Kerko Mesazhet ketu

Showing posts with label Mungesa e Besimit. Show all posts
Showing posts with label Mungesa e Besimit. Show all posts

Friday, 19 February 2016

Gabim klasik i bërë kur përpiqeni të afroheni më pranë Meje

E Diel, 18 Shtator 2011, në 18:50

Unë vij në Emrin e Jezu Krishtit, Birit të Hyjit Më të Lartit. Unë Jam Ai.

Bija Ime fort e dashur, përse njeriu vazhdon të kërkojë përgjigje rreth ekzistencës së tij përmes shkencës? Ata kërkojnë e kërkojnë, por përgjigjet në të cilat ata arrijnë janë të pavërteta dhe kaq shumë larg ndaj Ekzistencës së Vërtetë të Realitetit Shpirtëror të Mbretërisë së Atit Tim, saqë ju duhet të luteni për këta shpirtra.

Unë e di se për ta pranuar të Vërtetën e Ekzistencës Sime dhe atë të Atit Tim të dashur, është shumë e vështirë, fëmijë. Sepse sa herë që sytë tuaj e shohin kalimthi të Vërtetën, Satani e kthen kokën tuaj në anën tjetër. Në pjesën më të madhe të kohës ai do të përdorë logjikën për t’i bindur fëmijët e Mi se Mbretëria e Atit Tim është thjesht një krijim i imagjinatës së njerëzve. Ai pastaj do të përdorë rehatinë e botës materiale për t’ju bindur se ato duhet të jenë përparësia juaj.

Pastaj janë shpirtrat që e kuptojnë të Vërtetën. Ata bëjnë një gabim klasik kur përpiqen të afrohen më pranë Meje. Është e lehtë për ta të sigurojnë që sapo të mirat e tyre materiale të jenë arritur, ata pastaj të mund të vazhdojnë në udhëtimin e tyre shpirtëror. 

Por nuk funksionon kështu. 

Ju duhet, me çdo mjet, të mbroni familjet dhe shtëpitë tuaja. Ju duhet t’i ushqeni ata që varen nga ju. Pas kësaj, ju duhet të më vini Mua të parin, përpara të gjitha gjërave materiale. Kjo do të jetë pasaporta juaj për në Qiell. Njeriu s’është asgjë pa Hyjin. Asnjë luks material nuk mundet dhe nuk do ta zëvendësojë Dashurinë e Hyjit. As dhe nuk mund t’i konsideroni të vlefshëm apo të vendosni të njëjtën vlerë mbi to, nëse ju dëshironi me të vërtetë që të më përqafoni Mua në zemrën tuaj.

Kini besim tek Unë dhe pjesa tjetër do të ketë kujdesin e vet. Nëse ju përpiqeni të bëni gjithçka sipas vetes suaj dhe mbështeteni pas pasurisë, për të pasur më të mirën e të dy botëve, ju do të mbeteni të zhgënjyer.

Mbajeni mend, Dashuria Ime për ju do t’i ushqejë shpirtrat tuaj. Pasuria materiale do të ushqejë dëshirat tuaja trupore, por ato do të shkojnë me kalimin e kohës dhe ju do të mbeteni pa asgjë.

Ju lutem, fëmijë, pavarësisht nga sa e vështirë është, më lejoni Mua t’ju drejtoj në udhën e vërtetë drejt lumturisë së përjetshme. Thjeshtë më kërkoni Mua ndihmë dhe Unë do t’ju përgjigjem.

Mësuesi dhe Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/09/18/classic-error-made-when-trying-to-become-closer-to-me/

Saturday, 5 December 2015

Njerëz të Zakonshëm, Njerëz të Mirë më Kthejnë Mua Shpinën

E Enjte, 23 Qershor 2011, në 21:10

Bija Ime fort e dashur, gëzimi që ti ndjen sot është si rezultat i hireve të hedhura mbi ty gjatë Adhurimit dje. Tani ti e di se sa e rëndësishme është që të më lejoni Mua të hedh hire të tilla mbi shpirtrat gjatë kësaj kohe më të veçantë kur jeni në shoqërinë Time personale.

Si t’i identifikoni shpirtrat e humbur

Sot Unë dua t’ju flas për shpirtrat e humbur në botë dhe si t’i identifikoni ata. Ndjekësit e Mi shpesh gabimisht besojnë se shpirtrat e humbur janë ata në mëkat mortor. Kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Një shpirt i humbur mund të jetë një person që nuk beson tek Unë, apo tek Ati Im i Përjetshëm. Një shpirt i humbur mund të jenë gjithashtu ata fëmijë kaq të dhënë pas përpjekjeve të tyre të përditshme për të fituar para, për të ndërtuar pasuri, karrierë dhe duke dëshiruar gjëra materiale. 

Gjithçka për shkak të gëzimit që ata besojnë se këto gjëra do t’iu sjellin atyre në jetën e tyre të ardhshme. Këta janë njerëz të zakonshëm, njerëz të mirë, por që më kthejnë Mua shpinën.

Shumë nga këta fëmijë të Mi janë zemër mirë. Ata mund të jenë plot me dashuri për njerëzit, familjet dhe miqtë e tyre. Ata mund të jenë të njohur dhe të pëlqyer. Dhe prapë ata mund të jenë shpirtra të humbur. Si është kështu mund të pyesni ju? Sepse ata nuk besojnë se shpirti i tyre është po aq i rëndësishëm sa edhe nevojat e tyre fizike dhe prandaj ata e neglizhojnë atë. Duke e neglizhuar shpirtin e tyre ata janë të prirur ndaj tundimeve të hedhura në udhën e tyre çdo ditë. Ata e kanë të vështirë t’i rezistojnë të mirave materiale pa menduar se koha që ata investojnë në ambiciet e tyre mund të kalohet duke treguar dashuri ndaj të tjerëve përmes artit të ndarjes me të tjerët. Në përpjekjet e tyre për para ata mund të bëhen krenarë. Krenaria e bën të vështirë të silleni si një ndjekës i Imi i vërtetë.

Fëmijë, nëse ju e kaloni gjithë kohën tuaj duke ndjekur ëndrrat që ju besoni se kjo botë ka për t’ju ofruar – pasuri, zotërime dhe pozita pushteti – mbetet fare pak kohë për t’u lutur apo për t’i ushqyer shpirtrat tuaj për jetën tjetër. Kaq shumë nga fëmijët e Mi kurrë nuk mund ta kuptojnë se përse të mirat materiale i lënë ata të zbrazët përbrenda. Ata nuk i dëgjojnë ata ndjekës të Mi të cilët e njohin të Vërtetën. Duke mos arritur ta pranojnë Ekzistencën e Hyjit Atit të Gjithëpushtetshëm, ata nuk mund të arrijnë të kënaqin njeri tjetër përveçse veten e tyre. Nga jashtë këta njerëz bëjnë jetë aktive, të shëndetshme, me argëtime dhe pa shqetësime në botë. Por ky lloj të jetuari nuk mund të arrihet në mënyrën e duhur pa besuar në jetën e përjetshme. Përulësia mungon në jetën e tyre.

Ju mund të thoni, në mbrojtje të tyre, se ata duhet t’i ushqejnë familjet e tyre dhe të kujdesen për të tjerët që varen prej tyre dhe prandaj ata punojnë drejt këtyre qëllimeve. Përgjigja Ime është jo ata nuk e bëjnë këtë. Ata nuk kanë për qëllim të ushqejnë familjet e tyre. Në shumë raste ata synojnë për më tepër për të kënaqur joshjet e tyre. Sa më shumë që e bëjnë këtë, aq më tepër ata bëhen të humbur për Mua dhe Atin Tim të Përjetshëm.

Nëse fëmijët e Mi nuk zgjohen dhe të njohin mënyrat me të cilat Satani i përdor të gjitha joshjet e lavdishme të botës, për t’ju zhytur në një ndjenjë të rreme të sigurisë materialiste, ju nuk mund të vini tek Unë. Koha duhet kaluar në këtë jetë për ta lavdëruar Krijuesin tuaj – të kujdeseni për fqinjin tuaj përmes punëve të bamirësisë – duke i vënë nevojat e të tjerëve para atyre tuaja – duke ecur në hapat e Mia.

Nëse fëmijët e Mi që nuk besojnë në Hyjin Atë, apo që e besojnë Atë por që e zgjedhin më të përshtatshme që të lënë mënjanë ndonjë nderim ndaj Tij sepse janë më të preokupuar me çështjet materiale, do ta kenë të vështirë të hyjnë në portat e Qiellit, Parajsa e Vërtetë që ata dëshirojnë. Toka është vetëm një fazë në gjithë qenien tuaj. Qielli, madje edhe një shikim i shpejtë i çfarë ai ofron, nuk mund të përjetohet në jetën tuaj mbi Tokë. Asnjë nga këto kënaqësi të botës nuk ia vlen t’i ndiqni nëse kjo do të thotë se do të humbisni xhevahirin që është Qielli.

Cilësitë kryesore për të hyrë në Mbretërinë Time të Lavdishme janë besimi, dashuria, përulësia dhe një dëshirë për të më kënaqur Mua.

Mësuesi juaj i dashur dhe Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit
Jezu Krishti

Wednesday, 27 November 2013

Në atë ditë, Unë do të mbledh të Gjallët

E Martë, 19 Nëntor 2013, ora 20:00

Bija Ime fort e dashur, në jetën e shumë t
ë Krishterëve, Unë jam bërë si një i afërm që ju turpëron për të Cilin ju duhet të kujdeseni, herë pas here, por që duhet të mbahet i fshehur, gjatë gjithë kohës. Kjo është se si shumë prej atyre të lindur të Krishterë, dhe që janë larguar prej Meje, më konsiderojnë Mua tani. Unë Jam me pak rëndësi dhe prapë, kur ata janë në hall, më thërrasin Mua, vetvetiu, sepse ajo është si një natyrë e dytë për ata.

Përse, oh përse, nuk munden ata të më pranojnë Mua? Çfarë e ka larguar njeriun prej Meje? Përse shërbëtorët e Mi të bekuar kanë dështuar t’i sjellin ata tek Unë? Vuajtja Ime është e njëjtë sot ashtu si ishte gjatë Mundimeve të Mia në Kryq dhe tani ata që kanë mbetur besnikë ndaj Meje së shpejti do të më braktisin Mua. Ata do ta bëjnë këtë sepse do të fillojnë të ri-vlerësojnë njohuritë e tyre se Kush, sakt
ësisht, Jam Unë, dhe çfarë do të thotë me të vërtetë Besëlidhja Ime – të gjitha këto për shkak të herezive që do të vijnë.

Gjithë nderimi ndaj Meje, në Kishat e Mia, së shpejti do të zvogëlohet thjesht në një përshëndetje me kokë në drejtimin Tim. Ata nuk do të përkulen më para Tabernakullave të Mia. Ata nuk do të përkulen apo gjunjëzohen më para Meje, as edhe nuk do të luten para Trupit Tim në Kryq, sepse nuk do të jetë Imazhi Im që do t’ju kërkohet të nderojnë. Unë do të fshikullohem dhe do të bëhem të dukem qesharak. Fjalët e Mia do të kthehen në dërdëllisjet më të çuditshme dhe e Vërteta e vdekjes Sime në Kryq do të hidhet tutje.

Prania Ime është akoma në Tokë në këtë kohë. Ju nuk duhet të më braktisni Mua, sepse kur ju e bëni këtë, Drita Ime do të shuhet dhe pastaj ju do të gllabëroheni nga errësira. Vetëm ata që qëndrojnë besnikë ndaj Meje mund ta ruajnë Flakën Time dhe kur Drita e Kishës Sime në Tokë të zbehet deri në një shkëndijë të dobët – atëherë thirrja finale do të dëgjohet prej Qiellit. Në atë ditë Unë do të mbledh të Gjallët. Ata që mbeten do të qëndrojnë me armiqtë e Hyjit ndaj të cilëve ata dhanë besnikërinë e tyre. Asnjë gëzim nuk do të përjetojnë më ata pas kësaj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/19/on-that-day-i-will-gather-the-living/

Sunday, 6 October 2013

Shumë do të më tradhëtojnë Mua duke pranuar fallcitetet

E Shtunë, 21 Shtator 2013, ora 13:45 
Bija Ime fort e dashur, Fuqia Ime do të vërshoj brënda zëmrave të besimtarëve tani kur ata, përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, do të ndjejnë një ndjenjë qetësie pavarësisht nga braktisja e madhe, të cilën ata kanë filluar ta dëshmojnë në Kishën Time. 
Unë, përmes Fuqisë dhe Lavdisë së Atit Tim të dashur, ju jap juve, dishepujt e Mi të dashur, forcë dhe kurajo të madhe gjatë këtyre sprovave. Juve po ju jepen këto Dhurata përmes Lutjeve të Kryqëzatës, sepse pa ato ju do ta keni të pamundur t’i rezistoni persekutimit fetar, që vijon. Juve po ju jepen këto Dhurata që të mund të shpëtoni të tjerët, të cilët do ta refuzojnë Thirrjen Time nga Qielli dhe që do të enden, të pafajshëm, në strofkën e luanit, ku i gjithë Ferri do të lëshohet. Sa të hyjnë në strofkën e errësirës, ata do të përfshihen në ritualet pagane. Shpirtrat e tyre do të ekspozohen ndaj shpirtit djallëzor dhe, brënda një kohe shumë të shkurtër, ata do të bëhen të verbër ndaj të Vërtetës – Fjalës së Shenjtë të Hyjit, e dhënë që nga fillimi. 
Shumë do të më tradhëtojnë Mua duke pranuar fallcitete. Prapë, atyre ju ishte dhënë e Vërteta përmes Vdekjes Sime në Kryq. Shumë nga dishepujt e Mi, kur Unë eca në Tokë, më tradhëtuan Mua në ditët para Kryqëzimit Tim. Duke imituar Farizenjë, ata bërtisnin këto fjalë: “Largohu prej meje, Ti flet herezi. Ti i tall Farizenjtë, që flasin në Emrin e Zotit. Ti je një gënjeshtar dhe Ti flet djallëzi. Ti je biri i Satanit.” 
Tani që Unë ju pregatis të gjithëve ju për Ardhjen Time të Dytë, ju do të nxirrni të njëjtat akuzime përsëri. Unë vij tani, përmes këtyre Mesazheve Hyjnore nga Qielli, për t’ju sjellë të Vërtetën, edhe pse ju dini gjithçka për Mua. Unë e bëj këtë sepse e Vërteta do të hiqet në Kishën Time. Ju së shpejti do të pranoni gënjeshtrat në Emrin Tim dhe e Vërteta nuk do të gjendet asgjëkundi.

Kujtojini këto Fjalë. Unë vij vetëm për të kryer Premtimin Tim ndaj Atit Tim. Unë vij për t’ju sjellë juve shpëtimin final që ju është premtuar. Satani nuk do që kjo të ndodhi, por ai nuk mund të më ndaloj Mua. Por çfarë ai do të bëj është që të pengoj shumë prej fëmijëve të Hyjit të pranojnë Mëshirën Time finale. Ai do ta bëj këtë nëpërmjet ndihmës së armiqve të Mi, të cilët ai i ka joshur tani brënda Kishës Sime në Tokë. 
Zgjohuni ju që jeni në gjumë. Unë do të vij si një hajdut natën. Vetëm ata që janë të pregatitur do të  shpëtojnë.Jezusi juajhttps://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/21/many-will-betray-me-by-accepting-falsities/

Saturday, 27 April 2013

Këto vepra të këqija duhet të ndodhin, ndërsa Toka po pastrohet

E Mërkurë, 24 Prill 2013, ora 14:40

Bija Ime e dashur, ndërsa Unë vazhdoj ta pastroj botën me Dhuratën Time të Shpirtit të Shenjtë, aq më e madhe urrejtja do të shtohet për Mua, Jezu Krishtin.

Ndërsa Prania Ime rritet brënda zemrave të njerëzve, sasia e urrejtjes do të shihet mes veprave të atyre që e kundërshtojnë Fjalën Time Më Të Shenjtë.

Ata që vazhdojnë të sjellin ligje, që blasfemojnë kundër Hyjit, do të shtojnë çdo përpjekje për të njollosur Fjalën e Hyjit. Këto vepra të këqija duhet të ndodhin, ndërsa Toka po pastrohet. Ndërsa pastrimi intensifikohet, po ashtu edhe ligësia e mëkatit do t’ju ekspozohet. Ju do të vini re se çdo vepër e imagjinueshme, që është kundër Hyjit, do të reklamohet nga ata armiqtë e Mi.

Shumë do të pohojnë pafajësinë e tyre, por këto vepra nuk do të pranohen nga ata të Mitë, që e njohin të Vërtetën. Dhurata e dijes, të cilën Unë e dhuroj tek shumë shpirtra, do të thotë se këto vepra të liga të kryera nga ata në postet në fuqi, që kontrollojnë shtetet, do të shihen për çfarë janë – vepra e Satanit.

Shpirtrat djall
ëzor të Satanit e kanë shtuar praninë e tyre në shpirtrat e atyre që nuk besojnë në Zot. Të pakënaqur janë ata që shpirtra të tillë i kanë kthyer shpinën Hyjit, këta shpirtra të liq i shtyjnë këta njerëz të kryejnë mëkatet më të turpshme. Me kalimin e kohës, këta shpirtra bëhen kaq të korruptuar dhe të mbushur me urrejtje për Hyjin, sa do të zhyten në një errësirë, e cila kurrë nuk do ta toleroj Dritën e Hyjit.

Dijeni se Mëshira Ime është e madhe. Do të jetë vetëm prej Mëshirës Sime që këta njerëz do të mund të shpëtohen. Nuk ka anjë shpresë tjetër për ata, sepse shumë nga këta shpirtra të torturuar nuk janë të aftë që sipas vullnetit të tyre të lirë – kaq të infektuar janë – të kërkojnë Dorën Time të Mëshirës. Ata prej jush që më njohin Mua dhe që më duan Mua duhet t’i ndihmojnë këta njerëz të gjorë duke lypur për shpëtimin e shpirtrave të tyre. Ju duhet të kërkoni që ata të kthehen tek Unë tani, që Unë të mund të ndërhyj për të ndaluar persekutimin që ata kanë për qëllim të shkaktojnë mbi botë.

Ju duhet të më luteni Mua, përmes sakrificave tuaja personale, që ata të ndalojnë genocidin që janë duke e planifikuar. Forma më e keqe e genocidit do të shikohet përmes luftrave të padrejta dhe vrasjes së të pafajshmëve në barkun e nënës.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/24/these-vile-acts-must-come-to-pass-as-the-earth-is-being-purified/

Tuesday, 23 April 2013

Kur njeriu nuk beson në Zot, ai nuk e pranon ndryshimin midis të drejtës dhe të gabuarës

E Shtunë, 20 Prill 2013, ora 16:45

Bija Ime fort e dashur, Qielli është plot me trishtim për shkak të dhimbjes që ndjekësit e Mi të dashur do të duhet të durojnë në Tokë. Të gjithë engjëjt dhe shenjtor
ët bashkohen në një për t’u lutur për njerëzimin, ndërsa ai duron një sulm të tillë të ligë nga Satani dhe të gjithë shpirtrat e tij djallëzor.

Ndërsa lutjet e tyre pranohen nga Unë dhe zbatohen, Unë i kërkoj të gjithë atyre që e deklarojnë veten të jenë t
ë Krishterë të luten si kurrë më parë.

Lutjet e ofruara çdo ditë për mbrojtjen kundër forcave djallëzore, që e kanë pllakosur Tokën, do të ndihmojnë për pastrimin e saj nga shpirtrat djallëzorë.

Ju duhet të qëndroni me shpresë, dhe kur mbeteni besnik ndaj Meje, ju do të bëheni akoma më të fortë.

Forca e t
ë Krishterëve, të bashkuar në të Vërtetën e Hyjit, do të paraqesi një mur mbrojtës të fuqishëm kundrejt bishës, planet e të cilës për të lënduar fëmijët e Hyjit sa vjen e po shfaqen në këtë kohë. Ju duhet të qëndroni para Meje, të deklaroni dashurinë tuaj të pafund për Mua dhe Unë do t’ju udhëheq në ushtrinë Time, e cila kurrë nuk do të mposhtet. Ndërsa ushtria Ime shtohet në numër dhe kur miliarda më shumë kthehen dhe më pranojnë Mua, kjo do të ndihmoj në vrasjen e bishës.

Detyra juaj, ndjekësit e Mi të dashur, është të përqëndroheni tek ata që do ta refuzojnë Dorën Time të Mëshirës. Pavarësisht se ju talleni në Emrin Tim, e gjitha që ju duhet të bëni është të luteni për shpëtimin e shpirtrave. Dijeni se ushtrisë së Hyjit në Tokë do t’i dhurohen hire të veçanta për ta bërë të aftë të sjelli me vete shpirtrat e atyre që e dyshojnë Fjalën Time të Shenjtë.

Dyshimet, kur lejohen të keqësohen, e largojn
ë njeriun nga Hyji. Dyshimet vihen në zemrat e njerëzve nga Satani me qëllim që t’i mashtroj fëmijët e Hyjit të besojnë se Ai, Hyji, nuk Ekziston.

Kur njeriu nuk beson në Zot, ai nuk e pranon ndryshimin midis të drejtës dhe të gabuarës. Pa udhëzim nga Zoti, ai do të bier në çdo kurth të ngritur para tij nga Satani. Sa shumë urrejtje pastaj shfaqet në zemrat e njerëzve, sepse menjëherë sa ata e lënë veten të ekspozuar ndaj të ligut, zemrat e tyre mbushen me zemërim. Zemërimi më i madh do të drejtohet tek t
ë Krishterët, dhe prapë këta njerëz nuk do ta kuptojnë përse ndjehen në këtë mënyrë. Prandaj dhe ata që pohojnë se nuk besojnë në Zot kalojnë më shumë kohë duke i kritikuar ata që besojnë.

Lutuni, lutuni, lutuni për shpirtrat e tyre.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/20/when-man-does-not-believe-in-god-he-does-not-accept-the-difference-between-right-and-wrong/

Saturday, 3 November 2012

Për Hebrenjtë, ata do ta pranojnë më në fund se Mesia i Vërtetë ka ardhur

E Shtunë, 20 Tetor 2012, në 22:30

Bija Ime fort e dashur, Ardhja Ime e Dytë do të jetë kapitulli përfundimtar në përmbushjen e Besëlidhjes Sime. Kjo Besëlidhje do të shikojë lindjen e Jerusalemit të Ri.

Ky Jerusalem i Ri do të tregojë bashkimin e gjithë fëmijëve të Hyjit, që e pranojnë Fjalën e Zotit.

Për Hebrenjtë, ata do ta pranojnë më në fund se Mesia i Vërtetë ka ardhur për t’iu sjellë atyre shpëtimin që e dëshirojnë.

Unë, Jezu Krishti, nga Shtëpia e Davidit, do të vij si Shpëtimtar, sipas Vullnetit të Shenjtë të Hyjit të Vërtetë dhe të vetëm.

Ata më refuzuan Mua, Birin e Hyjit, i Cili u mishërova herën e parë. Këtë herë, Unë do të vij nga Qielli dhe do ta mbështjell Popullin Tim të Zgjedhur me dhuratën e Mbretërisë Sime të Re.

Ata përfundimisht do të jenë në paqe, sepse e Vërteta, do të shihet prej tyre, dhe ata do ta pranojnë Ekzistencën e Hyjit Trinitar. Ka vetëm një Hyj. Nuk mund të ketë asnjë më shumë. Prandaj Unë jam i bashkuar me Atin Tim. Unë Jam Zot. Unë u mishërova për t'i treguar njerëzimit Mëshirën Time dhe për t'i shpëtuar ata nga dënimi përfundimtar. Shpirti Im i Shenjtë është gjithashtu i bashkuar me Hyjin e vetëm, ndërsa Ai shfaqet brenda shpirtrave të profetëve dhe i ndez shpirtrat e fëmijëve të Hyjit.

Sa shumë njerëz do të luftojnë ashpër kundër Ardhjes Sime të Dytë, përfshirë edhe ata që besojnë në Hyjin e Vërtetë dhe të vetëm. Ata, ashtu siç ndodhi në të shkuarën, nuk do ta pranojnë Fjalën e Hyjit, ashtu si ajo është zbuluar përmes profetëve.

Shumë të Krishterë të mirë dhe të devotshëm do të vazhdojnë ta refuzojnë Fjalën Time, deri në fund.

Fjala Ime do të sfidohet dhe do të copëtohet, nga Kisha Katolike, në veçanti. Por dijeni këtë. Koha për Ardhjen Time të Dytë është afër, dhe ata që vazhdojnë të më refuzojnë Mua dhe premtimin që Unë i bëra Atit Tim për të Krijuar Mbretërinë e Tij mbi tokë, do të lihen mënjanë.

Pasi që Mëshira Ime e Madhe të jetë zbuluar, dhe kur çdo mundësi t’i jetë dhënë të gjithë atyre që nuk duan ta pranojnë të Vërtetën, atëherë durimit Tim do t'i vijë fundi.

Jezusi juaj 

Saturday, 27 October 2012

Krishtërimi po sulmohet për një arsye kryesore

E Mërkurë, 3 Tetor 2012, në 13:30

Unë jam partneri yt i dashur mistik, Biri i Njeriut, i lindur prej Virgjërës Mari të Papërlyer.

Bija Ime fort e dashur, çdo tmerr që Unë e dëshmova ne Kopshtin e Gjetsemanit, kur Unë u sulmova, nga i ligu, po shpaloset në botë tani, drejt para Syve të Mi.

Njerëzit, kudo, e kanë humbur besimin e tyre. Ata enden në një det konfuzioni, dhe në një gjendje me fe të braktisur, të padëshmuar në botë në një shkallë kaq të madhe më përpara.

Dashuria për njëri-tjetrin ka vdekur.

Respekti për nevojat e tjetrit nuk konsiderohet më të jetë një sjellje e admirueshme.

Lakmia, epshi dhe zilia i kontrollojnë mendjet e shumë njerëzve në botë tani. Të ftohtë në zemrat e tyre, ata nuk e vlerësojnë më jetën, në vetvete, dhe nuk mendojnë asgjë rreth vrasjes. Ajo merret si e mirëqenë.

Krishtërimi po sulmohet për një arsye kryesore. Ajo është për të lejuar që ligjet, të cilat e pranojnë mëkatin, të futen me lehtësi brenda vendeve tuaja.

Fiksimi pas feve të rreme dhe idhujve të rremë është jashtë kontrollit.

Kisha Ime po rrëzohet dhe shërbëtorët e Mi të shenjtë, në pjesën më të madhe, nuk janë duke e theksuar rrezikun e mëkatit dhe të vërtetën e jetës së përjetshme.

Urrejtja, lufta, lakmia, epshet, zilia dhe dashuria për vetveten janë të gjitha të lidhura në një gjendje të rreme, një gjendje, e cila nuk ka asnjë ngjashmëri me të Vërtetën e Mësimeve të Mia.

Unë e kuptova atëherë, në Kopshtin e Gjetsemanit, se Vdekja Ime në Kryq, nuk do të ishte parë për çfarë ajo ishte, prej këtij brezi sot. Kjo ishte dhimbja, që e copëtoi Zemrën Time si një shpatë.

Sakrifica që Unë bëra për njeriun, për ta shpenguar atë në Sytë e Atit Tim, nuk është e mirënjohur sot. Sa shumë kanë harruar ata. Sa shumë gjëra nuk u janë thënë atyre. E gjithë kjo ka të bëjë me mëkatin e tolerancës, të paraqitur botës si një gjë e mirë.

Luftërat dhe urrejtja përhapen si një virus, sepse ato janë planifikuar nga i ligu. Dhimbja e ndjekësve të Mi do të bashkohet me dhimbjen Time për të dëshmuar turpet e kobshme, që do të nxirren prej gojëve të atyre udhëheqësve të Qeverive, të cilët ndjekin gënjeshtrat e futura në shpirtrat e tyre nga Satani.

Satani dhe djajtë e tij janë shumë të fuqishëm. Kurrë mos mendoni për as edhe një minutë se është e lehtë të lirohet mbërthimi që ata kanë mbi një person që i ka lejuar ata të depërtojnë në shpirtin e tij. Ata nuk do heqin dorë lehtë dhe do t’i pengojnë shpirtrat që duan të kthehen tek Unë, Jezusi i tyre, për ndihmë, duke i bërë ata të ndjehen të pashpresë.

Këta shpirtra do ta ndjejnë shumë të vështirë që të luten. Fjalët nuk do t'iu dalin nga goja. Ata do të ndjejnë një pakënaqësi të plotë ndaj të menduarit për Mua. Sado që ata të mundohen, ajo do të jetë një detyrë e vështirë.

Ata që thonë se janë njerëz të mirë, që nuk i lëndojnë të tjerët, por, që nuk më pranojnë Mua, Jezusin, në jetët e tyre, le ta dinë këtë. Ju nuk jeni një ndjekës i Krishtit. Nëse ju nuk vini tek Unë, ju nuk mund të pranoheni në Mbretërinë e Atit Tim.

Për të hyrë në Mbretërinë e Atit Tim kërkohet përgatitje. Satani mund të lëvizë aq shpejt për t’i shpërqendruar shpirtrat sa shumë vetë kapen të pavetëdijshëm.

Këto kohë të trazirave të mëdha në botë, dhe mungesa e dijenisë për Atin Tim, Hyjin Krijues të të gjitha gjërave, mund të çojnë vetëm në një gjë.

Në katastrofë. Ndëshkimet do të derdhen përmbi mbarë botën me qëllim për ta shpëtuar njerëzimin, për ta pastruar njerëzimin.

Nëse njerëzit refuzojnë të dëgjojnë, ata nuk do ta ndjejnë të Vërtetën.

E Vërteta do të shpëtojë, jo vetëm jetët e tyre në tokë, por do t'iu japë atyre Jetën e Përjetshme.

Mos-arritja për ta pranuar të Vërtetën çon në vdekje, si të trupit ashtu dhe të shpirtit.

Koha ka ardhur për njerëzimin që të bëjë një zgjidhje. Unë nuk mund t'i detyroj ata të më ndjekin Mua. Me gjithë dhuratat, hiret dhe mrekullitë që do t’iu jepen atyre, ata prapë do ta kthejnë shpinën.

Me gjithë Mëshirën Time të Madhe, disa përsëri do të zgjedhin vdekjen, përmbi jetën.

Jezusi juaj 

Thursday, 13 September 2012

Ky është misioni Im i fundit në tokë ku Mesazhe të Shenjta nga Trinia e Bekuar po i jepen botës

E Martë, 7 Gusht 2012, në 15:50

Bija Ime fort e dashur, Dashuria Ime për ty është aq e fortë, sa edhe aq intime, edhe pse nuk të duket si e tillë në këtë kohë.

Ti ke nevojë të kalosh më tepër kohë në Shoqërinë Time sepse vetëm duke e bërë këtë, do të gjesh paqe në këtë mision.

Hiret e Mia po e mbushin shpirtin tënd tani që ti të mund t'ia komunikosh botës mesazhet e Mia në kohën më të shpejtë të mundshme.

Sa i lodhur jam Unë dhe i vetmuar në Zemrën Time pikërisht tani, bija Ime.

Unë shqetësohem për ata shpirtra të pafajshëm që janë të paditur mbi ekzistencën Time. Të mirë në zemër dhe të Krishterë në mënyrën se si i trajtojnë të tjerët, por prapë ata nuk besojnë në ekzistencën Time.

Unë shikoj çdo ditë se si ata e bëjnë jetën e tyre të përditshme me aspak besim në ekzistencën e Hyjit apo në jetën e tyre të ardhme në Parajsën e Re.

Të lutem më ndihmo t’iu tregoj atyre se Unë i dua ata.

Përhape Fjalën Time dhe Unë do ta ndez ndjesinë e të kuptuarit në shpirtrat e tyre.

Nuk ka rëndësi nëse ata të refuzojnë ty, bija Ime, apo ndjekësit e Mi të dashur; gjithçka që nevojitet është që t'i bëni ata t'i lexojnë mesazhet e Mia.

Unë do të dërgoj Shpirtin e Shenjtë me qëllim që një shkëndijë, edhe pse e vogël, do të ndezë një flakë të Dashurisë Sime në shpirtrat e tyre.

Ky është misioni Im i fundit në tokë ku Mesazhe të Shenjta nga Trinia e Bekuar po i jepen botës.

Shpirti i Shenjtë është i pranishëm në këto Fjalë me origjinë Hyjnore. Ato janë ushqimi juaj për t’i ushqyer shpirtrat tuaj për t'ju ndihmuar të përgatiteni për betejë.

Dëgjojeni Fjalën e Shenjtë të Hyjit. Merreni atë, ndajeni me të tjerët dhe bashkojini të gjithë fëmijët e Hyjit gati për betejë.

Sillini të gjithë vëllezërit dhe motrat tuaja, sidomos ata që e kan
ë të vështirë të besojnë në Hyj, drejt Mëshirës Sime të Madhe.

Zemra ime gulçon nga dashuria për ta. Ata, secili prej tyre, janë fëmijët e Hyjit.

Unë kam nevojë për shpirtrat e tyre që Unë të kujdesem për të ardhmen e tyre, me qëllim që ata të kenë jetën e përjetshme dhe lumturinë.

Unë nuk duroj dot kur mendoj se çfarë do t'iu ndodhë atyre nëse Unë nuk arrij t'i shpëtoj ata.

Bija Ime, ndërsa Mëshira Ime Hyjnore do të shpëtojë shumë prej njerëzimit, Unë kam nevojë për ty dhe ndjekësit e Mi, shërbëtorët e Mi të shenjtë dhe njerëzit e zakonshëm që ta shpërndajnë rrjetën dhe t’i gjejnë të gjithë ata njerëz të mjerë, të pakënaqur dhe të paqartë që kanë nevojë për Dashurinë e Hyjit.

Shpërndajeni rrjetën e Dashurisë Sime, si një peshkatar, gjerë e gjatë dhe larg në vende ku Hyj është plotësisht i refuzuar, i përbuzur dhe sidomos i urryer.

Pastaj shkoni dhe gjejini fëmijët e çmuar të rinj të Hyjit që nuk dinë asgjë për Krishtërimin, megjithëse ata jetojnë në të ashtu-quajturat vende të Krishtera.

Shkoni larg, deri në Rusi, Kinë dhe në vende ku Hyji nuk nderohet dhe shkoni të kapini shpirtra.

Ushqejini ata me mesazhet e Mia. Nuk ka rëndësi se si ju komunikoni, por bëjeni atë në një mënyrë që të mos duket sikur ju po predikoni.

Tërhiqini ata përmes 
çfarë mund t’iu interesojë atyre. Përdorni çdo lloj mjeti të komunikimeve moderne për ta bërë këtë. Unë i dua ata sa më parë. Unë po mbështetem në përhapjen e Fjalës Sime nga të gjithë ndjekësit e Mi.

Unë do t'ju udhëzoj.

Ju do ta dini në zemrat tuaja se çfarë të bëni. Më kërkoni Mua që t'ju ndihmoj me këtë Lutje të veçantë të Kryqëzatës për t'ju bërë të fortë.

Lutja e Kryqëzatës (72) Lutja e Dishepullit

I dashur Jezus, unë jam gati të përhap Fjalën Tënde të Shenjtë. 
Më jep kurajën, forcën dhe dijen për të komunikuar të Vërtetën, 
që sa më shumë shpirtra të mund të sillen tek Ti.
Më merr brenda Zemrës Tënde të Shenjtë 
dhe më mbulo me Gjakun Tënd të Çmuar, 
që të mbushem me Hiret për të përhapur kthimin në besim për Shpëtimin e gjithë fëmijëve të Hyjit, në çdo cep të botës, pavarësisht se cili është besimi i tyre.
Unë shpresoj në Ty gjithmonë. 
Dishepulli yt i dashur. Amen.