Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 31 May 2016

Kalimi brenda Parajsës së Re do të jetë i shpejtë dhe pa vuajtje

E Diel, 11 Dhjetor 2011, në 12:45

Unë vij tek ti sot me gëzim të madh në Zemrën Time të Shenjtë si i Martuari yt. Ti, bija Ime, e ke pranuar këtë kërkesë më të shenjtë për t’u bashkuar me Mua për të shpëtuar shpirtra.

Do të jetë përmes bindjes tënde të përulur që shumë do të pritet nga ti tani. Frika do të zhduket ndërsa ti ecën përpara, si rezultat i dhuratës Sime të veçantë, për ta përkushtuar jetën tënde ndaj dëshirës Sime të zjarrtë për ta shpëtuar njerëzimin nga thellësitë e Ferrit.  

Puna jote, e udhëhequr nga Dora Ime Hyjnore, tani është plotësisht e shenjtë dhe e lirë nga çdo lloj ndërhyrjeje prej të ligut.

Asnjë dyshim nuk do të sulmojë më ty por dije këtë. Fjala Ime e dhënë tek ti do të cënohet dhe do të copëtohet. Çdo përpjekje do të bëhet tani për t’i njollosur këto Mesazhe të Shenjta madje edhe nga ata që pohojnë se më njohin Mua.

Vuajtja jote do të pranohet nga ti, prej tani e tutje, me dorëzim të plotë dhe gëzim në shpirtin tënd. Forca Ime, e dhënë ty prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, do të habisë. Ti do të ngrihesh me bindje të plotë në zemër dhe me një konfidencë të qetë por të vendosur për ta përhapur Fjalën Time nëpër mbarë botën.

Asnjë njeri nuk mundet dhe nuk do të ndalojë në këtë Punë. Asnjë njeri nuk mund të ndalojë ndaj kësaj thirrjeje më të shenjtë nga Qielli.

Ti, bija Ime, je gati për t’u bërë një mbështetje për ata shpirtra që enden në shkretëtirë. Ata do t’i përgjigjen thirrjes së këtyre Mesazheve pavarësisht se sa të ngurta janë zemrat e tyre. Shumë nuk do ta dinë se pse kjo po iu ndodh atyre. Do të jetë prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, i cili do të ndezë një flakë të dashurisë dhe gëzimit në shpirtrat e tyre, që do t’i tërheqë ata drejt Meje përmes këtyre, thirrjeve të Mia urgjente, për t’i kthyer fëmijët e Mi në Krahët e Mi të Shenjtë.

Faleminderit që iu përgjigje kësaj kërkese të veçantë për t’u bërë e martuara Ime në bashkim përfundimtar me Mua. Kjo marrëveshje, kur ti ma dorëzon Mua shpirtin tënd plotësisht, do të më dhurojë Mua lirinë që më duhet për ta përfunduar me sukses këtë Mision për të cilin ti ke qenë zgjedhur.

Shko tani, bija Ime e shtrenjtë, dhe më ndihmo Mua të përmbush premtimin Tim ndaj njerëzimit. Kthimi Im do të jetë për t’i rifituar fëmijët e Mi të dashur dhe për t’i marrë ata brenda Epokës së Re të Paqes. Ky kalim brenda Parajsës së Re do të jetë i shpejtë dhe pa dhimbje për shkak të dhuratës tënde ndaj Meje.  

I thuaj fëmijëve të Mi, Zemra Ime është e mbushur me gëzim në këtë kohë ndërsa koha për të celebruar ditëlindjen Time po afron.

Unë ju dua.

Shpëtimtari dhe Shpenguesi juaj i dashur
Jezu Krishti

Monday 30 May 2016

Përpjekje për të futur Monedhën Botërore në Evropë

E Premte, 9 Dhjetor 2011, në 22:00

Bija Ime fort e dashur, sa dëshiroj që fëmijët e Mi, sidomos ata që vuajnë në Evropë nën shtypje, vetëm të ktheheshin tek Ati Im për ndihmë.

Grupi i lig, të cilit Unë i jam referuar herë pas here, tani po afrohet me përpjekjet e tyre për të kontrolluar të gjithë fëmijët e Mi të gjorë në këtë pjesë të botës.

Ata, pengje të pafajshëm në një plan mizor për të futur një Monedhë Botërore me qëllim për të kontrolluar të tërë Evropën, duhet të luten fort tani për ndihmë nga Hyji Ati i Gjithëpushtetshëm.

Kurrë mos u dorëzoni, fëmijë, ndaj persekutimit, që po kryhet pas dyerve të mbyllura. Lutuni për t’i dobësuar këto rrethana. Thirreni Hyjin Atë, në Emrin Tim, Birin e Tij të dashur, Jezu Krishtin, për ta evituar këtë krizë dhe thoni:

“Hyji Atë, në Emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, unë të lutem Ty ta ndalosh këtë paturpësi për të kontrolluar fëmijët e Tu. Të lutem mbroji të gjithë fëmijët e Tu, në këto kohë të tmerrshme, që të mund të gjejmë paqe dhe dinjitet për të jetuar jetët tona të lirë nga i ligu.”

Bija Ime, lutja mund dhe do t’i japë fund këtyre planeve famëkeqe.

Hyji Ati i Gjithëpushtetshëm, ashtu si e kam thënë, do t’i ndëshkojë ata përgjegjës për këtë komplot të lig nëse ata nuk kthehen në besimin tek Krijuesi i tyre i Gjithëpushtetshëm.

Kini besim tek Unë. Kini besim tek Ati Im i Përjetshëm dhe lutuni që ky persekutim të ndalohet përpara se plani i vërtetë për t’i shkatërruar, kontrolluar dhe dëmtuar këta shpirtra të jetë zbuluar eventualisht.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Virgjëra Mari: Unë përjetova të njëjtën vuajtje

E Enjte, 8 Dhjetor 2011, në 21:10

Fëmija im, kur unë e linda Jezu Krishtin, Shpenguesin e gjithë njerëzimit, unë isha si çdo nënë. Dashuria ime për këtë fëmijë ishte kaq e madhe, sa unë derdha lot prej gëzimit të madh kur për herë të parë e pashë Fytyrën e Tij të bukur. Por unë e dija se roli që kisha pranuar nuk do të ishte i lehtë, edhe pse unë nuk e kuptova, në atë kohë, se sa i vështirë do të ishte ky udhëtim.

Kur e vështroja Fytyrën e shtrenjtë të Fëmijës tim të dashur, asgjë nuk kishte rëndësi, vetëm dëshira ime për ta mbrojtur Atë në çdo kohë me çdo kusht.

Zemra ime ishte në bashkim me atë të Birit tim atëherë ashtu si është edhe sot. Po kjo Zemër vuajti në bashkim me Të përgjatë çdo momenti të jetës së Tij në Tokë.

Çdo gëzim që Ai ndjente, edhe unë mund ta ndjeja. E qeshura e Tij sillte një buzëqeshje në fytyrën time. Dhimbja e Tij më lëndonte mua thellë.

Tortura e Tij gjatë Kryqëzimit të Tij ishte ndjerë në çdo kockë në trupin tim. Çdo gozhdë, që e shpoi Mishin e Tij, e shpoi edhe timin. Për çdo grusht dhe shkelmim që Ai merrte nga duart e persekutuesve të Tij, edhe unë e ndjeja gjithashtu. 

Unë përjetova të njëjtën vuajtje, edhe pse unë nuk isha e pranishme në pjesën më të madhe të torturave që u kryen mbi Të, të cilat u mbajtën të fshehura ndaj meje dhe dishepujve të Tij.

Sot unë vuaj me Birin tim, ashtu siç ndodhte atëherë, kur Ai përçmohet në botën sot dhe tallet në publik, në skenë dhe në media, sidomos nga ateistët, unë derdh lot hidhërimi.

Kur e shoh Birin tim të shtrenjtë duke lotuar për mëkatet që Ai dëshmon çdo ditë, edhe unë qaj me Të. Unë e shikoj, e ndjej dhe e dëshmoj vuajtjen e Tij të vazhdueshme për njerëzimin.

Jezu Krishti, Shpëtimtari i Njerëzimit, ka vuajtur për të gjithë ju, por ju do të gjithëve shumë.

Unë do të bëj gjithçka të mundem për ta përmbushur dëshirën e Tij më të shtrenjtë për të shpëtuar çdo shpirt të vetëm mbi Tokë nga kthetrat e të ligut.

Kur ky Mision të ketë përfunduar me sukses, atëherë dhe vetëm atëherë, unë mund të gëzoj në paqen përfundimtare kur fëmijët e mi të bashkohen si një në Parajsën e Re.

Lutu, fëmija im, që të gjithë ata që luten për shpëtimin e shpirtrave të mos e përjashtojnë asnjë shpirt.

Shkoni në paqe dhe vazhdojeni këtë Mision të rëndësisë më të madhe për Birin tim të dashur.
Unë do t’ju mbroj në çdo kohë.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Qiellit

(Ky Mesazh u mor pas Meshës dhe menjëherë pas një shfaqjeje private përballë statujës së saj, që zgjati 20 minuta, në të cilin Virgjëra Mari qëndroi solemne me vellon që i valëvitej).

Friday 27 May 2016

Thirrje drejtuar jo-besimtarëve për t’u kthyer

E Mërkurë, 7 Dhjetor 2011, në 04:00

Bija Ime më e dashur, sot Unë dëshiroj t’i bëj thirrje të gjithë atyre jo-besimtarëve dhe atyre me besim të dobët. Në veçanti Unë iu bëj thirrje atyre që janë kaq të zhytur në udhët e materializmit dhe atyre që jetojnë në një kukule pasurie pa pasur aspak kohë për mirëqenien e tyre shpirtërore.

Ju, fëmijët e Mi, më shqetësoni Mua më së tepërmi, sepse ju jeni kaq të larguar nga Unë. Por Unë ju dua thellësisht dhe shpresoj që kur të ndodhë Paralajmërimi ju t’i përgjigjeni thirrjes Sime në çast.

Sa dëshirë kam Unë, fëmijë, që ju të më njihni Mua dhe ta kuptoni se si gjërat materiale ju kanë vënë një vello mburoje, e cila ju bllokon nga Drita e së Vërtetës.

Do të jetë për ju që sakrificat më të mëdha të vuajtjes do të bëhen nga shpirtrat e Mi viktima.

Ju lutem t’i hapni mendjet dhe ejani drejt Meje, që Unë të mund t’ju marr ju dhe të gjithë ata pranë jush me Mua dhe pjesën tjetër të njerëzimit brenda Parajsës së Re.

Jezusi juaj i dashur
Shpenguesi dhe Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit

Koha për Ardhjen Time të Dytë është pothuajse këtu

E Hënë, 5 Dhjetor 2011, në 15:15

Bija Ime më e dashur, përgatitjet për Paralajmërimin Tim për ta përgatitur njerëzimin kanë përfunduar.

Unë dua të falënderoj ndjekësit e Mi të shtrenjtë të cilët, përmes dashurisë së tyre për Mua, kanë ndihmuar në shpëtimin e sa miliona shpirtrave.

Koha për Ardhjen Time të Dytë është pothuajse përmbi botë. Megjithatë, sa shumë nuk janë akoma të përgatitur, por Mëshira Ime do t’i mbrojë ata.

Ardhja Ime do të jetë një Ngjarje e Lavdishme dhe burra, gra dhe fëmijë do të bien në gjunjë me gëzim, të mrekulluar dhe me dashuri në zemrat e tyre, për Mua Shpëtimtarin e tyre Hyjnor.

Shumë do të përjetojnë lehtësim të plotë, sepse njeriu nuk mund ta duronte torturën, që po ushtrohet mbi të nga Satani dhe nga milionat e engjëjve të tij të errët, të cilët janë fshehur në çdo cep të botës dhe që po shkaktojnë dhimbje të tmerrshme.

Ata, djajtë e Satanit, kaq të shpërfillur nga shumë prej fëmijëve të Mi sepse ata thjeshtë nuk e besojnë se ata ekzistojnë, po shkaktojnë pakënaqësi dëshpëruese në botë.

Ata krijojnë urrejtje mes njerëzve, zili, xhelozi dhe një dëshirë për të vrarë. Atyre nuk iu ka mbetur shumë kohë, fëmijë, sepse Unë, Shpëtimtari juaj, do të kthehem së shpejti ashtu siç premtova.

Lutuni, të gjithë ju, për t’i shpëtuar të gjithë shpirtrat në botë, që edhe ata gjithashtu të jenë gati për Parajsën e Re mbi Tokë.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

Thursday 26 May 2016

Profetë për të përgatitur për Ardhjen Time të Dytë

E Shtunë, 3 Dhjetor 2011, në 20:45

Bija Ime më e dashur, është me trishtim të madh që Unë i vështroj ata ndjekës të Mi të cilët e refuzojnë Fjalën Time Më të Shenjtë përmes këtyre Mesazheve. Sa më trishton kjo Mua.

Unë iu kërkoj fëmijëve të Mi ngado që të luten për ata që e refuzojnë Hyjin në jetën e tyre. Megjithatë, Unë gjithashtu kërkoj lutje për ata ndjekës të Mi të cilët e kanë shpërfillur apo harruar se Ardhja Ime e Dytë do të ndodhë dhe se ajo nuk mund të ndalohet. Kjo është një Ngjarje e rëndësishme dhe të gjithë ju duhet të jeni të përgatitur për të.

Profetë ishin dërguar në botë për të lajmëruar lindjen Time. Profetë ishin dërguar gjithashtu nga Ati Im për t’i përgatitur shpirtrat për shpëtim, që nga fillimi. Profetë po dërgohen tani në botë për të përgatitur njerëzimin për Ardhjen Time të Dytë.

Zgjohuni, të gjithë ju që pohoni se më njihni Mua. Nëse më njihni Mua, atëherë dallojeni Zërin Tim kur Unë iu bëj thirrje zemrave tuaja. Kaq shumë jo vetëm që i refuzojnë këto Mesazhe, por më refuzojnë edhe Mua gjithashtu.

Le ta kuptojnë këtë ata që kaq shpejtë më dënojnë Mua, duke i mohuar thirrjet e Mia të dhëna mbarë botës përmes këtyre Mesazheve.

Duke i kthyer shpinën me kokëfortësi Fjalës Sime të dhënë juve tani, ju po më mohoni Mua lutjet për të cilat Unë kam kaq shumë nevojë nga ju në këtë kohë. Ju, prej të gjithë atyre, që pohoni se më njihni Mua, dëgjoni se çfarë Unë kam për t’ju thënë.

Mizoria juaj e shpon Zemrën Time. Mungesa juaj e bujarisë do të thotë se lutjet tuaja nuk po ofrohen ashtu si duhet për shpëtimin e shpirtrave.

Ku është përulësia juaj dhe përse e maskoni mospëlqimin tuaj për Fjalën Time të Shenjtë me një përulësi të rreme?

Ju duhet të thërrisni Shpirtin Tim të Shenjtë për t’ju udhëzuar drejt Meje, që të mund të punoni për Mua me dashuri të plotë në zemrat tuaja.

Kurrë mos u mburrni për njohuritë tuaja mbi Shkrimin e Shenjtë. Kurrë mos e përdorni njohurinë tuaj për Mësimet e Mia për të poshtëruar një tjetër. Kurrë mos i fyeni, abuzoni, përçmoni të tjerët, apo t’i tallni ata në Emrin Tim. Sepse kur e bëni këtë ju më fyeni Mua rëndë.

Zgjohuni, fëmijë. I përgatisni shpirtrat tuaj dhe të jeni bujarë në shpirt, sepse koha është e shkurtër tani.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/03/prophets-to-prepare-for-my-second-coming/

Lutja e Kryqëzatës (12): Lutje për të shmangur mëkatin e krenarisë

E Shtunë, 3 Dhjetor 2011, në 19:40

Bija ime, Unë kam nevojë për lutjet e të gjithë besimtarëve në mënyrë që ata të mund të shpëtojnë shpirtrat e të ligjve. Shumë prej tyre janë kaq shumë të mbushur me krenari për shkak të njohurisë së tyre të vet-shpallur të mësimeve të Mia saqë mungesa e tyre e përulësisë më shkakton dhimbje. 

Ata duhet të luten për hiret që ata të bëhen të vegjël përsëri dhe të kenë besim tek Unë. 

Kërkoju atyre që të recitojnë këtë lutje. 

“O Jezusi im, më ndihmo ta shmang mëkatin e krenarisë kur unë flas në Emrin Tënd.

Më fal, nëse ndonjëherë e nënvlerësoj dikë në Emrin Tënd të Shenjtë.

Më ndihmo të dëgjoj, Jezus, kur Zëri Yt flitet dhe më mbush me Shpirtin Tënd të Shenjtë, që ta dalloj qartë të Vërtetën e Fjalës Tënde kur Ti i bën thirrje njerëzimit. Amen.” 

Mëshira Ime i mbulon të gjitha racat, ngjyrat, fetë

E Premte, 2 Dhjetor 2011, në 23:35

Bija Ime e dashur, qëndro e fortë dhe mendo për lajmin e mirë, që Mëshira Ime do të kthejë shumicën e fëmijëve të Mi të dashur në Gjirin e Zemrës Sime të Shenjtë.

Ata shpirtra të gjorë, e fatkeq të cilët ia kanë përkushtuar jetën e tyre ligësisë kanë nevojë për vuajtjen tënde që të mund të shpëtohen. Ndërsa kjo është tepër e vështirë për t’u kuptuar dhe nga një pikëpamje njerëzore, shumë e vështirë për t’u pranuar, ti duhet të kesh besim tek Unë. Vuajtja jote dhe ajo e ndjekësve të Mi të përkushtuar shkon drejt shpëtimit të shpirtrave. Asgjë prej saj nuk shkon dëm. Kjo sakrificë është një dhuratë për Mua. Mos harroni, vuajtja e lehtëson gjithashtu barrën Time.

I dërrmuar prej vuajtjes Sime, bija Ime, Unë mezi pres t’i përqafoj më në fund fëmijët e Mi, të bashkuar në një me Atin Tim të Përjetshëm.

Mendoje atë kështu. Kur ndonjë pjesëtar i dashur i familjes emigron dhe kthehet në shtëpi pas shumë vitesh, sa shumë kënaqësi ka, sa shumë gëzim. Mendo për mallin që një prind ka për djalin apo vajzën që nuk e ka parë për shumë vite dhe sa shumë vlen ky bashkim.

Unë ju dua të gjithëve ju, fëmijë, me një pasion të pamasë. Unë mezi e pres bashkimin tonë, kur Unë të mund ta përqafoj fort secilin prej jush në Krahët e Mi dhe t’ju mbaj pranë Zemrës Sime. Familja Ime është gati për t’u ribashkuar më në fund, për të parën herë që kur Parajsa u krijua për Adamin dhe Evën.

Unë e hedh Dashurinë dhe Mëshirën Time, që ajo t’i mbulojnë të gjithë fëmijët e Mi në çdo cep të botës, duke i mbuluar të gjitha racat, të gjitha ngjyrat, të gjitha fetë dhe të gjithë mëkatarët.

Priteni këtë moment të madh në kohë. Më në fund urrejtja e keqe, vuajtja, trazirat, mosbesimi, lakmia, dhuna dhe ligësi të tjera do të zhduken për mirë. Imagjinojeni se si do të jetë, fëmijë, një Epokë e re e mrekullueshme e Dashurisë dhe Paqes në botë.

Le të mos e humbasë asnjëri këtë jetë të lumturisë së përjetshme. A do të dëshironit për ndonjërin nga vëllezërit dhe motrat tuaja që të mos përfshiheshin? Sepse po të mos përfshiheshin, ata do të vuanin errësirën e përjetshme në flakët e Ferrit përjetësisht. Kujtojeni këtë, fëmijë. Përjetësisht. Nuk mund të ketë më kthim më pas.

Lutuni që të gjithë shpirtrat të mund ta trashëgojnë këtë Parajsë. Lutuni për ata shpirtra për të cilët ju jeni personalisht të shqetësuar. Lutuni për të gjithë shpirtrat.

Jezusi juaj
Shpëtimtari dhe Shpenguesi i gjithë Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/02/my-mercy-covers-all-races-colours-religions/

Tuesday 24 May 2016

Virgjëra Mari: Ndëshkimi ka për të ndodhur

E Enjte, 1 Dhjetor 2011, në 23:00

(Ky Mesazh u mor pas një shfaqjeje, që zgjati 30 minuta, gjatë së cilës Virgjëra e Bekuar Mari qante vazhdimisht, që e shqetësoi tepër vizionaren Maria e Mëshirës Hyjnore, e cila tha se të copëtohej zemra tek e shikoje.)

Fëmija im, brenga ime ndaj ligësisë kaq të dukshme në botë ma thyen Zemrën, kur i shoh ata shpirtra të humbur të zhyten më thellë në humnerën e errësirës nga e cila nuk ka asnjë kthim.

Satani i ngacmon tani, fëmijët e mi, ndërsa ai me shpejtësi i vjedh shpirtrat e atyre që nuk kanë aspak dashuri për Hyjin në zemrat e tyre. Është e frikshme, bija ime, që po të njëjtët shpirtra nuk e kanë idenë se me çfarë do të përballen pas vdekjes.

Lotët e mi të trishtimit vërshojnë në një lumë të pafund hidhërimi ndërsa unë shoh gjithashtu torturën dhe vuajtjen e ashpër që Biri im po e duron pikërisht tani.

Dora e Atit tim qiellor është gati për të rënë si ndëshkim, tani në disa pjesë të botës. Ato kombe që po planifikojnë një mizori të tmerrshme për të vrarë kombe do të ndëshkohen rëndë. Unë nuk mund ta mbaj Dorën e Atit tim, e tillë është thellësia e Zemërimit të Tij.

Lutuni për ata që përballen me këtë ndëshkim të rëndë. Lutuni për shpirtrat e tyre. Veprimet e tyre duhen ndaluar, ose përndryshe ata do t’i fshijnë jetët e miliona fëmijëve të mi të gjorë. Veprimet e tyre djallëzore nuk mund të lejohen, pasi ata do të synojnë që të shkaktojnë shkatërrim të tmerrshëm mbi ato kombe të tjera që ata i shohin si të jenë armiqtë e tyre.

Lutuni, lutuni, lutuni përpara ndëshkimit, për ta lehtësuar vuajtjen e të pafajshmëve.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Brengave

Monday 23 May 2016

Luftë e tmerrshme po orkestrohet

E Enjte, 1 Dhjetor 2011, në 12:00

Bija Ime, një Ndëshkim i Madh do t’i bjerë botës me qëllim që të mbrohen të pafajshmit.

Një ligësi e madhe, që mund të krijojë një Luftë Botërore të tmerrshme, është duke u orkestruar.

Dora e Atit Tim do të bjerë dhe do t’i ndëshkojë ata shpirtra të mashtruar nga Satani. Ata nuk do të lejohen që të realizojnë planin e tyre djallëzor.

Pak nga ju, fëmijë, në botë e dinë se çfarë po ndodh me të vërtetë.

Kaq të kujdesshëm janë këto grupe saqë ajo çfarë ju shikoni të shfaqet para jush kur kombi sulmon kombin nuk është tamam ashtu si duket.

Po bëhet një përpjekje e qëllimshme për të krijuar një luftë për të vrarë miliona.

Ati Im nuk mund të rrijë pa bërë asgjë. Ai duhet të ndërhyjë.

Lutuni, lutuni dhe lutuni, fëmijë, për shpëtimin e shpirtrave.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Lutja e Kryqëzatës (11): Ndaloje urrejtjen ndaj vizionarëve

E Mërkurë, 30 Nëntor 2011, në 20:00

O Zemra e Shenjtë e Jezusit, të lutem ndaloje urrejtjen dhe xhelozinë që ekziston mes ndjekësve të Tu, ndaj vizionarëve të Tu të vërtetë në këto kohë.

Unë lutem që Ti ta dëgjosh lutjen time për t’i dhënë vizionarëve të Tu forcën që iu nevojitet për ta shpallur Fjalën Tënde Më të Shenjtë tek një botë jobesimtare.

Amen.

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/11/30/crusade-of-prayer-11-stop-hatred-of-visionaries/

Sunday 22 May 2016

Unë do t’ju shpëtoj nga tmerret e botës suaj

E Mërkurë, 30 Nëntor 2011, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, ata që janë kaq në ankth për ta vërtetuar dashurinë e tyre për Mua, shumë shpesh gjejnë dëshpërim në shpirtrat e tyre, që i lë ata të ndjehen të zbrazët nga Dashuria Ime. Kjo mund të jetë kaq e papritur, saqë mund ta lërë shpirtin në një gjendje braktisjeje të tillë sa t’i duket sikur kurrë nuk do të përmirësohet nga ndjenjat e dobësisë dhe të mungesës së besimit.

Mos kini frikë, fëmijë. Braktisja është diçka që ju do ta ndjeni kur të jeni pranë Meje. Unë ndjeva të njëjtën braktisje ndërsa isha në Tokë prej Atit Tim të dashur. Unë u ndjeva i humbur dhe i vetmuar ndërsa përpiqesha të komunikoja me Të shumë herë.

Kjo është një sprovë e rëndë që ju do ta vuani kur ju të jeni një besimtar i vërtetë në Hyjin. Kjo është mënyra e Satanit për t’ju tërhequr tutje kështu që pas njëfarë kohe ai shpreson që ju të hiqni dorë nga kërkimi juaj për Mua dhe të bini prapë në udhët e botës, të cilat janë joshëse, por që nuk kënaqin.

A nuk e dini se lutja do ta parandalojë këtë të ndodhë? A nuk e kuptoni se Unë e lejoj këtë për të mirën tuaj dhe si pjesë e përgatitjes suaj për të fituar një forcë shpirtërore që arrihet vetëm përmes kësaj braktisjeje?

Udhët e Atit Tim janë të vështira që ju, fëmijë, t’i kuptoni. Vetëm besoni tek Unë, Jezusi juaj, dhe më thërrisni Mua për t’ju dhënë hiret që ju duhen për të luftuar me Mua për të shpëtuar vëllezërit dhe motrat tuaja. Ata duhet të shpëtohen nga planet djallëzore që po orkestrohen në botën tuaj nga ato fuqi që kërkojnë t’ju kontrollojnë përmes vetë gjërave që juve ju nevojiten për të mbijetuar.

Mbajeni mend, fëmijë, Unë Jam aq pranë tek gjithë ndjekësit e Mi sa kur të ndodhë Paralajmërimi ushtria Ime do të ngrihet menjëherë për t’u bërë një kundërshtare e fuqishme e Satanit.

Shpresa, fëmijë, nuk duhet të humbasë kurrë. Unë do t’ju shpëtoj nga tmerret e botës suaj, e cila është në rrëmujë të plotë të shkaktuar nga mungesa e besimit në Atin Tim të Përjetshëm.

E gjithë kjo ka për të ndryshuar kur bota do të dëshmojë provën që i duhet për ta pranuar Ekzistencën e Hyjit Atë.

Jezusi juaj
Shpëtimtari i Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/11/30/i-will-save-you-from-the-horrors-of-your-world/

Sunday 15 May 2016

Virgjëra Mari: Dhurata ime për ta mundur dhe shkatërruar gjarprin

E Martë, 29 Nëntor 2011, në 21:00
  
Fëmija im, tregoju te gjithë atyre ndjekësve të Birit tim te dashur, Jezu Krishtit, se ata duhet ta kërkojnë mbrojtjen time në çdo kohë. Ditët e Satanit po shkojnë me shpejtësi drejt fundit dhe shumë fëmijë janë te pambrojtur ndaj tundimeve te tij.

Duke më kërkuar mua mbrojtjen dhe hiret e mia të veçanta, Satani nuk do t’i lëndojë fëmijët e mi apo t’i largojë ata nga Biri im. 

Secili është një shënjestër e Satanit sot ndërsa ai endet kudo duke kërkuar rrënimin e shpirtrave. Sulmet e tij janë ndër më të egrat kur ju jeni ndjekës të devotshëm të Hyjit dhe kur ju keni një besim te fortë. Urrejtja e tij për të tillë shpirtra do t’iu shkaktojë atyre dhimbje dhe konfuzion.

Ai, mashtruesi, ka vetëm një qëllim dhe ai është që t’i joshë të gjithë shpirtrat për ta ndjekur atë në mënyrë që ai të mund t’ua shkatërrojë mundësitë e shpëtimit të përjetshëm.

Lutuni në çdo moment që ju mund të kurseni për mbrojtjen time kundër të ligut. Mua më është dhënë Dhurata e madhe nga Ati im qiellor për ta mundur dhe shkatërruar gjarprin. 

Kur ju të ktheheni tek unë për ndihmë, unë gjithmonë do t’ju ndihmoj që të ktheheni tek Biri im për ngushëllimin që ju me aq dëshpërim e kërkoni dhe që do t’ua qetësojë shpirtin.

Lutuni, lutuni, lutuni dhe recitoni 
Rruzaren time të Shenjtë sepse ajo është arma më e fuqishme për ta penguar Satanin të shkatërroj jetën tuaj.

Faleminderit që iu përgjigje thirrjes time, fëmija im, sepse unë kisha nevojë të ta rikujtoja urgjencën e thirrjes së ndihmës sime, sepse ti je nën sulm të egër gjatë kësaj faze në Misionit tënd.

Shko në paqe. 
                        
Nëna jote Qiellore
Maria, Mbretëresha e Qiellit

Lutja e Kryqëzatës (10): Mbajtja e Flakës së Dashurisë Tënde

E Martë, 29 Nëntor 2011, në 15:35

Na ndihmo, Jezus i dashur, që të ngrihemi pa frikë në Emrin Tënd dhe ta mbajmë Flakën e Dashurisë Tënde nëpër të gjitha kombet.

Na dhuro ne, fëmijëve të Tu, forcën për t’i bërë ballë abuzimit që do të hasim mes të gjithë atyre që nuk janë besimtarë të vërtetë në Mëshirën Tënde. Amen.

Lutja e Kryqëzatës (9): Ofrimi i Vuajtjes si një Dhuratë

E Hënë, 28 Nëntor 2011, në 20:30

O Zemra Më e Shenjtë e Jezusit, më mëso të pranoj fyerjet në Emrin Tënd të Shenjtë kur unë e shpall Fjalën Tënde me falënderim të përulur.

Më mëso të kuptoj se si poshtërimi, dhimbja dhe vuajtja më sjellin më pranë Zemrës Tënde të Shenjtë.

Më lejo t’i pranoj të tilla sprova me dashuri dhe bujari në shpirt, që të mund t’i paraqes ato si dhuratat aq të shtrenjta për Ty, për të shpëtuar shpirtrat. Amen.

Ecni Krah Meje dhe ju do të pështyheni

E Hënë, 28 Nëntor 2011, në 20:00

Bija Ime fort e dashur, ti duhet ta kujtosh se kur më shërben Mua, jeta jote do të jetë gjithmonë një shtrat gjembash. Asgjë nuk do të jetë e lehtë, por ta dish se kur je një shpirt i zgjedhur, kjo nuk vjen pa sakrificë. Në këtë udhëtim që ti ndërmerr duke ecur Krah Meje, ti do të pështyhesh, pengohesh, tallesh, shkelmohesh dhe torturohesh atëherë kur më pak e pret. Të gjithë ata që e shpallin Fjalën Time haptas do të vuajnë gjithashtu të njëjtat keqtrajtime.

Sidoqoftë, vetëm kur ti t’i pranosh këto poshtërime dhe sprova, si pjesë e kryqit që e mban kur zgjodhe të punosh për Mua, atëherë ti do ta arrish pjekurinë drejt përsosmërisë shpirtërore që pritet prej teje.

Pranoji, bija Ime, poshtërimet, dhimbjen dhe vuajtjen e hedhur drejt teje. Sigurisht që tashmë ti dhe gjithë ushtarët e Mi të dashur, të cilët i pranojnë udhëzimet e Mia më të shenjta përmes këtyre Mesazheve, duhet ta dini se Jam Unë Ai që ecën përkrah jush.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Monday 9 May 2016

Unë nuk zbuloj data

E Diel, 27 Nëntor 2011, në 15:00

Bija Ime fort e dashur, ti duhet të qëndrosh e qetë dhe e përmbajtur dhe vendose gjithë besimin tënd tek Unë.

Koha për Paralajmërimin është pothuajse afër dhe ti duhet të jesh e duruar. Lutu, bija Ime, që i gjithë njerëzimi të mund të shpëtohet përmes Dhuratës Sime.

Të lutem mos mendo data me hamendje, sepse Unë ta kam thënë shumë herë që Unë nuk zbuloj data.

Ato nuk janë për t’u ditur prej jush. Ki durim. Koha për Paralajmërimin do të jetë sipas Vullnetit Tim të Shenjtë.

Vendose gjithë besimin tënd tek Unë dhe lëre çdo gjë në Duart e Mia.

Jezusi juaj i dashur

Bota do të ndryshohet përgjithmonë

E Enjte, 24 Nëntor 2011, në 21:00

Bija Ime fort e dashur, mos ki frikë sepse koha është pranë për ty dhe për mbarë botën. Ky udhëtim ka qenë intensiv për ty, bija Ime, përgjatë një periudhe kohe që ka qenë tepër e shkurtër. Ti i je bindur Vullnetit Tim të Shenjtë që në fillim, megjithëse kishe dyshimet e tua. 

Pavarësisht se u përbuze në disa qarqe, dhe në veçanti nga ata që pohojnë të jenë dishepuj të shenjtë të Mitë dhe të Nënës Sime të dashur, ti kurrë nuk ke hezituar t’i komunikosh botës Fjalën Time të Shenjtë. Shpërfille gjithë këtë lëndim sepse ai tani ka kaluar.

Tani që Unë vij me Mëshirën Time të madhe të gjithë fëmijët e Mi me besim të vërtetë do të bien në falënderim të përulur për të më mirëpritur Mua dhe për ta pranuar Mëshirën Time. E Vërteta tani do të zbulohet.

Ngrihuni që të gjithë dhe priteni me gëzim ardhjen Time.

Bota do të ndryshohet përgjithmonë.

Mbajeni mend, është prej Dashurisë Sime të thellë për të gjithë ju, duke përfshirë ata prej jush që e përbuzin Fjalën Time të Shenjtë, apo që më mohojnë Mua, që Unë vij për t’ju shpëtuar edhe një herë.

Shpëtimtari dhe Shpenguesi juaj
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/11/24/the-world-will-be-changed-forever/

Lutja e Kryqëzatës (8): Rrëfimi

E Martë, 22 Nëntor 2011, në 20:30

Unë, Jezusi, Mbreti dhe Shpëtimtari juaj, tani ju paraqes lutjen Time për Rrëfim.

Kjo lutje duhet të thuhet për të lypur mëshirë për faljen e mëkateve gjatë dhe pas Paralajmërimit.

Më i dashuri Jezus, unë kërkoj faljen Tënde për të gjitha mëkatet e mia dhe për lëndimin dhe dëmin që i kam shkaktuar të tjerëve.

Unë me përulësi lutem për Hiret për të shmangur që të fyej Ty përsëri dhe të ofroj pendesë sipas Vullnetit Tënd Më të Shenjtë.

Unë të lutem për faljen e çdo fyerje të ardhme që unë mund të kryej dhe që do të shkaktojë Ty dhimbje dhe vuajtje.

Më merr me Ty në Epokën e Re të Paqes, që unë të mund të bëhem pjesë e familjes Tënde përjetësisht.

Unë të dua Ty, Jezus. Unë kam nevojë për Ty. Unë të nderoj Ty dhe çdo gjë që Ti përfaqëson. Më ndihmo, Jezus, që unë të jem i denjë të hyj në Mbretërinë Tënde.
Amen.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti