Monday, 5 August 2013

Shenja e bishës do të sjelli me vete vdekje – vdekjen e shpirtit dhe vdekjen nga një sëmundje e tmerrshme

E Hënë, 29 Korrik 2013

Bija Ime e dashur, Emri Im rrallë përmëndet me të njëjtën frymë, si të atyre që shpallin se më përfaqësojnë Mua dhe që bërtasin blasfemi kundër Zotit. Vdekja Ime në Kryq jo vetëm që do të shpërfillet dhe nuk do të përmëndet, por imazhet e demonëve do të përdoren si një zëvendësim për Trupin Tim në Kryq. Nëse nuk jam Unë ai që ata vranë në Kryq, atëherë kush është? Kush janë ata, që i shpallin botës Fjalën Time, por që shqiptojnë blasfeni, të cilat dalin prej gojëve të tyre?

Kini kujdes nga mbrekullitë e njerëzve me rroba të bardha që do të thonë se i kryejnë, sikur të jenë prej Trupit Tim dhe të bekuar me Shpirtin e Shenjtë. Kur të shikoni të ndodhin ngjarje të mbrekullueshme dhe që duken si mbrekulli, dijeni se ato nuk janë aspak të këtij lloji.

Juve do t'ju thuhet se mbrekullitë janë krijuar nga dora e profetit të rremë. Pastaj do të pritet që ju të tregoni respekt të madh dhe si fillim do t'ju thuhet se ai është një shenjtor i gjallë. Ai do të adhurohet, pëlqehet dhe admirohet dhe të gjithë do të thonë se ai është i favorizuar nga Zoti. Ata do të besojnë, me kalimin e kohës se këto mbrekulli po ndodhin për të paralajmëruar Ardhjen Time të Dytë.

Dhe pastaj, bisha do të shfaqet. Dhe ai do të nderoj të parin. Dhe bota do të futet në një ngatërresë të tmerrshme. Ata do të vihen në kurth. Nga njëra anë, profeti i rremë do të kontrolloj të gjitha fetë në botë dhe do të vër në shënjestër dashurinë e atyre që e njohin të Vërtetën. Ata që e njohin të Vërtetën, nuk do të më refuzojnë Mua, sepse e tyre është Mbretëria e Zotit. Antikrishti do të tregoj nderim të madh kundrejt profetit të rremë. Por, për shkakun se roli i tij do të jetë një rol politikë, aleanca e tyre do të bashkoj shumë njerëz që do ta duartrokasin këtë aleancë.

Këto ngjarje do të fillojnë të bëhen të qarta shpejt. Ata që përpiqen t'ju tërheqin me vete drejt një besimi të rremë, jo prej Zotit, do të jenë shumë bindës. Ata kurrë nuk do ta zbulojnë qëllimin e tyre të vërtetë, deri kur ata të besojnë se po e fitojnë këtë betejë. Por atëherë, ata do të shkatërrojnë shumë, që refuzojnë ta pranojnë shenjën e bishës. Ata do të thonë se kjo do të jetë një shenjë e paqes së vërtetë të botës, dashurisë, dhe bashkimit, por e fshehur brënda bërthamës së saj të shëmtuar do të jenë numrat 666, shenja e bishës.

Ashtu si medaljet e shenjta ofrojnë mbrojtjen nga Qielli me Fuqinë nga Zoti, shenja e bishës do të sjelli me vete vdekje – vdekjen e shpirtit dhe vdekjen nga një sëmundje e tmerrshme. Ata që e refuzojnë atë do të duhen të fshihen dhe të pregatiten, Unë e di që kjo është e frikshme, por është e vërtetë. Unë do të ndërhyj me ndihmën e lutjeve tuaja për t'i dhënë fund persekutimit.

Ju, ndjekësit e Mi të dashur, që e njihni të Vërtetën, po pregatiteni për të ndihmuar ata që do ta kenë të vështirë ta kuptojnë këtë lajm. Në kohën që kjo të ndodhi, Ushtria Ime e Mbetur, do të jetë një forcë e njohur. Forca e tyre shtrihet në aftësinë e tyre për të shpëtuar ata që do të vuajnë nga kjo vepër djallëzore e hakmarrjes mbi fëmijët e Zotit.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal ne anglisht:
http://www.thewarningsecondcoming.com/the-mark-of-the-beast-will-bring-with-it-death-death-of-the-soul-and-death-by-a-terrible-disease/