Kerko Mesazhet ketu

Saturday 26 September 2015

Plani i Rendit të Ri Botëror për të kontrolluar paratë dhe ushqimin tuaj

E Diel, 17 Prill 2011, në 09:00

Bija Ime e dashur, tregoi botës se ata kanë për të dëshmuar një numër katastrofash ekologjike tani. Ato do të ndodhin në vendet më të pazakonta dhe të papritura dhe do të jenë me intensitet të ashpër.

Sjellja mëkatare e njeriut e ka shkaktuar këtë. Pendohuni, të gjithë ju, dhe dijeni se këto katastrofa klimatike do t’ju zgjojnë nga dremitja e verbër dhe mungesa e besimit.

Ato po ndodhin gjithashtu për të dobësuar influencën e grupit djallëzor të aleancave globale dhe veprimtaritë e tyre të liga, pa mend. Këto grupe, të cilat Unë do t’i nën-quaja si një “qeveri e re botërore” në pritje, janë duke planifikuar që të dalin tani nën udhëheqjen e antikrishtit. Po të njëjtat grupe kanë shkaktuar rënien e sistemit bankar dhe tani do të shkatërrojnë monedhat ngado. Kjo është me qëllim që të mund t’ju kontrollojnë ju.

Bija Ime, kur Unë e tregova në fillim këtë Mesazh disa muaj më parë ti mendove se Mesazhet dukeshin të çuditshme, por prapë ti e shkrove atë që Unë të tregova. Plani i lig dhe i keq, i këtyre gjarpërinjve, ndjekësve të Satanit, është kurdisur për kaq kohë tani. Disa nga intrigat e tyre dinake tashmë po dalin në pah por shumë njerëz besojnë se bota thjesht po kalon p
ërmes një tjetër krize financiare.

Zgjohuni të gjithë ju – tani. Vështroni rreth jush dhe shikoni vetë. Mos u mundoni të sugjeroni se bota thjeshtë po kalon dhimbjet e një depresioni, të shkaktuar nga rënia ekonomike, sepse kjo nuk është e vërtetë. Këta njerëz tani do të kontrollojnë secilin prej jush përmes një monedhe globale dhe përmes rënies në borxh të vendit tuaj.

Asnjë vend nuk do t’i shpëtojë kthetrave të tyre. Ju lutem t’i kushtoni vëmendje Fjalës Sime. Paraja juaj do të bëhet e pavlefshme. E drejta
 juaj ndaj ushqimit dhe nevojave të tjera do të bëhet i mundur vetëm përmes “shenjës”, identifikimit për të cilin Unë fola. Ju lutem, ju lutem të mos e pranoni këtë shenjë sepse do të jeni të humbur për Mua.

Kjo shenjë do t’ju vrasë, jo thjeshtë fizikisht, por shpirtërisht. Qëndroni jashtë këtij juridiksioni. Filloni të planifikoni rezervat e ushqimit tuaj, batanijet, qirinjtë dhe ujin tuaj tani nëse doni që t’i shmangeni marrjes së shenjës, shenjës së bishës.

Ai, antikrishti, i cili do ta udhëheqë këtë Qeveri të Re Botërore, beson se do t’i vjedhë shpirtrat e racës njerëzore. Por ai nuk do t’ia arrijë. Ashtu si shumë do të bien nën influencën e tij, po ashtu edhe ndjekësit e Mi do të qëndrojnë besnikë të patundur ndaj Meje Shpëtimtarit të tyre Hyjnor.

Për të gjithë ju që do të hidhni përçmime mbi këto profeci, dëgjoni tani. Bini nën influencën e kësaj fuqie globale dhe ju do të jeni të humbur. Do t’ju duhet besim i fortë për të mbijetuar. Lutjet që ju kërkoni do të marrin përgjigje. Unë do t’ju mbroj gjatë kësaj periudhe të frikshme mbi Tokë. Përgatituni tani për t’u mbledhur në grupe, ku do të jeni në gjendje për t’u lutur në paqe dhe në fshehtësi. Ata, Rendi i Ri Botëror, do të jenë gjithashtu në lutje në kishat e tyre të ndyra. Këto kisha ekzistojnë ngado edhe pse ato janë ngritur në fshehtësi. Ato ofrojnë sakrifica dhe i bëjnë homazhe idhullit të tyre, Satanit. Këto kulte janë tani jashtë kontrollit dhe të gjitha ndajnë një qëllim të lig – që të kontrollojnë njerëzimin. Ato do ta bëjnë këtë duke u përpjekur të kontrollojnë paratë tuaja, furnizimin e ushqimit dhe të energjisë. I luftoni ata në mënyrën më të mirë që të mundeni, përmes lutjes dhe përhapjes së kthimit n
ë besim.

Lutuni gjithashtu për këta njerëz të gënjyer, të cilëve iu janë bërë premtime për pasuri të mëdha, teknologji, jetë më të gjatë dhe mrekulli. Sa gabim e kanë ata. Ata me të vërtetë janë mashtruar. Kur ta marrin vesh të vërtetën, ata do të jenë zhytur në thellësitë e Ferrit dhe do të jetë tepër vonë.

Lusni, lusni të gjithë ju, Mëshirën Time Hyjnore dhe Rruzaren Më të Shenjtë, çdo ditë, sa më shpesh që të mundeni për ta dobësuar efektin e këtij plani mashtrues dhe djallëzor. Lutuni gjithashtu për ata shpirtra që do të humbasin në katastrofat globale ekologjike që do të vijnë, të shkaktuara nga Dora e Hyjit Atë. Ata kanë nevojë për lutjet tuaja. Ju lutem t’i kushtoni vëmendje thirrjes Sime për lutje sepse ato do të marrin përgjigje.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti