Kerko Mesazhet ketu

Showing posts with label Profeci. Show all posts
Showing posts with label Profeci. Show all posts

Saturday, 26 March 2016

Vdekja e birit Tim Muammar Gaddafi

E Enjte, 20 Tetor 2011, në 15:15

Bija Ime fort e dashur, çdo dyshim të mbetur që ti mund të kesh pasur herë pas here në lidhje me Fjalët e Mia Më të Shenjta tani do të jetë zvogëluar.

Unë zbuloj profeci me qëllim që t’i vërtetoj botës se jam Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari i gjithë njerëzimit, që komunikoj me fëmijët e Mi ngado në këtë kohë. 

Qëllimi Im nuk është të dramatizoj, por për të siguruar që asnjëri të mos mbetet pa e dëgjuar thirrjen Time më urgjente për botën.

Vdekja e birit Tim, Muammar Gaddafi, për shpirtin e të cilit ti dhe ata pranë teje jeni lutur gjatë muajve të fundit, është një nga profecitë e para që do t’ia vërtetojë botës vërtetësinë e këtyre Mesazheve. Kjo është shenja Ime për ty, bija Ime, për ta çliruar mendjen tënde nga dyshimet, që kanë mbetur në mendjen tënde.

(Detajet e dy udhëheqësve të tjerë që do të vriten iu dhanë vizionares si dhe koha e këtyre vrasjeve. Mesazhi origjinal qe zbuluar në Shkurt 2011.)

Ti, bija Ime, edhe pse të trondit shumë, ke qenë zgjedhur për ta përgatitur njerëzimin për Epokën Time të Re të Paqes. Kjo është periudha që do të vijojë diku pas Paralajmërimit.

Shko dhe përgatitu për pjesën tjetër të Misionit tënd të shenjtë, për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave pas Paralajmërimit. Ty po të jepen hiret për të qëndruar e fortë. Fëmijët e Mi ngado më në fund janë duke e dëgjuar thirrjen Time për kthimin në besim.

Ata që më lëndojnë Mua më tepër

Kurrë mos trego frikë në këtë Punë, sepse nuk ka asgjë për të pasur frikë. Kurrë mos u lëkund dhe mos lejo pengesa apo sulme gojore të ta ngadalësojnë Punën tënde për Mua. Unë, bija Ime, Jam gjithmonë krah teje. Mos e harro këtë. Kur dhe nëse sulmohesh mbi Fjalën Time të Shenjtë, qëndro e heshtur. Fjala Ime e Shenjtë gjithmonë do të sulmohet. Ata që më lëndojnë Mua më tepër janë shpirtrat e shenjtë, të cilët, përmes frikës dhe kujdesit, për fat të keq janë të parët që më fyejnë Mua përmes këtyre Mesazheve. Satani e di se janë ndjekësit e Mi të zgjedhur dhe të përkushtuar, të cilët, kur ma kthejnë shpinën Mua, janë ata që më lëndojnë Mua më tepër.

Ti tani, bija Ime, po fillon ta ndjesh dhimbjen fizike të vuajtjes Sime, por tani je e përgatitur që ta pranosh këtë e bashkuar me Mua. Këto vuajtje nuk do të zgjasin shumë, por për aq sa të zgjasin ti do të ndjesh pikërisht shqetësimin që Unë ndjej kur Unë e dëshmoj mëkatin. Kjo, ashtu si të kam thënë më parë, është një Dhuratë dhe fare pak shpirtra të zgjedhur e marrin këtë. E frikshme herë pas here, ti duhet ta kuptosh se jo vetëm që vuajtja jote të sjell më pranë Zemrës Sime të Shenjtë, por ajo do të shpëtojë miliona shpirtra gjatë Paralajmërimit.

Kjo vuajtje do të bëhet më intensive ndërsa Paralajmërimi afrohet. Duroje këtë në heshtje. Sepse në këtë mënyrë ti do të më ndihmosh Mua të shpëtoj shpirtrat e shtrenjtë që përndryshe do të kishin qenë rrëmbyer nga mashtruesi.

Tregoju fëmijëve të Mi se Unë gëzohem me besimin e fortë që ata tregojnë. Tregoju atyre se ata po afrohen më pranë Zemrës Sime të Shenjtë. Tregoju atyre se Unë tani i bekoj ata dhe iu hedh bekime të mëdha për t’iu dhënë atyre forcën që do iu duhet ndërsa ata ndjekin udhëzimin Tim përmes këtyre Mesazheve të Shenjta. Ata do të kenë nevojë për forcë sepse nuk është e lehtë për fëmijët e Mi që ta përtypin madhështinë e ndryshimeve, që do të zhvillohen tani në botën tuaj.

Lutuni dhe bashkohuni si një. Së bashku, vështroni drejt Qiellit, si fëmijë të vegjël, me një besim të thjeshtë në Hyjin Atë. I kërkoni Atij, në Emrin Tim të Shenjtë, që t’ju bashkojë në ushtrinë e Tij të lavdishme, drejt fitores së shpëtimit të përjetshëm.

Unë ju bekoj, fëmijë, me gjithë Dashurinë Time Hyjnore.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/10/20/death-of-my-son-muammar-gaddafi/

Wednesday, 9 October 2013

Katër pjesët e botës që Unë i referohem janë katër fuqitë e mëdha – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Evropa dhe Kina

E Martë, 24 Shtator 2013, ora 11:18

Bija Ime fort e dashur, katër pjesët e botës që Unë i referohem janë katër fuqitë e mëdha – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Evropa dhe Kina. Të gjitha profecitë e parath
ëna do të përfshijnë këto fuqi, rreth të cilave  të gjitha trazirat në strukturat fetare dhe politike do të ndodhin.  

Siria dhe Egjipti, përmes trazirave në vëndet e tyre, do të bëhen nxitësit p
ër një luftë më të madhe, e cila do të përfshij katër fuqi të mëdha. Secila nga këto fuqi do të jetë e lidhur me qëllim që të krijojnë një regjim të përbashkët, që do të përdoret për të kontrolluar pasurinë globale dhe popullsinë.

Lufta fetare do të jetë kryesore në këtë kontroll dhe udhëheqësit e zgjedhur në Kishat e Mia t
ë Krishtere do të rrëzohen dhe shkatërrohen duke u pregatitur për bishën, e cila do të kontrolloj të gjitha këto katër fuqi. Asnjë prej sunduesve, që e kundërshtojnë Fjalën e Hyjit apo që përpiqen të shkatërrojnë fëmijët e Tij, nuk do t’ju jepet autoriteti nga Hyji të marrin, me forcë, ata emrat e të cilëve janë në Librin e të Gjallëve. 

Dhe ndërsa Unë flas për të Krishterët dhe domosdoshmërinë e tyre për të mbetur besnikë ndaj Meje, Unë gjithashtu i referohem edhe Hebrenjve sepse mbrojtësi i tyre, Kryeëngjëlli Mikael, do t’i ruaj ata dhe do t’i mbroj që t’i bëjnë ballë persekutimit që ata, si populli i zgjedhur i Hyjit, do t’ju duhet gjithashtu të durojnë. 


Plani i Hyjit është krijuar dhe të gjithë engjëjt dhe shenjtorët në Qiell pregatiten tani, për të më ndihmuar Mua në Misionin Tim për t’i bashkuar të gjithë dhe për të mbrojtuar ata që më duan Mua nga mashtrimi i madh, që është krijuar për të gënjyer botën. Kurrë më parë ligësia kundër Hyjit 
nuk ka qënë kaq e koordinuar nga raca njerëzore si është sot. 

Kurrë më parë njeriu mortor nuk ka qënë në gjëndje të shkaktoj kaq shumë vuajtje, përmes marrjes së pushtetit për të kontrolluar, ashtu si është në këtë moment në histori. Persekutimi i madh kundër fëmijve të Hyjit, i krijuar nga Satani me mbështetjen dashamirëse të burrave dhe grave djallëzore dhe të etur për pushtet, në pozitat me fuqi të madhe, po shpaloset para syve tuaj. Prapë, shumë prej jush nuk mund të shikojnë sepse ju jeni gënjyer.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/24/the-four-parts-of-the-world-i-refer-to-are-the-four-biggest-empires-the-us-russia-europe-and-china/

Monday, 5 August 2013

Shenja e bishës do të sjelli me vete vdekje – vdekjen e shpirtit dhe vdekjen prej një sëmundje të tmerrshme

E Hënë, 29 Korrik 2013

Bija Ime fort e dashur, Emri Im rrallë her
ë përmendet me të njëjtën frymë, ndërsa ata që pohojnë se më përfaqësojnë Mua bërtasin blasfemi kundër Hyjit. Vdekja Ime në Kryq jo vetëm që do shpërfillet dhe për të cilën nuk do të flitet më, por imazhet e djajve do të përdoren si një zëvendësues për Trupin Tim mbi Kryq. Nëse nuk jam Unë ai që ata vranë në Kryq, atëherë kush është? Kush janë ata, që e shpallin Fjalën Time në botë, por që shqiptojnë blasfemi, që derdhen prej gojëve të tyre?

Bëni kujdes nga mrekullitë që njerëzit me rroba të bardha do të pohojnë se i kryejnë, sikur ata të jenë bërë prej Trupit Tim dhe të bekuar me Shpirtin Tim. Kur të shikoni të ndodhin ngjarje të mahnitshme dhe në dukje mrekulluese, dijeni se ato nuk janë aspak të tilla.

Juve do t'ju thuhet se mrekullitë janë krijuar nga dora e profetit të rremë. Pastaj do të pritet nga ju që të tregoni respekt të madh dhe, si fillim, do t'ju thuhet se ai është një shenjtor i gjallë. Ai do të adhurohet, pëlqehet dhe admirohet dhe të gjithë do të thonë se ai është i favorizuar nga Hyji. Ata do të besojnë, me kalimin e kohës, se këto mrekulli po ndodhin për të lajmëruar Ardhjen Time të Dytë.

Dhe pastaj, bisha do të shfaqet. Dhe ai do të nderoj të parin. Dhe bota do të futet në një ngatërresë të tmerrshme. Ata do të gënjehen. Nga njëra anë, profeti i rremë do të kontrolloj të gjitha besimet fetare në botë dhe do të vër në shënjestër dashurinë e atyre që e njohin të Vërtetën. Ata që e njohin të Vërtetën, nuk do të më refuzojnë Mua, sepse e tyre është Mbretëria e Hyjit. Antikrishti do të tregoj nderim të madh kundrejt profetit të rremë. Por, për shkakun se roli i tij do të jetë një rol politike, aleanca e tyre do të bashkoj shumë njerëz që do ta duartrokasin këtë aleancë.

Këto ngjarje do të fillojnë të bëhen të qarta shpejt. Ata që përpiqen t'ju tërheqin me vete drejt një besimi të rremë, jo prej Hyjit, do të jenë shumë bindës. Ata kurrë nuk do ta zbulojnë qëllimin e tyre të vërtetë, deri kur ata të besojnë se po e fitojnë këtë betejë. Por atëherë, ata do të shkatërrojnë shumë, që refuzojnë ta pranojnë shenjën e bishës. Ata do të thonë se kjo do të jetë një shenjë e paqes së vërtetë të botës, dashurisë, dhe bashkimit, por e fshehur brënda bërthamës së saj të shëmtuar do të jenë numrat 666, shenja e bishës.

Ashtu si medaljet e shenjta ofrojnë mbrojtjen nga Qielli me Fuqinë nga Hyji, shenja e bishës do të sjelli me vete vdekje – vdekjen e shpirtit dhe vdekjen prej një sëmundje të tmerrshme. Ata që e refuzojnë atë do të duhen të fshihen dhe të pregatiten. Unë e di që kjo është e frikshme, por është e vërtetë.

Unë do të ndërhyj me ndihmën e lutjeve tuaja për t'i dhënë fund persekutimit.

Ju, ndjekësit e Mi të dashur, që e njihni të Vërtetën, po pregatiteni për të ndihmuar ata që do ta kenë të vështirë ta kuptojnë këtë lajm. Në kohën që kjo të ndodhi, Ushtria Ime e Mbetur, do të jetë një forcë e njohur. Forca e tyre shtrihet në aftësinë e tyre për të shpëtuar ata që do të vuajnë nga kjo vepër djallëzore e hakmarrjes mbi fëmijët e Hyjit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/29/the-mark-of-the-beast-will-bring-with-it-death-death-of-the-soul-and-death-by-a-terrible-disease/

Sunday, 4 August 2013

Të pafajshmit e tjerë, që verbërisht ndjekin bishën dhe profetin e rremë, do të mbyllen në skllavërinë e egër

E Dielë, 28 Korrik 2013

Bija Ime fort e dashur, ju kurrë nuk duhet ta vini në dyshim Fjalën Time. Ju, nëse me të vërtetë besoni tek Unë, duhet të bëni atë që Unë dëshiroj prej jush, me qëllim që Unë të mund ta ndriçoj botën, në këtë kohë, dhe t'i pregatis ata për Fillimin e Ri.

Shumë prej 
çfarë po ndodh në Kishën Time është parathënë, por ju duhet ta pranoni që Ati Im i lejon këto turpe për një arsye. Ky është fundi final i sundimit të Satanit. Ai ka ngritur një bishë, në emrin e tij, dhe ky antikrisht është shpirti i vetë Satanit. Atij dhe ndjekësve të tij ju është dhënë fare pak kohë për betejën e madhe për shpirtrat.

Hakmarrja e Satanit është të vjedhi sa më shumë shpirtra të ketë mundësi, përpara se ai të lidhet me zinxhirë dhe të hidhet në humnerë. Ata bashkpunëtorët e tij, që adhurojnë gjarprin, ndjekin vetëm urdhrat e tij për shkak të pushtetit që ai ju thotë se do të jetë i tyre, nëse e ndihmojnë atë të përfundoj planin e tij djallëzor. Sa do të vuajnë këta shpirtra të gjorë përjetësisht dhe sa do të ul
ërijnë ata për Mëshirën Time kur kuptimi i tmerrshëm i fatit të tyre të bëhet i qartë.

Të pafajshmit e tjerë, që verbërisht ndjekin bishën dhe profetin e rremë, do të mbyllen në skllavërinë e egër, nga e cila do të jenë të pafuqishëm të shpëtojnë. Ata kanë nevojë të madhe për ndihmën tuaj. Ju duhet të luteni fort për shpirtrat e tyre që të lëshohen të kthehen tek Unë. Për botën e jashtme, ata si fillim nuk do të shikojnë shumë për t'i alarmuar ata. Luftrat në Lindjen e Mesme dhe paqja që do të vijoj do të përshëndeten me duartrokitje.

Njeriu i paqes do të marri shumë dekorata si njohje për punët e tij humanitare. Profeti i rremë do të duket të bashkoj kishat e botës dhe të shfaqi, në çdo rast, të gjitha cilësitë që shoqërohen me një shenjtor.

Gjithçka do të jetë mirë, deri kur këta të dy të kthehen dhe me një hakmarrje të godasin të gjithë ata që e kundërshtojnë planin e tyre për të kontrolluar botën. Ata do ta ndryshojnë Kishën Time në Tokë brënda folesë së bishës, deri kur errësira të mbuloj Tokën.

Të gjithë do të ndjejnë një trazim. Të gjithë ju do të ndjeni të ligun, ndërsa Satani, përmes antikrishtit, i kontrollon të gjitha. Por pastaj, kur gjërat të duken pashpresë, Unë do të zbres, përmes Mëshirës Sime të Madhe, për t'ju mbështjellë të gjithëve, për t'i vërtetuar botës të Vërtetën.

Kaq e madhe është Mëshira Ime, sa Unë do të ndriçoj shpirtrat më të errët dhe ata do të vijnë tek Unë me lehtësi në zemrat e tyre. Në atë kohë, të gjitha dyshimet e tyre do të largohen nga shpirtrat e tyre, sipas Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Shpejt më pas, ndërsa fëmijët e Hyjit të njohin të Vërtetën, Trumpeta Finale do të oshëtij dhe Toka do të rilindi. Gjithë ligësia do të zhduket. Dielli do t'ju mbushi të gjithëve ju me një Dritë të Madhe dhe Parajsa e Re do të dorëzohet, me dashuri të madhe, si Dhurata më e madhe që ju e keni imagjinuar ndonjëherë, tek secili prej jush.

Ajo që ju duhet të bëni është që të keni besim tek e Vërteta që Unë zbuloj, me qëllim që të shmangni grackat që janë ngritur për të vjedhur shpirtrat tuaj. Ata prej jush që mund të shikojnë, që besojnë tek Unë, që më thërrasin Mua, do të më ndihmojnë Mua të shpëtoj shpirtrat e atyre që mund të shikojnë, por që refuzojnë të shikojnë të Vërtetën.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/28/to-the-other-innocents-who-blindly-follow-the-beast-and-the-false-prophet-they-will-be-locked-into-a-savage-bond/

Saturday, 3 August 2013

Nëna e Shpëtimit: Sikur të ketë ndodhur një mrekulli, profeti i rremë do të duket të jetë ngjallur së vdekuri

E Enjte, 25 Korrik 2013

Bija ime, është e rëndësishme që fëmijët e mi të mos e humbasin kurajon kur të përballen me l
ëndimin që do të hasin, ndërsa Kisha e Birit tim do të hidhet në egërsinë e shkretëtirës. Unë jam Gruaja në Librin e Zbulesës, e veshur me diell, e cila e lindi Fëmijën. Fëmija është Jezusi. Trupi Mistik i Birit tim, Jezus, është Kisha e Tij mbi Tokë. Kisha e Birit tim po vidhet dhe së shpejti Trupi i Tij nuk do të jetë më i pranishëm atje.

Ky rrënim do t'i copëtoj n
ë dysh, zemrat e atyre, që ndjekin Mësimet e Birit tim. Ata, që nuk do të kenë se ku të shkojnë, do ta gjejnë veten të flakur prej ndërtesave të cilat, deri tani, kanë strehuar Eukaristinë e Shenjtë. Por, ndërsa ata janë hedhur jashtë, ku fare pak mëshirë do tregohet ndaj tyre, ata do të mbushen me Shpirtin e Shenjtë. Kjo do të thotë se ata do të udhëzohen dhe do të udhëheqin me vendosmëri Ushtrinë e Mbetur, e cila është e përbërë prej atyre që janë besnikë ndaj Hyjit.

Të tjerët, të verbuar ndaj të Vërtetës, do të ndjekin 
të çorjentuar profetin e rremë. Zemrat e tyre do të mashtrohen, dhe shpejt, kur profeti i rremë do të duket të jetë tek portat e vdekjes, ata do të qajnë me dënesë. Por pastaj, sikur të ketë ndodhur një mrekulli, profeti i rremë do të duket të jetë ngjallur së vdekuri. Ata do të thonë se ai është i bekuar me fuqi të mëdha supernatyrale nga Qielli dhe ata do të bien përmbys para tij për ta adhuruar. Ai do të pëlqehet dhe adhurohet prej atyre që nuk mund të shohin. 

Shpejt antikrishti do të shfaqet dhe ngritja e tij drejt famës do të filloj në Jeruzalem. Menjëherë sa ai të shfaqet në publik, gjithçka në Kishën e Birit tim do të ndryshoj, menjëherë. Rregulla të reja do të futen. Relika të reja, ndryshime në veshjet e mbajtura nga priftërinjtë dhe shumë rregulla të reja do të imponohen. Në fillim, njerëzit do të thonë se të gjitha këto ndryshime dalin nga dëshira për të qënë të përulët. Dhe, ndërsa këto paturpësi hyjnë në kishat e  Krishtere, persekutimi do të filloj. Guxoni t'i kundërshtoni këto rituale Satanike dhe ju do të konsideroheni një heretik – një ngatërrestar.

Shumë kardinalë, peshkopë, priftërinj, murgesha dhe njerëz të thjeshtë do të përjashtohen, nëse ata nuk do të ndjekin rregullat e reja apo të adhurojnë profetin e rremë. Në këtë fazë ju duhet të kërkoni streha, të cilat do të jenë krijuar për të adhuruar Birin tim, Jezu Krishtin, në paqe.

Priftërinjtë duhet të vazhdojnë të administrojnë Sakramentet dhe t'ju japin fëmijve të mi Eukaristinë Më Të Shenjtë. Ju kurrë nuk duhet t'i dorëzoheni mashtrimit, n
ë të cilin do t'ju kërkohet të merrni pjesë. Ata që e bëjnë këtë do t'i humbasin shpirtrat e tyre tek i ligu.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/25/just-as-if-a-miracle-has-taken-place-the-false-prophet-will-seem-to-rise-from-the-dead/