Kerko Mesazhet ketu

Friday 30 August 2013

Unë duhet ta paralajmëroj botën për numrin e madh të profetëve të rremë, të cilët në këtë kohë përpiqen ta mbysin Zërin Tim

E Enjte, 22 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, Unë duhet ta paralajmëroj botën për numrin e madh të profetëve të rremë, të cilët në këtë kohë përpiqen ta mbysin Zërin Tim.

Unë kam dërguar një numër profetësh, të gjithë me misione të ndryshme, për t’i pregatitur fëmijët e Hyjit. Këto Mesazhe, në lidhje me ditët e fundit, janë Mesazhet e vetme të vërteta të llojit të tyre, pikërisht në këtë kohë, sepse Unë kurrë nuk do t’i çorjentoja fëmijët e Hyjit.

Këto Mesazhe kurrë nuk duhet të krahasohen me të tjerat, që po përhapen ngado, pikërisht tani, me qëllim që të hedhin poshtë Fjalën Time të Shenjtë. Do të ketë vetëm një Libër I Të Vërtetës – vetëm Unë, Jezu Krishti, Qengji I Hyjit, mund ta zbuloj përmbajtjen. 

Ata që më besojnë Mua mund të gënjehen kaq lehtë. Ju duhet ta dini se mesazhet, që i kundërshtojnë këto dhe ku deklarohet se ato vijnë nga Hyji, që kjo është e pamundur.

A keni besim tek Unë sikur fare pak? A më përkrahni Mua ashtu si Unë dëshiroj për ju, me një zemër të plotë dhe të hapur? Unë ju bëj thirrje me dashuri dhe shqetësim. Unë nuk përpiqem t’i bëj apel inteligjencës suaj. Unë ju bëj Thirrje përmes zemrës suaj dhe Unë e tërheq shpirtin tuaj drejt Meje. Kur ju të ndjeni Praninë Time në këto Mesazhe, atëherë nuk është nevoja të kërkoni mbështetje apo aprovim nga dikush tjetër.

Unë Jam ashtu si Unë Jam. Unë qëndroj para jush, ashtu si duhet të jetë, tani. Ati Im kurrë nuk do të më lejonte Mua të zbuloja përmbajtjen e Librit të Zbulesës tek askush, përveç lajmëtares së 7, sepse kjo ditë ka ardhur.

Shumë vizionarë të vërtetë i kanë dhënë botës Fjalën e Hyjit në të kaluarën dhe kanë vuajtur tmerrësisht për këtë. Shumë prej tyre akoma marrin ngushëllim nga Unë dhe Unë do të vazhdoj të komunikoj tek ata, sepse Unë kam nevojë për vuajtjet dhe lutjet e tyre. Ata janë shpirtrat e Mi të zgjedhur dhe secili ka një rol për të luajtur në shpëtimin e shpirtrave të tjerë.

Ky Mision është i fundit. Unë ju udhëzoj ta dëgjoni me kujdes Fjalën Time, tani, në këtë kohë. Vetëm Fjala Ime, e dhënë ju përmes këtyre Mesazheve, do t’ju udhëheqi përmes persekutimit. Me ato, Unë ju sjell Hire të mëdha. Ju kurrë nuk duhet të më fyeni Mua, duke i njollosur ato, kur ju e sfidoni Fjalën Time, kur ju i krahasoni Mesazhet e Mia me trillimet e sajuara nga profetët e rremë.

Ju nuk keni nevojë për ndonjë që t’ju drejtoj drejt Mëshirës Sime të Madhe. Ju duhet të përqëndroheni vetëm tek këto Mesazhe dhe të qëndroni besnikë ndaj Mësimeve të Mia të vjetra, tani, sepse ato janë hiri juaj mbrojtës.

Jezusi juaj


Thursday 29 August 2013

Ardhja Ime e Dytë nuk mund të ndodhi deri kur ndotja e mëkatit të jetë zhdukur

E Mërkurë, 21 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, rip
ërtëritja dhe pastrimi i Tokës ka filluar tani ndërsa Koha Ime po afrohet. Ardhja Ime e Dytë nuk mund të ndodhi deri kur ndotja e mëkatit të jetë zhdukur, përmes pastrimit që nevojitet mbi këtë Tokë.

Ndërsa Toka do të pastrohet, shpirtrat e çdo besimi do të zhyten në një rip
ërtëritje të shpirtit dhe shumë do të durojnë një betejë të tmerrshme shpirtërore. Ata nuk do ta kuptojnë se çfarë po durojnë, por Unë do ta lejoj këtë për arsye të Mëshirës Sime. Për të qënë të denjë të qëndroni para Meje dhe t’ju jepet Jeta e Përjetshme në Parajsën e Re, shpirtrat duhen pastruar në fillim. 

Ky pastrim do të ndodhi mbi Tokë, për ata që do t’i mbijetojnë persekutimit të antikrishtit, si dhe për ata që do të mbijetojnë përmes tranzicionit për në Parajsën e Re. Edhe Toka, në të njëjtën kohë, do të filloj ripërtëritjen e vet dhe e gjithë ligësia do të çrrënjoset, hap pas hapi.

Të jeni mirënjohës që Ati Im nuk e ka humbur Durimin e Tij dhe që Ai nuk i ndëshkon fëmijët e Tij, sipas rëndesës së mëkateve të tyre. Të jeni gjithashtu mirënjohës që Ai nuk e kthen Shpinën e Tij tani dhe thjeshtë të marri nga kjo Tokë ata shpirtra që me të vërtetë e duan Atë, e cila prej ligësisë së vet, është e neveritshme për Atë.

Ati Im këmbëngul sepse fëmijët e Tij janë Krijesa e Tij dhe Ai nuk do t’i lejoj ata të merren nga Satani. Kaq xheloz ishte Luciferri, sa kur Ati Im krijoi njeriun në Sh
ëmbëlltyrën e Tij, ai u betua se do të luftoj deri në ditën e fundit për ta kthyer njeriun kundër Krijuesit të tij.

Ati Im do të ndërhyj, prej Dashurisë së Tij, për ta bërë të pafuqishme forcën e Satanit. Çdo përpjekje e versionit të Satanit për Trininë e Hyjit, e përbërë nga profeti i rremë, antikrishti dhe shpirti djall
ëzor, do të përmbyset. Kjo betejë do të jetë e shëmtuar, e padrejtë ndaj shumë shpirtrave, që do të jenë tepër të dobët për t’u çliruar nga mbërthimi i të ligut, por ajo do të fitohet nga Hyji I Gjithpushtetshëm.

Të gjithë ju duhet të ktheheni tek Ati Im dhe t’i luteni Atij ta shpëtoj shpirtin tuaj dhe t’ju mbroj të mos ndiqni bishën drejt udhës së mundimeve të ferrit.

Jezusi juaj


Wednesday 28 August 2013

Unë do të siguroj që miliona më tepër t’i dëgjojnë Fjalët e Mia

E Martë, 20 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, Dashuria dhe Dhembshuria Ime për të gjithë mëkatarët do të thotë se Unë dhuroj Mëshirë të madhe mbi miliarda shpirtra. Që sot e tutje, Unë do t’i hap sytë e tyre ndaj Mesazheve të Mia për njerëzimin. Unë do të siguroj që miliona më tepër t’i dëgjojnë Fjalët e Mia, dhe kështu Unë mund të sjellë më shumë shpirtra të humbur në Parajsën e Re. Të gjithë këta shpirtra, që kurrë nuk do t’i pranonin këto Mesazhe për shkak të kokfortësisë së tyre, do t’i shikojnë ato tani për çfarë janë – një Vepër e Mëshirës nga ana Ime, që të mund të shpëtoj shpirtrat e tyre.

Priftërinjtë, të cilët i kishin kritikuar Mesazhet e Mia dhe i deklaruan ato të jenë fjalët e djallit do ta kenë kuptuar atëherë gabimin e tmerrshëm që ata bënë, duke ju mohuar shpirtrave mundësinë për të dëgjuar Zërin Tim Qiellor.

Jo-besimtarët, që janë përpjekur të gjejnë paqe, do të tërhiqen tani drejt Mesazheve të Mia dhe së shpejti ata do të kërkojnë ngushëllim nga Unë. Unë Jam duke pritur për ata dhe menjëherë sa ata të ecin drejt Meje, Unë do t’i mbush ata me një dëshirë për Dashurinë Time sa ata do të jenë të pafuqishëm të më shpërfillin Mua.

Besimtarët në Hyjin Atin e Gjithpushtetshëm, të cilët nuk më pranojnë Mua, Birin e Tij të dashur, do të ndjejnë një trazim brënda shpirtrave të tyre. Ata do të bërtasin për të Vërtetën kur të dëshmojnë mënyrat në në cilat bota do të ketë ndryshuar përtej njohjes.

Pastaj, ata që më duan Mua dhe që mbeten të patundur në besimin e tyre, por që nuk kanë arritur të më njohin Mua kur Unë i Thërras shpirtrat e tyre, do të arrijnë më në fund ta kuptojnë, kur Prania Ime Hyjnore do t’ju bëhet e ditur. Unë do të gëzoj kur këta, ndjekësit e Mi, më lejojnë Mua t’i udhëheq ata si duhet në udhëtimin final.

Unë i jap botës këto Dhurata sepse Unë e dua gjithsecilin. Priteni këtë Dhuratë me dashuri dhe mirënjohje.

Jezusi juaj

Tuesday 27 August 2013

Nëna e Shpëtimit: Fëmijët e mi kudo – ju duhet të më dëgjoni mua, Nënën tuaj të dashur, në këtë kohë dëshpërimi

E Hënë, 19 Gusht 2013

Fëmijët e mi kudo – ju duhet të më dëgjoni mua, Nënën tuaj të dashur, në këtë kohë dëshpërimi. Unë i bëj thirrje në veçanti atyre që kanë një përkushtim të madh ndaj meje, Nënës së Hyjit, ndërsa ju ngushëlloj në këtë kohë të braktisjes së madhe. Ju duhet ta pranoni këtë Ndërhyrje nga Qielli me hirin e mirë dhe të jeni mirënjohës që për arsye të Dashurisë së madhe të Atit tim të dashur, ju është dhënë kjo Dhuratë e madhe.

Kur ju besoni se dallga e madhe e paganizmit, që së shpejti do ta pushtoj Kishën e Birit tim, në mbarë botën, është përtej durimit tuaj, ju duhet të kërkoni ndërhyrjen time. Çfarëdo që të ndodhi, kur ju qëndroni besnikë ndaj Birit tim, edhe pse çdo përpjekje do të bëhet për t’ju çorjentuar, gjithçka do të jetë mirë. 

Kurrë mos u ndjeni se kjo është e pashpresë, sepse Lavdia e madhe e Birit tim dhe Vullneti i Hyjit do të zbulohen së shpejti.

Pavarësisht se sa shumë në Kishë shkojnë në gabim të rëndë, Fjala e Hyjit do të përhapet si zjarri. Dy dëshmitarët e Fjalës së Hyjit – Kisha e vërtetë e Krishtere dhe Shtëpia e Izraelit do t’i rezistojnë sprovës së kohës. Zjarri do të doli nga gojët e tyre në formën e Shpirtit të Shenjtë.

Me kalimin e kohës, pasi shkaku i këtij dëshpërimi të zbulohet, ata që janë besnikë ndaj të Vërtetës do të ngrihen dhe e tyre do të jetë Mbretëria e Krishtit. Gënjeshtrat gjithmonë do të zbulohen, edhe pse në fillim, ata që janë të mbushur me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë do të vuajnë aq shumë kur të shikojnë shkatërrimin e tmerrshëm në Kishat e Birit tim. E Vërteta do të shikohet dhe të gjithë ata që janë gabuar në fillim, gradualisht do ta kuptojnë ligësin, që do të jenë hedhur para jush.

Ju vetëm duhet të besoni tek Biri im gjatë këtij udhëtimi torturues, ku ju do të trajtoheni si një kriminel që insistoni të qëndroni të vërtetë ndaj Fjalës së Hyjit. Ju lutem ta kujtoni udhën e Vetë Birit tim për në Kalvari. 

Pranojeni këtë kryq, me dashuri dhe dinjitet, pasi ju e kënaqni shumë Birin tim kur ju mbartni barrën e Tij. Me anë të sakrificave dhe vuajtjeve tuaja, Ai do të shpengoj shpirtrat më të padenjë dhe pastaj Ai do të jetë në gjëndje t’i bashkoj të gjithë fëmijët e Hyjit.

Nënë juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Monday 26 August 2013

Atyre do t’ju kërkohet të premtojnë besnikërinë e tyre, përmes një betimi të ri, për të qëndruar besnikë ndaj Kishës

E Dielë, 18 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, plani i profetit të rremë për të mashtruar klerikët e botës ka filluar.

Nën maskën e një rinovimi dhe ringjallje të Kishës Katolike, të gjithë klerikët, brënda kësaj Kishe, do të dërgohen për pushim dhe meditim
 për t’i inkurajuar ata të pranojnë apostulatën e re. Këto do të bëhen të përhapura dhe shumë prej tyre do t’ju thuhet se qëllimi është për të bashkuar gjithsecilin në botë, në emër të drejtësisë. Ky mision i ri, do t’ju thuhet atyre, do të përkrahi të varfërit e botës dhe do të përpiqet të sjelli unitetin.

Atyre do t’ju kërkohet të premtojnë besnikërinë e tyre, përmes një betimi të ri, për të qëndruar besnikë ndaj Kishës. Atyre nuk do t’ju kërkohet ta vënë besimin e tyre tek Unë apo Fjala Ime e Shenjtë. Në të kundërt, ata do të betohen për besnikëri ndaj udhëheqësve të vetë-shpallur që kanë zënë Fronin e Pjetrit.

Nuk ka asnjë dyshim se atyre që ju është dhënë Dhurata e Urdhërimeve të Shenjta do t’ju kërkohet të marrin pjesë në një fallcitet, ku Unë, Jezu Krishti, nuk do të jem në krye, edhe pse do të duket sikur është kështu. Paraja do të jetë forca drejtuese dhe një organizatë e re financiare do të ngrihet për të kontrolluar kërkimin e fondeve për të siguruar që të varfërit e botës të përfitojnë.

Kur ju i ndryshoni Urdhërimet tuaja të Shenjta, në çfarë do mënyre, dhe pastaj i premtoni jetën tuaj dikujt që i këput të gjitha lidhjet me Mua, atëherë ju nuk do të jeni më të denjë të më shërbeni Mua. Gjithçka do të duket të jetë thjeshtëzuar në Sytë e Hyjit. Plani do të jetë për të bindur ata shërbëtorët e Mi të shenjtë të marrin pjesë, vullnetarisht, në paturpësinë, e cila do të lidhi shoqërinë dhe një botë jofetare me Kishën, e cila u krijua nga Unë, Jezu Krishti.

Në këtë mënyrë Unë do të fyhem. Çdo përpjekje për të mbështetur skepticizmin fetar do të duartrokitet nga jo-besimtarët dhe kjo do të duket se është një gjë e mirë, për shoqërinë e sotme të re të ashtu-quajtur moderne.

Së shpejti do të duket e çuditshme për t
ë Krishterët kur të shikojnë pjestarë të botës jofetare të mbështesin Kishën Katolike, me kaq entuziazëm. Por shumë do t’i hedhin tutje dyshimet dhe do t’i nënvlerësojnë shqetësimet e tyre, sepse ata do të besojnë mashtrimin e madh. Në bërthamën e këtij plani për të revolucionarizuar Kishën ndodhet një urrejtje për Mua dhe për gjithçka që Unë i dhashë Kishës Sime. Ju duhet të vini në pyetje gjithçka në ditët që do të vijnë. Kërkoni përgjigje kur ata të ndryshojnë Mësimet e Mia dhe t’i shtrëmbërojnë ato për t’ju përshtatur paganëve. Asnjë dishepulli, të zgjedhur nga Unë, nuk do t’i jepej ndonjëherë autoriteti ta bënte këtë, sepse kjo do të çonte në blasfemi.

Mjerë ata që e lejojnë Fjalën Time të Shenjtë të manipulohet dhe të krijohet vënd për të treguar respekt për ata që më mohojnë Mua.

Jezusi juaj

Sunday 25 August 2013

Nëna e Shpëtimit: Ata duhet të gjejnë vënde strehimi që të mund të ofrojnë Meshat ditore dhe Eukaristinë e Shenjtë

E Shtunë, 17 Gusht 2013

O fëmijët e mi të dashur, sa shumë rënkon Zemra ime për vuajtjen, që do të pësojnë priftërinjtë brënda Kishës Katolike, së shpejti.

Sa shumë nga shërbëtorët e shtrenjtë të Birit tim, dëshira e vetme e të cilëve është që t’i shërbejnë Hyjit dhe t’i sjellin shpirtrat në udhën e drejtë të shpëtimit, do të përballen me sprovat e një madhësie të tillë sa shumë do të largohen nga frika. Shumë do të jenë të verbuar ndaj të Vërtetës dhe do të pranojnë ndryshimet e mëdha në Kishë dhe do t’i mirëpresin ato, me besimin e gabuar se ato do të jenë për të mirën e të gjithëve. Ata që do ta dallojnë mashtrimin, e cila do t’ju tregohet Katolikëve, do të vrapojnë. Kaq të trëmbur për fatin e tyre, ata do të largohen nga Kisha, sepse do të jenë tepër të dobët për të rezistuar kundër ligësive të tilla.

Ata priftërinj që do të refuzojnë të pranojnë doktrinën e rreme do të akuzohen për herezi dhe shumë do të qortohen publikisht, që dështojnë t’i binden atyre tek të cilët duhet të përgjigjen. Shumë do të përjashtohen. Të tjerët do të bien martirë. Pastaj vijnë ata që do të drejtojnë  Kishën – Kishën e dhënë botës nga Biri im - 
në fshehtësi. 

Ata duhet të gjejnë vënde strehimi, që të mund të ofrojnë Meshat ditore dhe Eukaristinë e Shenjtë. Ata do të drejtohen nga Shpirti I Shenjtë dhe ata do të ndiqen nga Ushtria e Mbetur e Birit tim, e cila do të qëndroj besnike e patundur ndaj Mësimeve të Tij dhe Sakramenteve deri në ditën finale.

Ju duhet ta kuptoni se nëse jeni në ndonjë dyshim rreth vërtetësisë së këtij paralajmërimi, unë, Nëna e dashur e Krishtit, do të përdorem për të fshehur qëllimin e vërtetë të atyre forcave, që kanë hyrë në Kishën e Birit tim në Tokë. Unë do të përdorem si një drejtuese kukull e Kishës për të larguar njerëzit nga qëllimet e vërteta të këtij grupi djallëzor. Për t’i bindur fëmijët e Hyjit se ata mbeten besnikë ndaj Fjalës së vërtetë të Hyjit dhe traditave të Kishës Katolike, ata do të krijojnë ceremoni, të cilat ata do të thonë më nderojnë mua. 

Ata do të përdorin profecitë e Fatimas për të njollosur imazhin tim, duke i treguar botës një mashtrim të madh. Ata do të më përdorin mua për të njollosur Kishën e Birit tim dhe gjithçka që ata do të bëjnë do të jetë e mbrapshtë, në përputhje me kërkesat e të ligut.

Duke dhënë përshtypjen se ata nderojnë Nënën e Zotit, shumë Katolikë do të çohen drejt një ndjenje të gabuar sigurie. Kjo do të thotë se çdo dyshim, që ata do të kishin, kur panë ndryshimet e reja të çuditshme të Meshës dhe Sakramenteve, do të harrohen në çast. Sa më sjell kjo trishtim të madh. Imazhi im do të përdoret me qëllimin për të fyer Birin tim.

Satani më urren mua. Ai më ka frikë gjithashtu. Për të lënduar Birin tim, ai, me anë të atyre shpirtrave që i influencon, do të shkoj deri aty sa ta njollosi imazhin tim përmes shumë ritualeve sekrete dhe meshave të zeza. Statuja ime do të zbukurohet me simbole satanike dhe unë do të fyhem në shumë vënde nga grupet Masonike që kanë fituar kontrollin.

Lutuni, lutuni, lutuni, fëmijë, çdo ditë, për forcën për t’u konfrontuar me guxim me këtë ligësi. Mos ju trëmbni asaj. Pranojeni që ushtria e Satanit tani po kontrollon shumë kombe, në çdo pjesë të botës. 

Kur ju e pranoni këtë, atëherë mund t’ju jepet forca dhe vendosmëria që ju duhet. Kur ju i kërkoni këto hire, përmes Lutjeve të Kryqëzatës, ju mund dhe do të ndihmoni në dobësimin e kësaj ligësie.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Saturday 24 August 2013

Ata duhet t’i ruajnë Mesharet e Shenjta, veshjet, Biblën e Shenjtë dhe Kryqet e Shenjta. Të gjitha këto do të zëvendësohen

E Shtunë, 17 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, shumë prej atyre që janë të bekuar me një besim të fortë dhe dashuri për Mua, Jezu Krishtin, përfundimisht po fillojnë ta njohin Zërin Tim, kur Unë i flas botës përmes këtyre Mesazheve.

Ata që e kalojnë kohën e tyre duke i shërbyer skllavërisht gjarpërit, e dinë gjithashtu se jam Unë Ai që flas. Dhe kështu fillon beteja për të kryer Vullnetin Tim të Shenjtë, nga njëra anë, dhe dëshira prej armiqve të Hyjit të më luftojnë Mua.

Ata që po planifikojnë të shkaktojnë vuajtje mbi njerëzimin, si pjesë e marrëveshjes me bishën, do të jenë të kujdesshëm të mos shihen se po i kritikojnë këto Mesazhe publikisht, pasi duke e bërë këtë, ata do t’i bëjnë ato më të besueshme. Në të kundërt, ata do të përhapin urrejtje kundër Meje në mënyra të tjera, duke filluar me shkatërrimin e besimit të atyre brënda Kishës Sime. Ata do t'i kthejnë zemrat e atyre që më duan Mua kundër miqve t
ë tyre të Krishterë. Ata do të përkrahin paganët, shtrigat e kësaj epoke të re dhe adhuruesit e bishës, në vënd të Krishterëve, të cilët do t’i kundërshtojnë ritualet e shëmtuara pagane, që do të kryehen në Kishat Katolike dhe shpejt në kishat e tjera të Krishtere.

Këto ngjarje kanë akoma për të ardhur. Ju lutem të mos mendoni se Meshat e Shenjta apo Sakramentet e tanishme kanë ndryshuar akoma, edhe pse ato do të ndryshojnë shumë shpejt. Kur kjo të ndodhi, ju duhet të ktheni shpinën tuaj dhe të më mbroni Mua.

Shumë ndryshime janë planifikuar pak vitet e fundit nga ligësia Masonike në Kishën Time në Tokë. Tani planet e tyre, tashmë të njohura nga brënda radhëve më të larta nëpër kisha, janë gati për t’u shpallur. Ato do të zbulohen me njoftimin se Kisha Katolike do të modernizohet, që të bëhet e përshtatshme në shoqërinë e sotme të re liberale dhe tolerante. Do të thuhet, se ajo do ta hedhi të kaluarën pas shpine dhe pastaj do të thuhet se motoja e saj do të jetë për të përkrahur të gjitha besimet, për të treguar se nuk është me pikpamje të ngushtë. Ky njoftim do të festohet në mbarë botën dhe media do ta mbuloj këtë lajm të madh në faqet e para, kur më parë e shikonte Kishën Katolike me përçmim.

Fara e Satanit do të përdoret dhe ceremonitë e reja, ku formati i Meshave të Shenjta do të paraqitet mbrapsh, por të gjitha shprehjet e sakta në lidhje me Mundimin Tim do të zëvendësohen me kotësira – fjalë boshe – enë boshe – tabernakulla boshe. Të gjitha Kryqet e Mia do të zëvendësohen me simbolet sekrete të kultit.

Ky është dëshpërimi i treguar profetit Daniel. Ky është fundi i Eukaristisë Sime të Shenjtë dhe fundi i Meshës, si ju e njihni, në shumë vënde. Por shërbëtorët e Mi të dashur besnikë do të pregatisin tani, prodhimin e Kungimit të Shenjtë. Ata duhet t’i ruajnë Mesharet e Shenjta (Libri i Meshës), veshjet, Biblën e Shenjtë dhe Kryqet e Shenjta. Të gjitha këto do të zëvendësohen.

Ju shpejt duhet të mblidheni tani dhe të planifikoni, sepse nuk do t’ju lejohet të thoni Meshë sipas Vullnetit Tim.

Unë do t’ju drejtoj, shërbëtorët e Mi të shenjtë, kur të vij koha. Ata t
ë Krishterë që besojnë se kjo paturpësi do të shihet vetëm në Kishën Katolike, dijeni pra se kjo do të ndikoj mbi të gjitha kishat e Krishtere, deri kur ata të zhdukin të gjitha shprehjet apo shenjat e Mia. Më vonë ju do të ndëshkoheni rëndë pse e  shprehni Emrin Tim.

Ju do të tronditeni se sa shpejt Kisha në dukje e pafajshme, e rinovuar, por e infektuar do të rrëzohet në një kult të lig. Ata do të bëjnë të pamundurën të ndëshkojnë ata që do ta kundërshtojnë fenë e tyre të re pagane dhe të vetë-krijuar për një botë.

T
ë Krishterët dhe Hebrenjte do të jenë shënjestra kryesore e urrejtjes dhe ata do të persekutohen për shkak të fesë së tyre.

Në vënd që të frikësoheni, Unë ju Bëj Thirrje të pregatiteni të luftoni për Emrin Tim. Kurrë mos harroni se sa shumë Unë Jam akoma i urryer. Dijeni se kur ju më ndiqni Mua, në këto kohë që do të vijnë, kryqi juaj do të jetë shumë më i rëndë se i atyre që erdhën para jush.

Jezusi juaj

Friday 23 August 2013

Gjykimi i Parë është afër dhe Unë do t’i hedh të liqtë tutje

E Enjte, 15 Gusht 2013

Bija Ime e dashur, Unë i Bëj Thirrje të gjithë dishepujve të Mi, që e njohin të Vërtetën, të tregojnë guxim në këto kohë të vështira për njerëzimin.

Koha kur luftrat të shpërthejnë në shumë vënde, në të njëjtën kohë, është shumë afër. Kur të dëgjoni për të gjitha këto luftra dhe të dëshmoni mizorinë e plotë të atyre diktatorëve, të gjithë të lidhur kokë e këmbë, që i shkaktojnë këto luftra, ju do ta dini se koha për Ardhjen Time të Dytë është afër.

Shumë nga ju do ta dallojnë të Vërtetën e përmbajtur në Librin e Gjonit – Zbulesa – ndërsa është duke ju zbuluar tani. Mos kini frikë, sepse të gjitha këto gjëra duhet të ndodhin. Shumë, që nuk i pranojnë këto Mesazhe bëjnë një gabim të rëndë, sepse Libri I të Vërtetës thjesht tregon hollësirat dhe sekretet e përmbajtura në Librin e Zbulesës. Unë, Qengji I Hyjit, Jam I Vetmi Autoritet – vetëm Unë e kam lejën nga Ati Im – për të hapur Vulat e përmbajtura brënda.

Nëse ju nuk besoni në Librin e të Vërtetës, atëherë ju nuk besoni në Librin e Zbulesës.
Kini kujdes. Ata që e refuzojnë Librin e Zbulesës e humbasin Mëshirën Time. Por e Vërteta do t’ju tregohet atyre gjatë Paralajmërimit Tim të Madh përmes Ndërhyrjes Hyjnore, sepse përndryshe shumë nuk do të mund të më njihnin Mua apo
të kuptonin Mëshirën e madhe që Unë i sjell botës. Ju kurrë nuk duhet të shtoni në Librin e Zbulesës, të provoni ta interpretoni atë apo të hiqni ndonjë gjë prej saj për t’ju përshtatur dëshirave tuaja personale, sepse ju do të vuani për këtë. Kur ju i bëni këto gjëra ju ndërhyni me Fjalën e Hyjit. Ky Libër ju premtua juve. Hyji ka dërguar lajmëtaren e Tij të 7 për të zbuluar të Vërtetën. Pranojeni këtë me besim tek
Unë ose ju do të ecni të vetëm, të paditur mbi mashtrimin e tmerrshëm që do të bier mbi ata që e refuzojnë Fjalën e Hyjit.

Shumë, shumë ndryshime do të ndodhin tani në botë, ku asnjë njeri nuk do të shpëtoj pa i vënë re. Besimet fetare do të bëhen të kota, pasi miliona do të mbështesin një fe pagane, ku do t’ju thuhet se është për të nderuar Zotin. Përulësia dhe dashuria për të varfërit do të jenë arsyet, që do t’ju thuhen, prandaj dhe kisha e rinovuar dhe e përparuar do të lajmëroj një fillim të ri. Si qengjat në thertore, ju do të çoheni drejt liqenit të zjarrit. Kur ta kuptoni paturpësinë e tmerrshme, ndaj të cilës do të jeni tërhequr, mund të jetë tepër vonë. Kur ju i bëni nderime bishës, ai do t’ju infektoj dhe shumë do të bëhen skllevër me kalimin e kohës.

Ndryshimet e mëdha në sistemet politike dhe të medias në botë do të çojnë në një përçarje të madhe. Ata që janë besnikë ndaj Zotit në gjithçka që ju dha botës përmes Meje, Jezu Krishtit, do të jetojnë. Ata që më refuzojnë Mua nuk do të kenë jetë, sepse nuk do të jenë në gjëndje të pranojnë Mëshirën Time. Zemra Ime, edhe pse do të copëtohet në dysh prej kësaj, do të bëhet më e fortë dhe Drejtësia Ime do të triumfoj.

Gjykimi i Parë është afër dhe Unë do t’i hedh të liqtë tutje, pasi Qielli i Ri dhe Toka e Re do të mirëpresin vetëm ata që e pranuan Mëshirën Time. Shumë do të thonë: “Hyji është I Mëshirshëm. Ai kurrë nuk do të tregonte një mizori të tillë.” Përgjigja Ime është kjo. Toka, si ju e njihni, nuk do të jetë më. Në vënd të saj, një Tokë e re do të dali – shumë më e gjerë dhe më e madhe se e para, ku 12 kombet do të banojnë, krah për krah, në harmoni të dashur. Vetëm ata që mbeten besnikë ndaj Meje dhe ata që nuk më njohin Mua, por që e pranojnë Dorën Time, kur Unë t’ju vërtetoj atyre të Vërtetën gjatë Paralajmërimit, do të hyjnë tek portat. Pastaj Unë do t’i mbyll ato. Asnjë njeri tjetër nuk do të hyj më pas, sepse Gjykimi Im do të jetë hedhur. Gjithë dëshpërimi do të harrohet dhe i ligu do të hidhet në Ferr, ku do të vuaj përjetësisht. Njeriu kurrë nuk duhet të nënvlerësoj Dashurinë, Mëshirën dhe Dhembshurinë Time të Madhe. Por ai gjithashtu duhet t’i trëmbet Ndëshkimit Tim, sepse ai do të jetë përfundimtar kur trumpeta e fundit të bier në Ditën e Madhe të Zotit.

Dhe pastaj, do të marri fund.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/15/the-first-judgement-is-close-and-i-will-cast-the-wicked-aside/

Thursday 22 August 2013

Kur ju e nderoni Nënën Time, ju duhet të vizitoni Faltoret e saj dhe t'i bëni asaj nderime atje

E Mërkurë, 14 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, asnjë njeri i gjallë nuk mund ta kuptoj ndonjëherë plotësisht se sa dinak është Satani. Tek ata që ai infekton, dijeni se ata kurrë nuk do t’ju japin përshtypjen e të ligut. Në të kundërt, ata do të jenë shumë tërheqës, me humor, me autoritet dhe bindës kur ata t’ju zbulojnë mënyrat e tyre mëkatare, me qëllim që ju ta pranoni mashtrimin e tyre.

Ata, brenda Kishës Sime, që i bëjnë nderime të ligut dhe që i ndjekin pa asnjë kundërshtim udhëzimet e tij, do t’ju çorjentojnë më shumë me sjelljen e tyre të shenjtë. Ata do të fitojnë shumë prej jush sipas mënyrave të tyre, pasi do t’ju duket se ata me të vërtetë më nderojnë Mua dhe Nënën Time të dashur. 

Por dijeni se çdo veprim dhe sjellje e shenjtë në dukje do të mbulojnë një fyerje para altarëve, që janë krijuar për të nderuar Emrin Tim. Ju duhet ta dini se kur ata nderojnë bishën, ata do të prezantojnë çfarë do të duken si vepra të shenjta para jush, por ato do të jenë të kundërta. Qëllimet e tyre do të duken të jenë më të shenjta dhe të respektueshme, por mos u mashtroni. 

Kur ju nderoni Nënë Time, ju duhet të vizitoni Faltoret e saj dhe t’i bëni asaj nderime atje. Ata që më duan Mua do të shkojnë tek ajo. Ata kurrë nuk duhet ta pranojnë që Nëna Ime mund të urdhërohet në oborrin e armiqve të Kishës Sime.

Shenjat e tjera që bota do të kërkohet t’i pranoj, të cilat do të duken të nderojnë Trininë e Hyjit, Nënën Time dhe të gjithë shenjtorët, do të shfaqen si të mira. Por ato gjithmonë do t’ju tregohen në një mënyrë të ndryshme nga armiqtë e Hyjit. Kur e papritura t’ju paraqitet, dijeni se kjo është një shenjë e madhe e bishës, që do të gënjej botën të besoj se ai dhe bashkpunëtorët e tij janë shenjtorë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/14/when-you-honour-my-mother-you-must-visit-her-shrines-and-pay-homage-to-her-there/

Wednesday 21 August 2013

Ata së shpejti do t’i përdorin kishat si vënde për të bërë tregëti dhe për të nxjerrë përfitime

E Martë, 13 Gusht 2013

Bija Ime e dashur, çfarë trishtimi do të ndjehet nga Katolikët dhe të Krishterët, në mbarë botën, kur të shikojnë se si kishat e tyre dhe vëndet e adhurimit do të kthehen në vënde argëtimi.

Shumë aktivitete do të mbahen nëpër kishat, të cilat janë për të më bërë nderime Mua, por që do ta fyejnë Emrin Tim. Ata së shpejti do t’i përdorin kishat si vënde për të bërë tregëti dhe për të nxjerrë përfitime. Të gjitha këto gjëra kanë për të ndodhur dhe ata që më duan Mua, do të lotojnë me trishtim të madh. Sa do të vuajnë këta shpirtra të gjorë, pasi do t’ju duhet t’i luftojnë blasfemi të tilla. 

Herezitë që ju imponohen atyre t’i gëlltisin do të thotë se fare pak respekt do të tregohet ndaj shpirtrave të tillë gjatë shumë praktikave dhe ceremonive, që e fyejnë Zotin. Do të ketë këngë, të qeshura, zëra të lartë dhe recitime përrallash, të cilat nuk kanë fare të bëjnë me Mua. Prapë të gjitha këto vepra të ndyra do të kryhen në Kishat e Mia dhe para Meje.

Bija Ime, dëgjoje tani Premtimin Tim. Unë do të shkoj në fund të Botës për të shpëtuar çdo mëkatar. Por, kaq të infektuar do të bëhen shpirtrat, sa pavarësisht se çfarë Unë bëj për ata, ata kurrë nuk do ta pranojnë Mëshirën Time, madje edhe në pikën e vdekjes, edhe pse do ta dinë se Ferri i pret ata.

Megjithatë, ju duhet ta pranoni se shpirtrat do të jenë të humbur për Mua, sepse ligësia e tyre është kaq e rrënjosur brënda shpirtrave të tyre sa asnjë ndërhyrje nuk do t’i ndante ata nga bisha. 

Çfarë Unë duhet t’ju them është kjo. Mos i lejoni ata që janë të infektuar nga i ligu t’ju largojnë nga Unë përmes gënjeshtrave të tyre. Kur ju i pranoni gënjeshtrat, të diktuara prej atyre që nuk më nderojnë Mua, ju do ta dobësoni besimin tuaj – madje edhe nëse është vetëm një, në një aspekt në lidhje me Mësimet e Mia. Nëse ju dorëzoheni ndaj një kërkese të vetme, e sajuar për ta ndryshuar interpretimin tuaj ndaj çfarë Unë ju kam treguar, kjo do të thotë se ju do të lejoni të ligun t’ju tundoj, më me forcë, për t’u larguar nga Unë. 

Mbulojini veshët me duar kur blasfemitë të derdhen nga goja e bishës. Mos pranoni asgjë që do t’i tradhëtoj Sakramentet e Mia apo Mësimet e Mia. Kthehuni nga ana tjetër dhe më ndiqni Mua sepse, kur të gjitha këto gjëra të ndodhin, do të jetë vetëm një udhë ku ju mund të kaloni. Kjo është Udha Ime – Udha e të Vërtetës. Vetëm e vërteta e plotë është e pranueshme. Një gjysëm e vërtetë do të thotë se ajo bëhet një gënjeshtër. 

Tuesday 20 August 2013

Përmbytjet do të jenë të zakonshme dhe ju do ta dini se cilat pjesë të botës e zemërojnë Atin Tim më shumë

E Hënë, 12 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, ndjekësit e Mi ngado, përfshi ata që nuk dinë rreth këtyre Mesazheve, do të tërhiqen drejt kishave të Mia në këtë kohë duke më kërkuar Mua. Për arsye të Dhuratës Sime të Shpirtit të Shenjtë për ata, ata do të përfshihen nën Strehën e Zemrës Sime. Ata do t’i ndjejnë trazirat në botë dhe do ta dinë se kanë nevojë për ndihmën Time për të mbetur të vendosur ndaj Mësimeve të Mia.

Shumë do t’i ndjejnë ndryshimet në ajër, kur armiqtë e Hyjit të fillojnë ta bëjnë të njohur planin e tyre të urrejtjes për të mashtruar botën, ndërsa veprat e tyre të liga, për ta justifikuar mëkatin në gjithë maskat e veta, do të bëhen të njohura. Bota do të përfshihet në një dallgë ankthi dhe shumë do të tronditen nga përpjekjet që do të shihen ngado për ta adhuruar mëkatin në çdo formë.

Mëkatet e trupit do të aprovohen. Kotësia dhe një dashuri e fiksuar për vetveten do të dëshmohet në të gjithë botën. Vetë-pëlqimi, si asnjëherë tjetër, do të duket të jetë një veçori kryesore. Ata që nuk i kërkojnë kënaqësi të tilla do të shpërfillen dhe do të bëhen të ndjehen si të huaj. Mëkatet e të ligut do të lavdërohen dhe ndërsa njeriu e gjen veten të zhytur në këtë çmënduri, botës do t’i tregohen vërshimet e zemërimit kur Ati Im të fshij nga faqja e dheut shumë pjesë të shumë vëndeve. Përmbytjet do të jenë të zakonshme dhe ju do ta dini se cilat pjesë të botës e zemërojnë Atin Tim më shumë, kur ujrat të derdhen me zemërim mbi kombet.

Të gjitha kombet djallëzore do të përjetojnë direkt se si mëkatet e trupit do të ndëshkohen. Ati Im do ta ndaloj të ligun të rrëmbejë shpirtrat e atyre që janë fajtorë ndaj këtij mëkati, me qëllim që t’i pengoj ata të mos infektojnë të tjerët. Ata do të ndalohen. Ata nuk do të lejohen më të vazhdojnë me infektimin e tyre. Kjo ligësi do të zgjidhet dhe Ndërhyrja Hyjnore do të dëshmohet tani, ngado, prej Dor
ës së Hyjit.

Lutuni për Mëshirë për ata mes jush që do të përfshihen në këto ndëshkime. Unë do t’i mbroj ata që kthehen tek Unë për mbrojtje.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/12/floods-will-be-commonplace-and-you-will-know-which-parts-of-the-world-anger-my-father-the-most/

Monday 19 August 2013

Dijeni se dhimbja e refuzimit do të jetë pikërisht si ajo që Unë, dhe apostujt e Mi, na duhej të duronim gjatë Kohës Sime në Tokë

E Shtunë, 10 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, asnjë njeri mes jush nuk është aq i pastër në shpirt sa të mund të gjykoj të tjerët në Emrin Tim. Por dijeni këtë, ata prej jush që janë besnikë ndaj Meje dhe që i ndjekin Mësimet e Mia – do t’ju duhet të duroni shumë hidhërim kur të dëshmoni paturpësinë më të madhe djallëzore, me të cilën bota do të përballet.

Në emër të drejtësisë sociale dhe dhembshurisë sociale, profeti i rremë do të filloj, atë që bota do ta besojë të jetë, për të ungjillizuar dhe krijuar një kishë moderne. Kjo kishë do të shihet të arrijë tek të gjithë mëkatarët dhe do të përfshijë ata mëkatarë, mëkatet e të cilëve nuk janë të pranueshme nga Unë.

Ju, ndjekësit e Mi të dashur, do të shiheni si një sekt heretik, sepse ju do të vazhdoni të shpallni të Vërtetën. Të gjitha përpjekjet për të qëndruar të vërtetë ndaj Meje do të sulmohen ashpër. Ju do të dëboheni dhe do të deklaroheni të jeni disidentë të djathtë. Çdo përpjekje për t'i ruajtur traditat e Ceremonive të Shenjta do të shpërfillet.

Fuqia e atyre që do t’i mashtrojnë kishat e Mia në Tokë nuk duhet nënvlerësuar, pasi miliona shërbëtorë të shenjtë do të përkrahin doktrinën e re të rreme. Ata, gabimisht, do të besojnë se kjo doktrinë e re është një formë ungjillizimi. Përkrahja e tyre, si shërbëtorë të gatshëm të paturpësisë, do ta bëj të vështirë për ata të Krishterë që e njohin të Vërtetën. Zërat e tyre do të jenë si përshpërima mes britmave të atyre që do të bëhen skllevër të gënjeshtrave, të krijuara në Emrin Tim.

Dijeni se dhimbja e refuzimit do të jetë pikërisht si ajo që Unë, dhe apostujt e Mi, na duhej të duronim gjatë Kohës Sime në Tokë. Priftërinjtë e asaj dite, që deklaronin se e donin Hyjin, nuk kishin asnjë hezitim të heshtnin zërat e dishepujve të Mi, të cilët ju sollën atyre lajmin se Kush isha Unë. Këtë herë, kur Unë të lajmëroj Ardhjen Time të Dytë, profetët dhe dishepujt e Mi do të lëndohen kur zërat e tyre do të shpërfillen dhe ata do të akuzohen për blasfemi.

Ndërsa ndjekësit e Mi përhapen dhe shtohen, ata do të jenë si të vobektët dhe do ta ngjisin Malin e Kalvarit – të zhveshur, pa asnjë gjë përveç se besimit të tyre. Ndërsa ata do ta mbajnë të gjallë Flakën e Dritës Sime në Kishën Time – Kishën Time të Vërtetë – ata kurrë nuk do të devijojnë nga e Vërteta dhe do të mbartin mbi shpinën e tyre një kryq të rëndë.

Ky është kryqi i shpëtimit, sepse mbi shpinën e tyre të gjorë, të dërrmuar ata do të mbartin mëkatet e atyre që më braktisin Mua. Mundimi i tyre do të jetë i rëndë. Për arsye të dashurisë së tyre për Mua, ata do të vuajnë për shkak të të tjerëve, me qëllim që të shpëtojnë shpirtrat e tyre të dëshpëruar.

Ata shpirtra nuk e meritojnë të shpëtohen. Ata do të shpëtohen vetëm pse Unë vendos t’i shpëtoj ata. Ata do të më kenë fyer Mua, do të kenë shkaktuar vuajtje të tmerrshme mbi ndjekësit e Mi besnikë dhe do të kenë torturuar Ushtrinë Time të Mbetur.

Prapë, Unë do t’i shpëtoj ata për arsye të besimit të atyre në Ushtrinë Time të Mbetur.

Ata njerëz të tjerë, që i kanë shitur shpirtrat e tyre tek bisha, ta dinë këtë. Ju mund të mos besoni në Ferr, por Unë do t’ju zbuloj se çfarë vuajtjesh ju sjell ai. Ditën që Unë do t’ju tregoj nivelet e torturës në Ferr, ajo do t’ju terrorrizoj dhe shumë prej jush do të klithni për Mëshirën Time. Dhe Unë do t’ju shpëtoj, nëse ju më kërkoni Mua t’ju fal. Unë do ta bëj këtë gjatë Ditës së Paralajmërimit të Madh. Ata prej jush, që do ta ndjejnë djegjen e flakëve të Ferrit, por që nuk do të kthehen tek Unë – ju nuk do t’i shpëtoni Paralajmërimit dhe ai moment që ju më refuzoni Mua do të jetë i fundit për ju.

Të gjithë ata, që mbeten besnikë ndaj Meje dhe të vërtetë ndaj Fjalës Sime – edhe pse ju do të vuani – e ardhmja përpara jush është me lavdi të madhe.

Ata që nuk do t’i kushtojnë vëmëndje Paralajmërimit Tim apo të dëgjojnë të Vërtetën do të jenë në rrezik të madh.

Ata mes jush, që e adhurojnë bishën dhe ata që e ndjekin profetin e rremë në fenë e re mbarë botërore, do të hidhen në flakët përvëluese të Ferrit, të gjallë, së bashku me këta të dy.

E Vërteta ka shije të hidhur, por kur ju e pranoni atë, ajo do t’ju sjelli Jetën e Përjetshme, ku ju do të shijoni përherë Mbretërinë Time me të dashurit tuaj. Mos e prisni kordonin që ju lidh me Jetën e Përjetshme, sepse do të vuani mundime të tmerrshme dhe kurrë nuk do t’ju jepet falja.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/10/know-that-the-pain-of-rejection-will-be-exactly-as-i-and-my-apostles-had-to-suffer-during-my-time-on-earth/

Sunday 18 August 2013

Nëna e Shpëtimit: Cili njeri mund ta refuzonte ndonjëherë këtë ekzistencë të re të përkryer

E Premte, 9 Gusht 2013

Bija ime, çdo përpjekje do të bëhet nga i ligu për t'i inkurajuar të gjithë shpirtrat, përfshi ata që janë më të afërt me Zemrën e Birit tim, për ta refuzuar dhe mohuar Ardhjen e Tij të Dytë.

Ashtu si shpirti djallëzor luftonte kundër meje, Nënës së Hyjit, në kohën që çonte drejt lindjes së Jezusit, i njëjti kundërshtim do të dëshmohet kur Ardhja e Tij e Dytë të afrohet.

Shumë njerëz janë të verbuar ndaj Premtimit të bërë nga Biri im, kur Ai tha se Ai do të vinte përsëri. Shumë, që nuk e pranojnë se Ardhja e Tij e Dytë do të ndodhi së shpejti, janë të papregatitur sepse ata nuk mund ta pranojnë që ajo do të ndodhi gjatë jetës së tyre. Por, në ditët menjëherë pas vdekjes së Birit tim në Kryq, apostujt e Tij menduan se ata do të dëshmonin Ardhjen e Tij të Dytë.

Ky besim ishte përhapur gjithashtu edhe në mëndjet e të Krishterëve me qindra vite më vonë. Por kjo nuk është e njëjta sot. Disa besojnë se Ardhja e Dytë i referohet një pjese të vjetër të Shkrimit të Shenjtë dhe ajo është një ngjarje që i përket të ardhmes. Ata nuk besojnë se Ardhja e Dytë ka ndonjë kuptim për ata në botën e sotme moderne. Gjithçka në botë sot është e bazuar në materializm, inteligjencën moderne njerëzore dhe mrekullitë e mëdha që janë si rrjedhojë e zhvillimeve në shkencë.

Fëmijë, ju duhet të pregatiteni. Ju nuk duhet të frikësoheni. Është për arsyen e dashurisë së madhe të Birit tim për ju që Ai vjen përsëri së shpejti për t’ju sjellë një paqe të madhe, një liri të madhe nga trishtimi dhe dëshpërimi – që shkaktohen si rezultat direkt i mëkatit në botë.

Ardhja e Dytë e Krishtit është çfarë i nevojitet njerëzimit për të mbijetuar. Nëse Jezusi nuk do të vinte shpejt, ashtu si është parathënë, atëherë bota do të shkatërrohej dhe njeriu do të braktisej. Kjo Dhuratë do t’ju sjelli juve një jetë të re, një fillim të ri të mrekullueshëm dhe të lavdishëm në Parajsën e Re. Ajo do të jetë ripërtëritja më e madhe e Tokës dhe bashkë me atë do të vij Jeta e Përjetshme. Cili njeri mund ta refuzonte këtë ekzistencë të re të përkryer? Askush, nëse do t’i jepej njohuria e plotë e kësaj Epoke të Re të Paqes, ku Parajsa do të rivendoset, nuk do t’i kthente shpinën. As edhe një mëkatar i vetëm nuk do të donte të përjashtohej, por për fat të keq mëndjet e shumë njerëzve do të verbohen ndaj të Vërtetës. Në të kundërt, ata do të besojnë se paqja do të jetë e tyre kur të gëlltisin gënjeshtrat, që së shpejti do t’ju tregohen atyre, në besimin e gabuar se ato vijnë nga Hyji.

Lutuni, lutuni, fëmijë, që ju të bekoheni me Dhuratën e dijes, të dhënë atyre që janë të denjë të mbushen me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Vetëm ata që e pranojnë Dorën e Mëshirës, prej Dorës së Hyjit, do të çohen në jetën e përjetshme.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/09/mother-of-salvation-what-man-could-ever-reject-this-new-perfect-existence/

Saturday 17 August 2013

Një shpirt nuk mund të bëhet përsëri i plotë deri kur të njohi Madhështinë e Hyjit

E Premte, 9 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, njerëzit nuk e kuptojnë plotësisht se çfarë do të thotë të jenë të bashkuar me Zemrën Time. Unë, Jezu Krishti, erdha për ta çliruar njerëzimin nga skllavëria e vet e mëkatit. Mëkati u krijua kur Luciferi besoi se ai ishte më i madh se Hyji. Për shkak të xhelozisë së tij djallëzore, ai e tundoi njeriun – fëmijët e parë të Hyjit, Adamin dhe Evën – për t’u larguar prej Tij.

Vdekja Ime ju dha të gjithë fëmijve të Hyjit Dhuratën e shpëtimit. Shumë njerëzve në botë, prej të gjitha besimeve, përfshi ata që nuk besojnë në Zot apo ata që e mohojnë Hyjin dhe që vendosin idhuj të rremë para Tij, ju ofrohet të gjithëve Dhurata e shpëtimit. Jo të gjithë do ta pranojnë këtë Dhuratë. Unë vij tek secili prej jush si një Shpëtimtar.

Unë do të vij para secilit prej jush, për t’ju vërtetuar të Vërtetën, para ditës finale. Unë do të vij për të ofruar Dhuratën e Jetës së Përjetshme madje edhe tek ata që kanë mëkatuar rëndë në Sytë e Hyjit.

Lavdia e Hyjit është udha juaj përpara jush dhe për ta marrë këtë Dhuratë, e gjitha që ju duhet të bëni është të pranoni Mëshirën Time. Hyji është I Gjithpushtetshëm, I Fuqishëm dhe është I Përkryer në çdo mënyrë. Atë e duan shumë të gjithë engjëjt dhe shenjtorët në Qiell. Atë e duan tepër shumë shpirtra që janë të gjallë në botë sot. Të gjithë do ta dëshmojnë Lavdinë e Tij Madhështore në Qiellin e Ri dhe Tokën e Re.

Hyji nuk ka nevojë për njeriun. Është vetëm prej Dashurisë së Tij për njeriun që Ai më dërgon Mua, Birin e Tij të dashur, edhe njëherë për t’ju sjellë atyre Jetën e Përjetshme, të cilën Ai e ka premtuar. Prandaj dhe Ai është I Duruar. Prandaj dhe Ai e mbyll një Sy ndaj mëkatit, me shpresën se fëmijët e Tij do të kthehen tek Ai dhe do ta pranojnë Dashurinë e Tij.

Dashuria është e fuqishme kur ajo është e pastër dhe vjen nga Hyji. Kur shpirti është i pastër, ai do të tërhiqet me lehtësi drejt Dashurisë së Hyjit. Shpirtrat, që kanë nevojë të pastrohen, do ta pranojnë Dashurinë e Hyjit, nëse ata e pranojnë vuajtjen që kërkohet për t’i bërë ata përsëri të plotë. Një shpirt nuk mund të bëhet përsëri i plotë deri kur të njohi Madhështinë e Hyjit dhe të përkulet para Tij në shërbim të përulët.

Dita kur të gjithëve ju do t’ju tregohet udha drejt shpëtimit është afër. Çdo mëkatari të vetëm do t’i jepet mundësia të arrij tek Hyji. Ata që do ta bëjnë këtë do ta kenë Mëshirën Time me bollëk.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/09/a-soul-cannot-be-made-whole-again-until-it-recognises-the-greatness-of-god/

Thursday 15 August 2013

Hyji Atë: Antikrishti është tani gati të shfaqet

E Mërkurë, 7 Gusht 2013

Bija Ime më e dashur, bota duhet të pregatitet për ardhjen e armikut më të madh të njerëzimit që nga koha kur fëmijët e Mi u vendosën mbi këtë Tokë.

Antikrishti është tani gati të shfaqet dhe plani i tij është ky. Ai do të presi deri sa luftrat të egërsohen ngado. Pastaj ai do të ndërhyj dhe do të krijoj një paqe të rreme në shtetin e Izraelit duke i bashkuar ata me Palestinën në një aleancë të pangjajshme. Gjithkush do t’i thuri atij lavde pafund. Ai nuk do të ndaloj me kaq, sepse ai do të l
ëvizi me një hap që do të çudisi shumë dhe do të negocioj marrëveshje paqeje në shumë kombe të dërrmuara nga lufta. Përsëri, ai do të lavdërohet dhe pastaj do të admirohet, me një përkushtim të jashtëzakonshëm nga miliarda njerëz në mbarë botën.

Pastaj gjithçka do të duket mirë. Shumë shpejt ai do të përfshihet me punë bamirësie dhe ai do të lidhet me bankat kryesore botërore për të krijuar një institucion financiar të ri, të fuqishëm. Shumë udh
ëheqës politikë dhe të biznesit do të përfshihen në shumë nga planet e tij. Menjëherë do të krijohet një përbindësh, në emrin e zhvillimit të ekonomisë botërore. Kjo do të jetë Babilonia e re, qëndra e gjithë pushtetit, nga e cila elita dhe të pasurit e botës do të bëjnë tregëti. Kjo do të duket të jetë burimi i lajmeve të mira, ku njerëzit do të përfitojnë në shumë mënyra nga puna, shtëpitë ku ata banojnë dhe ushqimi me të cilin ata ushqejnë familjet e tyre.

E gjithë lavdia do ta rrethoj antikrishtin. Pastaj ai, së bashku me profetin e rremë, do të krijoj një bashkpunim global, e cila do të paraqitet si inicjativa më e madhe humanitare. Bota do ta duartrokasi këtë Babiloni të re dhe gjithkush do të kërkoj për ta provuar dhe fituar madje dhe një vënd sado të vogël brënda qëndrës së saj.

Babilonia e re, do t’ju thuhet të gjithëve, është për të lavdëruar të madhin, për të promovuar ambjentin, për të mbështetur tokën mëmë dhe për të hequr qafe varfërinë në botë me pasuritë, që do të rrjedhin prej goj
ës së saj të ndyrë.

Kur kjo të ndodhi, Dora e ndërhyrjes Sime do ta rrotulloj botën në boshtet e veta. Unë nuk do të rri pa i paralajmëruar fëmijët e Mi mbi pasojat e përkrahjes së kësaj paturpësie, e krijuar në thellësitë e Ferrit dhe e shkaktuar mbi njerëzimin. Shenjat e Mia të mëdha do të jepen për t’ju treguar të gjithëve atyre që e mbështesin dhe e pranojnë këtë fyerje në Emrin Tim Të Shenjtë.

Unë do ta lëkund botën dhe ajo do të anoj pjerrtas. Asnjë njeri nuk do të jetë në gjëndje ta shpërfilli ndërhyrjen Time. Pastaj Unë do të hedh zjarr mbi një të tretën e Tokës. Menjëherë, do të shihet zia e urisë, por jo prej Dorës Sime – ajo do të jetë prej ndotjes së qëllimshme të Tokës nga antikrishti. Ndërsa ai dhe bashkpunëtorët e tij shaktojnë ligësi mbi njerëzit e pafajshëm në shumë kombe, Unë do të godas.

Kur kjo vuajtje do të jetë e rëndë për t’u duruar, mos kini frikë, fëmijë, sepse ajo do të jetë e shkurtër. Dashuria Ime është e madhe për të gjithë ju, por Drejtësia Ime është e shpejtë dhe ndëshkimi Im është i madh.

Ju nuk duhet të pranoni çfarë ju sillet para jush. Kur të shikoni njeriun e paqes, antikrishtin, të marri nderime dhe shpërblime për punët e tij të mëdha në vëndet e dërrmuara nga luftrat, dijeni se Ndërhyrja Ime është afër.

Ju duhet të qëndroni të bashkuar me Birin Tim, Jezu Krishtin, gjatë gjithë kohës dhe lutuni që Sakramentet të bëhen të vlefshme për ju nga priftërinjë dhe klerikët besnikë gjatë periudhave të sprovave që shtrihen para jush.

Vullneti Im, do të kryhet.

Asgjë nuk mund, apo ta ndaloj të kryhet Besëlidhja e Fundit ku Biri Im do të Mbretëroj në Paqe.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/07/god-the-father-the-antichrist-is-now-ready-to-reveal-himself/

Nëna e Shpëtimit: Mos pranoni tolerancë që paganët të kontrollojnë kishat e Hyjit

E Martë, 6 Gusht 2013

Bija ime, ti kurrë nuk duhet t'i dëgjosh ata që i sulmojnë këto Mesazhe nga Trinia e Bekuar, sepse ata do të shp
ërqëndrojnë ty nga kjo Punë. Dije se, ky Mision do të sulmohet më shumë se ndonjë tjetër, për shkak të rëndësisë së Tij. Talljet, përqeshjet dhe kritikat, do të vazhdojnë deri në ditën e fundit kur ti të marrësh Mesazhin Final.

Plani për të zhvlerësuar këto Mesazhe do të intensifikohet dhe urrejtja do të shtohet, prandaj ju lutem të jeni të pregatitur. Këto Mesazhe nuk mund të shpërfillen nga besimtarët, apo jobesimtarët, sepse Fjala e Hyjit kurrë nuk do të kaloj pa u vënë re. Urrejtja kundër Hyjit në botë pikërisht tani është ngado dhe ata që e shpallin Fjalën e Tij në këto kohë do të vuajnë.

E Vërteta gjithmonë ka q
ënë refuzuar që kur Hyji dërgoi profetët e Tij në fillim për t'i paralajmëruar fëmijët e Tij ndaj rreziqeve të paganizmit. Paganizmi është antiteza e të Vërtetës – Fjalës së Hyjit. Ata shpirtra të gjorë, që nderojnë zotat e rremë, e zemërojnë Atin Tim, së tepërmi. Ai është një Hyj xheloz, sepse ishte përmes Tij që gjithçka filloi. Ai është I Gjithpushtetshëm. Ai është një Hyj i dashur, por Zemërimi I Tij është për t’u patur frikë kur paganët i infektojnë ata që e duan Atë.

Kur fëmijët e Hyjit – ata që besojnë tek Ai, dhe që e adhurojnë Atë, përmes Birit të Tij të dashur, Jezu Krishtit – përpiqen të bashkohen me shpirtrat e tjerë, me të gjitha fetë, duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Hyji dëshiron të gjithë fëmijët e Tij ta duan njëri tjetrin, pavarësisht nga rraca, besimi apo kombi. Çfarë Ai nuk do të lejoj është që të Krishterët të përkrahin paganët, brënda kishës së tyre. Kur kjo të ndodhi, paganët do të fshijnë të gjitha gjurmët e Krishtërimit. Është fyese ndaj Hyjit, që t
ë merret e Vërteta – Fjala e Hyjit – dhe të lejohen gënjeshtrat ta njollosin Atë.

Profetët e Hyjit e paralajmëruan njerëzimin mbi rreziqet e p
ërkrahjes së paganizmit, pasi ajo çon drejt shkatërrimit të plotë. Kur kjo të ndodhi, kombet që do ta lejojnë këtë paturpësi në kishat e tyre do të zhduken, ku fare pak Mëshirë do të tregohet.

Mos pranoni tolerancë që paganët të kontrollojnë kishat e Hyjit. Ju kurrë nuk duhet ta harroni Sakrificën e madhe të bërë nga Hyji kur Ai dërgoi Birin e Tij të vetëm për të sjellë shpëtimin tuaj. Ditën kur ju të pranoni praktikat e kishave të tjera, jo ato të Hyjit, apo kur të tregoni respekt për paganët, është dita kur ju do t’i ktheni shpinën të Vërtetës.

Mbajini sytë hapur dhe lutuni që kishat tuaja nuk do t’ju detyrojnë të hiqni dorë nga besnikëria juaj ndaj Jezu Krishtit.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/06/mother-of-salvation-do-not-accept-tolerance-for-pagans-to-take-over-the-churches-of-god/

Wednesday 14 August 2013

Kur ju e mbroni Fjalën Time, ju do të konsideroheni si të pashpirtë, të ashpër dhe që ju mungon dhembshuria ndaj atyre që nuk besojnë në Zot

E Hënë, 5 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, sa lotoj me trishtim kur Unë shikoj përçarjen e tmerrshme që po shfaqet brënda Kishës Sime në Tokë. Megjithatë, hidhërimi i Vuajtjes Sime është lehtësuar, nga ata që me të vërtetë më duan Mua dhe që tashmë ndjehen të shqetësuar për mënyrën se si po trajtohet Trupi Im.

Ju kurrë nuk duhet ta ndjeni të nevojshme për të pranuar ndonjë detyrë, veprim apo fjalë që janë kundër Meje. Nëse ju ndjeheni të shqetësuar me çfarë dëshmoni, brënda Kishës Sime, nga ata që betohen se janë të bashkuar me Mua, kur ata e shkatërrojnë Trupin Tim, ju duhet të ndiqni zemrën tuaj. Unë Jam me ju në çdo sekondë të kësaj braktisje të madhe dhe për ata që do të vazhdojnë të më thërrasin Mua, Unë do t’ju hap sytë ndaj të Vërtetës, që ata të mbeten të vërtetë ndaj Meje.

Koha është pothuajse gati tani.

Dyert e Kishës Sime shpejt do të mbyllen për ata që do të insistojnë të qëndrojnë besnikë ndaj praktikave tradicionale të Krishtërimit. Këto dyer do t’ju përplasen në fytyrë kur ju të më dëshmoni Mua. Besimi juaj do të vihet në lojë, në mënyrën më dinake, prandaj kur ju të mbroni Fjalën Time, ju do të konsideroheni të jeni të pashpirtë, të ashpër dhe që ju mungon dhembshuria ndaj atyre që nuk besojnë në Zot.

Ju do të qortoheni nëse jeni një shërbëtor i shenjtë i Imi dhe do t’ju bëjnë të përgjigjeni për besnikërinë tuaj ndaj Meje. Mblidhuni tani, të gjithë ju. Unë kërkoj që ju të mos më mohoni Mua. Unë do t’ju mbroj, që të mund të më shërbeni Mua. Unë do t’ju ndihmoj duke e ngritur barrën tuaj. Të gjitha Hiret e Qiellit do të hidhen përmbi ju.

Paralajmërim për Priftërinjtë:

Unë do t’i shkëpus të gjitha ata prej jush që ndjekin kishën e rreme – kishën e bishës – kur ajo t’ju shfaqet. Ndiqeni këtë kishë të re dhe ju do t’i shisni shpirtrat tuaj tek bisha. Në vënd që të shpëtoni shpirtrat, në Emrin Tim, ju do të jeni përgjegjës që do t’i çoni ata në Ferrin e përjetshëm.

Unë Jam duke ju treguar të Vërtetën tani, me qëllim që t’ju jepet kohë e mjaftueshme për t'u pregatitur për këtë ditë, pasi nuk është shumë larg.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/05/when-you-defend-my-word-you-will-be-deemed-to-be-cruel-unkind-and-lacking-in-sympathy-to-those-who-do-not-believe-in-god/

Nëna e Shpëtimit: Kjo luftë, për të mbështetur Fjalën e Hyjit, do të thotë që atyre priftërinjve, të cilët do të mbeten besnikë ndaj Atij, do t’ju duhet të kërkojnë strehim

E Hënë, 5 Gusht 2013

Fëmijët e mi të dashur, kjo do të jetë një periudhë e sprovave të mëdha në besimin tuaj. Kisha Katolike do të jetë Kisha në të cilën përçarja e madhe do të filloj. Do të jetë në këtë Kishë që priftërinjtë e Birit Tim do të vuajnë më shumë, gjatë braktisjes së madhe, të cilën asaj, shumë shpejt, do t'i duhet ta duroj nga brënda.

Ata priftërinj besnikë të Birit tim, që do të ndahen më dysh nga pavendosmëria, ju duhet të jeni të vetëdijshëm mbi domosdoshmërinë për të qëndruar të bashkuar me Krishtin e Mëshirshëm. Ju kurrë nuk duhet të tundoheni për ta braktisur Kishën e Tij, duke pranuar falcitetet nga ata mes jush që kanë rënë në gabim të rëndë. Ju duhet ta nderoni Birin tim me çdo kusht dhe e udhëhiqni popullin e Tij në udhën drejt shenjtërisë, pavarësisht se sa e vështirë kjo do të jetë për ju.

Ata prej jush që do të vazhdojnë të kryejnë Meshën tradicionale do të vuajnë deri sa të bien dakord ta braktisin atë plotësisht. Shumë mes urdhërit tuaj fetar do t’ju tradhëtojnë tek armiku pas shpine. Ashtu si Biri im përpara jush, ju do të çoheni para atyre që ju i quani kolegë dhe do të akuzoheni për herezi, pse insistoni të vazhdoni të tregoni respekt për Sakrificën më të Shenjtë të Meshës.

Fjalët e reja, që do të çojnë në shkatërrimin më të turpshëm të Trupit të Birit tim, do të imponohen me forcë mbi ata shërbëtorë të shenjtë që guxojnë t’i kundërshtojnë.

Do të jetë brënda Kishës Katolike që vëllai do të luftoj vëllanë, motra kundër motrës, babai kundër birit, fëmijët kundër prindit, deri sa të jenë dy krahë.

Kjo luftë, për të mbështetur Fjalën e Hyjit, do të thotë se ata priftërinj, të cilët do të mbeten besnikë ndaj Atij, do t’ju duhet të kërkojnë strehim. Për ta bërë këtë ju duhet të filloni të pregatiteni dhe të gjeni vënde te tilla ku të jeni në gjëndje të ofroni Meshën e Shenjtë dhe të jepni Sakramentet tek fëmijët e Hyjit.

Unë, Nëna e Shpëtimit, do t'i mbroj streha të tilla dhe duke vendosur Vulën e Hyjit të Gjallë, e dhënë botës nga Ati Im, në muret e brëndshme, ata do të mbeten të padukshëm ndaj armiqve të Hyjit.

Mos u frikësoni nga këto gjëra, sepse nëse ju pregatiteni mirë, ju do t’i çoni fëmijët e Hyjit drejt shpëtimit. Nëse nuk i kushtoni vëmëndje këtij paralajmërimi, ju do të mbërtheheni nga armiqtë e Birit tim në mëndje, trup dhe shpirt dhe shpëtimi nuk do të jetë i juaji.

Ata që kryejnë vullnetin e profetit të rremë do të kenë nevojë për shumë lutje, sepse disa prej tyre janë të verbër ndaj të Vërtetës. Të tjerët, që do ta njohin të Vërtetën, por që do të mbajnë anën e atyre që do ta mohojnë vdekjen e Birit tim në Kryq, janë për t'u patur frikë. Ata do të shkaktojnë dëm të tmerrshëm mbi ndjekësit e pafajshëm të Krishtit.

Duke qëndruar besnikë ndaj të Vërtetës, ju do ta udhëhiqni Ushtrinë e Mbetur të Birit tim, që ajo të bëhet një forcë e pamposhtur, kundër të ligut dhe atyre që ai drejton në luftën e tij kundër shërbëtorëve të vërtetë të Birit tim në Tokë.

Kur të vij koha, ju duhet të refuzoni të pranoni udhëzim nga ata që do ta shkatërrojnë Fjalën e Hyjit dhe përmes gënjeshtrave të tyre dhe doktrinave të reja të turpshme, do të çojnë shumë në udhë të gabuar. Ata që pranojnë ndonjë shtrëmbërim të Meshës apo të Sakramenteve të Shenjta, do të përgjigjen tek Biri im. Sepse ju, padashur, do të ktheheni në shërbëtorë të të ligut dhe shumë, shumë shpirtra do të humbasin, sepse ata do të tërhiqen drejt ritualeve, të cilat do t’i bëjnë nderime Satanit. Këto rituale do të nderojnë profetin e rremë dhe antikrishtin, që janë armiqtë e Hyjit.

Lutuni, lutuni, lutuni që e Vërteta të shikohet dhe që gënjeshtrat të ekspozohen për çfarë janë – një fyerje ndaj Kryqëzimit të dhimbshëm të Birit tim.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/05/mother-of-salvation-this-war-to-uphold-the-word-of-god-will-mean-that-those-priests-who-do-remain-true-to-him-will-have-to-seek-refuge/

Tuesday 13 August 2013

Kur ata të ndryshojnë Sakramentin e Pagëzimit, ata do t’i heqin të gjitha premtimet për të mohuar Satanin sepse ata do t’i deklarojnë këto referenca të jenë të vjetëruara

E Hënë, 5 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, asnjë njeri nuk duhet të besoj se gjatë persekutimit, që shërbëtorët e Mi të dashur – të cilët mbeten besnikë ndaj Meje – do t'ju duhet të durojnë, se Kisha Ime mund të vdesi ndonjëherë. Sepse kjo është e pamundur. Kisha Ime – Trupi Im Mistik – ka Jetën e Përjetshme.

Kur armiqtë e Mi të ndryshojnë Sakramentet dhe të fusin relika të reja, kryqe të reja dhe praktika të reja – dhe pastaj të thonë se Kisha Ime mbetet ashtu si ka qënë gjithmonë – ata po gënjejnë. Kisha Ime kurrë nuk mund të ndryshoj.

Sa shumë debate do të bëhen, në çdo shtet, me qëllim që të shkatërrojnë Sakramentin e Martesës. Ata, armiqtë e Hyjit, duan që të Krishterët të pranojnë martesën mes çifteve me të njëjtin seks, por ata kurrë nuk duhet ta pranojnë atë, sepse ajo e fyen Atin Tim. Ajo nuk është e pranueshme në Sytë e Tij. Kur ata të ndryshojnë Sakramentin e Pagëzimit, ata do të heqin të gjitha premtimet për të mohuar Satanin, sepse ata do t’i deklarojnë këto referenca të jenë të vjetëruara dhe tepër të frikshme. Ata do të thonë se ajo është e papërshtatshme.

Pastaj ata, pjesë pjesë, do të fusin versionet e reja të Mësimeve të Mia. Ju, të gjithë që besoni në Kishën Time, kurrë nuk duhet të më tradhëtoni Mua. Ju kurrë nuk duhet të pranoni ndonjë zëvendësim për Sakramentet ashtu si Unë ja u dhashë ato. Unë Jam e Vërteta. Kisha Ime përfaqëson të Vërtetën. Por ju mund të deklaroni të jeni pjesë e Kishës Sime vetëm nëse ju i ruani të gjitha Mësimet e Mia, Sakramentet e Mia dhe pranoni se vdekja Ime në Kryq ishte Sakrifica më e madhe për të siguruar shpëtimin tuaj.

Gjithçka, që devijohet nga e Vërteta, nga frika se mos fyhen paganët, është shumë e rrezikshme. Kur ju mohoni Mësimet e Hyjit dhe ndiqni një Kishë tjetër të re, ju nuk do të mbeteni më pjesë e Kishës Sime në Tokë.

Nëse ju i kundërshtoni praktikat e reja pagane, të cilat do të futen nga profeti i rremë, ju do të konsideroheni një heretik. Pastaj ata do të përpiqen t’ju përjashtojnë, në Emrin Tim. Nëse ju qëndroni besnik ndaj Meje dhe refuzoni të merrni pjesë në këtë mashtrim djallëzor, ju do të mbeteni pjesë e Kishës Sime.

Zgjedhja mund të jetë e dhimbshme, kur të gjitha këto gjëra të ndodhin, por është shumë e thjeshtë. Ju ose jeni për Mua ose jeni kundër Meje.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/05/when-they-change-the-sacrament-of-baptism-they-will-remove-all-promises-to-renounce-satan-for-they-will-declare-these-references-to-be-old-fashioned/

Profecitë e Mia, që zbulojnë ardhjen e antikrishtit, do të kuptohen së shpejti

E Dielë, 4 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, Profecitë e Mia, që zbulojnë ardhjen e antikrishtit, do të kuptohen së shpejti.

Dita që të gjithë ju të pregatisni shtëpitë tuaja dhe rutinën e lutjeve është pranë dhe të gjithë që më ndjekin Mua duhet të pranojnë të bëjnë sakrifica, për të më ndihmuar Mua të hap sytë e fëmijve të Hyjit ngado ndaj kësaj ligësie, e cila do ta kthej botën përmbys.

Ashtu si çdo profet i vërtetë përbuzet dhe trajtohet si i mërzitshëm, ju, ndjekësit e Mi të dashur, do të shiheni si të mërzitshëm kur të zbuloni të Vërtetën. Prisni tallje, nënqeshje dhe përbuzje, ngado që t
ë ktheheni. Njerëzit që ju rrethojnë do t’ju ngacmojnë, kritikojnë dhe do të gjejnë gabime, madje edhe kur ju nuk flisni me ata rreth Fjalës Sime.

Çdo ëngjëll i rënë dhe djall, që e përshkon Tokën në këtë kohë, përmes shpirtrave të dobët, do të tërhiqen menjëherë ndaj jush, për t’ju dekurajuar ndaj kësaj Pune.

Pranojeni këtë trishtim në Emrin Tim, sepse kur ju e bëni, ju i jepni Hyjit lavdi të madhe dhe kjo është një nga dhuratat më të mëdha që ju mund të më jepni Mua. Pastaj Unë i përdor këto sprovat tuaja për ta mposhtur Satanin duke i deklaruar shpirtrat, të cil
ët janë destinuar të bëhen të tij.

Fare pak i kuptojnë Ligjet Hyjnore të Qiellit dhe rolin e Kryqit në jetën tuaj. Një ditë, të gjithë fëmijët e Hyjit do ta kuptojnë përse këto vepra mizore duhet të durohen. Vazhdoni me detyrën për të përhapur të Vërtetën, shpërfilleni urrejtjen që do të dëshmoni dhe mos pranoni udhëzime nga ata që më mohojnë Mua – asnjëherë.

Marshimi juaj drejt Parajsës së Re do të jetë i vështirë. Por vetëm me një ushtri të vogël, ju mund ta mposhtni egërsinë e ndëshkimeve, që do të dërgohen nga antikrishti mbi botën. Detyra juaj është që të paralajmëroni të tjerët mbi rreziqet e pranimit të ligjeve të Satanit si një zëvëndësim për Ligjet e Hyjit.

Vetëm me Urdhërin e Atit Tim mundem Unë të marr me Vete të gjithë ata emrat e të cilëve janë në Librin e të Gjallëve, por që do ta lidhin besën e tyre me profetin e rremë dhe, me një pranim të heshtur, do të tërhiqen pas joshjes tunduese të antikrishtit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/04/my-prophecies-which-reveal-the-arrival-of-the-antichrist-are-soon-to-be-realised/

Monday 12 August 2013

Hyji Atë: Emrat e atyre në Librin e të Gjallëve janë shënjestra kryesore e bishës

E Shtunë, 3 Gusht 2013

Bija Ime e dashur, Unë I Bëj Thirrje njerëzimit nga Mbretëria Më e Lartë dhe Më e Shenjtë.

Fëmijët e Mi të gjorë, sa vuani ju për mëkatin e Luciferrit, por ju duhet ta dini se, me anë të Forcës Sime të Plotfuqishme, Unë do ta zhduk atë dhe engjëjt e tij të rënë nga faqja e Dheut. Ajo kohë është e afërt, prandaj ju duhet të pregatiteni.

Dijeni se engjëjt e rënë dhe djajtë janë të panjohur dhe të padukshëm për shumë nga ju, por ata ecin mes jush, duke ju tunduar çdo ditë që ju të rrëzoheni. Kur ju të futeni në këtë rrjet mashtrimi, shpejt do ta shikoni se nuk do të jeni në gjëndje të pushoni apo të gjeni paqen e vërtetë në shpirtrat tuaj.

Unë deklaroj se ata që janë çuar në udhë të gabuar nga profeti i rremë do ta gjejnë veten të humbur dhe të paqartë ndërsa ata pranojnë mashtrimin e madh, në të cilin ata do të bëhen viktima të vullnetshëm. Kur ju ktheheni tek Unë dhe Biri Im i dashur, Jezu Krishti, nuk do t'ju duket se kjo është e tillë. Ju do të besoni se Sakramentet janë të njëjtat, edhe pse ato do t’ju paraqiten ndryshe. Ato do të bëhen enë boshe dhe nuk do të jenë më të pranueshme nga Unë.

Bota është e Imja, por fëmijët e Mi nuk më duan Mua, Atin e tyre të dashur, Krijuesin e tyre. Mëndjet e tyre janë të bllokuara dhe i ligu e ka përdorur Dhuratën Time të inteligjencës për t’i tunduar ata të besojnë se nuk është e mundur që Unë Ekzistoj. Ata që nuk besojnë tek Unë nuk do të kenë asnjë dashuri të vërtetë, gëzim apo paqe në jetën e tyre. As edhe nuk do ta pranojnë Jetën e Përjetshme. Në të kundërt, ata do të ndjekin vetëm kënaqësitë e trupit, edhe pse e dinë se jeta e tyre mbi Tokë është e shkurtër.

Unë, si një Baba I Cili e do secilin prej tyre, do t’i tërheq ata drejt Meje përmes Mëshirës së Madhe të Birit Tim. Fuqia Ime është e gjithë-përfshirë dhe Satani, Luciferri Im, i cili e shkëputi veten nga Trupi Im, për shkak të krenarisë së tij, kurrë nuk do të më mposhti Mua. Ata që e ndjekin atë, për këtë arsye, kanë krijuar të njëjtin hendek mes atyre dhe Meje. Ata do ta dinë përmes shenjave që Unë tani zbuloj se ka vetëm Një Hyj, Një Krijues, një Parajsë. Të gjitha parajsat që atyre ju janë treguar, nga profetët e rremë në botë, të cilët i largojnë fëmijët e Mi nga Unë, nuk mund dhe nuk kanë ekzistuar ndonjëherë. Unë Jam gjithçka që ekziston. Unë i krijova të gjitha. Unë do t’i jap fund të gjithave. Gjithçka duhet të jetë sipas Vullnetit Tim të Shenjtë. Luftojeni Vullnetin Tim dhe ju do të bëheni askush. Pranojeni Vullnetin Tim dhe ju do të mbeteni fëmija Im.

Ata që besojnë tek Unë, ju kurrë nuk duhet ta refuzoni Birin Tim, Jezu Krishtin. Unë erdha në botë përmes Birit Tim për t’ju sjellë në Mëshirën Time, por ju e refuzuat Atë. Ju e vratë Atë, por prapë ju kurrë nuk e vratë Dashurinë Time për ju. Prandaj dhe Unë e lejova Kryqëzimin e Tij për t’ju sjellë shpëtimin. Kjo, vdekja e Birit Tim në Kryq, u bë udha juaj drejt shpëtimit. Vdekja e Tij nuk ishte ashtu si dukej – një dështim në sytë e të ligut. Ishte përmes këtij akti të vuajtjes së madhe, i duruar me përulësinë më të madhe, ajo që e mposhti Satanin. Dhe ishte për arsye të vdekjes së Birit Tim në Kryq, që fuqia e Satanit mbi njerëzimin dështoi. Edhe pse ai nuk mund t’i marri të gjithë fëmijët e Mi me vete në humnerë, prapë shumë do të joshen prej gënjeshtrave t
ë tij. Prandaj dhe ju duhet të luftoni, fëmijë, jo vetëm për shpirtrat tuaj. Nëse ju më doni Mua, ju do ta doni edhe Birin Tim. Nëse ju e doni Birin Tim, atëherë ju duhet ta ndihmoni Atë të shpëtoj të gjithë mëkatarët.

Unë ju Bëj Thirrje për t’ju treguar se kur Unë I Thërres shpirtrat, sidomos ata që nuk më njohin Mua, si dhe ata që më njohin Mua, por që refuzojnë të pranojnë Urdhërimet e Mia, se ata kanë vepëm aq kohë sa për të shpëtuar veten e tyre nga tortura e përjetshme.

Emrat e atyre në Librin e të Gjallëve janë shënjestra kryesore e bishës. Shumë prej këtyre shpirtrave janë ndjekësit e Birit Tim dhe janë besnikë ndaj Kishës. Ata do ta kundërshojnë Birin Tim duke i pranuar ligjet e reja, jo të Birit Tim, të cilat ata do të detyrohen t’i përtypin si një fe të re. Kjo fe e re është planifikuar me kujdes për shume vjet. Ajo ndjek ritualet Satanike, por shumë nuk do ta kuptojnë këtë. Kur ju i mbështesni këto rituale, ju do t’i jepni fuqi Satanit. Kur ju i jepni atij këtë fuqi, ju do të keni nevojë për shumë lutje, sepse ai do ta konsumoj trupin tuaj ashtu si dhe shpirtin tuaj.

Fëmijët e Mi, Unë ndërhyj tani përmes ndëshkimeve mbi Tokë. Shpirtrat e gjorë që e humbasin jetën e tyre përmes këtyre ndëshkimeve po ndihmojnë për të shpëtuar ata prej jush që janë të humbur për Mua.

Kur ju të ndjeheni të frikësuar prej ligësisë së Satanit dhe influencës së tij në jetën tuaj, kujtoni se Unë do t’i shkatërroj përfaqësuesit e tij në Tokë.

Unë do ta shkurtoj vuajtjen tuaj, sepse Unë dëshiroj t’i shpëtoj shpirtrat.

Nëse Unë do ta lejoja këtë ligësi të vazhdonte, Unë nuk do të isha në gjëndje të shpëtoja të gjithë ata shpirtra emrat e të cilëve janë në Librin e të Gjallëve.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/03/god-the-father-the-names-of-those-in-the-book-of-the-living-are-the-primary-target-of-the-beast/