E Enjte, 8 Mars 2012, në 15:52
Disa me frikë në zemër, të tjerët me pritje dhe çudi, se kur do
të vinte ky moment dhe tani ai ka ardhur.
Kjo është koha kur Unë e dërgoj profetin Tim të kohëve të
fundit, ty Maria, për ta treguar përfundimisht Librin e së Vërtetës, i cili
zbulon përmbajtjen e Librit të Zbulesës.
Unë jam Hyji, për të cilin të gjithë fëmijët e Mi po thërrasin
në këto kohë të tmerrshme. Jam Unë, të cilin, ata, fëmijët e Mi të shqetësuar, duhet ta
thërrasin tani.
Unë e mbledh familjen
Time së bashku, në këtë kohë, që ne të mund të bashkohemi në betejën finale për
ta vrarë dragoin, i cili e ka munduar Tokën për kaq gjatë.
Fëmijë mos kini frikë.
Asnjë dëm nuk do t’iu vijë atyre që e mbajnë Vulën Time, Vulën e Hyjit të Gjallë. Satani dhe engjëjt e tij
të rënë, të cilët po e infektojnë botën në këtë kohë, nuk e kanë autoritet mbi ata
që e kanë Shenjën e Hyjit të Gjallë.
Ju duhet të më dëgjoni
Mua, fëmijë, dhe ta pranoni Vulën Time, sepse ajo do të mbrojë jo vetëm jetën tuaj
por edhe shpirtrat tuaj. Recitojeni Lutjen për ta marrë Vulën Time çdo ditë*. (Shiko fundin e këtij Mesazhi.)
Bëni të mundur që çdo pjesëtar i familjes suaj dhe të
dashurit tuaj ta kuptojnë rëndësinë e Vulës Sime.
Dashuria juaj për Mua, Atin tuaj Qiellor, do të jetë Hiri juaj
shpëtues dhe do t'ju japë forcën që ju duhet. Vula Ime e Mbrojtjes
është parathënë, për kohën kur Vula e Dytë të jetë thyer.
Kalorësi i kalit të kuq është engjëlli i zi hakmarrës, i cili do t’i vrasë fëmijët e Mi në shumë luftëra që do të vijnë. Por ai do t’i
kalojë ata fëmijët e Mi që e kanë Vulën në ballë.
Përgatituni tani, sepse këto luftëra tashmë po ndodhin dhe më
shumë të tjera po planifikohen në çdo skaj të Tokës dhe, në veçanti, në Lindjen
e Mesme dhe në ato toka ku Biri Im i çmuar, Jezu Krishti, eci gjatë Kohës
së Tij në Tokë.
Ati juaj i Dashur
Hyji më i Larti
Hyji më i Larti
* Lutja e
Vulës së Mbrojtjes drejtuar Hyjit Atë (dhënë fillimisht Marias së Mëshirës
Hyjnore më 20 Shkurt 2012)
Recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës (33) që ta
dëshmoni Vulën Time dhe ta pranoni atë me dashuri, gëzim dhe mirënjohje.
O Hyji im, Ati im i Dashur, unë e
pranoj me dashuri dhe mirënjohje Vulën Tënde Hyjnore të Mbrojtjes.
Hyjnia Jote
e mbështjell trupin dhe shpirtin tim përjetësisht. Unë përkulem në falënderim të përulur
dhe e ofroj dashurinë dhe besnikërinë time të thellë tek Ti, Ati im i Dashur.
Unë të lutem Ty të më mbrosh mua dhe
të dashurit e mi me këtë Vulë të veçantë dhe unë e kushtoj jetën time në
shërbimin Tënd, në shekuj të shekujve. Unë të dua Ty, Atë i Dashur. Unë të
ngushëlloj Ty në këto kohë, Atë i Dashur.
Unë të ofroj Ty Trupin, Gjakun,
Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd fort të Dashur, në shpërblim për mëkatet e
botës dhe për shpëtimin e gjithë fëmijëve të Tu. Amen.