Monday, 27 February 2012

Virgjëra Mari: Lutuni që lufta bërthamore të mund të shmanget në Iran

E Enjte, 23 Shkurt 2012, në 16:00 
Fëmija im është koha që fëmijët e mi të bashkohen si një në nderim të birit tim të çmuar, në mënyrë që lufta bërthamore të mund të shmanget në Iran.
Kjo luftë është shumë pranë dhe ju duhet të luteni fort për ta ndaluar atë, sepse ajo do të vrasë miliona fëmijë të Hyjit.
Satani dhe demonët e tij po punojnë për të shkaktuar shkatërrim të tmerrshëm.
Nëse ata i vrasin shpirtrat përpara se t’iu jepet mundësia që të shpengohen në sytë e Birit tim, atëherë ata do të jenë të humbur.
Ky është plani i të ligut.
Ai kërkon kaq shumë shpirtra për t’i parandaluar që të hyjnë në Mbretërinë e Atit Tim.
Rruzarja ime e Shenjtë, kur recitohet duke i thënë të gjitha misteret në një lutje, mund ta parandalojë luftën fëmijë. 
Bashkohuni tani për një ditë dhe recitojeni Rruzaren time të Shenjtë për ta ndaluar këtë luftë bërthamore që po planifikohet tani.
Lutuni për ata shpirtra të gjorë, jo vetëm në Iran, por edhe në ato vende që përfshihen në ngatërresa pa vullnetin e tyre. 
Lutuni gjithashtu për ato vende të varfra që po përdoren si gurë shahu në lojën e ligë të gënjeshtrave të planifikuara nga grupe, që nuk janë me Hyjin, Atin tim të Përjetshëm.
Shkoni tani fëmijët e mi dhe sillini të gjithë fëmijët e mi së bashku për t’u lutur në mënyrë që ta zbusni këtë krim të madh kundër njerëzimit.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

Friday, 24 February 2012

Agjërimi është i rëndësishëm për shpirtrat tuaj

E Mërkurë, 22 Shkurt 2012, në 19:00 
Maria e Mëshirës Hyjnore e mori këtë mesazh gjatë Adhurimit të Eukaristisë së Shenjtë.
Bija Ime fort e dashur tregoju fëmijëve të Mi se kjo periudhë e Kreshmës është një periudhë e reflektimit në qetësi, e sakrificave personale dhe është një mundësi për t'u lutur për shuarjen e luftërave në botë.
Imitojeni agjërimin Tim në shkretëtirë duke bërë sakrifica të vogla.
Agjërimi është i rëndësishëm për shpirtrat tuaj. Ai e pastron shpirtin dhe Më jep Mua një ngushëllim të madh.
Ju mund të shpëtoni shumë shpirtra duke agjëruar një herë në javë.
Kjo mund të bëhet sipas dëshirës suaj. Ajo që ka rëndësi është që ju ta ofroni këtë ditë për shpirtrat.
Përdoreni këtë kohë për të më ndihmuar në betejën Time për të shpëtuar shpirtrat.
Reflektoni mbi jetën Time në tokë dhe dhuratën që Unë ju dhashë, me vdekjen Time në kryq, për t’iu siguruar të gjithë fëmijëve të Mi Jetën e Përjetshme.
Këto pak javë të Kreshmës duhet të përdoren për të përgatitur shpirtrat tuaj dhe të atyre të vëllezërve dhe motrave tuaja.
Ju lutem të përgatiteni për javën e Shenjtë dhe për Pashkë duke e recituar këtë Lutje të Kryqëzatës (34) – Dhurata Ime e Agjërimit për Jezusin.
O Jezusi im, më ndihmo në mënyrën time të thjeshtë që të imitoj Jetën Tënde të Sakrificës për të shpëtuar njerëzimin.
Më lejo të ofroj Ty dhuratën e agjërimit, një ditë në javë gjatë Kreshmës, për të shpëtuar gjithë njerëzimin, që ata të mund të hyjnë në Portat e Parajsës së Re në Tokë.
Unë të ofroj Ty, Jezus i dashur, sakrificën time, me dashuri dhe gëzim në zemrën time.
Për të treguar Ty shkallën e dashurisë sime përmes kësaj sakrifice, unë të lutem Ty për Shpëtimin e çdo shpirti që mund të ketë rënë prej Hirit të Zotit.
Amen.
Mos lejoni që frika t’jua turbullojë shpresën tuaj për shpëtim të përjetshëm fëmijë. Pastrimi do të jetë i shpejtë.
Ju, ndjekësit e Mi që e pranoni Vulën e Hyjit të Gjallë jeni të bekuar.
Ju nuk duhet të shqetësoheni.
Ju duhet të qëndroni të fortë.
Ju duhet të keni gjithmonë shpresë dhe të përqendroheni tek Unë në çdo kohë.
Vetëm atëherë ju do të ngriheni dhe do të ecni pa hezitim në rrugën me gjemba.
Unë do t’ju udhëzoj dhe udhëheq në rrugëtimin tuaj në çdo hap të udhës.
Jezusi juaj i dashur

Përse i refuzoni paralajmërimet e Mia për t’u përgatitur për Ardhjen Time të Dytë?

E Martë, 21 Shkurt 2012, në 19:45 
Bija Ime fort e dashur, sa shumë po vuan në emrin Tim dhe të Atit Tim të dashur.
Duhet të qëndrosh e fortë pasi këto mesazhe do të provokojnë zemërim në disa qarqe megjithëse ato do t’i frymëzojnë dhe do t’iu japin forcë shpirtrave të tjerë.
Fjala Ime e Shenjtë qe refuzuar nga njerëz të ditur gjatë kohës Sime në tokë.
Unë u trajtova si një mashtrues nga priftërinjtë dhe ata që deklaronin të ishin njerëz të shenjtë.
Ata prej jush që thonë se trajtimi që m’u bë Mua ishte barbar, kanë të drejtë.
Se njerëzit që jetonin në ato kohë ishin të paedukatë, të rëndomtë dhe të ligj.
Se ata ishin mizorë në trajtimin që më bënë Mua, Shpëtimtarit të tyre.
Disa mund të thonë se ata ishin të paditur dhe se nuk dinin asgjë mbi Shkrimit e Shenjta. Por kjo nuk është e vërtetë. Sepse ata që jetojnë në botën e sotme, edhe pse janë më të arsimuar dhe me shumë njohuri, nuk janë aq të ndryshëm.
Ata që janë plotësisht të rrjedhshëm në Biblën e Shenjtë, që ju do të prisnit të ishin vigjilentë ndaj mësimeve të saj, në fakt janë të verbër ndaj të vërtetës.
Me gjithë diturinë e tyre për Librin e Shenjtë të Atit Tim, ata nuk ia kanë dalë që të përgatiten për kohën kur Unë do të vij përsëri.
Kur mendonin ata se do t’iu jepej kjo kohë?
Koha po afrohet shumë afër Ardhjes Sime të Dytë në tokë. 
Megjithatë, njerëzimi nuk është përgatitur për ardhjen Time.
Madje edhe shërbëtorët e Mi të shenjtë nuk predikojnë mbi rëndësinë e kësaj ngjarjeje nga më të lavdishmet. Përse ndodh kjo?
A nuk keni mësuar asgjë? Çfarë duhet të bëj Unë më tepër?
Kur mendonit ju se Unë mund të vija dhe pse mendoni se koha nuk është afër?
Çfarë është që ju verbon dhe jua mbyll veshët ndaj tingullit të zërit Tim?
Hidheni mantelin tuaj të floririt, argjendit dhe pasurive dhe pranojeni se ju nuk jeni asgjë pa Mua.
Pa hiret e Mia, ju nuk mund t’i përgatisni shpirtrat tuaj për kthimin Tim të lavdishëm.
Ati Im i dashur gjithmonë dërgon profetë për t’i përgatitur bijtë e Tij. Ai ka vepruar kështu qëkur koha filloi.
Përse atëherë ju i refuzoni paralajmërimet e Mia për t'ju përgatitur për Ardhjen Time të Dytë?
Unë ju lutem që të më dëgjoni Mua.
Unë nuk mund t’ju urdhëroj që të më dëgjoni sepse juve ju është dhënë dhurata e vullnetit të lirë. 
Unë kurrë nuk mund t’ju detyroj apo t’ju jap urdhrin që të veproni. Sepse kjo është e pamundur.
Ati Im kurrë nuk do të ndërhyjë me vullnetin tuaj të lirë.
Por Ai kurrë nuk do të hezitojë që t’ju paralajmërojë, t’ju udhëzojë dhe t’jua mbushi shpirtrat tuaj më hire për t'ju bërë të fortë.
Atyre me zemër të hapur Ai do t’iu japë dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.
Ata që janë fajtorë për krenari, snobizëm fetar dhe arrogancë, do ta kenë të pamundur që t’i hapin zemrat e tyre, sepse atyre iu mungon cilësia më e rëndësishme nga të gjithat. Përulësia. 
Pa përulësi dhe bujari në zemër ju nuk mund të vini pranë Zemrës Sime të Shenjtë.
Ejani tek Unë fëmijë. Më lejoni Mua t’ju marr brenda grigjës Sime dhe si një bari i mirë të mund t’ju udhëheq drejt shpëtimit.
Jezusi juaj
Shpenguesi i Njerëzimit

Thursday, 23 February 2012

Shumë shpejt një njeri do të vijë i cili do të deklarojë se jam Unë

E Mërkurë, 8 Shkurt 2012, në 20:45
Bija Ime fort e dashur nuk do të zgjasë shumë përpara se të gjitha profecitë e parathëna të zbulohen përpara një bote mosbesuese.
Madje dhe ato shpirtra të papastër që më shmangin Mua, Shpëtimtarin e Tyre Hyjnor dhe Atin Tim të Përjetshëm, nuk do të mbesin pa e vënë re. Ata do të mrekullohen se pse kjo po ndodh dhe për herë të parë më në fund do ta kuptojnë se ata nuk e kontrollojnë fatin e tyre.
Për të gjitha besimet e tyre të gabuara dhe për të drejtën e tyre të hamendësuar për përfitim personal, ata së shpejti do ta kuptojnë të vërtetën.
Bija ime rruga përpara është për t’u lutur që këto shpirtra, megjithëse të humbur për mua, të mos joshen nga anti-krishti dhe profeti i rremë.
Shumë shpejt, një njeri do të vijë i cili do të deklarojë se jam Unë. Por, sigurisht, kjo nuk mund të ndodhë sepse Unë nuk do të vij derisa të vijë fundi.
Megjithatë ai do t’i paraqesë të gjitha ato cilësi që do t’i mashtrojnë shpirtrat e varfër për të besuar se ai jam Unë.
Ai do të kryejë mrekulli, vepra të mëdha paqeje, veprime humanitare dhe vepra publike dashamirësie.
Ai do të adhurohet dhe fuqitë e tij do të vijnë nga satani, mbreti i errësirës.
Kaq bindës do të jetë ai, saqë kur ai të paraqesë shenja të ngjashme me ato të shenjtorëve të mëdhenj, shumë prej shërbëtorëve të Mi të shenjtë do të bien me përulje tek këmbët e tij.
Fjala Ime e dhënë ty, profetit të vërtetë të kohëve të fundit, do të refuzohet dhe do të hidhet poshtë si herezi.
Unë po të jap ty, bija Ime, shumë paralajmërime tani, kështu që sa më shumë prej bijve të Mi të mund t’iu jepet e vërteta përpara se kjo të ndodhë.
Mos u gënjeni nga ata që e lartësojnë veten në sytë tuaj sikur të ishin të shenjtë. Kurrë mos i ngatërroni veprimet humanitare sikur të jenë gjithmonë duke ardhur prej Meje.
I ligu është një gënjeshtar. Ai është dinak dhe herë pas here do të tregojë një pamje të jashtme si i dashur dhe bamirës.
Kini kujdes nga ato organizata që drejtohen nga individë shumë të pasur të cilët mburren për përpjekjet e tyre për ta shpëtuar njerëzimin. Shumë prej tyre punojnë në fshehtësi për të shfuqizuar fjalën Time.
Ky lloj mashtrimi do të përdoret nga anti-krishti për të rekrutuar ndjekës me qëllime të mira por mendjelehtë.
Sapo të josheni ju do të bini në kurth. Më pas do të gënjeheni për ta pranuar shenjën e bishës të cilën ju duhet ta shmangni me çdo kusht ose përndryshe ju do të jeni të humbur për Mua përgjithmonë.
Qëndroni në gatishmëri në çdo kohë.
Detyra juaj është e thjeshtë. Mbajeni mend se ka vetëm një Hyj, tri persona në Trininë e Bekuar – Hyji Ati, e Biri, e Shpirti i Shenjtë.
Çdo gjë tjetër, që t’ju paraqitet ndryshe, nuk ekziston.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

Hyji Atë: Ju ose jeni me Mua ose kundër Meje. Zgjedhja është e juaja

E Martë, 21 Shkurt 2012, në 00:30
Unë jam Hyji Atë, Krijuesi i të gjitha gjërave. Unë po flas me ty sonte në emër të Trinisë së Shenjtë.
Bija Ime, ka ardhur koha që e para nga vulat të hapet dhe sa shumë më trishton kjo Mua.
Unë kam premtuar se para se kjo të ndodhë Unë do ta ofroj Vulën Time të Mbrojtjes  mbi ballin e atyre që besojnë tek Unë. 
Tani Unë ju jap, fëmijë, një mundësi të fundit për t’u ngritur dhe të vendosni.
Ju ose jeni me Mua ose kundër Meje. Zgjedhja është e juaja. 
Atyre që e refuzojnë Fjalën Time të Shenjtë të dhënë këtij, profetit të ditëve të fundit, ju duhet të më dëgjoni Mua tani ndërsa flas.
Unë ju jap profetët që t’ju drejtojnë.
Përse e refuzoni dashurinë Time?
Përse i lejoni dyshimet t’ju verbojnë ndaj të vërtetës?
Sado që Unë t’ju dua, ka fare pak kohë dhe juve do t’ju jepen sekonda për të vendosur mbi fatin tuaj. Sepse me kohën, durimit Tim do t’i vijë fundi.
Shpërfilleni thirrjen Time, dhe ju do ta keni të vështirë për të më gjetur Mua në shkretëtirën që është para.
Nëse ju e pranoni Vulën Time të Dashurisë, ju do të jeni brenda mbrojtjes Sime në çdo kohë.
Kjo mbrojtje do t’i mbulojë familjet tuaja. 
Kjo është thirrja Ime e fundit për t’ju ofruar Vulën Time të Dashurisë.
Pas kësaj juve do t’ju duhet të përballeni me acarin e Mundimit të Madh të pambrojtur, të vetmuar dhe pa një vend për t’u mbështetur.
Unë kurrë nuk do t’ju detyroj, fëmijë, që të Më doni Mua. Kjo është vetë zgjedhja juaj dhe, sigurisht, dashuria mund të vijë vetëm nga zemra.
Unë po e shtrij dorën Time të dashurisë tani. Nëse ju më njihni Mua, ju do të më dalloni.
Nëse ju thoni se më njihni Mua por e refuzoni gjestin Tim të dashurisë dhe të mbrojtjes, atëherë ju në të vërtetë nuk më njihni Mua fare.
Fëmijët e Mi, qëndroni pranë Meje tani sepse vula e parë është hapur përfundimisht. 
Toka do të lëkundet kudo në pjesë të ndryshme të botës dhe atëherë ju nuk do të keni dyshime. 
Meqenëse Unë ju dua, Unë do të pres reagimin tuaj pas kësaj.
Kurrë mos i refuzoni profetët e Mi, sepse ju më refuzoni Mua.
Bëjini dëm ose shajini profetët e Mi, dhe ju më bëni të njëjtën gjë Mua.
Sepse është Zërin Tim nga Qielli që ju e ofendoni.
Është më mirë të mos flisni fare dhe të qëndroni në heshtje nëse keni dyshime. 
Tani është koha që profecitë të vërtetohen.
Shumë do të bien në gjunjë me turp dhe keqardhje kur të shikojnë se si refuzimet e tyre ndaj mesazheve të Mia, përmes profetëve të Mi të kohëve të fundit, më kanë copëtuar Mua në dysh.
Se si me dënimet dhe me përbuzjet e tyre, e kanë tallur Fjalën Time të Shenjtë.
Se si e vërteta ishte tepër e hidhur për ta që të përtypej dhe se si gënjeshtrat nga profetët e rremë dhe fallxhorët iu jepnin atyre rehatinë boshe që ata kërkonin.
Se sa larg prej Meje kanë rënë fëmijët e Mi.
Se sa mosmirënjohës ata janë.
Për ata që më njohin Mua, dhe e pranojnë Vulën Time, dijeni se ju do të keni jetën e përjetshme.
Ju kurrë nuk e vutë ne dyshim fjalën Time, sepse përulësia dhe dashuria juaj prej fëmije për Mua ishin të tilla, sa ju nuk e lejuat arsyen intelektuale t’jua bllokonte veshët ndaj të vërtetës.
Shumë nga profetët e Mi të vërtetë që u dërguan tek ju në këto njëzet vitet e fundit kanë pësuar tallje, abuzime, mundime dhe janë flakur në shkretëtirë. 
Për ata prej jush që kanë shpifur mbi mesazhet e Mia, ju duhet të keni turp.
Megjithatë ju i adhuruat profetët e rremë dhe u përkulët përpara tyre.
Juve po ju pyes, përpara cilit Hyj përkuleni?
Ju e dini se kush jeni. Ka ardhur koha që ju të përballeni me të vërtetën.
Sepse ju ose jeni për Mua ose kundra Meje. Nëse ju nuk arrini të më njihni Mua, atëherë ju jeni të humbur.
Ata që e dëgjojnë Zërin Tim, të më ndjekin Mua dhe të më ndihmojnë që të ndërtoj kishën Time të mbetur mbi tokë.
Unë do t’ju udhëheq përmes rrëmujës që do të sillet nga anti-krishti.
Ju nuk do të vuani mundimet që do t’iu bien atyre që nuk pranojnë t’i mohojnë idhujt e rremë, lakminë, materializmin dhe etjen për pushtet. 
Unë iu bëj thirrje të gjithë fëmijëve të Mi që të dëgjojnë.
Unë kërkoj që ju t’i hapni sytë përpara se të jetë tepër vonë.
Ati juaj i Dashur
Hyji Më i Larti

Hyji Atë: Ngrihuni tani, dhe pranoni Vulën Time, Vulën e Hyjit të Gjallë

E Hënë, 20 Shkurt 2012, në 00:20 
Bija Ime e dashur, Zemra Ime gulçon, me trishtim, për mëkatet e fëmijëve të Mi.
Sikurse çdo Ati të dashur, urrejtja e tyre e ligë për njëri-tjetrin, e copëton Zemrën Time në dysh.
Është si një shpatë që e shpon zemrën Time dhe që nuk largohet.
Unë jam Hyji Më i Larti, që për shkak të vullnetit të lirë që Unë iu kam dhënë të gjithë fëmijëve të Mi, do të më duhet të vuaj duke duruar dhimbje të vazhdueshme, derisa Parajsa e Re mbi tokë të vijë.
Në atë kohë, ju do të bashkoheni fëmijët e Mi në unison me Vullnetin Tim Hyjnor.
Deri kur kjo të ndodhë, nuk mund të ketë asnjë paqe mbi tokë.
Vetëm kur i ligu, dhe ata që ndjekin si skllevër gënjeshtrat që ai iu premton, të shkatërrohen përfundimisht, atëherë bota do të mund të qetësohet.
Bija Ime, thuaju fëmijëve të Mi se Unë nuk kënaqem me mendimin për t’i ndëshkuar fëmijët e Mi, sepse Unë i dua ata.
Ata janë të Mitë, krijimi Im i dashur. Të shoh se si i ligu i ka korruptuar shpirtrat e tyre, është një torturë e vazhdueshme për Mua, Atin e tyre të dashur.
Unë dëshiroj t’ju marr të gjithë ju, fëmijë të dashur, që e njihni dhe e kuptoni Dashurinë Time për ju, në Parajsën Time të Re dhe të bukur mbi tokë.
Unë ju premtoj, se persekutimi do të jetë i shpejtë, dhe se ju do të jeni të mbrojtur. 
Sepse Unë tani lë në dorëzim Vulën e Dashurisë dhe të Mbrojtjes Sime. 
Me këtë, ju do t’i shpëtoni vëmendjes së atyre që do të shkaktojnë vështirësi në vendet tuaja.
Vula Ime është Premtimi Im për Shpëtim. Pushteti Im do të rritet nëpërmjet jush, me këtë Vulë, dhe asnjë dëm nuk do t’ju vijë.
Kjo është një mrekulli, fëmijë, dhe vetëm ata që përkulen para Meje, Zotit të tyre dhe Krijuesit të të gjitha gjërave, si fëmijë të vegjël me dashuri në zemrat e tyre për Mua, mund të bekohen me këtë Dhuratë Hyjnore.
Ngrihuni tani, dhe pranoni Vulën Time, Vulën e Hyjit të Gjallë. 
Recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës (33) që ta njihni Vulën Time dhe ta pranoni atë me dashuri, gëzim dhe mirënjohje.
O Hyji im, Ati im i Dashur, unë e pranoj me dashuri dhe mirënjohje Vulën Tënde Hyjnore të Mbrojtjes. Hyjnia Jote e mbështjell trupin dhe shpirtin tim përjetësisht.
Unë përkulem në falënderim të përulur dhe e ofroj dashurinë dhe besnikërinë time të thellë tek Ti, Ati im i Dashur.
Unë të lutem Ty të më mbrosh mua dhe të dashurit e mi me këtë Vulë të veçantë dhe unë e kushtoj jetën time në shërbimin Tënd, në shekuj të shekujve.
Unë të dua Ty, Atë i Dashur. Unë të ngushëlloj Ty në këto kohë, Atë i Dashur. Unë të ofroj Ty Trupin, Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd fort të Dashur, në shpërblim për mëkatet e botës dhe për shpëtimin e gjithë fëmijëve të Tu.
Amen.
Shkoni, fëmijët e Mi dhe mos kini frikë. Kini besim tek Unë, Ati juaj i dashur, i Cili me dashuri e krijoi secilin prej jush.
Unë e njoh çdo shpirt, çdo pjesë e juaja është e njohur për Mua. Asnjëri nga ju nuk e ka dashurinë Time më pak se tjetri.
Për këtë shkak, Unë nuk dëshiroj të humbas asnjë shpirt. As edhe një.
Ju lutem vazhdoni të lusni Kurorëzën e Mëshirës Sime Hyjnore çdo ditë.
Një ditë, ju do ta kuptoni se pse ky pastrim nevojitet.
Ati juaj i Dashur në Qiell
Hyji Më i Larti

Tuesday, 21 February 2012

Bisha me dhjetë brirë është Bashkimi Evropian

E Diel, 19 Shkurt 2012, në 03:00
Bija ime fort e dashur, ju nuk duhet të frikësoheni nga këto mesazhe.
Sepse ato po i jepen botës për hir të dashurisë që Unë e kam për tërë njerëzimin.
Njohja e ngjarjeve që do vijnë do t’i përgatisë fëmijët e Mi që ata të mund të mbrojnë të vërtetën.
Paralajmërimet e Mia mund të ndihmojnë në përhapjen e kthimit në besim si dhe t’ua bëjnë të mundur fëmijëve të Mi që, edhe një herë, ta njohin të vërtetën e Premtimit Tim për të ardhur përsëri.
Ardhja Ime e Dytë do të ndodhë në kohën e jetës suaj fëmijë.
Ju, që i përkisni këtij brezi të zgjedhur, do të vilni mrekullitë e Mbretërisë Sime të Lavdishme mbi tokë.
Unë i përfshij midis jush, bijtë e Mi të zgjedhur, edhe ata që më kanë kthyer shpinën dhe që e mohojnë ekzistencën e Atit Tim të Dashur, Hyjit Më të Lartit.
Dashuria Ime do t’i pushtojë edhe ata që më përçmojnë. Me kohën ata do të kthehen në besim.
Pranimi i mesazheve të Mia të dhëna ty, profetit Tim të kohëve të fundit me përgjegjësinë për të hapur shtatë vulat, nuk do të jetë e mjaftueshme.
Ajo që ka me të vërtetë rëndësi është shpëtimi i të gjithë vëllezërve dhe motrave tuaja në botë.
Dy aleatët Rusia dhe Kina do t’i bashkojnë forcat. Kjo do të ndodhë ndërsa bisha me dhjetë brirë të ngrihet për t’i sunduar njerëzit e vet të pafajshëm që kanë vuajtur kaq gjatë.
Bisha me dhjetë brirë është Bashkimi Evropian, bija Ime, i referuar si ‘Babilonia’ në Librin e Zbulesës.
Babilonia do të rrëzohet dhe do të dominohet nga Dragoi i Kuq – Kina dhe aleati i tij Ariu – Rusia.
Kur kjo të ndodhë komunizmi do të sundojë dhe mjerë kushdo që shihet të praktikojë fenë e vet në praninë e tyre.
Të gjitha fetë do të ndalohen por të Krishterët do të pësojnë persekutimin më të madh.
Roman Katolikët nuk do të tolerohen fare dhe do të duhet të mbajnë mesha në fshehtësi.
Koha ka ardhur, fëmijë, të gjithë ju ndjekësit e Mi, që të filloni ta planifikoni të ardhmen tuaj.
Unë do t’ju udhëzoj në çdo kohë.
Filloni të përgatiteni tani sepse po ju jepet koha që ta bëni këtë.
Përsëri, Unë po jua them, lutja dhe shumë prej saj do ta dobësojë fuqinë e Bishës, Ariut dhe Dragoit te Kuq.
Ata do të sundojnë për një kohë shumë të shkurtër. Sepse më pas ata do të shkatërrohen.
Shpëtimtari juaj i dashur
Shpenguesi i Njerëzimit
Jezu Krishti

Vendet Evropiane do të bien në diktaturë, jo më mirë se në ditët e Hitlerit

E Shtunë, 18 Shkurt 2012, në 16:00 
Bija Ime fort e dashur, synimi Im është që të mbroj sa më shumë nga ndjekësit e Mi, ndërsa dora e Atit Tim do të bjerë së shpejti për ta ndëshkuar njerëzimin për ligësitë e tyre, dhe për të ndaluar çdo veprim të tmerrshëm që mund të kryhet nga ata mëkatarë të cilët duan të shkatërrojnë shumë kombe.
Të gjithë ju do të jeni të mbrojtur, por përgjegjësia juaj është ndaj të tjerëve.
Vështroni tani, ndërsa vendet Evropiane të bien në diktaturë, jo më mirë se në ditët e Hitlerit.
Planet tashmë janë bërë gati nga grupi botëror për të marrë nën kontroll çdo shtet në Evropë.
Babilonia do të rrëzohet ashtu siç është parathënë.
Ariu dhe Dragoi i Kuq do të shkojnë në luftë ashtu siç është profetizuar.
Roma do të bëhet selia e pushtetit dhe e sundimit të lig.
Italia do të shkërmoqet.
Greqia do të jetë përshpejtuesja që do të sigurojë justifikimin për ta rrëzuar Babiloninë.
Gjithçka tani do t’i zbulohet botës.
Lutja mund t’i lehtësojë mundimet e bijve të Mi të shkretë, të cilët do të detyrohen të lypin për bukën e gojës.
Ata do të trajtohen si fëmijë, por do të shkelen me këmbë kur të skllavërohen nga grupi botëror që punon në bashkëpunim me udhëheqës Evropianë. 
Ata të gjithë janë tradhtarë, jo vetëm ndaj atyre që ata u shërbejnë por edhe ndaj Hyjit, Atit Tim të Gjithëpushtetshëm.
Emri i Tij urrehet nga ky grup, të cilët e kanë ndaluar nderimin e Tij në vendet e tyre.
Për këtë arsye ata do të vuajnë. Ata do të ndëshkohen dhe do t’iu ndalohet ta realizojnë misionin e tyre keqbërës.
Zemërimi i Atit Tim të Dashur ka arritur tani lartësi të pa-arritura më parë në një kohë kur ngritja e dragoit të madh të kuq është gati për të ndodhur.
Ka kaq shumë shkatërrim fëmijë.
Ka kaq shumë epsh për fuqi dhe kontroll.
Ka kaq shumë urrejtje për Mua, Shpëtimtarin e tyre Hyjnor.
Katër lajmëtarët e Satanit kanë zbritur dhe punojnë tani brenda këtyre grupeve.
Këta udhëheqës të ligj e të fuqishëm po kontrollohen nga anti-krishti i cili është tani shumë aktiv. Anti-krishti drejton një organizatë shumë të madhe.
Kaq dinakë janë ata saqë vetëm pak njerëz e kuptojnë se çfarë ata me të vërtetë po bëjnë.
Fëmijët e mi, ata do përpiqen që të marrin kontrollin dhe planet e tyre do të duken se po shpalosen.
Por pikërisht atëherë, Ati Im, do të ndërhyjë.
Mjerë ata që do të përballen me zemërimin e Atit Tim.
Atyre as nuk do t’iu jepet mundësia të dridhen para Tij, nëse ata nuk pendohen menjëherë.
Shumë pak prej jush, fëmijë, po e mësojnë të vërtetën sepse shumë prej këtyre njerëzve kontrollojnë lajmet që ju i besoni të jenë e vërteta.
Ju nuk keni asnjë mjet tjetër për të njohur se çfarë po ndodh në botë.
Sepse ato që ju i konsideroni si organizata të përgjegjshme që kujdesen për kombet, janë në të vërtetë, vetë grupet e drejtuara prej anti-krishtit.
Kombet që ju i konsideroni si të liga, po viktimizohen dhe po përdoren si gurë loje me qëllim që ato të duken të liga përpara botës së jashtme.
Ju nuk duhet të besoni gjithmonë atë çfarë ju paraqitet në emër të drejtësisë.
Lutuni fort për të gjithë vëllezërit dhe motrat tuaja që do të shkelen nga këta njerëz.
Lutuni që Paralajmërimi ta vonojë veprimin e tyre dhe lutuni për ta zbutur efektin e planit që po orkestrohet për t’jua hequr të drejtat ndaj parave tuaja, ushqimit tuaj dhe të drejtën tuaj për të praktikuar Krishtërimin dhe fetë e tjera që e nderojnë Atin Tim.
Jezu Krishti juaj i dashur
Shpëtimtari i Njerëzimit

Monday, 20 February 2012

Virgjëra Mari: Pranojeni abortin në Irlandë dhe ju e shkëpusni lidhjen me zemrën time

E Premte, 17 Shkurt 2012, në 15:30
Unë jam Nëna juaj e dashur, Mbretëresha e Engjëjve, Virgjëra Mari, Ngjizja e Papërlyer.
Oh sa shumë unë lotoj sot ndërsa Irlanda, vendi më shumë i dedikuar tek unë, Nëna e tyre e dashur, po bie pre e të ligut.
Errësirë e madhe ka zbritur përmbi këtë komb. Kaq shumë e kanë humbur besimin e tyre, dhe po aq shumë i kanë larguar zemrat nga Biri im i dashur, Jezu Krishti.
Fëmijët e mi në Irlandë e kanë lejuar të ligun që t’ua kthejë zemrat e tyre në gurë. 
Ata që e duan Birin tim janë në dhimbje ndërsa e dëshmojnë shekullarizimin që ka marrë kontroll mbi këtë vend, dikur të shenjtë.
Janë duke u bërë tani përpjekje për ta pranuar abortin dhe po të ndodhë kjo, do ta fyejë shumë rëndë Birin tim të Çmuar.
Fëmijët e mi, nëse ju e pranoni abortin në Irlandë, ju do ta shkëpusni lidhjen që ju ka mbajtur kaq pranë zemrës sime.
Shumë njerëz në Irlandë tani e fyejnë Birin tim me mungesën e respektit që ata tregojnë ndaj Tij. Edhe unë, gjithashtu, nuk jam më e toleruar dhe emri im është i përbuzur.
Fëmijë të Irlandës, të zgjedhur si shpirtra të veçantë për ta përhapur fjalën e Atit tim nëpër botë, ju duhet të më dëgjoni mua.
Lutuni, lutuni, lutuni që këto plane për të pranuar ligjet e abortit të mos realizohen.
Nëse kjo ndodh, Irlanda do të humbasë shumë favore në Mbretërinë e Atit tim.
Mëkati i abortit është më i rëndi në sytë e Atit tim. Ai është lloji më i keq i gjenocidit.
Ju duhet ta luftoni këtë të ligë, fëmijë. Ju duhet ta bëni këtë tani, ose përndryshe lidhja e fundit hyjnore do të dobësohet, në vend që të forcohet.
Ju duhet të ngriheni fëmijë dhe ta rivendosni besimin tuaj Katolik dhe besimet e Krishtera sepse ato po ju vidhen.
Mos i lejoni ata në fuqi që të tallen me ju kur e shpallni fjalën e shenjtë të Hyjit.
Shpirti i errësirës tani e ka mbuluar jo vetëm vendin tuaj por edhe vendet e shenjta ku unë duhet të jem e nderuar.
Unë lotoj me trishtim ndërsa e shikoj Irlandën time të dashur të rrëzohet mënjanë.
Ka akoma shpresë fëmijë. Por ju tani duhet të bashkoheni si një forcë e vetme për ta mbrojtur besimin tuaj.
Shumë shpejt ju do të detyroheni të braktisni jo vetëm besimin tuaj Katolik por edhe Besimin e Krishterë.
Shpëtojeni vendin tuaj prej socializmit dhe diktaturave anti-fetare.
Ata do të flasin për të drejtat e qytetarëve, por do të mohojnë po ato të drejta që ata do deklarojnë se po i mbrojnë, përfshirë të drejtën për t’u lutur.
Ata do t’ju detyrojnë që ta pranoni me ligj, të drejtën për të vrarë fëmijë akoma të pa-lindur.
Ta kujtoni se çdo shpirt është krijuar me dashuri nga Hyji Ati i Gjithëpushtetshëm.
Cilido njeri që zgjedh abortin ose që merr pjesë në veprimin e lig të abortit kryen mëkat vdekjeprurës.
Lusni, lusni, lusni Lutjen time të Kryqëzatës për Irlandën (32)
O Nëna e Shpëtimit, lutu që bijtë e tu në Irlandë ta parandalojnë veprën djallëzore të abortit që po sillet mbi ne.
Mbroje këtë komb të shenjtë nga të zhyturit më thellë në dëshpërim prej errësirës që e mbulon vendin tonë. Na çliro nga i ligu që kërkon të shkatërrojë fëmijët e tu akoma të pa lindur.
Lutu që këta udhëheqës të kenë kurajën për t’i dëgjuar ata që e duan Birin tënd, dhe kështu, të ndjekin Mësimet e Zotit Tonë Jezu Krishtit.
Amen.
Shko tani fëmija im dhe thuaju fëmijëve të mi në Irlandë se ata duhet të jenë të fortë. Ata duhet të ngrihen për atë çka është e drejtë.
Ata kurrë nuk duhet të kenë frikë për ta shpallur të vërtetën, Fjalën e Shenjtë të Hyjit, pavarësisht se sa e vështirë mund të jetë. 
Mbretëresha juaj e dashur e Qiellit
Nëna e Shpëtimit

Sunday, 19 February 2012

Grupi i lig po kryen gënjeshtrën më të madhe për të marrë kontrollin e shteteve

E Enjte, 16 Shkurt 2012, në 20:00 
Bija Ime fort e dashur, ti duhet t’iu tregosh fëmijëve të Mi, të gjithë atyre ndjekësve të Mi, që të lidhen dhe të formojnë një zinxhir mbrojtjeje në lutje.
Duke u bashkuar si vëllezër dhe motra në lutje për ata bij të humbur, që enden duke kërkuar dashuri për mua por që nuk mund të gjejnë paqe në shpirtrat e tyre, ju mund t’i shpëtoni ata.
Ata kanë nevojë që ju të luteni për ta sepse Paralajmërimi nuk do t’i kthejë dot në besim këta shpirtra të varfër.
Ju, ndjekësit e Mi besnikë më sillni ngushëllimin që më duhet kur shikoj dhimbjen dhe vështirësitë e tmerrshme që po pësojnë bijtë e Mi në pothuajse çdo skaj të botës.
Ky grup i lig, i përbërë nga disa elita dhe disa nga më të fuqishmit e botës, po kryen gënjeshtrën më të madhe përmes komplotit të tyre të paramenduar për të marrë kontrollin e vendeve në Lindjen e Mesme, Evropë dhe SHBA.
Plani i tyre po zbulohet para syve tuaj. A nuk mund ta shikoni? Këtij plani iu deshën dekada për t'u zhvilluar.
Çdonjërit nga bijtë e Mi i duhet të qëndrojë syhapur gjatë gjithë kohës.
Mos i lejoni ata t’ju marrin vendet tuaja. Ngrihuni ndaj tyre.
Paraja është arma e tyre e mashtrimit. Shkatërrimi i sistemeve tuaja bankare ishte i qëllimshëm. Tani ata po lëvizin për të përfunduar fazën tjetër të planit të tyre.
Ju, fëmijë, mund ta ndaloni këtë përparim nëpërmjet lutjeve tuaja.
Që tani Ati Im po vendos pengesa në rrugën e tyre.
Ndjekësit e Mi janë të përhapur në shumë vende. Tani ju duhet të bashkoheni në lutje për të ndaluar udhëheqësit Evropianë, disa prej të cilëve janë të prirur për të sjellë vuajtje të tmerrshme mbi njerëz të pafajshëm, me mënyrat e tyre të liga.
Unë ju kërkoj me ngulm që të thoni këtë Lutje të Kryqëzatës (31) për t’i ndaluar ata.
O Jezusi im, lër që lutja ime të thërrasë Shpirtin Tënd të Shenjtë që të zbresë mbi ata udhëheqës të shtyrë nga epshi, lakmia, koprracia dhe krenaria, që të ndalojnë persekutimin e fëmijëve të Tu të pafajshëm.
Unë të lutem Ty të ndalosh varfërinë, urinë dhe luftërat që po i gëlltisin fëmijët e Tu dhe unë lutem që udhëheqësit Evropianë t’i hapin zemrat e tyre ndaj të Vërtetës së Dashurisë Tënde.
Amen.
Bija Ime, zinxhiri i lutjes do të përhapet gjerë e gjatë dhe fuqia e Shpirtit të Shenjtë do të ndihmojë në ndalimin e këtyre njerëzve, të cilët kanë fuqinë për ta ndaluar vuajtjen, që t’i ndalojnë veprimet e tyre.
Përhapeni fjalën Time me qëllim që të përhapet kthimin në besim.
Koha Ime për të ardhur që të mbretëroj është afër. Kështu që nuk do të ketë mjaft kohë për t’i shpëtuar të gjithë shpirtrat.
Bëni gjithçka të mundeni për Mua, Jezusin tuaj, që ju do dhe kujdeset për ju të gjithë.
Ne duhet të punojmë së bashku, fëmijë, për hir të gjithë njerëzimit në betejën tonë për ta ndaluar anti-krishtin dhe planin e tij mizor të mashtrimit.
Shpresë, dashuri dhe lutje, fëmijë. Kjo është çfarë Unë pres nga ju.
Unë ju falënderoj për gjithë besnikërinë dhe bindjen tuaj.
Ju nuk keni parë, por keni besuar. Sapo e dëgjuat zërin Tim, përmes këtyre mesazheve, ju Më njohët.
Ju ishit në gjendje ta bënit këtë për shkak të Shpirtit të Shenjtë, i cili mbretëron në shpirtrat tuaj.
Ju duhet ta bashkë-ndani këtë dhuratë të madhe në mënyrë që ju të mund t’i sillni të gjithë të dashurit tuaj me vete brenda Parajsës Sime të Re mbi Tokë.
Unë e dua secilin dhe çdonjërin prej jush. Ju Më sillni kaq shumë ngushëllim dhe gëzim.
Jezusi juaj i dashur

Hyji Atë: Evropa do të jetë shënjestër e parë e Dragoit të Kuq, e ndjekur nga SHBA

E Martë, 14 Shkurt 2012, në 18:00
Bija Ime, koha Ime, në lidhje me Ndëshkimin Tim dhe Paralajmërimin, nuk është për t’u ditur nga ti.
Nuk është nevoja për t’u shqetësuar rreth kohës Sime Hyjnore sepse kjo do të jetë vetëm sipas Vullnetit Tim të Shenjtë.
Megjithatë, ta dish këtë se Dragoi i Kuq, për të cilin të është folur disa kohë më parë, tani e ka ngritur kokën me druajtje por me qëllimin vrastar për t’i asgjësuar të Krishterët kudo nëpër botë.
I duruar për kaq kohë duke pritur, ai tani do të vërsulet dhe, me zjarr prej gojës së tij, do të shkatërrojë çdo gjë që përfaqëson nderim ndaj Meje, Hyjit Më të Lartit dhe Birit Tim të Dashur, Jezu Krishtit.
Evropa do të jetë shënjestra e tij e parë dhe pastaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Komunizmi do të instalohet dhe mjerë ata që e kundërshtojnë sundimin e Dragoit të Kuq.
Bija Ime, Unë e kuptoj se mesazhet hyjnore të fundit që të janë dhënë, janë shqetësuese por e vërteta duhet të tregohet.
Është vetëm përmes bërjes të njohur të profecive, që besimi do të mund të rikthehet. Kjo është arsyeja pse profecitë po iu jepen bijve të Mi tani, që ata të mund ta njohin të vërtetën e mësimeve të Mia.
Të gjitha profecitë e dhëna profetëve të Mi Daniel dhe Gjon, do të shpalosen fletë për fletë.
Ty do të të jepen hollësira, bija Ime, që të ndihmosh të ndërtohet pjesa e mbetur e kishës Sime mbi tokë.
Ata, fëmijët e Mi, do të kenë nevojë të ngushëllohen përmes mesazheve të Mia të dashurisë dhe Unë do t’i siguroj ata për këtë.
Mbështetuni tek Unë, fëmijë, tek Ati juaj i dashur, dhe Unë do t’ju jap hiret që ju nevojiten për ta mundur armikun.
Ata nuk mund të fitojnë dhe fuqia e tyre jo vetëm që do të jetë jetë-shkurtër por Dragoi i Kuq dhe aleatët e tij të verbër do të hidhen në zjarret e dënimit të përjetshëm.
Lutuni për shpirtrat e tyre sepse ju mund t’i ndihmoni ata nëpërmjet lutjeve tuaja për t’i shpëtuar.
Paralajmërimi do ketë rëndësi të vogël për ndjekësit e satanit, dragoin e kuq dhe ushtritë e tij.
Kaq të ngurtësuara janë zemrat e tyre saqë ata vullnetarisht do të marrin anën e të ligut. Besnikëria e tyre është ndaj parajsës së rreme që ai iu premton.
Ashtu si shpirtrave të zgjedhur iu është dhënë dhuntia e shikimit të shfaqjeve të mbinatyrshme ose, si në rastin tënd, dhuntia për të më parë Mua dhe Birin Tim të Dashur, Jezu Krishtin, po ashtu disa shpirtrave iu tregohen pamje të satanit dhe engjëjve të tij të rënë.
Kaq i afërt është bashkëpunimi i tyre me të ligun saqë shumë prej ndjekësve të satanit do të preferonin më parë të vdisnin sesa të më pranonin Mua, Atin e tyre të Gjithëpushtetshëm.
Premtimi Im është ky, fëmijë.
Unë do t’i mbroj të gjithë fëmijët e Mi që e kanë vulën e dashurisë Sime të rrënjosur në shpirtrat e tyre.
Juve do t’ju kursehet persekutimi që të mund të mbeteni të fortë për t’u lutur me gjithë fuqinë tuaj për këta njerëz të ligj.
Kjo do të ndihmojë të dobësojë terrorin dhe të shmangë luftën, urinë dhe persekutimin fetar.
Lutja tek Unë, Ati juaj, duhet tani të përfshihet në lutjet tuaja të përditshme me këtë Lutje të veçantë të Kryqëzatës (30):
O Ati im i Përjetshëm, Hyji Krijues i Universit, në Emër të Birit Tënd të Shtrenjtë, unë të lutem Ty që të na bësh të të duam Ty më shumë.
Na ndihmo të jemi të guximshëm, të patrembur dhe të fortë përballë vështirësive dhe pranoji sakrificat tona, vuajtjet dhe sprovat tona si një dhuratë përpara Fronit Tënd për të shpëtuar fëmijët e Tu në Tokë.
Zbuti zemrat e shpirtrave të papastër.
Hapi sytë e tyre ndaj të Vërtetës së Dashurisë Tënde, që të mund të bashkohen me të gjithë fëmijët e Tu në Parajsën në Tokë që Ti me dashuri e ke krijuar për ne sipas Vullnetit Tënd Hyjnor.
Amen.
Ju lutem të mos e shpërfillni ndërhyrjen Time Hyjnore në jetët tuaja sot, fëmijë.
Për ata prej jush me një dashuri të thellë për Mua, Atin tuaj, dijeni se Unë duhet t’ju përgatis për këtë udhëtim të rëndësishëm.
Unë nuk do të isha duke bërë detyrën Time si Krijuesi dhe Ati juaj i dashur, po të mos komunikoja me ju gjatë këtyre, kohëve të fundit ashtu si ju i njihni ato në tokën siç është tani.
Atyre që mund të jenë të frikësuar nga Fjalët e Mia Më të Shenjta, më lejoni t’ju ngushëlloj duke ju thënë se kjo nuk do të thotë fundi i botës. Sepse nuk është kështu.
Është thjesht fundi i sundimit të Satanit mbi tokë, i cili është për t’u mirëpritur fëmijë.
Koha po afrohet për Birin Tim që të marrë fronin e Tij që i takon kur Ai të vijë, për herë të Dytë, për të mbretëruar mbi Parajsën e Re të Përkryer në tokë.
Zemra Ime shpërthen me gëzim kur Unë ju tregoj fëmijë për tokën e re që Unë e kam përgatitur për ju.
Fëmijët e Mi do të jetojnë për 1,000 vjet në Parajsën që Unë e krijova për Adamin dhe Evën.
Do të ketë paqe, dashuri, harmoni dhe nuk do t’ju mungojë asgjë.
Njerëzit do të martohen, do të kenë fëmijë dhe lulet, lumenjtë, detet, malet dhe liqenet do t’ju lënë pa frymë.
Kafshët do të jetojnë në harmoni me fëmijët e Mi dhe ju do të udhëhiqeni me dashuri nën Mbretërinë e Birit Tim, Jezu Krishtit.
Vetëm atëherë, Vullneti Im i Shenjtë do të bëhet në tokë ashtu si është në Qiell.
Ati juaj i Dashur
Hyji, Krijuesi i gjithë Njerëzimit
Hyji Më i Larti

Saturday, 18 February 2012

Ditët e fundit të Satanit: Ashtu si një greth që po ngordh, thumbin do ta ketë më lëndues

E Hënë, 13 Shkurt 2012, në 15:30
Bija Ime të lutem kujto që njeriut i duhet vetëm të shikojë rreth vetes për ta kuptuar se ndryshimet e mëdha kanë ardhur në botë.
Ngjarjet normale të përditshme nuk duken më njësoj. Kënaqësitë që ju, fëmijët e Mi, i merrni nga përfitimet materiale e kanë humbur shkëlqimin e tyre. Ato nuk ju tërheqin më. Ato janë të mbuluara me një maskë boshllëku.
Përse ndodh kështu? A nuk e dini se është fshikullimi i antikrishtit dhe prania e tij mbi tokë që po i hedh këto hije?
Ai, pjella e Satanit po e infekton çdo nivel të shoqërisë suaj përfshirë politikën, forcat ushtarake, institucionet financiare, organizatat humanitare dhe madje edhe kishat tuaja.
As edhe një sektor nuk është kursyer me qëllim që ai të shkaktojë dhimbje mbi njerëzimin në këto ditët e tij të fundit mbi tokë.
Mbajeni mend se Unë, Jezusi juaj, ju kam dhënë juve, ndjekësve të Mi, fuqinë e Shpirtit të Shenjtë për t’i bërë të pafuqishëm këta keqbërës të ligj.
Sa më shumë të ngriheni në betejë me anë të forcës së besimit tuaj, aq më i dobët do të bëhet mbërthimi i antikrishtit.
Lutja, dhe sidomos Lutjet e Kryqëzatës të dhëna ty, lajmëtares Sime, do të ndihmojnë ta shkulin këtë ligësi.
E gjithë ligësia mund të shkatërrohet përmes lutjes. Kaq e thjeshtë është.
Ditët e mbijetesës së Satanit dhe ushtrisë së tij janë të numëruara. Megjithatë, ashtu si një greth që po ngordh, thumbin do ta ketë më lëndues.
Tregoni durim dhe këmbëngulje gjatë këtyre sprovave dhe ju, ushtria Ime, me shpresë dhe konfidencë do të marshoni të bashkuar drejt portave të Parajsës Sime të Re mbi tokë.
Shpëtimtari juaj, Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/02/13/satans-last-days-like-a-wasp-when-dying-the-sting-will-be-the-most-painful/

Bibla e Shenjtë nuk po lihet mënjanë në favor të këtyre mesazheve

E Diel, 12 Shkurt 2012, në 15:00 
Bija ime fort e dashur, dje më mori malli për ty. Të kujtohet se të zgjova gjatë natës? Ti ishe shumë e lodhur por sa shumë doja të flisja me ty në atë kohë.
Sot Mua më duhet të të nxis për t’i treguar botës se lufta ka për t’u shtuar dhe se, në qoftë se nuk luten më shumë prej Bijve të Mi, do të ketë një luftë bërthamore. 
Kjo është afër dhe lutja mund ta shmangë këtë së bashku me dorën e Atit Tim të Përjetshëm.
Unë kërkoj që më shumë nga Ndjekësit e Mi ta përhapin Fjalën Time të Shenjtë të dhënë për gjithë njerëzimin për të mirën e shpirtrave tuaj. 
Ti, bija Ime, po sulmohesh nga ata që thonë se Libri i Shenjtë i Atit Tim po lihet mënjanë në favor të këtyre mesazheve. Nuk është kështu. 
Mesazhet e Mia sot janë për të përforcuar mësimet që gjenden në Biblën e Shenjtë sepse kaq shumë vetë në botën sot nuk e dinë se çfarë përmbahet në të. 
Ata nuk do t’i dinë as edhe shenjat paralajmëruese të kohëve të fundit, po të mos jua zbuloja Unë ato tani. 
Përse ndodh kjo? Mua më duhet t’i përgatis shpirtrat tuaj për Parajsën Time të Re. Kurrë mos mendoni se Unë po përpiqem t’ju shpie në një udhë tjetër. 
Sepse ka vetëm një udhë për në Parajsë dhe Unë jam ai që do t’ju udhëzojë drejt portave të saj.
Kushtojini vëmendje Fjalës Sime.
Dëgjojeni thirrjen Time.
Ecni me Mua me kokën lart pa pasur frikë në zemrat tuaja ndërsa Unë e udhëheq ushtrinë Time që të Më ndihmojë për ta rivendosur Mbretërinë Time mbi tokë.
Jezusi juaj i dashur

Wednesday, 15 February 2012

Hyji Atë: Bota do të kalojë një Ndëshkim – Ndërhyrja Ime është e nevojshme

E Shtunë, 4 Shkurt 2012, në 15:00
Bija ime, bota ka për të kaluar një ndëshkim si rezultat i mëkatit të tmerrshëm që po kryhet nga njerëzimi.
Megjithëse shumë nga ky ndëshkim ka qenë mënjanuar, Dora Ime do të bjerë tani mbi ligësinë që po kryhet në çdo skaj.
Kaq shumë urrejtje për Mua, Hyjin Atë, duhet të ndalohet ose përndryshe bijtë e Mi do të vuajnë një tmerr akoma më të madh.
Unë tani po e përgatis botën për ndryshimet që nevojiten për ta pastruar tokën në mënyrë që të jetë sipas planit Tim për të shpëtuar njerëzimin.
Shumë shpirtra janë të munduar nga mëkati.
Unë jam Hyji i gjithë Krijimit dhe Unë nuk do të ulem e të shikoj bijtë e Mi ta shkatërrojnë njëri-tjetrin.
Bija ime, ekziston një plan i lig për të shkatërruar shumicën e njerëzimit përmes luftës.
Këto luftëra nuk janë të rastësishme.
A e ke parë se sa shumë po ndodhin, në kaq shumë vende, kudo?
Kjo është nga dora e Anti-Krishtit i cili po pret me durim momentin e tij të lavdisë në tokë. 
Ai, kur kombet të jenë në gjunjë, do të marshojë përpara dhe do të krijojë një paqe të rreme sipas mënyrës së tij djallëzore. Kjo do të jetë një maskë e mashtrimit.
Ndëshkimi Im do të lëshohet mbi ato kombe që marrin pjesë në këtë mashtrim të madh për ta kontrolluar botën përmes kapjes së kombeve.
Qëndro e fortë, bija ime sepse kjo periudhë, kur toka do të tundet, nuk do të zgjasë shumë. Kjo është e nevojshme për t’i zgjuar fëmijët e Mi.
Ata, fëmijët e Mi, kanë qenë paralajmëruar por zëri Im urrehet.
Fëmijët e Mi të gjorë që jetojnë jetë të mira dhe që e shikojnë me frikë ligësinë në botën e tyre, duhet ta kuptojnë se Ndërhyrja Ime është e nevojshme.
Nëse Unë nuk e ndaloj atë çfarë po ndodh, atëherë pjesa më e madhe e njerëzimit do të shkatërrohet.
Lutu që fëmijët e Mi të luten për paqe në vendet e tuaja.
Kurrë mos ki frikë ta shpallësh fjalën Time edhe nëse të persekutojnë. Sepse edhe një shpirt i vetëm që e deklaron fenë e tij me zë të lartë është i mjaftueshëm për qindra kthime në besim.
Shko në paqe. Ka ardhur koha për Mua, Hyjin Atë, që të sanksionoj hapjen e vulave. Vetëm atëherë njerëzimi do ta pranojë se ata janë të pafuqishëm.
Ata nuk e kontrollojnë botën sepse nuk është e mundur.
Vetëm Krijuesi i Njerëzimit ka fuqi mbi satanin dhe tani Unë do të lëshoj një ndëshkim mbi ato zemra të ftohta dhe shpirtra të errët që ia kanë premtuar besnikërinë e tyre atij.
Stadet e fundit të pastrimit tani do të fillojnë.
Hyji Atë

Sekreti i fundit i Fatimës shfaq të vërtetën mbi futjen e grupit satanic në Vatikan


E Enjte, 26 Janar 2012, ora 21:40

Bija ime e dashur, ka ardhur koha për t’i treguar botës mbi të vërtetën e plotë të mistereve të Mbretërisë Hyjnore.

E vërteta ka qënë e fshehur për shumë kohë. Pranimi i ndërhyrjes sime hyjnore përmes mbrekullive, shfaqjeve dhe komunikimeve hyjnore tek shpirtërat e zgjedhur është hedhur mënjanë nga vetë kisha ime për shumë vjet.

Vetëm ata e dinë pse kisha ime e pa te nevojshme ta hedhi te vërtetën mënjanë kur ajo nevojitej për të forcuar besimin te bijtë e mi kudo që janë.

Çdo misionare e imja dhe e Nënës se Bekuar nuk u pranua që në fillim dhe është trajtuar me përçmim nga Kisha Ime.

Bija ime, madje dhe sekreti i fundit i Fatimës nuk ju tregua botës sepse zbulonte të vërtetën mbi futjen e grupit satanic në Vatikan.

Pjesa e fundit e sekretit nuk është treguar me qëllim që të mbroj grupin e madh djallezor që u fut ne Vatikan që nga paraqitja e Nenes Time ne vëndin e shenjtë të Fatimas.

Bija ime Lucia e pati gojen të mbyllur nga forcat qe kontrollonin ato pjesë të Vatikanit ku Papat e mi të dashur kishin fare pak kontroll.

Shiko se si ata jo vetëm e kanë shtrembëruar të vërtetën mbi mësimet e mia, por kanë futur metoda të reja të adhurimit katolik të cilat më fyejnë Mua dhe Atin Tim Të Përjetshëm.

Kisha Katolike është e vetmja Kishë e vërtetë dhe si e tillë është shënjestra kryesore e satanit dhe e grupit të tij djallëzor. 

E vërteta vjen nga Unë.

E vërteta nuk e bën njerëzimin të ndjehet rehat sepse ajo mund të kërkoj sacrifica personale.

E vërteta shakton zemërim në disa situata dhe në shumë raste trajtohet si herezi.

Sidoqoftë, vetëm e vërteta ju çliron nga gënjeshtrat. Gënjeshtrat të cilat vijnë nga satani dhe që krijojnë një barrë te rëndë në shpritin tuaj.

Koha ka ardhur për të zbuluar të vërtetën në një botë që është e mbushur me gënjeshtra.

Bija ime, kaq shumë gënjeshtra ju janë treguar bijve të mi nga fetë e rreme, zotat e rreme, drejtues të rremë kishe, udhëheqësa dhe organisata politike të rreme si dhe media të rreme.

Shumë nga e vërteta është fshehur. Por nëse e vërteta mbi atë çfarë po ndodh në botë të shfaqej sot shumë pak njerëz do ta pranonin atë.

Sa shumë nga e vërteta ka qënë e fshehur.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me dhjetë urdhërimet e Atit Tim. Ato janë urdhërimet e vendosura nga Ati Im dhe i janë dhënë profetit Mose.

E vërteta kurrë nuk ndryshon, pavarësisht se sa shumë përpiqet njerëzimi ta ndryshoj atë.

Urdhërimet e Atit Tim nuk pranohen më as mes kishave kristiane.

Nuk duhet të vrasësh - do të thotë se ti nuk mund te vrasësh një tjetër qënie njerëzore. Kjo nuk i referohet vetë-mbrojtjes por në çdo rrethanë tjetër.

Askush nuk mund ta justifikoj vrasjen – abortin, eksekutimin apo vrasjen me deshirë. Askush.

Ky është një mëkat vdekjeprurës dhe dënimi është me një jetë të përjetshme në ferr.

Bija ime, e pranojnë bijtë e mi këtë? Jo, ata madje nxerrin ligje që jo vetëm e bëjnë këtë të pranueshme por edhe të justifikueshme në sytë e Zotit. Por nuk është ashtu.

Secila nga dhjetë urdhërimet e Atit tim thyhet cdo ditë.

Dhe kisha ime nuk predikon për seriozitetin e mëkatit. Ata kurre nuk i thonë njerëzve se ata do të shkojnë në ferr nëse kryejnë një mëkat mortor dhe nuk tregojnë pendesë.

Zemra ime është e plagosur thellë. Ato, Kishat e Mia, në gjithë botën nuk predikojnë të vërtetën.
Shumë nga shërbëtorët e Mi të shenjtë nuk besojnë më në gjëndjen e ferrit apo të purgatorit.

Ata nuk i pranojnë urdhërimet e Atit Tim. Ata justifikojne çdo mëkat.

Ata flasin për mëshirën e Atit tim por nuk arrijnë të shpjegojnë pasojat e një vdekje në gjëndjen e mëkatit mortor. Ata më fyejnë rëndë kur nuk kryejnë detyrat e tyre për të cilat janë caktuar.

Ata janë, në shumë raste, përgjegjës për humbjen e kaq shume shpirtrave.

Hapni syte te e verteta të gjithë ju që pohoni të jeni besimtarë në Zotin Atin e Gjithëpushtetshëm, krijuesin e të gjitha gjërave.

Ka vetëm një të vërtetë. Nuk mund të ketë më shumë se një të vërtetë.

Çdo gjë tjetër përveç të vërtetës është një gënjeshtër dhe nuk vjen nga Ati Im Hyjnor, Zoti, Krijuesi I Plotfuqishëm i të gjitha gjërave.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jesu Krisht

Shënim: Duhet përmëndur këtu se në një mesazh të mëparshëm Jesusi i tha Marias se edhe mëkati i vrasjes mund të falet tek një person i cili me të vërtetë pendohet. 

Shtete të tjera do të ndjekin Anglinë në ndalimin e lutjes në publik

E Diel, 12 Shkurt 2012, në 10:30
Fëmija im, sa lotoj unë kur shoh se sa shumë vetë po përpiqen të heqin nderimin ndaj Birit Tim të dashur.
Unë të kam treguar më parë se beteja ka filluar. Planet tashmë kanë filluar për të ndaluar lutjet në publik drejtuar Hyjit, Atit dhe Birit të Tij të çmuar, Jezu Krishtit në Angli.
Ky është vetëm fillimi. Shumë shpejt kjo do të zbatohet në shkolla dhe vende të tjera publike derisa të bëhet e paligjshme për t’u lutur në Kishat e kushtuara Birit Tim, Jezu Krishtit.
Urrejtja mes njerëzve dha atyre në vende të larta kundër Birin Tim do të thotë se ata do të bëjnë çdo gjë që të munden për ta ndaluar ushtrimin publik të Krishtërimit.
Ata që e urrejnë Birin Tim thonë se ata nuk besojnë në Birin Tim. Por si mund të shfaqin kaq shumë urrejtje për dikë që ata nuk e besojnë?
Përbuzja që ata kanë për Birin Tim do të bëhet më e dukshme ndërsa shtete të tjera do të ndjekin shembullin e Anglisë për të ndaluar ushtrimin publik të Krishtërimit.
Do të trajtohet si krim nëse do të nderohet Biri Im.
Edhe fetë e tjera që besojnë në Hyjin Atë, do të vuajnë gjithashtu.
Megjithatë ato nuk do të vuajnë aq shumë sa Kisha Katolike e Romës dhe të krishterët e tjerë. Vuajtjet e tyre do të intensifikohen më shumë.
Lutuni fëmijë që të shmanget shumica e kësaj ligësie, ndërsa ajo po bëhet edhe më e dukshme tani.
Për shumë kohë ata që pohojnë se nuk besojnë në Birin Tim kanë qëndruar të fshehur.
Tani ata do të përparojnë me konfidencë dhe do ta persekutojnë Birin Tim përmes vuajtjeve që do t'iu shkaktojnë ndjekësve të Tij.
Lutuni fort fëmijë për të mbrojtur besimin tuaj dhe të drejtën tuaj për ta nderuar Birin Tim në publik pa u bërë që të ndjeheni me turp.
Ju lutem lusni këtë, Lutjen e Kryqëzatës (28) për të mbrojtur praktikën e Krishtërimit.
O Zoti im Jezu Krisht, unë të lutem Ty që ta vërshosh Shpirtin Tënd të Shenjtë përmbi të gjithë fëmijët e Tu.
Unë të lutem Ty që t’i falësh ata që kanë urrejtje në shpirtrat e tyre për Ty.
Unë lutem që ateistët t’i hapin zemrat e tyre të ngurtësuara, gjatë Mëshirës Tënde të Madhe dhe që fëmijët e Tu që të duan Ty, të mund të nderojnë Ty me dinjitet për t’u ngritur përmbi gjithë persekutimin.
Të lutem mbushi të gjithë fëmijët e Tu me Dhuratën e Shpirtit Tënd, që të mund të ngrihen me kurajë dhe të udhëheqin Ushtrinë Tënde në betejën përfundimtare kundër Satanit, demonëve të tij dhe të gjithë atyre shpirtrave që janë skllevër të premtimeve të tij të rreme.
Amen.
Shko në paqe bija ime dhe tregoi botës që të përgatitet për këtë padrejtësi të madhe.
Faleminderit që iu përgjigje thirrjes sime sot.
Maria, Mbretëresha e të gjithë engjëjve
Nëna e Shpëtimit

Sunday, 12 February 2012

Hyji Atë: Tërmetet do të ndjehen si pjesë e një ndëshkimi të vogël përpara Paralajmërimit

E Premte, 10 Shkurt 2012, në 19:50
Unë jam Hyji Atë, Krijuesi i të gjitha gjërave. Unë vij në emër të Trinisë së Shenjtë.
Bija ime e dashur, Unë sot bëj të ditur se të gjitha përgatitjet tani kanë përfunduar për Mëshirën e madhe të Birit Tim.
Të lutem, njoftoji fëmijët e Mi për detyrën e tyre që të luten për të gjithë shpirtrat që janë larguar nga Unë, Ati i tyre i Përjetshëm. Vetëm ju mundeni, fëmijë, të ndihmoni të shpëtohen këto shpirtra.
Unë gjithashtu dua t’ju njoftoj se një numër tërmetesh do të ndjehen kur Unë të dërgoj një ndëshkim të vogël për t’i dënuar ata shpirtra të ligj që i mundojnë bashkë-atdhetarët e tyre.
Bija Ime kur ky ndëshkim të ketë përfunduar, atëherë do të jetë koha për Paralajmërimin.
Njerëzimi do ta nderojë Birin Tim kur ata të kërkojnë falje për mënyrën se si më kanë ofenduar Mua.
Shumë do të kthehen në besim. Shumë do të vdesin. Për ata që do të vdesin shpirtrat e tyre mund të shpëtohen përmes lutjeve tuaja. Pas kësaj bota do të qetësohet pak dhe do të jepet një kohë për t’u penduar.
Mbajeni mend se Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi, por si një Baba i mirë Unë duhet t’i ndëshkoj fëmijët e Mi me qëllim që ata ta kuptojnë ndryshimin midis të drejtës dhe të gabuarës.
Ky pastrim do t’i zgjojë fëmijët e Mi dhe shumë të tjerë do t’i pranojnë hiret, me mirënjohje, kur ato do të derdhen mbi njerëzimin gjatë Paralajmërimit.
Unë ju dua fëmijë dhe është dëshira Ime që ta shpëtoj secilin prej jush, përfshirë ata shpirtra të ngurtësuar që nuk duan ta pranojnë ekzistencën e Trinisë së Shenjtë.
Ati juaj i Dashur
Hyji Më i Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/02/10/god-the-father-earthquakes-will-be-felt-as-part-of-a-small-chastisement-before-the-warning/

Zëdhënësi Im i shkretë i Shenjtë, Papa Benedikti XVI, do të nxirret jashtë nga Selia e Shenjtë në Romë

E Shtunë, 11 Shkurt 2012, në 11:30
Bija ime fort e dashur, luftërat po përshkallëzohen ngado dhe shumë shpejt dora e Atit Tim do të ndërhyjë për ta ndaluar këtë ligësi. 
Mos kini frikë, sepse planet për të shpëtuar njerëzimin kanë përfunduar dhe nuk do të zgjasë shumë tani për Mëshirën Time të Madhe, që do t’i jepet secilit prej jush.
Kurrë mos i kini frikë veprat e antikrishtit, kur ju, bijtë e Mi, e keni fuqinë brenda jush për ta dobësuar mbërthimin e tij mbi botë, përmes lutjeve tuaja.
Udhëheqës të tjerë të botës së shpejti do të vriten dhe Zëdhënësi Im i shkretë Shenjtë, Papa Benedikti XVI, do të nxirret jashtë nga Selia e Shenjtë në Romë.
Vitin e kaluar, bija ime, unë të tregova për komplotin, brenda korridoreve të Vatikanit.
Një plan për të shkatërruar Zëdhënësin Tim të Shenjtë qe orkestruar në fshehtësi më 17 Mars 2011, dhe do t’ia arrijë qëllimit, sepse ka qenë parathënë.
Përhapeni Fjalën Time të Shenjtë në çdo skaj të botës, tani, dhe bëni të mundur që versionet e shtypura të mesazheve të Mia të shpërndahen në sa më shumë vende të jetë e mundur.
Ju po udhëzoheni, prandaj ju duhet të bëni atë që është më mirë. Më kërkoni Mua në lutje për t’ju dhënë ndihmë, dhe do ta merrni.
Jezusi juaj