Friday, 11 May 2012

Dishepujve të Mi të kohëve moderne po iu jepet një mision tepër i madh

E Diel, 6 Maj 2012, në 10:00
Bija Ime më e dashur, shumë prej fëmijëve të Hyjit besojnë se ata që bëjnë një jetë të shenjtë, janë ata që favorizohen nga Ati Im.
E vërteta është se këta shpirtra, ashtu siç janë të shenjtë dhe të devotshëm, duhet të punojnë për shpëtimin e shpirtrave të tjerë.
Shpirtrat e tjerë janë ata burra, gra dhe fëmijë të zakonshëm që bëjnë jetë të zëna me punë dhe me fare pak kohë të shpenzuar në lutje.
Shumë vetë nuk luten ose nuk komunikojnë me Mua. Disa nuk besojnë në Hyj. Disa të tjerë besojnë. Shumë prej këtyre shpirtrave bëjnë jetë të mira.
Ata e trajtojnë njëri-tjetrin me dashuri dhe mirësi në zemër. Ata i vënë nevojat e të tjerëve përpara nevojave të tyre. Ata japin për bamirësi. Ata e duan njëri-tjetrin. Por ata nuk shkojnë në Kishë, nuk i marrin Sakramentet ose nuk pranojnë se Unë, Jezu Krishti, ekzistoj.
Ju do të mendonit, rrjedhimisht, se ata janë shpirtra të humbur. Në të vërtetë ata nuk janë.
Ata janë fëmijët e Hyjit dhe Drita e Tij ndriçon përmes tyre. Ata nuk janë të dënuar. Ata janë të dashur.
Në kohën e duhur, kur atyre t’iu tregohet prova e ekzistencës Sime, ata menjëherë do të më përqafojnë Mua.
Janë vetëm ata shpirtra që janë të vetëdijshëm për fyerjet e tyre kundër Atit Tim dhe që i shijojnë kënaqësitë e mëkateve të liga dhe djallëzore, të cilët janë të humbur.
Ata që nuk mund të jetojnë pa kryer mëkate mortore dhe që shpirtrat e tyre janë kaq të nxirë, ngaqë janë të zaptuar nga Satani, të cilët kanë nevojë të shpëtojnë nga kjo errësirë e tmerrshme, këta nuk do të jenë mjaft të fortë për ta bërë këtë.
Ata do ta kenë pothuajse të pamundur për të kërkuar ndihmën Time. Ata mund të shpëtohen vetëm përmes lutjeve të ndjekësve të Mi të shenjtë dhe të përkushtuar.
Dishepujve të Mi të kohëve moderne po iu jepet një mision tepër i madh, i barabartë, por edhe më tepër urgjent nga ai i dhënë apostujve të Mi kur Unë u ngjita në Qiell.
Roli juaj, ndjekësit e Mi, është që t’i përgatisni këta shpirtra për Parajsën Time të Re përmes lutjeve tuaja. Lutjet mund t'i kthejnë ata në besim.
Mëshira Ime është kaq e madhe saqë Unë do t'i fal këta mëkatarë nëpërmjet bujarisë së shërbëtorëve të Mi të tjerë besnikë, përmes vuajtjeve dhe lutjeve të tyre.
Kurrë mos e harroni fuqinë e lutjeve tuaja. Kjo fuqi është një dhuratë për ju që ju të mund t’i shpëtoni shpirtrat e vëllezërve dhe motrave tuaja.
Mbajeni mend Ati Im i Përjetshëm i do të gjithë mëkatarët. Por gëzim i madh zë fill, dhe lot gëzimi derdhen, për çdo mëkatar të nxirë e të humbur që shpëtohet nga flakët e Ferrit.
Jezusi juaj i dashur