Tuesday, 1 March 2016

Shpirtrat e ngurtë nuk do ta kenë Paralajmërimin të lehtë

E Premte, 30 Shtator 2011, në 21:15 
Bija Ime fort e dashur, detyra Ime për t’i kthyer shpirtrat rritet tani në intensitetin e vet.
Ju lutem që të paralajmëroni sa më shumë njerëz të mundeni për t’i përgatitur shpirtrat e tyre përpara Paralajmërimit.
Informoni të gjithë ata priftërinj, murgesha, peshkopë dhe grupe të tjera, të cilët besojnë në Atin Tim të Përjetshëm, që ta dëgjojnë Fjalën Time. Kaq shumë nga fëmijët e Mi janë në errësirë të tillë saqë Drita e Lavdisë Sime Hyjnore do t’ia lëndojë shpirtrat e tyre. Ata do të ndjejnë dhimbje të vërtetë sepse nuk do të jenë në gjendje që t’i bëjnë ballë kësaj Vepre Madhështore të Mëshirës Sime.
Disa njerëz buzëqeshin me dëfrim ndaj këtyre Mesazheve të Shenjta. Kjo më bën Mua të trishtuar. Jo sepse ata nuk e besojnë se Unë u flas atyre në këtë mënyrë, por sepse ata nuk dëshirojnë të besojnë tek Unë. Për të gjithë ju që jeni të shqetësuar për të dashurit tuaj, ju lutem të luteni që pastrimi me të cilin ata do të përballen gjatë Paralajmërimit t’i sjelli ata, përfundimisht, në Zemrën Time.
Unë kërkoj që të gjithë ndjekësit e Mi tani ta mbrojnë veten nga Satani. Ata duhet ta spërkasin çdo cep të shtëpisë së tyre me Ujë të Bekuar, të mbajnë një Kryq te Shën Benediktit dhe të mbajnë Rruzaren pranë. Lutjuni gjithashtu Shën Mikaelit Krye-engjëll. Satani dhe ushtria e tij e ndjekësve do të bëjnë gjithçka për t’ju bindur se nuk jam Unë Ai që po flet. Satani dhe djajtë e tij do të fillojnë t’ju mundojnë dhe të vendosin dyshime të tmerrshme në mendjet tuaja. Ju, fëmijët e Mi, mund ta ndaloni atë duke ndjekur udhëzimet e Mia. Për fat të keq, ai do t’i kthejë mendjet e shpirtrave të dobët në refuzim të plotë ndaj Meje.
Shpirtrat e ngurtë nuk do ta kenë Paralajmërimin të lehtë. Ata do të debatojnë rreth mënyrës se si ata më kanë fyer Mua. Madje edhe zjarret përcëlluese të Ferrit, që ata do të përjetojnë gjatë Paralajmërimit, nuk do t’i fshijnë të gjitha dyshimet ndaj Ekzistencës Sime.
Shumë do të përhapin gënjeshtra rreth Paralajmërimit pasi të ndodhë. Ata, pa-fetë, të cilët janë skllevër të Satanit do të krijojnë një gënjeshtër, të cilën ata do ta përhapin ngado. Argumente shkencore do të paraqiten për ta shpjeguar Ngjarjen. Ata nuk duan ta dëgjojnë të Vërtetën. Për ata duhet lutur. Kaq fort e ka mbërthyer botën kapja e Satanit, saqë Emri Im nuk do të shqiptohet në publik. Diskutimi i Ekzistencës Sime mbi Tokë shihet të jetë një temë e sikletshme bisede.
Emri Im sot përdoret kryesisht përmes përdorimit të gjuhës së paedukatë, apo më keq, nga rrëshqitja e gojës kur mallkoni. Por më dëgjoni Mua tani. Emri Im do të dëgjohet dhe pranohet edhe një herë pas Paralajmërimit, nga ata që do të kthehen në besim. Pastaj Emri Im do të përdoret kur ata, fëmijët e Mi, do të luten tek Unë.
Jezusi juaj i dashur