Friday, 30 March 2012

Martesa midis të njëjtit seks – një mëkat i rëndë

E Premte, 16 Mars 2012, në 22:20
Bija ime fort e dashur, dhimbja dhe vuajtjet e ndjekësve të Mi të gjorë, të cilëve iu duhet të shikojnë të pafuqishëm ligjet e reja në kundërshtim me mësimet e Mia, po arrijnë nivele të papara në botë. 
Jo vetëm që ju duhet ta dëshmoni mëkatin, fëmijë, por ju pastaj duhet të shikoni se si jua paraqesin mëkatin duke ju detyruar ta pranoni atë sikur të ishte njerëzore.
Unë i referohem një mëkati në veçanti, martesës midis të njëjtit seks, e cila po paraqitet si një e drejtë e natyrshme.
Më pas do të pritet që ju ta pranonit këtë neveri të vënë para Fronit të Atit Tim në një kishë.
Duke mos mjaftuar për këta njerëz që ta lejojnë martesën midis të njëjtit seks në sytë e ligjit, ata më pas duan ta detyrojnë Hyjin Atë që t’iu japë atyre bekimin e Tij. Ai kurrë nuk do ta bëjë këtë sepse është një mëkat i rëndë në sytë e Tij.
Si guxojnë këta njerëz të mendojnë se është e pranueshme që ta ekspozojnë këtë akt të neveritshëm në Kishat e Atit Tim?
Fëmijë , Unë e dua çdo shpirt.
Unë i dua mëkatarët.
Unë e përçmoj mëkatin e tyre por i dua mëkatarët.
Aktet seksuale midis personave të të njëjtit seks janë të papranueshme në sytë e Atit Tim.
Lutuni për këta shpirtra sepse Unë i dua ata, por nuk mund t’ua jap hiret që ata dëshirojnë.
Ata duhet ta dinë, se pavarësisht se sa shumë të përpiqen për t’i lejuar martesat midis të njëjtit seks, ata nuk janë të pranuar që të marrin pjesë në Sakramentin e Shenjtë të martesës.
Një Sakrament duhet të vijë prej Hyjit. Rregullat për marrjen e Sakramenteve duhet të dalin prej Mësimeve të Atit Tim.
Ju nuk mund ta detyroni Atin Tim, Hyjin Më të Lartin, që t’ju japë bekimin e Tij, apo të merrni pjesë në Sakramentet e Tij të shenjta, nëse ato nuk respektohen sipas mënyrës së përcaktuar për to.
Mëkati tani po i paraqitet botës si një gjë e mirë.
Siç e kam thënë edhe më parë, bota tani është mbrapsht.
E mira është e paraqitur si e ligë dhe ata njerëz që përpiqen të jetojnë sipas ligjeve të Hyjit Atë, pësojnë tallje.
E liga, pavarësisht se si ju e vishni, nuk mund të kthehet në një vepër mirësie në sytë e Atit Tim.
Ati Im do t'i ndëshkojë ata që vazhdojnë t’i valëvisin mëkatet e tyre përpara Tij.
Kijeni parasysh këtë paralajmërim, sepse mëkatet tuaja, të cilat kryhen kur ju refuzoni që t’i bindeni Hyjit, nuk do të falen dhe nuk mund të falen.
Kjo sepse ju refuzoni që ta pranoni mëkatin për atë çfarë është.
Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/16/same-sex-marriage-a-grave-sin/

Thursday, 29 March 2012

Dashuria është më e fuqishme se urrejtja

E Mërkurë, 14 Mars 2012, në 15:30
Bija Ime fort e dashur Unë të përqafoj fort në gjirin Tim ndërsa ti e duron këtë dhimbje së bashku me Mua.
Fëmijët e Mi, dhe sidomos ndjekësit e Mi, ndjejnë një ngrohtësi ndaj njëri-tjetrit të cilën ata nuk mund ta shpjegojnë.
Ata mund të jenë të panjohur që jetojnë në anë të kundërta të botës por dashuria që ata e ndjejnë është dashuria Ime.
Ata e duan njëri-tjetrin ashtu siç bëjnë vëllezërit dhe motrat e vërteta në një familje të dashur.
Unë jam drita që e krijon këtë dashuri spontane e cila i sjell shpirtrat së bashku.
Është Shpirti Im i Shenjtë që i bashkon të gjithë fëmijët e Hyjit si një familje.
Ju, fëmijët e Mi, jeni familja Ime.
Trinia e Shenjtë e drejton këtë familje dhe, kur dashuria juaj është e pastër dhe e përulur, ju automatikisht bëheni pjesë e kësaj familjeje të shenjtë.
Dashuria e Atit është përmes Meje.
Kur ju më doni Mua, Unë do t’ju çoj në krahët e Atit Tim i Cili do ta vendosë vulën e mbrojtjes rreth jush dhe rreth familjes suaj.
*(shikoni Lutjen e Kryqëzatës 33 për vulën e mbrojtjes)
Zemra Ime zbutet ndërsa e shikoj me gëzim, dashurinë që keni për njëri-tjetrin.
Ju më sillni kaq shumë ngushëllim nga vuajtja që më duhet të duroj ndërsa fëmijët e Mi të shkretë në vende të copëtuara nga lufta janë duke u persekutuar.
Bashkohuni me Mua tani në mënyrë që familja Ime e ndjekësve të devotshëm të bashkohet në një, pa marrë parasysh se cila është e shkuara e tyre apo nga cili vend ata vijnë, me qëllimin për ta mposhtur urrejtjen në botë.
Dashuria është më e fuqishme se urrejtja.
Urrejtja dobësohet nëse i jepet përgjigje me dashuri.
Nëse dikush ju trajton padrejtësisht ju duhet t’i përgjigjeni me dashuri dhe satani do të struket me dhimbje.
Nëse ndjeheni të tunduar për t’u hakmarrë mbi ata që ju lëndojnë, atëherë ju duhet të luteni për ta, t’i falni dhe të tregoni ndaj tyre dashuri në vend të urrejtjes.
Dashuria, e cila depërton përmes familjes Sime në tokë, është një forcë shumë e fuqishme.
Ju kurrë nuk duhet ta besoni, për as edhe një çast, se urrejtja mund ta mposhtë dashurinë.
Fuqia që urrejtja ushtron, megjithëse e shëmtuar dhe e dhimbshme për t'u parë, mund të mposhtet me anë të fuqisë së dashurisë.
Si mundet dashuria ta dobësojë urrejtjen në botën sot? Lutja është përgjigja.
Duamëni Mua.
Dëgjomëni Mua.
Përgjigjuni ndaj kërkesave të Nënës Sime të dashur dhe ndaj Meje, Birit të saj, nëpërmjet lutjeve të ndryshme që ju janë dhënë.
Këtu është një Lutje e veçantë e Kryqëzatës për bashkimin fëmijëve të Hyjit.
Ajo do të përhapë dashuri në çdo skaj të tokës dhe do të largojë urrejtjen që rritet çdo ditë.
Kjo urrejtje, e shkaktuar nga satani përmes dobësisë se njerëzimit, dhe që çon në mizori të tilla si tortura, vrasja, aborti dhe vetëvrasja, mund të shmanget me anë të kësaj
Lutjeje të Kryqëzatës (37) për bashkimin e gjithë fëmijëve të Hyjit
O Jezus i dashur, bashkoji në dashuri të gjithë ndjekësit e Tu të dashur, që të mund ta përhapim të Vërtetën e Premtimit Tënd për Shpëtimin e Përjetshëm nëpër gjithë botën.
Ne lutemi që ato shpirtra të vakët, që kanë frikë ta ofrojnë Ty veten e tyre në mendje, trup dhe shpirt, ta hedhin poshtë mburojën e tyre të krenarisë dhe t’i hapin zemrat e tyre ndaj Dashurisë Tënde dhe të bëhen pjesë e familjes Tënde të Shenjtë në Tokë.
Përqafoji të gjithë ato shpirtra të humbur, i dashur Jezus, dhe lejoje dashurinë tonë, si vëllezërit dhe motrat e tyre, që t'i nxjerri ata nga shkretëtira dhe t'i sjelli ata me ne në Gjirin, Dashurinë dhe Dritën e Trinisë së Shenjtë.
Ne e vëmë gjithë shpresën, besimin dhe dashurinë tonë në Duart e Tua të Shenjta.
Ne të lutemi Ty ta zgjerosh përkushtimin tonë, që të mund të ndihmojmë të shpëtojmë më shumë shpirtra.
Amen.
Unë ju dua fëmijë.
Ju kurrë nuk duhet të ndjeheni të demoralizuar kur shikoni ligësinë që është rreth jush.
Lutjet tuaja mund ta dobësojnë këtë ligësi.
Dashuria juaj do ta mposhtë atë.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/14/love-is-more-powerful-than-hatred/

Wednesday, 28 March 2012

Tani një përpjekje e organizuar për të të heshtur ty, po bëhet nga një fragment i caktuar brenda kishës Sime

E Martë, 13 Mars 2012, në 18:30
Bija Ime fort e dashur, sot më në fund e kuptove se sa shumë Fjala Ime Më e Shenjtë jo vetëm që është e kundërshtuar por edhe e hedhur poshtë nga anëtarë të caktuar të kishës Sime.
Ata që nuk janë as në gjendje të bien tek këmbët e Mia dhe të kërkojnë mëshirë, e shpallin veten në gjendje për t’i gjykuar fjalët e Mia të shenjta të dhëna njerëzimit për t’i shpëtuar shpirtrat e tyre.
Unë jam një Hyj plot me mëshirë, plot me dëshirë për t’i shpëtuar të gjithë fëmijët e Mi dhe jam i ngadaltë në zemërim.
Sot, durimi Im u vu në provë pasi një tjetër sulm, këtë herë nga një njeri që pretendon se flet në emrin Tim, u bë për t’i minuar këto mesazhe.
Ti, bija Ime, duke filluar që nga kjo ditë, nuk duhet të angazhohesh me përfaqësues të tillë pa kërkuar lejen Time më parë. 
Ka tani një përpjekje të organizuar për të të heshtur ty, që po bëhet nga një fragment i caktuar brenda kishës Sime.
Fëmijët e Mi, këto janë kohët ku besimi i ndjekësve të Mi më të flaktë, përfshirë pjesëtarët e Kishës Time, do të vihet në provë në një mënyrë të paparë që nga kryqëzimi Im.
Ashtu si Unë u trajtova dhunshëm dhe u dënova me vdekje sepse guxova të flas të vërtetën, kur Unë erdha herën e parë, po kështu, i njëjti trajtim do t’iu rezervohet profetëve të Mi deri në Ardhjen Time të Dytë.
Ata do të tallen, do të vihen në lojë dhe do të bëhen të duken qesharakë kur ta përhapin fjalën Time.
Ata do të akuzohen për herezi nga ata që i shpallin mësimet e Mia por që dështojnë për ta njohur fjalën Time që i jepet botës sot.
Të kini frikë ju që përpiqeni për ta bllokuar rrugën që unë tani e shtroj para jush për të shpëtuar njerëzimin.
Ju do të ndëshkoheni.
Ju do të duhet të përgjigjeni tek Unë për padrejtësitë që i shkaktoni mbi ata që janë të dërguar për ta shpallur fjalën e Hyjit në këto, kohët e fundit.
Refuzojini profetët e Zotit dhe ju po refuzoni fjalën e Zotit.
Arroganca juaj po ju verbon ndaj të vërtetës dhe ju nuk e keni të drejtën të më përfaqësoni Mua.
Ju më fyeni Mua rëndë dhe refuzimi juaj i fjalës Sime të shenjtë më plagos Mua thellësisht.
Unë derdh lot për refuzimin tuaj mizor ndaj Meje ndërsa, në të njëjtën kohë, ju predikoni një version të shpërlarë të të vërtetës së mësimeve të Mia.
Ju duhet të kaloni kohë tani në Adhurim Eukaristik përpara se të mund të komunikoni me Mua për të më mundësuar që t’ju udhëzoj për në udhën e dijes.
Shqyrtojini arsyet tuaja se pse i refuzoni fjalët e Mia.
A është sepse ju nuk doni ta dëgjoni të vërtetën e përçarjes, që ka për ta mbërthyer Kishën Katolike?
A është sepse ju nuk e pranoni se Kisha është e pushtuar nga mashtruesi?
A nuk e kuptoni se e gjithë kjo ka qenë parathënë?
Ju duhet të luteni me qëllim që ta shikoni të vërtetën dhe të vini tek Unë për udhëzim përpara se të jetë tepër vonë.
Jezusi juaj
Shpenguesi i gjithë Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/13/now-a-concerted-effort-being-made-to-silence-you-by-certain-fragment-within-my-church/

Tuesday, 27 March 2012

Virgjëra Mari: Kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë kundërshtime ndaj mesazheve hyjnore

E Hënë, 12 Mars 2012, në 19:00
Fëmija im, kjo është koha kur të gjithë vizionarët e Hyjit, profetët dhe shpirtrat e zgjedhur do të vuajnë persekutimin më të madh.
Ditët e Satanit pothuajse po përfundojnë dhe ai do të përdorë çdo armë, në veçanti disa priftërinj të shenjtë, për t’u përpjekur ta zhvlerësojë fjalën time, të Nënës suaj të dashur dhe të Birit tim të çmuar, Jezu Krishtit.
Kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë kundërshtime ndaj mesazheve hyjnore sa ç‘ka sot.
Errësira vazhdon ta pushtojë Kishën dhe shumë njerëz brenda Kishës po bëjnë gjithçka që të munden për ta heshtur fjalën e vizionarëve.
Ata nuk duan që e vërteta të dalë në shesh dhe do të bllokojnë shpalljen e lutjeve, që iu jepen vizionarëve për të shpëtuar shpirtrat.
Lutuni fëmijë që përpjekjet e tyre të mos e bllokojnë punën e Birit tim, apo t’i verbojnë besimtarët ndaj dhuratës së Shpirtit të Shenjtë ndërsa ai vazhdon të derdhet mbi shpirtrat që i shikojnë këto mesazhe.
Lutjet dhe besnikëria juaj ndaj Birit tim të çmuar, kurrë nuk kanë qenë më të rëndësishme se tani kur kjo re e errësirës vazhdon të bjerë përmbi Kishën e Birit tim.
Lutuni, lutuni, lutuni që drita e Birit tim të shkëlqejë, në mënyrë që shpirtrat e humbur të mund të ndriçohen përmes Fjalës së Tij më të Shenjtë.
Faleminderit për përgjigjen ndaj thirrjes sime, fëmija im, sidomos në këtë periudhë të trishtimit të madh në shpirtin tënd, të shkaktuar nga mundimi që t’u desh të duroje në duart e atyre që pohojnë se flasin në emër të Zotit.
Nëna juaj Qiellore
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/12/virgin-mary-church-doing-all-they-can-to-quieten-the-word-of-visionaries/

Sunday, 25 March 2012

Koha që vula e dytë të hapet ndërsa luftërat do të shtohen

E Shtunë, 10 Mars 2012, në 15.30
Bija ime fort e dashur është koha që vula e dytë të hapet ndërsa luftërat do të shtohen dhe përhapen.
Engjëlli i errët i hakmarrjes del nga një burim, bija Ime, dhe këto luftëra janë të gjitha të lidhura.
Ato nuk ndodhën për shkak të trazirave rajonale por ishin planifikuar nga perëndimi.
Këto luftëra qenë ndezur qëllimisht, për të kontrolluar, dhe shumë nga këto kombe janë përshkruar si djallëzore, duke përhapur gënjeshtra rreth udhëheqësve të tyre politikë.
Fëmijë këto luftëra janë organizuar me djallëzi, të gjitha në të njëjtën kohë, me qëllimin për t’i larguar udhëheqësit njërin pas tjetrit.
Do të paraqiten zgjidhje paqësore dhe do të duartrokiten, por ato do të jenë të rreme.
Ju, fëmijët e Mi, jeni duke u mashtruar.
Zhurma e luftës është vetëm kaq – zhurmë. Por si fillojnë zhurmat? Kush i fillon ato dhe pse?
Pse mendoni ju që kaq shumë vende ngatërrohen në këto luftëra në të njëjtën kohë?
Kjo nuk ishte një rastësi.
Ka një plan që po organizohet nga Anti-Krishti për t’i kontrolluar dhe sunduar këto vende të cilat kanë resurse të pasura.
Sapo t’i marrin nën kontroll këto vende, ata do të bëhen shumë të fuqishëm.
Kur këto luftëra të shtohen dhe të bëhen të lodhshme atëherë antikrishti do ta bëjë veten të njohur si ndërmjetësuesi paqësor.
Shumë pak prej juve po ju tregohet e vërteta për shkak të kontrollit që antikrishti dhe organizatat e tij mbajnë në botën e komunikimit.
Lutuni tani ndërsa luftërat shtohen, për t’i bërë planet e tyre të pafuqishme.
Dijeni se Izraeli, kaq i influencuar nga perëndimi, do të refuzohet dhe tradhtohet nga SHBA atëherë kur ata më pak e presin këtë.
Do të jetë atëherë që, holokausti për të cilin Unë flas, do të ndodhë.
Lutuni, lutuni, lutuni për popullin e Izraelit të cilët do të vazhdojnë të vuajë për mëkatet e tyre deri në Ardhjen Time të Dytë.
Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/10/time-for-the-second-seal-to-open-as-wars-will-increase/

Thursday, 22 March 2012

Virgjëra Mari: Recitojeni Rruzaren në të gjithë kombet prej tani e deri të Dielën e Pashkës

E Premte, 9 Mars 2012, në 19:15
Fëmija im i dashur sa shumë unë vajtoj ndërsa shikoj urrejtjen e shtuar, jo vetëm kundër teje por, kundër Fjalës së Shenjtë të Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit.
Tani ti e di se sa shumë Ai vuajti në Kopshtin e Gjetsemanit dhe sa shumë Ai akoma vuan sot pasi çdo përpjekje e Tij për të ndërhyrë për të shpëtuar shpirtrat pengohet nga i ligu.
Ndërsa luftërat tani po planifikohen është e rëndësishme që Rruzarja Ime e Shenjtë të recitohet çdo ditë përpara Pashkës.
Fëmijë po të mund t'ia përkushtonit Rruzares sime të Shenjtë çdo ditë të javës, ku çdo të Premte t’i thoni të katër misteret, duke filluar prej tani e deri në Pashkë, shumë shkatërrim nëpër botë mund dhe do të shmanget.
Biri Im është kaq i kënaqur me ata që e pranojnë Fjalën e Tij të Shenjtë me dashuri dhe zemër të pastër.
Hire të mëdha po iu jepen atyre me shpirt të pastër që besojnë tek Ai plotësisht dhe pa asnjë dyshim në zemër.
Ju, fëmijët e mi, jeni pjesa e mbetur, trungu i vogël i besimtarëve që do të ndihmojnë për ta rritur ushtrinë që duhet tani për ta hequr mëkatin në botë.
Lutjet tuaja, dhe sidomos Rruzarja ime më e Shenjtë, janë armët e duhura për ta shkatërruar të ligun dhe ata që ai i pushton në çdo cep të tokës.
Shkoni tani fëmijët e mi dhe organizoni lutje globale ku Rruzarja ime të thuhet në të gjitha kombet prej tani e deri të Dielën e Pashkës.
Shko në paqe fëmija im. Hiret që po të jepen tani, do të të ndihmojnë për t’i përballuar sulmet ditore nga satani, meqenëse zemërimi i tij me këtë punë shtohet.
Nëna juaj Qiellore
Nëna e Shpëtimit
Shënim:
Për këtë arsye ne kemi organizuar që një Rruzare globale të thuhet çdo të premte në grupin tonë të lutjeve në internet që do t’i përmbajë të katër misteret, ndërsa Rruzarja e zakonshme do të nxitet për t’u thënë çdo ditë duke filluar nga tani e deri për Pashkë.
Të premtet e përcaktuara për versionin e gjatë të Rruzares janë:
Më 16, 23 dhe 30 Mars; më 6 Prill (e Premtja e Madhe) dhe 13 Prill (e Premtja përpara të Dielës së Mëshirës Hyjnore dhe dita e 8-të e Novenës së Mëshirës Hyjnore).
Për detaje të mëtejshme, shikoni faqen tonë të lutjeve në internet

Hyji Atë: Vula Ime e Mbrojtjes është parathënë për kohën kur vula e dytë të jetë thyer

E Enjte, 8 Mars 2012, në 15:52
Bija Ime tejet e dashur bota e ka pritur këtë moment për dymijë vjet.
Disa me frikë në zemër, të tjerët me pritje dhe çudi se kur do të vinte ky moment dhe tani ai ka ardhur.
Kjo është koha kur Unë e dërgoj profetin Tim të kohëve të fundit, ty Maria, për ta treguar përfundimisht Librin e së Vërtetës, i cili zbulon përmbajtjen e Librit të Zbulesës.
Unë jam Hyji, për të cilin të gjithë fëmijët e Mi po thërrasin në këto kohë të tmerrshme.
Jam Unë të cilin ata, fëmijët e Mi të shqetësuar, duhet ta thërrasin tani.
Unë e mbledh familjen Time së bashku në këtë kohë që ne të mund të bashkohemi në betejën finale për ta vrarë dragoin i cili e ka shqetësuar botën për aq gjatë.
Fëmijë mos kini frikë. Asnjë dëm nuk do t’iu vijë atyre që veshin Vulën Time, Vulën e Hyjit të Gjallë.
Satani dhe engjëjt e tij të rënë, të cilët po e mbushin botën në këtë kohë, nuk kanë autoritet mbi ata që kanë shenjën e Hyjit të Gjallë.
Ju duhet të më dëgjoni Mua fëmijë dhe ta pranoni Vulën Time sepse ajo do të mbrojë jo vetëm jetën tuaj por edhe shpirtrat tuaj.
Recitojeni lutjen për ta marrë Vulën Time çdo ditë*. (shiko fundin e këtij mesazhi)
Bëni të mundur që çdo pjesëtar i familjes suaj dhe të dashurit tuaj ta kuptojnë rëndësinë e Vulës Sime.
Dashuria juaj për Mua, Atin tuaj Qiellor, do të jetë hiri juaj shpëtues dhe do t'ju japë forcën që ju duhet.
Vula Ime e mbrojtjes është parathënë për kohën kur vula e dytë të jetë thyer.
Kalorësi i kalit të kuq është engjëlli i zi hakmarrës i cili do t’i vrasë fëmijët e Mi në shumë luftëra që do të vijnë. Por ai do t’i kalojë fëmijët e Mi që e kanë vulën në ballë.
Përgatituni tani sepse këto luftëra tashmë po ndodhin dhe më shumë të tjera po planifikohen në çdo skaj të tokës dhe, në veçanti, në Lindjen e Mesme dhe në ato toka ku Biri Im i çmuar, Jezu Krishti, eci gjatë kohës së Tij në tokë.
Ati juaj i Dashur
Hyji më i Larti
* Lutja e Vulës së Mbrojtjes drejtuar Hyjit Atë (dhënë fillimisht Marias së Mëshirës Hyjnore më 20 Shkurt 2012)
Recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës (33) që ta dëshmoni Vulën Time dhe ta pranoni atë me dashuri, gëzim dhe mirënjohje.
O Hyji im, Ati im i Dashur, unë e pranoj me dashuri dhe mirënjohje Vulën Tënde Hyjnore të Mbrojtjes. Hyjnia Jote e mbështjell trupin dhe shpirtin tim përjetësisht.
Unë përkulem në falënderim të përulur dhe e ofroj dashurinë dhe besnikërinë time të thellë tek Ti, Ati im i Dashur.
Unë të lutem Ty të më mbrosh mua dhe të dashurit e mi me këtë Vulë të veçantë dhe unë e kushtoj jetën time në shërbimin Tënd, në shekuj të shekujve.
Unë të dua Ty, Atë i Dashur. Unë të ngushëlloj Ty në këto kohë, Atë i Dashur. Unë të ofroj Ty Trupin, Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd fort të Dashur, në shpërblim për mëkatet e botës dhe për shpëtimin e gjithë fëmijëve të Tu.
Amen.

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/08/my-seal-of-protection-is-foretold-as-the-second-seal-is-broken/

Tuesday, 20 March 2012

Ardhja Ime e Dytë, nuk mund të pengohet e as të ndalohet

E Mërkurë, 7 Mars 2012, në 20:30
Bija Ime fort e dashur, Unë do të mbroj me hiret e veçanta të nevojshme për të të dhënë forcën që t’i përballosh forcat e së keqes të cilat po zhvillohen për ta ndaluar këtë mision të shenjtë.
Është e rëndësishme që ta kuptosh se opinioni i njerëzve nuk është i rëndësishëm.
Gjithçka që ka rëndësi është Fjala Ime Më e Shenjtë.
Fjala Ime është e Vërteta. Unë jam e Vërteta. Kushdo që të thotë ty se këto mesazhe nuk janë në përputhje me mësimet e Mia, është një gënjeshtar.
Ata nuk më njohin Mua. Ata mund të mendojnë se më njohin, por mund të me njohin vetëm nëse mbeten të përulur në zemër.
Ata që kanë opinione në kundërshtim me Fjalën Time janë fajtorë për mëkatin e krenarisë.
Krenaria i verbon madje edhe shërbëtorët e Mi të shenjtë ndaj të vërtetës së Fjalës Sime të Shenjtë.
Premtimet e Mia ndaj njerëzimit për të ardhur përsëri në lavdi, për të gjykuar të gjallët e të vdekurit duhet të kryhen.
Kjo, Ardhja Ime e Dytë, nuk mund të pengohet e as të ndalohet.
Paralajmërimet që Unë i jap njerëzimit, të dhëna për shkak të dashurisë Sime për çdo shpirt, janë të rëndësishme.
Unë duhet t’i përgatis të gjithë fëmijët e Hyjit ashtu si duhet për këtë ngjarje tejet të lavdishme.
Shumë do të përpiqen për të të bllokuar. Shumë do të përpiqen për ta minuar Fjalën Time të Shenjtë dhe shumë do të përpiqen për të të lënduar me qëllim që ta pengojnë Fjalën Time të Shenjtë që të dëgjohet.
Të gjitha këto përpjekje të tyre do të jenë të kota.
Vetëm Unë, Jezu Krishti, e kam fuqinë që t’i jap njerëzimit shpëtimin e përjetshëm.
Vetëm Unë e kam fuqinë që t’i përgatis shpirtrat e gjithë njerëzimit për trashëgiminë e tyre në Parajsë.
Askush, madje as Satani mbreti i errësirës apo ndjekësit e tij, nuk mund ta ndalojnë këtë që të ndodhë.
Gjithmonë kujtojeni këtë. Unë do t’i mbroj të gjithë ata që i përmbahen Fjalës Sime të Shenjtë.
Ju mund të jeni të trembur nga ngjarjet globale ndërsa forcat e errësirës i mbështjellin vendet tuaja.
Ngjarjet do t’ju shqetësojnë por ju kurrë nuk duhet të keni frikë, sepse Unë do t’ju shpie me vete në Mbretërinë Time të Re në tokë.
Ajo që kërkoj është që ju të keni besim tek Unë.
Më lejoni që t’ju udhëzoj.
Më lejoni t’ju tregoj mënyrën për t’i pastruar shpirtrat tuaj, përmes Kryqëzatës së Lutjeve që Unë ju jap.
Pastaj ma lini gjithçka Mua.
Kujtojeni se dashuria Ime për të gjithë ju është aq e fortë saqë askush nuk mund ta zvogëlojë këtë dashuri të pastër dhe dhembshurinë që Unë e mbaj në Zemrën Time të Shenjtë për secilin prej fëmijëve të Hyjit.
Jezusi juaj i dashur
Shpenguesi i Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/07/my-second-coming-cannot-be-prevented-nor-can-it-be-stopped/

Wednesday, 14 March 2012

Vula e parë është braktisja e besimit

E Mërkurë, 7 Mars 2012, në 15:40
Bija Ime më e dashur, thuaji fëmijëve të Mi se askush nuk e ka njohurinë apo autoritetin për të zbuluar të vërtetën e përmbajtur në Librin e Zbulesës.
Pavarësisht se sa të ditur mund ta konsiderojnë ata veten, jam vetëm Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari dhe Shpenguesi i njerëzimit, që e kam autoritetin për t’ia zbuluar botës atë çfarë përmban Libri i së Vërtetës.
Vetëm Unë, Qengji i Hyjit e kam të drejtën për t’ia zbuluar botës sot të vërtetën e dhënë dishepullit Tim Gjon Ungjilltarit - instrumentit të së vërtetës.
Vula e parë është braktisja e besimit, e parë jo vetëm mes mosbesimtarëve por edhe mes atyre që pohojnë se më njohin Mua dhe atyre që e shpallin publikisht dashurinë e tyre për Mua.
Kjo është koha kur besimi i vërtetë do të shtrembërohet, kur ju fëmijët e Mi do të njiheni me një doktrinë të shpërlarë, e cila është një fyerje ndaj mësimeve të Mia.
Unë po ju them fëmijë se kur të shikoni besime dhe doktrina fetare të rreme që fillojnë e dalin, ju do ta kuptoni se kjo është tani koha që vula e parë të zbulohet.
Vështroni rreth e rrotull dhe çfarë shikoni? Besime fetare që i bëjnë homazh hyjnive të rinj për të cilët ju nuk keni dëgjuar kurrë më parë. Besime fetare me bazë fantastiko-shkencore të cilat janë veçse budallallëqe dhe të zbrazëta për nga përmbajtja. Qenie shpirtërore që nuk i përkasin kësaj bote por që shumë besojnë se ato përfaqësojnë mbretërinë Qiellore të Atit Tim.
Kini kujdes tani sepse ju po jetoni në një fantazi.
Asnjë nga këto besime metafizike nuk e përfaqëson të vërtetën.
Çdo doktrinë që ju mëson rëndësinë e vënies së vetvetes përpara çdo gjëje tjetër, është një doktrinë që buron nga Satani.
Mos i dëgjoni. Kthejini shpinën këtij mashtrimi mizor.
Ata që kërkojnë hyjni të rremë dhe ia kushtojnë jetën adhurimit të hyjnive të rremë janë të humbur për Mua.
Nëse ju nuk ndaloni dhe nuk më luteni Mua për udhëzim, Unë nuk mund t’ju shpëtoj.
Juve dhe të gjithë atyre që vullnetarisht tërhiqen tani nga mbreti i errësirës, do t’ju jepet dhurata e dijes, nëse më kërkoni mua në këtë Lutje të Kryqëzatës (36) – “Më ndihmo të nderoj të Vetmin Hyj të Vërtetë”
Jezus, më ndihmo, sepse jam i humbur dhe i hutuar. Unë nuk e di të Vërtetën e jetës pas vdekjes.
Më fal nëse të fyej Ty duke nderuar hyjni të rremë, të cilët nuk janë Hyji i Vërtetë.
Më shpëto dhe më ndihmo ta shikoj të Vërtetën me qartësi dhe më shpëto nga errësira e shpirtit tim.
Më ndihmo të hyj në Dritën e Mëshirës Tënde.
Amen.
Ka vetëm një Hyj – Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë në një – Trina e Shenjtë.
Çdo hyj tjetër vjen prej Satanit, sado tërheqës të jetë maskimi.
Ju lutem, mos e çoni dëm jetën tuaj të përjetshme duke ia kushtuar besnikërinë tuaj këtyre besimeve, të cilat nderojnë praktika “New Age” duke përfshirë Reiki, Yoga, meditimin “new age”, kartat tarot, parashikimin e së ardhmes, leximet psikike dhe adhurimin e engjëjve të lidhur me të ashtuquajturit “mësues të ngritur”.
Dalëngadalë por me shumë siguri këto praktika të okultit po pranohen jo vetëm nga shoqëria juaj por edhe nga Kishat Katolike dhe të Krishtera.
Këto doktrina fetare të rreme po përhapen kaq shpejt saqë ato i kanë konsumuar miliarda fëmijë të Hyjit, të cilët tani kanë gjetur aq shumë lehtësim të rremë brenda tyre saqë ata nuk e pranojnë më ekzistencën e Hyjit të Vetëm të Vërtetë.
Jezusi juaj

Shikoni tani, ndërsa njeriu i paqes do t’i paraqitet botës

E Martë, 6 Mars 2012, në 15:20
Bija Ime fort e dashur, ti duhet të vazhdosh t’i zbatosh udhëzimet e Mia të shenjta dhe mos lejo njeri të të ndalojë në këtë mision, edhe pse do të vazhdosh të sulmohesh nga të gjitha anët.
Kurrë mos e dysho fjalën Time, edhe kur nuk e kupton se çfarë do të thonë mesazhet e Mia.
Gjithçka që ty po të jepet për botën që ta dëgjojë, ka qenë parathënë bija Ime.
Është vetëm se njerëzimit i duhet ta kuptojë se çfarë përmban Libri i Gjonit (Zbulesa).
Të gjitha gjërat e parathëna duhet të ndodhin.
Shikoni tani, ndërsa njeriu i paqes do t’i paraqitet botës.
Ai do të duket sikur po sjell paqen në Lindjen e Mesme.
Kjo do të jetë një paqe e rreme dhe është një maskë për mashtrimin që ai paraqet, me qëllim që ta mbulojë arsyen e vërtetë të kësaj gënjeshtre që po kryhet tani.
Lutuni për Zëdhënësin Tim të Shenjtë, Papa Benediktin XVI, sepse ai do të pësojë një persekutim të tmerrshëm. Kjo kohë është afër tani.
Lutuni të gjithë ju sepse lutjet tuaja do ta zbusin ashpërsinë e këtyre kohëve, të cilat mund të lehtësohen.
Nuk dihet shumë, bija Ime, rreth kohëve të fundit.
Shumë janë të frikësuar dhe kështu do të jetë, por vetëm nëse shpirtrat e tyre janë të papastër.
Për ata prej jush që jeni në dritën e Hyjit ju keni shumë të mira përpara sepse kjo do të thotë heqje e mëkatit nga toka.
Më në fund bota do të shfaqet me një fillim të ri të mbushur me dritën Time hyjnore.
Nuk ka shumë kohë përpara se këto gjëra të ndodhin.
Gjithçka që ka rëndësi është se të gjithë fëmijët e Hyjit do ta shohin të vërtetën në kohën e duhur dhe do të kthehen në besim.
Përndryshe ata nuk do të jenë pjesë e Qiellit të Ri dhe Tokës së Re, të cilat do të bashkohen për t’u bërë një.
Sepse atëherë Unë do të vij për të gjykuar.
Prandaj vetëm ata që më pranojnë Mua, Shpëtimtarin e tyre, Jezu Krishtin, dhe Atin Tim të Përjetshëm, do të kenë jetën.
Lutuni për të gjithë shpirtrat. Kjo përbën gjithçka për të cilën ju duhet të përqendroheni pikërisht tani dhe të keni besim të plotë tek Unë.
Jezusi juaj

Tuesday, 13 March 2012

Libri i së Vërtetës po të zbulohet ty, lajmëtarit të shtatë për kohët e fundit

E Hënë, 5 Mars 2012, në 15:30
Bija Ime fort e dashur, Unë vij sot për të të ngushëlluar në këtë kohë mundimesh që të sulmojnë nga çdo anë.
Dije se Gjon ungjilltarit iu qe dhënë libri i pavulosur – libri i së vërtetës – që bota ta dëgjonte tani në këto kohë.
Ky libër iu qe dhënë atij i pavulosur sepse vulat ishin tashmë të hapura. Ato pastaj qenë mbyllur për të mos u zbuluar deri në fund.
Kjo kohë ka ardhur që ti ta hapësh Librin e së Vërtetës dhe të zbulosh përmbajtjen në të për të gjithë fëmijët e Hyjit, që t’i përgatisin shpirtrat e tyre për jetën e përjetshme.
Libri i së Vërtetës po të zbulohet ty, lajmëtarit të shtatë për kohët e fundit.
Me anë të tingullit të zërit tënd e vërteta më në fund do të zbulohet dhe misteret e përmbajtura në Librin e Zbulesës do t’i paraqiten një bote mosbesuese.
Por jo për shumë gjatë. Pavarësisht nga braktisja e besimit, që do t’i ndikojë jo vetëm besimtarët por edhe shërbëtorët e shenjtë brenda kishës, koha për rrëfimin e madh është pranë.
Kur ky të ndodhë një herë e mirë, një konvertim i madh do të ndodhë në mbarë botën.
Atëherë ata do të jenë të uritur për të vërtetën e përmbajtur në librin e pavulosur që i është premtuar botës për këto, kohët e fundit.
Ti je lajmëtarja që të është dhënë detyra jo vetëm për ta përgatitur botën për shpëtimin e shpirtrave, por që gjithashtu do të shpallësh mbretërinë Time.
Jezusi juaj i dashur

Kisha Katolike dhe Shtëpia e Izraelit do të persekutohen

E Diel, 4 Mars 2012, në 15:30
Bija Ime fort e dashur koha për hapjen e vulave, që do të çojë ty në hapjen e vulës së shtatë, është pothuajse përmbi ju.
Për shkak të lutjeve tuaja shumë trazira janë duke u shmangur.
Ju, ndjekësit e Mi po e pranoni kryqin Tim dhe do të bashkoheni me Zemrën e Papërlyer të Nënës Sime ndërsa marshoni drejt Mbretërisë Sime të Lavdishme.
Ndërsa falsitetet dhe shthurjet e botës të shtohen, po kështu edhe besimi i atyre që udhëheqin ushtrinë Time do të shtohet.
Kishat do të persekutohen, konkretisht Kisha Katolike dhe Shtëpia e Izraelit.
Shumë do të jenë të kënaqur. Këto dy besime fetare do të torturohen dhe çdo përpjekje, si nga jashtë apo nga brenda, do të bëhet për të zhdukur çdo gjurmë të secilit prej tyre.
Do të ketë gëzim të madh nëpër botë kur ato të jenë rrëzuar.
Shumë do t’i konsiderojnë ato si të shkatërruara. Njerëzit më pas do t’i shpërfillin kufomat e tyre.
Por kjo do të ishte marrëzi. Sepse ato do të ngrihen përsëri për të formuar Qiellin e Ri dhe Tokën e Re kur portat e Parajsës Sime do të hapen.
Askush nuk mundet dhe as nuk do t’i shkatërrojë njerëzit e Mi të zgjedhur mbi tokë.
Ata mund të shkaktojnë dhimbje, tortura, vdekje dhe të shkatërrojnë çdo ndërtesë apo tempull të ndërtuar nga ata për të nderuar Atin Tim.
Por më pas ata do të ngrihen dhe do t’i rivendosin fronet që iu takojnë kur ata të mbretërojnë me Mua në Parajsë.
Kurrë mos e refuzoni Hyjin.
Kurrë mos i refuzoni Kishat e Tij.
Sepse nëse e bëni, ju do të jeni duke ndjekur rrugën e mashtrimit drejt dënimit të përjetshëm.
Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/04/catholic-church-and-house-of-israel-will-be-persecuted/

Monday, 12 March 2012

Virgjëra Mari: Zgjohuni fëmijë. Ju duhet ta pranoni të vërtetën

E Shtunë, 3 Mars 2012, në 14:33
Fëmija im vuajtjet e Birit Tim sot janë njësoj me vuajtjet e Tij, kur ishte në tokë.
Dhimbja që Ai duroi atëherë, e cila i shkaktoi Atij torturën më të madhe, nuk ishte kryqëzimi i Tij, por mënyra se si Ai u refuzua.
Fjala e Tij sot është e refuzuar po ashtu si atëherë.
Ai është i tallur sot në një mënyrë të tillë që sjell lot dhe dhimbje, jo vetëm tek unë, Nëna e Tij e dashur, por edhe tek ndjekësit e Tij të devotshëm në tokë.
Sa e dhimbshme është të shikosh se sa shumë fëmijë të Hyjit janë larguar nga sakramentet e shenjta dhe mësimet e Kishës.
Sa shumë shpirtra janë të humbur. Unë ju kërkoj, fëmijë, që ta merrni kryqin e Birit Tim dhe të udhëhiqni me shembullin tuaj.
Përqafojeni Birin Tim me thjeshtësinë e zemrës.
Për ta dashur Birin Tim dhe për ta nderuar Atin Tim të Përjetshëm është shumë e thjeshtë fëmijë.
Kurrë mos e analizoni fjalën e Birit Tim.
Thjesht ndiqni mësimet e Tij, të cilat nuk kanë ndryshuar kurrë.
Dëgjojini fjalët e Birit Tim, ndërsa Ai ju flet nga Qielli.
Ai ju thërret që t’i përgatisni shpirtrat tuaj për Ardhjen e Tij të Dytë.
Kur Ai flet me ju tani, Ai e bën këtë nga dashuria e Tij për njerëzimin.
Fjala e Tij e Shenjtë do t’i ushqejë shpirtrat tuaj dhe do t’i bëjë ato të fortë përsëri.
Mos e refuzoni thirrjen që Ai ju bën tani.
Ai dëshiron të shpëtojë secilin dhe çdonjërin shpirt. Por për ta bërë këtë, Ai duhet t’ju kujtojë për ndryshimin midis të drejtës dhe të gabuarës.
Shumë prej jush nuk po udhëzohen apo informohen për seriozitetin e mëkatit.
Toleranca në shoqërinë tuaj dhe brenda Kishave do të thotë se ajo që shumë prej jush e mendojnë të jetë pa asnjë pasojë, mundet fort mirë të jetë një mëkat serioz në sytë e Hyjit.
Kisha është në errësirë të madhe në këtë periudhë dhe ka qenë një shënjestër e mashtruesit për shumë vite.
Biri Im duhet të ndërhyjë dhe t’ju udhëzojë tani ndërsa përçarja brenda Kishës do të shpërthejë së shpejti.
Zgjohuni fëmijë. Ju duhet ta përqafoni të vërtetën.
Bota do të ndryshojë tani përtej njohjes.
Juve ju janë dërguar shumë lajmëtarë në të shkuarën për t’ju përgatitur për këtë ngjarje.
Këto janë paralajmërimet e fundit që po i jepen njerëzimit për t’iu dhënë atyre mundësinë që të përgatiten për Mëshirën e Madhe të Birit Tim.
Pas Mëshirës së Tij Hyjnore, kur Ai do t’i hapë sytë e të gjithë njerëzimit që t’i dëshmojnë mëkatet e tyre, Ai do t’iu japë edhe pak kohë më shumë që ata të kërkojnë falje.
Pastaj ju do të udhëzoheni që t'i përgatisni shpirtrat tuaj për Ardhjen e Dytë të Krishtit, Birit Tim të Dashur, i cili do të vijë përsëri me Lavdi ashtu si është parathënë.
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/03/virgin-mary-wake-up-children-you-must-embrace-the-truth/

Sunday, 11 March 2012

Hyji Atë: Paralajmërim rreth kulteve satanike dhe doktrinave të epokës së re “New Age”

E Premte, 2 Mars 2012, në 00:20
Bija Ime sprovat që njerëzimi do kalojë do të intensifikohen gjatë pastrimit final që nevojitet përpara Ardhjes së Dytë të Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit.
Toka po përgatitet për këtë ngjarje të lavdishme të premtuar si dhurata më e madhe nga Unë që nga krijimi i Parajsës.
Priteni këtë ngjarje me shpresë të madhe sepse kjo Parajsë e re është ajo për të cilën çdo njeri, grua apo fëmijë duhet të mundohet të hyjë.
Përgatituni që ju, familjet dhe miqtë tuaj të jeni të aftë për të ecur në tokën e Mbretërisë Sime të Re, e cila do të jetë nën mbretërimin e Birit Tim fort të dashur, Jezu Krishtit.
Nëse nuk e pranoni këtë kërkesë, fëmijë, ju do ta humbisni trashëgiminë tuaj legjitime.
Nëse mëkatarët do t’i hidhnin një sy vetëm një minutë këtij krijimi të lavdishëm, ata do të binin përtokë dhe do të lypnin mëshirë për të hyrë tek portat e tij.
Vetëm ata që ruajnë një dashuri të thjeshtë dhe të pastër për Mua, Atin e Tyre Qiellor dhe Birin Tim të dashur Jezu Krishtin, do të jenë në gjendje ta shijojnë këtë ekzistencë të re paqësore dhe të lavdishme.
Për fat të keq, Satani i ka errësuar shpirtrat e shumë prej fëmijëve të Mi, me qëllim që ata të mos jenë në gjendje ta dallojnë të vërtetën nga trillimi.
Bija Ime, gënjeshtra të tmerrshme po orkestrohen nga kulte satanike dhe doktrina të epokës së re “New Age”.
Fëmijët e Mi të gjorë, të joshur nga gënjeshtra të paraqitura në një imazh shumëngjyrësh, besojnë në një planet të ri.
Atyre po iu premtohet një tjetër lloj parajse. Por ajo nuk ekziston.
Kur satani i josh dhe i fiton zemrat e atyre që besojnë në të, ai i torturon ata përjetësisht.
Po të shikonit tmerrin në fytyrat e tyre kur ata, pas vdekjes, e gjejnë veten në kthetrat e satanit, do t’jua copëtonte zemrën në dysh.
Kaq të mjeruar janë ata saqë është e rëndësishme që ju t'i paralajmëroni këta shpirtra për mundimin që shtrihet përpara.
Lutuni për ta. Kurrë mos ndaloni. Në shumë raste, vetëm vuajtja e shpirtrave viktimë mund t’i shpëtojnë ata nga ferri.
Për ata që besojnë tek Unë, Hyji Atë, Unë ju thërras tani që t’i denonconi hyjnitë e rremë, idhujt e rremë, doktrinat e rreme, fallxhorët dhe doktrinat e epokës së re, të cilat të gjitha bashkë nuk vlejnë asgjë.
Të gjitha janë krijuar nga mbreti i mashtrimit, satani, një gënjeshtar dinak.
Ai nuk do të ndalojë para asgjëje për t’i larguar nga Unë, fëmijët e Mi të çmuar.
Unë ju lutem fëmijë që të luteni për këta shpirtra, si një ngushëllim për Mua, Atin tuaj të dashur.
Më ngushëlloni Mua. Me kalimin e kohës ju do ta kuptoni misterin e Mbretërisë Sime Hyjnore.
Me kalimin e kohës misteri i Vullnetit Tim Hyjnor do të zbulohet.
Me kohën ju, përmes besnikërisë dhe dashurisë suaj për Mua, do të më ndihmoni ta bashkoj më në fund familjen Time në Mbretërinë e krijuar për të gjithë fëmijët e Mi që nga fillimi.
Faleminderit, bija Ime për vuajtjen tënde. Faleminderit fëmijët e Mi që i përgjigjeni thirrjes Sime nga Qielli.
Unë po ju jap të gjithëve Bekimin Tim tani por ju duhet të më kërkoni këtë:
Atë Qiellor, më ndihmo të bëhem i vogël si një fëmijë, në Sytë e Tu. Unë kërkoj që Hiret e Tua të bien përmbi mua, që të mund t’i përgjigjem Thirrjes Tënde për të shpëtuar të gjithë fëmijët e Tu.
Amen.
Ati juaj i Dashur Qiellor
Hyji Më i Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/02/god-the-father-warning-about-satanic-cults-and-new-age-doctrines/