E
Mërkurë, 16 Maj 2012, në 03:10
Bija
Ime tejet e dashur, Unë duhet të të informoj se një Luftë e Tretë Botërore
është gati për t'u shpalosur në botë. Lotët e mi rrjedhin këtë mëngjes siç ti mund ta shikosh.*
Vula e
Dytë është gati për t'u shpalosur ashtu siç i është parathënë Gjon
Ungjilltarit në Librin e Zbulesës.
Do të fillojë në Evropë.
Sistemi juaj bankar do të jetë
shkaku dhe Gjermania, akoma edhe një herë, do të jetë e përfshirë në këtë
tragjedi ashtu siç ishte në dy rastet e shkuara.
Kur ajo
të fillojë, rrënimi do të përshijë ekonominë dhe katastrofa do të
përfshijë Greqinë, me shumë
reperkusione në Francë.
Lindja e Mesme do të përfshihet
gjithashtu, me Izraelin dhe Iranin në luftë dhe Siria do të luajë një rol
serioz në rënien e Egjiptit.
Bija
Ime Unë të zgjoj për ta treguar këtë, jo për të trembur ty, por për të kërkuar shumë lutje për Evropën në këtë
kohë.
Për
shkak të luftës dhe mungesës së parave, shumë prej të mbjellave do të humbasin
dhe kjo do të çojë në hapjen
e Vulës së Tretë, e cila do të thotë zi buke.
Ja përse Unë tani iu bëj
thirrje të gjithë fëmijëve të Hyjit që të përpiqen për të grumbulluar rezerva
ushqimesh të thata ose që nuk prishen për të ushqyer familjet e tyre. Është e
rëndësishme që t'i rrisni vetë prodhimet tuaja nëse është e mundur.
Mbajeni
mend, sidoqoftë, se lutja mund të
shmangë shumë nga kjo vuajtje.
Efekti
i kësaj lufte do të jetë se Kisha
Ime Katolike në Tokë do të zhytet brenda një kishe të vetme botërore, në emër
të bashkimit.
Ky
bashkim, apo paqe e rreme, do të bëhet një realitet pasi që antikrishti të
shfaqet për të krijuar një paqe të rreme dhe të ashtuquajturin fund të
luftës.
Ky pakt paqeje do të përfshijë
botën Perëndimore, derisa Kina dhe Rusia të përfshihen në çështjet botërore.
Ato do
të paraqesin një kërcënim ndaj ‘Bishës
me Dhjetë Brirë’, Evropës, dhe do t'i mposhtin ata duke futur komunizmin.
‘Dragoi i Kuq’, Kina, ka fituar tashmë një pozicion
të rëndësishëm në botë për shkak të kontrollit të tyre mbi
financat botërore.
Dragoi
i Kuq dhe ‘Ariu’, që është
Rusia, nuk e duan Hyjin.
Ato janë duke u drejtuar nga
antikrishti, i cili është nga Lindja, dhe që fshihet prapa dyerve të
mbyllura.
Kur
këto profeci të shpalosen, e gjithë bota do të besojë në këto Mesazhe. Atëherë
nuk do të ketë më dyshime.
Ju
lutem të recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës, sepse do të ndihmojë në dobësimin e
ndikimit që këto ngjarje do të kenë.
Lutja e Kryqëzatës
(54) Lutje drejtuar Atit për të dobësuar ndikimin e Luftës së Tretë Botërore
O Ati Qiellor, në Emër të Birit
Tënd të dashur, Jezu Krishtit, i Cili vuajti aq shumë për mëkatet e njerëzimit,
të lutemi na ndihmo në këto kohë të vështira që po kalojmë.
Na ndihmo t'i shpëtojmë
persekutimit që po planifikohet nga udhëheqës lakmitarë dhe nga ata që duan të
shkatërrojnë Kishat e Tua dhe fëmijët e Tu.
Atë i Dashur, ne të lutemi Ty të
na ndihmosh të ushqejmë familjet tona dhe të shpëtosh jetët e atyre që do të
jenë të detyruar në një luftë kundër vullnetit të tyre.
Ne të duam Ty, Atë i dashur.
Ne të lutemi Ty të na ndihmosh
në kohën kur do të kemi nevojë.
Na shpëto nga mbërthimi i antikrishtit.
Na ndihmo t'i shpëtojmë shenjës
së tij, shenjës së bishës, duke refuzuar që ta pranojmë atë.
Ndihmoji ata që të duan Ty të
qëndrojnë të vërtetë ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë në çdo kohë, që Ti të mund të
hedhësh mbi ne Hiret për të mbijetuar me trup dhe me shpirt. Amen.
Bija
Ime, Unë e kuptoj se ky lajm mund të vijë si një tronditje por kujto që lutjet
dhe Lutja e Kryqëzatës (33) e Vulës së Hyjit të Gjallë do t'i mbrojë
ndjekësit e Mi, Kisha
Ime e Mbetur. Ju, bijtë e Mi, do të mbijetoni edhe pse nuk do të jetë e lehtë.
Ju do
të ngacmoheni sepse jeni të Krishterë, por ju kurrë nuk do të më mohoni apo të më
refuzoni Mua.
Për
këtë juve do t'ju jepen Dhurata. Dhurata
Ime e Vulës së Hyjit të Gjallë do t'ju bëjë të padukshëm ndaj armiqve
tuaj.
Recitojeni atë çdo ditë që tani
e tutje. Mbajeni atë përpara jush në shtëpitë tuaja dhe bekojeni atë nga një
prift.
Fillojini
përgatitjet tuaja sa më parë sepse dita e goditjes në Evropë nuk është larg.
Jezusi
juaj
*Shënim: Kur Maria po e
shkruante këtë Mesazh, një lot i lagur rrodhi nga fotoja e Jezusit përballë
saj.