Kerko Mesazhet ketu

Showing posts with label Ndryshimet klimatike. Show all posts
Showing posts with label Ndryshimet klimatike. Show all posts

Wednesday, 2 March 2016

Gëzohuni kur qielli të shpërthejë, sepse ju do ta dini se Unë Jam duke ardhur

E Diel, 2 Tetor 2011, në 15:00

Bija Ime fort e dashur, situatat e motit tani po ndryshojnë si akoma një tjetër shenjë që kohët kanë për të ndryshuar. Ndryshime të tjera do të ndjehen. Dielli do të fillojë të pulsojë dhe të rrotullohet ndërsa i prin botës që përgatitet për Paralajmërimin.

Kryqi Im do të shfaqet në fillim. Ata do të tronditen, por kjo është duke u dhënë si një Shenjë që ju të mund t’i përgatisni shpirtrat tuaj dhe të kërkoni shpengim për mëkatet që ju i keni kryer. Duke e bërë këtë ju nuk do të vuani gjatë Paralajmërimit.

Lutuni, lutuni, lutuni, ndjekësit e Mi ngado. Gëzohuni kur qielli të shpërthejë, sepse ju do ta dini se Unë me të vërtetë Jam duke ardhur në botë. Më në fund njerëzimi nuk do të jetë në gjendje të më mohojë Mua. Dashuria Ime do të rrezatojë në çdo cep të botës ndërsa Unë përpiqem t’i tërheq të gjithë shpirtrat kudo.

Kaq e papritur do të jetë kjo ngjarje saqë bota do të ndalojë me tronditje të madhe. Kur ata gradualisht të përmenden, shumë do të jenë akoma të pasigurt rreth asaj që ndodhi. Ndërsa Unë vij, po ashtu do të vijë edhe Satani dhe djajtë nga Ferri, të cilët do të përpiqen t’i gëlltisin shpirtrat e fëmijëve të Mi. Prandaj dhe Unë duhet t’ju bëj thirrje të gjithëve ju që t’i spërkatni shtëpitë tuaja me Ujë të Bekuar dhe të mbani qirinj të bekuar kudo. Ju duhet ta mbani veten tuaj të mbrojtur.

Deri në atë ditë, Unë ju kërkoj këtë. Lutuni për të gjithë ata që nuk arrijnë ta pranojnë të Vërtetën e Mësimeve të Mia në zemrën e tyre. Lutuni sidomos për ata që bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të më mohuar Mua, edhe pse ata janë të vetëdijshëm për Kryqëzimin Tim për t’i shpëtuar ata.

Mos harroni, Unë vdiqa për secilin prej jush për t’ju shpëtuar. Ta dini se këtë herë Unë vij përsëri për t’ju shpëtuar, secilin prej jush. Unë nuk e përjashtoj asnjërin.

Tani është mundësia juaj, fëmijë, që të siguroni një vend në Epokën e Paqes mbi Tokë. Përse nuk do të donit ju të ishit pjesë e kësaj? Përse dikush me vetëdije do të zgjidhte thellësitë e Ferrit në shkëmbim për këtë Dhuratë të madhe?

Gëzohuni. Lutuni, falënderoni Hyjin Atë, për këtë Paralajmërim të Madh. Pushtojeni këtë Dhuratë me dashuri dhe gëzim në zemrat tuaja.

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti

Thursday, 9 October 2014

Vaksinimi global për të cilin Unë ju tregova në 2010 do të dëshmohet së shpejti

E Premte, 3 Tetor 2014, në 15:10

Bija Ime fort e dashur, dëgjojeni tani me kujdes Premtimin Tim. Unë do të vij përsëri për të lajmëruar një fillim të ri, një botë të re pa fund. Të gjithë ata që e pranojnë Hirin e Hyjit, kur Unë e hedh Mëshirën Time mbi mbarë botën, do të jenë pjesë e Mbretërisë Sime.

Unë i kam dhënë njerëzimit çdo shenjë, çdo paralajmërim dhe çdo Hir për t’i pregatitur shpirtrat e tyre. Disa e kanë dëgjuar Fjalën e Hyjit, ashtu si është deklaruar në Ungjillin e Shenjtë, dhe i kanë kushtuar vëmëndje. Të tjerët e kanë dëgjuar dhe e kanë parë të Vërtetën por refuzojnë ta pranojnë atë. Do të vij një ditë shumë shpejt kur e Vërteta e plotë dhe prova se Kush Unë Jam do të zbulohet dhe mëkatarëve do t’ju jepet kohë e barabartë për të marrë vendimin e tyre, sipas vullnetit të tyre të lirë. 

Asnjë prej jush nuk do të detyrohet të pranojë Mëshirën Time sepse vetëm ju mund ta merrni atë vendim. Të tjerët do të refuzojnë të bëjnë dëshmi ndaj të Vërtetës, madje edhe kur do ta shikojnë atë qartë. Për fat të keq, ata do të humbasin. Të tjerët do të marrin pak kohë para se të betohen për besnikëri ndaj Meje, por ajo kohë, pasi të ndodhi Paralajmërimi, do të jetë e shkurtër.

Unë vij për t’ju treguar tani për ngjarjet të cilat do t’ju zbulojnë shenjat e këtyre kohëve dhe të Pranisë Sime në këtë Mision. Stuhitë do të shihen në shumë vënde dhe ato do të zgjasin me javë. Vaksinimi global për të cilin Unë ju tregova në 2010 do të dëshmohet së shpejti. Dora e Hyjit, në Drejtësinë e Tij Hyjnore, do të shihet kur Ai i lejon tundimet e vendosura para atyre që i shërbejnë Atij në Kishën Time. Kur këto dhe të gjitha profecitë e tjera të japin fryte, Unë do të jem duke pritur. Dhe pastaj do të vij Paralajmërimi. Ai do të vij së shpejti, para Ditës së Madhe kur Premtimi Im për të ardhur përsëri do të përmbushet përfundimisht.

Ju duhet të besoni në Mirësinë Time, Dashurinë Time dhe Mëshirën Time. Nëse besoni, ju do të jeni mjaft të fortë për t’u përballur me çdo sprovë dhe fyerje që do të bjer mbi ju në Emrin Tim si dhe hirin për të qëndruar besnik ndaj Fjalës Sime të Shenjtë.

Qëndroni në paqe dhe në shpresë, sepse Dashuria Ime për ju, dhe dashuria juaj për Mua, do ta shkatërroj të ligun që ka marrë shpirtrat e atyre që janë shkëputur nga Unë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/10/03/the-global-vaccination-i-told-you-about-in-2010-will-soon-be-witnessed/

Wednesday, 20 November 2013

Ndëshkimet e Atit Tim kanë filluar dhe bota do të dëshmoj shumë më tepër trazira ekologjike

E Martë, 12 Nëntor 2013, ora 15:52

Bija Ime fort e dashur, është gabim të besohet se Hyji nuk do ta hidhte Drejtësinë e Tij në botë në këtë kohë. Ndëshkimet e Atit Tim kanë filluar dhe bota do të dëshmoj shumë më tepër trazira ekologjike ndërsa fillon pastrimi i Tokës.

Pregatitjet janë tani gati dhe së shpejti armiqtë e Hyjit do të çrrënjosen dhe do të ndëshkohen, sepse ata kurrë nuk do të kthehen dhe të kërkojnë Mëshirën Time. Zemërimi i Atit Tim është i madh dhe mjerë ata që e kundërshtojnë Fjalën e Hyjit, sepse ata do të pengohen dhe bien përtokë, ndërsa pastrimi përfundimtar i Tokës do të përplaset me infektimin e të ligut – të gjitha në të njëjtën kohë.

Kur të shikoni elementet e natyrës të reagojnë egërsisht, ju do ta dini se Dora e Drejtësisë ka rënë. Krenaria e njeriut, vetë-fiksimi dhe besimi i tij në inteligjencën e tij të gabuar mbi çështjet shpirtërore, kanë sjellë mbi racën njerëzore rënien e zjarrit nga t
ë katërta enët mbi të katër skajet e Tokës.

Ju i keni shpërfillur paralajmërimet dhe prandaj beteja për të shkatërruar mëkatin ka filluar mirë dhe me të vërtetë.

Jezu Krishti
Biri i Njeriut

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/12/my-fathers-punishments-have-begun-and-the-world-will-witness-many-more-ecological-upheavals/

Tuesday, 18 September 2012

Shirat, përmbytjet dhe shkatërrimet e drithërave që vijojnë, do të jenë rezultat i një ndëshkimi prej Qiellit

E Shtunë, 11 Gusht 2012, në 20:10

Bija Ime fort e dashur, shirat që do të bien në mbarë botën përfaqësojnë shpërthimin e lotëve që bien nga Sytë e Mi, ndërsa i shikoj fëmijët e Hyjit të largohen kaq larg nga udha e shpëtimit të përjetshëm.

Shirat, përmbytjet dhe shkatërrimet e drithërave
 që vijojnë do të jenë rezultat i një ndëshkimi prej Qiellit.

Luginat e lotëve do të burojnë ngado dhe faji do t'i vihet ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale. Por nuk është kështu.

Kaq shumë njerëz në botë nuk besojnë në Hyjin. Ata nuk më nderojnë Mua, Birin e Tij të Dashur. Në të kundërt ata janë të konsumuar me një pasion këmbëngulës për zotat e rremë.

Çfarë dua të them Unë me këtë?

Këta njerëz krijojnë heronj dhe idhuj në botën e televizionit, modës, muzikës dhe sportit.

Këta pastaj i lartësojnë ata në idhuj njerëzorë dhe iu bëjnë nderime atyre.

Pastaj i adhurojnë ata në mënyra të cilat i bëjnë dëm jo vetëm vetes së tyre, por edhe personit që ata e lartësojnë.

Ata besojnë se këta idhuj janë të shenjtë dhe bëjnë gjithçka që munden për t’ua kopjuar mënyrën e jetesës, mënyrën e të veshurit, personalitetin dhe madje edhe pamjen fizike.

Kjo rezulton në paganizëm.

E gjithë kjo ka qenë parathënë bija Ime.

Bota do të adhurojë zota të rremë.

Këta njerëz janë plot me dashuri për trupat e tyre, veten e tyre dhe fare pak bujari apo dashuri të treguar për fqinjin e tyre në zemrat e tyre të ngurtësuara.

Zemrat e tyre janë kthyer në gur.

Ata nuk e duan Hyjin. Në të kundërt ata kanë rënë nën magjinë e Satanit, i cili i ka vendosur këto besime dhe mendime në mendjet e tyre.

Nuk ka aspak respekt për trupin e njeriut.

Trupi është krijuar prej Hyjit dhe, si i tillë, është një tempull i projektuar në të cilin prania e Hyjit duhet të banojë.

Kur Satani e tundon njeriun, ai përqendrohet tek trupi dhe në kënaqësitë që ai kërkon përmes shqisave.

Ja se përse njerëzimi tani e do trupin e vet deri në atë shkallë, sa e vë atë në piedestal.

Kurrë i kënaqur me mënyrën në të cilën trupi ishte krijuar prej Hyjit, ai vazhdimisht kërkon që ta përmirësojë, ta ndryshojë dhe ta rregullojë trupin njerëzor për t'iu përshtatur interpretimit të tij të përsosmërisë.

Mënyra se si gratë, në veçanti, i ndryshojnë trupat e tyre dhe ia paraqesin atë botës në mënyra të pamoralshme, më sjell Mua neveri.

Ato gra që nuk kanë aspak turp të ekspozojnë trupat e tyre, kryejnë mëkat megjithëse ato nuk mund ta kuptojnë këtë. Ato mendojnë se është e pranueshme që të abuzojnë me trupin me të cilin ato qenë lindur dhe ta paraqesin veten në mënyra që mund të bëhen shkak për mëkat.

Dashuria e tyre për vetveten është një prej mëkateve më të mëdha të krenarisë. Ato më tej i bindin vajzat e reja se është e pranueshme që t’i shfaqin trupat e tyre në publik në këtë mënyrë.

Kaq shumë mëkate të mishit tregohen nëpër botë dhe vlerësohen si të pranueshme.

Megjithatë ato janë të gjitha të dënueshme pas vdekjes. Jo vetëm që mëkati është duke u kryer, por edhe po paraqitet sikur të ishte një gjë e mirë.

Tradhtia bashkëshortore është e pranuar sot dhe e duartrokitur.

Vrasja nuk trondit më dhe nuk ka më respekt për jetën e njeriut.

Imoraliteti seksual është jashtë kontrollit dhe i justifikuar.

Ditët e të tilla sjelljeve mëkatare po shkojnë drejt fundit.

Deri që njerëzimi ta pranojë se mëkati do të jetë gjithmonë mëkat, ata e humbasin të drejtën për të hyrë në Portat e Parajsës.

Për çdo mëkat që ju jeni fajtorë, pjesa e trupit e përdorur gjatë kryerjes së mëkatit, do të digjet dhe pastrohet në Purgator.

Nëse jeni në mëkat mortor, ju do të ndjeni dhimbjen e zjarrit duke ua përshkuar atë pjesë të trupit të përdorur gjatë kryerjes së mëkatit, në përjetësi. Nuk do të ketë kurrë fund për këtë torturë.

Përse, përse ata nuk i dëgjojnë zemrat e tyre? Shumë njerëz e dinë se çfarë ata bëjnë është e gabuar, por vazhdojnë të mëkatojnë prapë se prapë, sepse kjo është e pranueshme në sytë e botës.

Industritë e argëtimit dhe të medias kanë krijuar një pranim të rremë të një sjelljeje të tillë, saqë shumë shpirtra të pafajshëm janë korruptuar nga gënjeshtrat.

Vetëm e vërteta mund t'i shpëtojë ata tani. Atyre po iu jepet Libri i së Vërtetës, por a do të dëgjojnë ata? Satani dhe engjëjt e tij të rënë do të bëjnë gjithçka që ata të mos dëgjojnë.

Do të jetë vetëm kur ndëshkimet të vërshojnë nga qielli, që ata do të duhet t’i hedhin tutje zakonet e tyre boshe, të padobishme e të neveritshme. Sepse ata do të jenë tepër të zënë në përpjekjet për të mbijetuar dhe për të vënë bukë në gojën e tyre.

Fatkeqësisht, do të jetë vetëm përmes të tilla ndëshkimeve që njerëzimi mund të pastrohet në këtë tokë.

Me dhënien e dhuratës së pastrimit, ndërsa janë gjallë, atyre po iu jepet një mundësi për të shmangur liqenet e zjarrit.