Kerko Mesazhet ketu

Sunday, 14 October 2012

Virgjëra Mari: Ka një të ardhme të mrekullueshme përpara për të gjithë fëmijët e Hyjit

E Shtunë, 8 Shtator 2012, në 15:30

Fëmija im, le të ulen me qetësi të gjithë fëmijët e Hyjit dhe ta lejojnë Dritën e Tij të ndriçojë përmes shpirtrave të tyre.

Është e rëndësishme që të lini pak kohë mënjanë në qetësi të plotë me qëllim që të meditoni mbi Dashurinë e Hyjit dhe mbi planin e Birit tim për të shpëtuar njerëzimin.

Ka një të ardhme të mrekullueshme përpara për të gjithë fëmijët e Hyjit dhe kjo Epokë e Re e Paqes do të mirëpritet prej të gjithë atyre me mjaft fat për të hyrë tek portat.

Derisa ajo ditë të vijë, çdo përpjekje do të bëhet nga i ligu për të shkaktuar rrëmujë dhe urrejtje nëpër botë.

Ai dhe demonët e tij po krijojnë përçarje midis fëmijëve të Hyjit.

Ata inkurajojnë vrasje, aborte, urrejtje, dhunë, persekutim dhe luftë në çdo pjesë të botës.

Ata nuk do të pushojnë derisa të kapin në kurth çdo shpirt të dobët që i dorëzohet tundimeve që ata i vënë përpara shpirtrave të tillë, për të mëkatuar kundër Hyjit Zot, Hyjit Më të Lartit.

Sa shumë shpirtra e kanë lejuar veten që të futen, të pavetëdijshëm, brenda burgut të tyre të errët prej të cilit ka fare pak shpëtim me të hyrë atje.

Menjëherë sa i ligu e fiton një shpirt ai nuk ndalon derisa ta infektoj plotësisht shpirtin e mjerë.

Prandaj, mëkati, duhet të shmanget sepse asnjë mëkat nuk është pa pasoja. Mjafton vetëm një tundim dhe shpirti bëhet i dobët dhe i pambrojtur.

Lutuni, lutuni, lutuni kundër luftës që po kryhet nga i ligu kundër fëmijëve të Hyjit.

Kur dikush mëkaton kundër jush, edhe nëse jeni një viktimë e pafajshme, ju nuk duhet t'ia lejoni vetes që të detyroheni për t’u hakmarrë përmes mëkatit, sepse kjo është ajo që i ligu dëshiron.

Ai vë njërin shpirt kundër tjetrit me shpresën që urrejtja të përkeqësohet midis të dyve.

Qëndroni vigjilentë çdo ditë dhe kurrë mos e harroni mbrojtjen që Rruzarja ime e Shenjtë ju ofron kundër Satanit.

Unë i inkurajoj të gjithë shpirtrat, të gjitha besimet fetare, që ta recitojnë Rruzaren time të Shenjtë çdo ditë. Kur ju e bëni këtë, i ligu do t'ju shmangë dhe do të largohet prej jush, sepse ai nuk mund ta përballojë dhimbjen që pëson kur Rruzarja ime recitohet sidomos kur ajo thuhet me zë të lartë.

Shkoni në paqe. Kujtoni se unë jam Nëna e gjithë njerëzimit.

Unë jam Nëna e Shpëtimit. Mbrojtja ime duhet të kërkohet prej fëmijëve të Hyjit.

Duke e kërkuar ndihmën time, dhe lutjet e mia, shumë hire do t'ju dërgohen.

Nëna e Hyjit
Nëna e Shpëtimit