Friday, 1 July 2016

Pa Veprën Time të Mëshirës kombet do ta shkatërronin njëri tjetrin

E Shtunë, 31 Dhjetor 2011, në 12:00

(Pjesë e marrë nga mesazhi privat i shfaqur Marias së Mëshirës Hyjnore i cili përfshin Kryqëzatën e Lutjes 16 që njerëzit t’i pranojnë hiret e dhëna atyre nga Jezusi gjatë Paralajmërimit dhe një premtim për të shpallur Fjalën e Tij më të Shenjtë në botë.)

Bija Ime, Paralajmërimi do të vërtetoj tek të gjithë vërtetësinë e këtyre Mesazheve të Mia të Shenjta për botën. Ti kurrë nuk duhet t’i dyshosh ato. Asnjë prej tyre nuk është njollosur në asnjë mënyrë.

Pregatituni për Paralajmërimin dhe i tregoni familjes dhe fëmijëve tuaj të thonë një lutje të vogël për të kërkuar falje për mëkatet e tyre.

Unë do t’ju jap një Kryqëzatë Lutje të veçantë tani për botën për t’i ndihmuar shpirtrat. Qëndroni të fortë gjatë Veprës së Madhe të Mëshirës që Unë tani i dhuroj botës.

O Jezusi im, më bëj të fortë gjatë kësaj prove të Mëshirës Tënde të madhe. Më jep hiret e nevojshme për t’u bërë i vogël në Sytë e Tu. Hapi sytë e mi ndaj të Vërtetës së Premtimit Tënd për Shpëtimin e Përjetshëm. M’i fal mëkatet e mia dhe më trego Dashurinë dhe Dorën e Miqësisë Tënde. Më pushto në krahët e Familjes së Shenjtë, që ne të gjithë të bëhemi një përsëri. Unë të dua Ty, Jezus, dhe premtoj se nga kjo ditë e tutje unë do ta shpall Fjalën Tënde të Shenjtë pa frikë në zemër dhe me pastërtinë e shpirtit, përherë e përgjithmonë. Amen.

Kurrë të mos keni frikë nga kjo Vepër e madhe e Mëshirës Sime, e cila duhet të ndodhi, se përndryshe kombet do të shkatërronin njëri tjetrin.

Shumë nga njerëzimi do të kthehen, por beteja për shpirtra tani do të intensifikohet.

Jezusi juaj i dashur
Shpenguesi i gjithë Njerëzimit

Mesazhi ne anglisht: