Kerko Mesazhet ketu

Friday 30 January 2015

Me urtësinë vjen edhe aftësia për të parë të Vërtetën

E Mërkurë, 21 Janar 2015, në 20:24

Bija Ime e dashur, urtësia është një Dhuratë e dhënë njeriut prej fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Për gjithë pasuritë, fuqinë dhe gurët e çmuar e mbledhur mbi tokë, që njeriu mund të fitoj, ai nuk ka asgjë nëse nuk zotëron Dhuratën e urtësisë.

Me urtësinë vjen edhe aftësia për të parë të Vërtetën, e cila ju dha 
nga Hyji racës njerëzore përmes profetëve. Urtësia, për fat të keq, është një gjë e rrallë në botë sot. Duke u dhënë pas të gjitha gjërave të krijuara nga njeriu për njeriun, ju nuk do të arrini të shikoni gjithçka që është e fshehur poshtë shtresave të aromave zbutëse joshëse që e mbulojnë botën për shkak të ndjekjeve të njeriut ndaj çdo kënaqësie, çdo vepre, çdo fjale dhe frymëzimi shpirtëror që nuk vjen nga Hyji.

Njeriu lind në botë i zhveshur, i pambrojtur dhe i varur nga të tjerët për ta ushqyer dhe veshur atë. Ai lind me një trup dhe shpirt dhe ai do të largohet nga bota pa asgjë, përfshi rrobat që e veshin atë. Njeriu mëson nga njeriu por ai duhet të mësoj gjithashtu nga Fjala e Hyjit. Çdo njohuri shtesë mund të jetë një bonus i madh por, nëse përdoret me marr
ëzi, mund të shkaktoj dhimbje të tmerrshme ndaj të tjerëve. Nëse njohuria përdoret me mënçuri ajo mund të përmbushi Planin e Hyjit për të ndihmuar dhe ushqyer fëmijët e Tij.

Raca njerëzore është duke u mashtruar rreth të Vërtetës. Ky mashtrim i madh e shkreton njohurinë dhe shpirtin human. Mëkati nuk pranohet më por konsiderohet një virtyt. Virtyti përbuzet dhe së shpejti përmëndja e Emrit Tim në publik do të konsiderohet të jetë një krim.

Influenca e djallit e përdredh mëndjen njerëzore dhe e kthen gjithçka përmbys. Djalli është e kundërta e Hyjit dhe prandaj, nëse Hyji thotë se diçka është e drejtë atëherë ai, i ligu, do t’ju bindi se ajo është gabim. E drejta do të konsiderohet të jetë e gabuar dhe një veprim apo fjalë e keqe do të konsiderohet të jetë e drejtë. Gjithë mëkati, i papranueshëm në Sytë e Hyjit do të justifikohet dhe kjo do të përfshij çdo formë ligësie.

Mëkati kurrë nuk do të përmëndet në kishën e re mbarë botërore që do të vij dhe veprimet e kryera nga ata që dëshirojnë ta mbështesin Fjalën e Hyjit do të bëhen të paligjshme. Dhe prandaj urtësia, një Dhuratë nga Hyji, do të mungoj në shoqërinë tuaj kur raca njerëzore të mbështesi veprat që janë të papranueshme nga Hyji.

Nëse bota ju thotë se Fjala e Hyjit duhet shpërfilluar dhe insiston që ju të merrni pjesë në vepra që çojnë në mëkat mortor, atëherë Unë nuk mund t’ju shpëtoj. Njeriu është duke u nxitur të mbështesi çdo ligj dinak që e mohon Fjalën e Hyjit dhe armiqë e Mi janë tepër aktivë për të ndryshuar radhën e historisë.

Të gjitha gjërat e mira, që dalin nga Besimi i Krishter
ë, së shpejti do të zhduken, deri kur dita të vij kur ju do të persekutoheni për marrjen e Sakramenteve të Shenjta. Por për çdo vepër të ligë të kryer nga ata që më përbuzin Mua, Hyji do të hedhi Shpirtin e Tij mbi të Vetët për ta kundërvepruar këtë ligësi. Po të mos e bënte Ai këtë, do të kishte fare pak shpresë në shpëtimin e fëmijve të Tij nga mbërthimi i errësirës. Satani e ka shfaqur influencën e tij në çdo skaj të botës. Ata që ai josh janë agjentët e tij të vullnetshëm dhe kënaqet kur ata kapërcejnë gjithë kundërshtimin nga njerëzit e Hyjit, me qëllim që ta uli botën në gjunjë. Por Hyji, prej Dashurisë së Tij për ju, do të siguroj që Urtësia, e dhuruar njeriut përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, të bëhet mburoja të cilën shërbëtorët e Tij besnikë do ta përdorin për të larguar njerëzit nga tymi i Satanit.

Drita e Hyjit do të ndriçoj mes njerëzve të Tij dhe nën Mbrojtjen e Tij ata do ta mbajnë Fjalën e Tij dhe t’i çojnë të tjerët drejt Shpirtit të urtësisë. Shpirtrat që me të vërtetë më njohin Mua do të tërhiqen drejt Dhuratës së urtësisë së Hyjit sepse ajo do të ndriçoj si dielli dhe do të sjelli ngushëllim tek të gjithë njerëzit e Hyjit, të cilët do të përbuzen kur të shprehin hapur dashurinë e tyre për Hyjin. 

I ligu nuk mund dhe nuk do ta mposhti Dhuratën e urtësisë, të cilën Hyji shpejt do ta hedhi tek të gjithë ata që e duan Atë. Pastaj asgjë nuk do të qëndroj në Udhën e Hyjit ndërsa Ai ecën përpara për të mbledhur çdo komb në Dashurinë e Tij dhe Krahët e Tij të Sigurtë.

Të gjitha feve, të gjithë shpirtrave, të gjitha kombeve do t’ju jepet Dhurata e urtësisë. Por, ajo mund të merret vetëm nga ata që me të vërtetë e duan Hyjin, sepse vetëm përmes dashurisë së tyre për Atë, do të jenë në gjëndje të luten për ata, që nuk duan të kenë fare të bëjnë me Atë.

Jezusi juaj