Kerko Mesazhet ketu

Showing posts with label jo-besimtaret. Show all posts
Showing posts with label jo-besimtaret. Show all posts

Friday, 27 May 2016

Thirrje drejtuar jo-besimtarëve për t’u kthyer

E Mërkurë, 7 Dhjetor 2011, në 04:00

Bija Ime më e dashur, sot Unë dëshiroj t’i bëj thirrje të gjithë atyre jo-besimtarëve dhe atyre me besim të dobët. Në veçanti Unë iu bëj thirrje atyre që janë kaq të zhytur në udhët e materializmit dhe atyre që jetojnë në një kukule pasurie pa pasur aspak kohë për mirëqenien e tyre shpirtërore.

Ju, fëmijët e Mi, më shqetësoni Mua më së tepërmi, sepse ju jeni kaq të larguar nga Unë. Por Unë ju dua thellësisht dhe shpresoj që kur të ndodhë Paralajmërimi ju t’i përgjigjeni thirrjes Sime në çast.

Sa dëshirë kam Unë, fëmijë, që ju të më njihni Mua dhe ta kuptoni se si gjërat materiale ju kanë vënë një vello mburoje, e cila ju bllokon nga Drita e së Vërtetës.

Do të jetë për ju që sakrificat më të mëdha të vuajtjes do të bëhen nga shpirtrat e Mi viktima.

Ju lutem t’i hapni mendjet dhe ejani drejt Meje, që Unë të mund t’ju marr ju dhe të gjithë ata pranë jush me Mua dhe pjesën tjetër të njerëzimit brenda Parajsës së Re.

Jezusi juaj i dashur
Shpenguesi dhe Shpëtimtari i gjithë Njerëzimit

Wednesday, 28 August 2013

Unë do të siguroj që miliona më tepër t’i dëgjojnë Fjalët e Mia

E Martë, 20 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, Dashuria dhe Dhembshuria Ime për të gjithë mëkatarët do të thotë se Unë dhuroj Mëshirë të madhe mbi miliarda shpirtra. Që sot e tutje, Unë do t’i hap sytë e tyre ndaj Mesazheve të Mia për njerëzimin. Unë do të siguroj që miliona më tepër t’i dëgjojnë Fjalët e Mia, dhe kështu Unë mund të sjellë më shumë shpirtra të humbur në Parajsën e Re. Të gjithë këta shpirtra, që kurrë nuk do t’i pranonin këto Mesazhe për shkak të kokfortësisë së tyre, do t’i shikojnë ato tani për çfarë janë – një Vepër e Mëshirës nga ana Ime, që të mund të shpëtoj shpirtrat e tyre.

Priftërinjtë, të cilët i kishin kritikuar Mesazhet e Mia dhe i deklaruan ato të jenë fjalët e djallit do ta kenë kuptuar atëherë gabimin e tmerrshëm që ata bënë, duke ju mohuar shpirtrave mundësinë për të dëgjuar Zërin Tim Qiellor.

Jo-besimtarët, që janë përpjekur të gjejnë paqe, do të tërhiqen tani drejt Mesazheve të Mia dhe së shpejti ata do të kërkojnë ngushëllim nga Unë. Unë Jam duke pritur për ata dhe menjëherë sa ata të ecin drejt Meje, Unë do t’i mbush ata me një dëshirë për Dashurinë Time sa ata do të jenë të pafuqishëm të më shpërfillin Mua.

Besimtarët në Hyjin Atin e Gjithpushtetshëm, të cilët nuk më pranojnë Mua, Birin e Tij të dashur, do të ndjejnë një trazim brënda shpirtrave të tyre. Ata do të bërtasin për të Vërtetën kur të dëshmojnë mënyrat në në cilat bota do të ketë ndryshuar përtej njohjes.

Pastaj, ata që më duan Mua dhe që mbeten të patundur në besimin e tyre, por që nuk kanë arritur të më njohin Mua kur Unë i Thërras shpirtrat e tyre, do të arrijnë më në fund ta kuptojnë, kur Prania Ime Hyjnore do t’ju bëhet e ditur. Unë do të gëzoj kur këta, ndjekësit e Mi, më lejojnë Mua t’i udhëheq ata si duhet në udhëtimin final.

Unë i jap botës këto Dhurata sepse Unë e dua gjithsecilin. Priteni këtë Dhuratë me dashuri dhe mirënjohje.

Jezusi juaj

Friday, 11 May 2012

Dishepujve të Mi të kohëve moderne po iu jepet një Mision tepër i madh

E Diel, 6 Maj 2012, në 10:00

Bija Ime më e dashur, shumë prej fëmijëve të Hyjit besojnë se ata që bëjnë një jetë të shenjtë, janë ata që favorizohen nga Ati Im.

E Vërteta është se këta shpirtra, ashtu siç janë të shenjtë dhe të devotshëm, duhet të punojnë për shpëtimin e shpirtrave të tjerë.

Shpirtrat e tjerë janë ata burra, gra dhe fëmijë të zakonshëm që bëjnë jetë të zëna me punë dhe me fare pak kohë të shpenzuar në lutje.

Shumë vetë nuk luten ose nuk komunikojnë me Mua. Disa nuk besojnë në Hyj. Disa të tjerë besojnë. Shumë prej këtyre shpirtrave bëjnë jetë të mira.

Ata e trajtojnë njëri-tjetrin me dashuri dhe mirësi në zemër. Ata i vënë nevojat e të tjerëve përpara nevojave të tyre. Ata japin për bamirësi. Ata e duan njëri-tjetrin. Por ata nuk shkojnë në kishë, nuk i marrin Sakramentet ose nuk pranojnë se Unë, Jezu Krishti, Ekzistoj.

Ju do të mendonit, rrjedhimisht, se ata janë shpirtra të humbur. Në të Vërtetë ata nuk janë.

Ata janë fëmijët e Hyjit dhe Drita e Tij ndriçon përmes tyre. Ata nuk janë të dënuar. Ata janë të dashur.

Në kohën e duhur, kur atyre t’iu tregohet prova e Ekzistencës Sime, ata menjëherë do të më përqafojnë Mua.

Janë vetëm ata shpirtra që janë të vetëdijshëm për fyerjet e tyre, kundër Atit Tim dhe që i shijojnë kënaqësitë e mëkateve të liga dhe djallëzore, të cilët janë të humbur.

Ata që nuk mund të jetojnë pa kryer mëkate mortore dhe që shpirtrat e tyre janë kaq të nxirë, ngaqë janë të zaptuar nga Satani, të cilët kanë nevojë të shpëtojnë nga kjo errësirë e tmerrshme, këta nuk do të jenë mjaft të fortë për ta bërë këtë.

Ata do ta kenë pothuajse të pamundur për të kërkuar ndihmën Time. Ata mund të shpëtohen vetëm përmes lutjeve të ndjekësve të Mi të shenjtë dhe të përkushtuar.

Dishepujve të Mi të kohëve moderne po iu jepet një mision tepër i madh, i barabartë, por edhe më tepër urgjent nga ai i dhënë apostujve të Mi, kur Unë u ngjita në Qiell.

Roli juaj, ndjekësit e Mi, është që t’i përgatisni këta shpirtra për Parajsën Time të Re, përmes lutjeve tuaja. Lutjet mund t'i kthejnë ata në besim.

Mëshira Ime është kaq e madhe saqë Unë do t'i fal këta mëkatarë, nëpërmjet bujarisë së shërbëtorëve të Mi të tjerë besnikë, përmes vuajtjeve dhe lutjeve të tyre.

Kurrë mos e harroni fuqinë e lutjeve tuaja. Kjo fuqi është një Dhuratë për ju që ju të mund t’i shpëtoni shpirtrat e vëllezërve dhe motrave tuaja.

Mbajeni mend, Ati Im i Përjetshëm i do të gjithë mëkatarët. Por gëzim i madh zë fill, dhe lot gëzimi derdhen, për çdo mëkatar të nxirë e të humbur që shpëtohet nga flakët e Ferrit.

Wednesday, 11 April 2012

As edhe Paralajmërimi nuk do t’i kthejë në besim të gjithë Jo-besimtarët

E Diel, 25 Mars 2012, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, sot Unë i thërras të gjithë ndjekësit e Mi që ta kushtojnë kohën e tyre për t’u lutur për ata që nuk besojnë tek Unë, Jezu Krishti, apo në Shpëtimin e Përjetshëm.

Këta shpirtra janë pranë zemrës Sime dhe janë ata që kanë nevojë për t’u kthyer në besim, në mënyrë që të mund të shpëtohen të parët.

Ata që janë të verbër nuk arrijnë ta shikojnë se jeta e tyre nuk mbaron në Tokë.

Shumë nuk e pranojnë se ata do të ekzistojnë në përjetësi.

Këto shpirtra më lëndojnë thellësisht dhe Unë ndjej tmerr ndërsa i shikoj ta shkatërrojnë jetën në shpirtrat e tyre, në këtë jetë mbi Tokë.

As edhe Paralajmërimi nuk do t’i kthejë në besim shumë prej atyre që deklarojnë të jenë ateistë.

Shpëtimi i vetëm i tyre është përmes lutjeve dhe vuajtjeve të shpirtrave viktimë.

Unë ju kërkoj që të luteni për këto shpirtra përmes kësaj Lutjeje të Kryqëzatës (41) Për Shpirtrat e Jo-besimtarëve:

O Jezusi im, ndihmoji fëmijët e Tu të shkretë që janë të verbër ndaj Premtimit Tënd të Shpëtimit.

Unë të kërkoj Ty, me ndihmën e lutjeve dhe vuajtjeve të mia, t’i hapësh sytë e jo-besimtarëve që të mund ta shohin Dashurinë Tënde të Butë dhe të vrapojnë në Krahët e Tu të Shenjtë për mbrojtje.

Ndihmoji ata të shohin të Vërtetën dhe të kërkojnë falje për të gjitha mëkatet e tyre, në mënyrë që të shpëtohen dhe të jenë të parët për të hyrë në Portat e Parajsës së Re.

Unë lutem për këta shpirtra të gjorë, duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë dhe të kërkoj Ty që t’i shfajësosh ata nga mëkatet e tyre. Amen.

Shkoni tani ushtria Ime e shtrenjtë dhe përqendrohuni tek fëmijët e Mi të gjorë që janë të humbur. Më ndihmoni Mua, Jezusin tuaj, për t’i shpëtuar shpirtrat e tyre.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti