Kerko Mesazhet ketu

Tuesday, 19 February 2013

Shumë e besojnë Ferrin të jetë, thjesht, një Vënd nga Folklori

E Hënë, 11 Shkurt 2013, ora 12:30

Bija Ime fort e dashur, dëshira e Zemrës Sime është të shpëtoj ata njerëz, që kryejnë mëkat të tmerrshëm, prej torturës së Ferrit.

Për çdo mëkat mortor të kryer, dhimbja e zjarrit do ta copëtoj shpirtin sikur të ishte i bërë prej mishi. Britmat e dhimbjes dhe terrorit, nga shpirtra të tillë, ndërsa tërhiqen në thellësitë e Ferrit, e copëtojnë Zemrën Time të Shenjtë.

Zemra Ime është thyer dhe dhimbja e tmerrshme që Unë ndjej është për shkak të këtyre shpirtrave të shkretë. Shumë njerëz të gjallë në tokë, në këtë kohë, janë në rrezik të tmerrshëm. Kjo, për arsyen se shumë besojnë se mëkati mortor është thjesht një gabim i vogël dhe si rezultat, e justifikojnë atë. Dhe, pastaj, ata vazhdojnë në një udhë të vetë-shkatërrimit. Nëse nuk mund të shikojnë çfarë gabimesh të rënda po kryejnë, ata do të vuajnë mallkimin, ku do të digjen në agoni, përjetësisht.

Sa pak njerëz besojnë në ekzistencën e Ferrit. Shumë e besojnë Ferrin të jetë, thjesht, një vënd nga Folklori. Sa shumë nuk besojnë se Hyji do ta lejonte një vënd të tillë të ekzistonte, dhe se të gjitha mëkatet, pavarësisht se sa të liga, janë falur. Unë e vë fajin për këtë mbi gabimet e bëra nga ata shërbëtorë të shenjtë, të cilët, nëpër dekada, u dorëzuan ndaj presioneve të një bote jofetare. Ky mashtrim ka çuar në humbjen e miliarda e miliarda shpirtrave. Dhe, ndërsa është tepër vonë për këta shpirtra, ka akoma kohë për ata që janë shënuar me njollën e mëkatit mortor, sot, të shpëtohen.

Ju duhet të luteni që këta njerëz të mund të mbrohen nga joshja djallëzore e Satanit, i cili gëzon për të ardhmen e fatit të tyre. Drita Ime mund dhe do të hidhet mbi ata vetëm kur t'i hapin sytë ndaj të vërtetës së mëkatit. Edhe pse ata më torturojnë Mua me ligësinë e tyre, nuk ka as edhe një mes tyre që nuk ndjehet i shqetësuar, apo i dëshpëruar, për shkak të mëkateve të tyre. Ndërsa shumë e dinë shkakun e një trazimi të tillë, ata nuk do të bëjnë asgjë për të, ndërsa vazhdojnë t’i pranojnë dhe t'i justifkojnë mëkatet e tyre. Disa e bëjnë këtë sepse janë të rrethuar nga errësira e gënjeshtrave, që janë të futura në kulturën e tyre. Gënjeshtra të tilla reklamojnë pranimin e mëkatit.

Më ndihmoni Mua t'i shpëtoj ata me këtë Litani Lutje

Lutja Litani e Jezusit për Njerëzimin (5) Për Shpëtimin e Atyre në Mëkat Mortor

“Jezus, shpëtoji të gjithë mëkatarët nga zjarret e Ferrit.
Fali shpirtrat e nxirë.
Ndihmoji ata që të shohin Ty.
Ngriti ata jashtë errësirës.
Hapi sytë e tyre.
Çeli zemrat e tyre.
Tregoju atyre të Vërtetën.
Shpëtoji ata.
Ndihmoji ata të dëgjojnë.
Çliroji ata nga krenaria, joshja dhe zilia.
Mbroji ata nga i ligu.
Dëgjoji lutjet e tyre për ndihmë.
Shtrëngoji duart e tyre.
Tërhiqi ata drejt Teje.
Shpëtoji ata nga mashtrimi i Satanit. Amen.”

I ndihmoni ata, ndjekësit e Mi, duke më kërkuar Mua, çdo ditë, t'i fal ata, për fyerjet e tmerrshme që hedhin mbi Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/11/many-believe-hell-to-be-merely-a-place-from-folklore/