Kerko Mesazhet ketu

Thursday 26 February 2015

Nëna e Shpëtimit: Kurajo, bijtë e mi, gjithçka është në Duart e Birit tim

E Martë, 17 Shkurt 2015, në 17:00

Bijtë e mi të dashur juve ju janë dhënë Lutjet, Dhuratat dhe mburoja për të marshuar përpara në pregatitjen për Ardhjen e Dytë të Birit tim të shtrenjtë, Jezu Krishtit.

Ushtria e Tij e Mbetur është formuar dhe ajo do të vazhdoj të rritet nëpër botë me qëllim që shpirtrat të mund të shpëtojnë. Do të jetë gjatë periudhave që do të vijojnë që Kisha e Mbetur e Hyjit në çdo cep të botës do ta ruaj të Vërtetën e Fjalës së Tij të Shenjtë. Te Bekuar me favorin e Shpirtit të Shenjtë Ushtria e Mbetur, përmes lutjes dhe sakrificës së tyre, do ta zbusi zemërimin e Hyjit kur Dita e Madhe e Zotit të zbresi mbi tokë.

Ju kurrë nuk duhet ta harroni se Hyji e do gjithsecilin dhe për shkak të kundërshtimit, që do të tregohet ndaj fëmijve të Hyjit, ju nuk do ta keni të lehtë të qëndroni besnikë ndaj Fjalës.

Ushtria e Mbetur e Hyjit, pavarësisht nga besimi apo kombësia, do të bashkohet në ditët që do të vijnë kur çdo përmëndje e Fjalës së Shenjtë do të ndalohet. Hyji do të komunikoj me ju përmes këtij Misioni kur të keni nevojë për ngushëllim dhe kështu Ai të hedhi mbi ju Hiret që kërkohen për ta ruajtur besimin tuaj.

Kurajo, bijtë e mi të dashur, gjithçka është në Duart e Birit tim, I Cili do të kërkoj çdo shpirt, përfshi edhe më zemërgurët mes jush. Dashuria ime për të gjithë ju është e pafund dhe unë dëshiroj që ju ta përdorni çdo Dhuratë, që ju është dhënë përmes Ungjillit të Shenjtë dhe përmes këtyre Mesazheve, për shpëtimin e shpirtrave.

Hyji kurrë nuk do ta braktisi Ushtrinë e Tij të Mbetur dhe do të jetë përmes grupeve tuaja të lutjeve dhe të gjitha grupeve të tjera të lutjeve, që kanë dalë prej komunikimit tim me botën, përmes misioneve të tjera, që shpirtrat mund dhe do të shpëtojnë.

Ngushëlloheni njëri tjetrin në periudhat e trazirave shpirtërore dhe Hyji do t’ju udhëzoj në çdo hap të udhës. Unë, Nëna e Shpëtimit, do të mbetem mbrojtësja juaj dhe unë do t’i përgjigjem çdo kërkese që ju më bëni mua. 

Unë do të qëndroj krah jush deri në Ditën kur Biri im të kthehet për të daklaruar Mbretërinë e Tij mbi tokë.

Ju faleminderit për përgjigjen me besim, shpresë dhe mirëbesim, ndaj thirrjes sime dhe të Birit tim.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2015/02/17/mother-of-salvation-courage-my-dear-children-all-is-in-the-hands-of-my-son/