Fëmija im, bota është gati për të kaluar ndryshimet e fundit, ndërsa beteja për shpirtrat intensifikohet.
Satani do ta lëndojë Kishën Katolike dhe Unë, Nëna e Hyjit, do të implikohem në përçarjen e Kishës.
Roli Im si Bashkë-Shpenguese, Ndërmjetëse, Pajtimtare nuk është duke u pranuar nga disa grupe të ndara në Kishën Katolike.
Unë nuk jam e pranuar në shumë qarqe për sa i përket rolit që duhet të luaj në shpëtimin e shpirtrave.
Biri im i gjorë është shumë i lënduar, nga mënyra se si Unë, Nëna e Hyjit, jam lënë mënjanë.
Roli im, si shkatërruese e gjarprit nuk është kuptuar.
Unë kam qenë bekuar me Hiret, dhe fuqinë, për ta mundur dhe shkatërruar të ligun.
Ai, i ligu, ka shumë ndjekës nga brenda Kishës Katolike të cilët duan ta kundërshtojnë fuqinë që më është dhënë mua nga Hyji Më i Larti.
Kjo Epokë e Paqes do të ndodhë pas Ardhjes së Dytë të Birit tim dhe do të zgjasë 1,000 vjet.
Kjo do të ndodhë kur Qielli dhe Toka do të bashkohen si një Parajsë e Re e Lavdishme.
Për shkak të besimit të fëmijëve të mi dhe të përkushtimit të tyre ndaj meje, Nënës së tyre të dashur, shumë shpirtra do të hyjnë në Parajsën e Re.
Satani po punon fort tani për të bindur pjesëtarë të Kishës Katolike se kjo nuk do të ndodhë.
Roli im si Nënë e Shpëtimit, dhe Bashkë-Shpenguese që punoj përkrah Birit Tim të Dashur për të lajmëruar Ardhjen e Dytë, është duke u mohuar.
Fëmijë, lutuni që ata shpirtra, viktima të mashtruesit brenda Kishës Katolike, të mos i largojnë fëmijët e mi nga momenti i tyre i shpëtimit.
Kurrë mos u dorëzoni fëmijë në luftën tuaj pët të mbrojtur të Vërtetën.
Premtimi i Birit Tim për t’u kthyer që ta çojë njerëzimin drejt Jetës së Përjetshme në Parajsë është gati për t’u përmbushur. Por Ai do të kundërshtohet në çdo hap të udhës nga ata shpirtra që e kanë lejuar mashtrimin e të ligut për t'ua kthyer mendjet.
Besnikëria, brenda Kishës, përkundrejt Birit tim do të dobësohet.
Roli im si Bashkë-Shpenguese, Ndërmjetëse, Pajtimtare nuk do të pranohet.
Lutuni që priftërinjtë e Birit Tim të qëndrojnë të fortë dhe ta mbrojnë të Vërtetën.
Nëna juaj e dashur
Nëna e Hyjit
Nëna e Shpëtimit
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/04/09/virgin-mary-the-era-of-peace-i-spoke-about-in-fatima-has-been-forgotten/