Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 29 July 2014

Intelekti i njeriut nuk është i aftë të kuptoj gjithçka që është për Mua

E Enjte, 17 Korrik 2014, në 17:17

Bija Ime e dashur, dhimbja më e madhe që ata, të cilët më duan Mua, duhet të durojnë është ajo e errësirës së shpirtit. Sa më shumë që ju bashkoheni me Mua dhe në Mua, aq më shumë Unë do të vuaj brënda jush. Sepse kur Unë banoj brënda shpirtit tuaj, aq më shumë ju duhet të duroni dhimbjen për shkak të kësaj.

Kur një shpirt bëhet pjesë e Imja, në bashkim të plotë, dhe kur ai e dorëzon vullnetin e tij tek Unë, aq më shumë Prania Ime do të jetë e dukshme në atë person. 

Ai do të tërheqi mbi vete urrejtjen e të tjerëve, ai do të ndjej Vetë hidhërimin Tim pasi do t’i duhet të dëshmoj gabime, padrejtësi dhe ligësi për shkak të mëkatit në botë. Shqisat e tij do të bëhen të mprehta, të kuptuarit e tij për çështjet shpirtërore – i krijuar si rezultat i vuajtes me Mua – do të zbuloj shumë gjëra, të cilat do të zgjojnë brënda tij një kuptim të thellë ndaj betejës që egziston mes Hyjit dhe Satanit.

Ai do ta kuptoj se çfarë e ka pushtuar shpirtin, trupin dhe shqisat e tij, por kjo nuk do të thotë se ai do ta ketë të lehtë ta pranoj. Intelekti i njeriut nuk është i aftë të kuptoj gjithçka që është për Mua apo gjithçka që vjen nga Unë. Por nëse ai do të besoj tek Unë dhe e pranon se gjithë mirësia vjen nga Unë, atëherë ai do të më japi Mua mundësinë të rritem brënda tij, për të mirën e të gjithëve.

Unë mund të arrij gjëra të mëdha kur ju më lejoni Mua të banoj brënda shpirtit tuaj. Sa shumë njerëzve mund t’ju jepet Dhurata Ime e Mëshirës kur ju e lejoni Dashurinë Time të përhapet në këtë mënyrë. Është përmes shpirtit sakrifikues që Unë mund të ndërhyj për të shpëtuar shpirtrat e të tjerëve. Gjithmonë ta pranoni se kur Unë paraqes Dhuratën e Vuajtjes ajo sjell shpërblime të mëdha për njerëzimin në tërësi. Mëshira Ime është Dhurata Ime për ju. Pranojini mënyrat e ndryshme me të cilat Unë punoj, me mënyrë të hijshme, sepse dhimbja e të qënurit të bashkuar me Mua do të jetë jetë-shkurtër.

Më pranoni Mua ashtu si Unë Jam, dhe jo ashtu si ju mendoni se Unë duhet të jem.

Jezusi juaj


Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/17/the-human-intellect-is-not-capable-of-understanding-all-that-is-of-me/

Wednesday, 23 July 2014

Bota më ka braktisur Mua, ashtu si është parathënë, dhe tradhëtia më e madhe mbi Trupin Tim është kryer

E Martë, 15 Korrik 2014, në 18:00

Bija Ime e dashur, bota më ka braktisur Mua, ashtu si është parathënë, dhe tradhëtia më e madhe mbi Trupin Tim është kryer.

Fjala Ime po bëhet copë copë dhe shumë prej atyre që thonë se janë të mënçur ndaj Mësimeve të Mia do të jenë të pavetëdijshëm ndaj persekutimit, që do të kryet mbi Kishën Time. Ashtu si Unë u mallkova, gjatë Kryqëzimit Tim, prej atyre që me mëndjemadhësi mburreshin për mënçurinë e tyre supreme në Udhët e Mia, po ashtu Unë do të akuzohem në këtë, herën Time të dytë për të ardhur dhe deklaruar Mbretërinë Time.

Shpirtrat mosmirnjohës, që ju mungon thjeshtësia apo përulësia, kurrë nuk do ta pranojnë zërin e atyre që konsiderohen të jenë të padenjë të shqiptojnë të Vërtetën. Ata kurrë nuk do ta pranojnë të Vërtetën, sepse kur i pranojnë falcitetet në Emrin Tim, nuk do të ketë më vënd në zemrat e tyre për Frymën e Zotit t’i vërshoj shpirtrat e tyre. Në vënd që të pregatisin njerëzimin për Mëshirën Time të Madhe – Ditën që Unë i premtova botës – ata do të kthejnë shpinën. 

Ata nuk do t’i dallojnë Shenjat Hyjnore të dërguara për të hapur zemrat e tyre në gadishmëri për Mua, për shkak të zemrave të tyre krenare dhe të ngurtësuara. Ata gjithashtu do të bëjnë gjithçka të munden për ta ndaluar Fjalën e Zotit të arrij tek çdo mëkatar në botë dhe për këtë Unë nuk do t’i lë ata kurrë ta harrojnë këtë.

Ai që më humbet Mua një shpirt, e humbet të vetin. Ai që e bllokon Udhën Time nuk do të ketë se nga të kthehet. Ai që betohet kundër Vullnetit të Zotit do të mallkohet. Çfarë keni mësuar ju nga Unë në të vërtetë, nëse nuk mund ta kujtoni të Vërtetën e Premtimit Tim për të ardhur përsëri? Mbretëria Ime do të vij në Tokë ashtu si është në Qiell dhe ata që nuk arrijnë të kuptojnë çfarë Unë thashë, nuk do të jenë më të mënçur. Ata do t’i kenë shpërdoruar Hiret që Unë dërgoj tani dhe do ta kenë bllokuar veten e tyre në një burg të një errësire të tillë sa do të jenë të verbuar nga Drita Ime në Ditën e Madhe.

Koha Ime është së shpejti dhe ka kaq shumë që Unë mund të bëj për t’ju pregatitur. Dashuria Ime mbetet po aq e Madhe sa dhe është e Mëshirshme, por ju gjithmonë duhet ta ndihmoni veten, sepse nuk është e lehtë ta bëni veten të denjë për Premtimin Tim të Shpëtimit.

Jezusi juaj


Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/15/the-world-has-forsaken-me-as-foretold-and-the-greatest-betrayal-upon-my-body-has-been-inflicted/

Tuesday, 22 July 2014

Të dini çfarë Unë ju mësova, në vetvete, nuk është e mirë, nëse nuk e doni njëri tjetrin ashtu si ju dua Unë

E Djelë, 13 Korrik 2014, në 16:27

Bija Ime e dashur, fëmijët e Zotit mund të krahasohen me sythet e lules. Sythet, për shkak të ushqimit të dheut ku gjenden, lulëzojnë dhe rriten. Por, nëse dheu nuk është pjellor, sythet nuk mund të çelin në lule të rritura që e kënaqin syrin e shikuesit.

Nëse dheu është i pasur, lulja do të jetë e shëndoshë. Nëse dheu është i mbushur me insekte, atëherë lulja nuk do të çeli. Madje dhe dheu i shëndoshë, nëse është i infektuar me helm, nuk mund të prodhoj një bimë të shëndetshme. Nëse fëmijët e Zotit nuk e dëgjojnë Fjalën e Zotit, ta kuptojnë të Vërtetën dhe t’i binden Urdhërimeve të Zotit, ata do të jenë të zbrazët dhe do t’ju mungoj paqja shpirtërore. Do të jetë vetëm duke e lejuar veten të dëgjoni çfarë premton Fjala e Zotit, që ju mund të arrini sukses apo të gjeni paqe.

Shumë njerëz, për shkak të gënjeshtrave, që Satani i përhap nëpër botë, me qëllim që të mashtroj shpirtrat, e gjejnë veten të humbur dhe pa jetë shpirtërore. Jeta mund të arrihet vetëm duke më pranuar Mua, Jezu Krishtin, si Shpëtimtarin tuaj. 

Madje edhe atëherë, në vetvete, nuk është e mjaftueshme. Ju gjithashtu duhet të kujtoni çfarë Unë ju mësova. Të dini çfarë Unë ju mësova, në vetvete, nuk është e mirë, nëse ju nuk e doni njëri tjetrin ashtu si ju dua Unë. Kur ju ngriheni dhe shpallni me krenari se jeni një dishepull i Imi, nëse ju nuk tregoni dashuri ndaj të tjerëve dhe ju bëni të tjerëve ashtu si prisni t’ju bëhet juve, atëherë ju jeni një hipokrit.

Nëse ju më njihni Mua, ju do t’i doni të tjerët, pavarësisht se për çfarë mëkate ata janë fajtorë. Ju kurrë nuk do t’i gjykoni të tjerët në Emrin Tim, sepse kjo nuk është e drejta juaj.

Jezusi juaj


Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/13/knowing-what-i-taught-is-in-itself-no-good-unless-you-love-one-another-as-i-love-you/

Sunday, 20 July 2014

Fjala Ime është shumë e thjeshtë, e lehtë për t’u kuptuar, por jo aq e lehtë për t’u jetuar

E Mërkurë, 9 Korrik 2014, në 15:48

Bija Ime e dashur, udhëzimi Im ndaj të gjithë atyre që më nderojnë Mua është të luten fortë për trazirat që do të shpërthejnë së shpejti në botë. Shumë ngjarje do të zhvillohen, të gjitha prej tyre janë të lidhura me përçarjet e shkaktuara nga urrejtja fetare dhe lakmia. Por kur përçmimi për Mua, që tashmë është dëshmuar në botë, të vij nga brënda vetë katër mureve të Mia, atëherë ju do ta dini se koha është afër. Sepse kur ata të më mallkojnë Mua dhe të persekutojnë ata që më duan Mua, atëherë ata do ta dëshmojnë ndërhyrjen Time, e cila do të jetë si një gjëmim.

Shumë do ta ngatërrojnë pranimin Tim të vullnetshëm të persekutimit, që do të jenë gjithmonë ata që më ndjekin Mua, me një pranim të gjërave të liga dhe një dëshirë për t’i lejuar këto gjëra të lulëzojnë. Por kjo nuk do të ishte e saktë. E gjithë Dashuria vjen nga Unë. E gjithë ligësia vjen nga Satani. Kur të dyja përplasen trazirë e madhe do të krijohet. Ligësia nuk mund të zhvillohet kur Unë ngrihem kundër tij. Madje dhe vetë Satani mund ta përhapi helmin e tij vetëm sipas Vullnetit të Hyjit.

Ligësia, që ka infektuar botën, do të shkatërrohet. Të mos keni asnjë dyshim për këtë. Megjithatë, ju duhet ta njihni të ligun për çfarë është, sepse Satani gjithmonë do ta paraqesi atë sikur të jetë një gjë e mirë. Taktika e tij e preferuar është të paraqesi një pikpamje të shtrëmbëruar të Mësimeve të Mia dhe të përfshijë brënda saj mashtrime të mëdha, të cilat mund të identifikohen vetëm nga ata ku Fryma e Hyjit banon brënda shpirtrave të tyre. Sa shumë përhapin versione të ndryshme të Doktrinës Sime dhe krijojnë vetë interpretimet e tyre dhe kjo i ngatërron shumë vetë. Kur ata që pohojnë se më njohin Mua më kryqëzojnë Mua, duke i munduar ata që më shërbejnë Mua, atëherë dijeni se ata nuk janë nga Unë – sepse si munden ata të jenë?

Të keni paqen, sepse gjithçka që ju duhet ta dini është e përmbajtur në Fjalën Time të Shenjtë. Fjala Ime është shumë e thjeshtë, e lehtë për t’u kuptuar, por jo aq e lehtë për t’u jetuar. Jetoni sipas Fjalës Sime dhe dashuria do të jetë forca drejtuese pas çdo fjale që ju shqiptoni; çdo veprimi që ju bëni dhe çdo gjesti që kryhet nga ju. Kur ju nuk dëshmoni dashuri, nga gojët e atyre që pretendojnë të jenë të shenjtë, atëherë nuk është Fjala e Hyjit që ju jeni duke dëgjuar. Përkundrazi, ju jeni duke dëgjuar një interpretim njerëzor, që është i gabuar.

Çfarëdo që nuk del nga Hyjnia Ime, nuk është nga Unë.

Jezusi juaj

Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/09/my-word-is-very-simple-easy-to-understand-but-not-as-easy-to-live/

Nëna e Shpëtimit: Vetëm me Dashurinë e Hyjit në shpirtrat tuaj ju mund ta përhapni Fjalën e Hyjit

E Martë, 8 Korrik 2014, në 16:00

Fëmijët e mi të dashur, a nuk e dini se ka qënë përmes Dashurisë së Hyjit për të gjithë ju që Ai më lejoi mua ta shpall Fjalën e Tij më të Shenjtë tek çdo shfaqje e imja, Nëna e Hyjit, të cilat ndodhën në botë.

Ishte dëshira e Birit tim të dashur, Jezu Krishtit, që Unë e shfaqa veten time, me qëllim që kthimi tek e Vërteta të mund të ndodhte. Dhe prandaj do të jetë tek të gjitha vëndet e mia të shenjta, nëpër botë, që Hyji do ta tregoj të Vërtetën deri kur Dita e Madhe e Hyjit të agoj. Ju duhet të gjithë të bashkoheni për t’i dhënë lavdi Hyjit tek të gjitha vëndet e mia të shenjta, me qëllim që Ai, në Mëshirën e Tij, të hedhi Hire të mëdha madje dhe mbi shpirtrat më të padenjë, sepse janë ata që Ai kërkon më tepër.

Nuk janë vetëm të mësuarit në çështjet e Ungjillit të Shenjtë që Ai, Biri im, dëshiron të vijnë tek unë. Jo, janë ata që ndjejnë një boshllëk brënda zemrave të tyre, ku pavarësisht se sa shumë ata kërkojnë për paqen e brëndshme, nuk janë në gjëndje ta gjejnë atë. Shumë njerëz kërkojnë për lumturi, paqe dhe gëzim në këtë jetë dhe rrallë e gjejnë atë. 

Ata kurrë nuk mund ta gjejnë paqen e vërtetë nëse nuk mund të gjejnë dashuri. Vetëm dashuria për të tjerët mund t’ju sjelli pranë Hyjit, sepse pa dashuri ju kurrë nuk do ta gjeni Hyjin të Pranishëm.

Unë ju kërkoj, fëmijë të dashur, të vini tek unë, Nëna e Shpëtimit, dhe të më kërkoni mua të lutem, që Hyji t’ju mbushi me Dashurinë e Tij. Kur ju recitoni këtë lutje unë do t’i kërkoj Birit tim, t’i përgjigjet thirrjes suaj. Kërkoni dashuri dhe tregoni çfarëdo dashurie që keni, në zemrat tuaja, për të tjerët dhe ta ndani atë. Kur ju e bëni këtë, Biri im do t’ju mbushi me kaq shumë dashuri sa do të jeni gati ta ndani këtë mes jush. Dashuria do ta zhduki urrejtjen. Nëse ju ndjeni ndonjë lloj urrejtje për ndonjë qënie tjetër njerëzore, atëherë ju duhet t’i luteni Birit tim, Jezu Krishtit, t’ja u heqi këtë infektim.

Lutja e Kryqëzatës (159) Lutje për Dashurinë e Hyjit:

O Nëna e Shpëtimit, unë të kërkoj ty të ndërhysh në emrin tim ndërsa lutem për Dashurinë e Hyjit. Mbushe shpirtin tim, një enë e zbrazët, me Dashurinë e Hyjit, që kur të jetë i tejmbushur, të vërshojë përmbi shpirtrat për të cilët unë përpiqem të tregoj dhembshuri. 

Me anë të Fuqisë së Hyjit, unë kërkoj të çlirohem nga çdo ndjenjë urrejtjeje që mund të ushqej për ata që e tradhtojnë Birin tënd. 

Përule shpirtin tim dhe më mbush me bujarinë e shpirtit, që të mund t’i ndjek Mësimet e Krishtit dhe ta përhap Dashurinë e Tij në çdo pjesë të jetës sime. Amen.

Për dashurinë flitet sikur të jetë e lehtë për t’u ndjerë, por për shumë ajo kërkon përulësi të madhe i çliruar nga gjithë egoizmi. Pa e përulur veten para Hyjit, ju nuk do ta ndjeni Dashurinë e Tij. Dhe pa Dashurinë e Hyjit, ju nuk mund të përparoni. Vetëm me Dashurinë e Hyjit në shpirtrat tuaj ju mund ta përhapni Fjalën e Hyjit.

Pa Dashurinë e Tij, fjalët që ju flisni në Emrin e Tij, do të jenë pa fryt dhe pa jetë.


Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit


Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/08/mother-of-salvation-only-with-the-love-of-god-in-your-souls-can-you-spread-the-word-of-god/

Saturday, 19 July 2014

Nëna e Shpëtimit: Unë do të punoj ngushtë me Birin tim të dashur, Jezu Krishtin, në veprën e Tij finale për të shpëtuar njerëzimin

E Djelë, 6 Korrik 2014, në 14:25

Bija ime, koha ime si Nëna e Shpëtimit, kur unë do të punoj ngushtë me Birin tim të dashur, Jezu Krishtin, në veprën e Tij finale për të shpëtuar njerëzimin është përcaktuar në mënyrë të vendosur.

Që nga kjo ditë e tutje, unë do të bëj gjithçka që kërkohet nga unë për t’ju përgjigjur Atij nd
ërsa Ai ndërhyn në çështjet e botës për të shfaqur Mëshirën e Tij.

Udha drejt shpëtimit është një udhë shumë e vështirë, pasi nuk është kurrë e lehtë të hapen sytë e të verbërve ndaj të Vërtetës. Nuk ka gjë më shqetësuese të dëshmosh atëherë këta shpirtra të gjorë të cilët nuk mund të shikojnë sepse refuzojnë ta bëjnë këtë. Kokfortësia e njeriut është një pengesë e madhe dhe për këtë arsye vepra të mëdha lutje dhe sakrifice kërkohen nga të gjithë ata që janë të bekuar me Dritën e Hyjit në zemrat e tyre. Do të jetë bujaria juaj e vullnetit të lirë, ndërsa ju i sillni Birit tim dhuratën që Ai dëshiron, që do ta mundësoj Shpirtin e Shenjtë të bjer mbi ata shpirtra që kanë nevojë të madhe për Mëshirën e Birit tim.

Mund të jetë një sfidë e madhe të shpallni të Vërtetën, vetëm me anë të besimit tuaj. Por ndërsa shumë njerëz janë besnikë ndaj Birit tim, ata nuk e kanë dhuratën e kuptimit të plotë. Besimi i verbuar në Hyjin është një Dhuratë e madhe dhe i është dhënë atyre që janë të butë në zemër dhe që ju mungon egoizmi. Megjithatë, ngrihuni, të dashur fëmijë, dhe pregatituni për betejën e madhe për shpirtrat. Ajo do të jetë detyra më e madhe madje dhe për më të fortin mes jush. 

Më lejoni mua, Nënën tuaj, t’ju udhëzoj në kohët që vijojnë, sepse unë jam Mbrojtësja juaj dhe Jezu Krishti më ka dhënë Hire të mëdha për të qënë e aftë t’ju marr me vete në udhën drejt lavdisë së madhe.

Shkoni në paqe për ta dashur dhe për ti shërbyer Hyjit. Sepse ata që e ndjekin Atë, si fëmijët e vegjël, çdo Mbrojtje do t’ju jepet juve.

Monday, 14 July 2014

Njeriu i përgjigjet dashurisë me dashuri, ashtu si urrejtja mbjell urrejtje

E Shtunë, 5 Korrik 2014, në 17:46

Bija Ime e dashur, më lejo Mua të sjell Bekime të mëdha në botë sot, ndërsa e dhuroj Shpirtin e Dashurisë, përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, mbi çdo komb.

Kjo Dhuratë e Dashurisë do të përfshij shumë, përfshi ata që nuk më pranojnë Mua dhe bota do të dëshmoj vepra të mëdha bamirësie. Kur të dëgjoni për mbrekulli të tilla, kur kombet do t’i ndihmojnë kombet e tjera, që janë në nevojë të madhe, atëherë dallojini këto si shenja nga Qielli.

Dashuria Ime do të tërheqi shumë ndërsa ajo përhapet përmes kësaj, ndërhyrjes Sime Speciale, në këtë kohë të veçantë. 

Më dëgjoni Mua, dishepujt e Mi të dashur sepse Unë dua që ju ta dini se kur ju luteni për paqe, Paqen Time Unë ju jap. 

Kur ju luteni që dashuria ta mposhti urrejtjen, Dashurinë Time Unë do t'ju jap. Kur ju luteni për ta shtuar besimin tuaj, Unë do t’ju hedh Dashurinë Time dhe besimi juaj do të rritet. Kur besimi juaj rritet, ju do ta përhapni Fjalën Time përmes shëmbullit. 

Kur ju tregoni dashuri, pa kushte, tek të tjerët, ju ecni në Emrin Tim. Sipas veprave tuaja, të tjerët do të ndjekin shëmbullin tuaj.

Njeriu i përgjigjet dashurisë me dashuri, ashtu si urrejtja mbjell urrejtje. Për ta mposhtur urrejtjen ju gjithmonë duhet të përgjigjeni me dashuri, sepse dashuria e dobëson shpirtin e lig. Nëse mjaft njerëz do tregonin dashuri ndaj njëri tjetrit, në çdo aspekt të jetës së tyre, atëherë urrejtja nuk mund të rritej.

Dashuria Ime po rritet mes jush. Merreni atë me vete dhe shpërndajeni, sepse ajo do t’i japi jetë të gjithëve, përfshi ata që kanë nevojë për atë më tepër.

Jezusi juaj

Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/05/man-responds-to-love-with-love-just-as-hatred-breeds-hatred/

Sunday, 13 July 2014

Hyji Atë: Unë Jam e Vërteta. Merreni Dorën Time dhe më ndiqni Mua. E gjithë Jeta vjen nga Unë

E Enjte, 3 Korrik, 2014, në 16:40

Bija Ime më e dashur, njeriu e ka në kontroll vetë fatin e tij, sepse atij i është dhënë liria e zgjedhjes, si një Dhuratë nga Unë.

Disa zgjedhin udhën e duhur drejt Mbretërisë Sime qiellore, e cila është përmes Biri Tim të Vetëm, Jezu Krishtit. Të tjerët zgjedhin gabimisht. Për arsye të dhuntive të njeriut, të cilat përfshijnë inteligjencën, dijen dhe vullnetin e lirë, shumë u bënë kryelartë. Të tjerët kërkojnë fallcitete dhe dhurata të mëdha materiale, të cilat bota i mundëson, deri sa gradualisht, vetëm dëshirat e tyre të çastit bëhen të rëndësishme për ata.

Duke ju përmbajtur veprimeve dhe punëve të tyre vetjake; duke u bërë të dhënë pas vetvetes dhe duke kërkuar kënaqësi personale, në kurriz të të tjerëve, ata e dënojnë veten ndaj mëkateve, të cilat do t’i skllavërojnë ata.

Duke refuzuar të pranoni Dhuratën e Jetës së Përjetshme, të cilën Unë e sjell tek të gjithë ju, që do të merrni pjesë në Mbretërinë Time, ju, fëmij të dashur, do të ndaheni nga Unë përjetësisht. Unë vij për të ndërhyrë në këtë kohë sepse egoizmi në botë e ka fshirë gjithë dashurinë në zemrat tuaja për Mua. Unë vij për t’ju sjellë të Vërtetën; njohurinë e Mbretërisë Sime dhe për t’ju kujtuar për dy zgjedhjet, të cilat do t’ju paraqiten. Zgjedhja e parë është të pranonin Dorën Time të Mëshirës dhe të jetoni një jetë të lavdishme duke marrë pjesë në Jetën Hyjnore të Mbretërisë Sime të Re. Zgjedhja e dytë është të zgjidhni errësirën e përjetshme dhe të bëheni skllevër të humnerës, ku Satani do të mbetet përherë.

Sa shumë nga ju e refuzojnë Dashurinë Time, njohurinë që Unë ju dhashë përmes Fjalës Sime të Shenjtë, dhe paralajmërimet e dhëna juve nga profetët. Mos besoni se bota sot është më ndryshe nga koha në Tokë deri tani. Njerëzimi nuk ka ndryshuar. Mëkati është akoma mallkimi juaj dhe do të jetë vetëm duke e luftuar armikun – i cili ju sjell mizori dhe trishtim – që ju do të bëheni të aftë të pranoni Jetën që Unë e kam krijuar për ju. 

Më dëgjoni Mua tani ndërsa ju kujtoj për Premtimin Tim. Unë kam krijuar një Parajsë të Përjetshme, e cila ju takon juve. Ajo do t’ju jap Jetën e Përjetshme të trupit dhe shpirtit. Ajo ju pret. Mos e flakni tutje trashëgiminë tuaj. Kjo do ta thyej Zemrën Time nëse e bëni këtë dhe ju do të pendoheni për këtë vendim përjetësisht. 

Dëgjojeni tani Thirrjen Time, sepse Unë do të dërgoj çdo shenjë, çdo Mbrekulli dhe çdo Hir, për t’i zgjuar zemrat tuaja të lodhura deri kur Unë të trazoj, brënda jush, dijen e të Vërtetës.

Unë Jam e Vërteta. Merreni Dorën Time dhe më ndiqni Mua. E gjithë Jeta vjen nga Unë.

Ati juaj I Përjetshëm
Hyji Më I Larti


Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/03/god-the-father-i-am-the-truth-take-my-hand-and-follow-me-all-life-comes-from-me/

Friday, 11 July 2014

Nëna e Shpëtimit: Së shpejti do të bëhet e paligjshme të deklaroni se ju ndiqni Jezu Krishtin

E Mërkurë, 2 Korrik 2014, në 16:40

Bijtë e mi, nëse njerëzimi do të mund të dëshmonte Madhështinë e Birit tim, I Cili është i ulur në Fronin Qiellor, në krahun e djathtë  Atit Të Përjetshëm, ata do të ulnin kokat poshtë me turp dhe me pendesë.

Biri im i dashur, Jezu Krishti, adhurohet, nderohet dhe mbulohet me dashuri të madhe nga ëngjëjt dhe shenjtorët ne Qiell. Në Tokë ka fare pak respekt që tregohet ndaj Atij I Cili pësoi një vdekje të tmerrshme për të shpëtuar racën njerëzore nga mëkati. Sa loton Qielli në këtë kohë në histori, pasi çdo përpjekje për ta pastruar Tokën nga çdo shenjë që përfaqëson Birin tim është duke u bërë ngado. Të pakënaqur me ndalimin e shfaqjeve publike të Kryqeve Më Të Shenjta, së shpejti do të bëhet e paligjshme të deklaroni se ju ndiqni Jezu Krishtin.

Fare pak tolerancë do të tregohet ndaj të Krishterëve që qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës dhe që ndjekin udhën drejt Zotit. Madje dhe ata shërbëtorë të shenjtë që deklarojnë se i shërbejnë Jezu Krishtit do të jenë tepër të dobët të mbrojnë Krishtërimin dhe ata do ta lejojnë veten të detyrohen të pranojnë këto ligje. Në shumë raste tradhëtarët mes tyre do të bëjnë të mundur heqjen e Kryqit dhe të Vërtetën e Krishtërimit. 

Me kalimin e kohës, ata të gjithë do të adhurojnë një doktrinë të rreme, së bashku me fetë e tjera që nuk do të vijnë nga Hyji. Për shkak se ata do të zgjedhin udhën e gabuar, sipas vullnetit të tyre të lirë, kjo do të thotë se ata do të refuzojnë të pranojnë Mëshirën e Hyjit dhe do ta dënojnë veten drejt errësirës.

Ju kurrë nuk duhet të tradhëtoni Birin tim për asnjë arsye, sepse Ai është Udha e të Vërtetës dhe vetëm Ai mund t’ju sjelli Shpëtimin e Përjetshëm.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/02/mother-of-salvation-it-will-soon-become-unlawful-to-declare-that-you-follow-jesus-christ/

Besimi juaj do të vihet në provë si kurrë më parë

E Martë, 1 Korrik 2014, në 20:50

Bija Ime e dashur, dashuria, që rrezaton nga dishepujt e Mi të cilët më ndjekin Mua në këtë kohë, është e gjithë përfshirë. Është Drita, e cila ndriçon mes jush ajo që e ruan Dashurinë Time, e cila ndjehet ngado që Unë Jam i nderuar. 

Shpirti I Shenjtë vazhdon të vërshoj mbi Kishën Time në Tokë, ndërsa ajo përpiqet kundrejt sprovave dhe vështirësive, me të cilat përballet çdo ditë. 

Megjithatë, shpirti i errësirës vazhdon të peshoj rëndë mbi kombet, pasi çdo përpjekje po bëhet nga agjentët e të ligut të zhdukin çdo gjurmë Timen, Fjalën Time dhe Kishën Time të Vërtetë, nga faqja e Dheut. Të jeni të bindur, se pavarësisht se sa e rëndë të jetë pesha juaj, Unë Jam me ju, duke ecur krah jush dhe duke ju ndihmuar të kapërceni vështirësi, në çdo hap të udhëtimit tuaj. 

Besimi juaj do të vihet në provë si kurrë më parë; guximi juaj mund t’ju lër herë pas here; këmbngulja juaj do të vihet në provë deri në fund dhe pranimi juaj i të Vërtetës do të sfidohet. Ju do të ngacmoheni; do të talleni dhe përçmoheni, të gjitha këto do të shkaktohen nga veprat e liga të atyre që Satani i përdor për të më luftuar Mua, Jezu Krishtin. Por asgjë nuk do ta shkatërroj Kishën Time – ndjekësit e Mi të vërtetë.

Ata që qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës së Hyjit, ashtu si ka egzistuar për kaq kohë, do të vazhdojnë të më përfaqësojnë Mua në Tokë. Mbrojtja Ime do t’ju mbuloj si një mburojë e padukshme dhe besimi juaj kurrë nuk do të dobësohet kur të luftoni me Shpatën e Hyjit.

Qëndroni besnikë ndaj Meje dhe Drita Ime do të vazhdoj të ndriçoj mbi racën njerëzore. Premtimi Im është se Kisha Ime do të mbetet e paprekur, edhe pse më e vogël nga sa është tani, deri kur Dita e Madhe e Zotit të agoj.

Jezusi juaj

Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/07/01/your-faith-will-be-tested-like-never-before/

Wednesday, 9 July 2014

Ju mund të mbështesni vetëm të Vërtetën, sepse Unë Jam e Vërteta. Mohojeni të Vërtetën dhe ju më mohoni Mua

E Hënë, 30 Qershor 2014, në 23:50

Bija Ime e dashur, ju, ndjekësit e Mi të dashur, duhet ta dini se portat e Ferrit kurrë nuk do të triumfojnë kundër Kishës Time, edhe pse shumë nga Kisha Ime në Tokë do të shtypet, ashtu si është parathënë. Por, e Vërteta kurrë nuk mund të vdesi. Fjala Ime kurrë nuk do të shuhet as edhe Mësimet e Mia nuk do të harrohen nga ata që me të vërtetë janë të bashkuar me Mua.

Vetëm ata që qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës Sime mund të thonë se janë pjesë e Kishës Sime në Tokë. Ata që aprovojnë ndonjë formë të ndryshimit të Ungjillit të Shenjtë apo të përpunimit të Mësimeve të Mia nuk do të jenë më në gjëndje të pohojnë se më shërbejnë Mua. Nëse një shërbëtor is shenjtë i Imi guxon të deklaroj një doktrinë të ndryshme nga ajo e dhënë njeriut nga apostujt dhe profetët e Mi, para Kohës Sime, ata do të dëbohen menjëherë.

Unë i paralajmëroj të gjithë ata që mbështesin gjithçka, që duket të jetë e shenjtë – por që është e formuar nga krijimi dhe duart e njeriut – dhe që e pranojnë këtë si Timen, se Unë do t’ju flak tutje, sepse ju nuk do të jeni më në gjëndje ta quani veten shërbëtorët e Mi. Dhe nëse ju i çoni shpirtrat në gabim, ndëshkimi juaj do të filloj në kohën tuaj dhe do të vazhdoj deri pas ndarjes suaj nga kjo jetë.

Zemërimi Im është i panjohur për ju, sepse ju akoma nuk e keni dëshmuar atë. Por dijeni këtë. Ju që do të më tradhëtoni Mua e dini tashmë se kush jeni, sepse besimi juaj tashmë është dobësuar. Shumë prej jush tashmë janë rrëzuar dhe dobësia juaj do të jetë rrënimi juaj. Ju do të më tradhëtoni Mua; do të më mohoni Mua dhe do të mbështesni armiqtë e Mi, sepse do të jeni kaq të përfshirë në fenë e re – humanizmin jofetar, që do të vij si një ujk i veshur si dele për t’ju pushtuar – sa Unë do të harrohem. Ambicja dhe dëshira juaj për të kënaqur ata armiqtë e Mi, të cilët do të ngrihen në lartësi të mëdha, brënda niveleve të Kishës Sime – do t’ju verboj ndaj të Vërtetës. Kjo do të jetë dhe shkaku i fundit tuaj dhe të gjithë ata që ju do t’i çoni në gabim të rëndë.

Do të jetë kur Kisha Ime t’i kthej Mësimet e Mia përmbys; si para dhe mbrapsht, që ju do ta dini se koha ka ardhur për antikrishtin të zër vënd në skenën qëndrore. Ata që e adhurojnë bishën do të nënshkruajnë vetë dënimin e tyre të vdekjes dhe do të dorëzojnë vullnetin e tyre të lirë, një Dhuratë e Shenjtë nga Hyji, tek armiqtë e Mi. Menjëherë sa të betoheni ndaj kësaj doktrine të re të rreme, ju do të jeni fajtorë se më kryqëzoni Mua dhe ndëshkimi juaj do të jetë i rëndë.

Përse, mund të pyesni ju, do të ndëshkoheni për bindjen tuaj ndaj më të mëdhenjve? Përgjigja është e thjeshtë. Kur ju u betuat për të më shërbyer Mua, ju pranuat të mbështesni të Vërtetën. Kur ju e thyeni këtë betim, për shkak të bindjes suaj ndaj atyre armiqve të Mi që do të vijnë, atëherë nuk jam Unë, Jezu Krishti, që ju i shërbeni.

Ju mund të mbështesni vetëm të Vërtetën, sepse Unë Jam e Vërteta. Mohojeni të Vërtetën dhe ju më mohoni Mua. Kur ju më mohoni Mua, si një shërbëtor i Zotit, ju nuk do të jeni më të denjë të udhëzoni fëmijët e Zotit drejt Shpëtimit të tyre të Përjetshëm.

Jezusi juaj

Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/30/you-can-only-uphold-the-truth-for-i-am-the-truth-deny-the-truth-and-you-deny-me/

Monday, 7 July 2014

Ju kurrë nuk duhet ta refuzoni Hyjin për shkak të veprave të liga të atyre që gabimisht pohojnë se i shërbejnë Atij

E Djelë, 29 Qershor 2014, në 20:20

Bija Ime e dashur, çdo njeri që fshihet pas fesë për të kryer ligësi mbi popujt e besimeve të tjera fetare nuk vijnë nga Unë. Fetë që maskojnë urrejtjen dhe demonizojnë grupet e tjera nuk i shërbejnë Hyjit.

Kur njerëzit më përdorin Mua, Jezu Krishtin, si mburojë pas të cilës të fshihen, në përpjekje për të vrarë dhe për të therur të pafajshmit, kjo është shkelja më e madhe. Njerëzit, që besojnë tek Hyji, duhet ta dinë se Kush është Hyji; çfarë Ai i ka thënë botës dhe se si Ai i ka udhëzuar fëmijët e Tij përmes 10 Urdhërimeve, me qëllim që t’i shërbejnë Atij.

Hyji është Dashuri. Ai nuk e pranon urrejtjen e çdo lloji. Nëse apo kur të shikoni njerëz të përdorin mantelin e fesë për të shkaktuar dhimbje mbi të tjerët, për çfarëdo lloj arsye, ju duhet ta dini se kjo nuk ka fare të bëj me dashurinë për Hyjin. Urrejtja vjen nga Satani dhe ai e përhap vrerin e tij mes radikalëve fetarë, për të shfryrë zemërimin e tij kundër Hyjit. 

Duke infiltruar ata, që e kanë të shtrëmbëruar kuptimin se Kush Jam Unë, ai arrin të përhapi urrejtjen kundër Hyjit. Atëherë njerëzit do të pyesin: “Përse Hyji mund ta lejoj ligësi në tillë në Emrin e Tij?” Përgjigja është se i ligu gjithmonë do të gjendet në vënde ku Hyji nderohet, sepse vënde të tilla gjithmonë kërkohen nga i ligu, për të sjellë turp tek çdo fe, që e nderon Hyjin. Për arsye të veprimeve të tij njerëzit do të largohen atëherë nga Hyji dhe Ai do të bëhet me faj për çdo vepër të lig, të kryer nga ata që pohojnë se i shërbejnë Atij.

Urrejtja maskohet me kujdes. Ajo zakonisht do të paraqitet nga ata që pohojnë se përfaqësojnë Hyjin, si për t’u dukur se po sjellin drejtësi ndaj armiqve të Hyjit. Ajo do të duket si ‘zëri i shqetësimit’ dhe dënimi për çfarë dëshiron që bota të besoj të jetë një gjë e keqe. Kishat e besimeve të ndryshme, në mbarë botën, janë infiltruar përbrënda nga armiqtë e Hyjit. Qëllimi është për të bërë me turp Emrin e Atit Tim të Përjetshëm. Si rezultat i saj, është ngritur, në të gjithë skajet e botës, një dyshim i thellë dhe mungesë besimi tek Hyji. Supozimi i natyrshëm është se përfaqësuesit e Hyjit kanë kryer ligësi në Emrin e Tij dhe prandaj, besimi tek Hyji është i dëmtuar. Prandaj dhe bota është zhytur në urrejtje, korrupsion dhe luftra, sepse plani i Satanit është për të shkatërruar çdo fe, që e nderon Hyjin e Vërtetë. Ata që shkaktojnë këto ligësi nuk kanë aspak dashuri në shpirtrat e tyre.

Ju kurrë nuk duhet të refuzoni Hyjin për shkak të veprave të liga të atyre që gabimisht pohojnë se i shërbejnë Atij. Nëse ju bëni kështu, dhe e largoni veten nga Zoti për shkak të kësaj, ju keni besuar gënjeshtrat, që Satani kërkon për ju t’i gëlltisni. Kurrë mos i gjykoni të tjerët për shkak të besimit të tyre – për mirë apo për keq. Kurrë mos e gjykoni Atin Tim të Përjetshëm apo Mua, Jezu Krishtin, Birin e Tij të dashur, për mëkatet e kryera nga ata që shërbejnë në Kishat e Tij. Njeriu është, dhe gjithmonë do të jetë, një mëkatar në këtë Tokë. Mëkati gjithmonë do të jetë mallkimi i njeriut, deri kur Unë të vij përsëri. Por të akuzoni Hyjin për mëkat është një sakrilegj po aq i tmerrshëm sa është edhe i pamundur. 

Zgjohuni ndaj faktit që Satani egziston dhe ai është i kujdesshëm për ta fshehur këtë fakt, që të mund të mashtroj shpirtrat të mallkojnë Hyjin, Krijuesin e gjithçkaje që Është dhe përherë do të Jetë. Së shpëjti, të gjitha këto mizori do të marrin fund dhe e gjithë Lavdia do të jetë e Imja. Nuk do të jetë gjatë para se Satani të shkatërrohet dhe raca njerëzore të jetë në gjëndje të shikoj qartë se Kush Jam Unë dhe Jetën e Lavdishme që Unë do të sjell në Ardhjen Time të Dytë.

Ju duhet të qëndroni vigjëlentë ndaj gjithçkaje që paraqitet në Emrin Tim të Shenjtë, sepse do ta shikoni se jo të gjitha vijnë nga Unë.

Jezusi juaj

Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/29/you-must-never-reject-god-because-of-the-evil-acts-of-those-who-falsely-claim-to-serve-him/

Friday, 4 July 2014

Nëna e Shpëtimit: Kisha e Vërtetë do të bëhet Kisha e Mbetur

E Shtunë, 28 Qershor 2014, në 15:03

Bija Ime e dashur, mashtrimi më i madh, që do të bjerë mbi njerëzimin, do të vij nga brënda Kishës së Birit tim në Tokë dhe do të nxitet nga armiqtë e Tij, të cilët e kanë infiltruar atë me mënyra djallëzore. Satani do të futet në Kishën e Birit tim dhe shenjat do të shihen qartë nga ata që e kanë Shpirtin e Hyjit të mbjellë fortë në shpirtrat e tyre.

Besimi i shërbëtorëve të shenjtë të Birit tim do të thyhet, pasi shumë do të ndjehen të detyruar ta braktisin Atë përmes veprave sakrilegje. Shumë shërbëtorëve të shkretë fatkeqë do t’ju kërkohet të bëjnë një betim të ri dhe ata do të jenë tepër të frikësuar për t’u larguar, edhe pse shumë do ta dinë, thellë në zemrat e tyre, se ajo është e gabuar.

Shumë rregulla të reja do të futen në Kishën e Birit tim në Tokë, kur mijëra të sapo-ardhur do të bëjnë betim në Kishë dhe ata nuk do të jenë të vërtetë, sepse ata nuk do ta kenë Shpirtin e Vërtetë të Krishtit brënda zemrave të tyre. Ata do të futen në Kishë dhe do të dëshmojnë për një fe të një mbarë botërore, e cila nuk do të nderoj Birin tim, Jezu Krishtin. Jo vetëm që ata nuk do t’i shërbejnë Atij, detyra e tyre do të jetë t’i shërbejnë nevojave të humanizmit, e cila në themel të saj, do ta mohoj Egzistencën e Gjëndjes Supernatyrale të Hyjit dhe për gjithçka që Ai qëndron.

Klerikët, që dikur i premtuan jetën e tyre Hyjit, do të tërhiqen drejt këtij mashtrimi të madh dhe si pasojë do ta humbasin Besimin e Vërtetë. Ata nuk do të promovojnë rëndësinë e shpëtimit të shpirtrave, e cila u bë e mundur prej vdekjes së Birit tim në Kryq. Kryqi është në qëndër të Krishtërimit. Ka vetëm një Kryq dhe do të jetë përmes Kryqit që shenjat e para të dukshme të tradhëtisë ndaj Birit tim do të shihen. Lloje të reja të kryqeve do të futen të cilat do ta shpërfillin Shenjtën e Kryqit dhe çfarë ajo do të thotë në zemrat e njerëzve.

Jo-besimtarët, të cilët deri tani, nuk kanë patur interes në Krishtërim, do të tërhiqen drejt të ashtu-quajturës kishë e re mbarë botërore. Së bashku me të gjitha fetë e tjera, të cilat nuk dalin nga e Vërteta, ata do të tallin dhe përçmojnë fëmijët e Hyjit, të cilët do të qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës së Hyjit.

Kisha e Vërtetë do të bëhet Kisha e Mbetur dhe kjo Ushtri do të bashkohet në mbarë botën për t’u bërë shenjtorë të ditëve të fundit dhe ata do të fuqizohen nga Shpirti I Shenjtë me qëllim që ta ruajnë të Vërtetën. Ata do të pështyhen; do të tallen dhe do të akuzohen se janë radikalë, ashtu si Biri im, Jezu Krishti, u akuzua për herezi kur Ai erdhi në Tokë për të predikuar të Vërtetën.

Do të kërkohet guxim i pamasë për të qëndruar besnikë ndaj Fjalës së Hyjit, sepse ju do të akuzoheni për keqbërje. Krimi juaj ata, armiqtë e Hyjit, do të thonë është se ju përhapni të pavërteta rreth kësaj paturpësie. Gjithçka, që vjen nga Hyji, do të deklarohet të jetë një gënjeshtër, ndërsa e vërteta, që ata do të thonë se përfaqësohet nga feja e re mbarë botërore, do të jetë një gënjeshtër.

Megjithatë, Shpirti I Shenjtë do t’i mbuloj ata që vazhdojnë të përhapin Ungjillin e Shenjtë dhe Biri im do t’ju mbuloj dhe do t'ju mbroj ju. E ardhmja e shpëtimit të racës njerëzore dhe e drejta e Jetës së Përjetshme, e premtuar tek çdo burrë, grua dhe fëmij, do të qëndroj mbi supet tuaja. Do të jetë Kisha e Mbetur, ajo që do ta mbaj Dritën e Hyjit të ndezur në një botë, e cila do të jetë zhytur në errësirë.

Shumë prej jush do të sfidohen dhe gënjeshtrat do të mbillen brënda zemrave tuaja, nga shpirti i lig, për t’ju larguar nga e Vërteta. Për fat të keq, shumë nga ju do ta kenë tepër të vështirë të qëndrojnë të vërtetë ndaj besimit tuaj dhe do të tundoheni t’i ktheni shpinën Birit tim.

Për të siguruar se do të qëndroni të fortë, të guximshëm, të qetë dhe në paqe, ndërsa e merrni Kruqin e Birit tim mbi supet tuaja, ju duhet të recitoni këtë Kryqëzatë Lutje. Për shumë prej jush që e keni të vështirë ta pranoni se këto gjëra kanë për të ardhur, do të vij një ditë kur ju do ta recitoni këtë, Kryqëzatë Lutje (158) tre herë në ditë, sepse presionet që do të hidhen mbi ju për të mohuar Birin tim, do të jenë të parezistueshme.

Lutja e Kryqëzatës (158) Më mbro nga feja për mbarë botën: 


I dashur Jezus, më mbro nga ligësia e fesë së re për mbarë botën, e cila nuk vjen prej Teje. Më ruaj në udhëtimin tim drejt lirisë përgjatë Udhës drejt Mbretërisë Tënde të Shenjtë. 

Më mbaj të bashkuar me Ty, kur të jem i munduar dhe i detyruar të gëlltis gënjeshtrat që përhapen nga armiqtë e Tu për të shkatërruar shpirtrat. 

Më ndihmo t’i bëj ballë persekutimit; të qëndroj i vendosur ndaj Fjalës së Vërtetë të Hyjit kundër doktrinave të rreme dhe sakrilegjeve të tjera, që mund të detyrohem t’i pranoj. 

Përmes Dhuratës së vullnetit tim të lirë, më merr brenda Fushës së Mbretërisë Tënde, për të më mundësuar që të ngrihem dhe ta shpall të Vërtetën, kur ajo të deklarohet të jetë një gënjeshtër.


Kurrë mos më lër të lëkundem, të hezitoj, apo të largohem nga frika përballë persekutimit. Më ndihmo të qëndroj i vendosur dhe i palëkundur ndaj të Vërtetës, për sa kohë të jetoj. Amen.


Shko, bija ime, dhe pranoje se këto gjëra do të ndodhin, por dije se nëse qëndron besnike ndaj Birit tim, ti do të ndihmosh në shpëtimin e këtyre shpirtrave të cilët do të jenë zhytur në gabim.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit


Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/28/mother-of-salvation-the-true-church-will-become-a-remnant/

Wednesday, 2 July 2014

Kisha Ime, kur ajo të copëtohet dhe të rrëzohet, do ta përkrah humanizmin me gëzim të madh

E Premte, 27 Qershor 2014, në 22:11

Bija Ime e dashur, ju kurrë nuk do ta identifikoni punën e Satanit në botë aq lehtë, sepse ai është shumë dinak. Ai rrallë herë do t’i ekspozoj veprat e tij në një mënyrë, që do t'i bëj njerëzit ta vënë në pyetje influencën e tij. Përgjatë gjithë sundimit të tij në Tokë, ai shkoi deri aty sa ta bindi botën se ai nuk egziston. Rrallë herë do ta shikoni të Vërtetën, sepse ajo është e fshehur përmes atyre njerëzve që ai përdor për t’i bindur njerëzit se Hyji nuk Egziston.

Qëllimi i djallit është që t’i gënjej njerëzit të besojnë se bota dhe egzistenca e racës njerëzore e kanë një qëllim. Triumfi i tij më i madh ishte futja e humanizmit dhe, në veçanti, humanizmi jofetar.

Humanizmi, një e ashtu- quajtur dëshirë për t’u kujdesur për nevojat e racës njerëzore, përmes eleminimit të padrejtësisë sociale, është i gabuar. Ata që e adoptojnë humanizmin në jetën e tyre e bëjnë këtë si zëvendësim për besimin në Zot dhe është e kuptueshme përse ata e bëjnë këtë. Për fat të keq, shumë besime fetare kanë nxjerrë disidentë, sjellja e të cilëve nuk është e influencuar nga Hyji. Urrejtja e tyre për të tjerët dhe qëllimi i tyre vdekjeprurës ushtrohet në Emër të Hyjit kur, në fakt, është vetë Satani i cili frymëzon çdo lëvizje të tyre. Ai e bën këtë për t’i larguar njerëzit nga Hyji. Këta shpirtra të errët kryejnë padrejtësi të tmerrshme dhe përdorin Emrin e Atit Tim të dashur për të kryer veprat e tyre djallëzore. Pastaj ata i justifikojnë këto veprime në emër të fesë së tyre dhe ata i bëjnë shumë njerëz të heqin gjithë besimin në Zot.

Humanizmi jofetar, ndërsa i duartroket gjithë gjërat e mira në emër të drejtësisë sociale, është shumë joshëse ndaj atyre shpirtrave që janë me zemër të butë, sepse qëllimet e tyre janë të mira. Për fat të keq, kur ata e mbështesin këtë doktrinë, ata thonë se Krijimi i botës ishte një aksident, i shkaktuar nga natyra. Por kjo nuk është e vërtetë, sepse bota u krijua nga Ati Im I Përjetshëm. Asnjë shkencëtar nuk do të jetë ndonjëherë në gjëndje ta shpjegoj Krijimin e botës, sepse kjo njohuri kurrë nuk do të bëhet e nohur për njeriun.

Të refuzoni supernatyralen dhe Egzistencën Hyjnore të Hyjit do të thotë se ju refuzoni udhëzimet morale, të cilat dalin nga Hyji. Kjo do të thotë se moraliteti, një kuptim i thellë në çfarë i pëlqen apo jo Hyjit, nuk mund të vazhdoj dhe kjo çon në errësirë. Përkundrazi, njeriu do të përqëndrohet vetëm në nevojat e veta fizike, dhe ai do ta neglizhoj shpirtin e tij. Në vdekje, shpirti i tij, të cilin ai e refuzoi ta pranoj si një Dhuratë jetë-dhënëse nga Hyji, prapë nuk do ta pranoj Mëshirën e Hyjit. Shumë nga këta shpirtra do ta ketë shkëputur veten e tyre plotësisht nga Mëshira e Hyjit në atë fazë.

Kisha Ime, kur ajo të copëtohet dhe të rrëzohet, do ta përkrah humanizmin me gëzim të madh. Dhe, si rezultat i saj, do t’i tërheqi të gjithë këta shpirtra drejt një interpretimi të gabuar të së Vërtetës për egzistencën e tyre. Pastaj bota do ta përkrah këtë kishë të tipit të ri – një kishë e preokupuar me padrejtësitë sociale – dhe asnjë fjalë rreth rëndësisë për shpëtimin e shpirtrave të tyre nuk do të përmëndet.

Jezusi juaj

Mesazhi në anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/27/my-church-when-it-divides-and-falls-will-embrace-humanism-with-great-relish/

Tuesday, 1 July 2014

Asnjë prej jush nuk është i aftë të kuptoj Ligjet Hyjnore

E Enjte, 26 Qershor 2014, në 14:00

Bija Ime e dashur, ti kurrë nuk duhet të besosh se Fjala Ime, e dhënë botës, përmes këtyre Mesazheve do të pranohet lehtë. Ata që i pranojnë ato do ta kenë  të vështirë herë pas here t’i jetojnë këto Mesazhe dhe gjithçka që Unë ju kërkoj atyre. Në vënd që t’i jetojnë Mesazhet dhe ta rregullojnë jetën e tyre ashtu si duhet, ata do të vënë në pyetje pas pyetje çdo Fjalë që del nga Goja Ime e Shenjtë. Nëse ata, në të kundërt, do t’i përmbaheshin Mësimeve të Mia, të cilat kurrë nuk kanë ndryshuar, atëherë ata do të më shërbenin Mua më mirë.

Asnjë prej jush nuk është i aftë të kuptoj Ligjet Hyjnore, të cilat vijnë nga Ati Im i dashur. Kur ju përpiqeni t’i analizoni Misteret e Hyjnisë së Trinisë së Shenjtë, ju do të dështoni, sepse jo gjithçka është për t’u ditur nga ju. Kushdo prej jush që beson se i kupton ngjarjet që çojnë drejt dhe përtej Ardhjes Sime të Dytë duhet ta dinë këtë. Unë i zbuloj disa ngjarje vetëm për t’ju ndihmuar të pregatisni shpirtrat tuaj. Zbulimet e Mia nuk ju janë dhënë për të shkaktuar bujë, debate apo urrejtje mes jush, sepse Unë kurrë nuk do ta shkaktoja ngatërresë të tillë. Ngatërresat dalin nga një mungesë e besimit tek Unë dhe një kuriozitet njerëzor i flaktë, gjë që është e kuptueshme. 

Ju thjeshtë duhet të qëndroni besnikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë – kjo është e gjitha që Unë ju kërkoj. 

Unë bëra një jetë të thjeshtë kur erdha në Tokë. Unë e shpjegova Fjalën Time në një mënyrë të thjeshtë, me qëllim që Mësimet e Mia të mund të kuptoheshin nga të gjithë. Unë e shfaqa neverinë Time tek ata që pohonin të përfaqësonin Hyjin dhe që detyra e të cilëve ishte të siguronin që 10 Urdhërimet të ishin nderuar. Prapë, këta njerëz të mësuar, duke plasur nga krenaria, vishnin rroba të zbukuruara dhe mburreshin për postet e tyre brënda Tempullit të Zotit. Kaq të përqëndruar ishin ata në veprimet e tyre reklamuese; duke urdhëruar, duke qortuar të varfërin, të përulurin dhe të paditurin; sa ata harruan një fakt të rëndësishëm. Roli i tyre ishte t’i shërbenin Hyjit. Dhe për t’i shërbyer Hyjit, ata duhej t’i shërbenin fëmijve të Tij. Në të kundërt, ata kërkonin respekt; kërkonin adhurim dhe lakmonin postet në pushtet të njëri tjetrit brënda hierarkisë që egzistonte brënda Tempujve. Në asnjë fazë Unë nuk e inkurajova bujën e madhe, edhe pse Fjala Ime e dhënë masave, edhe pse në një mënyrë shumë të thjeshtë, krijonte debate. Sepse vetëm Fjala e Hyjit, e cila ështe e thjeshtë dhe e drejtëpërdrejtë, mund të ofendoj në këtë mënyrë. E Vërteta krijon përçarje për shumë njerëz sepse ata nuk mund të përballem me atë. Por, është vetëm e Vërteta – Fjala e Hyjit – me të cilën ju duhet të angazhoheni. Ta analizoni Fjalën Time apo të argumentoni mbi kuptimin e të Vërtetës dhe të krijoni bujë me Fjalën e Hyjit është një humbje kohe. Shumë më mirë të më shërbeni Mua duke ju shërbyer të tjerëve në Emrin Tim. 

Mos kini frikë nga e Vërteta; mos e refuzoni atë, ta shpërfillni apo të krijoni interpretime të reja të saj. E Vërteta mbetet e njëjtë ashtu si ka qënë gjithmonë. Fjala Ime është Fjala Ime. Çfarë Unë them ashtu do të Jetë. Vullneti I Hyjit nuk mund të përpunohet. Duke e pranuar të Vërtetën, ajo do t’ju sjelli qetësinë e mëndjes; paqen brënda shpirtit tuaj dhe një dëshirë për t’ju bindur Fjalës Sime – ashtu si ajo është dhënë – gjatë gjithë kohës. Nuk ka asgjë që ju mund t’i shtoni asaj, sepse ajo do të mbetet e paprekur përjetësisht.