Kerko Mesazhet ketu

Showing posts with label Besimi i forte. Show all posts
Showing posts with label Besimi i forte. Show all posts

Saturday, 27 February 2016

Unë tani kam dërguar profetët e Mi në botë

E Diel, 25 Shtator 2011, në 11:45

Bija Ime fort e dashur, se si t’i bindësh të rinjtë dhe ata që janë të kapur pas një stili jetese të zënë dhe pa kuptim, kjo është sfida që Unë ta paraqes ty. Puna jote është të përdorësh çdo lloj mjeti të komunikimit modern të vlefshëm për të bindur një shoqëri të re, moderne për të Vërtetën e Ekzistencës Sime. 

Unë premtoj se të gjithë atyre fëmijëve të rinj që iu jepet e Vërteta, përmes këtyre mjeteve, do ta ndjejnë Praninë Time sapo ata t’i lexojnë Mesazhet e Mia. Përhap dhe konverto tani, bija Ime, në çdo skaj të botës. Ky është roli për të cilin ti ke qenë zgjedhur.

Duke e përhapur Fjalën Time vazhdimisht, më shumë njerëz mund të arrihen. Përdore Internetin dhe median. Ndjekësit e Mi të përfshirë, me kalimin e kohës, do ta përhapin të Vërtetën kudo.

Ky Mision vetëm sapo ka filluar. Themelet janë hedhur. Tani sipas kohës së përkryer të Atit Tim bota do t’i kushtojë vëmendje tani këtyre Mesazheve hyjnore.

Unë premtova se do të kthehesha. Për ta shtruar udhën Unë tani kam dërguar profetët e Mi në botë, përfshirë ty, bija Ime. Shumë tani po i përgjigjen thirrjes Sime në çdo vend në botë, edhe pse zërat e tyre janë të vegjël. Me kalimin e kohës, edhe ata gjithashtu do të dëgjohen, dhe kështu ata mund ta shpallin Lavdinë Time për të lajmëruar kthimin Tim.

Duhet njëfarë kohe përpara se ky kthim i lavdishëm të ndodhë. Deri atëherë përgatituni, fëmijët e Mi. Paralajmërimi do të kthejë në besim miliona, por është vetëm fillimi. Periudha pas tij duhet dhe do të shpenzohet duke i ushqyer shpirtrat për të siguruar që ata të jenë të përgatitur siç duhet, në mënyrë që ata të jenë të denjë për të hyrë në Parajsën e Re mbi Tokë të Atit Tim.

Ju duhet të duroni shumë, fëmijë, por oh sa shumë për të shpresuar përpara kur t’ju jepet hyrja për në këtë Epokë të Re të mrekullueshme të Paqes, gëzimit dhe lumturisë mbi Tokë. Këmbëngulje kërkohet tani. Kurajë dhe vendosmëri do t’iu jepet atyre që e thërrasin Shpirtin e Shenjtë. Ju atëherë, ushtria Ime, do t’i ngritni lart shpirtrat e atyre që largohen nga Unë. Mos lejoni asnjë nga këta shpirtra që të largohen, të humbur, në shkretëtirë. Lutuni për ta. Tregoni ndaj tyre dashuri dhe mirëkuptim. Kurrë mos iu thoni atyre se janë të dënuar apo t’i akuzoni për mëkat, sepse kjo është një fyerje e rëndë në Sytë e Mi. Në vend të kësaj, jini të vendosur por të mirësjellshëm. Thjesht tregojuni atyre të Vërtetën. Do të jetë në dorë të tyre pastaj.

Ju nuk mundeni, fëmijë, t’i fitoni të gjithë shpirtrat. Ju vetëm mund të bëni më të mirën tuaj.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/09/25/i-have-now-sent-my-prophets-into-the-world/

Monday, 22 February 2016

Tregimi i fatit nuk vjen nga Unë

E Mërkurë, 21 Shtator 2011, në 23:30

Bija Ime, ky udhëtim për ty po përshkallëzohet. Ti je gati më tepër nga sa mund ta dish. Mos ki frikë, sepse Misioni yt do të ndihmojë të shpëtojë një pjesë të madhe të njerëzimit. Roli yt ka qenë profetizuar dhe po orkestrohet në Qiell. 

Ti je një instrument. Unë Jam Zotëria yt.

Ti do të kesh sukses në këtë detyrë më të shenjtë, sepse nuk mund dhe nuk do të dështojë. Ti mund të ndjehesh herë pas here, shumë e demoralizuar, e vetmuar, dhe pa kurajo. Pranoje këtë. Vuajtja jote po më dhuron Mua shpirtra të çmuar në momentin e vdekjes së tyre. Këta shpirtra tani luten për ty. Gëzohu, sepse po të shihje dashurinë që ata reflektojnë për ty, ti do të qaje me gëzim.

Shenjtorët e Mi në Qiell të drejtojnë dhe të mbrojnë nga i ligu dhe, prandaj, të janë dhuruar shumë falje, të cilat të habisin dhe të gëzojnë ty. Kurrë mos hezito në këtë Punë. Ky është një nga Misionet më të mëdha të Punës Sime mbi Tokë. Qëndro e fortë, trime dhe me besim, por ruaje përulësinë me çdo kusht. Skena është ngritur tani. Ngjarjet për të cilat Unë fola tani do të shpalosen. Ndërsa kjo ndodh, po ashtu dhe besimi yt do të kthehet. Sepse ti do t’i kesh të gjitha provat që të nevojiten. Po, Satani e ka ndërprerë këtë Punë në pak raste. Unë e kam lejuar këtë sepse kjo siguron që ti të mbetesh e përulur në çdo kohë.

Mos publiko data. Mos pyet se si do të dalë e ardhmja për njerëz që ta kërkojnë. 

Tregimi i fatit nuk vjen nga Unë. E vetmja e ardhme që Unë zbuloj është e lidhur me mirëqenien shpirtërore të fëmijëve të Mi. Të jesh mirënjohëse që të është dhënë kjo Dhuratë tejet e veçantë. Edhe pse ti kurrë nuk e dëshirove atë vullnetarisht, ti ishe brumosur për këtë Punë që nga frymëmarrja jote e parë dhe ti do ta përmbushësh Fjalën Time Më të Shenjtë deri në frymëmarrjen tënde të fundit.

Ec përpara në Emrin Tim dhe më ndihmo Mua të shpëtoj shpirtrat e gjithë njerëzimit, me dashuri dhe gëzim në zemrën tënde.

Unë të dua, bija Ime e çmuar. Unë gëzoj në dashurinë tënde të përzemërt për Mua dhe Nënën Time të dashur.

Jezusi juaj

Saturday, 23 January 2016

Si të më kërkoni Mua që t'ju ndihmoj të zgjidhni shqetësimet tuaja

E Mërkurë, 17 Gusht 2011, në 23:00

Bija Ime fort e dashur, hiret e hedhura mbi ty po të jepen për të të bërë edhe më të fortë në këtë Punë, duke të dhënë konfidencë të mëtejshme.

Konfidenca tek Unë, fëmijë, është shumë e rëndësishme. Po, ajo sjell shumë gëzim në Zemrën Time të Shenjtë kur Unë e ndjej dashurinë tuaj për Mua. Megjithatë, është vetëm kur ju me të vërtetë besoni tek Unë dhe i lëshoni të gjitha shqetësimet tuaja duke m’i dorëzuar ato Mua, për t’u kujdesur për to, që ju mund të ndjeni një ndjesi paqeje të Vërtetë.

Sa shumë nga fëmijët e Mi luten për qëllime të veçanta. Unë e dëgjoj çdonjërin prej tyre. Por ju duhet që, kur luteni tek Unë për diçka shumë të rëndësishme për ju, ta largoni frikën. Frika nuk është nga Unë. Ajo ju jepet nga Satani si një mjet për t'ju torturuar. 

A nuk e kuptoni ju këtë? Kur ju keni frikë nga diçka, që ju e ndjeni se e ka mbërthyer jetën tuaj, sa më shumë të keni frikë, aq më shumë acarohet problemi.

Është vetëm kur ju ndaloni dhe më thoni Mua:

“Jezus, unë t’i dorëzoj Ty të gjitha shqetësimet e mia në këtë çështje, në mirëbesim, që problemi tani të jetë i Yti për t’u zgjidhur, sipas Vullnetit Tënd Më të Shenjtë.”

që mendja juaj mund të jetë në paqe. Kjo është ajo që Unë e quaj konfidencë, fëmijë.

Konfidenca tek Unë do të thotë se ju tregoni një besim të madh. Besoni tek Unë. Unë vdiqa për mëkatet tuaja – për çdonjërin prej jush të gjallë sot, edhe në këtë epokë. Përse nuk do të besonit tek Unë?

Unë ju dua si asnjë krijesë tjetër mbi këtë Tokë. Askush nuk mund dhe nuk do t'ju dojë ashtu si Unë ju dua. Kujtojeni këtë, në çdo kohë.

Shkoni tani në dashuri dhe paqe. Unë Jam krah jush në mëngjes, gjatë ditës dhe natës vetëm duke pritur për thirrjen tuaj.

Miku dhe Shpëtimtari juaj i dashur
Mbreti i Mëshirës, Jezu Krishti

Monday, 30 November 2015

M'i dorëzoni Mua shqetësimet tuaja dhe Unë do t’jua lehtësoj barrën

E Hënë, 13 Qershor 2011, në 18:00

Bija Ime fort e dashur, lutja po shtohet tani me një ritëm më të fortë, për shkak të Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë, që i ka depërtuar shpirtrat e të gjithë ndjekësve të Mi në mbarë botën. Veshët e tyre tani janë të vëmendshëm ndaj Fjalës Sime Më të Shenjtë.

Lutuni për të gjithë fëmijët e Mi të gjorë, të munduar të cilët po vuajnë vështirësi të mëdha në botë, si rezultat i tmerrit të akteve ndaj të cilave ata janë viktima, e gjitha për shkak të mëkateve të njerëzimit.

Më lejoni Mua t’i kujtoj të gjithë fëmijët e Mi, ngado, që të recitojnë Kurorëzën e Mëshirës Sime Hyjnore, çdo ditë të vetme. Lusni gjithashtu, dhe Unë përfshij të gjitha besimet e Krishtera, edhe Rruzaren e Shenjtë – ndaj Nënës Sime të dashur, sepse kjo lutje e fuqishme do ta dobësojë fuqinë e Satanit mbi fëmijët e Mi.

Gjithçka që Unë kërkoj, është që të gjithë ju që jeni të dëshpëruar prej sprovave dhe shqetësimeve, të m’i dorëzoni Mua tani, të gjitha këto shqetësime, dhe të më lejoni Mua që të merrem me to. Besoni tek Unë dhe barra juaj do të lehtësohet. Më lejoni Mua t’ju drejtoj drejt një gjendjeje më paqësore. Qetësohuni, fëmijët e Mi, dhe lejojeni Paqen Time që t’i vërshojë shpirtrat tuaj delikatë, e të etur. Errësira që ju ndjeni buron nga frika. Frika buron nga mungesa e besimit. Kur ju e humbni besimin tek Unë, Satani mbjell dyshime në mendjet tuaja.

Kurrë mos e nënvlerësoni se çfarë ai bën kur vazhdimisht ai bën lojëra për t’ju kthyer kundër fqinjit tuaj. Ky mashtrim gjithmonë është i drejtuar kryesisht tek ndjekësit e Mi më të devotshëm. Ai ju urren nëse më doni Mua. Ai kurrë nuk do të pushojë derisa t’ju trazojë. Ai qesh kur ju lëkundeni. Mos ia jepni atij këtë pushtet, sepse kur e bëni këtë besimi juaj tek Unë dobësohet.

Lutja e Shën Mikaelit dhe recitimi i Rruzares Më të Shenjtë janë armët tuaja më të fuqishme kundër Satanit. 

Shkoni tani me më shumë besim dhe m’i dorëzoni Mua problemet dhe shqetësimet tuaja sepse Unë Jam këtu duke pritur për ju gjatë gjithë kohës për t’ju sjellë në Dritë.

Unë ju dua të gjithëve, fëmijë. Besoni tek Unë më shumë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Friday, 29 August 2014

Kërkoni dhe ju do të merrni. Qëndroni të heshtur, gojë-kyçur dhe Unë nuk mund t’ju përgjigjem

E Dielë, 10 Gusht 2014, në 18:00

Bija Ime fort e dashur dallgët janë kthyer dhe në ngritjen e tyre do të vijnë shumë ndryshime ashtu si është parathënë. Mos kini frikë sepse Unë, shumë herë, ju kam dhënë Fjalën Time se gjithçka do të përfundoj me Mëshirën Time të Madhe, e cila do të përfshij çdo shpirt në Dritën e Dashurisë dhe Dhembshurisë Sime.

Ta keni frikë vetëm Drejtësinë Time por kur ajo është e lëshuar dijeni se do të jetë për të mirën e të tjerëve dhe për shpëtimin e botës që ajo lejohet. Unë i kryej ndëshkimet vetëm për të ndaluar përhapjen e urrejtjes dhe për të zgjuar brënda atyre shpirtrave, të nxirë nga njolla e mëkatit, çdo dashuri, që mund të jetë akoma brënda tyre, me qëllim që të vijnë tek Unë.

Përse njeriu dhe, në veçanti njeriu i devotshëm, beson se ai di më shumë se Unë? Është më inteligjent se Ai që e krijoi atë? Se vlerësimi i tij racional për të gjitha gjërat nga Unë mund ta zhduki Praninë Time? Arroganca dhe krenaria e njeriut në vetë aftësitë e tij do të jetë rrënimi i tij. Njeriu nuk ka asnjë fuqi, përveç asaj që ndodhet brënda shpirtit të tij. Besimi, kur është i pastër, është një gjë e fuqishme dhe është përmes besimit dhe vetëm besimit që Unë, Jezu Krishti, ju sjell juve shpresë, dashuri dhe gëzim. Vetëm Unë mund ta fuqizoj njeriun me dhurata të mëdha por nëse ai nuk m'i kërkon Mua këto Unë nuk mund t’i imponoj ato mbi vullnetin e tij të lirë.

Kërkoni dhe ju do të merrni. Qëndroni të heshtur, gojë-kyçur dhe Unë nuk mund t’ju përgjigjem sepse ju nuk vini tek Unë. Gjithmonë kthehuni tek Unë dhe më kërkoni Mua çdo favor, sepse Unë do t’i përgjigjem çdo herë thirrjes suaj. Mos ma ktheni Mua shpinën dhe të thoni – gjithçka do të jetë mirë, jeta do të rregullohet vetë.

Jeta duhet të fitohet. Përjetësia është një Dhuratë nga Hyji dhe i jepet atyre që e kërkojnë. Për fat të keq, shumë e humbasin mundësinë e tyre për Jetën e Përjetshme sepse ata besojnë se humanizmi është më i fuqishëm se ndonjë Zot që mund të ekzistoj apo jo. Dhe kështu ata do të vendosin vetë fatin e tyre dhe do t’i kthejnë shpinën Jetës së Përjetshme për shkak të mëkatit të krenarisë, kaq kokfortë janë ata.

Ata më mohuan Mua në jetën e tyre në tokë dhe do të më mohojnë Mua kur Unë të qëndroj para tyre, me krahët e shtrira, në Ditën e Madhe. Ata do të largohen dhe do të ecin drejt strofkullës së luanit nga ku nuk do të gjejnë kurrë një minutë qetësie.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/10/ask-and-you-will-receive-remain-silent-tight-lipped-and-i-cannot-respond-to-you/

Monday, 11 August 2014

Kur ju besoni tek Unë duhet të jetë pa asnjë kusht

E Mërkurë, 23 Korrik 2014, në 17:04

Bija Ime fort e dashur, besimi është një term shumë i keqkuptuar, kur vjen puna për lidhjen Time me ju. Të besoni nuk është një gjë e lehtë për t’u bërë, sepse njeriu është një mëkatar dhe mundet, në çdo kohë, ta tradhëtoj një besim madje dhe mes atyre që ai i do.

Të besojnë tek Unë kërkohet një përpjekje e madhe nga ana e shpirtrave. Kur ju besoni tek Unë, duhet të jetë pa asnjë kusht apo sipas kërkesave tuaja. Kur ju thoni se më doni Mua ka disa faza që përfshihen.

Faza e parë është ajo e besimit dhe e dashurisë për gjithçka që Unë ju mësova dhe për arsye të asaj se Kush Unë Jam.

E dyta është e frymëzuar nga dashuria për Mësimet e Mia dhe një dhembshuri e thellë për Mua.

Faza e tretë ndodh kur ju jeni në bashkim të plotë me Mua, kur ju ndjeni Dashurinë Time, Dhimbjen Time, Hidhërimin Tim dhe e kuptoni – pa e ditur përse – çfarë do të thotë të jeni një fëmij i vërtetë i Hyjit.

Kjo do të thotë se ju e pranoni se Unë Jam Fillimi dhe Mbarimi dhe se e gjithë kjo vjen nga Unë.

Kur ju më doni Mua me një zemër të hapur, si ajo e një fëmije, ju do të më doni Mua pa kusht. Ju do ta dini se Unë do t’ju vij në ndihmë kur gjithçka të ndjehet e pashpresë, ju do ta dini se Dashuria Ime për njeriun është e pashtershme, pa ligësi, pa diskriminim dhe se asnjë mëkatar Unë nuk do ta refuzoj – pavarësisht se çfarë kanë bërë. Atëherë, juve nuk do t’ju ketë mbetur asnjë dyshim për Hyjninë Time dhe ju do të dorëzoheni tek Unë plotësisht!

Ju do të ma lini Mua gjithçka, edhe pse, me siguri, ju do të vuani në duart e njeriut kur ju më doni Mua në këtë mënyrë.

Prej Dritës Sime që do të ndriçoj brënda shpirtrave tuaj, ata që më refuzojnë Mua do të bëjnë gjithçka të munden për t’ju poshtëruar; për t’ju tallur; për t’ju goditur dhe për ta bërë jetën të vështirë, sepse të jeni të sigurtë, të Krishterët gjithmonë janë përbuzur dhe do të vazhdojnë të persekutohen, ashtu si isha edhe Unë, deri në Ditën Finale.

Besoni tek Unë dhe Unë do t’ja u lehtësoj barrën dhe ndërsa ju mund të pësoni sulme gojore, nga ata që ju urrejnë për shkakun Tim, ju do të jeni të qetë. Ju lutem të recitoni këtë Lutje sa herë të ndjeheni të ndarë nga Unë dhe Unë do t’ju vij në ndihmë. Unë do t’ju mbush me një Paqe që nuk mund, dhe që kurrë nuk do të gjendet ndokund në këtë botë.

Lutja e Kryqëzatës (161) Për mirëbesim dhe paqe

Jezus, unë kam besim në Ty. 
Më ndihmo të të dua Ty më shumë. 
Më mbush me besimin për t’u dorëzuar në bashkim të plotë dhe përfundimtar me Ty. 
Më ndihmo ta rris besimin tim në Ty gjatë kohëve të vështira. 
Më mbush me Paqen Tënde. 
Unë vij tek Ti, i dashur Jezus, si një fëmijë i lirë nga të gjitha lidhjet e kësaj bote; 
i lirë nga të gjitha kushtet dhe unë ta dorëzoj Ty vullnetin tim për të bërë me të 
ashtu si Ti e shikon të përshtatshme 

Nëna e Shpëtimit: Jezu Krishti, nuk duhet më nga njerëzimi ashtu si Ai duhej dikur

E Martë, 22 Korrik 2014, në 16:50

Fëmijët e mi të dashur, Biri im, Jezu Krishti, nuk duhet nga njerëzimi ashtu si Ai duhej dikur. Shpërfillja ndaj Ekzistencës së Tij është kthyer në një përçmin për gjithëçka që Ai është, gjithçka që Ai përfaqëson dhe gjithçka që Ai premtoi. Kjo më ka sjellë mua shumë dhimbje dhe trishtim.

Ndërsa braktisja rritet dhe përhapet, Ai, Jezu Krishti, do të dënohet nga çdo komb, deri kur ata që e duan Atë dhe që i ndjekin Mësimet e Tij nuk do të jenë në gjëndje ta deklarojnë besnikërinë e tyre ndaj Tij, pa u dashur të pësojnë tallje, përbuzje dhe fyerje. 

Ata që janë besnikë ndaj Tij nuk do të jenë në gjëndje të shpallin të Vërtetën nëse nuk kalojnë kohë në lutje, duke ju lutur Atij t’i ndihmoj që t’i bëjnë ballë opozitës që do t’ju duhet të hasin çdo ditë.

Për të qëndruar besnik ndaj Jezu Krishtit, ju duhet ta doni Atë pa kushte. Ta doni Atë me të vërtetë është një bekim i madh dhe është gjithashtu një Dhuratë nga Hyji. Për ata dashuria e të cilëve për Birin tim është dobësuar, unë kërkoj që ju të recitoni këtë Lutje.

Lutja e Kryqëzatës (160) Më ndihmo të të dua Ty më shumë

O Jezusi im, Shpëtimtari i botës, më ndihmo të të dua Ty më shumë. Më ndihmo për ta rritur dashurinë time për Ty. Mbushe zemrën time me Dashurinë dhe Dhembshurinë Tënde, që të mund të përftoj Hiret për të të dashur Ty ashtu si Ti më Do mua. 

Mbushe shpirtin tim mosmirënjohës me një dashuri të thellë dhe të qëndrueshme për Ty dhe për gjithçka që Ti përfaqëson. Më Fuqinë e Hireve të Tua më ndihmo ta dua fqinjin tim ashtu si Ti e Do çdo fëmijë të Hyjit dhe të tregoj dhembshuri ndaj atyre që kanë nevojë për Dashurinë Tënde dhe që janë pa besim. 

Më bashko në unitet me Ty, që ta bëj jetën e Krishterë, të cilën Ti na e mësove përmes shembullit Tënd gjatë kohës Tënde në Tokë. Amen.

Ta doni Birin tim, fëmijë, dhe Ai do ta shpërndaj Dashurinë e Tij, me qëllim që çdo fëmij i Hyjit të përfshihet në Mëshirën e Tij të Madhe.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit


Wednesday, 25 June 2014

Nëna e Shpëtimit: Për çdo hap që ju merrni për t’u afruar me Birin tim të Shtrenjtë, ju do të bëni dy hapa mbrapsht

E Mërkurë, 18 Qershor 2014, në 14:51

Bijtë e mi, më ndiqni mua, Nënën e Shpëtimit, dhe merreni dorën time ndërsa ju drejtoj përgjatë udhës të së Vërtetës të Birit tim. Do të jetë përmes ndërhyrjes sime që shumë nga ju do të gjejnë guximin të ecin në këtë udhë me gjëmba dhe të shtruar me gurë drejt Shpëtimit të Përjetshëm.

Fëmijë të dashur, për ta njohur Birin tim me të vërtetë, kërkohet këmbngulje e madhe. Ju duhet ta hapni mëndjen tuaj, zemrën dhe shpirtin tuaj, pa asnjë shenjë dyshimi apo krenarie, përpara se të jeni të aftë të shikoni. Kur e Vërteta t’ju zbulohet brënda zemrave tuaja, ju duhet të kapeni pas saj, sepse ajo do të jetë mjeti me të cilën ju do të çliroheni.

Për çdo hap që ju merrni për t’u afruar me Birin tim të Shtrenjtë, ju do të bëni dy hapa mbrapsht, për shkak të mënyrës me të cilën i ligu do t’ju ngacmoj.

Ai kurrë nuk do të pushoj së provuari dhe për t’ju larguar nga Krishti, sepse ai e ka bërë atë misionin e tij të turpshëm për t’ju tërhequr në drejtim të kundërt. Prandaj kur ju të rrëzoheni përgjatë udhëtimit tuaj ju duhet të ngriheni përsëri dhe t’ja filloni nga fillimi. Për çdo herë që ju bëni një hap mbrapsht, dijeni se gjithçka që influencon Satani gjithmonë do të jetë mbrapsht – në kundërshtim me gjithçka që Biri im i dhuroi racës njerëzore.

Prandaj do t'ju kërkohet durim i madh, por menjëherë sa ju e keni kapërcyer çdo pengesë, ju do të ecni më shpejt përgjatë udhës drejt Birit tim.

Çdo pengesë, kur është kapërcyer, do t’ju bëj më të fortë në besimin tuaj. Dhe kur besimi juaj të bëhet i fortë, asgjë nuk do të qëndroj në udhën tuaj për t’u bërë dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit.

Shkoni në paqe, fëmijë të dashur, dhe më lejoni mua, Nënën e Shpëtimit, t’ju ndihmoj të bëheni më të fortë në dashurinë tuaj për Jezu Krishtin, sepse pa Atë ju kurrë nuk do të gjeni paqen dhe ngushëllimin që kërkoni në këtë jetë apo përtej.

Sunday, 4 August 2013

Të pafajshmit e tjerë, që verbërisht ndjekin bishën dhe profetin e rremë, do të mbyllen në skllavërinë e egër

E Dielë, 28 Korrik 2013

Bija Ime fort e dashur, ju kurrë nuk duhet ta vini në dyshim Fjalën Time. Ju, nëse me të vërtetë besoni tek Unë, duhet të bëni atë që Unë dëshiroj prej jush, me qëllim që Unë të mund ta ndriçoj botën, në këtë kohë, dhe t'i pregatis ata për Fillimin e Ri.

Shumë prej 
çfarë po ndodh në Kishën Time është parathënë, por ju duhet ta pranoni që Ati Im i lejon këto turpe për një arsye. Ky është fundi final i sundimit të Satanit. Ai ka ngritur një bishë, në emrin e tij, dhe ky antikrisht është shpirti i vetë Satanit. Atij dhe ndjekësve të tij ju është dhënë fare pak kohë për betejën e madhe për shpirtrat.

Hakmarrja e Satanit është të vjedhi sa më shumë shpirtra të ketë mundësi, përpara se ai të lidhet me zinxhirë dhe të hidhet në humnerë. Ata bashkpunëtorët e tij, që adhurojnë gjarprin, ndjekin vetëm urdhrat e tij për shkak të pushtetit që ai ju thotë se do të jetë i tyre, nëse e ndihmojnë atë të përfundoj planin e tij djallëzor. Sa do të vuajnë këta shpirtra të gjorë përjetësisht dhe sa do të ul
ërijnë ata për Mëshirën Time kur kuptimi i tmerrshëm i fatit të tyre të bëhet i qartë.

Të pafajshmit e tjerë, që verbërisht ndjekin bishën dhe profetin e rremë, do të mbyllen në skllavërinë e egër, nga e cila do të jenë të pafuqishëm të shpëtojnë. Ata kanë nevojë të madhe për ndihmën tuaj. Ju duhet të luteni fort për shpirtrat e tyre që të lëshohen të kthehen tek Unë. Për botën e jashtme, ata si fillim nuk do të shikojnë shumë për t'i alarmuar ata. Luftrat në Lindjen e Mesme dhe paqja që do të vijoj do të përshëndeten me duartrokitje.

Njeriu i paqes do të marri shumë dekorata si njohje për punët e tij humanitare. Profeti i rremë do të duket të bashkoj kishat e botës dhe të shfaqi, në çdo rast, të gjitha cilësitë që shoqërohen me një shenjtor.

Gjithçka do të jetë mirë, deri kur këta të dy të kthehen dhe me një hakmarrje të godasin të gjithë ata që e kundërshtojnë planin e tyre për të kontrolluar botën. Ata do ta ndryshojnë Kishën Time në Tokë brënda folesë së bishës, deri kur errësira të mbuloj Tokën.

Të gjithë do të ndjejnë një trazim. Të gjithë ju do të ndjeni të ligun, ndërsa Satani, përmes antikrishtit, i kontrollon të gjitha. Por pastaj, kur gjërat të duken pashpresë, Unë do të zbres, përmes Mëshirës Sime të Madhe, për t'ju mbështjellë të gjithëve, për t'i vërtetuar botës të Vërtetën.

Kaq e madhe është Mëshira Ime, sa Unë do të ndriçoj shpirtrat më të errët dhe ata do të vijnë tek Unë me lehtësi në zemrat e tyre. Në atë kohë, të gjitha dyshimet e tyre do të largohen nga shpirtrat e tyre, sipas Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Shpejt më pas, ndërsa fëmijët e Hyjit të njohin të Vërtetën, Trumpeta Finale do të oshëtij dhe Toka do të rilindi. Gjithë ligësia do të zhduket. Dielli do t'ju mbushi të gjithëve ju me një Dritë të Madhe dhe Parajsa e Re do të dorëzohet, me dashuri të madhe, si Dhurata më e madhe që ju e keni imagjinuar ndonjëherë, tek secili prej jush.

Ajo që ju duhet të bëni është që të keni besim tek e Vërteta që Unë zbuloj, me qëllim që të shmangni grackat që janë ngritur për të vjedhur shpirtrat tuaj. Ata prej jush që mund të shikojnë, që besojnë tek Unë, që më thërrasin Mua, do të më ndihmojnë Mua të shpëtoj shpirtrat e atyre që mund të shikojnë, por që refuzojnë të shikojnë të Vërtetën.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/28/to-the-other-innocents-who-blindly-follow-the-beast-and-the-false-prophet-they-will-be-locked-into-a-savage-bond/

Thursday, 22 November 2012

Rrëmuja do të jetë e dukshme në çdo anë të tokës dhe vetëm një i verbër nuk do të arrijë t’i shikojë ndryshimet

E Hënë, 19 Nëntor 2012, në 09:00

Bija Ime fort e dashur, ka vetëm një rrugë drejt Jetës së Përjetshme dhe ajo është përmes Meje, Jezu Krishtit. Megjithatë, ka shumë udhë që të çojnë tek Unë.

Shumë vetë që e ndjekin të Vërtetën Time do ta kenë më të lehtë, sesa ata që e njohin të Vërtetën por që nuk e nderojnë Hyjin.

Ndjekësit e Mi, ju duhet ta kuptoni se për ata midis jush që e njihni të Vërtetën, por që rrini duarkryq dhe lejoni që Fjala e Hyjit të konsiderohet si një gënjeshtër, se ju keni një përgjegjësi ndaj Meje, Jezusit tuaj.

Kurrë mos i pranoni ligjet, të cilat nderojnë Satanin. Ju do ti dalloni, në zemrat tuaja, se për cilat ligje Unë e kam fjalën, kur ato të ekspozohen para jush. Sepse atëherë ato do t'ju shkaktojnë neveri ashtu siç më shkaktojnë neveri edhe Mua.

Le të dihet se beteja kundër Fjalës së Hyjit ka filluar. Mënyra se si kjo do të ndodhë, do të bëhet e qartë për ju.

Shumë ndryshime në Kishat e Mia në tokë; shumë sprova mes shërbëtorëve të Mi të shenjtë; grindjet mes shteteve; dhe konflikti në Izrael do të rriten të gjitha, në intensitet, të gjitha në të njëjtën kohë.

Rrëmuja do të jetë e dukshme në çdo anë të tokës dhe vetëm një i verbër nuk do të arrij t’i shikojë ndryshimet përreth jush. Secili prej jush do të preket në një farë mënyre, por dijeni këtë.

Unë ju kam premtuar se Unë do të jem me ju, duke ju drejtuar në çdo kthesë, duke e lehtësuar dhimbjen tuaj për çdo gur ku ju e hidhni këmbën në përpjekjet tuaja për paqe, dashuri dhe harmoni.

Qëndroni pranë Meje. Qëndroni pranë Zemrës Sime të Shenjtë dhe më lejoni Mua që t'ju mbaj të fortë.

Ecni përmes kësaj xhungle të dhimbjes dhe rrëmujës, me besim në zemrën tuaj dhe kini besim tek Unë, Jezusi juaj, dhe ju do të mbijetoni.

Kurrë mos e lejoni ndërgjegjen apo angazhimin tuaj ndaj të Vërtetës së Hyjit që të lëkunden, për asnjë njeri, pavarësisht se sa bindës ata mund të tingëllojnë. Pavarësisht se sa shumë, të ashtu quajtura ligje tolerante, ata t’ju detyrojnë për t’i pranuar forcërisht.

Ju do ta dini, në zemrat tuaja, ndryshimin midis të vërtetës dhe trillimit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/11/19/turmoil-will-be-evident-in-every-corner-of-the-earth-and-only-a-blind-man-will-fail-to-see-the-changes/

Friday, 20 July 2012

Virgjëra Mari: Çfarëdo që të ndodhë në botë fëmijë, ju duhet ta dini se Hyji Më i Larti është në komandë

E Mërkurë, 4 Korrik 2012, në 12:50

Fëmija im ata që i kanë dëshmuar mrekullitë e shfaqjeve të mia në tokë duhet ta dinë se koha për sekretet dhe profecitë e parathëna do të shpaloset së shpejti.

Fëmijë, unë e kam treguar veten në botë disa herë që t'ju ndihmoja të përgatiteshit për kthimin e lavdishëm të Birit tim.

Biri im po ju përgatit të gjithë ju përmes vizionarëve dhe profetëve me qëllim që ju të bëheni të denjë për ta marrë Dhuratën e Tij të jetës së përjetshme.

Ju kurrë nuk duhet të keni frikë për të ardhmen nëse besoni tek Biri im sepse Ai është Buka e Jetës dhe ju do të keni një të ardhme të re të mrekullueshme.

Çfarëdo që të ndodhë në botë fëmijë, ju duhet ta dini se Hyji Më i Larti është në komandë.

Gjarpri ka fare pak fuqi kundër Atit Tim.

Fuqia e gjarprit forcohet vetëm nga ata që bien pre e mëkatit dhe e tundimeve që ai ua vendos në udhën e tyre.

Njeriu bëhet i burgosur kur ai mëkaton sepse fuqia e tij për t'i rezistuar mëkateve dhe ofendimeve të tjera kundër Atit Tim dobësohet.

Prandaj ai vazhdon të mëkatojë derisa të mbështillet me një errësirë që është kaq e thellë saqë ai nuk mund të shpëtojë prej saj, pavarësisht se sa fort ai përpiqet.

Bij, ju tani e keni për detyrë, prej dashurisë që keni për Birin tim, që t’i ndihmoni këta shpirtra të shkretë.

Vetëm ju mund t’i ndihmoni dhe t’i shpëtoni ata sepse shumë prej tyre nuk do të jenë në gjendje që ta shpëtojnë veten.

Ju jeni ushtarët që Biri im ka nevojë në këtë kohë. Do të jetë përmes dashurisë suaj për Atë, që Ai do të hedhë hire mbi shpirtrat e humbur kur ju ta thërrisni ndihmën e Tij përmes lutjeve tuaja.

Këtu është Lutja e Kryqëzatës për të shpëtuar mëkatarët.

Lutja e Kryqëzatës (64) Shpëtoji vëllezërit dhe motrat e mia

O Shpëtimtari im më i dashur, Jezu Krisht, 
pranoje dhuratën time të lutjes dhe sakrificave për të ndihmuar në shpëtimin e vëllezërve dhe motrave të mia nga burgu i errësirës në të cilin ata ndodhen.
Më lejo të ndihmoj në shpëtimin e shpirtrave të tyre.

Unë të lutem Ty që t’i falësh ata për mëkatet e tyre dhe kërkoj që Ti t’i vërshosh shpirtrat e tyre me Shpirtin e Shenjtë, që ata të vrapojnë në krahët e Tu si në Strehën për të cilën kanë aq shumë nevojë, përpara se të humbasin përgjithmonë.
Unë të ofroj Ty dhuratën e dorëzimit tim për këto shpirtra, në shërbim të përulët dhe me falënderim.
Amen.

Fëmijë, ju jeni një me Birin tim.

Dashuria juaj i sjell Atij ngushëllim të madh dhe sakrificat dhe lutjet tuaja do ta ndihmojnë Atë për ta sjellë të gjithë njerëzimin brenda sigurisë së Parajsës së Tij të Re në tokë.

Vetëm atëherë Familja e Shenjtë e Hyjit Më të Lartit mund të ri-bashkohet dhe të jetojë në paqe përgjithmonë.