Kerko Mesazhet ketu

Saturday 30 November 2013

Dashuria lulëzon sepse ajo është një Dhuratë nga Hyji dhe e ka fuqinë ta shkatërroj të ligun

E Shtunë, 23 Nëntor 2013, ora 17:00

Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj të shpjegoj rëndësinë e dashurisë dhe se me atë, ju mund ta mposhtni të ligun dhe se, pa atë, i ligu përhapet.

Satani është i paaftë të ketë dashuri, por përkundrazi është i vetë-fiksuar me atë që ai beson të jetë fuqia dhe madhështia e tij. Kur ai i infekton shpirtrat, gjëja e parë që ai bën është të shkatërroj dashurinë brënda shpirtit. Kur e arrin këtë, ai do të fusi një urrejtje të tmerrshme në atë shpirt dhe do të jetë kjo urrejtje që shkakton përçarje. 

Përçarja dhe mosmarrveshjet, e frymëzuara nga urrejtja, mund të çojnë në veprime dëshpëruese të kryera nga një shpirt kundër një tjetri. Këto vepra të mbushura me urrejtje shpesh mund të çojnë në mizori të tmerrshme dhe madje vrasje. Mëkati i krenarisë është i futur tek shpirtrat, që e ekspozojnë veten ndaj të ligut dhe kjo çon në ambicje të pamëshirshme dhe lakmi. Por atje ku ka dashuri, gjendet Prania e Hyjit.

Dashuria lulëzon sepse ajo është një Dhuratë nga Hyji dhe e ka fuqinë të shkatërroj të ligun. Dashuria nuk është egoiste. Dashuria është bujare, të fal dhe e panjollosur nga mëkati i krenarisë. Ju duhet t’i kërkoni Hyjit, çdo ditë, për Dhuratën e Dashurisë dhe kur t’ju jepet kjo, përdoreni atë si mburoja juaj kundër urrejtjes. Dashuria, kur është e pranishme në një shpirt të pastër, tërheq urrejtje prej atyre shpirtrave që e kanë hequr Hyjin nga jeta e tyre. Ata nuk mund ta durojnë Dritën e Hyjit, e cila ndriçon prej shpirtrave t
ë atyre që janë të mbushur me Dashurinë e Hyjit. 

Shkoni tani duke e ditur se Dashuria duhet të përdoret për të ndihmuar shpirtrat e të gjithë atyre që kanë nevojë të madhe për Ndihmën Time. Ju lutem ta recitoni këtë Lutje t
ë Kryqëzatës për Dhuratën e Dashurisë. 

Lutja e Kryqëzatës (129) Për Dhuratën e Dashurisë

O Hyj, të lutem më mbush me Dashurinë Tënde. 
Më ndihmo ta ndaj Dhuratën e Dashurisë me të gjithë ata që kanë nevojë për Mëshirën Tënde. 

Më ndihmo të të dua Ty më shumë. 
Më ndihmo t’i dua të gjithë ata që kanë nevojë për Dashurinë Tënde. 

Më ndihmo t’i dua armiqtë e Tu. 

Lejo që Dashuria me të cilën Ti më Bekon, të përdoret për të pushtuar zemrat e të gjithë atyre që unë takoj. Me Dashurinë, që Ti e depërton në shpirtin tim, më ndihmo t’i mposht të gjitha ligësitë, të kthej shpirtrat dhe ta mposht djallin dhe të gjithë ata ndjekës të tij të ligj, që përpiqen të shkatërrojnë të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë. Amen.

Unë Jam Dashuria. Kur ju me të vërtetë më doni Mua, Unë do ta vërshoj shpirtin tuaj me më shumë dashuri dhe me këtë dashuri, ju do të më ndihmoni Mua të shpëtoj botën.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/23/love-thrives-because-it-is-a-gift-from-god-and-has-the-power-to-destroy-evil/

Thursday 28 November 2013

Kur Unë të vij si Mbreti i Mëshirës, asnjë shpirt nuk do të mbetet në dyshim se Kush Jam Unë dhe Çfarë Jam Unë

E Mërkurë, 20 Nëntor 2013, ora 14:15

Bija Ime fort e dashur, thuaji të gjithë ndjekësve të Mi – të gjithë atyre që besojnë tek Unë, Jezu Krishti – se ata duhet të caktojnë kohë çdo ditë me Mua në lutje, për të shpëtuar shpirtrat e atyre që janë të humbur për Mua. Përmes Hireve, që Unë ju dhuroj, Unë dëshiroj që si shpërblim, ju të ndihmoni të më sillni Mua shpirtat e atyre që e thyejnë Zemrën Time.

Unë duhet t’ju kërkoj që ta duroni dhimbjen që do të ndjeni, për shkak të ndarjes së njerëzimit nga Unë, Jezu Krishti. Kjo do të shkaktohet nga përçarja në Kishën Time në Tokë. Duke e pranuar këtë vuajtje me bindje të plotë, Unë mund ta mposht mbërthimin, që i ligu ushtron mbi ata që janë tepër të dobët për të shpallur Fjalën e Vërtetë të Hyjit. 

Ju kurrë nuk duhet të keni frikë nga ky Mision, sepse i është dhënë botës prej Bujarisë së Atit Tim të Dashur. Ai thjesht kërkon të rifitoj Krijimin e Tij, të pacënuar, me qëllim që të mos humbasi as edhe një fëmij të Tij të vetëm.

Pavarësisht se kush ju godet, ju tall apo ju persekuton, thjeshtë kujtoni ndëshkimin, që do të bier mbi të gjithë ata që pështyjnë në Fytyrën Time. Pastaj, duke i shpërfillur ngacmimet, ju duhet të luteni me zell për secilin nga këta shpirtrat e gjorë. Të jeni bujarë në zemër dhe ju do të mbusheni me Shpirtin e Shenjtë, dhe kështu do të luftoni përkrah Ushtrisë Sime Qiellore, për të shpëtuar botën nga i ligu. Prandaj ju duhet të prisni me dashuri dhe besim, dhe Unë do t’ju sjell Bekime të mëdha.

Shpresa kurrë nuk duhet të largohet për shkak të frikës. Frika kurrë nuk duhet t’ju verboj ndaj detyrës që ju kërkohet, se kur Unë të vij si Mbreti i Mëshirës, as edhe një shpirt nuk do të mbetet në ndonjë dyshim se Kush Jam Unë dhe Çfarë Jam Unë. Mblidhuni s
ë bashku. Bashkohuni. Sillini të gjithë shpirtrat në Krahët e Mi të Mëshirshëm. Për të më ndihmuar Mua ta bëj këtë, ju duhet të recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës të veçantë për të më ndihmuar Mua të mbledh dhe të bashkoj të gjithë shpirtrat. 

Lutja e Kryqëzatës (128) Për t’i mbledhur dhe bashkuar të gjithë shpirtrat

Më i dashuri Jezus, na ndihmo ne, dishepujt e Tu të dashur, që të mbledhim botën në Krahët e Tu dhe t’i paraqesim Ty shpirtrat që kanë më tepër nevojë për Mëshirën Tënde të Madhe. 

Na fuqizo me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë për të garantuar që Flaka e së Vërtetës t’i pushtojë të gjithë ata që janë të ndarë nga Ti. 

Bashkoji të gjithë mëkatarët që secilit t’i jepet çdo mundësi për pajtim. 

Na jep të gjithëve ne forcën për të qëndruar të palëkundur ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë kur të na detyrojnë të refuzojmë të Vërtetën, e cila i është deklaruar botës përmes Ungjillit Më Të Shenjtë. 

Ne qëndrojmë në Ty, me Ty dhe për Ty, në çdo hap të këtij, udhëtimit tonë drejt Shpëtimit. Amen.

Të keni paqen. Besoni tek Unë. Lërini të gjitha lutjet tuaja tek Këmbët e Mia dhe Unë do t’i përgjigjem çdo kërkese të vetme që më bëhet Mua për të shpëtuar çdo shpirt emri i të cilit më paraqitet Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/20/0when-i-come-as-the-king-of-mercy-not-one-soul-will-be-left-in-any-doubt-as-to-who-i-am-and-what-i-am/

Wednesday 27 November 2013

Në atë ditë, Unë do të mbledh të Gjallët

E Martë, 19 Nëntor 2013, ora 20:00

Bija Ime fort e dashur, në jetën e shumë t
ë Krishterëve, Unë jam bërë si një i afërm që ju turpëron për të Cilin ju duhet të kujdeseni, herë pas here, por që duhet të mbahet i fshehur, gjatë gjithë kohës. Kjo është se si shumë prej atyre të lindur të Krishterë, dhe që janë larguar prej Meje, më konsiderojnë Mua tani. Unë Jam me pak rëndësi dhe prapë, kur ata janë në hall, më thërrasin Mua, vetvetiu, sepse ajo është si një natyrë e dytë për ata.

Përse, oh përse, nuk munden ata të më pranojnë Mua? Çfarë e ka larguar njeriun prej Meje? Përse shërbëtorët e Mi të bekuar kanë dështuar t’i sjellin ata tek Unë? Vuajtja Ime është e njëjtë sot ashtu si ishte gjatë Mundimeve të Mia në Kryq dhe tani ata që kanë mbetur besnikë ndaj Meje së shpejti do të më braktisin Mua. Ata do ta bëjnë këtë sepse do të fillojnë të ri-vlerësojnë njohuritë e tyre se Kush, sakt
ësisht, Jam Unë, dhe çfarë do të thotë me të vërtetë Besëlidhja Ime – të gjitha këto për shkak të herezive që do të vijnë.

Gjithë nderimi ndaj Meje, në Kishat e Mia, së shpejti do të zvogëlohet thjesht në një përshëndetje me kokë në drejtimin Tim. Ata nuk do të përkulen më para Tabernakullave të Mia. Ata nuk do të përkulen apo gjunjëzohen më para Meje, as edhe nuk do të luten para Trupit Tim në Kryq, sepse nuk do të jetë Imazhi Im që do t’ju kërkohet të nderojnë. Unë do të fshikullohem dhe do të bëhem të dukem qesharak. Fjalët e Mia do të kthehen në dërdëllisjet më të çuditshme dhe e Vërteta e vdekjes Sime në Kryq do të hidhet tutje.

Prania Ime është akoma në Tokë në këtë kohë. Ju nuk duhet të më braktisni Mua, sepse kur ju e bëni këtë, Drita Ime do të shuhet dhe pastaj ju do të gllabëroheni nga errësira. Vetëm ata që qëndrojnë besnikë ndaj Meje mund ta ruajnë Flakën Time dhe kur Drita e Kishës Sime në Tokë të zbehet deri në një shkëndijë të dobët – atëherë thirrja finale do të dëgjohet prej Qiellit. Në atë ditë Unë do të mbledh të Gjallët. Ata që mbeten do të qëndrojnë me armiqtë e Hyjit ndaj të cilëve ata dhanë besnikërinë e tyre. Asnjë gëzim nuk do të përjetojnë më ata pas kësaj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/19/on-that-day-i-will-gather-the-living/

Tuesday 26 November 2013

Unë vij vetëm si një Zot i Mëshirës. Unë nuk vij për t’ju frikësuar sepse Unë me të vërtetë e dua secilin prej jush

E Hënë, 18 Nëntor 2013, ora 20:10

Bija Ime fort e dashur, të gjithë duhet ta pregatisin veten që të jenë të denjë të vijnë para Meje, sepse Unë do të vij si një hajdut natën dhe shumë nuk do ta dinë se çfarë po ndodh. Prandaj, është e rëndësishme që secili prej jush të rrëfehet tek Unë tani.

E Vërteta e Fjalës Sime Më Të Shenjtë do të theksohet, ndërsa versionet e shtrëmbëruara e zëvendësojnë atë prej armiqve të Mi, të cilët do të guxojnë në veprimet e tyre për t’ju mashtruar. 

Tani është koha të përqëndroheni në shpirtrat tuaj dhe në gjëndjen që ata janë. 

Njeriut që nuk beson tek Unë, Unë i them atij. Kur Unë të vij para teje, a do të ndjehesh i lehtësuar ta mësosh se Kush Jam Unë? A do të vish me Mua? Unë do të marr dhe do t’i fshij lotët dhe ti do të bësh një jetë të lavdishme, kur të rrëfehesh tek Unë dhe të më kërkosh Mua të të sjell në Mëshirën Time. 

Njeriut që beson tek Unë, a do të jesh në gjëndje të qëndrosh para Meje, pa aspak turp? A do të vish para Meje, duke e ditur gjithçka që ti bën për ato që Unë të mësova, me një shpirt të pastër? Nuk ka rëndësi. 

Kur ju më thoni Mua, “Jezus më fal, unë dua të ndjek Ty”, ju do të shpëtoheni.

Njeriut që beson tek Unë, por që beson se është shëmbullor dhe nuk ka nevojë për rrëfim, a je ti gjithashtu i denjë të vish para Meje? Kur Unë të tregoj ty gjëndjen e shpirtit tënd, a do të debatosh ti me Mua dhe të thuash se je i denjë të vish para Meje kur ti nuk je i tillë? Nëse ju nuk mund ta pranoni Dhuratën Time të Mëshirës dhe të pranoni keqbërjet tuaja, atëherë ju do të mbeteni të veçuar nga Unë dhe Unë do t'ju jap edhe një mundësi tjetër pendimi.

Drejtuar gjithë njerëzimit, Unë ju kërkoj ta pregatisni së pari shpirtin tuaj. Ju duhet të rregulloni çdo pjesë të shpirtit tuaj, para se të jeni gati të qëndroni të plotë në Praninë Time gjatë Paralajmërimit. Nëse nuk e bëni këtë, do t'ju duhet të duroni një pastrim të dhimbshëm dhe Purgatori juaj do të durohet mbi Tokë, para se të agoj Dita e Ardhjes Sime të Dytë. Unë ju lutem të thoni këtë Lutje t
ë Kryqëzatës për secilin nga shpirtrat tuaj dhe të dashurve tuaj. 

Lutja e Kryqëzatës (127) Për të shpëtuar shpirtin tim dhe të të dashurve të mi

O Jezus, më përgatit që të mund të dal para Teje pa asnjë turp. Më ndihmo mua dhe të dashurit e mi (emërojini ata këtu ...) për t’u bërë gati t’i rrëfejmë të gjitha keq-bërjet tona. Për të pranuar të metat tona, për të kërkuar falje për të gjitha mëkatet, për të treguar dashuri ndaj atyre që u kemi bërë padrejtësi, për të lypur Mëshirë për Shpëtim. 

Për ta përulur veten tonë përpara Teje, që në Ditën e Ndriçimit të Madh, ndërgjegjja ime dhe ajo e (emrat e tyre këtu ...) të jenë të pastra dhe që Ti të na i vërshosh shpirtrat tanë me Mëshirën Tënde Hyjnore. Amen.

Tani është koha ta kujtoni veten për gjithçka që Unë ju mësova. Tani është koha të studjoni 10 Urdhërimet dhe të pyesni veten nëse me të vërtetë e keni jetuar jetën sipas atyre.

Të jeni të ndershëm me vetveten sepse nëse nuk jeni, do t’ju tregohet, në një farë mënyre, se sa më keni dëshpëruar Mua në gjithë jetën tuaj. Por, më lejoni Mua t’ju ngushëlloj.

Unë vij vetëm si një Zot i Mëshirës. Unë nuk vij për t’ju frikësuar, sepse Unë me të vërtetë e dua secilin prej jush, pavarësisht se çfarë keni bërë, por Durimi Im ka kufi. Vetëm ata që e pranojnë natyrën e rëndë të mëkateve të tyre kundër Hyjit mund të përfshihen në Mëshirën Time Hyjnore. Ata që më refuzojnë Mua do të kenë pak kohë për ta shpenguar veten, sepse Unë do t’i ndaj delet nga dhitë. Njëra palë do të vij me Mua. Pala tjetër do të lihet dhe pastaj Fillimi i Ri do të bëhet i ditur tek çdo krijesë. Vetëm atyre që më duan Mua do t’ju dhurohet Jeta e Përjetshme.

I kushtoni r
ëndësi Thirrjes Time tani, sepse Unë e bëj këtë për të siguruar që sa më shumë prej jush të jetë e mundur të jenë të pregatitur mirë para Ditës së Paralajmërimit. 

Monday 25 November 2013

Unë Jam duke ardhur për ta ripërtërirë Tokën, për ta çliruar njeriun nga trishtimi, dëshpërimi dhe mëkati i tij

E Dielë, 17 Nëntor 2013, ora 14:00

Bija Ime fort e dashur, Unë dua që bota të më shikoj Mua, Shpëtimtarin e tyre të dashur, Birin e njeriut, në gjithë Lavdinë Time, me qëllim që të tërhiqen drejt Mëshirës Sime Hyjnore.

Unë i dua të gjithë ata, në veçanti ata që nuk besojnë tek Hyji, të më shikojnë Mua dhe të vrapojnë drejt Meje si fillim. Ata janë shqetësimi Im i parë dhe Unë ju them atyre këtë. 

Ju nuk më njihni Mua. Ju nuk më shihni Mua. Ju nuk doni të besoni tek Unë, por Unë ju dua. Unë dua që ju të bëheni pjesë e Mbretërisë Sime, me qëllim që Unë të hedh mbi ju të gjitha Dhuratat e Parajsës Sime të Re, Botës Sime të Re, Fillimi Im i Ri. Unë dua që ju, familja juaj, të afërmit dhe miqtë tuaj të jeni të bashkuar në një, me Mua dhe mbarë njerëzimin. Ju duhet të prisni deri në ngjarjen e madhe, ditën kur bota do të ndriçohet me Rrezet e Mia dhe kur ajo do të qëndroj në heshtje për 15 minuta. 

Kur ta shikoni këtë dhe ta dëshmoni, ju nuk duhet të keni frikë. Dijeni atëherë se Dashuria Ime është Hyjnore dhe se bota, që nga ajo ditë, do të ndryshoj përtej njohjes.

Mos u përpiqni të vraponi nga Unë, sepse Unë Jam duke ardhur me lajme të mira. Unë Jam duke ardhur për ta rip
ërtërirë Tokën, për ta çliruar njeriun nga trishtimi, dëshpërimi dhe mëkati i tij. Unë Jam duke ardhur për të shkatërruar gjithë ligësinë në botë duke i dhënë gjithsecilit provën e Ekzistencës Sime. Kur kjo t’ju jepet, ju duhet të më lejoni Mua t’ju pregatis për Jetën e Përjetshme që Unë premtova. Jeta e Përjetshme është një jetë ku ju do të jetoni në trup dhe në shpirt me Mua përgjithmonë. Unë do t’ju nxjerr nga dëshpërimi juaj dhe do ta eleminoj dhimbjen, që ju duhet të duroni për shkak të ekzistencës së Satanit dhe ai do të zhduket përjetësisht. 

Mos më refuzoni Mua, sepse Unë nuk dua t’ju humbas. Unë Jam Shpëtimi juaj. Unë Jam e Vërteta. Unë Jam Jezu Krishti juaj i dashur dhe Unë, më në fund, do ta bëj Veten Time të njohur në botë dhe në veçanti tek ata që nuk besojnë tek Unë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/17/i-am-coming-to-renew-the-earth-to-free-man-from-his-misery-sorrow-and-sin/

Sunday 24 November 2013

Miliarda do të konvertohen dhe do ta njohin Hyjin, Hyjin e Trinisë, për herë të parë

E Shtunë, 16 Nëntor 2013, ora 22:17

Bija Ime fort e dashur, kur Unë të vij në botë me Mëshirën Time Hyjnore, njerëzve do t’ju jepet mundësia të kërkojnë Mëshirën Time, sepse ky do të jetë rrëfimi i parë i vërtetë n
ë të cilin shumë prej tyre do t’ju duhet të marrin pjesë.

Gjithkush, pavarësisht se kush janë, do ta përjetoj këtë shfaqjen Time të veçantë, e bekuar sipas Autoritetit të Atit Tim. Ndriçimi i Ndërgjegjes do të sjelli me vete shumë dhimbje, sepse dëshpërimi që shpirtrat e humbur do të përjetojnë do të jetë i tillë sa ata nuk do të jenë në gjëndje t’i bëjnë ballë tronditjes. Shumë prej tyre do t’ju bie të fikët dhe do të rrëzohen, të pushtuar nga hidhërimi. 

Por ata do ta kuptojnë se sa shumë duhet të pastrohen shpirtrat e tyre në fillim, para se të jenë gati të hyjnë në Parajsën Time të Përjetshme. Këta njerëz më pas do ta dinë se çfarë pritet prej tyre dhe ata do ta vuajnë pendesën për pak kohë, pas Ngjarjes së Madhe. Shumë njerëz do të mendojnë se janë duke ëndërruar. Disa do të mendojnë se është fundi i botës, por që nuk do të jetë. Megjithatë, do të jetë Paralajmërimi Përfundimtar, që do t’i jepet njerëzimit për t’i ndihmuar ata ta shpengojnë veten para Hyjit.

Miliarda do të konvertohen dhe do ta njohin Hyjin, Hyjin e Trinisë, për herë të parë dhe ata do të jenë mirënjohës për provën që do t’ju jepet për Ekzistencën e Krijuesit të tyre. Disa thjesht do të struken nga Drita Ime dhe kjo do t’ju sjelli atyre dhimbje të pabesueshme dhe ata do të fshihen dhe do ta kthejnë shpinin pa asnjë pikë pendese në shpirtrat e tyre. Ata do ta mohojnë Ndërhyrjen Time. 

Më pas pjesa tjetër do të gëzoj, kur ata të përjetojnë Rrezet e Mia të Mëshirës, sepse këta shpirtra do të jenë kaq mirënjohës të dëshmojnë Praninë Time sa ata do të tërhiqen drejt Dritës Sime me lehtësi dhe me një dëshirë për Praninë Time, e cila do të jetë përtej imagjinatës së tyre, pasi kjo nuk do të jetë koha për hapjen e Dyerve të Parajsës Sime të Re. Dhe prandaj, atëherë atyre do t’ju duhet të bëjnë pendesë si dishepujt e Mi, në emër të atyre shpirtrave që do ta refuzojnë Dorën Time të Mëshirës.

Pas Ndërhyrjes së Madhe të Hyjit, për t’i dhënë njerëzimit mundësinë të pregatitet për Ardhjen Time të Dytë, bota do t
ë bëj shumë pyetje. Disa do të jenë kaq të ndryshuar brënda shpirtrave të tyre sa do të përkushtojnë shumë kohë në ndihmë të konvertimit të atyre që ata kërkojnë të ndihmojnë për t’u shpëtuar nga mashtrimi. Të tjerët do të jenë të penduar dhe do t’ju duhet pak kohë ta kuptojnë plotësisht rëndësinë e prezantimit të tyre para Meje dhe ata do të përqëndrohen shumë ndaj pajtimit të tyre me Mua. 

Pastaj armiqtë e Hyjit do të mohojnë që Paralajmërimi ndodhi ndonjëherë dhe ata do të gënjejnë miliona duke i bërë të besojnë se ajo ishte një ngjarje kozmike, kur drita e djellit e pushtoi gjithë planetin në një ngjarje të pazakontë, e shkaktuar nga lëvizja e Tokës në boshtet e vet. Asgjë nuk mund të jetë kaq larg nga e Vërteta. Dhe ndërsa ata i paraqesin të gjitha këto shkaqe, ata do të mohojnë që Hyji Ekziston dhe do të largojnë shumë prej Meje. Për fat të keq, shumë nuk do të kthehen tek Unë dhe vetëm me Ndërhyrjet e Hyjit, kur Ai do të detyrohet t’i ndëshkoj armiqtë e Tij, me qëllim që t’i kthej ata të besojnë, shpirtrat mund të pastrohen.

Të jeni mirënjohës për këtë Mëshirë, sepse pa këtë Dhuratë nga Hyji shumë pak njerëz do të jenë në gjëndje të hyjnë në Portat e Parajsës.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/16/billions-will-convert-and-recognise-god-the-triune-god-for-the-first-time/

Ju do të qëndroni para Meje i vetëm – me asnjë njeri pranë jush

E Premte, 15 Nëntor 2013, ora 20:00

Bija Ime fort e dashur, sipas Autoritetit të Atit Tim, Hyjit Më Të Lartit, Unë dëshiroj t’i informoj të gjithë ata që po vuajnë, në Emrin Tim, se koha 
është afër për Paralajmërimin të ndodhi.

Atyre prej jush, që ju është dhënë njohuria për këtë, Ditën Time të Madhe të Mëshirës, do t’i shikojnë shenjat së shpejti. Ju duhet t’i rrëfeni keqbërjet tuaja para Meje, me qëllim që të jeni të pregatitur mjaftuesh
ëm për këtë ngjarje, e cila do ta trodisi botën.

Unë e bëj këtë së shpejti, me qëllim që Un
ë të mund të shpëtoj ata njerëz që e kanë këputur fillin, që i lidh ata me Mua, para se të jetë tepër vonë. Ju duhet të keni besim tek Unë dhe të mblidheni në lutje me qëllim që shpirtrat në errësirë të mos humbasin para se Unë t’ju dhuroj atyre imunitet për mëkatet e tyre.

Shikoni tani në zemrat dhe shpirtrat tuaj dhe i shihni ata ashtu si Unë ju shoh ju. 

Çfarë shikoni? A do të jeni në gjëndje të qëndroni para Meje dhe të thoni “Jezus, unë bëj gjithçka që Ti dëshiron nga unë për ta jetuar jetën ashtu si Ti e pret nga unë”? A do të thoni “Jezus, unë të fyej Ty, dhe për arsyen se nuk mund të bëj asgjë, të lutem ki Mëshirë për shpirtin tim?” Apo do të thoni “Jezus unë kam mëkatuar, por vetëm sepse më duhej të mbroja veten?”

Ju do të qëndroni para Meje i vetëm – me asnjë njeri pranë jush. Unë do t’ju tregoj juve shpirtin tuaj. Ju do të shikoni çdo njollë mbi të. Ju do ta përjetoni mëkatin dhe pastaj Unë do t’ju jap kohën për të më kërkuar Mua t’ju tregoj Mëshirën Time. Jo sepse ju takon Mëshira Ime – por sepse Unë e vendos për t’ju dhuruar këtë Dhuratë.

Dita Ime do të agoj, papritur, përmes shenjave që do t’ju tregon më përpara. 

Unë kam shpenzuar tre vjet duke u përpjekur t’ju hap sytë ndaj të Vërtetës. Disa prej jush e kanë pranuar atë. Të tjerët ma kanë përplasur atë në Fytyrën Time. Tani është koha për Mëshirën Time Hyjnore dhe vetëm ata që i hapin zemrat e tyre ndaj Meje, dhe që më pranojnë Mua, do t’ju jepet mundësia të shpengojnë vetveten.

Të jeni mirënjohës për Dashurinë Time të pakushtëzuar.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/15/you-will-stand-before-me-alone-with-no-one-next-to-you/

Friday 22 November 2013

Kurrë më parë besimi i tyre nuk do të jetë vënë në një provë të tillë

E Enjte, 14 Nëntor 2013, ora 12:00

Bija Ime fort e dashur, Drita e Hyjit ndriçon mbi të gjithë fëmijët e Tij, që janë të bashkuar me Mua, Jezu Krishtin, në këtë kohë. Të gjithë ata t
ë Krishterë në botë që jetojnë sipas Fjalës Sime, që marrin Trupin Tim dhe pijnë Gjakun Tim, do të përjetojnë një vuajtje shpirtërore si asnjë tjetër, për shkak të besimit të tyre tek Unë. 

Unë i referohem të gjithë të Krishterëve që jetojnë sipas të Vërtetës, që sillen ashtu si Unë i kam mësuar ata dhe që i ndjekin Mësimet e Mia Fjalë për Fjalë. Të gjithë ata, përfshi ata që nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për këto, Mesazhet e Mia për botën, së shpejti do ta kuptojnë se si është të jetosh në Mua dhe me Mua. 

Kurrë më parë besimi i tyre nuk do të jetë vënë në një provë të tillë dhe për fat të keq, shumë nuk do të jenë në gjëndje t’i bëjnë ballë presioneve me të cilat do t’ju duhet të ndeshen, për shkak të urrejtjes që do të tregohet ndaj tyre. Ata do të bëjnë gjithçka të munden për të qëndruar besnikë ndaj Ungjillit të Shenjtë, por duke bërë kështu ata do të tërheqin urrejtje të madhe dhe do të quhen gënjeshtarë. Nuk do të jetë shumë larg kur të gjithë të Krishterët, që do ta shpallin me forcë Fjalën Time, do të akuzohen se janë kundërshtarë të krahut të djathtë, kur në fakt fajtorët e vërtetë do të jenë ata që hedhin abuzim mbi ta. 

Unë ju bëj thirrje të gjithëve ju të qëndroni të heshtur dhe kurrë të mos ju përgjigjeni ngacmuesve që përpiqen ta shkatërrojnë besimin dhe dashurinë tuaj për Mua. Ata që do të vjellin vrer dhe do t’ju bërtasin kanë nevojë për lutjet dhe faljen tuaj. Duke u lutur për shpirtra të tillë, ju do ta shkatërroni influencën e Satanit dhe ai do ta ketë të vështirë ta drejtoj zemërimin e tij drejt jush.

Lutuni, lutuni, lutuni për të gjithë ata që do të përdoren si karrem në betejën e ashpër për të copëtuar Kishën Time në Tokë. Ju lutem ta recitoni këtë Lutje t
ë Kryqëzatës për t’i rezistuar persekutimit fetar. 

Lutja e Kryqëzatës (126) Për t’i rezistuar persekutimit fetar

I dashur Jezus, më ndihmo t’i rezistoj çdo lloj persekutimi në Emrin Tënd të Shenjtë. Ndihmoji ata që bien në gabim duke menduar se po dëshmojnë Punën Tënde. Hapi sytë e të gjithë atyre që mund të tundohen për të shkatërruar të tjerët përmes veprave, punëve apo gjesteve të liga. 

Më mbro kundër armiqve të Hyjit që do të ngrihen për të vënë në provë dhe për të heshtur Fjalën Tënde dhe që mundohen të të heqin Ty. Më ndihmo t’i fal ata që të tradhtojnë Ty dhe më dhuro Hirin për të qëndruar i vendosur në dashurinë time për Ty. Më ndihmo ta jetoj të Vërtetën të cilën Ti na e mësove dhe të qëndroj nën Mbrojtjen Tënde përgjithmonë. Amen.

Shkoni, të gjithë ju që me të vërtetë më doni Mua dhe ndiqni gjithçka që Unë ju mësova. Ta doni njëri tjetrin ashtu si ju kam treguar Unë. Kurrë mos tregoni urrejtje për të tjerët. Përkundrazi, lutuni për ata që ju persekutojnë. Tregoni dashuri kur urrejte të tregohet ndaj jush, sepse kjo do të jetë arma juaj kundër fuqisë së të ligut.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/14/never-before-will-their-faith-be-put-to-such-a-test/

Thursday 21 November 2013

Shenja e parë do të jetë që Toka do të rrotullohet më shpejt. Shenja e dytë ka lidhje me diellin, i cili do të shfaqet më i madh, më i ndritshëm dhe do të filloj të rrotullohet

E Martë, 12 Nëntor 2013, ora 20:30

Bija Ime fort e dashur, ndërsa Koha Ime po afron, shumë do të jenë në gjumë, por ata që janë të bekuar me sytë e hapur ndaj Dritës Sime, do t’i njohin shenjat. Atyre do t’ju jepen gjithashtu bekimet për t’u pregatitur dhe vetëm ata që kapen pas Meje do të jenë në gjëndje të durojnë ndryshimet.

Sa më pranë të afrohet Dita e Ardhjes Sime të Madhe, aq më shumë njerëz, që thonë se e duan Hyjin, do të largohen prej Meje. Madje edhe ata që thonë se janë të shenjtë dhe e lartësojnë veten brënda hierarkisë së Kishës Sime në Tokë, nuk do të jenë në gjëndje të shikojnë të Vërtetën. Ata nuk do ta shikojnë të Vërtetën sepse do të jenë kaq të zënë duke ndjekur çështjet dhe ceremonitë, të cilat do të jenë fyese ndaj Meje.

Shenja e parë do të jetë që Toka do të rrotullohet më shpejt. Shenja e dytë ka lidhje me diellin, i cili do të shfaqet më i madh, më i ndritshëm dhe do të filloj të rrotullohet.
 

Në krah të tij do të shikoni një diell të dytë. Pastaj moti do ta bëj botën të tundet dhe ndryshimet do të thonë se shumë pjesë të Tokës do të jenë shkatërruar

Këto ndëshkime – dhe do të ketë shumë – do ta zhveshin njerëzimin nga arroganca e vet, me qëllim që shpirtrat të lypin Mëshirën e Hyjit. Asgjë tjetër nuk do t’i trazoj zemrat e ngurta të atyre që e kanë hequr Dashurinë e Hyjit prej jetës së tyre.

Mëkati i njerëzimit do të rritet shpejt dhe mëkati i idhujtarisë do të mbështillet trefish rreth Tokës. Paganizmi, i zbukuruar si monarki mbretërore, do të futet në Kishën Time në Tokë. Kur paganët të përqafojnë Kishën Time, nuk do të jetë për të adhuruar Hyjin. Kur paganët, ateistët dhe jo-besimtarët e tjerë, të cilët nga jashtë e refuzojnë Ekzistencën e Hyjit, e përqafojnë Kishën Time, nuk do të jem Unë, Jezu Krishti, tek i cili ata gjunjëzohen.

Kur Kisha Ime të deklaroj se ajo i mirëpret të gjithë, mos u mashtroni. Ajo nuk do të thotë se ata i mirëpresin paganët në Kishën Time, që ata të mund të përkulen para Tabernakullës Sime. Jo, ajo do të jetë për të ekspozuar idhujtarinë, e shkaktuar prej mëkatit të krenarisë, para Meje, për t’i poshtëruar Tabernakullat e Mia të Shenjta dhe të Bekuara. Ata do të vendosin simbole pagane mbi Altarët e Mi dhe do të kërkojnë që besimtarët e pavetëdijshëm të përkulen dhe t’i pranojnë vëllezërit dhe motrat e tyre, me hir dhe me bujari. 

Të gjithëve do t’ju kërkohet ta mohojnë të Vërtetën, që të mirëpresin adhuruesit e rremë, të cilët do të shkelin mbi Altarët e Mi. Pastaj, Dora e Hyjit do të bjer

Luftrat do të përhapen; tërmetet do ti shkundin të katër skajet e Tokës dhe kriza e urisë do ta mbërthej njerëzimin dhe çdo veprim i lig dhe fyerje e bërë p
ërpara Hyjit do të çoj në një ndëshkim të tmerrshëm. Kur ata që e pranojnë Mëshirën Time e drejtojnë Kishën Time – çdo djall do t’i mallkoj këta fëmij të Hyjit. Për t’i mbrojtur ata, Hyji do të ndërhyj dhe mjerë ata që pështyjnë në Fytyrën e Krijuesit të tyre. 

Koha ka ardhur. Ata që më fyejnë Mua do të vuajnë. Ata që më ndjekin Mua do të jetojnë përmes këtij persekutimi, deri në Ditën kur Unë të vij për t’i përfshirë ata në Krahët e Mi të Mëshirshëm. Dhe pastaj, vetëm ata që mbeten, për arsye se ata e refuzuan Dorën Time të Mëshirës, do t’i dorëzohen bishës që ata e adhuruan dhe prej të cilit ata kërkuan kënaqësitë e tyre.

Sa shumë njerëz do të më refuzojnë Mua, deri në fund. Dy të tretat do të pështyjnë tek Un
ë, do ta luftojnë Ndërhyrjen Time dhe do të ulërijnë me çdo lloj turpi ndaj Meje. Ndërsa Dita sa vjen e afrohet më tepër, urrejtja kundër Meje, do të dëshmohet për t’u parë nga të gjithë. Madje edhe ata që i japin botës përshtypjen se e nderojnë Zotin do të më mallkojnë Mua në heshtje. 

Dita kur mashtrimi i bishës të ekspozohet për t’u parë nga të gjithë do të jetë një ditë që askush nuk do ta harroj. Sepse ata ditë, kur bota ta shikoj mashtruesin, antikrishtin, të ngrihet me Kurorën Time mbi kokën e tij – i veshur me rroba të kuqe – do të jetë dita kur zjarr do të dali prej gojës së tij. Kur tmerri më në fund të kuptohet, zjarri do ta mbështjelli atë dhe ai dhe të gjithë ata që i premtuan atij besnikëri do të hidhen në humnerë. Dhe pastaj Unë do të vij ashtu si ju kam treguar. Unë do ta ngre Kishën Time dhe do ta bashkoj botën s
ë bashku me Vullnetin e Shenjtë të Atit Tim dhe paqja, më në fund, do të mbretëroj.

Gjithçka që Unë ju kam thënë është e vërtetë. Gjithçka që ka për të ndodhur do të ndodhi ashtu si ju kam treguar Unë. Do të ndodhi shpejt, sepse pavarësisht nga Zemërimi Im, që është shkaktuar nga hipokrizia dhe mosmirnjohja e njeriut, Unë vij vetëm për t’i dhënë fund kësaj vuajtje përfundimisht. 

Unë vij për të shpëtuar të gjithë mëkatarët, por shumë nuk do të duan të shpëtojnë.

Qëndroni të fortë, ndjekësit e Mi të dashur, sepse Unë do t’i mbroj të gjithë mëkatarët, që e pranojnë Dorën Time të Mëshirës gjatë Paralajmërimit. Prandaj çdo fëmij i Hyjit, besimtar dhe jo-besimtar do të përfshihet në këtë Ndërhyrje të Madhe nga Qielli. Por pas kësaj kohe, ëngjëlli i Hyjit do t’i veçoj të mirët nga të këqinjtë. Koha është e shkurtër.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/12/the-first-sign-will-be-that-the-earth-will-spin-faster-the-second-sign-concerns-the-sun-which-will-loom-larger-brighter-and-begin-to-spin/

Wednesday 20 November 2013

Ndëshkimet e Atit Tim kanë filluar dhe bota do të dëshmoj shumë më tepër trazira ekologjike

E Martë, 12 Nëntor 2013, ora 15:52

Bija Ime fort e dashur, është gabim të besohet se Hyji nuk do ta hidhte Drejtësinë e Tij në botë në këtë kohë. Ndëshkimet e Atit Tim kanë filluar dhe bota do të dëshmoj shumë më tepër trazira ekologjike ndërsa fillon pastrimi i Tokës.

Pregatitjet janë tani gati dhe së shpejti armiqtë e Hyjit do të çrrënjosen dhe do të ndëshkohen, sepse ata kurrë nuk do të kthehen dhe të kërkojnë Mëshirën Time. Zemërimi i Atit Tim është i madh dhe mjerë ata që e kundërshtojnë Fjalën e Hyjit, sepse ata do të pengohen dhe bien përtokë, ndërsa pastrimi përfundimtar i Tokës do të përplaset me infektimin e të ligut – të gjitha në të njëjtën kohë.

Kur të shikoni elementet e natyrës të reagojnë egërsisht, ju do ta dini se Dora e Drejtësisë ka rënë. Krenaria e njeriut, vetë-fiksimi dhe besimi i tij në inteligjencën e tij të gabuar mbi çështjet shpirtërore, kanë sjellë mbi racën njerëzore rënien e zjarrit nga t
ë katërta enët mbi të katër skajet e Tokës.

Ju i keni shpërfillur paralajmërimet dhe prandaj beteja për të shkatërruar mëkatin ka filluar mirë dhe me të vërtetë.

Jezu Krishti
Biri i Njeriut

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/12/my-fathers-punishments-have-begun-and-the-world-will-witness-many-more-ecological-upheavals/

Tuesday 19 November 2013

Nëna e Shpëtimit: Shpëtimi është i juaji vetëm nëpërmjet pajtimit me Hyjin

E Dielë, 10 Nëntor 2013, ora 15:20

Bija ime e dashur, roli im si Nëna e Shpëtimit është për t’ju kujtuar ju për gjithçka që unë ju kam thënë nëpër shekuj. Ta doni njëri tjetrin ashtu si 
Biri im ju do. Tregoni dhembshuri për këdo dhe në veçanti për ata që ju persekutojnë. Dëgjojini ato që Unë i zbulova vizionareve në La Salettë dhe Fatima dhe studjojini ato deri në detaje të hollësishme. Fare pak nga ato që unë udhëzova u kryhen nga ju. Paralajmërimeve të mia nuk ju dha rëndësi dhe pasojat e shpërfilljes të asaj që ju ishte dhënë juve do të bëhen tani një realitet.

Kur Qielli i zbulon mesazhet tek njerëzimi, është njësoj sikur të komunikohet me një kala të madhe prej guri. Disa nga zbulimet e mia depërtuan dhe u zbatuan. Shumë prej tyre thjesht u shpërfillën prej atyre me besim të pakët, dhe kalaja u bë e padepërtueshme kundrejt ndërhyrjes nga Qielli, të dhëna juve për ta shtuar besimin tuaj dhe për t’ju mbajtur të sigurtë në Krahët e Hyjit.

Roli im si Bashkë-Ndërmjetëse do të thotë se fuqia ime kundër djallit është forcuar, në një mënyrë që nuk më është dhuruar mua nga Hyji më parë. Prandaj tani është koha kur i gjithë përkushtimi ndaj meje do të shpërfillet me kujdes, nga armiqtë e Birit tim. Kur adhurimi ndaj meje të nxitohet dhe kur kërkesa për të ruajtur vëndet tuaja kundër Komunizmit të shtrëmbërohet, atëherë dëshirat e mia nuk do të jenë zbatuar. Unë, tani e tutje, do të jem një gjë e rrallë në patronazhin zyrtar që normalisht më është ofruar mua, Nënës së Hyjit, në Kishat e Birit tim në Tokë. 

Fuqia ime kundër bishës do të shmanget duke e hequr imazhin tim, Rruzaren time të Shenjtë dhe përkushtime të tjera ndaj meje nga shumë Kisha Katolike.

Pastaj, tempujt e Hyjit do të heqin të gjitha gjurmët e Birit tim, Jezu Krishtit, në pregatitje për bishën, e cila do të vij dhe të ulet mbi fronin në tempullin më të lartë të Hyjit. Pastaj kuptimi i vërtetë i pajtimit me Jezu Krishtin do të modifikohet, kur ata do të thonë se nuk është më e nevojshme t’i kërkosh Zotit të fali për mëkatet e tua, nëse bën një jetë të mirë. Njerëzit do të fillojnë të besojnë në pikpamjet e tyre se çfarë i bën ata të mirë në Sytë e Zotit. Por ju kurrë ndonjëherë nuk duhet të harroni se shpëtimi, një Dhuratë për çdo mëkatar të vetëm në botë, kurrë nuk mund të bëhet i tyre, nëse nuk i kërkojnë Hyjit në fillim t’i fali ata. Ky është thelbi i Besëlidhjes, e cila u fitua për racën njerëzore prej vdekjes së Birit tim në Kryq. Jezu Krishti fitoi, për botën, shpëtimin nga mëkati dhe Dhuratën e Jetës së Përjetshme. Me qëllim që ta merrni këtë Dhuratë ju duhet t’i kërkoni Hyjit t’ju fali për mëkatet tuaja.

Shpëtimi është i juaji, vetëm nëpërmjet pajtimit me Hyjin.

Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/10/mother-of-salvation-salvation-is-yours-only-through-reconciliation-with-god/

Monday 18 November 2013

Hyji Atë: Asnjë vlerësim shkencor nuk do të ketë kuptim kur dy diej të shihen

E Dielë, 10 Nëntor 2013, ora 15:00

Bija Ime më e dashur, Dëshira Ime është të mbledh të gjithë fëmijët e Mi së bashku, shumë shpejt, për të dëshmuar Premtimin Tim. Dhurata Ime e Madhe do të vij në mes të persekutimit të tmerrshëm shpirtëror, kur gjithçka që Unë Jam do të mohohet. Zota të rinj, ku asnjë prej të cilëve nuk ekziston, do të sillen në botë. Të mbuluar me një perde vezulluese, ato do të krijohen për të ndaluar gjithë besimin në Ekzistencën Time. E gjithë kjo herezi do ta shuaj Dritën e Hyjit.

Së shpejti, yjet nuk do të ndriçojnë më me intensitetin e tyre të madh. Së shpejti, shenja të reja, të papritura, që do të sfidojnë gjithë kuptimin njerëzor të shkencës, do të tregohen nga Unë, tek një bot
ë jobesimtare, kur fillimet e Ndërhyrjes Sime të shfaqen. Asnjë vlerësim shkencor nuk do të ketë kuptim kur dy diej të shihen. Asnjë shpjegim, sipas njohurive të kufizuara të njeriut, nuk do të ketë kuptim. Prapë, ata do ta marrin çdo shenjë, të dhënë botës nga Qielli, dhe do të thonë se kjo jetë tjetër njerëzore ekziston në univers.

Unë Jam Krijuesi i gjithë jetës. Unë e krijova njeriun. Unë e krijova botën. Kurrë mos e mohoni këtë, sepse kur ju e bëni këtë ju ndiqni një doktrinë të rreme. Çdo ndërhyrje nga Qielli – dhe do të ketë shumë – do të shpjegohet ndryshe. Kur të shikoni këto shenja, dijeni se Dita e Ardhjes së Dytë është afër.

Unë ju kërkoj, fëmijë të dashur, që kurrë të mos më mohoni Mua apo të mohoni Premtimin Tim për t’i sjellë botës paqen dhe pajtimin përfundimtar, që është e juaja nëse ju e pranoni atë sipas Kushteve të Mia dhe jo tuajat. Vullneti Im është gati të kryhet më në fund. Për t’ju pregatitur juve, Unë do t’i tregoj botës shumë mrekullira në qiell, në univers dhe në sistemin planetar. Kur ju të dëshmoni këto ngjarje, Unë dua që ju të jeni të gëzuar, sepse ju do ta dini se Unë Jam duke lajmëruar kthimin e Birit Tim për të përfunduar Premtimin Tim për shpëtimin e përjetshëm.

Fshihini lotët nga sytë tuaj. Unë e di se sa të vështira do të jenë sprovat tuaja. Unë i referohem të gjithë Fëmijve të Mi, përfshi besimitarë dhe jo-besimtarë, si dhe ata që janë fajtor për mëkatin e tmerrshëm – asnjë prej jush nuk është i përjashtuar. Kur ju bashkoheni me Birin Tim, ju do të bëheni pjesë e Tij dhe ju do të mbretëroni me Atë në Parajsë, përgjithmonë.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/10/god-the-father-no-scientific-evaluation-will-make-sense-when-two-suns-are-seen/

Shumë do të fillojnë së shpejti të përdorin njohuritë e tyre të shkencës për të vlerësuar Ungjillin Më Të Shenjtë

E Shtunë, 9 Nëntor 2013, ora 11:48

Bija Ime fort e dashur, shumë do të fillojnë së shpejti të përdorin njohuritë e tyre të shkencës për të vlerësuar Ungjillin Më Të Shenjtë. Në vënd që të deklarojnë të Vërtetën e Fjalës Sime, e cila vjen prej Mënçurisë së Hyjit, ata do të fillojnë ta shtrembërojnë atë për t’i dhënë asaj një pamje sa më moderne.

Të gjitha Fjalët e Mia, të përmbajtura në Ungjillin e Shenjtë, do të interpretohen ndryshe. Ata do të thonë se Fjala Ime do të thotë diçka të re, e cila do të jetë më e përshtatshme në botë sot. Ata do të përpiqen të japin shëmbuj se si Unë do t’ju mësoja ju, po të ecja në Tokë në këtë kohë. 

E harruar do të jetë thjeshtësia e Fjalës së Hyjit, e cila është për këdo. Ata që janë inteligjentë, të ditur dhe që janë krenar për përparësinë e njeriut në botën e shkencës, do të fillojnë të bëjnë deklarata fyese. 

Kisha do të mbështesi të ashtu-quajtura zbulime të reja shkencore, të cilat do të nënvlerësojnë atë që përmbahet në Biblën e Shenjtë. Ata do të zbulojnë çfarë ata thonë të jetë evidencë e re, që hedh dyshime se si u krijua bota. Pastaj ata do të thonë se shumë prej asaj që përmbahet në Bibël janë metafora të formuara për të krijuar paqe mes njerëzve. Ata do të përdorin mesazhin e humanizmit, dashurisë për njëri tjetrin, për sa i përket mundësive tuaja për t’u kujdesur për të varfërin, të pa-shkolluarin dhe nevojtarin, në vënd të së Vërtetës që ju ishte dh
ënë në Ungjill. Pastaj, doktrinat e reja të rreme që do të duken të ngjajshme me të Vërtetën, do të mbështeten nga priftërinjtë, dhe vetëm ata që qëndrojnë të vendosur ndaj Fjalës Sime do ta mbajnë të gjallë të Vërtetën. 

Ndjekësit e Mi të dashur, kur të shikoni se fare pak do ta dëgjojnë akoma të Vërtetën – Fjalën e Hyjit – atëherë ju duhet ta ngushëlloni njëri tjetrin. Ju duhet të vazhdoni t’i kujtoni ata në Kishën Time, të cilët do t’i duartrokasin herezitë, që do të futen, për të Vërtetën sepse shumë prej tyre nuk do të jenë më të zgjuar. Kaq të larguar do të jenë ata nga Unë, sa do t’i pranojnë lehtë ndryshime të tilla. Do të jetë shumë më e lehtë për ata me besim të pakët të pranojnë fjalën e atyre që kërkojnë ndryshim, sesa të qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës së Hyjit.

Thirrja për ndryshimet e para do të bëhet së shpejti. Me një ëmbëlsi që do të zbusi dhe fjalime me pasion mbi nevojën për t’u ngritur si një botë e bashkuar – për të treguar dashuri dhe tolerancë për të gjithë – ju do të çoheni drejt gabimit më të madh. Shumë do të habiten se sa shpejtë Kisha Ime do të duket të përqafoj botën jobesimtare. Shumë do të magjepsen prej mënyrës në të cilën fetë e ndryshme, paganët dhe heretikët, do të mblidhen për t’u bashkuar në këtë kishë të re bamirëse mbar
ë botërore. 

Ata do të thonë: “Më në fund një kishë që është tolerante i ka përfshirë të gjithë.” Ata nuk do të kenë më turp të tregojnë mosbindje ndaj Hyjit. Përkundrazi, ata do ta shpallin me krenari se mëkatet e tyre të liga jo vetëm që janë të pranueshme në Sytë e Hyjit, por ato nuk do të konsiderohen më të jenë aspak mëkate. Kjo do të krijoj gëzim të madh ngado. 

Për herë të parë në histori, ata që e drejtojnë Kishën Time në udhë të gabuar do të admirohen, adhurohen dhe pothuajse asnjë lloj kritike nuk do të hidhet mbi ata.

Herezia më e madhe, e paparë që nga vdekja Ime në Kryq, tani do ta pushtoj Kishën Time në Tokë. Ata do t’i mbushin Kishat e Mia me simbole fyese pagane dhe Unë nuk do të dukem asgjëkundi. Dhe ndërsa ata i mbushin godinat, që krijuan për të më adhuruar Mua, Kisha Ime e Vërtetë, e përbërë nga ata që qëndrojnë besnikë ndaj të Vërtetës, do të bëhet Tempulli i vetëm i Vërtetë i Hyjit, sepse ata kurrë nuk do ta pranojnë dhunimin e Trupit Tim. Besimi i tyre do t’i bëj ata ta përhapin Ungjillin dhe ta mbajnë të ndezur Flakën e Shpirtit të Shenjtë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/09/many-will-soon-begin-to-use-their-knowledge-of-science-to-evaluate-the-most-holy-gospels/

Nëna e Shpëtimit: Kur një mision, që deklaron të flasi Fjalën e Hyjit, është i rremë asnjë urrejtje nuk do të tregohet kundrejt tij

E Premte, 8 Nëntor 2013, ora 12:09

Fëmijët e mi të dashur, si të vegjëlit e dashur të Hyjit, ju kurrë nuk duhet të lejoni mosmarrveshjet të kthehen në urrejtje për njëri tjetrin. I ligu krijon vuajtje të tmerrshme mes jush duke përhapur infektimin e tij djallëzor dhe sidomos kundër vizionarëve dhe profetëve të zgjedhur të Hyjit.

Kur Hyji është i pranishëm në një Mision, që është i autorizuar prej Tij në Tokë, me qëllim që të shpëtoj shpirtrat, Satani gjithmonë do ta sulmoj atë. Ju do t’i njihni profetët e vërtetë të Hyjit prej persekutimit dhe urrejtjes, që tregohet ndaj tyre. Ju do t’i njihni ata prej refuzimit publik të misioneve të tyre dhe veprat e liga të kryera kundër tyre nga të tjerët.

Kur një mision, që deklaron të flasi Fjalën e Hyjit, është i rremë asnjë urrejte nuk do të tregohet kundër tij, sepse Satani kurrë nuk do t’i sulmonte publikisht ata që ai mashtron. Kur Biri e shfaq Veten e Tij, Ai gjithmonë do të sulmohet, sepse mëkati i njeriut e ndan atë nga Hyji. Kur Biri im eci në Tokë, ngado që Ai shkonte ata i bërtisnin Atij. Ata e shanin Atë dhe i hidhnin gurë Atij dhe të gjithë atyre që e ndiqnin Atë. Dhe ndërsa ata e daklaruan Atë të jetë një mashtrues, ata ndiqnin shumë profetë të rremë, që përpiqeshin të konkuronin me Atë. E njëjta gjë do të jetë e vërtetë kur Ai të bëj udhëtimin e Tij përfundimtar për të mbledhur të gjithë ata që mbeten në Atë dhe me Atë.

Ai do të bashkoj të gjithë ata që jetojnë sipas Mësimeve të Tij dhe që mbeten shërbëtorë besnikë dhe të përulur. Pastaj, me ndihmën e Ushtrisë së Tij të Mbetur, Ai do të luftoj deri në fundin e hidhur për të shpëtuar sa më shumë shpirtra të jetë e mundur, përfshi shpirtrat e të gjithë armiqve të Tij dhe të gjithë atyre që refuzojnë ta pranojnë Atë.

Nëse ju e doni Birin tim, ju kurrë nuk duhet ta lëndoni Atë duke urryer njëri tjetrin. Biri im ju ka thënë se ju nuk mund të qëndroni të bashkuar me Atë kur ka urrejtje në zemrën tuaj.

Lutuni, lutuni, lutuni që të gjithë ju që e deklaroni veten të jeni t
ë Krishterë të ndiqni shëmbullin e dhënë nga Biri im. 

Sunday 17 November 2013

Të gjitha trazirat që ju do të dëshmoni do të jenë evidencë për të Vërtetën e profecive të dhëna Gjonit Tim të dashur në Librin e Zbulesës

E Enjte, 7 Nëntor 2013, ora 18:35

Bija Ime fort e dashur, koha për fillimin e ri është afër. Ndërsa Mundimi i Madh të vazhdoj të ndjehet, shumë ngjarje do të ndodhin. Armiqtë brënda Kishës Sime, pa asnjë lloj turpi, do të përpiqen të thonë se një kishë e re mbarë botërore, e cila i mirëpret të gjithë mëkatarët dhe të gjitha fetë, është e aprovuar prej Hyjit. Kur ata në Kishën Time e mirëpresin botën jobesimtare, ajo nuk do t
ë ndjeki më të Vërtetën. 

Kur ju jeni një ndjekës i vërtetë i Imi, besimi juaj do të duket në veprat dhe në punët tuaja. Kur ju jeni të Mitë, ju do të qëndroni besnikë ndaj Fjalës së Hyjit. Kur ju e mbani Fjalën Time, ju jeni të bindur në gjithçka që Unë ju mësova. Kur ju nuk jeni të Mitë, ju do të shani vëllezrit dhe motrat tuaja. Kur ju nuk jeni prej të Mive, ju do të urreni ata që janë të Mitë. Kur ju besoni se do të keni jetën e përjetshme pa u dashur ta fitoni atë, atëherë ju e këni shumë gabim.

Nëse ju thoni se mëkati është i natyrshëm dhe se vetëm një Hyj i drejtë dhe i ndershëm do të falte çdo mëkat, atëherë kjo është e vërtetë. Por nëse ju besoni se jeta e përjetshme është e drejta juaj natyrale dhe se nuk ju duhet të pendoheni në fillim, atëherë ju e mohoni të Vërtetën. Unë e dua secilin prej jush. Unë kurrë nuk do të isha mizor, i padrejtë, i dhunshëm, abuzues apo të lëndoja ndonjë nga fëmijët e Hyjit. Por, Unë kurrë nuk do t’i hapja derën e Mbretërisë Sime ndonjë mëkatari, nëse ata nuk tregojnë pendesë të vërtetë për keqbërjet e tyre. Kur Unë ju udh
ëheq drejt shpëtimit, Unë e hap çdo derë, me qëllim që Unë t’ju mirëpres në ditën e fundit. Shumë dyer po hapen tani, pro fare pak po hyjnë tek ato. As edhe një prej jush nuk do të hyj në Mbretërinë Timë, nëse nuk i bindeni Fjalës Sime të dhënë juve në Ungjillin e Shenjtë. Besimi juaj duhet të jetë i pastër. Dashuria juaj për njëri tjetrin duhet të jetë e vërtetë dhe bindja juaj ndaj Fjalës Sime do t’ju fitoj Dhuratën e jetës së përjetshme. 

Shumë që e quajnë veten t
ë Krishterë janë të pabesë ndaj Kishës Sime. Ju më merrni Mua në Kungimin e Shenjtë me shpirtra të nxirë. Ju i shpërfillni Mësimet e Mia dhe i pranoni mëkatet që ju besoni janë të parëndësishëm në sytë tuaj. Ju përhapni gënjeshtra me një gjuhë të ligë për të tjerët dhe ju dënoni shumë në Emrin Tim të Shenjtë. 

Juve ju ishte dhënë e Vërteta në Ungjillin e Shenjtë, por ju nuk zbatoni çfarë ato ju mësojnë. Dashuria Ime për ju do të thotë se, ndërsa shumë prej jush nuk do ta fitojnë Shpëtimin që Unë i dhashë botës me vdekjen Time në Kryq, Unë prapë ju jap të gjithëve ju mundësinë ta shikoni të Vërtetën gjatë Mëshirës Sime Hyjnore kur Unë të vij para jush për t’ju ndihmuar të vendosni nëse do ta pranoni Dhuratën Time apo jo. 

Të gjitha trazirat që ju do të dëshmoni do të jenë evidencë për të Vërtetën e profecive të dhëna Gjonit Tim të dashur në Librin e Zbulesës. Kur të shikoni Kishën të bashkohet me botën jobesimtare, ju do ta dini se koha ka ardhur për Misionin Tim të mbledhi shpirtrat në mbarë botën.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/07/all-the-upheavals-you-are-about-to-witness-will-be-testament-to-the-truth-of-the-prophecies-given-to-my-beloved-john-in-the-book-of-revelation/

Drita e Hyjit do të ndriçoj mbi ju dhe Unë premtoj se ju nuk do të ndjeheni vetëm

E Martë, 5 Nëntor 2013, ora 11:00

Bija Ime fort e dashur, Hyji ka filluar tashmë pregatitjet përfundimtare për të siguruar që shpëtimi t
ë sillet për të gjithë fëmijët e Tij. Sa shumë prej jush jeni të pavetëdijshëm se çfarë do të thotë pikërisht Ardhja e Dytë dhe, prandaj, ju nuk e pregatisni veten. Shumë prej jush nuk besojnë se kjo do të ndodhi për një kohë shumë të gjatë. 

Prandaj, vetëm ata që janë me të vërtetë të pregatitur do të jenë gati të më përshëndesin Mua, Dhëndrin e tyre, të veshur dhe të paraqitur tek Unë ashtu si duhet. Të tjerët do të jenë në gjumë, të papregatitur dhe të hutuar. Disa nuk do të besojnë tek Unë deri kur Unë të shihem në çdo pjesë të botës. Disa do të vdesin nga tronditja, por pjesa më e madhe do të jetë e mbushur me gëzim dhe mrekulli. Ata që e lejojnë veten të mashtrohen do të falen nëse më luten Mua t’ju dhuroj imunitet. 

Për fat të keq, shumë do ta refuzojnë Mëshirën Time të Madhe sepse zemrat e tyre janë kthyer të ngurta dhe asgjë nuk do t’i hapi ato.

Koha që vijon do të jetë e mbushur me shfaqje të m
ëdha dhe Hire të veçanta të hedhura mbi ju. Unë e bëj këtë për t’ju bërë të fortë dhe më të fortë, me qëllim që ju të mos e shisni shpirtin tuaj për kënaqësitë e botës. Sa vjen e më shumë prej jush do të afrohen më shumë pranë Meje dhe ndërsa Unë i flas shpirtit tuaj, ju do të ndjeheni në paqe mes tmerrit të braktisjes së madhe. Kur ju ta dëshmoni këtë tmerr, ju do të jeni të pajisur më mirë për t’i bërë ballë dhe për t’i ndihmuar të tjerët. 

Drita e Hyjit do të ndriçoj mbi ju dhe Unë premtoj se ju nuk do të ndjeheni vetëm, madje edhe kur të refuzoheni prej atyre që nuk dinë më mirë. Kur Unë eca në Tokë, Farizenjtë larguan kaq shumë nga Unë. E njëjta gjë do të ndodhi tani. Shumë prej jush do të inkurajoheni, jo vetëm të refuzoni Thirrjen Time nga Qielli në këtë kohë, por edhe Mësimet e Mia. Mësimet e Mia kurrë nuk mund të ndryshojnë, sepse ato janë e Vërteta dhe vetëm e Vërteta mund t’ju shpëtoj juve.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/05/the-light-of-god-will-shine-down-on-you-and-i-promise-that-you-will-not-feel-alone/

Zemërimi i Atit Tim do të shtohet kur më shumë nga fëmijët e Tij mosmirnjohës ngrihen në kundërshtim të hapur me Besëlidhjen e Tij të Plotfuqishme

E Hënë, 4 Nëntor 2013, ora 16:00

Bija Ime fort e dashur, fëmijët e Hyjit duhet ta kuptojnë seriozitetin e betejës së madhe, që po zhvillohet mes Atit Tim të dashur dhe të ligut. Sa pak prej jush mund ta kuptojnë ndonjëherë intensitetin e kësaj beteje të madhe, që tashmë ka filluar.

Engjëjt në Qiell kanë filluar betejën përfundimtare për të shkatërruar armiqtë e Atit Tim në Tokë. Ndërsa beteja egërsohet, ajo do të përfshij shpirtrat, ngado. Në veçanti, ajo do të shtyj shpirtrat e atyre që janë në errësirë dhe që në të vërtetë nuk më njohin Mua, të luftojn
ë kundër atyre emrat e të cilëve janë në Librin e të Gjallëve. 

Ata që nuk më njohin Mua, që nuk besojnë tek Unë, që nuk besojnë tek Ati Im dhe që nuk besojnë se Satani ekziston, do të vështrojnë si spektatorë se si dy ushtri të Krishtere do të ndeshen në Tokë. Të dy krahët do të jenë të përfshirë brënda Kishave të Krishtere. Të Krishterët nga të dyja palët do të pësojnë persekutimin më të madh dhe ata do të tërhiqen nga çdo drejtim për t’i inkurajuar të më braktisin Mua. 

Shpirtrat e pafajshëm do të lëndohen prej urrejtjes e treguar ndaj tyre nga armiqtë e Hyjit dhe Satani do t’i përdori të dy krahët si peng në një plan të mbushur me urrejtje, gjë që do të çoj në një shkretim të tmerrshëm mbi Tokë. Shkretimi do të shkaktohet prej mëkateve t
ë njeriut dhe tradhëtisë së tyre ndaj Meje. Refuzimi i tyre ndaj Hyjit, Atit Tim, do të bëhet i qartë kur ata të vendosin të ndryshojnë Ligjet e vendosura sipas Urdhërit të Tij, me qëllim që t’i bëjnë ato të pranueshme në jetët e tyre mëkatare. Dijeni se kjo do të çoj në një ndëshkim të tmerrshëm. 

Zemërimi i Atit Tim do të shtohet kur më shumë nga fëmijët e Tij mosmirnjohës ngrihen në kundërshtim të hapur me Besëlidhjen e Tij të Plotfuqishme. Ata që pregatiten për Ardhjen Time të Dytë do të zihen në një lloj burgu, kur të detyrohen të gëlltisin gënjeshtra. Nëse ata refuzojnë të pranojnë herezitë, të cilat do t’ju imponohen t’i përtypin, ata do të përjashtohen nga kishat e tyre. Fjala Ime shpejt do të harrohet. Gjithçka, për të cilat Unë ju paralajmërova, do të ndodhi pikërisht ashtu si Unë ju kam treguar. Ata që janë të verbër ndaj të Vërtetës, preferojn
ë më mirë të jetojnë një gënjeshtër, sepse do të jetë më e lehtë të pranojnë gënjeshtrat, pasi ato do të jenë tepër joshëse në mënyrën me të cilën do t’ju paraqiten atyre. 

Herezia do t’ju paraqitet masave si pjesë e një dekreti të ri në Kishën Time, e cila nuk ka të bëj aspak me Mua. Të gjithë do të çirren ta pranojnë këtë, sepse ata nuk qëndruan vigjëlent ndaj kohëve, për të cilat u paralajmëruan, në lidhje me udhën që çon drejt Ditës së Madhe. Tani ju duhet të pregatiteni për këtë Ditë. Ju duhet të largoheni kur Hyjnia Ime të sfidohet, pasi ajo do të jetë në shumë mënyra, brënda Kishës Sime në Tokë. Bashkohuni me armiqtë e Mi dhe ju nuk do të fitoni. Shp
ërfillini ata. Lutuni për shpirtrat e tyre dhe pregatituni për tuajin, sepse shpejt gjithçka do të marri fund.

Thursday 14 November 2013

Unë nuk i jap asnjë njeriu të drejtën të gjykoj një tjetër, të flasi keq për një tjetër apo të hedhi fjalë të këqija mbi besimin e një shpirti tjetër

E Dielë, 3 Nëntor 2013, ora 19:07

Bija Ime fort e dashur, mënyra për të identifikuar një sulm satanik është të shikoni mënyrën se si sillen shpirtrat, që janë të infektuar nga i ligu. Ata kurrë nuk do të jenë të qetë. Përkundrazi, me një nervozizëm të egër, ata do të bërtasin fëlliq
ësira, gënjeshtra dhe do të ulërijnë me zemërim tek shenjestrat e tyre. Satani dhe djajtë e tij janë në një zemërim të tmerrshëm tani dhe ata do të sulmojnë këdo që ju del përpara, që e shpallin  Fjalën e Hyjit, gjatë këtyre kohëve.

Shpirtrat që janë të mbushur me tiparet, e shoqëruara me djallin, të tilla si krenaria, arroganca dhe një respekt i tepruar për inteligjencën e tyre njerëzore të gabuar, do të jenë të parët në radhë për të sulmuar ata që e drejtojnë Ushtrinë Time të Mbetur. Çdo taktikë, çdo veprim, dhe çdo abuzim gojor do të jetë e lidhur me një urrejtje të thellë dhe të përhershme për shpirtrat që ata do të sulmojnë. Sulmet e tyre gjithmonë do të japin efektin sikur ju, si viktimë, jeni goditur me shkelm në bark – një sulm ky klasik satanik.

Kur ju të dëshmoni shpifje, akuza të rreme dhe fyerje kundër jush, ndjekësit e Mi të dashur, atëherë ju do ta dini se kjo kurrë nuk mund të vinte nga Unë, Jezusi juaj. Unë nuk i jap asnjë njeriu të drejtën të gjykoj një tjetër, të flasi keq për një tjetër apo të hedhi fjalë të këqija mbi besimin e një shpirti tjetër, në Sytë e Hyjit. Vetëm Unë, Jezu Krishti, mund ta Gjykoj njeriun për mëkatet e tij. Askujt tjetër nuk i është dhënë kjo e drejtë, sepse kjo më përket vetëm Mua.

Kur ju e gjykoni një tjetër në Emrin Tim të Shenjtë, me urrejtje në zemrën tuaj, edhe ju gjithashtu do të gjykoheni prej Meje sipas pun
ëve tuaja. Kur ju lëndoni një fëmij tjetër të Hyjit dhe i deklaroni ata të jenë djallëzor, atëherë edhe ju gjithashtu do të gjykoheni të jeni djallëzor në Sytë e Mi. Një kokë për një kokë – ky do të jetë ndëshkimi i juaj. Ju mund të mendoni se jeni të justifikuar, kur ju e poshtëroni një shpirt tjetër në Emrin Tim, por përkundrazi ju jeni një armik në Sytë e Mi. Ata që e lartësojnë veten para Meje, duke pohuar se njohuria e tyre njerëzore mbi çështjet shpirtërore i bën ata superiorë, atëherë ata duhet ta dinë se ata do të bëhen askushi. Kur ju më mohoni Mua dhe deklaroni se Fjala Ime e Shenjtë del prej gojës së të ligut, atëherë ju e keni shënuar vetë fatin tuaj dhe ju kurrë nuk do ta shikoni Fytyrën Time. Asnjë mëshirë nuk do të ketë për ju, sepse ju keni blasfemuar kundër Meje.

Paralajmërimi Im, ndaj atyre që më tradhëtojnë Mua, është ky. Më luftoni Mua dhe ju kurrë nuk do të fitoni. Fuqia Ime është e Gjithpushtetshme. Asnjë njeri kurrë nuk do të më mposhti Mua. Por shumë do ta thyejnë Zemrën Time pasi ata përpiqen të konkurojnë me Mua, e deklarojnë veten e tyre të jenë më të mëdhenj se Unë dhe thonë se njohuritë e tyre janë më superiore se të Mijat. Largohuni prej Meje, ju burra dhe gra mosmirnjohëse – mëkatet tuaja të blasfemisë kurrë nuk do të harrohen.

Jezu Krishti
Shpëtimtari i Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/03/i-give-no-man-the-authority-to-judge-another-to-speak-evil-of-another-or-to-cast-aspersions-on-the-spirituality-of-another-soul/

Persekutimi më i madh do të shkaktohet prej të Krishterëve mbi të Krishterët

E Shtunë, 2 Nëntor 2013, ora 20:30

Bija Ime fort e dashur, Unë duhet t’i bëj thirrje të gjithë fëmijve të Hyjit të bashkohen n
ë unitet dhe të luten për Kishën Time në Tokë.

Zemra Ime rënkon në këtë kohë, sepse një urrejtje e madhe po tregohet ndaj atyre që janë t
ë Krishterë të dedikuar. Persekutimi i të Krishterëve do të vazhdoj në të gjitha vëndet dhe kjo përfshin të gjithë ata që, në këtë kohë, e kanë lirinë të praktikojnë nderimin e tyre ndaj Meje. Persekutimi më i madh do të shkaktohet prej të Krishterëve mbi të Krishterët. Fshikullimi i Trupit Tim në Tokë do të jetë më i keq nga përbrenda, kur vëllai do të kthehet kundër vëllait dhe motra kundër motrës. Ju së shpejti do të shikoni deklaratën e lutjeve të reja, të cilat do të futen prej liturgjisë së re.

Ndryshimet kryesore do t’i referohen Kungimit të Shenjtë, ku ai do të paraqitet si diçka, që do të ketë fare pak ngjajshmëri me vdekjen Time në Kryq, kur Unë e dhurova Trupin Tim për të gjithë mëkatarët. Duke deklaruar se Kungimi i Shenjtë do të thotë bashkimin e p
ërbashkët e gjithë njerëzimit, si një i vetëm përpara Hyjit, ju do të më fyeni Mua, sepse kjo do të ishte në kundërshtim me të Vërtetën. E Vërteta nuk ka më kuptimin e të Vërtetës, sepse kaq shumë përhapin gënjeshtra, ekzagjerojnë dhe nuk e kuptojnë sa sa lehtë e Vërteta mund të shtrëmbërohet. Kur është e përpunuar, në një mënyrë delikate, shumë nuk do ta vënë re ndryshimin, kur ata nuk i përmbahen të Vërtetës. Gënjeshtrat do të zënë vëndin e të Vërtetës, do të përçajnë racën njerëzore dhe do të krijojnë shkëputjen prej Hyjit, e cila do të çoj drejt shkatërrimit.

Gjithmonë ta mbroni t
ë Vërtetën, sepse pa atë dielli do të errësohet, hëna nuk do të japi më dritë kur të bier nata dhe yjet nuk do të ndriçojnë më në ato ditë që do të sinjalizojnë errësirën përfundimtare, përpara se Unë të vij për të deklaruar Mbretërinë Time.

Deri atëherë, vetëm e Vërteta do t’ju shpëtoj juve.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/02/the-greatest-persecution-will-be-inflicted-by-christians-upon-christians/

Dishepujt e Mi besnikë, përfshi priftërinj dhe shërbëtorë të shenjtë të gjitha besimeve të Krishtere, do të mbajnë Krahun Tim

E Premte, 1 Nëntor 2013, ora 23:17

Bija Ime fort e dashur, shpirti djallëzor po përhapet dhe po ndikon tek të gjithë ata që i kundërshtojnë me egërsi këto Mesazhe. Kjo do të çoj në më shumë ligësi, gënjeshtra dhe prapaskena intriguese të sajuara për të ndaluar këtë Mision. Ju duhet t’i shpërfillni ata me gjuhë të liga dhe ata që janë të konsumuar me xhelozi shpirtërore, të cilët do të bëjnë gjithçka për t’u përpjekur dhe për ta shkatërruar këtë, Misionin Tim, për të sjellë shpëtimin tek të gjithë. 

Unë ju them të gjithëve ju, që më ndiqni Mua, se këto Mesazhe janë tepër të rëndësishme për ju që t’i kushtoni ndonj
ë vëmëndje atyre që ju urrejnë në Emrin Tim. Sepse jam Unë, Jezu Krishti, që ata kanë në shënjestër. Kujtojeni këtë. 

Megjithatë, krenaria e tyre do t’i bëj ata të besojnë se po veprojnë kështu sepse më duan Mua. Ata duhet ta dinë se Unë kurrë nuk do ta lejoja dikë të fliste gënjeshtra të tilla apo të përhapte fjalë të këqija për një shpirt tjetër, në Emrin Tim.

Vet
ëm Unë, Jezu Krishti, Qengji i Hyjit, e kam Autoritetin t’ju zbuloj juve të Vërtetën në këto kohë. E Vërteta do të shqetësoj shumë dhe e Vërteta do të jetë e hidhur për t’u gëlltitur, sepse ajo është e një madhësie të tillë sa vetëm ata që janë të fortë në dashurinë e tyre për Mua do të jenë të aftë ta pranojnë atë. E Vërteta, pavarësisht se sa e vështirë është për t’u përtypur, do t’ju çliroj.  Ajo do t’ju hapi sytë ndaj të ligut, kur ai paraqitet si i mirë; ndaj njerëzve të liq që përhapin blasfemi kur ata thonë se flasin Fjalën Time dhe ndaj armiqve të Mi që duan të shkatërrojnë fëmijët e Hyjit. 

Shumë profetë të rremë, të p
ërhapur në çdo shtet, do të ngrihen të deklarojnë se gënjeshtrat e derdhura prej gojës së antikrishtit, janë të vërteta. Ata gjithashtu do të thonë se antikrishti jam Unë. Ata do të thonë gjithçka rreth Ungjillit, të cilat do të duken të jenë të sakta dhe do të përdorin pjesë nga Bibla e Shenjtë, përfshi thënie nga Unë, për të justifikuar misionet e tyre djallëzore. Por ju që më njihni Mua, gjithmonë do t’i gjeni gënjeshtrat dhe herezitë të fshehura brënda fjalëve të tyre të ashtu-quajtura profetike. Ata do t’i kundërshtojnë këto Mesazhe dhe do ta deklarojnë Fjalën Time të jetë herezi. Tani është koha t’i heshtni të gjithë këto zëra, që ju kërkojnë t’i dëgjoni ata, në vëndin Tim. 

Ju duhet të vazhdoni ta kujtoni veten për të Vërtetën e përmbajtur në Ungjillin e Shenjtë. Ju duhet të më dëgjoni Mua, ndërsa Unë ju udhëzoj.

Së shpejti, të gjithë ata që e kanë udh
ëhequr Kishën Time në të kaluarën, të gjithë ata që i japin fëmijve të Hyjit Fjalën e Vërtetë të Hyjit, nga brënda Kishës Sime, dhe të gjithë ata që do të mbeten besnikë ndaj të Vërtetës, do të shtyhen nga njëra anë. Kisha Katolike do të bëj një numër deklaratash alarmuese, për atë përse duhet të ndryshoj dhe të përmirësoj çdo pjesë të strukturës së saj. Ajo do të përdori mëkatet e atyre në Kishën Time dhe të atyre që më tradhëtuan Mua, si justifikimin për ta kthyer Kishën Time përmbys. 

Shumë prej shërbëtorëve të Mi të shenjtë do të përjashtohen dhe do të bëhen shkaku. Shumë do të ndiqen dhe mashtrime, si dhe deklarata të tjera, do të bëhen kundër emrit të tyre të mirë përpara se të jenë hequr. Në këtë mënyrë shumë shërbëtorë të shenjtë do të hiqen nga Kisha Ime me qëllim që të lejojnë armiqtë e Hyjit të marrin kontrollin e plotë nga brënda saj. Çdo shpifje e kryer prej armiqve të Hyjit kundër shërbëtorëve të Mi të shenjtë do të duartrokitet publikisht dhe do të paraqitet si një gjë e mirë, me qëllim që emri i mirë i Kishës të mbetet i pacënuar. 

Oh sa do të mashtroheni të gjithë juve dhe si e Vërteta do të mbulohet, do t
ë fshihet dhe pastaj do të shpërfillet. Të gjitha këto ndryshime do të vijnë shpejt, në të ardhmen, dhe përhapja e këtyre gjërave do të çudisi shumë veta. Mes gjithë këtyre, do të ketë çoroditje, frikë, trishtim dhe dëshpërim të madh. Kisha Ime do të bëhet kaq e copëtuar sa i gjithë besimi brënda mureve të saj do të thyhet. Kjo do të krijoj një frikë të madhe dhe pastaj, në një mënyrë që si fillim nuk do të duket e qartë, Kisha Katolike do të bëhet një forcë udhëheqëse në fenë e re mbarë botërore. 

Kjo paturpësi e re do të deklaroj një dashuri të madhe për të varfërit dhe të uriturit e botës. Por ajo nuk do të predikoj Fjalën Time, dhe as nuk do të qëndroj besnike ndaj Kishës Sime. Megjithatë, Kisha Ime do të vazhdoj të jetoj.

Dishepujt e Mi besnikë, përfshi priftërinjtë dhe shërbëtorët e shenjtë të gjitha besimeve t
ë Krishtere, do të mbajnë Krahun Tim. Kisha Ime e mbetur do t’i rezistoj testit të kohës dhe ajo kurrë nuk mund të vdesi, sepse Unë Jam Kisha. Unë nuk mund të shkatërrohem kurrë.