Bija Ime e dashur, ty tani po të jepen Mesazhet e fundit për njerëzimin, që t’i përvetësojë, përpara kohëve të fundit për të shpëtuar shpirtrat e tyre.
Një numër i madh engjëjsh janë duke u shpërndarë tani në mbarë botën, ashtu si është parathënë, për ta përgatitur Tokën për mbërritjen Time. Shumë nga këta engjëj janë në formë njerëzore, dhe ashtu si ti bija Ime e dashur, ata e zgjodhën këtë rol.
Zhvillimi i tyre në lindje u parashikua që të përputhej me Paralajmërimin final dhe ditët e fundit. Po ashtu, edhe djajtë e liruar nga thellësitë e Ferrit janë duke u lëshuar. Ata, kur shfaqen në këtë Tokë, e bëjnë këtë përmes tundimit dhe gënjeshtrave. Ata joshin fëmijët e Mi të cilët janë të hapur ndaj ndikimit të tyre. Ata infektojnë ato shpirtra që janë tashmë në errësirë. Ata hyjnë në shpirtrat e tyre duke i gënjyer ata dhe duke i bindur se besimi i tyre tek Unë dhe Ati Im i Përjetshëm është i kotë.
Këta njerëz nuk kanë ndonjë pamje të jashtme që ju mund ta shoqëroni me të ligun. Përkundrazi, ata do të shfaqen të jenë me dije, të zgjuar dhe frymëzues. Ata gjithashtu do të jenë shumë bindës kur të predikojnë atë që fëmijët e Mi të mirë e konsiderojnë të jetë e vërteta. Megjithatë për fat të keq, nuk do të ketë asnjë dashuri në zemrat e tyre dhe ju duhet të jeni vigjilentë kundër mësimeve të tyre.
Tani Unë dua t’i bëj thirrje besimtarëve të Mi. Ju, fëmijët e Mi, përmes lutjes dhe besimit keni marrë Dhuratat që Unë ia premtoj të gjithë atyre që më ndjekin Mua. Juve ju janë dhënë Dhurata të ndryshme dhe çdo Dhuratë është krijuar për ta dhënë Fjalën Time në pamje të ndryshme.
Vlerësimi i vizionarëve
Këta njerëz nuk kanë ndonjë pamje të jashtme që ju mund ta shoqëroni me të ligun. Përkundrazi, ata do të shfaqen të jenë me dije, të zgjuar dhe frymëzues. Ata gjithashtu do të jenë shumë bindës kur të predikojnë atë që fëmijët e Mi të mirë e konsiderojnë të jetë e vërteta. Megjithatë për fat të keq, nuk do të ketë asnjë dashuri në zemrat e tyre dhe ju duhet të jeni vigjilentë kundër mësimeve të tyre.
Tani Unë dua t’i bëj thirrje besimtarëve të Mi. Ju, fëmijët e Mi, përmes lutjes dhe besimit keni marrë Dhuratat që Unë ia premtoj të gjithë atyre që më ndjekin Mua. Juve ju janë dhënë Dhurata të ndryshme dhe çdo Dhuratë është krijuar për ta dhënë Fjalën Time në pamje të ndryshme.
Vlerësimi i vizionarëve
Për ata të cilëve Unë i jap Dhuratën e njohjes për t’ju ndihmuar t’i identifikoni ata që vijnë në Emrin Tim dhe ata që vijnë në emër të Satanit, ju lutem të jeni shumë të kujdesshëm. Është veçse e drejtë që ju të jeni në gatishmëri kundër profetëve të rremë. Megjithatë, kurrë, ndonjëherë mos i gjykoni ata që thonë se vijnë në Emrin Tim, pa i vlerësuar me qartësi mesazhet e tyre në fillim. Ju kurrë nuk duhet t’i gjykoni ato Mesazhe të dërguara nga Unë përmes “pamjes së jashtme”. Se një njeri thotë se ai vjen në Emrin Tim mos mendoni se vlerësimi juaj për të është i pagabueshëm. Kini kujdes ata profetë që pësojnë tallje apo që shkaktojnë zemërim kur ata pohojnë se marrin Mesazhe Hyjnore nga Unë apo nga Nëna Ime e Bekuar.
Mos bini në tundimin e hedhjes së gjykimit të menjëhershëm mbi ta përpara se ju t’i dëgjoni me kujdes vetë mesazhet. Këto Mesazhe nuk do të lidhen thjesht me Mësimet e Mia, ato do të lidhen me Fjalën Time dhe do të jenë të plot me dashuri. Ato do t’ju udhëzojnë se si ta jetoni jetën në Emrin Tim për të arritur shpëtimin.
Kurrë mos u alarmoni kur profetët e Mi të vërtetë pohojnë se marrin Mesazhe për ngjarjet e ardhëshme, ndaj të cilave ata janë të informuar. Mos u tundoni të kryeni mëkatin e paragjykimit duke i gjykuar këto Mesazhe sipas klasës së njerëzve që këta profetë përfaqësojnë. Disave do t’ju mungojë arsimi. Disa do të jenë e kundërta dhe do të jenë të rrjedhshëm në të folur. Shumë nga ata nuk do të përputhen me të kuptuarin tuaj se çfarë e bën një person “të shenjtë”.
Por ka mënyra për të cilat ju mund të jeni të sigurt për vërtetësinë e tyre. Ata që janë duke komunikuar me Nënën Time të dashur, në të shumtën e rasteve, do t’i parashikojnë shfaqjet që ajo i parathotë deri tek ora dhe data. Shumë incidente do të dëshmohen nga ata që i ndjekin shfaqje të tilla. Në rastin kur Mesazhet e Mia po i jepen njerëzimit, ato do t’i jepen botës pa pasur nevojë që profeti të përpiqet të kërkojë lavdi.
Hedhja e Gjykimit mbi Njerëzit
Përfundimisht, besimtarët e Mi, pavarësisht nga besnikëria e tyre ndaj Meje, prapë do të hedhin përçmim mbi ata që parashikojnë ngjarje të së ardhmes dhe do të flasin keq për ata që janë të bekuar me fuqi shëruese nga Shpirti i Shenjtë. Ndaloni dhe zgjohuni nga dremitja juaj e qetë. Këta profetë do ta prishin rutinën tuaj sepse ata nuk përshtaten me grupin tuaj të shenjtë. Ata nuk do të përshtaten me mënyrën që ju prisni. Dëgjoni këtë me vëmëndje. Nëse ju i gjykoni këta njerëz duke u bazuar në thashetheme dhe gojëdhëna të të tretëve apo me aludime, ju bëheni fajtorë për mëkat. Mëkati kundër profetëve të Mi më fyen Mua thellë. Kur ju refuzoni lajmëtarët dhe profetët e Mi të vërtetë ju jeni duke ma kthyer Mua shpinën.
Por kjo është pikërisht se çfarë po ndodh në botë sot ndërsa më shumë vizionarë dalin publikisht. Nuk është e lehtë për besimtarët e Mi. Vetëm kujtoni se Mesazhet nga profetët e Mi duhet të lexohen përpara se ju të gjykoni dhe kjo përfshin edhe ato që mund të vijnë nga profetët e rremë. Kërkoni udhëzime kur ju t’i konsideroni këto Mesazhe. Mesazhet e vërteta do të jenë të mbushura me dashuri. Megjithatë ato do të jenë të prera në autoritetin e tyre. Mesazhet që shkojnë kundër gjithçka që ju keni mësuar rreth Mësimeve të Mia dhe atyre të apostujve të Mi, pavarësisht se si paraqiten, do të dallohen lehtë.
Mos qëndroni të heshtur për besimin tuaj
Shkoni tani, bijtë e Mi, dhe hapini zemrat tuaja ndaj profetëve të Mi. Ata janë atje për t’ju dhënë sigurinë se koha ka ardhur për Mua t’ju përgatis të gjithë ju që të flisni në emrin Tim. Mbajeni mend, lavdia i jepet profetëve të Mi që flasin, pavarësisht nga përçmimi dhe përbuzja që iu duhet ta durojnë. Megjithatë, ndëshkimi do të bjerë mbi ata që thonë se më ndjekin mua, por që qëndrojnë të heshtur për besimin e tyre, dhe që nga ana tjetër do të jenë të shpejtë të flasin kundër vizionarëve të Mi të vërtetë. Ju e dini në zemrat tuaja se ata që ju i keni dënuar janë duke folur për ngjarje që do të vijnë, që ju e keni shumë të vështirë t’i pranoni. Ju mund të pyesni se përse Shpëtimtari im, Jezu Krishti, është duke punuar përmes individëve të tillë? Në fund të fundit ata nuk janë ndjekës të shenjtë sipas standarteve të mia. Mirë pra, pyetja Ime për ju është kjo. Përse ju besoni se vetëm të zgjedhurit e paktë, të cilët e përkushtojnë jetën e tyre në lutje, e kanë autoritetin t’i shpërfillin ata që flasin jashtë rrethit tuaj? A nuk keni mësuar asgjë? A nuk e kuptoni se edhe ata që e kalojnë jetën e tyre të përkushtuar në lutje mund të bien gjithashtu viktimë ndaj mashtruesit?
Profetët e Mi të vërtetë do të urrehen
Kujtoni, edhe Unë u vura në lojë, u përbuza, u refuzova dhe u poshtërova nga pleqtë dhe priftërinjtë kur Unë isha në Tokë. Nëse Unë urrehesha, atëherë ju mund të jeni të sigurt se profetët e Mi të vërtetë do të jenë më të urrejturit, ashtu si edhe do të nderohen në vende të tjera.
Turp për ju të gjithë. Profetët e Mi nuk do të dalin nga grupet tuaja, por ju duhet t’i nderoni ata. Ata nuk do të duken si profetë për shkak të jetës që kanë bërë. Disa do të vijnë nga mjedise të varfëra. Disa do të vijnë nga mjedise më të pasura. Disa do të vijnë me fare pak arsim, ndërsa të tjerë do të jenë të lindur me Dhuratën e të lexuarit dhe të shkruarit. Këta janë profetët e Mi të zgjedhur.
Dëgjojini zërat e tyre përpara se t’i dënoni ata.
Lutuni për ta. Lutuni që Fjala Ime, e dhënë këtyre profetëve, të mos hidhet poshtë.
Lutuni për ta. Lutuni që Fjala Ime, e dhënë këtyre profetëve, të mos hidhet poshtë.
Edhe ju gjithashtu mos e refuzoni Fjalën Time. Jobesimtarët gjithmonë do të përpiqen t’i diskretitojnë këta shpirtra trima të cilët e flasin Fjalën Time me zë të lartë, por kjo duhet të pritet. Është kur besimtarët e Mi, dhe sidomos ata në grupe lutjesh, kuvende dhe shërbesa të tjera, i refuzojnë nga pamja e jashtme lajmëtarët e Mi të vërtetë që Zemra Ime copëtohet më dysh. Dëgjojini Fjalët e Mia. Ata kurrë nuk do të devijojnë nga e Vërteta, ashtu si edhe ju, ndjekësit e Mi të dashur, nuk mund t’i ikni të Vërtetës për t’ia përshtatur interpretimit tuaj.
Hapini sytë. Zgjohuni. Shenjat kanë filluar për t’u parë nga të gjithë. Ju, besimtarët e Mi, nuk keni shumë kohë. Dëgjoni. Lutuni. Bashkohuni dhe shpalleni Fjalën Time të bashkuar për të shpëtuar shpirtrat përpara se koha të mbarojë.
Krishti juaj i dashur
Jezusi, Shpëtimtari dhe Gjykatësi i Drejtë.
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2010/12/28/warning-to-believers-not-to-reject-genuine-prophets/
Hapini sytë. Zgjohuni. Shenjat kanë filluar për t’u parë nga të gjithë. Ju, besimtarët e Mi, nuk keni shumë kohë. Dëgjoni. Lutuni. Bashkohuni dhe shpalleni Fjalën Time të bashkuar për të shpëtuar shpirtrat përpara se koha të mbarojë.
Krishti juaj i dashur
Jezusi, Shpëtimtari dhe Gjykatësi i Drejtë.
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2010/12/28/warning-to-believers-not-to-reject-genuine-prophets/