Litanitë e Jezusit për Njerëzimin

Lutja Litani I
Mbrojtje kundër profetit të rremë
Jezusi: “Unë dëshiroj që të gjithë ju të filloni një Litani të re Lutjesh për mbrojtje kundër Profetit të Rremë dhe t’i recitoni ato një herë në ditë prej tani e tutje.” /19.08.2012, 22:56/
Më i dashuri Jezus, na shpëto nga mashtrimi i profetit të rremë.
Jezus, ki Mëshirë për ne. Jezus, na shpëto nga persekutimi.
Jezus, na ruaj nga antikrishti. Zot, ki Mëshirë. Krisht, ki Mëshirë.
Më i dashuri Jezus, na mbulo me Gjakun Tënd të Çmuar. Më i dashuri Jezus, hapi sytë tanë ndaj gënjeshtrave të profetit të rremë.
Më i dashuri Jezus, bashkoje Kishën Tënde. Jezus, mbroji Sakramentet tona.
Jezus mos e lejo profetin e rremë ta përçajë Kishën Tënde.
Më i dashuri Jezus, na ndihmo të refuzojmë gënjeshtrat e paraqitura tek ne si e Vërteta.
Jezus, na jep forcë. Jezus, na jep shpresë.
Jezus, vërshoi shpirtrat tanë me Shpirtin e Shenjtë. Jezus, na mbro nga bisha.
Jezus, na jep Dhuratën e Dijes që ne të mund të ndjekim udhën e Kishës Tënde të Vërtetë në çdo kohë, në shekuj të shekujve.
Amen.

Lutja Litani II
Për Hirin e Imunitetit
Jezusi: “Ejani tek Ai, dishepujt e Mi të dashur, dhe jepini Atit Tim falënderim për Dhuratën e Hirit të Tij të Imunitetit nga Zjarret e Ferrit për ata që i përgjigjen Thirrjes së Tij.” /24.08.2012, 03:15/
O Ati Qiellor Më i Larti, unë të dua Ty. Unë të nderoj Ty.
Zot, ki Mëshirë. Zot, na i fal mëkatet tona. Unë të adhuroj Ty. Unë të lavdëroj Ty.
Unë të falënderoj Ty për të gjitha Hiret e Tua të veçanta.
Unë të lutem Ty për Hirin e Imunitetit për të dashurit e mi (Vendosni të gjithë emrat e tyre në një listë për Shpëtimin e shpirtrave). Unë të ofroj Ty besnikërinë time në çdo kohë.
O Ati Më Qiellor, Krijuesi i të gjitha gjërave, Krijuesi i universit, Krijuesi i njerëzimit,
Ti je burimi i të gjitha gjërave.
Ti je burimi i Dashurisë. Ti je Dashuria.
Unë të dua Ty. Unë të nderoj Ty dhe dorëzohem para Teje. Unë lyp Mëshirë për të gjithë shpirtrat që nuk të njohin Ty, që nuk të nderojnë Ty,
që e refuzojnë Dorën Tënde të Mëshirës.
Unë e dhuroj veten tek Ti në mendje, trup dhe shpirt që Ti të mund t'i marrësh ata në Krahët e Tu, të mbrojtur nga i ligu.
Unë të kërkoj Ty ta hapësh Portën e Parajsës që të gjithë fëmijët e Tu të mund të bashkohen, më në fund, në Trashëgiminë që Ti ke krijuar për të gjithë ne.
Amen.

Lutja Litani III
Për të Mbrojtur Fjalën e Hyjit
O Jezus i dashur, na mbro nga gënjeshtrat, të cilat e fyejnë Zotin.
Na mbro nga Satani dhe ushtria e tij. Na ndihmo të të duam Ty më shumë.
Na ruaj në betejën tonë. Na mbro në besimin tonë.
Na udhëhiq drejt Strehës Tënde të shpëtimit.
Na ndihmo që të ngrihemi dhe të mbrojmë Vullnetin Tënd të Shenjtë. Forcoje qëllimin tonë që të bëhemi dishepujt e Tu të vërtetë. Na jep kurajë.
Na jep besim.
Na drejto në Udhën e së Vërtetës. Na mbro kundër armikut.
Vërshoi Hiret e Tua të Mbrojtjes përmbi ne. Na ndihmo të shmangim tundimin.
Na sill më pranë Zemrës Tënde të Shenjtë.
Na ndihmo të mbetemi besnikë ndaj Teje në çdo kohë.
Amen.

Lutja Litani IV
Për të lehtësuar ndëshkimin nga Hyji Atë
O Hyji Më i Larti, ne të lypim Ty Mëshirë për mëkatet e fëmijëve të Tu. Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e Tokës. Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e jetës njerëzore.
Ne e çmojmë Dhuratën e jetës. Ne e mbështesim Dhuratën e jetës. Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e Birit Tënd, Jezu Krishtit.
Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e Shëlbimit. Ne e lavdërojmë Hyjninë Tënde.
Ne dorëzohemi, plotësisht, përpara Teje, që Vullneti Yt i Shenjtë të plotësohet në Tokë, ashtu si është në Qiell.
Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e Ndriçimit të Ndërgjegjes. Ne të falënderojmë Ty për Premtimin e Jetës së Përjetshme. Ne e mirëpresim Parajsën e Re.
Ne të lutemi Ty që të shpëtosh të gjithë shpirtrat, përfshirë ata që të torturojnë Ty dhe ata që janë të humbur për Ty.
Ne të falënderojmë Ty për Dashurinë që Ti tregon ndaj të gjithë fëmijëve të Tu. Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e profecisë. Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e lutjes.
Ne të kërkojmë Ty të na dhurosh paqe dhe Shpëtim.
Amen.

Lutja Litani V
Për Shpëtimin e atyre në mëkat mortor
Jezus, shpëtoji të gjithë mëkatarët nga zjarret e Ferrit. Fali shpirtrat e nxirë.
Ndihmoji ata që të shohin Ty. Ngriti ata jashtë errësirës. Hapi sytë e tyre.
Çeli zemrat e tyre. Tregoju atyre të Vërtetën. Shpëtoji ata.
Ndihmoji ata të dëgjojnë.
Çliroji ata nga krenaria, joshja dhe zilia. Mbroji ata nga i ligu.
Dëgjoji lutjet e tyre për ndihmë. Shtrëngoji duart e tyre.
Tërhiqi ata drejt Teje.
Shpëtoji ata nga mashtrimi i Satanit.
Amen.

Lutja Litani VI
Dhurata e Hireve
Jezusi: “Shpirtrave që e recitojnë këtë gjatë kohërave të persekutimit, ta dinë se Unë do t’i vërshoj këto Hire përmbi ju. Ju do të bëheni më të qetë, më të fortë dhe më të guximshëm, ndërsa mbani Kryqin Tim të rëndë drejt portave të Qiellit të Ri dhe Tokës së Re. Më e rëndësishmja, ju nuk do t’i nënshtroheni ngacmimeve që ju mund të hasni në Emrin Tim të Shenjtë.” /8.01.2014, 21:15/
O më i dashuri Jezus, Shpëtimtari im i dashur.
Më mbush me Dashurinë Tënde.
Më mbush me Forcën Tënde.
Më mbush me Urtësinë Tënde.
Më mbush me Këmbënguljen Tënde.
Më mbush me Përulësinë Tënde.
Më mbush me Kurajën Tënde.
Më mbush me Mundimin Tënd.
Amen.