënde. Ai vuan kaq shumë dhe në shumë aspekte ai është i vetëm në hidhërimin e tij për braktisjen e besimit që ai e shikon edhe jashtë, edhe brenda Vatikanit të Shenjtë.

Ditët e tij në Selinë e Shenjtë janë zgjatur dhe për shkak të kësaj shumë prej rrëmujës së shkaktuar nga i ligu ka qenë shmangur.

Lutja fëmijët e mi është si një lëkundje e bubullimës në qiell. Lutjet tuaja po dëgjohen dhe po marrin përgjigje në Qiell fëmijë.

Kjo është e mirë. Vazhdoni të lusni Lutjet e Kryqëzatës të dhëna ty, fëmija im. Këtu është një lutje e veçantë për sigurinë e Papa Benediktit. 

Lutja e Kryqëzatës (23) Për Sigurinë e Papa Benediktit

O Ati im i Përjetshëm, në emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, dhe të vuajtjeve që Ai duroi për të shpëtuar botën nga mëkati, unë lutem tani që Ti ta mbrosh Zëdhënësin Tënd të Shenjtë, Papa Benediktin, Kreun e Kishës Tënde në Tokë, që edhe ai të mund të ndihmojë për të shpëtuar fëmijët e Tu dhe të gjithë shërbëtorët e Tu të shenjtë nga fshikullimi i Satanit dhe i mbretërisë së tij të engjëjve të rënë, që enden nëpër Tokë duke vjedhur shpirtra.

O Atë, mbroje papën Tënd, që fëmijët e Tu të mund të udhëhiqen në Udhën e Vërtetë, drejt Parajsës Tënde të Re në Tokë. Amen.

Mbretëresha juaj qiellore e Tokës
Nëna e Shpëtimit

Thirrje për Klerikët: Përgatiteni grigjën Time për Ardhjen Time të Dytë të shumë pritur mbi Tokë

E Premte, 27 Janar 2012, në 23:50

Unë jam Jezusi yt i dashur, Biri i Hyjit Më të Lartit dhe i lindur prej Virgjërës së Papërlyer Mari.

Bija Ime fort e dashur kurrë mos harro se kur ti punon për Mua, do të persekutohesh, sepse njerëzimit nuk do t’i pëlqejë ta dëgjojë të Vërtetën, ndërsa Unë ta zbuloj atë ty, në këto, kohët e fundit.

Fjala Ime e Shenjtë është shtypur për kaq kohë por nuk do të jetë më kështu.

Zëri Im do të dëgjohet në mbarë botën. Dashuria Ime do të zbulohet në gjithë Lavdinë Time dhe njeriu do të jetë në gjendje, më në fund, që ta çlirojë vetveten nga prangat e të ligut të vendosura rreth kyçeve të tij, nga Satani.

Ndërsa e Vërteta do të depërtojë në shpirtrat e fëmijëve të Mi, dhe do t’iu sjelli atyre lirinë, të cilën ata kanë qenë duke e pritur, për një kohë kaq të gjatë, ajo, për fat të keq, do të shkaktojë përçarje.

Të dashur shërbëtorë të Mi të shenjtë, priftërinj dhe i gjithë kleri fetar brenda Kishës së Shenjtë Katolike, dijeni se Unë ju dua të gjithëve.

Shumë prej juve i keni kushtuar jetët tuaja për Mua me bujarinë e zemrës. Juve do t’ju duhet të mbështeteni mbi Mua tani.

Ju duhet të luteni për të pasur udhëzim, që të qëndroni të fortë në besimin tuaj dhe për të pasur dijen në çdo kohë.

Kurrë mos i hiqni sytë nga Unë për as edhe një moment.

Unë kam nevojë që ju ta përgatisni grigjën Time për të më mirëpritur Mua gjatë Ardhjes Sime të Dytë të shumë pritur mbi Tokë.

Juve do t’ju duhet që të këmbëngulni dhe të mos lejoni që dashuria juaj për Mua të shuhet pavarësisht se sa nën presion të viheni.

Ju jeni dishepujt e Mi të vërtetë dhe Mua më duhet t’ju bëj thirrje që t’i merrni armët tuaja për ta shpëtuar Kishën Time. Po kjo Kishë, e themeluar përmbi Shkëmb nga dishepulli Im i dashur, Pjetër, nuk do të bjerë kurrë.

Armiku mund të besojë se ajo mund të shkatërrohet por ky do të ishte një supozim i marrë.

Askush s’do ta shkatërrojë, dhe as nuk mund ta shkatërrojë Kishën Time. Prej hirit ajo do të ngrihet për ta shpallur Lavdinë Time ndërsa Unë kthehem për ta shpëtuar Mbretërinë Time mbi Tokë. Ju kurrë nuk duhet të më braktisni Mua, Shpëtimtarin tuaj të dashur, kurrë.

Sepse pa Mua, nuk ka Dritë. Pa Dritë nuk ka të ardhme.

Bija Ime, Unë i jap botës këtë Lutje të Kryqëzatës që Kleri Katolik ta recitojë. 

Lutja e Kryqëzatës (22) Kisha Katolike të mbështesi Mësimet e Kishës

O Jezusi im i dashur, më mbaj të fortë dhe mbaje të ndezur flakën e dashurisë sime për Ty, në çdo moment të ditës sime.

Kurrë mos e lër këtë flakë të dashurisë për Ty të zbehet apo të shuhet.

Kurrë mos më lër të bëhem i dobët para tundimit.

Më jep Hiret e duhura për të nderuar thirrjen time rregulltare, përkushtimin tim, besnikërinë time – dhe për të mbështetur Mësimet e Kishës Katolike tradicionale.

Unë të ofroj Ty besnikërinë time, në çdo kohë.

Unë të premtoj pjesëmarrjen time për të luftuar në Ushtrinë Tënde, që Kisha Katolike të mund të ngrihet përsëri e lavdishme, për të të mirëpritur Ty, Jezus i dashur, kur Ti të vish përsëri. Amen.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti
Mbreti i gjithë Njerëzimit

Sekreti i fundit i Fatimas zbulon të vërtetën e hyrjes në Vatikan të sektit të lig të Satanit

E Enjte, 26 Janar 2012, në 21:40

Bija ime fort e dashur, kjo është koha që e Vërteta e plotë e Mistereve të Mbretërisë Hyjnore t’i zbulohet botës. 
E vërteta ka qenë fshehur për disa kohë. 

Pranimi i ndërhyrjes Sime hyjnore në botë, përmes mrekullish, shfaqjesh dhe komunikimesh hyjnore tek shpirtra të zgjedhur, ka qenë shtyrë mënjanë nga Kisha Ime për shumë vjet.

Se, përse Kisha Ime e ndjeu nevojën për ta hedhur te Vërtetën mënjanë, kur ajo nevojitej për ta forcuar besimin e bijve të Mi kudo, kjo dihet vetëm nga ata.

Çdo vizionare e Imja dhe e Nënës Sime të Bekuar qe injoruar që në fillim dhe qe trajtuar me përçmim nga Kisha Ime.

Bija ime, edhe sekreti i fundit i Fatimas nuk i qe treguar botës, sepse ai zbulonte të Vërtetën e hyrjes të sektit të lig të Satanit në Vatikan.

Pjesa e fundit e sekretit nuk ka qenë zbuluar me qëllimin që të mbrohej sekti i lig, i cili hyri ne Vatikan me shumicë që nga shfaqja e Nënës Sime ne Faltoren e Shenjtë të Fatimas.

Bija ime Luçia qe heshtur nga fuqitë që kontrollojnë pjesë të Vatikanit, mbi të cilat papët e mi të dashur kanë pak kontroll. Shikoni se si ata, jo vetëm e kanë deformuar të Vërtetën e Mësimeve të Mia, por kanë futur metoda të reja të adhurimit Katolik, të cilat më fyejnë Mua dhe Atin Tim të PërjetshëmKisha Katolike është Kisha e Vetme e Vërtetë dhe si e tillë është shënjestra parësore e Satanit dhe e sektit të tij të lig. E vërteta vjen nga Unë.

E Vërteta e bën njerëzimin të mos ndjehet rehat, sepse ajo mund të kërkojë sakrificë personale.

E Vërteta shkakton zemërim, në disa situata dhe, në shumë raste, trajtohet si herezi.

Megjithatë, vetëm e Vërteta mund t’ju çlirojë nga gënjeshtrat – gënjeshtrat, të cilat vijnë nga Satani dhe të cilat krijojnë një barrë te rëndë mbi shpirtin tuaj.

Koha ka ardhur që e Vërteta të zbulohet në një botë, e cila është plot me gënjeshtra.

Kaq shumë gënjeshtra, bija Ime, u janë paraqitur fëmijëve të mi nga fe të rreme, hyjni të rremë, drejtues kishe të rremë, udhëheqës dhe organizata politike të rreme, si dhe nga media të rreme.

Kaq shumë prej së Vërtetës është fshehur. Megjithatë, nëse e Vërteta e asaj çfarë po ndodh në botë do të zbulohej sot, shumë pak njerëz do ta pranonin atë.

E njëjta gjë vlen për Dhjetë Urdhërimet e Atit Tim. Ato janë Rregullat e vendosura nga Ati Im dhe që iu dhanë profetit të Tij, Moisi.

E Vërteta kurrë nuk ndryshon, pavarësisht se sa shumë njerëzimi përpiqet për ta ndryshuar atë.

Urdhërimet e Atit Tim nuk pranohen më, madje as mes kishave të Krishtera.

Nuk duhet të vrasësh - do të thotë se ti nuk mund te vrasësh një tjetër qenie njerëzore. Kjo nuk i referohet vet-mbrojtjes, por në çdo rrethanë tjetër.

Asnjë njeri nuk mund ta justifikojë vrasjen, abortin, ekzekutimin apo vetëvrasjen e asistuar (eutanazinë). Asnjëri. Ky është një mëkat mortor (vdekjeprurës) dhe dënimi është një jetë e përjetshme në Ferr.

A e pranojnë bijtë e Mi këtë, bija Ime? Jo, ata madje nxjerrin ligje që e bëjnë këtë jo vetëm të pranueshme, por edhe të justifikueshme, në Sytë e Hyjit. Por nuk është ashtu.

Secili prej Dhjetë Urdhërimeve t
ë Atit Tim thyhet, çdo ditë.

Por Kisha Ime kurrë nuk predikon për seriozitetin e mëkatit. Ata kurrë nuk u thonë njerëzve se ata do të shkojnë në Ferr, nëse ata kryejnë një mëkat mortor dhe nëse ata nuk tregojnë pendesë.

Zemra ime është thellësisht e plagosur.

Ato, Kishat e Mia, në mbarë botën nuk e predikojnë të Vërtetën.

Shumë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë nuk besojnë më në gjendjen e Ferrit apo të Purgatorit.

Ata nuk i pranojnë Urdhërimet e Atit Tim. Ata e justifikojnë çdo mëkat. Ata flasin për Mëshirën e Atit Tim, por nuk arrijnë të shpjegojnë pasojat e të vdekurit në gjendjen e mëkatit mortor. Duke mos kryer detyrimet e tyre, për të cilat ata kanë qenë caktuar, ata më ofendojnë Mua thellësisht.

Ata janë, në shumë raste, përgjegjës për humbjen e kaq shumë shpirtrave.

Zgjohuni para së Vërtetës, të gjithë ju që pohoni se jeni besimtarë në Hyjin Atin e Gjithëpushtetshëm, Krijuesin e të gjitha gjërave, dhe dijeni këtë.

Ka vetëm Një të Vërtetë.

Nuk mund të ketë më shumë se Një të Vërtetë.

Çdo gjë tjetër përveç të Vërtetës është një gënjeshtër dhe nuk vjen nga Ati Im Hyjnor, Hyji, Krijuesi i Plotfuqishëm i të gjitha gjërave.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Shënim: Duhet përmendur këtu se në një Mesazh të mëparshëm Jezusi i tha Marias se edhe mëkati i vrasjes mund të falet tek një person i cili me të vërtetë pendohet. 

Virgjëra Mari: Një luftë bërthamore që përfshin Iranin po komplotohet

E Mërkurë, 25 Janar 2012, në 13:50

Fëmija im, shumë po ndodh tani në botë, ndërsa ushtria e Satanit vazhdon të përhapë rrëmujë ngado.

Ata po përpiqen që të marrin kontrollin e të gjitha institucioneve financiare, në mënyrë që ata të mund të kryejnë një mizori të tmerrshme mbi fëmijët e mi.

Ata, grupi i lig i udhëzuar nga joshja dhe fuqia, po përpiqen gjithashtu të krijojnë një luftë bërthamore në Iran. Ti, fëmija im, duhet të lutesh që Hyji Atë, në Mëshirën e Tij të madhe, t’ua hapë zemrat e tyre për të ndaluar që këto gjëra të ndodhin.

Kurrë mos e humbisni besimin, fëmijë, sepse lutjet tuaja po veprojnë.

Ligësi të mëdha, përfshirë aborti, eutanazia (vetëvrasja e asistuar), prostitucioni dhe perversitetet seksuale, po fillojnë të dobësohen nëpër botë tani. 

Lusni, lusni, lusni Rruzaren time Më të Shenjtë, fëmijë, në grupe, nëse është e mundur kudo.

Satani po e humbet fuqinë e tij, me shpejtësi, ndërsa thembra ime po fillon ta shtypë kokën e gjarprit.

Nuk do të zgjasë shumë tani për mbërritjen e Birit tim në Tokë.

Së pari, Ai do t’ju japë këtë mundësi të fundit për t’u kthyer në besim.

Pastaj, Ai do ta përgatisë botën, me shpejtësi, për Ardhjen e Tij të Dytë.

Koha është e shkurtër tani.

Lutja është arma, fëmijë, për ta përmbajtur ushtrinë e Satanit nga persekutimi final që ata po planifikojnë kundër njerëzimit.

Mbajeni mend se Ati im i Përjetshëm, përmes Dashurisë dhe Dhembshurisë së Tij, do t’ju mbrojë të gjithë juve, që besoni në Atë.

Për ata që do të vazhdojnë të mos i binden Atij dhe ta mohojnë të Vërtetën e Ekzistencës së Birit tim të dashur, lutuni, lutuni, lutuni për shpëtimin e tyre.

Koha është gati. Hapini zemrat tuaja ndaj Mëshirës Hyjnore të Birit Tim.

Qiejt do të fillojnë të ndryshojnë tani
dhe më pas të gjithë do ta shikojnë këtë mrekulli të madhe të shpaloset para tyre. 
Qëndroni gati.
Përgatitini shtëpitë tuaja dhe luteni Rruzaren time të Shenjtë në çdo rast për ta dobësuar mbërthimin e të ligut.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Lajm i Mirë – Hyji, Ati Im i Përjetshëm, ka sanksionuar shpëtimin e shumicës së njerëzimit

E Martë, 24 Janar 2012, në 16:55

Bija Ime fort e dashur, jam Unë, Jezusi yt, që vjen tek ti sot për të të dhënë lajmin e mirë për botën.

Shumë lutje dhe vuajtje, të ofruara nga shumë prej shpirtrave të Mi të zgjedhur në Tokë, kanë bërë që shumë më tepër prej fëmijëve të Hyjit, tani të mund të shpëtohen.

Nëse ju e kuptoni fuqinë e sakrificës dhe lutjes, fëmijë, ju kurrë nuk do të ndalonit së luturi.

Hyji, Ati Im i Përjetshëm, ka sanksionuar shpëtimin shumicës së njerëzimit.

Kjo do të thotë se shumë do të kthehen në besim gjatë Paralajmërimit, dhe ata që nuk do të kthehen, mund të shpëtohen me anë të fuqisë së lutjes.

Kjo nuk do të thotë se të gjithë do të shpëtohen sepse, për fat të keq, nuk do të jetë kështu.

Këta njerëz të ngurtësuar, besnikëria parësore e të cilëve është ndaj Satanit dhe sekteve të liga që ai i kontrollon në botë, nuk do të dëshirojnë që të shpëtohen.

Në të kundërt, ata do të zgjedhin një parajsë të ndryshme. Një parajsë që ata janë të shtyrë për ta besuar se ekziston, jashtë asaj të premtuar njerëzimit nga Ati Im.

Kjo parajsë e rreme, në të cilën ndjekësit satanikë të bishës besojnë, nuk ekziston.

Ajo është krijuar, nga Satani, në mendjet e dishepujve të tij, dhe është thjesht një iluzion. Sa shumë iu është premtuar.

Shpirtrat e errët besojnë në një univers të ndryshëm, në një entitet të ndryshëm, ku Hyji nuk ekziston.

Ata besojnë në forma të tjera jete, në krijesa të tjera dhe në një regjim paqësor që është tërësisht i bazuar mbi një gënjeshtër.

Asgjë prej këtyre nuk është reale fëmijë. Ato nuk ekzistojnë, as edhe nuk mund të ekzistojnë, sepse nuk qenë krijuar nga Ati Im.

Hyji Ati i Gjithëpushtetshëm, e krijoi tërë universin – yjet, planetët dhe tokën si dhe gjithë hapësirat e ndërmjetme.

Lutuni për ata që ndjekin kulte të tilla.

Lutuni që më shumë nga fëmijët e Mi që, për shkak se janë në dhimbje, të mos i kërkojnë këto mjete shpirtërore të cilat nuk janë nga Hyji.

Lutuni tani, në falënderim për këtë Dhuratë të veçantë, që tani po i ofrohet njerëzimit nga Ati Im, në këtë Lutje të Kryqëzatës (21).

Lutja e Kryqëzatës (21) Falënderim Hyjit Atë për Shpëtimin e njerëzimit

“Ne të lavdërojmë Ty dhe të falënderojmë Ty, O Hyji i Shenjtë, Krijuesi i Plotfuqishëm i njerëzimit, për Dashurinë dhe Dhembshurinë që Ti ke për njerëzimin.

Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e Shpëtimit që Ti po i dhuron fëmijëve të Tu të ngratë.

Ne të lutemi Ty, O Zot, që t’i shpëtosh ata që ndjekin të ligun dhe që zemrat e tyre të hapen ndaj të Vërtetës së Jetës së tyre të Përjetshme.
Amen.”

Gëzohuni fëmijë për këtë Dhuratë të madhe.
Por ju keni akoma shumë punë për të bërë për të shpëtuar shpirtrat pasi shumë nga vëllezërit dhe motrat tuaja do të mbeten me kokëfortësi kundër të Vërtetës së Fjalës Sime të Shenjtë.

Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit

Dëgjoni thirrjen Time urgjente për t’u lutur për shpirtrat e ateistëve

E Hënë, 23 Janar 2012, në 15:20

Bija Ime fort e dashur bota ka për të ndryshuar përtej njohjes.

Sepse koha Ime është pothuajse këtu tani.

Unë iu bëj thirrje të gjithë atyre që besojnë tek Unë, Shpëtimtari i tyre Hyjnor dhe tek Ati Im i Përjetshëm, që të ndaloni atë që po bëni dhe të dëgjoni.

Pavarësisht nëse besoni apo jo në këto, Mesazhet e Mia të drejtuara botës për këto kohë, dëgjojeni tani kërkesën Time urgjente.

Lutuni, lutuni dhe lutuni me gjithë dashurinë që ju mbani për Mua në zemrat tuaja, për shpirtrat e ateistëve.

Shumë do të vdesin gjatë Paralajmërimit. Shumë nuk do të marrin një mundësi për t’u penduar në kohë.

Unë ju bëj thirrje që t’i ofroni të gjitha vuajtjet dhe lutjet tuaja për ato shpirtra, në mënyrë që Unë të mund t’i shpëtoj ata nga flakët e Ferrit.

Lutuni për ata që nuk do të kthehen tek Unë, edhe kur e Vërteta t’iu tregohet atyre.

Lutuni gjithashtu edhe për ata që do ta ndjejnë Purgatorin mbi Tokë, pendesën, që do të pranohet prej atyre me zemër të mirë, të jetë shumë i vështirë.

Shumë do ta gjejnë atë tepër të dhimbshëm.

Lutuni që ata të marrin forcën që iu duhet për të duruar.

Shkoni, fëmijë, dhe bëni gjithçka që Unë ju kërkova, sepse ka pak kohë të mbetur.

Unë ju dua. Mbajeni mend, nuk ka asgjë për t’u frikësuar, nëse ju më doni Mua.

Vetëm lutuni për ata që më refuzojnë Mua, tani sot, dhe për ata që do t’ia kthejnë shpinën të Vërtetës.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Profeti i Rremë do të trajtohet si një shenjtor i gjallë. Ata që e kundërshtojnë atë do të konsiderohen heretikë

E Shtunë, 21 Janar 2012, në 13:15

Bija Ime fort e dashur, lajmëtarëve të Mi në botë, të zgjedhur për ta përhapur Fjalën Time të Shenjtë, iu është dhënë secilit një rol i ndryshëm. As edhe dy nuk e kanë të njëjtë.

Prandaj dhe lajmëtarët e Mi nuk duhet kurrë të ngatërrojnë secilin Mesazh duke i krahasuar ato me njëri-tjetrin.

Ti, bija Ime si lajmëtarja e 7-të, ke qenë zgjedhur, që t’i informosh fëmijët e Mi për të Vërtetën. Shumë nga e Vërteta Ime të është dhënë tashmë, por shumë më tepër ka për t’u dhënë tani.

Për shkak të sekreteve të përmbajtura brenda tyre, kur ato do të tregohen, ti do të tallesh, përçmohesh dhe do të bëjnë të dukesh si budallaqe.

Këto Mesazhe janë për të ndihmuar në pastrimin e popullit Tim, duke përfshirë si ata që e pranojnë thirrjen për të më ndjekur Mua, ashtu edhe ata shpirtra që janë të zbrazur në dashuri dhe me zemër të ftohtë.

Pa këtë pastrim, Toka nuk mund të pastrohet. Ajo ka nevojë të pastrohet që ajo të bëhet e denjë, që Unë të eci në të përsëri.

Fëmijët e Mi duhet të gëzohen. Frika nuk është diçka që vjen nga Unë.

Frika vjen nga i ligu. Megjithatë ju do të ishit të falur dhe të justifikuar kur ju frikësoheni për ata shpirtra që ecin në verbëri. Jo se ata nuk mund të shohin, por sepse ata zgjedhin që të mos shohin.

Detyra juaj ndaj Meje, Ushtria Ime e dashur e ndjekësve, është që të më ndihmoni Mua ta përgatis udhën për në Mbretërinë Time Hyjnore që po vjen mbi Tokë.

Unë kam nevojë për ndihmën tuaj, Unë kam nevojë për lutjet tuaja. Lutjet tuaja do ta dobësojnë si punën e antikrishtit, ashtu edhe atë të profetit të rremë, i cili do të zërë vend në Selinë e Shenjtë në Romë.

Të gjithë fëmijët e Mi, ju duhet ta dini se Unë fal gjithçka. Edhe ata që janë të përfshirë në grupe satanike, për të cilët Unë flas, mund të shpëtohen nga të rënit akoma më poshtë për në portat e Ferrit.

Mëkati mund të zbutet për shkak të lutjes. Juve nuk ju duhet të shkoni në betejë dhe të luftoni me grushtet tuaja të ngritura; gjithçka që ju duhet të bëni është që të luteni.

Parajsa Ime e Re është e mrekullueshme fëmijë. Shumë përgatitje kanë përfunduar me të njëjtat mrekulli siç iu paraqitën Adamit dhe Evës, të cilat ata i refuzuan përmes mëkatit. Gjithçka është gati.

Ju ndjekësit e Mi do të përfitoni nga Parajsa e Re e bukur në Tokë, mbi të cilën Unë do të Mbretëroj.

Meqenëse ju, të këtij brezi, jeni zgjedhur që ta shijoni këtë Parajsë, ju nuk duhet të ndaloni në punën tuaj për të më ndihmuar Mua që të marr të gjithë fëmijët e Mi me vete në Mbretërinë Time të Lavdishme.

Fëmijët e Mi sidoqoftë, kini kujdes, sepse profeti i rremë do t’ju bëjë të besoni se ai gjithashtu po ju përgatit për në një vend të ngjashëm me parajsën.

Gënjeshtrat e tij do të magjepsin një grup naiv ndjekësish Katolikë. Ai do të paraqesë një tërheqje të jashtme mahnitëse dhe të dashur dhe të gjithë fëmijët e Mi në Kishën Katolike do të ngatërrohen.

Një shenjë që duhet të vini re do të jetë krenaria dhe arroganca e tij të fshehura prapa një përulësie të jashtme të rreme. Kaq të gënjyer do të jenë fëmijët e Mi saqë ata do të mendojnë se ai është një shpirt i veçantë dhe i pastër. Ai do të trajtohet si një shenjtor i gjallë. As edhe një fjalë e nxjerrë nga goja e tij nuk do të vihet në pyetje.

Ai gjithashtu do të duket të ketë dhunti të mbinatyrshme dhe njerëzit në çast do të besojnë se ai mund të kryejë mrekulli.

Ata që do ta kundërshtojnë atë, do të kritikohen dhe do të konsiderohen heretikë.

Të gjithë këta shpirtra, të akuzuar se janë heretikë, do të flaken mënjanë dhe do t’u hidhen qenve.

E gjithë e Vërteta, në lidhje me Mësimet e Mia, do të shtrembërohet. Gjithçka do të jetë një gënjeshtër. Persekutimi do të zhvillohet ngadalë dhe do të jetë fillimisht i maskuar.

Shërbëtorët e Mi të Shenjtë të vërtetë do të duhet që ta thonë Meshën privatisht dhe në shumë raste jo në një Kishë Katolike. Atyre do t’iu duhet të ofrojnë Mesha nëpër streha. Fëmijë kur kjo të ndodhë ju nuk duhet të humbisni shpresë. Kjo do të marrë fund brenda një periudhe të shkurtër kohe.

Veç lutuni për shpirtrat që, në besnikërinë e tyre ndaj Profetit të Rremë, do ta harrojnë Trininë e Shenjtë, e cila është themeli i mirëfilltë mbi të cilën Kisha Katolike është ndërtuar. 

Shumë fe ndjekin vetëm një entitet të Trinisë së Shenjtë. 

Disa nderojnë Atin. Të tjerë, Birin por këta janë Një, bija Ime.

Ka vetëm Një Hyj të Vërtetë. Ai është Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë; tri persona të dallueshëm, të gjithë në Një Esencë Hyjnore. Të gjitha besimeve do t’iu jepet e Vërteta së shpejti dhe shumë vetë do ta pranojnë këtë Mister të Shenjtë.

Më ndiqni Mua drejt udhës së shpëtimit sepse ju, ndjekësit e Mi, keni një të ardhme të lavdishme përpara, por ju duhet të qëndroni të fortë.

Ky është brezi i zgjedhur, për Parajsën Time të Re mbi Tokë.

Mos e refuzoni këtë Dhuratë të lavdishme të Jetës, e cila shkëlqen me gjithë madhështinë e saj. As edhe një shpirt nuk do të ketë nevojë për asgjë. Parajsa Ime e Re mbi Tokë do të jetë një Epokë Paqeje dhe lumturie, pa mëkat.

Ky është Vullneti Hyjnor i Atit Tim dhe ka qenë premtimi i Tij për njerëzimin që nga fillimi.

Të jeni të gëzuar dhe të lumtur sepse ju keni shumë për të pritur, fëmijë.

Sprovat përpara do të zbehen në gjëra të parëndësishme, kur ju ta dëshmoni Mbretërinë e Lavdishme, e cila po ju pret.

Unë ju dua fëmijë. Unë e di se ju më doni Mua. Prandaj Unë ju kërkoj të tregoni dashuri ndaj atyre që janë të verbër ndaj Shpirtit Tim të Shenjtë.

Lutuni për ata në çdo rast, që ata të mund ta shohin përsëri të Vërtetën e Premtimit Tim, të dhënë njerëzimit, kur Unë vdiqa, për të siguruar Shpëtimin tuaj të Përjetshëm.

Jezusi juaj i dashur
Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit