Kerko Mesazhet ketu

Monday 30 April 2012

Nëna e Shpëtimit: Kur kohët t’ju duken të vështira apo të dhimbshme, fëmijë, gjithmonë më thërrisni mua

E Diel, 22 Prill 2012, në 10:00

Fëmija im, Biri im është kaq i lumtur me mënyrën se si Ushtria e Tij e dashur i bindet Dëshirave të Tij të Shenjta për të recituar Lutjet e Tij të Kryqëzatës.

Këto lutje janë për kohët moderne, për t’i ndihmuar të gjithë fëmijët e Hyjit të kërkojnë mbrojtjen që iu duhet për t’i përballuar kohët e vështira, që kaq shumë shpirtra po hasin tani.

Kur kohët të duken të vështira apo të dhimbshme, fëmijë, gjithmonë më thërrisni mua, Nënën tuaj të Dashur, për të ndërhyrë tek Biri im i Çmuar në emrin tuaj.

Gjithmonë ta kujtoni se sakrificat tuaja personale, të ofruara Hyjit, ndihmojnë për të shpëtuar shumë shpirtra mbi Tokë.

Lutjet tuaja dëgjohen gjithmonë.

Ato kurrë nuk shpërfillen, por veprohet me to sipas Vullnetit të Atit tim.

Prandaj ju duhet të jeni të duruar, fëmijë. Gjithmonë vendoseni besimin tuaj të plotë tek Biri im.

Dorëzojani Atij të gjithë frikën dhe vuajtjen tuaj. Pastaj, ju duhet të kini besim se gjithçka do të zgjidhet nga Ai.

Për ata nga ju, besimtarë, që e keni të vështirë për t’u lutur apo për ta mbajtur të gjallë dashurinë tuaj për Birin tim, këtu është një Lutje e veçantë e Kryqëzatës (47) për t’ju ndihmuar ta ringjallni dashurinë tuaj për Jezusin.

Lutja e Kryqëzatës (47) Ringjalle dashurinë time për Jezusin

O Nënë e Bekuar, Nënë e Shpëtimit për tërë botën, lutu që dashuria ime për Jezusin të mund të ringjallet. 
Më ndihmo ta ndjej Flakën e Dashurisë së Tij, që të ma mbushi shpirtin.

Më ndihmo ta dua Jezusin më shumë. Lutu që besimi, dashuria dhe përkushtimi im për Të, të bëhet më i fortë. 

Më largo çdo dyshim që më mundon dhe më ndihmo që ta shikoj qartë Dritën Hyjnore të së Vërtetës, e cila rrezaton nga Biri yt i dashur, Shpëtimtari i gjithë njerëzimit. Amen.

Shkoni në paqe fëmijë. Mbajeni mend se kur ju më kërkoni mua me gjithë zemër që të lutem për ju, Unë, Nëna e Shpëtimit, do t’ia paraqes kërkesën tuaj Birit tim të dashur.

Unë kurrë nuk do ta shpërfill as edhe një kërkesë tuajën, kur ajo përkon me dëshirat e Birit tim dhe është sipas Vullnetit të Shenjtë të Atit.

Mësoni të keni më tepër besim fëmijë. Kur ju besoni tek Biri im i Çmuar ju tregoni dashurinë tuaj për Të.

Nëse dashuria juaj është e dobët, atëherë edhe besimi juaj tek Ai do të jetë gjithashtu i dobët.

Vetëm ata prej jush që e përulin veten para Birit tim, do të bekohen me Hiret e dhëna për t’jua forcuar besimin tuaj.

Kurrë mos u dorëzoni kur ju ndjeheni të dëshpëruar.

Dëshpërimi krijohet nga i ligu.

Thjesht kthehuni tek unë dhe unë do të lutem që paqja t’i kthehet shpirtit tuaj.

Kur ta bëni këtë, ju do të jeni në gjendje që t’i refuzoni tundimet e vendosura nga i ligu dhe do të bëheni të lirë.

Thursday 26 April 2012

Miliarda shpirtra, jo miliona, do të kthehen në besim

E Shtunë, 21 Prill 2012, në 16:00

Bija Ime fort e dashur, Unë dua t’iu sjell ngushëllim të gjithë atyre që mund t’i tremben këtyre Mesazheve.

Më lejoni Mua t’ju qetësoj të gjithëve ju, ndjekësit e Mi të dashur, duke ju siguruar për Mëshirën Time të Madhe për mbarë njerëzimin.

Për shkak të lutjeve të ndjekësve të Mi të shtrenjtë, të cilat dëgjohen të gjitha dhe marrin përgjigje sipas Kohës Hyjnore të Atit Tim të Përjetshëm, shumë konvertim po fillon të lulëzojë.

Kurrë mos e humbisni shpresën. Ju jeni shtylla e Misionit Tim në Tokë, për të më ndihmuar Mua të shpëtoj gjithë njerëzimin. Dhe si të tillë, ju do të vuani dhimbjen e mëkateve të të tjerëve.

Kurrë mos supozoni se mëkatet e të tjerëve mund ta errësojnë Dritën e Hyjit Më të Lartit, deri në atë pikë sa gjithçka të humbasë.

Shumë shpejt të gjithë do ta dëshmojnë Lavdinë e Hyjit, përmes Mëshirës Sime Hyjnore, e cila do të zbulohet gjatë Paralajmërimit.

Miliarda shpirtra, jo miliona, do të kthehen në besim. Kjo do të thotë se fuqia e Satanit do të bjerë kur Ushtria e Hyjit do të rritet në forcë për ta mundur bishën.

I gjithë njerëzimi do ta njohë të vërtetën e ekzistencës së tyre shumë shpejt. Kjo do të jetë dhe pika e kthimit për fëmijët e Hyjit, të cilët do të bashkohen për t’u përgatitur për Epokën e Re të Paqes ku asnjë mëkat nuk do të ekzistojë.

Lutja është e rëndësishme sepse Hyji Atë i dha çdo njeriu mbi kët
ë Tokë, në kohën e lindjes së tyre, Dhuratën e vullnetit të lirë. Për shkak të kësaj, edhe pse Ai e ka Fuqinë të bëjë çdo gjë që Ai dëshiron, Ai do që fëmijët e Tij të vijnë tek Ai, me vullnetin e tyre të lirë.

Hyji Atë nuk dëshiron t'i detyrojë fëmijët e Tij për ta dashur Atë.

Kjo duhet të vijë natyrshëm. Por si mund ta doni dikë që nuk e njihni?

Ky është edhe problemi në botë sot. Shumë pak e njohin Hyjin Atë. Shumë pak më njohin Mua, Birin e Tij të dashur, Jezu Krishtin.

Ju, ndjekësit e Mi, duhet ta përdorni lutjen në mënyrë që Ati Im të mund të hedhi Dhurata të veçanta mbi ata shpirtra që janë në errësirë.

Atëherë atyre do t'iu tregohet Drita e Tij e Lavdishme dhe ata do të shpëtohen.

Përmes dhuratës suaj të lutjes, Hyji Atë do të përdorë Ndërhyrjen Hyjnore për t’i sjellë më pranë Zemrës së Tij ata që nuk e njohin Atë apo që nuk e dinë se Ai Ekziston.

Megjithatë, shumë shpirtra që e njohin Atin Tim dhe që vullnetarisht ia kthejnë shpinën, do të marrin ndëshkime të tmerrshme.

Atyre do t'iu jepet çdo mundësi, por ata do ta refuzojnë Hyjin.

Për këta shpirtra që kryejnë vepra të neveritshme, që janë të zakonshme në shumë pjesë të botës, ndëshkimet do të vijnë në formën e tërmeteve.

Për ato grupe globale që do të vazhdojnë t’i shkatërrojnë vendet mbi të cilat ata kanë kontroll, ato do të ndalohen dhe ndëshkohen rëndë nga Dora e Atit Tim.

Përsëri, lutjet tuaja nevojiten për t’i zbutur të tilla mëkate dhe ndëshkimet që pasojnë.

Edhe pak më tepër kohë nevojitet në përgatitjen për Mëshirën Time Hyjnore, për të lejuar që më shumë shpirtra të përgatiten për këtë Ngjarje të Madhe.

Është e rëndësishme që shumica e njerëzimit të mund të shpëtohet dhe që, të gjithë shpirtrave, përfshirë mëkatarëve të ngurtësuar, t’iu jepet një mundësi për t’u ri-bashkuar në një me Hyjin.

Është dëshira Ime më e madhe që Unë të Mbretëroj mbi pjesën më të madhe të njerëzimit në Parajsën e Re.

Lutjet tuaja do të më ndihmojnë Mua ta përmbush dëshirën Time të madhe që ne të gjithë të mund të bëhemi një familje në dashuri dhe bashkim, në shekuj të shekujve.

Wednesday 25 April 2012

Madje dhe ata, që kryejnë mëkat të tmerrshëm, janë të dashur prej Hyjit Atë

E Premte, 20 Prill 2012, në 15:45

Bija Ime tejet e dashur, fëmijëve të Mi duhet t’iu tregohet për Dashurinë e thellë që Unë e mbaj në Zemrën Time të Shenjtë për çdo fëmijë të lindur në këtë Tokë.

Madje dhe ata, që kryejnë mëkat të tmerrshëm, janë të dashur prej Hyjit Atë.

Secili prej jush është një fëmijë i Hyjit.

Për këtë arsye ju abuzoheni, mundoheni dhe lëndoheni nga Satani dhe djajtë e tij.

Ata mëkatarë të ngurtësuar, pjesëtarë të ushtrisë së Satanit, që e dinë se Hyji Ekziston, por që zgjedhin të adhurojnë bishën, ta dinë këtë.

Pavarësisht se sa shumë adhurime ju i bëni Satanit, dijeni, se ai nuk ju do.

Ai ju urren dhe do t’ju shkatërrojë.

Premtimet e tij për t'ju ofruar një parajsë, si në Tokë ashtu edhe përtej, janë gënjeshtra boshe.

Shumë shpejt do t’ju jepet prova e Dashurisë Sime për ju. Nuk do të ketë asnjë dyshim në zemrën tuaj se Unë, Jezusi juaj i dashur, dëshiroj t’ju përqafoj, t’ju fal dhe t’ju sjell paqen e përjetshme, dashurinë, gëzimin dhe lumturinë në Mbretërinë Time të Re, Parajsën e Re.

Kurrë mos kini frikë t'i ktheni shpinën jetës që udhëhiqni, në të cilën i adhuroni të gjitha dhuratat e perceptuara të pasurisë, seksit dhe rehative të tjera materiale të ofruara nga Satani, mbretëria e të cilit në këtë Tokë do të përfundojë së shpejti.

Vetëm Unë, Jezusi juaj i dashur, mund t’ju shpëtoj.

Mëshira Ime është kaq e Madhe saqë Unë do t’ju fal çdo gjë kur ju të ndjeni pendesë. Nxitoni, ejani tek Unë tani.

Mos e çoni dëm as edhe një sekondë, sepse lumturia e të ardhmes suaj është në rrezik.

Unë ju premtoj Jetën e Përjetshme, paqen, dashurinë, gëzimin dhe një Parajsë të bukur ku ju do të merrni dashuri e kujdes dhe ku nuk do të keni nevojë për asgjë.

Nëse nuk mund ta pranoni Dorën Time të Mëshirës tani, atëherë kur të vijë koha në ditën e fundit, do t’ju jepet edhe një mundësi tjetër që të më kërkoni Mua Mëshirë. 
Kur kjo Ditë të vijë, shumë prej jush do ta kuptojnë gabimin që kanë bërë.

Unë akoma do t'ju përqafoj përsëri, si një fëmijë i Hyjit i humbur prej kohësh dhe shumë i dashur, pavarësisht se sa shumë keni vuajtur nga dora e të ligut.

Gjithçka që do ju duhet të bëni do të jetë të më thërrisni Mua dhe të kërkoni Mëshirën Time.

Nëse jeni të përfshirë, në këtë periudhë, në ndonjë rrjetë mashtrimi dhe ligësie prej të cilës nuk arrini të shpëtoni, atëherë Unë ju kërkoj që të më thërrisni Mua duke recituar këtë lutje:

Lutja e Kryqëzatës (46) Më liro nga prangat e Satanit

O Jezus, unë jam i humbur. 
Jam i ngatërruar dhe ndjehem si një i burgosur i kapur në një rrjetë nga e cila nuk mund të shpëtoj. Unë kam besim tek Ti, Jezus, që të më vish në ndihmë dhe të më lirosh nga prangat e Satanit dhe djajve e tij.

Më ndihmo, sepse unë jam i humbur. Unë kam nevojë për dashurinë Tënde që të më japë forcën për të besuar në Ty dhe për të shpresuar në Ty, që të shpëtohem nga kjo e ligë dhe të më tregohet Drita, për të gjetur më në fund paqen, dashurinë dhe lumturinë. Amen.

Tuesday 24 April 2012

Kurrë mos përfitoni padrejtësisht nga të tjerët, madje as në biznes, politikë apo cilindo aspekt të jetës

E Enjte, 19 Prill 2012, në 20:00

Bija Ime më e dashur, Unë dua që ti t'ju tregosh të gjithë ndjekësve të Mi, se lutjet e tyre po dëgjohen dhe si rezultat shumë ngjarje të liga janë duke u shmangur.

Gjithashtu, Unë dëshiroj të dihet se, si rezultat i vuajtjes tënde, bija Ime, Unë kam qenë në gjendje të shpëtoj 4 milion shpirtra. Mëshira Ime është hedhur mbi këta fëmijë të Hyjit, që janë ende gjallë në botë sot.

Sakrifica të tjera të ofruara nga ata ndjekës të Mi, nëpërmjet lutjes dhe agjërimit, po më ndihmojnë t'i shpëtoj njerëzit nga një fat i tmerrshëm.

Forca, dashuria, besnikëria dhe këmbëngulja juaj do të thotë se fuqia e Satanit po zbehet.

Do të thotë gjithashtu se fuqia e Grupit global Mbarë Botëror po dobësohet.

Ju duhet ta dini se lutja e dobëson ligësinë në botë, sa më shumë lutje, aq më pak fuqi mban Satani.

Kurrë mos i nënvlerësoni as edhe lutjet dhe vuajtjet e një personi, sepse ato përmbajnë shpëtim të madh për ata që, në të kundërt, do të hasnin flakët e Ferrit.

Dashuria që ju e ndjeni fëmijë, që ju është dhënë si një dhuratë e natyrshme në lindje, është një gjë e pastër.

Rrallë hyn urrejtja në jetën tuaj derisa të arrini moshën e arsyes.

Fëmijët nën këtë moshë janë të pafajshëm, të pastër dhe të përulët në Sytë e Mi dhe i shohin gjërat në një mënyrë të thjeshtë e të pa komplikuar. Kjo është dashuria e vërtetë që ju duhet të përpiqeni për ta rikthyer në jetën tuaj.

Kur ju e shikoni jetën në një mënyrë të thjeshtë, e nderoni Hyjin, Atin, Krijuesin e të gjitha gjërave dhe i bindeni Urdhërimeve të Tij, atëherë ju bëheni si një fëmijë përsëri.

Ju bëheni të pastër, të dashur, të thjeshtë në zemër dhe pa ligësi. Atëherë do t'ju jepet forca e Shpirtit të Shenjtë që besimi juaj të jetë i palëkundur.

Ju do të bëheni si një fëmijë, por do t’ju jepet armatura e një luftëtari, e një anëtari të vërtetë dhe të nderuar të Ushtrisë së Hyjit.

Në kohën e duhur, ju do të mbretëroni me Mua, krah për krah, në Parajsën e Re.

Mbajeni të thjeshtë dashurinë tuaj për të tjerët. Kurrë mos e ofroni dashurinë me kushtin që të merrni diçka mbrapsht.

Përkundrazi ofrojeni dashurinë pa kushte. Ofrojani dashurinë të tjerëve si një dhuratë ndaj Hyjit.

Shikojeni çdonjërin që takoni në jetën tuaj, përmes Syve të Hyjit.

Çdo person është krijuar nga Hyji. Çdonjëri është sjellë në botë përmes Dashurisë së Hyjit.

Edhe pse disa shpirtra kanë lindur për të mbajtur një kryq të rëndë, ata paraqiten në botë nga Hyji me Dashuri.

Duajeni njëri-tjetrin, pavarësisht nga gabimet e njëri-tjetrit, në nderim të Atit Tim.

K
ërkojeni çdo fytyrë dhe vështrojeni atë sikur ta shikonit këtë person në Sytë e Hyjit.

Vetëm atëherë ju do ta keni më të lehtë të frenoheni ndaj gjykimit p
ër të tjerët.

Përpiquni të gjeni më të mirën dhe mirësinë në çdo njeri. Tregoni dashuri dhe mirësi ndaj njëri-tjetrit.

Kurrë mos përfitoni padrejtësisht nga të tjerët as në biznes, politikë apo cilindo aspekt të jetës.

Kur ju hasni ligësi të pranishme tek të tjerët, lutuni fort për shpirtrat e tyre dhe ofroni një sakrificë të vogël tek Unë, Jezusi juaj, për shlyerjen e mëkateve të tyre.

Vuajtjet e vogla, duke bërë sakrifica të vogla për shpirtrat e të tjerëve dhe lutja, mund të dobësojnë intensitetin e persekutimit të profetizuar për të ardhmen.

Kur ju e bëni këtë Mëshira e Atit Tim mund të derdhet mbi mbarë botën në një rrebesh Hiresh.

Lutuni, lutuni, lutuni që lutjet tuaja të ndihmojnë që njerëzimi të përgatitet ashtu si duhet përpara se të ndodhë Paralajmërimi, në mënyrë që fare pak vetë të humbasin përpara se atyre t'iu jepet mundësia për të më parë Mua që t’ua paraqes Dhuratën Time të Madhe të Dashurisë, Mëshirës dhe Pajtimit.

Monday 23 April 2012

Mesazhet e Mia janë për të gjitha fetë dhe besimet, përfshirë dhe ata që nuk besojnë

E Martë, 17 Prill 2012, në 18:30

Bija Ime tejet e dashur, dije se Mesazhet e Mia që po të jepen ty janë për të gjithë botën. Ato po iu jepen të gjitha feve dhe besimeve, përfshirë dhe atyre që nuk besojnë në Ekzistencën e Hyjit, Atit të Përjetshëm, Krijuesit të gjithë botës.

Fëmijë, ju duhet ta dini se meqenëse ju është dhënë e Vërteta e Hyjit Trinitar, e Trinisë së Shenjtë që përbëhet prej Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, ju keni përgjegjësinë për ta shpallur Fjalën Time të Shenjtë në mbarë botën.

Nëse ju e besoni apo jo se Unë ju flas përmes këtyre Mesazheve, ju prapë duhet t’i ndihmoni ata shpirtra të gjorë të cilëve iu duhet mbrojtja Ime, që të mund të shpëtohen.

Shumë pyesin se përse këto Mesazhe flasin për Satanin kaq shumë herë. Përgjigja Ime është kjo.

Satani dhe engjëjt e tij të rënë enden nëpër Tokë duke u munduar t’i pushtojnë qeniet njerëzore.

Ata i sulmojnë përmes shqisave, kryesisht për t’i inkurajuar ata që të kryejnë mëkate të mishit.

Ata u fusin mendime n
ë kokë për të kryer ligësi, që e ofendojnë Atin Tim.

Në rastin e shpirtrave, që tashmë janë në mëkat, ata mund t’ua zaptojnë trupin. Kur kjo ndodh, këto shpirtra të shkretë, të zaptuar krijojnë rrënim rreth tyre.

Nëse ata janë në pozita me pushtet ata mund të shkaktojnë padrejtësi të tmerrshme midis atyre që i qeverisin.

Ata do të fusin ligje që i kundërshtojnë 10 Urdhërimet e dhëna nga Hyji Atë.

Në raste të tjera ata do të shkaktojnë ankth të madh në jetën e njerëzve.

Negativiteti shkaktohet nga Satani dhe engjëjt e tij demonë. Nuk vjen prej Hyjit.

Vetëm paqja dhe dashuria mund të vijnë prej Hyjit.

Për të gjithë ata që dëshirojnë t’i çlirojnë jetët e tyre nga mendimet dhe ndjenjat negative, gjithçka që kërkohet është përkushtimi ndaj Meje, Jezu Krishtit të tyre të dashur.

Lutja, bisedimi i thjeshtë, është i mjaftueshëm. Me fjalët tuaja më kërkoni Mua që t’ju ndihmoj.

Nëse ato thuhen nga zemra, Unë do të përgjigjem menjëherë dhe do t'ju ndihmoj të vini më pranë Zemrës Sime të Shenjtë.

Ju lutem, fëmijë, më lejoni Mua t'ju mbaj pranë dhe t'ju jap ngushëllimin që kërkoni në një botë plot më pakënaqësi, padrejtësi, mizori dhe urrejtje.

Unë Jam jeta juaj. Vetëm Unë mund t’ju ndihmoj. 

Ju lutem më thërrisni Mua me këtë Lutje të Kryqëzatës (45)

O Jezus, unë di shumë pak për Ty, por të lutem më ndihmo që ta hap zemrën time për të të lejuar Ty të hysh në shpirtin tim, që Ti të më shërosh, të më ngushëllosh dhe të më mbushësh me Paqen Tënde.

Më ndihmo të ndjej gëzim, të mposht të gjitha mendimet negative dhe të mësoj mënyrën për të më bërë të kuptoj se si të të kënaq Ty, që unë të arrij të hyj në Parajsën Tënde të Re ku mund të jetoj një jetë dashurie, gëzimi, dhe mrekullie me Ty në shekuj të shekujve. Amen.

Unë ju dua të gjithë ju fëmijë të dashur pavarësisht se të çfarë besimi jeni, pavarësisht se sa shumë keni mëkatuar, shkaktuar lëndim apo dëm tek të tjerët.

Vetëm Unë mund t’ua ndryshoj mënyrën e jetesës.

Mënyra e vetme për ta çliruar veten nga jeta e vështirë që bëni është të më thërrisni Mua që të mund t’ju ndihmoj.

Saturday 21 April 2012

Unë, Jezusi juaj i dashur, nuk mund ta dëmtoj kurrë Kishën Time

E Hënë, 16 Prill 2012, në 18:00

Bija Ime fort e dashur, Unë iu bëj thirrje të gjithë fëmijëve të Hyjit dhe ju siguroj se Unë, Jezusi juaj i dashur, nuk mund ta dëmtoj kurrë Kishën Time.

Sidoqoftë, Unë nuk do të rri të shikoj Kishën Time, që nga dora e një sekti të veçantë, të cil
ët nuk kanë asnjë të drejtë të luajnë rol në Selinë e Shenjtë, që ajo të copëtohet.

Sepse kjo është pikërisht ajo që profeti i rremë dhe mashtruesit që adhurojnë Satanin, po përpiqen të bëjnë. Ata duan ta përmbysin Kishën Katolike dhe ta thyejnë atë në copa të vogla.

Kjo, fëmijët e Mi, është mënyra se si Satani do të ngrihet në rebelimin përfundimtar kundër Hyjit, Krijuesit të të gjitha gjërave. Ky plan i lig për ta shkatërruar Kishën Time ka qenë në zhvillim për 100 vjet por, që nga viti 1967, ai është intensifikuar.

Shumë mashtrues, të cilët janë anëtarë të këtij sekti të lig që adhuron Satanin, kanë hyrë nëpër seminare për të arritur të z
ënë vënd në Vatikan.

Fuqitë e tyre, të lejuara nga Hyji Atë, kanë qenë të kufizuara deri tani. Ndërsa kohët e fundit afrohen, kjo gjë do të ndryshojë.

Ky sekt i lig do të lëshojë tani çdo fuqi për të siguruar që ata të zgjedhin një zëvendësues të ri për Zëdhënësin Tim të Shenjtë, Papa Benediktin XVI.

Të gjithë ata që i njohin Mësimet e Mia, do të shikojnë ndryshime në recitimin e Meshës së Shenjtë.

Do të futen ligje të reja shekullare, të cilat do të jenë një fyerje ndaj vdekjes Sime në Kryq.

Shumë ndjekës të Mi të devotshëm do ta shikojnë këtë dhe do të ndjehen të lënduar. Pikëpamjet e tyre nuk do të merren në konsideratë dhe shumë Sakramente do të pushojnë së ofruari.

Ja se përse duhet shumë përgatitje.

Për ata Katolikë që do të lëndohen dhe tronditen, ju lutem të kujtoni se Unë Jam këtu.

Më thërrisni Mua, Jezusin tuaj të dashur, dhe dijeni se ju nuk duhet të keni frikë ta shpallni të Vërtetën e Mësimeve të Mia.

Ju nuk duhet të keni frikë t'ia ktheni shpinën herezisë.

Unë do t’ju udhëzoj dhe mbroj në udhëtimin tuaj dhe ju do të drejtoheni nga Fuqia e Shpirtit të Shenjtë.

Kisha Ime e Mbetur, Dy Dëshmitarët, të referuar në Librin e Zbulesës

E Diel, 15 Prill 2012, në 19:16

Bija Ime fort e dashur, Unë e kuptoj se disa nga këto Mesazhe nuk kanë kuptim për ty, por ti duhet të kesh besim tek Unë dhe ta dish se Unë duhet të zbuloj përmbajtjen e Librit të Zbulesës, që shpirtrat ta dinë se çfarë të presin në këto kohë.

Ju që keni pak besim, por që e pranoni Fjalën Time, e cila po ju jepet përmes këtij profeti, dijeni se përulësia dhe dëshira juaj, e lindur prej një dashurie të pastër për Mua, ju ka sjellë më pranë Zemrës Sime të Shenjtë.

Ju jeni Kisha Ime e Mbetur. Ju jeni Kisha, e referuar në Librin e Zbulesës.

Ju jeni produkt i gruas që lindi një mashkull dhe që u dërgua në shkretëtirë, ku ju do të jeni të izoluar, por të bashkuar në një, për ta shpallur Fjalën Time të Shenjtë dhe për të predikuar Ungjillin e Vërtetë.

Gruaja lind Kishën Time të Vërtetë, grigjën Time besnike, e cila nuk do të gënjehet nga profeti i rremë.

Ju, Kisha Ime, do të hidheni mënjanë në shkretëtirë për 1,260 ditë, ku ju do të gjeni strehë. Por me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, ju do të ushqeheni me Frytet e Dashurisë Sime.

Do të jenë pjesëtarët besnikë të kishave të Mia të Krishtera, duke përfshirë shërbëtorët e Mi të shenjtë dhe ndjekësit e Mi që do ta refuzojnë profetin e rremë, ata që do ta mbajnë Kishën Time të bashkuar.

Juve do t’ju duhet të më nderoni Mua në fshehtësi, sepse Mesha do të ndryshojë përtej njohjes nën drejtimin e profetit të rremë.

Ju, jeni ndjekësit e Mi të vërtetë dhe të gjitha Hiret e Qiellit janë duke u derdhur mbi shpirtrat tuaj të çmuar.

Sa shumë Unë ju dua fëmijë dhe sa shumë ma qetësoni vuajtjen Time. Por sa shumë dhimbje ka në Zemrën Time për shkak të atyre ndjekësve të Mi që do të refuzojnë të më dëgjojnë Mua. Ata do të tërhiqen në rrjetë nga profeti i rremë drejt errësirës dhe Unë nuk do mund t'i shpëtoj ata.

Me vullnetin e tyre ata do të më godasin Mua me shuplakë në fytyrë.

Kishës Sime të Mbetur do t’i duhet ta përhapë fjalën tek fëmijët e Mi të tjerë, duke përfshirë ata që nuk më njohin Mua fare.

Ju, Kisha Ime e Mbetur, do të duhet t’ua shpallni Profecitë e Mia dhe Fjalën Time të Shenjtë atyre, që nuk janë të Krishterë apo që nuk i njohin 10 Urdhërimet.

Detyra juaj do të jetë të siguroni që Bibla e Shenjtë të lexohet dhe të kuptohet.

Do t’ju takojë juve për ta informuar botën mbi kuptimin e plotë të Vulave që përmbahen në Librin e Zbulesës, të cilat Unë do t’ia zbuloj Marias së Mëshirës Hyjnore.

Dy Dëshmitarët në Librin e Zbulesës:

Ju, ndjekësit e Mi, jeni njëri nga Dy Dëshmitarët e referuar në Librin e Zbulesës dhe që do të mbroheni prej Qiellit.

Fjala Ime që ju jepet juve, Kishës Sime të Mbetur, mund të hidhet mënjanë si një kufomë, por Fjala Ime kurrë nuk do të vdesë.

Hebrenjtë do të jenë i dyti nga Dy Dëshmitarët.

Dy llambat janë kishat e Mia të Krishtera, Kisha tradicionale e Vërtetë dhe ata ndjekës të Mi që do të hidhen mënjanë nga profeti i rremë.

Dy pemët e ullirit janë Izraeli i Jerusalemit të Vjetër dhe Izraeli i Ri.

Ata, Hebrenjtë, do ta njohin më në fund se Unë Jam Mesia dhe predikimi i tyre i të Vërtetës do të lihet mënjanë dhe do të flaket nga profeti i rremë dhe antikrishti, që të kalbet si një kufomë. Përsëri, kjo racë e zgjedhur nuk do të vdesë.

Të dyja palët do të ndjehen të mundura, por kjo nuk do të jetë e vërtetë sepse ju do të formoni, së bashku me të gjitha fetë e tjera, Kishën e Vetme të Vërtetë – Jerusalemin e Ri, që do të ngrihet prej hirit.

Ju do t'i mbijetoni monarkisë së ligë që do të ngrihet nën udhëheqjen e dyfishtë të profetit të rremë dhe antikrishtit, të cilët që të dy do të hidhen në liqenin e zjarrit që është Ferri.

Ky persekutim nuk do të zgjasë shumë dhe ju do të merrni forcë dhe mbrojtje të madhe.

Do t'ju jepet ndihmë dhe shumë udhëheqës do të dalin midis jush për t'ju udhëzuar gjatë kësaj periudhe.

Shumë prej jush do të bëhen shenjtorë në Parajsën Time të Re dhe, ngaqë keni ndihmuar në ndërtimin e Kishës Sime të Mbetur mbi Tokë, do të mbretëroni me Mua në Qiellin dhe Tokën e Re, e cila do të shfaqet në Ardhjen Time të Dytë.

Atyre prej jush që nuk janë me Mua, do t'iu jepet një kohë shumë e shkurtër për të zgjedhur.

Ju ose do të jeni për profetin e rremë dhe kundër Meje, ose do të jeni për Mua.

Zgjidhni të parën dhe shpirti juaj do të vidhet nga mashtruesi. Sado ashpër të tingëllojë, kjo është e Vërteta.

Prova e Pranisë Sime do t'iu jepet të gjithë fëmijëve të Hyjit gjatë Paralajmërimit.

Lutuni që ju ta pranoni të Vërtetën se jam Unë, Jezusi juaj i dashur, që ju thërret nga Qielli për t'ju hapur sytë, që të arrini të shikoni dhe që ju të vini vesh, në mënyrë që të arrini të dëgjoni përpara se të jetë tepër vonë.

Friday 20 April 2012

Kaq shumë gënjeshtra, ku ekzistenca e Ferrit mohoet, do të çojnë në rënien e të Krishterëve

E Shtunë, 14 Prill 2012, në 15:27

Bija Ime tejet e dashur, pavarësisht se sa e vështirë është vuajtja jote fizike, ti duhet ta kuptosh se ndërsa ajo vazhdon të intensifikohet, po kështu e ndjej edhe Unë. Vuajtja jote reflekton vetëm një copëz të vetë vuajtjeve të Mia. Duke qenë e bashkuar me Mua, do ta kuptosh se për çdo dhimbje dhe errësirë të brendshme të shpirtit që ti e përjeton, ti do të njohësh torturën që Unë e duroj për shkak të mëkateve të njerëzimit.

Shumë njerëz gabimisht besojnë se vuajtja Ime filloi dhe mbaroi në Kryq.

Vuajtja Ime nuk do të mbarojë derisa të gjithë fëmijët e Hyjit të jenë të bashkuar në dashuri dhe harmoni, ku asnjë mëkat nuk do të ekzistojë, në Parajsën e Re të Atit Tim.

Pavarësisht se sa shumë njerëzimit i është treguar për Ekzistencën Time, Unë prapë jam i urryer.

Ndër besimtarë, edhe pse Un
ë Jam i pranuar, Mësimet e Mia tolerohen prej tyre vetëm sipas kushteve të tyre.

Shumë do t’i trajtojnë të tjerët me dashuri dhe mirësi, por vetëm nëse ata të cilëve jua ofrojnë këtë dhuratë, do t’i pranojnë ideologjitë e tyre.

Për shembull, shumë do t'i dënojnë mëkatarët në vend që të tregojnë mirësi dhe të luten për ta. Ata duhet të udhëheqin me shembullin e tyre.

Disa do të hedhin përbuzje mbi të tjerët në vend që të tregojnë dashurinë që pritet prej tyre si të Krishterë.

Kurrë mos i dënoni të tjerët, edhe kur të mos jeni dakord me ta, sepse kjo nuk është e drejta juaj. Askush, përveç Hyjit, nuk e ka Autoritetin për ta Gjykuar tjetrin.

Edhe pse shumë besimtarë vazhdojnë të Më bëjnë nderime, kjo bëhet sipas vetë kushteve të tyre.

Disa ndjejnë nevojën që ta veçojnë veten nga motrat dhe vëllezërit e tyre për t'i treguar botës se sa të ditur janë ata në çështjet shpirtërore. Pastaj ata përdorin interpretimet e tyre se çfarë do të thotë me të vërtetë Mëshira Ime.

Sa herë e keni dëgjuar se Hyji është i Gjithë-Mëshirshëm, Ai është kaq i Mëshirshëm sa, ngaqë Ai i do të gjithë, Ai kurrë nuk do t’i dënonte ata?

Se Ai nuk do ta çonte kurrë një shpirt në Ferr?

E pra kjo është një gënjeshtër. Kaq shumë gënjeshtra, ku ekzistenca e Ferrit mohohet, do të çojnë në rënien e të Krishterëve.

Njerëzit e dënojnë veten e tyre në Ferr. Unë nuk i vendos ata atje. Ata e zgjedhin vetë atë, duke refuzuar që t'ia kthejnë shpinën mëkatit mortor.

Ata as edhe nuk kërkojnë falje dhe as nuk tregojnë pendesë. Ky lloj të menduari është i rrezikshëm dhe është detyra e të gjithë të Krishterëve që t’i paralajmërojnë të tjerët mbi rreziqet e Ferrit.

Kaq shumë, përfshirë edhe ata që ua refuzojnë fëmijëve të tyre Sakramentin e Pagëzimit, flasin sikur mëkati të mos ketë më rëndësi.

Ata besojnë se i gjithë mëkati ‘do’ të falet. Kjo nuk është e saktë.

I gjithë mëkati ‘mund’ të falet, pavarësisht se sa i zi është, por vetëm nëse mëkatari kërkon falje.

Tani Unë ju flas nga Qielli për t’i përgatitur të gjithë fëmijët e Hyjit për Ardhjen Time të Dytë dhe çfarë gjej Unë?

Unë ju flas nga prapa mureve të burgut dhe nga një qeli në të cilën ju më keni hedhur Mua, sepse ju refuzoni të besoni se Unë mund t’ju flisja në këtë mënyrë.

Oh sa më ofendoni Mua!

Juve që i keni shpenzuar jetët tuaja të përkushtuara ndaj Meje dhe jeni në dijeni rreth Shkrimeve të Mia të Shenjta, por që tani më refuzoni, Unë ju them këtë.

Refuzimet tuaja ndaj Meje tani, do t’ju lënë të shqetësuar dhe në trishtim të madh, kur e Vërteta t'ju zbulohet.

Sepse atëherë ju do t'i njihni shpirtrat që ju i hodhët mënjanë, kur Mua më duhej ndihma juaj për t'i shpëtuar ata.

Sa më bëni Mua të lotoj me trishtim për verbimin tuaj të shkaktuar nga mungesa juaj e përulësisë.

Ju e vini në dyshim Fjalën Time të Shenjtë kur ju duhet ta përqafonit atë, ta mbërthenit fort atë, sepse ju jeni shpirtra duke u mbytur dhe ju mungon bujaria e zemrës.

Ju lutem që t’i përgjigjeni thirrjes Sime.

Wednesday 18 April 2012

Papa tjetër, mund të zgjidhet nga anëtarët brenda Kishës Katolike, por ai do të jetë profeti i rremë

E Enjte, 12 Prill 2012, në 11:27

Bija Ime më e dashur, shumë njerëz akoma më refuzojnë Mua nëpër botë dhe kjo ka të bëjë me opinionin publik. Aq shumë errësirë ka zbritur mbi të gjithë fëmijët e Hyjit, saqë fare pak e kanë guximin për ta shpallur publikisht Fjalën Time.

Besimtarët janë të frikësuar ndaj abuzimeve verbale dhe talljeve të liga që do t’iu duhej të duronin nëse ata do të flisnin hapur për Fjalën Time të Shenjtë.

Madje edhe ndjekësit e devotshëm nuk e kanë guximin që të ngrihen dhe t’i luftojnë ligjet e liga të futura në vendet e tyre, të cilat e kund
ërshtojnë Fjalën e Atit Tim.

Priftërinjve iu vjen turp të shihen se e mbrojnë të Vërtetën e Mësimeve të Mia, nga frika se mos izolohen.

Tani, më shumë se kurrë, për shkak të turpit që atyre iu duhet të durojnë, si pasojë e mëkateve të liga të disave prej vetë urdhrave e tyre, ata e gjejnë të pamundur që t’ju dëgjohet zëri i tyre.

Kur një shërbëtor i shenjtë trim vendos të ngrihet dhe ta mbrojë të Vërtetën e Mësimeve të Mia, ai do të vuaj tmerrësisht. Ata akuzohen për mungesë tolerance, mungesë dhembshurie, mungesë dashurie dhe mungesë respekti për të drejtat e njeriut.

E shikoni pra, fëmijë, se e Vërteta e Mësimeve të Mia, e folur përmes shërbëtorëve të Mi të shenjtë, po trajtohet si një gënjeshtër.

Përkundrazi, gënjeshtrat, ato versione të shtrembëruara të së Vërtetës së përmbajtur në Shkrimin e Shenjtë, janë duke u paraqitur si e vërteta.

Satani ka fituar mbi kaq shumë shpirtra, përfshirë edhe udhëheqës brenda vetë Kishës Sime, duke rezultuar në faktin se shumë njerëz të pafajshëm e kanë të vështirë që t’i kushtojnë besnikëri Vullnetit Tim të Shenjtë.

Sa shumë Unë kam qenë braktisur dhe shtyrë mënjanë, për të lejuar që gënjeshtrat, e mbjella në mendjet e Shërbëtorëve të Mi të Shenjtë, të pranoheshin nga shumica.

Këto gënjeshtra të liga shtrihen përtej kësaj.

E Vërteta e Shkrimit Tim, e përmbajtur në Librin e Zbulesës, ka qenë interpretuar nga kishat e Mia të shumta, prandaj kaq shumë variacione, dhe të gjitha janë të bazuara në interpretimin njerëzor.

Papa Im i dashur Benedikti XVI është papa i fundit i vërtetë mbi këtë Tokë.

Pjetër Romaku, është Pjetri Im, apostulli origjinal, i cili do ta drejtojë Kishën Time nga Qielli, nën komandën e Atit Tim të Përjetshëm. Pastaj, kur Unë të vij për të Mbretëruar, në Ardhjen Time të Dytë, ai do të qeverisë mbi të gjithë fëmijët e Hyjit, kur të gjitha fetë do të bëhen një Kishë e vetme e Shenjtë, Katolike dhe Apostolike.

Unë flas vetëm të Vërtetën, bija Ime.

Unë duhet të të paralajmëroj se shumë profetë të rinj të vet-shpallur do të dalin tani, të cilët do ta kundërshtojnë Fjalën Time të Shenjtë që po të jepet ty, profetit të vërtetë të kohës së mbarimit.

Në fillim ata do t'i bindin besimtarët se fjalët e tyre vijnë nga Unë.

Fjalët e tyre do të jenë të zgjedhura me kujdes dhe kuptimi i tyre do të jetë i paqartë dhe pak ngatërrues. Por shumë nuk do ta vënë re këtë dobësi dhe do t'i përkrahin mesazhet e tyre, sepse ato do të duken të jenë në përputhje me Shkrimin e Shenjtë.

Kur shumë shpirtra të jenë joshur, atëherë do të fillojë sulmi.

Ata, bija Ime, janë duke u dërguar për t’i përgatitur fëmijët e Hyjit që ta pranojnë papën tjetër, i cili vjen pas Zëdhënësit Tim të dashur, Papa Benediktit. Ky papë, mund të zgjidhet nga anëtarët brenda Kishës Katolike, por ai do të jetë profeti i rremë.

Zgjedhësit e tij janë ujqër të veshur si dele dhe janë anëtarë të grupit sekret Masonik dhe djall
ëzor që drejtohet nga Satani.

Në këtë mënyrë Satani do të provojë ta shkatërrojë Kishën Time.

Për fat të keq, ky profet i rremë, do të tërheqë një numër të madh ndjekësish. Ata që do ta kundërshtojnë atë, do të persekutohen.

Vraponi fëmijë, për sa ta keni mundësinë. Hidhini posht
ë gënjeshtrat që do të paraqiten nga ata që përpiqen për t'ju bindur mbi vërtetësinë e profetit të rremë.

Jini të fortë. Qëndroni besnikë ndaj Meje, Jezusit tuaj. Kurrë mos e dyshoni Fjalën Time të Shenjtë.

Libri i Zbulesës, është Fjala e Vërtetë e Hyjit. Ai nuk gënjen.

Jo të gjitha sekretet e përmbajtura në të, janë të njohura për ju akoma. Unë do të zbuloj gjithçka, përmes Marias së Mëshirës Hyjnore, megjithëse e Vërteta do të sulmohet vrullshëm dhe do të trajtohet si herezi.

Kujtoni një mësim të rëndësishëm. Fjala Ime, kur Un
ë isha në Tokë, qe trajtuar si herezi kur Unë erdha herën e parë.

Fjala Ime, që po ju jepet tani, në Ardhjen Time të Dytë, do të trajtohet gjithashtu si e tillë, nga besimtarët, përfshirë edhe shërbëtorët e Mi të shenjtë, që përfaqësojnë Kishën Time në Tokë.

Satani do të sakrifikojë shumë shpirtra që të kënaqë synimet e tij përfundimtare për të shkaktuar dhimbjen më të madhe të mundshme të zemrës.

Të jeni të sigurt se do të jetë Kisha Katolike, e themeluar nga Unë dhe e vendosur nën komandën e apostullit Tim të dashur Pjetër, ajo e cila do të vuajë më shumë në kohët e fundit.

Të jeni vigjilentë në çdo kohë. Ju lutem recitojeni këtë

Lutje të Kryqëzatës (44) Forcë për të mbrojtur Besimin tim kundër profetit të rremë

I dashur Jezus, më jep forcë të përqendrohem në Mësimet e Tua dhe të shpall Fjalën Tënde të Shenjtë në çdo kohë. Kurrë mos më lejo të tundohem të adhuroj profetin e rremë, i cili do të përpiqet të paraqitet si Ti. Ruaje të fortë dashurinë time për Ty. Më dhuro Hiret e dijes, që kurrë të mos e mohoj të Vërtetën e përmbajtur në Biblën e Shenjtë, pavarësisht se sa shumë gënjeshtra do të më paraqiten për të më inkurajuar që t'i kthej shpinën Fjalës Tënde të Vërtetë. Amen.

E Vërteta është shkruar në Shkrimin e Shenjtë.

Libri i Zbulesës nuk i zbulon të gjitha sepse Unë vij vetëm tani, Qengji i Hyjit, për të hapur Librin që bota ta shikojë.

Çdo lloj interpretimi njerëzor në lidhje me 1,000 vjetët, nuk është p
ër t'u besuar.

Ju duhet të besoni vetëm në Fjalën e Hyjit.

Tuesday 17 April 2012

Urrejtja do të shtohet kundër teje. Do të thuhet se kjo Punë është nga Satani

E Mërkurë, 11 Prill 2012, në 21:20

Bija ime fort e dashur, për ç’arsye ti, nganjëherë, i vë në dyshim Hiret që Unë të kam dhënë?

Dhurata e aftësisë për t’i lexuar shpirtrat t'u dha ty që të mund të dalloje qëllimet e atyre shpirtrave të gjorë, që do të përpiqen për ta minuar Fjalën Time të Shenjtë.

Kjo Dhuratë do të mundësojë ty që të ndjesh dhembshuri për këta shpirtra dhe t'i ndihmosh ata të gjejnë udhën e vërtetë drejt Jetës së Përjetshme dhe për t’i çliruar shpirtrat e tyre nga mundimet që po durojnë.

Kjo Dhuratë gjithashtu do të të mundësojë që t’i identifikosh profetët e rremë.

Ti do ta kuptosh menjëherë, se kush vjen në Emrin Tim dhe kush nuk vjen.

Në fillim ti do të ndjesh një ndjesi të tmerrshme frike sepse do ta njohësh punën e Satanit. Ti do ta kuptosh menjëherë kur ai është i pranishëm tek të tjerët.

Kur ai do të sulmojë ty, përmes të tjerëve, ti do të ndjehesh sikur të ishe e goditur me shkelm në stomak.

Ty do të të vijë përzierje kur të vish ballë për ballë me dikë të cilit ia ka vjedhur shpirtin Satani dhe do të dridhesh dhe do të të merren mëndë.

Ti, sidoqoftë, do t’iu flasësh këtyre shpirtrave me Fjalët e Mia dhe me një forcë që ti nuk do ta njohësh të jetë e jotja.

Shumë prej atyre që vijnë tek ti me shpirtra të pastër, do ta ndjejnë Dritën dhe Praninë Time të depërtojë përmes trupave të tyre.

Vetëm pak, nga ata me zemër të përulur dhe dashuri të thellë për Mua, nuk do të arrijnë t’i përgjigjen Shpirtit Tim të Shenjtë, që e ka vërshuar shpirtin tënd.

Bija Ime, kjo është tani një fazë e vështirë e Misionit tënd.

Urrejtja do të shtohet kundër teje.

Do të thuhet se kjo Punë është
 nga Satani.

A nuk e di se si Satani, mashtruesi, punon? Ai i bind shpirtrat e mirë se kur Fjala Ime flitet, ajo nuk vjen nga Unë.

Ai përpiqet t'i bindë të tjerët, përmes frikës së tyre për të, se tiparet që lidhen me të, janë të pranishme tek të tjerët.

Ai shkakton dyshime dhe ankth ndër shpirtra duke i mashtruar ata. Duke i verbuar ata ndaj të Vërtetës dhe duke i penguar ata t’i marrin Hiret, e përcaktuara nga Unë, për t’i shenjtëruar shpirtrat e tyre.

Ata që ai i sulmon më tepër, janë ata që janë më pranë Meje.

Kjo përfshin jo vetëm vizionarë dhe profetë, por pikërisht shpirtrat që Unë kam nevojë për të më ndihmuar që të formoj Ushtrinë Time.

Kjo Ushtri do ta mposhtë Satanin. Ai e di këtë dhe kurrë nuk do të heqë dorë në kërkimin e tij për shpirtra.

Megjithatë kujtoje këtë. Satani nuk e ka fuqinë që Unë kam. Ai nuk mund ta mposhtë Trininë e Shenjtë. Ai është i pafuqishëm kundër Nënës Sime, të cilës i është dhënë autoriteti për ta shkatërruar atë. Ai e ka frikë atë.

Për të gjithë ata që e vënë në dyshim Fjalën Time, e dhënë përmes këtyre Mesazheve, ju lutem kërkojini Nënës Sime të dashur që t'ju sjellë më pranë Zemrës Sime të Shenjtë. 
Kërkojini asaj që t'ju mbulojë me Mantelin e saj të Shenjtë dhe t'ju japë mbrojtjen që ju duhet nga i ligu.

Kujtojeni, se i ligu është plot me urrejtje.

Kur të gjeni urrejtje të çfarëdo lloji në zemrën tuaj, sidomos ndaj lajmëtarëve të Mi të shenjtë, dijeni se Satani ju ka tunduar për të mëkatuar.

Kjo është koha kur ju duhet të më kërkoni Mua Hiret për t’ju bërë të fortë.

Mbajeni mend, Unë kurrë nuk do t’ia kthej Shpinën Time ndonjërit prej jush, përfshirë atyre prej jush që i urrejnë lajmëtarët e Mi, dhe atyre shpirtrave që më refuzojnë Mua.

Nëna e Shpëtimit: Koha që Unë ta shtyp gjarprin po afron

E Martë, 10 Prill 2012, në 20:45

Unë jam Nëna juaj e dashur, Mbretëresha e Tokës. Unë jam Zonja e Papërlyer, Virgjëra Mari, Nëna e Jezusit, i Cili u mish
ërua.

Fëmija im, koha për Triumfin e Zemrës Sime të Papërlyer është pranë.

Koha që unë ta shtyp gjarprin po afron, deri ditën kur Satani dhe djajtë e tij të hidhen në shkretëtirë, shumë rrëmujë do shpërthejë mbi Tokë.

Për besimtarët e Birit Tim, do të jetë një periudhë mundimi. Ata do të tërhiqen në dy drejtime të ndryshme, nga Kisha Katolike.

Njëra gjysëm do të besojë, për shkak të detyrës, në nevojën për të ndjekur profetin e rremë, papën që do të ndjekë Papa Benediktin XVI.

Ai, bisha, është i veshur si një qengj, por nuk vjen nga Ati im, Hyji Më i Larti, dhe do të mashtrojë shpirtra të gjorë, duke përfshirë priftërinj, peshkopë dhe kardinalë.

Shumë do ta ndjekin atë dhe do të besojnë se ai është dërguar nga Hyji për të sunduar mbi Kishën e Tij në Tokë.

Për fat të keq, shumë shpirtra do të ndjekin mësimet e tij, të cilat do të jenë një fyerje për Atin Tim.

Të tjerët, të mbushur me Shpirtin e Shenjtë dhe duke i pasur Hiret e dijes, për arsye të shpirtrave të tyre të përulur, do ta kuptojnë menjëherë, se një mashtrues është ulur në Kishën në Romë.

Papa i ri i rremë tashmë është duke thurur intriga, akoma më parë se ai të ngjitet drejt Fronit të Selisë së Pjetrit, për t’i d
ënuar Mësimet e Birit tim. Pastaj ai do të më nëpërkëmbë mua, Nënën e Bekuar të Hyjit, dhe do ta vërë në lojë rolin tim si Bashkë-Shpenguese.

Fëmija im, roli yt ka për t’u bërë akoma dhe më i vështirë se më parë. Sepse shumë nga fëmijët e mi janë shumë të paqartë. Fyerjet që ti i ndesh çdo ditë, shqetësimet që ti i duron për hir të Birit tim, do të shtohen.

Kurrë mos ki frikë t’i tregosh botës të Vërtetën, fëmija im.

Ti je duke u bërë më e fortë, si rezultat i vuajtjeve fizike dhe mendore që i pranon në emër të Birit tim për të shpëtuar shpirtrat.

Çdo përpjekje, sidomos nga një grup në Kishën Katolike, do të bëhet për t’i hedhur poshtë Mesazhet e mia që të janë dhënë ty.

Bindja dhe besnikëria jote ndaj meje dhe Birit tim të dashur, do të vihen në provë si kurrë më parë. Kjo mund të çojë ty që të tërhiqesh por, nëse kjo do ndodhë, nuk do të zgjasë shumë.

Lutu, fëmija im, për të gjithë fëmijët e Hyjit që, jo p
ër faj të tyre, po përfshihen në betejën përfundimtare për shpirtra.

E gjithë kjo duhet të ndodhë, sepse është e përmbajtur në Librin e Atit tim.

Të gjithë engjëjt në Qiell të mbrojnë ty, fëmija im, në këtë Mision disi të vetmuar.

Gjithmonë kujto se sa e rëndësishme është lutja.

Lutu, lutu, lutu sepse pa lutje, dhe sidomos pa recitimin e Rruzares sime të Shenjtë, Satani mund të të largojë nga Fjala e Shenjtë e Birit tim të Çmuar.

Kujto gjithashtu rëndësinë e agjërimit, sepse e mban mashtruesin larg.

Pa lutje të rregullt, fëmijët e mi, do ta keni të vështirë të qëndroni pranë Birit tim.

Kurrë mos e kini frikë të ardhmen, fëmijë, sepse kur ju qëndroni pranë Birit tim ju do të jeni të mbrojtur dhe do t'ju jepen Hiret e nevojshme për t’i përgatitur shpirtrat tuaj dhe ato të familjeve tuaja, për Epokën e Re të Paqes, të parathënë kaq kohë më parë.

Monday 16 April 2012

Nëna e Shpëtimit: Epoka e Paqes për të cilën unë fola në Fatima është harruar

E Hënë, 9 Prill 2012, në 10:00

Fëmija im, bota është gati për të kaluar ndryshimet e fundit, ndërsa beteja për shpirtrat intensifikohet.

Satani do ta lëndojë Kishën Katolike dhe Unë, Nëna e Hyjit, do të implikohem në përçarjen e Kishës.

Roli Im si Bashkë-Shpenguese, Ndërmjetëse, Pajtimtare nuk është duke u pranuar nga disa grupe t
ë  ndara në Kishën Katolike.

Unë nuk jam e pranuar në shumë qarqe për sa i përket rolit që duhet të luaj në shpëtimin e shpirtrave.

Biri im i gjorë është shumë i lënduar, nga mënyra se si Unë, Nëna e Hyjit, jam lënë mënjanë.

Roli im, si shkatërruese e gjarprit nuk është kuptuar.

Unë kam qenë bekuar me Hiret, dhe fuqinë, për ta mundur dhe shkatërruar të ligun.

Ai, i ligu, ka shumë ndjekës nga brenda Kishës Katolike të cilët duan ta kundërshtojnë fuqinë që më është dhënë mua nga Hyji Më i Larti.

Epoka e Paqes, për të cilën unë fola në Fatima, është harruar.

Kjo Epokë e Paqes do të ndodhë pas Ardhjes së Dytë të Birit tim dhe do të zgjasë 1,000 vjet.

Kjo do të ndodhë kur Qielli dhe Toka do të bashkohen si një Parajsë e Re e Lavdishme.

Për shkak të besimit të fëmijëve të mi dhe të përkushtimit të tyre ndaj meje, Nënës së tyre të dashur, shumë shpirtra do të hyjnë në Parajsën e Re.

Satani po punon fort tani për të bindur pjesëtarë të Kishës Katolike se kjo nuk do të ndodhë.

Roli im si Nënë e Shpëtimit, dhe Bashkë-Shpenguese që punoj përkrah Birit Tim të Dashur për të lajmëruar Ardhjen e Dytë, është duke u mohuar.

Fëmijë, lutuni që ata shpirtra, viktima të mashtruesit brenda Kishës Katolike, të mos i largojnë fëmijët e mi nga momenti i tyre i shpëtimit.

Lutuni që Papa Benedikti të mund ta ndalojë këtë ligësi të mos depërtojë nëpër Kishën Katolike.

Kurrë mos u dorëzoni f
ëmijë në luftën tuaj pët të mbrojtur të Vërtetën.

Premtimi i Birit Tim për t’u kthyer që ta çojë njerëzimin drejt Jetës së Përjetshme në Parajsë është gati për t’u përmbushur. Por Ai do të kundërshtohet në çdo hap të udhës nga ata shpirtra që e kanë lejuar mashtrimin e të ligut për t'ua kthyer mendjet.

Besnikëria, brenda Kishës, përkundrejt Birit tim do të dobësohet.

Roli im si Bashkë-Shpenguese, Ndërmjetëse, Pajtimtare nuk do të pranohet.

Lutuni që priftërinjtë e Birit Tim të qëndrojnë të fortë dhe ta mbrojnë të Vërtetën.

Qielli dhe Toka do të bëhen një. Njëra nuk do të ekzistojë pa tjetrën

E Diel, 8 Prill 2012, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, koha për Mbretërimin Tim mbi Tokë po afron dhe ka vetëm pak kohë, që njerëzimi ta mbërthej
ë Mëshirën Time dhe të pendohet.

Është gjithashtu e rëndësishme që Kisha Ime ta përgatisë grigjën e saj për Jetën e Përjetshme dhe të përdorë çdo mundësi për të inkurajuar pajtimin.

Kjo është një periudhë e rëndësishme e vitit dhe ju duhet të ktheheni tek Unë, Jezusi juaj, dhe të luteni për Hiret për t’u siguruar që ju, ndjekësit e Mi, të keni forcën e bindjes për ta përhapur të Vërtetën e Ardhjes Sime të Dytë.

Vuajtja e njerëzimit dhe ajo e Atit Tim të Përjetshëm dhe e Imja, Birit të Tij të dashur, po shkon përfundimisht drejt mbarimit.

Sundimi i Satanit mbi Tokë do të ndalet dhe Unë do të marr Fronin Tim Të Ligjsh
ëm.

Ndërsa Mbretërimi Im, brenda Kishës Sime, ka rezultuar në faktin që Shpirti Im ka qenë i pranishëm, duke ofruar Hire të mëdha për shpirtrat e denjë, do të jetë vetëm kur Satani të jetë lidhur, që Vullneti i Atit Tim do të mund të përmbushet përfundimisht.

Asnjë njeri nuk e kupton më të vërtetë se çfarë është Jeta e Përjetshme.

Asnjë njeri nuk e kupton plotësisht se çfarë do të ndodhë në Ardhjen Time të Dytë.

Asnjë njeri, për shkak të kufizimeve të kuptimit njerëzor, nuk mund t’i dijë planet e Mia për mbledhjen e 12 kombeve të Mia mbi Tokë.

Shumë besojnë se Ardhja Ime e Dytë është fundi i botës.

Mund të jetë mbarimi i kohëve siç i njihni ju, por është vetëm fillimi i një të ardhmeje të lavdishme, të planifikuar nga Ati Im i Përjetshëm për të gjithë fëmijët e Tij.

Qielli dhe Toka do të bëhen një.

Njëra nuk do të ekzistojë pa tjetrën. Të drejtët do të jetojnë në Parajsën Time të Re dhe do të ketë bollëk të madh në të gjitha gjërat.

Kaq shumë mrekulli nuk mund të përshkruhen kurrë në terma njerëzorë. Paqe dhe gëzim i madh do të ndjehet nga çdo shpirt që e trashëgon të drejtën për të qenë pjesë e Mbretërisë Sime.

Zemra më thyhet kur shikoj frikë në sytë tuaj, fëmijë, kur Unë iu referohem kohëve të mbarimit.

Në vend të kësaj, Unë kërkoj që të besoni në Dashurinë Time të Madhe për të gjithë ju, dhe dijeni që Premtimi Im është se ju do të jeni me të vërtetë në shtëpi me Mua dhe trishtimet tuaja do të hiqen përjetësisht.

Parajsa e Re që Unë premtoj ka për t’iu shfaqur njerëzimit shumë shpejt.

Mos e çoni dëm as edhe një moment të vetëm në frikë. Gëzohuni. Shikojeni përpara të ardhmen tuaj.

Kini besim të plotë tek Unë, sepse Unë ju dua kaq shumë sa kurrë nuk do t'ju lë në baltë.

Lutuni që të gjithë fëmijët e Mi të bëhen të përulët në zemër për të pranuar çelësat e Parajsës.