Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 10 February 2016

Mos kini frikë nga Paralajmërimi – Priteni atë me gëzim

E Mërkurë, 7 Shtator 2011, në 23:45

Bija Ime fort e dashur, tregoju fëmijëve të Mi të shtrenjtë se ata nuk duhet ta kenë frikë Paralajmërimin. Shumë do të ndjehen të frikësuar dhe kjo është e kuptueshme. Por ata duhet të më dëgjojnë Mua me kujdes. 

Unë do të vij tek secili prej jush. Ju do të më shikoni Mua dhe do të më ndjeni Mua në zemrën dhe shpirtin tuaj. Prania Ime do t’i vërshojë shpirtrat tuaj me Dashurinë dhe Dhembshurinë më të pastër, prandaj ju duhet të jeni të gëzuar. Më në fund ju do të më shikoni Mua dhe shpirti juaj do të mbështillet me dashuri dhe kënaqësi.

Për mëkatarët dhe jo-besimtarët, shumë prej tyre thjeshtë do të ndjehen të lehtësuar që Unë Ekzistoj; sepse përjetimi i tyre i Pranisë Sime të Shenjtë do të jetë Gjaku që nevojitet për t’i vërshuar shpirtrat e tyre me ushqimin që iu mungonte për aq gjatë. Shumë do ta vuajnë shqetësimin, ashtu si Unë e duroj; kur ata të shikojnë mëkatet e tyre që të çmbështillen përpara tyre. Zemërthyer, kur ata të shohin se si më kanë fyer Mua, ata do të më luten Mua që t’i fal.

Fëmijët mbi moshën e arsyes gjithashtu do ta shohin se si edhe ata më kanë fyer Mua përmes mëkatit. Në shumë raste, ata fëmijë që e mohojnë Ekzistencën Time, edhe pse janë të vetëdijshëm mbi të Vërtetën, do të vrapojnë tek Unë. Ata do të më kërkojnë Mua që t’i pushtoj dhe nuk do të duan që Unë t’i lë të shkojnë.

As mëkatarët më të ngurtë nuk do të mbeten pa u ndikuar nga kjo ngjarje e mbinatyrshme. Fëmijë, ju nuk duhet t’i kushtoni vëmendje thashethemeve. Shpërfillini historitë që bëjnë bujë. Nuk ka asgjë për t’u trembur. Paralajmërimi duhet të pritet me gëzim të pastër në zemrat tuaja.

Unë e pres kohën me kaq shumë dashuri në Zemrën Time kur Unë do ta hedh Mëshirën Time Hyjnore mbi secilin prej jush kudo nëpër botë. Ky është momenti kur, më pas, ju do ta kuptoni se sa me fat jeni ju të këtij brezi. Si mundeni ju të mos e njihni Mëshirën që do t’i tregohet njerëzimit? Në të shkuarën, aq shumë shpirtra vdiqën në mëkat të rëndë. Tani, të gjithë mëkatarët përfundimisht do ta kuptojnë të Vërtetën më në fund.

Nuk është e lehtë për fëmijët e Mi që ta pranojnë Ekzistencën Time apo të Atit Tim të Përjetshëm. Pa ndonjë lloj prove materiale, shumë nuk dëshirojnë që të më njohin Mua. Shumë nuk kanë aspak interes apo besim në Mbretërinë Hyjnore. Kjo Ngjarje do t’ia hapë sytë e tyre ndaj faktit të thjeshtë se jeta nuk përfundon në Tokë. Ajo vazhdon në përjetësi. Kjo është arsyeja përse ata duhet t’i përgatisin shpirtrat e tyre.

Paralajmërimi do t’iu tregojë se çfarë ata duhet të bëjnë për ta ndrequr këtë. Ta mbani mend, fëmijë, Unë Jam Shpëtimtari juaj. Unë ju dua të gjithëve në një mënyrë që është përtej imagjinatës suaj. Priteni mbërritjen Time me dashuri dhe qetësi. Mos kini frikë nga spektakli dramatik në qiell dhe në ngjyrën e rrezeve, të cilat do të përhapen kudo për të lajmëruar mbërritjen Time. Kjo do t’ju përgatisë për momentin.

Ju lutem të luteni që gjithë njerëzit të ndjejnë gëzim në zemrat e tyre, sepse kjo ngjarje do të thotë shpëtim për njerëzimin në një shkallë të tillë sa do të shpëtojë kaq shumë shpirtra dhe do t’i aftësojë ata për të hyrë në Parajsën e Re mbi Tokë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti