Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 17 February 2015

Nëna e Shpëtimit: Lutuni për mbrojtjen e Kishës së Birit tim në tokë

E Martë, 10 Shkurt 2015, në 14:36

Bijtë e mi të dashur, është e rëndësishme që ju të gjithë t'i recitoni Lutjet e Kryq
ëzatës dhe Rruzaren Time Më Të Shenjtë si pjesë e lutjeve tuaja ditore. Ju mund të zgjidhni cilëndo lutje që ju vendosni, pa qënë nevoja për çdo Lutje, por ato që janë sipas dëshirës suaj. Rruzarja Ime Më e Shenjtë duhet të recitohet përditë kundër influencës së të ligut.

Lutja ju sjell më pranë Hyjit dhe i mbron shpirtrat e të gjithë atyre që kërkojnë ndihmën e Birit tim kundër fuqisë së mashtruesit. Lutja është arma më e madhe kundër të ligut dhe ju kurrë nuk duhet ta nënvlerësoni fuqinë që ajo jep.

Lutuni për mbrojtjen e Kishës së Birit tim në tokë dhe i kërkoni Birit tim të dhuroj Mëshirë tek çdo kush që përpiqet ta kryqëzoj atë. Kjo Kishë – Trupi dhe Tempulli i Birit tim – është udha përmes së cilës e gjithë lavdia do t’i jepet Hyjit. Mësimet, Fjala dhe Eukaristia e Shenjtë, që është Trupi dhe Gjaku i Birit tim, Jezu Krishtit, ishin Dhurata të dhëna njerëzimit për shpëtimin e shpirtrave. Ju duhet ta mbani të Vërtetën dhe të pregatiteni për ta pranuar Mëshirën e Birit tim.

Unë ju bëj thirrje të luteni për shpirtrat që e hedhin poshtë të Vërtetën dhe t’i luteni Birit tim të hedhi Mëshirën e Tij mbi shpirtrat e tyre. Biri Im është Jeta. E gjithë Jeta vjen prej Tij. Refuzojeni Birin Tim dhe ju nuk do ta ruani jetën në Mbretërinë e Tij që do të vij.

Biri im më ka kërkuar mua të kërkoj lutjet tuaja për shpirtrat e atyre që do ta refuzojnë Atë. Ai do t’i dëgjoj lutjet që ju ofroni për të gjithë të dashurit tuaj dhe për ata që nuk do të jenë në gjëndje ta pranojnë Dritën kur ajo të shkëlqej si një rreze dhe të mbuloj njerëzimin.

Shpirtrat që janë të ndriçuar me dashuri dhe përulësi të mjaftueshme për të pranuar Birin tim, do të gëzojnë. Ata me errësirë në shpirtrat e tyre do ta shmangin Dritën, pasi do ta kenë të dhimbshme të shikojnë të Vërtetën. Lutuni me gjithë zemrën tuaj për shpirtrat që kanë më shumë nevojë për Mëshirën e Birit tim tani dhe çdo ditë që tani e tutje.

Pa lutjet tuaja shumë do të jenë të humbur dhe ata do të kenë etje përjetësisht për shoqërinë e Birit tim, por Ai nuk do të gjendet askund.

Unë largohem nga ju me dashurinë time, mbrojtjen time dhe paqen time. Ju lutem t’i përgjigjeni thirrjes sime për shpëtimin e shpirtrave.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit