Kerko Mesazhet ketu

Sunday 25 January 2015

Unë kam nevojë për ju ashtu si edhe ju keni nevojë për Mua

E Shtunë, 17 Janar 2015, në 18:18

Bija Ime fort e dashur, jam Unë, Jezusi juaj, Shpëtimtari juaj që flas.

Sa shumë njerëz që i lexojnë këto mesazhe janë të frikësuar. Frika sjell me vete një formë urrejtje sepse shumë nuk duan të më njohin Mua. Frika është e kuptueshme por nuk duhet lejuar ta mjergulloj besimin tuaj. Unë ju thërras vetëm që të vini tek Unë. Unë nuk kam asnjë dëshirë t’ju shkaktoj dhimbje. Koha juaj në tokë është jetë-shkurtër por koha që ju do të kaloni me Mua është e përjetshme.

Nëse Unë ju dua përse nuk do t’ju paralajmëroja për pasojat e refuzimit të Mëshirës Sime? Gjithçka që Unë dua dhe dëshiroj është t’ju sjell të gjithëve ju në Mbretërinë Time. Unë nuk ju tregoj gjëra që nuk përmbahen në Librin Tim të Shenjtë. Jo. Përkundrazi, Unë thjesht ju kujtoj për të Vërtetën dhe për të gjitha gjërat që do të vijnë, me qëllim që ju të vini tek Unë.

Ejani, të vegjëlit e Mi, mos kini frikë nga Dashuria Ime. Mos kini frikë nga Mbretëria Ime sepse ajo është e drejta juaj e natyrshme që në lindje. Ishte për këtë që Unë e dhashë Jetën Time në tokë. Unë kam nevojë për ju ashtu si edhe ju keni nevojë për Mua. Unë Jam i përulur në Dëshirën Time dhe thjesht dëshiroj t’ju përfshij ju në një jetë të lavdisë së madhe ku ju do të shijoni Jetën e Përjetshme. Përse atëherë e keni frikë Thirrjen Time? Unë ju dua. Unë kurrë nuk do t’ju lëndoja. I vetmi dëm që ju hasni është nga vetë ju. Unë Jam këtu gjithmonë, duke pritur me dëshirë të madhe dashurinë tuaj.

Bota Ime pa fund e tejkalon gjithçka që ju mund të dëshironit ndonjëherë mbi këtë tokë. Jeta juaj mbi tokë është e zbehtë në krahasim me bukurinë e Mbretërisë Sime. Ishte për të bërë të sigurtë që ju të keni Jetën e Përjetshme – trashëgiminë që ju takon – që Unë dhashë jetën për mëkatet tuaja. Mos e braktisni këtë Sakrificë të madhe sepse ishte me Lavdi të madhe që Unë u kryqëzova në emrin tuaj.

Mos më refuzoni Mua, herën e dytë.

Jezusi juaj i dashur