Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 11 February 2015

Bibla e Shenjtë do të bëhet pothuajse e pamundur të gjendet

E Mërkurë, 28 Janar 2015, në 17:00

Bija Ime e dashur, Unë jam flakur tutje në shkretëtirë dhe ndjehem i lënduar në Hidhërimin Tim me mënyrën në të cilën Krishtërimi është duke u përbuzur në botë.

Zëri Im është veçse një përshpërimë mes ulërimit të bishës dhe atyre që më përbuzin Mua. Këto zëra të pakënaqur do të shumëfishohen dhe do ta mbysin Fjalën, e cila doli nga Jeta Ime. Heretikët, paganët, vizionarët dhe profetët e rremë, tradhëtarët dhe dashamirësit e arit të shkrirë do të ngrihen të bashkuar për t’u rebeluar kundër Meje. Ata që ecin në Gjurmët e Mia do të shtypen dhe do të rëndohen me peshën e Kryqit Tim dhe do t’ju duhet t’i ngjiten një mali të thepisur nëse do të mbajnë të shtrenjtë gjithçka që ju mësua atyre nga Unë.

Bibla e Shenjtë do të bëhet pothuajse e pamundur të gjendet p
ërpara se të zhduket. Çdo përpjekje për ta mohuar Zotin do të bëhet deri kur Fjala të zëvendësohet nga doktrina e errësirës. Ata prej jush që besojnë tek Unë, Jezusi juaj, kurrë nuk duhet të dorëzohen ndaj asgjëje që nuk vjen nga Unë. Vetëm Unë ju ruaj kundër lëndimit dhe është vetëm përmes Meje që ju do të gjeni Shpëtimin e Përjetshëm.

Bëni kujdes nga lutjet e rreme që mund t’ju paraqiten sepse ato nuk do të jenë të frymëzuara nga Shpirti i Shenjtë dhe duhet të shmangen. Një fjalë e vogël, një frazë e vogël apo një heqje e thjesht
ë, aty këtu, mund ta kthej një lutje në fallcitet. I ligu është një vrasës i heshtur i shpirtit dhe nuk është e lehtë të identifikohet kur është i maskuar si e Vërteta. Është koha t'i çrrënjosni barërat e këqija nga kopshti tuaj dhe të qëndroni të vërtetë ndaj gjithçkaje që Unë ju mësova sepse gjithçka tjetër është e papërshtatshme dhe mund t’ju bëj të humbisni besimin tuaj.

Besimi tek Unë dhe besimi në Premtimin Tim për të ardhur përsëri, në Lavdi të Madhe, nuk duhet lënë mënjanë në favor të profetëve të rremë, magjistarëve, paganëve dhe heretikëve. Armiqtë e Mi janë duke punuar fortë për t’ju mashtruar dhe shumë prej tyre janë plotësisht të vetëdijshëm se Kush Unë Jam por ata duan që ju të më refuzoni Mua, me çdo kusht. Ju duhet të mbeteni si një fëmij i vogël dhe i besueshëm kur të më thërrisni Mua dhe Unë do t’ju udhëheq përgjatë Udhës drejt Mbretërisë Sime. Unë do t’ju mbroj të gjithëve ju që besoni plotësisht në Dashurinë Time dhe Vullnetin Tim të Shenjtë. Vetëm atëherë mundem Unë të ndërhyj për t’i zhdukur armiqtë e Mi dhe të përhap të Vërtetën me qëllim që bota e re që vjen të mund të banohet nga çdo fëmij i Hyjit.

Besimi, feja, shpresa dhe dashuria janë të rëndësishme nëse e gjeni forcën për të qëndruar Krah Meje. Dashuria për Mua, pa kushte, do t’ju japi Hire të mëdha përgjatë udhëtimit tuaj drejt Mbretërisë Sime të Lavdishme – bota që nuk do të ketë fund.

Jezusi juaj i dashur