Kerko Mesazhet ketu

Saturday, 8 August 2015

Hire të veçanta ju premtohen nëse e thërrisni Jezusin për vetëm një ditë

E Enjte, 14 Prill 2011, në 11:00

Bija Ime fort e dashur, faleminderit që po përkushton më shumë kohë ndaj kësaj Pune Më të Shenjtë. Koha ka ardhur që të gjithë ju t’i hapni zemrat tuaja ndaj Meje, vetëm për një ditë, për të më dhënë Mua mundësinë t’ju mbush me hire të veçanta. Këto hire do të hidhen tani mbi ata prej jush që e kanë harruar se Unë Ekzistoj, ndërsa koha po afron për të Premten e Madhe.

Ndërsa koha për Novenën e fuqishme të Mëshirës Hyjnore po afron, kjo kohë do të përdoret për t’i vërshuar shpirtrat tuaj me një Dhuratë të veçantë nga Unë. Bëni tani ashtu si Unë ju them, dhe lutuni me fjalët tuaja, tek Unë sot. Hiret që Unë do t’ju jap jo vetëm që do t’ju sjellin më pranë Zemrës Sime të Shenjtë, por do t’ju mbushin me Shpirtin e Shenjtë. 

Lusni Novenën (Nëntë-ditëshit) Time nga e Premtja e Madhe dhe përfshini sa më shumë shpirtra të mundeni dhe Unë do ta shpëtoj gjithsecilin.

Për ata prej jush që mbeten prapa, madje edhe pas përkushtimit ndaj Meje, Unë do t’ju ngre përsëri. Kurrë mos kini frikë të ktheheni tek Unë nëse largoheni. Unë kurrë nuk do t’i braktis ata që vazhdojnë të kthehen tek Unë. Si mëkatarë, kjo do të tentojë të ndodhë. Kurrë mos kini frikë, Unë Jam duke qëndruar përkrah jush gati për t’ju përqafuar çdo herë. Mëkati mund të falet. Kurrë mos u ndjeni fajtorë për mëkatin nëse ju duhet të ktheheni tek Unë për të kërkuar falje. Unë Jam gjithmonë atje.

Fëmijët e Mi, përdoreni Javën e Shenjtë për t’i kujtuar të gjithë për Sakrificën që Unë bëra për mëkatarët. Dhembshuria Ime është akoma e fortë. Ajo kurrë nuk është dobësuar për shpirtrat, madje edhe për ata mëkatet e të cilëve më shkaktojnë Mua fyerje të thellë. Nëse një shpirt kërkon falje, atëherë ai mëkat do të hiqet.

Novena Ime e Mëshirës Hyjnore do të japë hiret më të fuqishme kur të recitohet nga e Premtja e Madhe deri në Festën e Mëshirës nëntë ditë më pas. Duke e recituar këtë ju jo vetëm që do të shpëtoni shpirtrat tuaj por miliona të të tjerëve. Bëjeni këtë për Mua.

Shpëtimtari juaj Hyjnor përherë i dashur dhe besnik
Jezu Krishti