E Shtunë, 12 Janar 2013, në 15:10
Bija Ime fort e dashur, kjo është koha për fazën tjetër në Planin Tim për ta përgatitur botën për Epokën e Re, Parajsën e Re, Mbretërinë e premtuar nga Unë, Biri i Njeriut.
Ushtria Ime duhet të mblidhet tani dhe të bashkohen në një në lutje, sepse beteja për shpirtrat tani është intensifikuar. Planet nga grupi i lig, në një shkallë globale, për t’i legalizuar luftërat, vrasjet përmes vrasjes së vullnetshme dhe abortit, po marrin vrull.
Plani për ta shkatërruar Kishën Katolike nga brenda radhëve të saja, është tashmë në zhvillim. Ata shpirtra që janë në pozita pushteti të lartë, dhe sidomos ata brenda Kishave të Krishtera, që e pranojnë dhe lejojnë mëkatin dhe përpiqen ta legalizojnë atë, ta dinë këtë. Ju do të vuani tmerrësisht. Dora e Atit Tim do të ndërhyjë dhe do ta shkatërrojë planin tuaj.
Për çdonjërin burrë apo grua që përpiqet të sjellë ligje kundër Vullnetit të Hyjit, do të ketë një ndëshkim të tmerrshëm. Jo vetëm që ata do të goditen, por edhe kombet e tyre do të ndëshkohen gjithashtu.
Ati Im ka duruar mjaft. Ai nuk do ta tolerojë më tej këtë interferim në Krijimin e Tij. Toka do të tundet dhe asnjë njeri nuk do të mbesë pa e vënë re.
Sa shumë ligësi ka. Dhe sa shumë dinakëri është në veprim, ku neveri të tmerrshme po paraqiten prej njerëzimit të cilat e fyejnë Hyjin. Prej këtyre veprave, njeriut do t’i duhet të përballet me Zemërimin e Atit Tim. Lutja, dhe shumë prej saj, mund ta ndaloj këtë ligësi. Dhe është për shkak të lutjeve tuaja, që Ndërhyrjet Hyjnore, për ta ndëshkuar njerëzimin, kanë qenë vonuar. Tani ato kombe, udhëheqësit e të cilave janë të drejtuar prej shpirtit të lig, do të fshihen tutje.
Ndjekësit e Mi të dashur, ju do të vuani së tepërmi ndërsa t’i dëshmoni veprat e mosbindjes kundër Ligjeve të Hyjit. Ju duhet të vazhdoni të luteni me qëllim që t’i zbusni ndëshkimet nga Ati Im.
Tani, ju duhet të ngritni sa më shumë grupe lutjesh për Kryqëzatën Time të Lutjeve sa të jetë e mundur në çdo komb. Duke e bërë këtë, ju do ta dobësoni punën e grupit të lig.
Durimi Im nuk mbaron kurrë, por njeriu do të ndëshkohet, përpara Ardhjes Sime të Dytë, për veprat e tij të liga. Ky ndëshkim ka qenë vonuar për disa kohë, por Ati Im do t'i lejojë trazirat ekologjike, me qëllim që t'i pastrojë shpirtrat.
Këtu është një Litani e rëndësishme për të ndihmuar në lehtësimin e ndëshkimit nga Ati Im.
Lutja Litani (4) Për të lehtësuar ndëshkimin nga Hyji Atë
O Hyji Më i Larti, ne të lypim Ty Mëshirë për mëkatet e fëmijëve të Tu. Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e Tokës. Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e jetës njerëzore.
Ne e çmojmë Dhuratën e jetës. Ne e mbështesim Dhuratën e jetës. Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e Birit Tënd, Jezu Krishtit.
Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e Shëlbimit. Ne e lavdërojmë Hyjninë Tënde.
Ne dorëzohemi, plotësisht, përpara Teje, që Vullneti Yt i Shenjtë të plotësohet në Tokë, ashtu si është në Qiell.
Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e Ndriçimit të Ndërgjegjes. Ne të falënderojmë Ty për Premtimin e Jetës së Përjetshme. Ne e mirëpresim Parajsën e Re.
Ne të lutemi Ty që të shpëtosh të gjithë shpirtrat, përfshirë ata që të torturojnë Ty dhe ata që janë të humbur për Ty.
Ne të falënderojmë Ty për Dashurinë që Ti tregon ndaj të gjithë fëmijëve të Tu. Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e profecisë. Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e lutjes.
Ne të kërkojmë Ty të na dhurosh paqe dhe Shpëtim.
Amen.
Bija Ime, ky Mision do të bëhet akoma më i vështirë, ndërsa urrejtja e njeriut për njeriun vazhdon të intensifikohet dhe të përçajë.
Dishepujt besnikë të Hyjit do të jenë të tunduar për t’i lejuar mëkatet, të cilat do të jenë të maskuara si ligjet e tolerancës. Ju duhet t'i rezistoni çdo përpjekjeje për t'ia kthyer shpinën të Vërtetës së Mësimeve të Mia. Kur t’i lini të gjitha sprovat tuaja në Duart e Mia të Shenjta, ju do ta ndjeni këtë Mision për të shpëtuar shpirtrat, shumë më lehtë.
Jezusi juaj
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/12/the-plan-to-destroy-the-catholic-church-from-within-its-own-ranks-is-already-underway-2/