E Martë, 23
Korrik 2013
Bija Ime e dashur,
sprovat që ti do të kalosh janë sepse Unë zbuloj sekretet e
përmbajtura në Librin e Zbulesës dhe ato nuk do të jenë të
këndshme. E Vërteta do të jetë kaq tronditëse dhe shqetësuese
për shumë. E Vërteta do të shkaktoj lotë trishtimi, lotë
hidhërimi dhe dëshpërim të madh.
Gënjeshtrat, nga
njëra anë, mund t'ju joshin drejt një segurie të rreme. Madje dhe
kur gënjeshtrat, që ju tregohen, vijnë të zbukuruara me një
gjuhë të dashur dhe vepra të fisnike, dhe që nuk ndjehen në
shpirt si të drejta, mund të pranohen nga njeriu më lehtë se e
Vërteta.
Kur dikujt i thuhet
se ata janë infektuar me një sëmundje vdekjeprurëse, ata kanë dy
zgjidhje. Ata mund të pranojnë të Vërtetën, pregatisin shpirtat
e tyre, kalojnë kohën në afërsi të plotë me familjet e tyre,
kërkojnë Faljen Time dhe pastaj, presin për ditën. Kur ata e
bëjnë këtë, edhe pse mund të jetë e frikshme, ata – për
arsyen se e kanë pranuar të Vërtetën – do të gjejnë paqen e
vërtetë në shpirtrat e tyre. Këta shpirtra nuk kanë pse të
trëmben nga Unë.
Nga ana tjetër,
nëse ata e refuzojnë të Vërtetën, dhe besojnë në magjitë dhe
zotat e rremë, që ata besojnë se mund të përdoren për t'i
shëruar ata me mbrekulli, do të jenë shumë të zhgënjyer. Këta
shpirtra, të verbuar nga të ashtu-quajturat mendime pozitive,
besojnë se nëse ata e dëshirojnë vetveten të përmirësohet, se
gjithçka do të bëhet mirë. Ajo që ata nuk e kuptojnë është se
ata duhet të më thërrasin Mua, Jezu Krishtin, nëse duan që të
shërohen. Unë do t'i përgjigjem lutjeve, por vetëm nëse kërkesa
është për të mirën e shpitrave të tyre. Këta shpirtra, që
refuzojnë të pranojnë të Vërtetën e sëmundjes së tyre dhe që
nuk kthehen tek Unë, do të jenë të humbur. Ata do ta kenë
harxhuar kot kohën e dhënë atyre në Tokë, për të siguruar që
shtëpia e tyre të jetë në rregull.
E njëjta gjë është
edhe me Fjalën Time, të Vërtetën, e dhënë juve tani. Unë i
dhashë botës të Vërtetën, gjatë Kohës Sime në Tokë dhe Unë
u refuzova. Shumë më ndoqën Mua, por e Vërteta, e dhënë atyre
në atë kohë, tani do të sfidohet nga armiqtë e Zotit dhe ata do
të bien pre e mashtrimit. Ata do ta refuzojnë së shpejti të
Vërtetën dhe nuk do të jenë në gjëndje të pranojnë
Paralajmërimin Tim, e dhënë botës në këtë kohë.
Unë ju bëj thirrje tani, jo për t'ju zbuluar Mësime të reja, pasi kjo nuk është e nevojshme. Juve ju është dhënë e Vërteta, por tani Unë ndërhyj për t'ju kujtuar për të Vërtetën. Unë gjithashtu vij për t'ju paralajmëruar për ligësitë, që do të kryhen mbi ju për arsye të dashurisë suaj për Mua.
Mos e ktheni shpinën ndaj Meje, Jezu Krishtit, sepse Unë Jam duke ardhur tek ju vetëm për t'ju mbrojtur në këtë kohë. Unë nuk dua t'ju largoj, por Unë do të vazhdoj t'ju kujtoj për të Vërtetën, herë pas here. Kur ju ta shikoni se shpirtrat tuaj trazohen, si rezultat i rregullave të reja që ju paraqiten nga ata që thonë se janë prej Meje, atëherë ju duhet të më thërrisni Mua me anë të kësaj Fushate Lutje.
Fushata e Lutjes
(116) Më shpëto nga ligësia e gënjeshtrave:
Jezus i dashur,
më ndihmo.
Unë po mbytem në
lotë dëshpërimi.
Zemra ime është
e ngatërruar.
Unë nuk e di se
kujt mund t'i besoj.
Të lutem më
mbush me Shpirtin Tënd të Shenjtë, me qëllim që të mund të
zgjedh udhën drejt Mbretërisë Tënde.
Më ndihmo, i
dashur Jezus, që gjithmonë të mbetem besnik ndaj Fjalës Tënde, e
dhënë botës nga Piteri dhe kurrë të mos devijoj nga ajo që Ti
na mësove apo të mohoj vdekjen Tënde në Kryq.
Jezus, Ti je
Udha.
Më trego Udhën.
Më mbaj dhe më
ço në udhëtimin Tënd drejt Mëshirës së Madhe. Amin.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal ne anglisht: