Kerko Mesazhet ketu

Monday 10 August 2015

Zgjohuni ndaj të Vërtetës para se të jetë tepër Vonë

E Premte, 15 Prill 2011, në 23:00

Bija Ime e dashur, ti duhet t’i tregosh botës se duhet t’i përmbahet Vullnetit Tim Më të Shenjtë, nëse njerëzimi e dëshiron jetën e përjetshme. Kjo botë, edhe pse ka shumë për të ofruar, kurrë nuk do ta kënaqë urinë tuaj. Po të mos ishte për mëkatet e prindërve tuaj të parë, Adamit dhe Evës, atëherë po, do të kishte qenë e mundur të jetonit në lumturinë e përjetshme pa asnjë pengesë në udhën tuaj. 

Për shkak se mashtruesi është kudo, ai nuk do ta lërë asnjërin nga ju që ta planifikojë jetën e tij drejt Meje. Dinak, gënjeshtar, ai vazhdimisht do të përpiqet të sigurojë që ju të bini në mëkat përmes mënyrave të ndryshme të joshjes. Megjithatë, ai do ta ketë shumë të vështirë, t’ju vërë në shënjestër nëse jeni në gjendje hiri, të arritur përmes Rrëfimit dhe Sakramentit të Bekuar.

Rruzarja e Shenjtë është në veçanti efektive kundër Satanit për arsye të fuqive të dhëna Virgjërës së Bekuar, Nënës Sime, nga Hyji Ati i Përjetshëm. Ajo ka fuqi të pamasë mbi mashtruesin.
Ai është i pafuqishëm kundër saj dhe ai e di këtë. Nëse ju e lejoni Nënën Time të Shenjtë t’ju drejtojë drejt hireve për të cilat ajo mund të ndërhyjë, në emrin tuaj, atëherë ju do të qëndroni të paprekur ndaj influencës së tij.

Ndërsa njerëzit sot përpiqen drejt lumturisë dhe paqes mbi këtë Tokë, ata kërkojnë një formulë sekrete. Këtu ata e kalojnë kohën duke u përpjekur të shkyçin sekretin e lumturisë, përfitimit material dhe paqes në jetët e tyre. Ata dalin me mënyra, ide të reja, të gjitha këto të reklamuara përmes skemash për t’u bërë të pasur. Pavarësisht nga të gjitha argumentet që ata paraqesin, shumë prej të cilave janë të bazuara mbi idealizmin e krijuar psikologjikisht, thjesht nuk është e mundur të gjeni paqe dhe gëzim në jetët tuaja nëse nuk besoni në Hyjin Atin e Përjetshëm. Ai është i vetmi Dhurues i Jetës. 

Pa u afruar tek Ai, ju do të jeni të zbrazët në shpirt. Ata prej jush, që shpenzojnë shumë kohë të konsiderueshme duke u përpjekur të përgënjeshtrojnë Ekzistencën Time, e harxhojnë kohën e tyre duke ndjekur ëndrra, që kurrë nuk do të japin fryt. Refuzimi juaj kokëfortë për ta pranuar Krijuesin tuaj, Qenien Supreme i Cili e krijoi këtë botë, do t’ju çojë në një humnerë të errësirës së përjetshme. 

Shumë njerëz si ju, të cilët shkuan deri aty sa ta mohojnë Ekzistencën e Hyjit, në jetën e tyre, duke përhapur gënjeshtrën se nuk ka një gjë të tillë si Hyji Atë, për fat të keq, tani janë në thellësitë e Ferrit sipas zgjedhjes së tyre. Mos e lejoni këtë që të ndodhë tek shpirtrat tuaj; ku ata që përfundojnë në Ferr, digjen sikur të ishin akoma prej mishi. Sa qesh Satani me injorancën tuaj. 

Kur ju e mohoni Hyjin, ju mohoni të drejtën tuaj ndaj lumturisë së përjetshme. Po kjo lumturi e përjetshme është ajo që ju e kërkoni pa pushim në këtë botë. Por ajo nuk mund të arrihet në Tokë.

Kurrë mos e jetoni jetën tuaj në Tokë sikur kjo të ishte e vetmja pjesë e ciklit të ekzistencës suaj, sepse nuk është. Shtëpia juaj e vërtetë do të jetë në Parajsë me Mua.