Kerko Mesazhet ketu

Thursday, 12 October 2017

Shkencëtarët do ta mohojnë publikisht se kjo Mrekulli ka ndodhur

E Premte, 13 Janar 2012, në 21:35

Bija Ime tejet e dashur, Mëshira Ime Hyjnore më në fund do të njihet dhe kuptohet përfundimisht. 
Rrezet e Mia të Mëshirës, të cilat do të fillojnë me qiellin e skuqur, do ta vërshojnë Tokën për të shpëtuar njerëzimin.

As edhe një njeri nuk do të përjashtohet. Presidentë, mbretër, mbretëresha, princa, njerëz të varfër, njerëz të famshëm, lypës, hajdutë, vrasës, ateistë dhe besimtarët në Hyjin Atë dhe në Mua, Birin e Tij të dashur, do të preken të gjithë nga Dhurata Ime.

Arrogantët do të bien të përulur kur ata të shohin mëkatet e tyre të rënda, ashtu si ato duken para syve të Mi.

Të ligjtë do ta shikojnë Dritën e Ekzistencës Sime Hyjnore dhe do t’iu duhet të bëjnë një zgjedhje. Ata ose do të pranojnë Dashurinë dhe Mëshirën Time, ose do të më godasin Mua me shput në Fytyrë. Sido që të jetë, të gjithë fëmijët e Hyjit do të shohin Rrezet e Mëshirës Sime dhe do ta kenë të vështirë për ta shpërfillur këtë Mrekulli.

Unë ju bëj thirrje të gjithë juve për t’u lutur që Mëshira Ime të mirëpritet dhe të pranohet, ashtu si një njeri i uritur që e rrëmben bukën e jetës. Pa këtë bukë, ai do të vdesë.

Ka vetëm dy rrugë. Ejani me Mua, Shpëtimtarin tuaj Hyjnor, ose ndeshuni me zjarret e Ferrit.

Unë jam përherë i Mëshirshëm, por do të ketë fare pak kohë që ju të tregoni pendesë pas Paralajmërimit.

Shumë shkencëtarë dhe ata në ushtrinë e Satanit, do të përdoren për të mohuar publikisht që kjo Mrekulli e Madhe të ketë ndodhur. Lutuni për ta, me qëllim që ky mashtrim të mos i joshë ata shpirtra të vakët që mund të tundohen për të më kthyer Mua shpinën, akoma edhe një herë.

Përgatituni, fëmijë. Mbajeni mend se kjo ndërhyrje nga Qielli është e vetmja mënyrë me të cilën Unë mund të shpëtoj shumicën e njerëzimit.

Po të mos e hidhja Unë Mëshirën Time mbi mbarë botën, shumë pak shpirtra mund të hynin në Parajsën Time të Re mbi Tokë.

Unë ju dua të gjithëve dhe ju mirëpres brenda Gjirit të Dashurisë dhe Mëshirës Sime.

Mos kini frikë, shpirtrat tuaj do të mbushen me Shpirtin Tim të Shenjtë. Për besimtarët, kjo do t’ju bëjë edhe më të fortë në dashurinë tuaj për Mua dhe pastaj ju do të bashkoheni në Ushtrinë Time për t’i konvertuar ata që kanë nevojë për më tepër kohë për t’u kthyer tek Unë.

Shpëtimtari juaj dhe Mbreti i Mëshirës
Jezu Krishti