Tuesday, 31 December 2013

Nëna e Shpëtimit: Me anë të mbrekullisë së Ndriçimit të Ndërgjegjes, Ai, Biri im, do të sjelli gëzim, dashuri dhe shpresë në botë

E Djelë, 22 Dhjetor 2013, ora 15:19

Bija ime, të lutem ta bësh të ditur se Biri im i shtrenjë është duke u pregatitur për Ndërhyrjen e Tij të Madhe të Mëshirës. Bota do të rilindi si rezultat i kësaj dhe shumë do të gëzojnë në lirinë e tyre të re të gjetur mbi dyshimin për Egzistencën e Zotit.

Sa të vetmuar janë ata që nuk e njohin Birin tim. Kur Biri im u ngrit, pikërisht para Ngritjes së Tij në Qiell, dishepujt e Tij ishin të hutuar dhe të trëmbur për shkak të ndarjes që ju duhej të përballeshin pa Atë. Shumë prej tyre ishin në panik dhe ju lutën Birit tim të mos largohej prej tyre. Ai i ngushëllonte ata duke ju shpjeguar me durim se kjo ndarje do të ishte vetëm e përkohshme dhe se Ai do t’ju dërgonte atyre ndihmë. Ndihma që Ai i referohej ishte Dhurata e Shpirtit të Shenjtë. Pastaj Ai ju tha atyre: “Mos kini frikë, sepse me ndihmën e Atij të Cilin Unë do t’ju dërgoj, ju nuk do të jeni vetëm. Unë gjithmonë do të jem me ju në Formën e Shpirtit të Shenjtë.”

Sepse, edhe pse Ai i tha gjithsecilit në atë ditë se Ai do të vinte përsëri, ata nuk e kuptuan me të vërtetë atë që Ai ju thoshte. Disa menduan se do të merrte javë para se Ai do ta shfaqte Veten e Tij. Por, mbajeni mënd, një ditë në Kohën e Zotit, mund të jetë çdo kohë. Tani ajo Ditë po afron dhe të gjitha profecitë e thëna më parë, në lidhje me shenjat e ditëve të fundit, po ndodhin. Mos kini frikë në zemrat tuaja, fëmijë të dashur, sepse koha për t’u gëzuar është afër. Nuk do të ketë më lotë apo dëshpërim, sepse Dita e Madhe e Birit tim do të agoj së shpejti dhe Ai do të mbledhi të gjithë që i përkasin Atij në Krahët e Tij të Shenjtë.

Lutuni për Bekimet e Mëdha të Zotit dhe për Mëshirën e madhe, që Biri im mban, me bollëk, për secilin nga fëmijët e Zotit. Kjo përfshin të mirët, të këqinjtë dhe indiferentët. Me anë të mbrekullisë së Ndriçimit të Ndërgjegjes, Ai, Biri im, do të sjelli gëzim, dashuri dhe shpresë në botë.

Të jeni mirënjohës për këtë Mbrekulli të madhe. Dashuria e Birit tim për ju kurrë nuk vdes, nuk zbehet apo të ndalohet, sepse ju i përkisni Atij. Ju jeni të Atij. Ju jeni fëmijët e Zotit. Ju nuk i përkisni Satanait.

Lutuni, lutuni, lutuni që njerëzimi do ta zgjedhi Dorën e Mëshirshme të Birit tim mbi mashtrimin dhe mbërthimin e lig, që djalli ka mbi të dobëtin.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Monday, 30 December 2013

Ju nuk mund ta ndani Kishën Time nga Fjala – Trupi – sepse atëherë Ajo nuk mund të Egzistoj

E Shtunë, 21 Dhjetor 2013, ora 20:13

Bija Ime e dashur, ata që të akuzojnë ty, përmes Fjalës Sime të Shenjtë, se po ngrihesh kundër Autoritetit të Kishës Sime, duhet ta dëgjojnë Thirrjen Time.

Kisha, e krijuar nga Unë, Jezu Krishti, u ndërtua mbi një Shkëmb të fortë dhe pavarësisht se sa shumë sulmohet Kisha Ime – Trupi Im, portat e Ferrit kurrë nuk do ta shkatërrojnë Atë. Satanai dhe ëngjëjt e tij do të sulmojnë vetëm atë që është e vërtetë, çfarë është e Vërtetë dhe çfarë është prej Meje. Aty do të përqëndrohet e gjithë energjia e tij – tek Kisha Ime. Unë Jam I Pranishëm në Kishën Time, përmes Trupit Tim, Eukaristisë Më Të Shenjtë. Armiqtë e Mi gjithmonë do të vënë në shënjestër Eukaristinë Më Të Shenjtë, pasi Ajo nuk është thjeshtë një simbol i Dashurisë Sime, Premtimit Tim për të shpenguar botën – Ajo është Trupi Im. Ajo jeton dhe merr frymë, sepse Ai Jam Unë, Jezu Krishti, I Cili banoj në Të. Unë do të mbetem I Pranishëm brënda Eukaristisë së Shenjtë deri afër fundit, por Kisha Ime kurrë nuk do të vdesi.

Fjala Ime u bë Njeri dhe përmes Trupit Tim, ju, fëmijët e Zotit, do të qëndroni pranë Meje. Kur armiqtë e Mi e sulmonin Kishën Time në të kaluarën, Kisha Ime bashkohej dhe luftonte kundër kundërshtarëve të Saj. Por kur Kisha Ime sulmohet nga brënda prej shpirtit të keq, Ajo do të hasi fare pak pengesa nga një botë jobesimtare. 

Satanai nuk e sulmon veprën e tij. Si Biri i njeriut, Unë kurrë nuk do ta braktis Kishën Time, sepse Ajo është e padepërtueshme kundër djallit. Ndjekësit e Mi do të qëndrojnë besnikë ndaj Kishës Sime deri në ditën e fundit. Megjithatë, numri i njerëzve që nuk do t’i kuptojnë sulmet, që do të pësoj Kisha Ime, nga brënda, do të jetë i lartë. Ata, në pjesën më të madhe, do të jenë të kënaqur me shumë adoptime që futen në Sakramentet e Shenjta dhe Ligjet e Zotit. Ata do të përtypin gënjeshtrën që jeta moderne bën thirrje për një kishë moderne; që ju duhet sot njerëzve për të qënë në gjëndje t’i bëjnë zgjedhjet duke u bazuar në vullnetin e tyre të lirë – pavarësisht se ata e fyejnë apo jo Zotin. Pastaj kur ata e fyejnë Zotin dhe kryejnë blasfemi, kur ata e shkatërrojnë Eukaristinë e Shenjtë, ata nuk do të jenë më pjesë e Kishës Sime. Kisha ime do të qëndroj e paprekur. Kisha Ime do të qëndroj në këmbë, për arsye të atyre që do të mbeten besnikë ndaj Fjalës së Zotit – Fjala, që u bë Njeri. Sepse ju nuk mund ta ndani Kishën Time nga Fjala – Trupi – sepse atëherë Ajo nuk mund të Egzistoj.

Unë premtova se Unë do ta mbroja Kishën Time kundër portave të Ferrit dhe Unë e bëj këtë tani duke i pregatitur shërbëtorët e Mi të shenjtë besnikë të qëndrojnë krah Meje dhe të mbeten besnikë dhe të palëkundur deri ne Ditën e Madhe. Unë kurrë nuk e thyej Premtimin Tim.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Sunday, 29 December 2013

Në Ditën e Gjykimit, ju do ta kuptoni më në fund Fuqinë e Zotit

E Premte, 20 Dhjetor 2013, ora 23:16

Bija Ime e dashur, është sipas Urdhërit Tim që Satani dhe të gjithë djajtë e tij do të dorëzohen. Për gjithë fuqinë e tyre, ata janë asgjë para Meje, Birit të njeriut, Jezu Krishtit. Për gjithë Përulësinë Time, Sakrificat e Mia, Thirrjet e Mia ndaj rracës njerëzore, për ta lejuar Dashurinë Time t’i tërheqi ata drejt Meje, Hyjnia Ime kurrë nuk duhet nënvlerësuar. Fuqia Ime kurrë nuk duhet keqkuptuar, sepse Unë Jam I gjithë-Pushtetshëm dhe Mbretëria Ime duhet të mbretëroj përherë, me ose pa njerëzit që e kanë vullnetin e lirë dhe prapë e kanë zgjedhjen të më ndjekin Mua apo jo.

Ndërsa dobësia e njeriut, e shkaktuar prej mëkatit, e bën çdo njeri të pambrojtur ndaj tundimit të Satanit, ju kurrë nuk duhet të besoni se ai e mban gjithë pushtetin, sepse ai nuk e ka. Çdo djall, përfshi dhe kryetarin e tyre, bishën, do të bier tek Këmbët e Mia, me Komandën Time. A nuk e dini këtë? Sepse ka vetëm Një I Cili e ka Hyjninë t’i vendosi të gjithë poshtë Këmbëve të Tij dhe se ai jam Unë, Jezu Krishti.

Për të fituar favorin e Zotit, secili prej jush duhet të vij tek Unë. Unë ju dua. Unë ju sjell drejt Meje. Unë ju bëj thirrje. Unë e përul Veten Time para jush. Unë e lejova Veten të tërhiqem përtokë, nëpër baltë, për ju, para se të vdisja. Së shpejti ju do të dilni ballë për ballë me Mua. Në Ditën e Gjykimit ju më në fund do ta kuptoni Fuqinë e Zotit dhe pastaj ju do ta dini se si është të vish ballë për ballë me Dritën Time Hyjnore. Kaq e fuqishme është Drita Ime sa vetëm të pastërit dhe të përulurit do t’i bëjnë ballë asaj. Ajo do të shtyj shumë prej jush në tokë, kur ju do ta fshihni fytyrën nga Unë. Fare pak nga ju janë të denjë të qëndrojnë para Meje, dhe prapë Unë do t’ju tërheq drej Meje, deri sa ju të qëndroni sikur ashtu do të qëndronit të dorëzuar dhe në bindje të plotë ndaj Meje. Në atë ditë vullneti juaj i lirë do të marri fund.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Saturday, 28 December 2013

Vetëm Drita e Zotit mund të sjellë lumturinë e përjetshme

E Mërkurë, 18 Dhjetor 2013, ora 16:40

Bija Ime e dashur, fillimi është pa fund. Menjëherë sa jeta krijohet nga Ati Im dhe kur njeriu merr frymën e parë, ai do të egzistoj si trup dhe pastaj si shpirt përjetësisht.

Misteri më i madh i Jetës së Përjetshme është se ajo egziston, nëse e zgjedh apo jo njeriu. Njeriut i është dhënë Dhurata e vullnetit të lirë dhe deri në ditën e frymës së fundit në Tokë ai e ka një zgjidhje. Ai mund ta jetoj jetën e tij, sa më mirë të mundet dhe sipas Ligjeve të Zotit, dhe të fitoj shpëtimin, ose ta hedhi poshtë të Vërtetën e Egzistencës së Zotit dhe ta jetoj jetën e tij sipas dëshirave të tij. Kur ai kënaq joshjet, lakminë dhe dëshirat e tij në kundërshtim me Fjalën e Zotit, ai rrezikon shumë, gjë që do të ketë pasoja përjetësisht.

Ata që janë me fat të fitojnë shpëtimin më të lavdishëm do të jetojnë një Jetë të Përjetshme me kënaqësi në Mbretërinë e Zotit. Ai do të shijoj çdo formë të lavdisë i bashkuar me Vullnetin e Zotit dhe ai do të jetojnë një egzistencë të përkryer, që kurrë nuk do të marri fund. Ata që zgjedhin t’i kthejnë shpinën Zotit, madje dhe kur çdo përpjeke do të jetë bërë nga Unë për të shpëtuar shpirtrat e tyre të gjorë, edhe ata do të kenë një egzistencë të përjetshme. Për fat të keq, ata do të durojnë një agoni të tmerrshme në vetmi dhe në dëshpërim të tmerrshëm. Ai gjithashtu do të ngrihet, së bashku me të gjallë dhe të vdekur, por egzistenca e tij do të jetë e dhimbshme, pasi ai kurrë nuk do ta shikoj Dritën e Zotit. Vetëm Drita e Zotit mund të sjellë lumturi të përjetshme.

Kur ju merrni frymën e fundit në Tokë, kjo thjesht do të thotë se ju do të çoheni në fazën tjetër të udhëtimit tuaj në përjetësi. Ka vetëm një udhë për të marrë dhe ajo është ku ju vini tek Unë. Çdo udhë tjetër do t’ju çoj në një egzistencë të tmerrshme dhe prapë shumë shpirtra të mashtruar besojnë se ata e dinë të Vërtetën kur e refuzojnë egzistencën e përjetësisë.

Ju kurrë nuk duhet ta refuzoni të Vërtetën sepse vetëm e Vërteta mund t’ju sjellë shpëtimin e përjetëshëm.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Përmes Sakramentit të Pagëzimit, fuqia e bishës dobësohet

E Hënë, 16 Dhjetor 2013, ora 19:25

Bija Ime e dashur, kur ju jeni pranë Zemrës Sime dhe kur shpirtrat tuaj dorëzohen plotësisht tek Unë, një numër gjërash ndodhin.

Së pari, çdo frikë e ndërhyrjes njerëzore në jetën tuaj, do të zhduket. Në vënd të saj do të jetë paqja dhe kënaqësia, që vijnë nga Unë kur Unë me të vërtet banoj në zemrën dhe shpirtin tuaj. Asnjë sasi abuzimi, mizorie apo kritike nuk mund ta depërtoj shpirtin tuaj, sepse ju do të ma keni dorëzuar Mua këtë dhimbje. Prandaj dhe ju gjithmontë duhet të qëndroni të qetë dhe të heshtur përballë sulmeve të tilla.

Hiri tjetër që do t’ju jepet do të jetë forca për t’i bërë ballë tundimit të mëkatit. Ky tundim, që do të vihet para të gjithë shpirtrave, çdo ditë, nga djalli, është shumë i fuqishëm dhe fare pak njerëz do ta kenë vendosmërinë të shmangin rënien në mëkat. Por kur ju e keni braktisur vullnetin tuaj tek Unë, është Vullneti Im që do të banoj brënda shpirtit tuaj, që atëherë do të mposhti tundimet e vëna para jush.

Kurrë ndonjëherë mos e nënvlerësoni se sa shumë e ka Satani mbërthimin mbi rracën njerëzore. Fuqia e tij është si një stuhi e fuqishme dhe ashtu si një furtunë e fortë, e tërbuar që mund t’ju përplasi në tokë, joshja e vendosur para jush nga i ligu, është e njëjtë me një forcë, që do t’ju ngre në sekondë dhe ju shtyn në mëkat, që ju përpiqeni t’i shmangeni.

Njeriu është i lindur me mëkat. Përmes Sakramentit të Pagëzimit, fuqia e bishës dobësohet. Pastaj, ndërsa ju kaloni përmes shumë sprovave të jetës dhe tundimeve, çdo person do të nxitet në mëkat të çdo lloji. Vetëm ata që punojnë fortë për të shmangur betejën e ashpër, që i ligu do të ngrerë për të rrëmbyer shpirtrat e tyre. Komunikimi i rregullt me Mua është i rëndësishëm. Gjithçka që ju duhet të bëni është të flisni me Mua në fjalët tuaja. Më kërkoni Mua rregullisht t’ju fal për mëkatet për të cilat jeni penduar. Merrini Sakramentet rregullisht. Pastaj, përfundimisht, besoni tek Unë, sepse kur e bëni këtë, Unë e kam Fuqinë t’ju tërheq nga rënia në mëkat. Kur ju e dorëzoni tek Unë vullnetin tuaj, Vullneti Im do të bëhet forca drejtuese për t’ju mbrojtur kundër Satanit.

Duke e braktisur veten plotësisht tek Unë, ju do ta përsosni shpirtin tuaj.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Friday, 27 December 2013

Krenaria është një tipar i rrezikshëm sepse ajo e bind njeriun se ai është më i madh se Zoti

E Djelë, 15 Dhjetor 2013, ora 16:45

Bija Ime e dashur, njerëzimi është i paditur ndaj Ligjeve Hyjnore dhe Vullnetit Hyjnor të Atit Tim. Njeriu është një krijesë e Zotit dhe, si i tillë, nuk i është dhënë Dhurata e Dijes në lidhje me shumë sekrete të njohura vetëm nga ëngjëjt dhe shenjtorët në Qiell. Megjithatë, një njeri nuk mund të thotë se ai e di përse Ati Im i lejon disa ngjarje të ndodhin në botë, kurse një njeri tjetër pohon se është i mirë-informuar mbi origjinën e universit. Njeriu është thjesht një shërbëtor i Zotit, por Zoti, për arsyen se Ai donte ta krijonte njeriun në Imazhin e Tij të përkryer, i dhuroi atij shumë dhunti dhe talente. Ai kurrë nuk i dha njeriut Dijen e Pemës së Jetës dhe kjo ishte për një arsye. Njeriu e shkatërroi pozitën e tij në Sytë e Zotit, kur Adami dhe Eva u larguan prej Tij, për shkak të mëkatit të krenarisë. Mëkati i krenarisë vazhdon edhe sot dhe është shkaku i ndarjes nga Zoti. Krenaria është një tipar i rrezikshëm sepse ajo e bind njeriun se ai është më i madh se Zoti. Krenaria e tundon njeriun të ndërhyj në Ligjet e Hyjnisë së Zotit. Kjo përfshin besimin se njeriu e ka të drejtën të vendosi se kujt i jepet Dhurata e Jetës dhe kush e ka të drejtën ta heqi atë.

Kranaria gjithashtu e bind njeriun se ai e di se si u krijua universi, kur ai, në fakt, është i paditur ndaj një mbrekullie të tillë. Vetëm Zoti e ka Fuqinë të krijoj gjithçka. Vetëm Zoti mund të vendosi se sa shumë Ai do ta lejoj njeriun të bëj kërkime apo të ndërhyj në Krijimin e Tij. Prapë, njeriu beson se ai i di të gjitha përgjigjet. Kur njeriu beson se ai e kontrollon fatin e tij, dhe fatin e të tjerëve, ai bie në gabim të rëndë sepse kur ai e imiton mëkatin e Luciferrit, ai do të flaket tutje. Kur njeriu refuzon t’i përgjigjet Krijuesit të tij, Ai nuk do të jetë më atje për ta ngushëlluar atë në ditën e fundit.  

Ju kurrë nuk duhet ta lejoni krenarinë t’ju bindi se ju i dini të gjitha gjërat e kësaj bote dhe përtej saj, sepse kjo është e pamundur. Përkundrazi ju duhet të dëgjoni, të pranoni udhëzimet e dhëna në Ungjillin e Shenjtë, që të mund të jetoni në paqe dhe sipas Vullnetit të Atit Tim. Sepse kur ju e përulni veten para Atij, Ai do t’ju tregoj lavdi të madhe dhe pastaj ju do ta kuptoni misterin e madh të Mbretërisë së Tij të Lavdishme në ditën e fundit.


Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:

Thursday, 26 December 2013

Ju jeni pregatitur tani për tre vjet. Ngrihuni dhe merrni kryqin tuaj dhe më ndiqni Mua

E Shtunë, 14 Dhjetor 2013, ora 15:17

Bija Ime e dashur, pregatitjet kanë filluar sot për Ndërhyrjen Time të Mëshirës së Madhe për t’i kthyer zemrat e ngurta të njerëzve në ar. Shenjat do të dëshmohen tek moti për ata me sy që mund të shikojnë dhe për ata që janë vigjëlentë ndaj Premtimit Tim për t’i dhënë secilit një mundësi të barabartë për shpëtim.

Ata që e kanë besimin e dobët do të rinovohen me Zjarrin e Shpirtit të Shenjtë. Kaq i fuqishëm do të jetë Shpirti I Shenjtë, kur ata të dëshmojnë Dritën, Rrezet e Mëshirës Sime, sa shumë do të bien në tokë prej forcës së saj.

Ata që më urrejnë Mua, dhe mëkatet e të cilëve nuk do të thonë asgjë për ata, do të vdesin më shumë në shpirt dhe do të zvarriten duke u larguar nga unë të tmerruar. Disa nuk do t’i shpëtojnë Ndërhyrjes Sime, sepse ajo do t’i trondisi ata përtej durimit të tyre.

Unë Jam duke i pregatitur të gjithë shpirtrat e zgjedhur, në këtë kohë, duke i udhëzuar ata të kërkojnë Rrëfim dhe të luten për mëkatet e të tjerëve. Koha Ime ëshë e shpejtë. Ndërhyrja Ime do të jetë e shpejtë dhe e fuqishme dhe që nga ajo ditë e tutje, bota do të ndahet më dysh. Në atë ditë, bota do të kthehet përmbys dhe vetëm ata që do të mbeten në favorin Tim do të durojnë sprovat që do të shihen ngado.

Ju jeni pregatitur tani për tre vjet. Ngrihuni dhe merrni kryqin tuaj dhe më ndiqni Mua. Qëndroni të fortë. Unë do t’ju jap guxim, sepse do t’ju duhet pasi errësira e atyre shpirtrave, që do ta refuzojnë Mëshirën Time, do të bier mbi Tokë dhe pastaj do të përhapet. Vetëm ata që janë të bekuar me Shpirtin e Shenjtë do të marrin dritë, e cila do t’i drejtoj të gjithë ata që duan të hyjnë në Mbretërinë Time, me qëllim që të gjejnë udhën e tyre drejt Jetës së Përjetshme.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Tuesday, 24 December 2013

Gjatë gjithë fëmijërisë Sime Unë e dija se Kush isha Unë

E Enjte, 12 Dhjetor 2013, ora 23:15

Bija Ime e dashur, ndërsa koha për Ditëlindjen Time afrohet, Unë dëshiroj që të gjithë Kristjanët kudo të mendojnë mbi arsyen për Lindjen Time.

Lindja Ime ishte e planifikuar nga Ati Im prej Mëshirës së Tij të Madhe dhe Dashurisë së Tij të jashtëzakonshme për fëmijët e Tij. Sakrifica e Tij më e madhe ishte që të dërgonte Birin e Tij të vetëm, në një botë mosmirnjohëse, e mbushur me mëkatarë, të cilët nuk donin ta njihnin Atë sipas Kushteve të Tij. Çdo ndërhyrje, me anë të profetëve, u bë për t’u përpjekur për t’i kthyer zemrat e tyre të ngurta të kërkojnë Lavdinë e Tij. Por ata u kthyen kundër Atij dhe vranë profetët, të cilët i ushqenin ata me Ushqimin për shpirtrat e tyre.
Duke e dërguar një fëmij të pafajshëm, Birin e Tij të vetëm, në botë, Ai e vendosi Veten si një shërbëtor i ulët në trup njeriu, para atyre që ju takonte t’i shërbenin Zotërisë së tyre. Megjithatë, Zotëria u bë Shërbëtori në atë që ishte forma më e madhe e Përulësisë. Por, Ai i donte fëmijët e Tij kaq shumë, sa Ai ishte pregatitur të bënte gjithçka që t’i fitonte ata përsëri nga mashtrimi dhe tundimi i Satanit.

Gjatë gjithë fëmijërisë Sime Unë e dija se Kush isha Unë dhe se çfarë pritej nga Unë. Unë isha gjithashtu shumë i frikësuar dhe i tronditur duke e ditur se Kush isha Unë dhe se çfarë pritej nga Unë. Për shkak se Unë u bëra njeri, Unë vuajta prej frikës. Unë edhe lëndohesha lehtë. Unë i doja të gjithë ata që vinin në kontakt me Mua dhe Unë i besoja të gjithë sepse Unë i doja ata. Unë nuk e dija se ata do të më vrisnin Mua, sepse Unë mendova se Mbretëria Ime ka ardhur. Kishte disa gjëra që nuk m’u treguan Mua nga Ati Im, I Cili nuk komunikonte me Mua ashtu si ju do të besonit. Përkundrazi, Unë mbushesha me njohuri, sipas dëshirës së Atit Tim, për detyrën që më ishte caktuar Mua, me qëllim që të sillja shpëtimin tek të gjithë.

Çdo lloj Ndërhyrje Hyjnore u bë për të fituar shpirtrat e atyre që mendonin se i dinin Ligjet e Atit Tim, por që i shtrëmbëronin ato për t’ju përshtatur dëshirave dhe egoizmit të tyre.

Unë kalova shumë vjet duke jetuar me Nënën dhe babanë Tim të dashur, Shën Josefin, ashtu si çdo familje. Unë i doja ata kaq shumë dhe Unë isha i lumtur. Ne ishim shumë të afërt dhe Nëna Ime ishte e bekuar me Hire të veçanta të dhëna asaj sipas Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Kjo do të thoshte se ajo e dinte me saktësi se me çfarë kishte të bënte Misioni Im. Ajo i dinte vështirësitë me të cilat Unë duhej të përballesha. Refuzimi. Tallja. Por as ajo nuk e dinte se Unë do të vritesha.

Ishte pas dy viteve të para në Misionin Tim, pasi kisha kaluar 20 orë në ditë duke predikuar të Vërtetën, që Unë e kuptova se kundërshtimi po shtohej. Të gjithë ata që e dëgjonin Fjalën Time ishin të vëmëndshëm ndaj saj, madje edhe kur nuk mund ta kuptonin me saktësi se çfarë Unë isha duke u përpjekur t’ju tregoja atyre. Shumë, që e pranonin se ajo që Unë ju tregoja atyre ishte e Vërteta, e kishin të vështirë të më ndiqnin Mua për shkak të talljeve që ju duhet të pësonin. Sido që të ishte, armiqtë e Mi nuk mund të më shpërfillnin Mua. Unë isha tema e shumë debateve, shumë argumentave dhe shumë mosmarrveshjeve.

Ata përhapën gënjeshtra të tmerrshme për Mua, në lidhje me Moralitetin Tim, Gjykimin Tim dhe Qëllimet e Mia – dhe prapë, ata nuk mund ta shpërfillnin çfarë Unë bëja, çfarë Unë thosha dhe çfarë Unë ju tregoja atyre për Mbretërinë e Atit Tim.
Unë u tradhëtova nga ata që më donin Mua, por që ju mungonte guximi të më ndiqnin Mua.

Me anë të Hirit të Atit Tim, Unë durova gjithë këtë Dhimbje, deri kur më në fund u bë e qartë për Mua. Unë e dija, atëherë, se ata nuk do të më pranonin Mua. Unë e dija të Vërtetën, nga fundi, por Unë gjithashtu e dija se nuk mund të dorëzohesha. Dhe prandaj, përmes veprës më të madhe të Përulësisë , Zoti, me anë të Birit të Tij të vetëm, u bë një Viktimë dhe kështu e lejoi njeriun të shkaktoj mbi Atë vuajtje të tmerrshme, duke e goditur me kamzhik dhe me vdekje të dhunshme. Kjo, në dukje një veprim prej frikacaku nga ana Ime, ashtu si shihej përmes syve të Satanit, do të thoshte se ai e dyshoi se Unë isha, në fakt, Biri i njeriut. Dhe prandaj ai u mashtrua. Satani, prandaj dhe nuk mund t’i kundërvihej kësaj Vepre të Madhe të Përulësisë, sepse nuk kishte mbetur njeri që ai ta tundonte. Kur Unë shkova drejt vdekjes Sime, një viktimë e vullnetshme dhe e heshtur, i mbushur me dashuri për njerëzimin, ai, Satani, nuk mund të konkuronte me këtë veprim, sepse ai nuk ka asnjë formë përulësie. Kështu Unë shkova vullnetarisht dhe me një dëshirë të zjarrtë për të shpëtuar shpirtrat dhe për t’i lënë botës trashëgiminë e Jetës së Përjetshme. Megjithatë, Mbretëria ime qëndroi në pjesën më të madhe nën sundimin e Satanit. Megjithatë, shpirtrat e dinin të Vërtetën.

Tani për të siguruar se njerëzimi e kupton të Vërtetën, Unë vij tani për të deklaruar Mbretërinë Time. Duke e bërë këtë, Unë kam nxitur zemërimin e Satanit. Planet e tij për të fshehur të Vërtetën janë të qëllimshme dhe të komplikuara. Me dinakëri, ai ka infiltruar në Kishën Time në përpjekjen e tij të fundit për të më mohuar Mua shpirtrat për të cilët Unë kam ardhur. Shpirtrat të cilët e kanë të drejtën e tyre të natyrshme ndaj Mbretërisë së Lavdishme që Unë ju kam premtuar atyre. Këtë herë ai nuk do të fitoj. Por shumë shpirtra do të mashtrohen dhe prandaj, atyre do t’ju hiqet me mashtrim Dhurata më e Madhe e dhënë njerëzimit nga Ati Im i dashur. Për të bërë një jetë në Lavdinë e Zotit me trup dhe shpirt të përkryer sepse përjetësia është e juaja. Të gjithëve ju. Mos e hidhni këtë tutje duke e lejuar veten të verboheni ndaj Fjaës së Vërtetë të Zotit.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Monday, 23 December 2013

Sepse kur ju vuani në këtë mënyrë, ju më sillni Mua shpirtra dhe ata që më sjellin Mua shpirtra më përkasin Mua

E Mërkurë, 11 Dhjetor 2013, ora 22:30

Bija Ime e dashur, ndërsa mashtrimi brënda Kishës Sime në Tokë rritet, shumë më tepër shpirtra do të joshen prej përulësisë së rreme dhe të ashtu-quajtur vepra publike të bamirësisë së madhe për nevojat e të varfërve.

Kaq e vështirë dhe e rëndë do të jetë të kuptoni të vërtetën, sa shumë njerëz thjeshtë do ta lejojnë veten të përfshihen në një doktrinë të re e cila nuk vjen nga Unë. Kur ju, ndjekësit e Mi të dashur, filloni të vini re se si njerëzit do t’ju qortojnë publikisht, t’ju kritikojnë padrejtësisht, të sillen me një agresivitet të pazakontë kundrejt jush dhe t’ju torturojnë, ju duhet ta dini se Satani po bën gjithçka të mundet për të krijuar dyshime branda zemrave tuaja rreth këtij Misioni. Ai dhe ndjekësit e tij e sulmojnë secilin prej jush që është i bekuar me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, çdo sekondë. As edhe një prej jush, që përpiqet të më ndihmoj Mua të shpëtoj shpirtrat, nuk do të lihet i qetë. Ju do të hasni shumë pengesa, me qëllim që të largoheni nga ky Mision dhe të mohoni Fjalën Time. Sa herë që kjo ndodh, dijeni se Unë do t’ju pushtoj me Mbrojtjen Time dhe ju do të jeni të vetëdijshëm për Praninë Time brënda jush, sepse nuk do të jeni ju që ata sulmojnë, por do të jem Unë.

Kur ju lëndoheni, për shkak të dashurisë suaj për Mua, është Dhimbja Ime që ju ndjeni. Kur ju derdhni lotë hidhërimi, sepse më ndiqni Mua dhe pastaj torturoheni për këtë arsye, janë Lotët e Mi që dalin nga ju. Kur ata ju qortojnë dhe më tallin Mua, jam Unë dhe gjithçka që shoqërohet me Mua, që ata fyejnë – jo juve. Dhe kur ata e refuzojnë dashurinë tuaj dhe ju kthejnë shpinën, jam Unë nga i cili ata largohen. Dijeni atëherë, se kur ju vuani në sprova të tilla të vështira dhe tmerrësisht shqetësuese në Emrin Tim, Prania Ime është më e fortë. Kur Unë Jam i pranishëm në këtë mënyrë, ju do ta dini, me siguri të plotë, se vetëm Puna Ime do të tërheqi këtë lloj vuajtje. Pastaj dijeni se Unë kurrë nuk do t’ju braktis, sepse dashuria juaj për Mua do t’ju fitoj shpërblimin më të madh në Mbretërinë Time. Sepse kur ju vuani në këtë mënyrë, ju më sillni Mua shpirtra dhe ata që më sjellin Mua shpirtra më përkasin Mua në trup dhe shpirt. Ju jeni në Mua, me Mua dhe Unë jetoj brënda jush.

Unë ju dua.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Sunday, 22 December 2013

Nëna e Shpëtimit: Atyre do t’ju jepen dekorata nderi në kishën e rinovuar të profetit të rremë

E Mërkurë, 11 Dhjetor 2013, ora 22:05

Bija ime, bota do të mashtrohet nga shumë veprime që mendohen të jetë vepra bamirësie të mëdha. Bamirësia ndaj të tjerëve do të deklarohet të jetë veçoria më e madhe dhe më e dëshirueshme në Sytë e Zotit.

Kur ata që kontrollojnë qeveritë, kishat dhe shtetet të bashkohen së bashku, ata do të fitojnë shumë kontroll mbi fëmijët e Zotit. Kontrolli mbi më fatkeqët në shoqërinë tuaj mund të thotë dy gjëra. Mund të përdoret për qëllim të mirë ose për arsyen e gabuar.

Unë duhet t’ju kërkoj të gjithëve ju të qëndroni të përqëndruar, me gjithë vëmëndjen tuaj, ndaj dëshirës së Birit tim në këtë udhë të vështirë të shpëtimit. Shumë nga shërbëtorët besnikë të Zotit, edhe pse me qëllime të mira, do të jenë tepër të dobët për të qëndruar në udhën e shpëtimit. Kaq i fortë do të jetë presioni mbi ata, prej atyre armiqve të Zotit, për të mohuar Birin tim, sa ata do të largohen nga e Vërteta. 

Profeti i rremë do të fusi një fe të fuqishme të përgjithshme dhe kjo do të pëlqehet nga çdo heretik. Pjesa me e madhe e atyre në Kishën e Birit tim do të mashtrohen, por pothuajse një-gjysëm e shërbëtorëve të shenjtë të Birit tim do të refuzojnë të bëjnë betimin final, që do të deklarohet gabimisht si një betim ndaj Eukaristisë së Shenjtë. Eukaristia e Shenjtë dhe shkatërrimi i saj do të jenë në qëndër të të gjithë të pakënaqurve dhe disidentëve. Pastaj ndërsa mbrekullitë e rreme do t’i akordohen atij, shumë nga njerëzit e famshëm të botës do ta rrethojnë profetin e rremë duke kërkuar favore në oborrin e tij. Do të jetë atëherë kur ai do të ndërtoj një listë nderi dhe atyre do t’ju jepen dekorata nderi  në kishën e rinovuar të profetit të rremë, e cila do të jetë vetëm një guackë e profetit të rremë. Të gjithë do të pranojnë çmimet e tyre për punët e mëdha bamirësie, që ata drejtojnë, nën drejtimin e mashtruesit. Secili do t’i këndoj lavde tjetrit, deri kur ata ta deklarojnë publikisht profetin e rremë të jetë një shenjtor i gjallë, për shkak të të ashtuquajturave mbrekulli që ata do të thonë se ai i krijoi si shërbëtor i Zotit. Dhe pastaj, ai dhe antikrishti do të kontrollojnë shumë pjesë të botës, por Rusia dhe Azia nuk do të përfshihen, sepse këto dy perandori do të ngrihen kundër Babilonisë së Re deri kur Rroma të shkatërrohet.

Të gjitha këto ngjarje do të ndodhin dhe kur t’i shikoni ata të përdorin kishat si vëndet ku ata do të deklarojnë me krenari madhështinë e tyre, veprat e tyre të bamirësisë; atëherë ju do ta shikoni qartë se si krenaria e dikton qëllimin e tyre. Kur Rroma të ketë rënë, do të ketë më shumë trazira, por ato do të jenë jetë-shkurtër. Pastaj koha do të jetë gati për kthimin e Birit tim, Jezu Krishtit.

Ju nuk duhet t’i shpërfillni këto profeci. Kur ju të mbani anën e fesë së rreme, që së shpejti do të deklarohet, ju do të hiqni dorë nga Biri im, Jezu Krishti dhe ju do të largoheni nga Mëshira e Tij. Kurrë mos hiqni dorë nga e drejta juaj për Jetën e Përjetshme për këdo që përpiqet t’ju çoj  drejt herezisë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:



Wednesday, 18 December 2013

Ju nuk mund ta komunikoni të Vërtetën kur egoja juaj kërkon popullaritet

E Martë, 10 Dhjetor 2013, ora 23:00

Bija Ime e dashur, sa më dhimbset Mua kur shikoj se sa shumë njerëz e pranojnë përulësinë e rreme, që shtrihet pas humanizmit, i cili është kaq i favorizuar nga ata në Kishën Time.

Roli Im si Shpëtimtari dhe Shpenguesi i rracës njerëzore tani është harruar. Përulësia e rreme, brënda Kishës Sime, do të vazhdoj të dëshmohet dhe të gjithë do të duartrokasin ata që e reklamojnë domosdoshmërinë për t’u kujdesur për mirëqënien materiale të atyre në nevojë. E gjithë kjo do të çoj në një fe të rreme.

Kur ju, që e quani veten shërbëtorë të Zotit, vendosët ta zëvendësoni Fjalën e Vërtetë të Zotit me interpretimin tuaj të gabuar të saj? Kur vendosët ju ta zëvendësoni Krishtërimin me humanizmin, ku Unë nuk përmëndem? A nuk e dini se asgjë nuk vjen prej asaj që nuk vjen nga Zoti? Sa pak keni mësuar dhe sa të gënjyer ju jeni nëse besoni se të ashtu-quajturat veprat tuaja të mira  - duke u përqëndruar në mirëqënien materiale – mund ta zëvendësojnë ndonjëherë të Vërtetën.

Kur ju e shpërfillni rolin tuaj kryesor – doktrinën më të rëndësishme të shpëtimit të shpirtrave të fëmijve të Zotit – atëherë ju kurrë nuk mund të thoni se jeni një shërbëtor i Imi. Sa e lehtë është për ju të bëni thirrje për të shpëtuar të varfërit, të dëshpëruarit dhe pjestarët e shoqërisë të privuar nga gjëndja ekonomike. Duke e ndjekur këtë vijë të gabuar, ku ju kërkoni admirimin e botës për të ashtu-quajturat vepra tuaja të mira, atëherë ju e harroni rolin më kryesor, për të cilin jeni thirrur. Ai është për të më shërbyer Mua, Jezusin tuaj. Ai nuk është për të kërkuar popullaritet personal në Emrin Tim të Shenjtë. Çfarë është e mirë për dikë që t’i ketë kënaqësitë njerëzore në jetë kur ata nuk mund ta shpëtojnë shpirtin e tyre? Nëse ju kërkoni admirim nga bota jobesimtare, përmes veprimeve publike, të krijuara për t’ju bërë ju të famshëm, atëherë ju nuk e mbani Kryqin Tim. Nëse ju nuk më imitoni Mua, atëherë ju nuk flisni për Mua. Ju nuk mund ta komunikoni të Vërtetën kur egoja juaj kërkon popullaritet.

Kur ju e harroni Sakrificën që Unë bëra për t’i shpëtuar shpirtrat tuaj, atëherë ju nuk mund të më shërbeni Mua. Kur një prift e harron arsyen se përse ai u bë një shërbëtori i Imi, rënia e tij prej hirit është 10 herë më e rëndë se e një shpirti të zakonshëm. Sepse kur ai e largon veten nga Unë ai merr me vete shpirtrat që ai influencon dhe që besojnë në gjykimin e tij. Dëgjoni tani, shërbëtorët e Mi, këtë, Thirrjen Time për të shpëtuar shpirtrat e të gjithë atyre mbi të cilët ju jeni emëruar përmes Sakramentit të Urdhërit të Shenjtë. Kur ju dështoni të përsërisni çfarë ju është mësuar, ju nuk mësoni të Vërtetën. Kur ju reklamoni humanizëm dhe ju kërkoni atyre shpirtrave brënda dioqezave tuaja të bëjnë të njëjtën gjë, ju më hidhni Mua poshtë. Ju më zëvendësoni Mua, Jezu Krishtin, me dëshirën jo vetëm që të reklamoni drejtësi sociale, por të kërkoni admirim për veprat tuaja të mira në sytë e të tjerëve. Admirimi i tyre dhe dëshira juaj për të qënë të populluar do të thotë se ju nuk më shërbeni më Mua. Kur ju nuk më shërbeni më Mua, ju e lejoni veten të bini në gabim dhe shpejt ju nuk do të më njihni më Mua ashtu si kërkohet nga ju.

Vetëm pak, të zgjedhur, do të më shërbejnë Mua deri në Ditën finale. Në atë Ditë, shumë prej atyre që e quajnë veten shërbëtorë në Kishën Time në Tokë do të qajnë dhe ulërijnë duke më lypur Mua t’ju tregoj atyre Mëshirë. Por atëherë, ata do të më kenë humbur Mua biljona shpirtra dhe shumë prej tyre do të jenë të dhënë pas paturpësisë, sa nuk do të arrijnë të kuptojnë të vërtetën e fatit të tyre, deri kur të jetë tepër vonë.

Zgjohuni ju që jeni të trazuar me ndjenjën e dëshpërimit dhe ngatërresës, që ju rrethon si shërbëtorët e Mi në këtë kohë. Qëndroni të rrënjosur thellë në të Vërtetën gjatë gjithë kohës. Kujtojeni rolin tuaj si shërbëtorët e Mi të shenjtë dhe ai është për të ushqyer Tufën Time me të Vërtetën për të bërë të mundur që ata e marrin Ushqimin e nevojshëm për të shpëtuar shpirtrat e tyre.

Puna juaj është të më sillni Mua shpirtrat.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Tuesday, 17 December 2013

Ai, antikrishti, do të flasi shumë gjuhë, por as edhe një fjalë në Latinisht nuk do të dali nga buzët e tij

E Hënë, 9 Dhjetor 2013, ora 19:46

Bija Ime e dashur, Koha Ime është afër. Sa më pranë të afrohet Dita e Madhe, aq më shumë shenja do të dëshmohen në botë.

Njeriu që ata do ta shfaqin në botë si ‘njeriu i paqes’ është duke u pregatitur për të më imituar Mua në çdo mënyrë të përfytyrueshme. Ai e njeh Shkrimin e Shenjtë mbarë e prapë dhe, për arsye të atësisë së tij, ai do t’i shqiptoj Fjalët mbrapsh, kështu që kuptimi i tyre do të jetë i anasjelltas. Prej gojës së tij do të rrjedhin blasfemitë, herezitë, gënjeshtrat dhe përdhosja e Fjalës Sime. Ai do të lër përshtypje tek gjithkush për njohuritë e tij mbi të gjitha gjërat e Shenjta. Ai do të recitoj pjesë nga Mësimet e Mia, të cilat ai me pasion do t’i deklaroj nga çdo skenë jofetare në botë, deri sa njerëzit të ngrihen dhe t’i kushtojnë vëmëndje.

Shumë do të thonë: “Kush është ky njeri që flet me kaq mënçuri? Kush është ai që i bën thirrje botës me dashuri në zemrën e tij për masat? A është ai Zoti, Jezu Krishti?” ata do të pyesin, kur shumë mbrekulli do të shoqërohen me atë. Dhe kur ai ecën mbi altarët me armiqtë e Mi të tjerë, që do të jenë të veshur si shërbëtorë të shenjtë të Zotit, ai do të pranohet plotësisht nga dy grupet në botë – besimtarët e vërtetë dhe paganët.

Ai, antikrishti, do ta shtrëmbëroj të Vërtetën dhe do ta deklaroj gënjeshtrën se ai jam Unë dhe se ai vjen për t’ju sjellë shpëtimin. Gënjeshtra do të deklarohet se ai vjen me trup. Ai kurrë nuk do ta përmëndi Jezu Krishtin, I Cili erdhi me trup me anë të vdekjes së Tij në Kryq, sepse kjo është e pamundur. Jo, ai do ta deklaroj faktin anasjelltas. Ai do të thotë se ai ka ardhur, më në fund, me trup. Shumë do ta besojnë atë të jetë Krishti. Ai, antikrishti, do të flasi shumë gjuhë, por as edhe një fjalë në Latinisht nuk do të dali nga buzët e tij.

Bisha do të adhurohet, ndërsa Unë, Shpëtimtari i Vërtetë i botës, do të harrohem dhe Fjala Ime do të shkelet. Ju kurrë nuk duhet t’i besoni gënjeshtrat, që do të shqiptohen nga bisha, kur ai të ulet me krenari në tempullin e ngritur për ta nderuar atë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Monday, 16 December 2013

Unë Jam duke e pregatitur botën për Ardhjen Time të Dytë dhe shumë do të më urrejnë Mua për këtë

E Hënë, 9 Dhjetor 2013, ora 16:15

Bija Ime e dashur, asgjë tjetër më shumë nuk më fyen Mua se sa ata që i njohin Mësimet e Mia, të dhëna botës përmes Librit të Atit Tim, por që e interpretojnë Fjalën e Zotit për t’ju përshatur dëshirave të tyre personale. Ata që përpiqen të ngacmojnë të tjerët dhe që i mundojnë ata, duke përdorur Fjalën Time të Shenjtë, kryejnë një gabim të rëndë. Ata nuk përdorin Dhuratën e dashurisë për të dhënë të Vërtetën. Përkundrazi, urrejtja, që shkaktohet prej mëkatit të krenarisë, rrjedh në venat e tyre. A nuk e dini se Fjala Ime është e përjetshme. Ajo është e thjeshtë me qëllim që të gjithë njerëzit, përfshi ata të lindur me pak intelekt, si dhe ata që nuk kanë aspak njohuri për Mua, të mund të kuptojnë atë që Unë ju them atyre. Përse Unë do t’i jepja njërit një kuptim të Fjalës Sime dhe një tjetër kuptim dikujt tjetër?

Sipas Urdhërit të Atit tim, Unë Jam duke e pregatitur botën për Ardhjen Time të Dytë dhe shumë do të më urrejnë Mua për këtë. Ata prej jush që e konsiderojnë veten të jenë elitë, të zgjedhurit e paktë dhe të vetë-shpallurit profetë, nuk janë të denjë të fshijnë Këmbët e Mia, kaq të mbushur me urrejtje jeni ju. Të nxitur nga shpirti i lig dhe kaq krenar, ju jeni të verbër ndaj Zërit të Vërtetë të Shpirtit të Shenjtë. Shpirti I Shenjtë kurrë nuk mund të bier mbi shpirtrat tuaj të ngurtë dhe të mbushur me urrejte, sepse ju nuk më përfaqësoni Mua. Për ju që e kuptoni të Vërtetën e përmbajtur në Librin Më Të Shenjtë, Biblën, dijeni se ju nuk duhet ta abuzoni këtë Dhuratë të Madhe të dijes. Ju kurrë nuk duhet të hiqni prej saj apo të shtoni në të. As edhe nuk duhet të përpiqeni të krijoni ndonjë interpretim apo kuptim të ri prej saj.

Unë Jam duke ju pregatitur të gjithëve ju, sepse përndryshe shumica prej jush nuk do ta pranonte Mëshirën Time Hyjnore. Nëse Unë nuk do t’ju pregatisja si duhej, atëherë ju nuk do të ishit gati. Dhe prapë, edhe pse Unë ju flas tani, shumë prej jush më fyejnë Mua. Kur ju bëni ligësi ndaj të tjerëve, ju do të vuani rëndë. Ata prej jush që kryejnë ligësi mbi të tjerët dhe pastaj thonë se e bëjnë këtë në Emrin Tim, dijeni se ju kurrë nuk do të bashkoheni me Mua në Parajsë. Kur ju e refuzoni Fjalën e Zotit ju kurrë nuk do ta pranoni të Vërtetën. Kaq kokfortë jeni, kaq të mbushur me egoizëm dhe vetë-kenaqësi, sa ju nuk mund ta ndjeni Dashurinë e Vërtetë e cila mund të vij vetëm nga Unë, Jezu Krishti. Largohuni prej Meje, Unë nuk ju njoh. Ju nuk jeni të Mitë.

Shpirti i lig do të bindi shumë se Drejtësia Ime do të jetë kaq e mëshirshme sa të gjithë do të pranohen në Parajsën Time të Re. Së shpejti, çdo e Vërtetë e dokumentuar në Ungjill do të rishikohet dhe pastaj do të interpretohet në një kuptim të ndryshëm. Shumë do të mashtrohen dhe shumë nuk do të bëhem merak për të pregatitur shpirtrat e tyre, përfshi ata që besojnë në Ardhjen Time të Dytë. Kjo ndjenjë e sigurisë së rreme do të jetë mashtrimi më i madh, e sajuar për t’i mohuar njeriut të drejtën e tij të natyrshme ndaj Mbretërisë së Zotit. Atje ku nuk ka pendesë e kërkuar nga njeriu për faljen e mëkateve të tyre, nuk do të ketë as falje në Sytë e Mi.

Dora Ime e Drejtësisë do të bier mbi rracën njerëzore. Unë do t’i veçoj shpirtrat mosmirnjohës – ata që zgjedhin të adhurojnë zotat e tyre të rremë prej ari dhe argjëndi si dhe liderat materialistë dhe krenar – nga të butët dhe të përulurit. Unë do të tregoj Mëshirë tek të gjithë ata që më lypin Mua t’i strehoj, por ata profetë të zhurmshëm, të pangopur dhe të vetë-shpallur, që m’i kanë mohuar Mua shpirtrat, kurrë nuk do ta kërkojnë Mëshirën Time, sepse krenaria e tyre do të shërbej vetëm për t’i ndarë ata nga Unë përjetësisht.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Thursday, 12 December 2013

Unë Jam, mbi të gjitha, një Zot i Mëshirës së Madhe

E Shtunë, 7 Dhjetor 2013, ora 14:25

Bija Ime e dashur, Unë dua që të gjithë ju që më doni Mua ta dini se Unë ju bëj thirrje, në këtë kohë, të vini tek Unë si fëmijë të vegjël dhe të gjunjëzoheni para Meje.   

Hapini zemrat tuaja dhe vëreni besimin tuaj të plotë tek Unë. Pastaj më kërkoni Mua, përmes Dashurisë Sime për të gjithë ju, të tregoj Mëshirë ndaj atyre që do të më refuzojnë Mua, gjatë Paralajmërimit. Ju lutem të luteni për këta shpirtra të gjorë të humbur që janë kaq të larguar nga Unë, pasi ata do ta kenë jashtëzakonisht të dhimbshme të tregojnë fytyrën e tyre para Syve të Mi që shohin gjithçka, gjatë Ndriçimit të Ndërgjegjes.

Unë vuaj me dhimbje çdo herë që Unë vështroj ata njerëz që nuk më njohin Mua apo nuk e kuptojnë se çfarë do të ndodhi në botë, pasi Koha Ime është pothuajse gati. Do të jetë pothuajse e pamundur për të pregatitur këta shpirtra, sepse ata kurrë nuk do t’i hapin veshët ndaj Fjalës së Vërtetë të Zotit. Dhe prandaj, ju duhet që përmes lutjeve tuaja, të lypni Mëshirë për ata. Unë do t’i mbuloj ata me Mëshirë, por kjo nuk do të jetë një punë e thjeshtë.

Unë i bëj thirrje mbarë botës ta dëgjoj këtë Thirrje sot. Koha Ime, Koha që Zoti më në fund ta tregoj Veten në botë, në shfaqjen më madhështore që nga momenti kur Zemra Ime ndaloi së rrahuri kur Unë vdiqa në Kryq, është pothuajse afër.

Kur ata prej jush që e njohin Premtimin Tim për të ardhur përsëri të vijnë para Meje, Unë ju bëj thirrje që të luteni, jo vetëm për shpirtrat tuaj, por për shpirtrat e të mallkuarëve. Mbajeni mënd çfarë Unë ju them tani. Në atë ditë, Unë dua që ju të më kërkoni Mua:

“Jezus, unë lyp Mëshirë për të gjithë ata që të refuzojnë Ty dhe që kanë më tepër nevojë për ndihmën Tënde. Amin.”

Kur ju më kërkoni Mua të ndihmoj të tjerët, Unë mund të hedh Hire shumë të veçanta, në atë moment, mbi ata fati i të cilëve është i trishtueshëm për shkak të mashtrimit të djallit.

Unë Jam, mbi të gjitha, një Zot i Mëshirës së Madhe. Kurrë mos harroni se sa e madhe është Mëshira Ime, sepse ka gjithmonë shpresë për ata që janë larguar nga Unë. Nuk ka asgjë që Unë nuk do të bëja për t’i sjellë ata në Krahët e Mi të Dashur. Më ndihmoni Mua t’i shpëtoj ata.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Wednesday, 11 December 2013

Nëna e Shpëtimit: Biri im vdiq për t’i shpëtuar shpirtrat tuaj, jo për t’ju çliruar nga të këqijat e kësaj bote

E Enjte, 5 Dhjetor 2013, ora 14:00

Bija ime, bota do t’i dëshmoj profecitë e La Salette ndërsa armiqtë e Zotit, të veshur si qengja në lëkurë deleje, do të ngrihen tani me krenari nga brënda Kishës së Birit tim në Tokë dhe të fillojnë të deklarojnë herezitë për të cilat unë e paralajmërova botën. Ajo kohë ka ardhur.

Ashtu si është profetizuar, errësira ka rënë tashmë mbi Kishë dhe ky plan për të gllabëruar shpirtrat e besimtarëve do të vazhdoj deri kur Trupi i Birit tim të shkatërrohet sipas planit të antikrishtit. Ajo që shumë njerëz nuk e dinë është se armiqtë e Zotit, të udhëhequr nga antikrishti – që ka për t’u shfaqur – besojnë në Zot. Jo vetëm që ata besojnë në Zot, por për arsye se urrejnë gjithçka që ka të bëj me Zotin, ata do të komplomentojnë kundër Planeve të Tij për të pregatitur botën për Ardhjen e Dytë të Birit tim, Jezu Krishtin.

Për çdo Fjalë që Biri im deklaron, përmes këtyre Mesazheve, ata do ta kundërshtojnë Atë duke imituar çfarë Ai thotë. Nëse Biri im thotë, pregatituni tani me anë të Sakramenteve dhe lutjes, ata, armiqtë e Tij, do të bëjnë deklarata të ngjajshme, por ato do të jenë të ndryshme. Thirrja për të ndihmuar njerëzimin – të varfërit – të persekutuarit – do të jenë fokusi i tyre kryesor, jo shpallja e Fjalës. Ata nuk do t’ju bëjnë thirrje të luteni për shpirtrat tuaj apo për shpëtimin e shpirtrave të tjerë. Përkundrazi, do t’ju kërkohet të ndihmoni këta shpirtra nga një perspektivë humanitare.

Kur ju nuk e dëgjoni thirrjen për të shpëtuar shpirtrat tuaj, prej atyre që deklarojnë se përfaqësojnë Kishën e Birit tim, atëherë ju do ta dini, përbrënda zemrave tuaja, se diçka është tmerrësisht e gabuar.

Biri im vdiq për t’i shpëtuar shpirtrat tuaj, jo për t’ju çliruar nga të këqijat e kësaj bote, që gjithmonë do të egzistojnë deri kur Biri im të deklaroj Fronin e Tij të Ligjshëm, të premtuar Atij nga Hyji Më I Larti. Ju kurrë nuk duhet ta harroni Fjalën e Zotit. E gjitha që ka tani rëndësi është që të luteni për shpëtimin e të gjithë shpirtrave – pavarësisht nëse ata janë mbretër apo të varfër.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Tuesday, 10 December 2013

Mjerë të gjithë ju mashtruesa, sepse ju nuk vini nga Unë

E Mërkurë, 4 Dhjetor 2013, ora 10:30

Bija Ime e dashur, dije se çdo Fjalë që vjen nga Goja Ime vjen prej Gojës së Atij I Cili më dërgoi Mua. Çdo paralajmërim i dhënë botës, përmes këtyre Mesazheve, vjen prej Atij I Cili është I Gjithpushtetshëm. Unë vij në Emër të Atit Tim dhe Ai më dërgon Mua të pregatis udhën për ta bekuar Tokën, para Ditës së madhe të Ardhjes Sime të Dytë.

Vetëm Zëri Im ju sjell lajmet se çfarë dëshiron Ati Im që fëmijët e Tij të dinë. Këto janë Mesazhet e vetme, që e deklarojnë publikisht të Vërtetën për dy të liqtë, që do ta përçajnë botën në dysh përmes braktisjes së madhe. Ju nuk do ta dëgjoni të Vërtetën diku tjetër, në lidhje me Ardhjen Time të Dytë, sepse asnjërit mes jush nuk i është dhënë Autoriteti t’i flasi mbarë botës në emër të Atij I Cili ju krijoi ju.

Ndërsa profetja e vërtetë e ditëve të fundit ju zbulon ju të Vërtetën, po ashtu edhe mashtruesi do ta ngre zërin e tij, si një qengj që do të flasi sikur do të thotë Fjalën e Vërtetë të Zotit. Pastaj, ndërsa mbreti i Tokës – i ligu – lufton kundër ndërhyrjes Qiellore, me qindra profetë të rremë do të ngrihen mes jush dhe ata kurrë nuk do t’ju tregojnë të Vërtetën. Vizionet dhe fjalët e tyre, që dalin nga imagjinata e tyre – dhe në shumë rastë, nga shpirti i lig – do t’ju tregojnë gjërat e mira që ju doni t’i dëgjoni. Ata do t’ju qetësojnë  kur do të keni nevojë për qetësi, por ata do t’ju keq-udhëzojnë. Ata do të flasin për paqe, ku nuk do të ketë aspak paqe – për të Vërtetën, ku do të ketë herezi – për të mbjellat e bollëkshme, ku do të ketë krizë urie. Ju kurrë nuk do ta dëgjoni të Vërtetën, sepse këta gënjeshtarë nuk do të duan ta nxisin zemërimin tuaj.

E Vërteta ju pregatit të përballoni me realitetin e kohëve të vështira, të profetizuara në Librin e Atit Tim. Ajo ju jepet për t’ju bërë të fortë. Por profetët e rremë, që enden mes jush, do t’ju ngatërrojnë dhe do t’ju thonë se të gjitha gjërat janë të mira – kur ato janë të liga, dhe të shenjta – kur ato nuk janë. Ata do të mbulojnë ujqërit që kërkojnë të gllabërojnë shpirtrat e fëmijve të Zotit. Fjalët e tyre për dashurinë dhe citatet e tyre nga Shkrimi I Shenjtë do të shërbejnë vetëm për t’ju mashtruar ju. Prapë, shumë prej jush do t’i mbështesin genjeshtrat sesa të përballen me të Vërtetën.

Mjerë të gjithë ju mashtruesa, sepse ju nuk vini nga Unë. Kur ju të vini tek Unë dhe të thoni: “Por, Jezus e gjitha që ne donim të bënim ishte të përhapnim Lajmin e Mirë.” Unë do t’ju flak jashtë dhe ju do të dëboheni. Ju më keni tradhëtuar Mua duke gënjyer për misionet, të cilat kurrë nuk ju dhanë juve. Ju po më mohoni Mua duke më kundërshtuar Mua dhe kur ju publikisht e deklaroni Fjalën Time të jetë një gënjeshtër.

Kurrë mos u mundoni të bëheni pengesë në udhën e Ministrisë së Zotit, sepse Qielli do të hapet dhe ju do të jeni të parët të goditeni me profetin e rremë dhe me bishën, në ditën e fundit. Ndëshkimi do të bier mbi të gjithë ata që deklarojnë se vijnë në Emrin Tim dhe që kanë vetëm një qëllim. Ai është që të shtrëmbërojnë dhe të pengojnë Fjalën e Zotit. Ndërsa Beteja e Armagedonit afrohet dhe ndërsa kjo luftë e ashpër të kryhet nga ushtria e Satanit kundër fëmijve të Zotit, ju duhet të qëndroni mënjanë, që tani, sepse nëse nuk bëni kështu, do t’ju duhet të përballeni me Zemërimin e Zotit dhe asnjë Mëshirë nuk do të tregohet ndaj jush apo atyre që i gëlltisin gënjeshtrat që pështyhen nga gojët tuaja, me qëllim që të mohoni të Vërtetën.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

Mesazhi origjinal ne anglisht:


Monday, 9 December 2013

Unë kurrë nuk do të vij përsëri me trup

E Martë, 3 Dhjetor 2013, ora 19:45

Bija Ime e dashur, të gjithë ata që thonë se vijnë në Emrin Tim dhe deklarojnë se po pregatisin udhën për Zotin do të dëgjohen në çdo pjesë të botës – shumë zëra, shumë profetë, shumë gënjeshtarë – të gjithë ata, pa Autoritetin e Zotit.

Të jeni vigjëlentë, sidomos, kur të dëgjoni profetin t’ju thotë se ai e ka për detyrë t’ju pregatisi për Ardhjen Time të Dytë. Kur të dëgjoni për këto gjëra dhe kur t’ju thuhet se Unë do të shfaqem në botë, me trup dhe me shpirt, dijeni se kjo nuk është e Vërteta. Unë e përsëris prapë, Paralajmërimin Tim për botën. Unë kurrë nuk do të vij përsëri me trup. Unë erdha, herën e parë, me trup, por kur Unë të vij përsëri, Unë do të vij pikërisht në të njëjtën mënyrë si e lashë Tokën – mbi retë.

Së shpejti do t’ju tregohen vepra të mëdha, që do të besohen të jenë punë të mëdha në pregatitje për Ardhjen Time të Dytë. Një numër shërimesh me anë të mbrekullive të sajuara me kujdes do t’i tregohen botës nga ata armiq të Zotit që do të thonë ato vijnë nga Unë. Shumë do të befasohen aq sa do ta besojnë këtë mashtrim djallëzor. Sa shumë mbrekulli, vepra të mëdha – të gjitha të besuara se janë nga Dora e Zotit – do të bindin madje edhe skeptikët se ka ndodhur mbrekulli hyjnore. Tituj të mëdha do të hidhen mbi këta përfaqësues të rremë, të cilët thonë se e udhëheqin popullin Tim. Së shpejti bota do ta deklaroj hapur se këta mashtrues janë shenjtorë të gjallë dhe nuk do të jetë gjatë para se ata të prezantojnë antikrishtin.

E gjithë kjo pregatitje ka qënë e planifikuar për 7 vjet dhe shpejtësia me të cilën po futen ndryshime të tilla radikale nuk është rastësi. Ardhja Ime e Dytë do të bëhet një çështje e zakonshme diskutimi. Të gjithëve do t’ju kërkohet të pregatiten për këtë Ngjarje të Madhe, por gabimet në doktrinën Kristjane do të jenë me bollëk. Vetëm ata me sytë e hapur, që mund ta shikojnë të Vërtetën dhe ata që nuk kanë frikë të përballen me të Vërtetën, do t’i kuptojnë këto gënjeshtra. Dhe për ata, kjo do të paraqesi një barrë shumë të rëndë. Mes gjithë të bërtiturave, lavdërimeve të shumta, që do të mbulojnë ata që i kanë vjedhur Fronet e Mënçurisë, do të flitet fare pak për Fjalën Time të Shenjtë. Gjithçka që do të flitet do të jetë mbi rëndësinë e punëve të mira. As edhe një fjalë për punën që duhet për të kërkuar shpëtim, sipas Fjalës së Zotit.

Kur bota jobesimtare, më në fund të dorëzohet dhe të bashkoj forcat me mashtruesit, që do të marrin në kontroll Tempullin e Zotit, koha do të vij shumë shpejt për shfaqjen e paturpësisë më të madhe. Kjo do të jetë kur Tempulli të jetë krijuar për t’u bërë froni i antikrishtit. Deri atëherë, ata që do ta adhurojnë antikrishtin do të numërohen me biljona. Megjithatë, ata që e dinë të Vërtetën nuk do të kenë shumë kohë për të pritur, sepse sundimi i bishës do të jetë shumë i shkurtër. Dhe pastaj trumpeta do të dëgjohet. Në atë ditë këta armiq të Zotit do të flaken në liqenin e zjarrit, ashtu si është profetizuar.

Mbajini mënd profecitë. Ato do të ndodhin ashtu si janë parashikuar – ata mashtrues, që thonë se vijnë në Emrin Tim, do të pëlqehen, duartrokiten dhe adhurohen. Ata që vijnë në Emrin Tim do të përbuzen dhe urrehen. Por prej gojëve të tyre do të dali Zjarri i Shpirtit të së Vërtetës dhe me anë të vuajtjeve të tyre shumë të tjerë do të shpëtojnë që përndryshe nuk do të kishin shpëtuar.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht: