Kerko Mesazhet ketu

Showing posts with label Epoka e Paqes. Show all posts
Showing posts with label Epoka e Paqes. Show all posts

Sunday, 14 October 2012

Virgjëra Mari: Ka një të ardhme të mrekullueshme përpara për të gjithë fëmijët e Hyjit

E Shtunë, 8 Shtator 2012, në 15:30

Fëmija im, le të ulen me qetësi të gjithë fëmijët e Hyjit dhe ta lejojnë Dritën e Tij të ndriçojë përmes shpirtrave të tyre.

Është e rëndësishme që të lini pak kohë mënjanë në qetësi të plotë me qëllim që të meditoni mbi Dashurinë e Hyjit dhe mbi planin e Birit tim për të shpëtuar njerëzimin.

Ka një të ardhme të mrekullueshme përpara për të gjithë fëmijët e Hyjit dhe kjo Epokë e Re e Paqes do të mirëpritet prej të gjithë atyre me mjaft fat për të hyrë tek portat.

Derisa ajo ditë të vijë, çdo përpjekje do të bëhet nga i ligu për të shkaktuar rrëmujë dhe urrejtje nëpër botë.

Ai dhe demonët e tij po krijojnë përçarje midis fëmijëve të Hyjit.

Ata inkurajojnë vrasje, aborte, urrejtje, dhunë, persekutim dhe luftë në çdo pjesë të botës.

Ata nuk do të pushojnë derisa të kapin në kurth çdo shpirt të dobët që i dorëzohet tundimeve që ata i vënë përpara shpirtrave të tillë, për të mëkatuar kundër Hyjit Zot, Hyjit Më të Lartit.

Sa shumë shpirtra e kanë lejuar veten që të futen, të pavetëdijshëm, brenda burgut të tyre të errët prej të cilit ka fare pak shpëtim me të hyrë atje.

Menjëherë sa i ligu e fiton një shpirt ai nuk ndalon derisa ta infektoj plotësisht shpirtin e mjerë.

Prandaj, mëkati, duhet të shmanget sepse asnjë mëkat nuk është pa pasoja. Mjafton vetëm një tundim dhe shpirti bëhet i dobët dhe i pambrojtur.

Lutuni, lutuni, lutuni kundër luftës që po kryhet nga i ligu kundër fëmijëve të Hyjit.

Kur dikush mëkaton kundër jush, edhe nëse jeni një viktimë e pafajshme, ju nuk duhet t'ia lejoni vetes që të detyroheni për t’u hakmarrë përmes mëkatit, sepse kjo është ajo që i ligu dëshiron.

Ai vë njërin shpirt kundër tjetrit me shpresën që urrejtja të përkeqësohet midis të dyve.

Qëndroni vigjilentë çdo ditë dhe kurrë mos e harroni mbrojtjen që Rruzarja ime e Shenjtë ju ofron kundër Satanit.

Unë i inkurajoj të gjithë shpirtrat, të gjitha besimet fetare, që ta recitojnë Rruzaren time të Shenjtë çdo ditë. Kur ju e bëni këtë, i ligu do t'ju shmangë dhe do të largohet prej jush, sepse ai nuk mund ta përballojë dhimbjen që pëson kur Rruzarja ime recitohet sidomos kur ajo thuhet me zë të lartë.

Shkoni në paqe. Kujtoni se unë jam Nëna e gjithë njerëzimit.

Unë jam Nëna e Shpëtimit. Mbrojtja ime duhet të kërkohet prej fëmijëve të Hyjit.

Duke e kërkuar ndihmën time, dhe lutjet e mia, shumë hire do t'ju dërgohen.

Nëna e Hyjit
Nëna e Shpëtimit 

Tuesday, 7 August 2012

Dashuria e Hyjit do të ndriçojë mbi të gjithë ata që i kërkojnë Atit Tim për ta ndaluar antikrishtin të shkaktojë vuajtje të tmerrshme mbi njerëzimin

E Shtunë, 21 Korrik 2012, në 15:15

Bija Ime fort e dashur, për ata mes jush, ndjekësve të Mi, që shqetësohen për kohët që vijnë, ju duhet ta dini se e gjithë fuqia shtrihet në Duart e Atit Tim të Përjetshëm.

Dëshira e vetme e Tij është që t’i shpëtojë të gjithë fëmijët e Tij prej kthetrave të Bishës.

Për fat të keq Bisha, Satani, shpërfillet nga ata mos-besues sikur të ishte pjellë e imagjinatës.

Ai dhe ushtria e tij e demonëve janë kudo, duke i nxitur fëmijët e Hyjit që të mëkatojnë në mendimet, veprat dhe punët e tyre në çdo sekondë të ditës.

Ati Im jo vetëm që dëshiron të shpëtojë shpirtrat e secilit prej fëmijëve të Tij, por gjithashtu Ai dëshiron t’i mbrojë ata nga persekutimi i antikrishtit.

Forca për t'i shmangur, dobësuar dhe zbutur këto sprova ndodhet në duart tuaja, ndjekësit e Mi.

Lutjet tuaja mund të evitojnë shumë nga kjo vuajtje e cila po planifikohet nga ushtria e Satanit në vitet që vijojnë.

Atyre që kthehen në udhët e Zotit, Hyjit Më të Lartit, do t'iu jepen hiret për të ndihmuar në ndalimin e shumë prej këtij plani djallëzor dhe të shëmtuar, që po përgatitet nga ky grup i lig kundër vëllezërve dhe motrave të tyre.

Dashuria e Hyjit do të ndriçojë mbi të gjithë ata që i kërkojnë Atit Tim për ta ndaluar antikrishtin të shkaktojë vuajtje të tmerrshme mbi njerëzimin.

Ju duhet të luteni fort me qëllim që ai të ndalohet së bashku me Profetin e Rremë sa më shpejt.

Ju, ndjekësit e Mi, do të merrni Lutje Litani të veçanta të Kryqëzatës për ta thyer dhe dobësuar fuqinë e tij.

Këto duhet të thuhen çdo ditë pas Paralajmërimit dhe, për më mirë, gjatë Adhurimit të Eukaristisë së Shenjtë.

Këto litani, të krijuara për ta shkatërruar antikrishtin dhe ushtrinë e tij, do të jenë një forcë e fuqishme dhe nëse mjaft shpirtra bashkohen në këto lutje, ato do të ndihmojnë në prishjen e shumë prej planeve që po përgatiten nga antikrishti dhe Profeti i Rremë.

Litania e parë do t’ju jepet së shpejti.

Qëndroni të fortë dhe kini besim në dashurinë Time për ju, sepse nuk është dëshira Ime t'ju shikoj që të vuani.

Gjithçka që Unë dëshiroj është bashkimi i gjithë njerëzimit në Epokën e Re të Paqes që shtrihet para.

Kjo është gjithçka mbi të cilën ju duhet të përqendroheni. E gjithë vuajtja do të fshihet dhe harrohet kur kjo Epokë e Re të shfaqet.

Kini durim. Kini besim tek Unë dhe dijeni se dashuria që Ati Im i Përjetshëm ka për fëmijët e Tij, është e pakapërcyeshme dhe përtej të kuptuarit tuaj.

Kini dashuri dhe besim në dashurinë e Tij të madhe dhe dijeni se fuqia e Mëshirës Sime Hyjnore është aq e fortë sa kur ajo ta mbështjellë gjithë njerëzimin, miliarda njerëz do të kthehen.

Kjo do të jetë kur fuqia e Shpirtit të Shenjtë, që do të bjerë mbi shumicën e shpirtrave të fëmijëve të Hyjit, do të bëhet një barrë e pa-tolerueshme për antikrishtin.

Ai do ta ketë të vështirë për ta depërtuar mburojën e ushtrisë së Hyjit.

Prandaj ju kurrë nuk duhet të humbisni shpresën. Beteja për shpirtrat mund të shkurtohet dhe zbutet nëse mjaft shpirtra kthehen në besim dhe bëjnë atë që Unë iu udhëzoj.

Unë ju dua të gjithëve dhe Unë shpresoj që ju të keni besim tek Unë gjithmonë.

Monday, 16 April 2012

Nëna e Shpëtimit: Epoka e Paqes për të cilën unë fola në Fatima është harruar

E Hënë, 9 Prill 2012, në 10:00

Fëmija im, bota është gati për të kaluar ndryshimet e fundit, ndërsa beteja për shpirtrat intensifikohet.

Satani do ta lëndojë Kishën Katolike dhe Unë, Nëna e Hyjit, do të implikohem në përçarjen e Kishës.

Roli Im si Bashkë-Shpenguese, Ndërmjetëse, Pajtimtare nuk është duke u pranuar nga disa grupe t
ë  ndara në Kishën Katolike.

Unë nuk jam e pranuar në shumë qarqe për sa i përket rolit që duhet të luaj në shpëtimin e shpirtrave.

Biri im i gjorë është shumë i lënduar, nga mënyra se si Unë, Nëna e Hyjit, jam lënë mënjanë.

Roli im, si shkatërruese e gjarprit nuk është kuptuar.

Unë kam qenë bekuar me Hiret, dhe fuqinë, për ta mundur dhe shkatërruar të ligun.

Ai, i ligu, ka shumë ndjekës nga brenda Kishës Katolike të cilët duan ta kundërshtojnë fuqinë që më është dhënë mua nga Hyji Më i Larti.

Epoka e Paqes, për të cilën unë fola në Fatima, është harruar.

Kjo Epokë e Paqes do të ndodhë pas Ardhjes së Dytë të Birit tim dhe do të zgjasë 1,000 vjet.

Kjo do të ndodhë kur Qielli dhe Toka do të bashkohen si një Parajsë e Re e Lavdishme.

Për shkak të besimit të fëmijëve të mi dhe të përkushtimit të tyre ndaj meje, Nënës së tyre të dashur, shumë shpirtra do të hyjnë në Parajsën e Re.

Satani po punon fort tani për të bindur pjesëtarë të Kishës Katolike se kjo nuk do të ndodhë.

Roli im si Nënë e Shpëtimit, dhe Bashkë-Shpenguese që punoj përkrah Birit Tim të Dashur për të lajmëruar Ardhjen e Dytë, është duke u mohuar.

Fëmijë, lutuni që ata shpirtra, viktima të mashtruesit brenda Kishës Katolike, të mos i largojnë fëmijët e mi nga momenti i tyre i shpëtimit.

Lutuni që Papa Benedikti të mund ta ndalojë këtë ligësi të mos depërtojë nëpër Kishën Katolike.

Kurrë mos u dorëzoni f
ëmijë në luftën tuaj pët të mbrojtur të Vërtetën.

Premtimi i Birit Tim për t’u kthyer që ta çojë njerëzimin drejt Jetës së Përjetshme në Parajsë është gati për t’u përmbushur. Por Ai do të kundërshtohet në çdo hap të udhës nga ata shpirtra që e kanë lejuar mashtrimin e të ligut për t'ua kthyer mendjet.

Besnikëria, brenda Kishës, përkundrejt Birit tim do të dobësohet.

Roli im si Bashkë-Shpenguese, Ndërmjetëse, Pajtimtare nuk do të pranohet.

Lutuni që priftërinjtë e Birit Tim të qëndrojnë të fortë dhe ta mbrojnë të Vërtetën.