Sunday, 4 August 2013

Të pafajshmit e tjerë, që verbërisht ndjekin bishën dhe profetin e rremë, do të mbyllen në skllavërinë e egër


E Dielë, 28 Korrik 2013

Bija Ime e dashur, ju kurrë nuk duhet ta vini në dyshim Fjalën Time. Ju, nëse me të vërtetë besoni tek Unë, duhet të bëni atë që Unë dëshiroj prej jush, me qëllim që Unë të mund ta ndriçoj botën, në këtë kohë, dhe t'i pregatis ata për Fillimin e Ri.

Shumë prej asaj që po ndodh në Kishën Time është treguar më parë, por ju duhet ta pranoni që Ati Im i lejon këto turpe për një arsye. Ky është fundi final i sundimit të Satanit. Ai ka ngritur një bishë, në emrin e tij, dhe ky antikrisht është shpirti i vetë Satanit. Atij dhe ndjekësve të tij ju është dhënë fare pak kohë për betejën e madhe për shpirtrat.

Hakmarrja e Satanit është të vjedhi sa më shumë shpirtra të ketë mundësi, para se ai të lidhet me zinxhirë dhe të hidhet në humnerë. Ata bashkpunëtorët e tij, që adhurojnë gjarprin, ndjekin vetëm urdhrat e tij për shkak të fuqisë që ai ju thotë se do të jetë e tyre, nëse e ndihmojnë atë të përfundoj planin e tij djallëzor. Sa do të vuajnë këta shpirtra të gjorë përjetësisht dhe sa do të bërtasin atë për Mëshirën Time kur kuptimi i tmerrshëm i fatit të tyre të bëhet i qartë.

Të pafajshmit e tjerë, që verbërisht ndjekin bishën dhe profetin e rremë, do të mbyllen në skllavarinë e egër nga e cila do të jenë të pafuqishëm të shpëtojnë. Ata kanë nevojë të madhe për ndihmën tuaj. Ju duhet të luteni fort për shpirtrat e tyre që të lëshohen të kthehen tek Unë. Për botën e jashtme, ata si fillim nuk do të shikojnë shumë për t'i alarmuar ata. Luftrat në Lindjen e Mesme dhe paqja që do të vijoj do të përshëndeten me duartrokitje.

Njeriu i paqes do të marri shumë dekorata si njohje për punët e tij humanitare. Profeti i rremë do të duket të bashkoj kishat e botës dhe të shfaqi, në çdo rast, të gjitha cilësitë që shoqërohen me një shenjtor.

Gjithçka do të jetë mirë, deri kur këta të dy të kthehen dhe me një hakmarrje të godasin të gjithë ata që e kundërshtojnë planin e tyre për të kontrolluar botën. Ata do ta ndryshojnë Kishën Time në Tokë brënda folesë së bishës, deri kur errësira të mbuloj Tokën.

Të gjithë do të ndjejnë një trazim. Të gjithë ju do të ndjeni të ligun, ndërsa Satani, përmes antikrishtit, i kontrollon të gjitha. Por pastaj, kur gjërat të duken pashpresë, Unë do të zbres, përmes Mëshirës Sime të Madhe, për t'ju mbështjellë të gjithëve, për t'i vërtetuar botës të Vërtetën.

Kaq e madhe është Mëshira Ime, sa Unë do të ndriçoj shpirtrat më të errët dhe ata do të vijnë tek Unë me lehtësi në zemrat e tyre. Në atë kohë, të gjitha dyshimet e tyre do të largohen nga shpirtrat e tyre, sipas Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Shpejt më pas, ndërsa fëmijët e Zotit të njohin të Vërtetën, Trumpeta Finale do të oshëtij dhe Toka do të rilindi. Gjithë i ligu do të zhduket. Dielli do t'ju mbushi të gjithëve ju me një Dritë të Madhe dhe Parajsa e Re do të dorëzohet, me dashuri të madhe, si Dhurata më e madhe që ju e keni imagjinuar ndonjëherë, tek secili prej jush.

Ajo që ju duhet të bëni është që të keni besim tek e Vërteta që Unë zbuloj, me qëllim që të shmangni grackat që janë ngritur për të vjedhur shpirtrat tuaj. Ata prej jush që mund të shikojnë, që besojnë tek Unë, që më thërrasin Mua, do të më ndihmojnë Mua të shpëtoj shpirtrat e atyre që mund të shikojnë, por që refuzojnë të shikojnë të Vërtetën.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/to-the-other-innocents-who-blindly-follow-the-beast-and-the-false-prophet-they-will-be-locked-into-a-savage-bond/